跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 2 dated 10.12.2014 laying down the procedures for issuing permits and public competition

颁布于 2014-12-10 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Fisheries and aquaculture
关键词
aquaculture, legal proceedings/administrative proceedings

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. RREGULLORE Nr. 2, datë 10.12.2014 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR PAJISJEN ME LEJE DHE TË KONKURRIMIT PUBLIK PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË AKUAKULTURËS TOKËSORE DHE UJORE Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës nenit 32 të ligjit nr. 7908, datë 05.04.1995, “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar, si dhe të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave miraton rregulloren si më poshtë. Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për zhvillimin e konkurrimit publik për akuakulturën tokësore dhe ujore. Neni 2 E drejta për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës Personat fizikë ose juridikë të interesuar për zhvillimin e akuakulturës, tokësore dhe ujore, në pronat publike, u nënshtrohen procedurave të konkurrimit publik. Me fituesin, Ministria ose përfaqësuesi i pronës shtetërore lidh kontratë qiraje. Procedurat për lidhjen e kontratës dhe ato të konkurrimit publik nuk zbatohen në rastet kur toka është në pronësi private. Neni 3 Aplikimi dhe kërkesat për konkurrimin publik për aktivitetin e akuakulturës 1. Kryerja e procedurave të konkurrimin publik për zhvillimin e akuakulturës tokësore dhe ujore detare, realizohet nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave, i ngritur me Urdhër Ministri i cili ka detyra dhe kryen procedurat e përcaktuara në vendimin nr. 712, datë 31.07.2013 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave të konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë”. 2. Drejtoria që mbulon peshkimt grumbullon, regjistron, verifikon kërkesat e ardhura për zhvillim aktiviteti në akuakulturë, së bashku me statusin e objektit ujor të kërkuar. Objektet ujore, pasi seleksionohen dhe kategorizohen, renditen në listën për shpallje për konkurrim publik. 3. Drejtoria që mbulon peshkimin krijon një data-bazë elektronikë të të gjitha kërkesave të ardhura duke specifikuar emrin e kërkuesit, datën, zonën, llojin e aktivitetit të kërkuar, si dhe mbylljen e praktikës. 4. Njoftimi për botim për konkurrim të akuakulturës shpallet 2 herë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe përmban të dhënat për objektin ujor, pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, dokumentacionin që duhet të paraqesin konkurrentët, si dhe vendin, datën dhe orën e paraqitjes së dokumentacionit. Data e konkurrimit të jetë jo më parë se 7 (shtatë) ditë kalendarike nga data e botimit të fundit. 5. Drejtoria që mbulon peshkimn, mban një listë (që përditësohet vazhdimisht) të subjekteve që rezultojnë kundërvajtës i legjislacionit në fushën e akuakulturës dhe/ose debitorë, me qëllim që të mbahet parasysh në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit për konkurrim nga ana e komisionit të vlerësimit të kërkesave. 6. Lista finale e objekteve ujore e përgatitur nga drejtoria që mbulon peshkimn si dhe lista e subjekteve fituese dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike nëpërmjet sektorit të prokurimeve publike. 7. Dokumentacioni i përgjithshëm që paraqesin pjesëmarrësit në konkurrim është: a) kërkesa për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në objektin ujor të shpallur për konkurrim; b) regjistrimin në QKR për objektin e veprimtarisë së bashku me ekstraktin historik; c) plan biznesi për zhvillimin e veprimtarisë; d) projekti teknik, teknologjik; e) të dhëna për nivelin e investimt; f) të dhëna për nivelin i punësimit; g) vetëdeklarim se projekti përputhet me kërkesat mjedisore të zonës në fjalë; h) vërtetim nga organet tatimore që subjekti në fjalë nuk ka detyrime tatimore; i) vërtetim se subjekti ka aplikuar pranë strukturave mjedisore për t‘u pajisur me leje mjedisore (vetëm për rastet e akuakulturës intensive); j) Deklaratën mbi konfliktin e interesit. 8. Dokumentacioni i veçantë që paraqesin pjesëmarrësit në konkurrim për çdo kategori ujore është: a) për akuakulturën: i) prania e specialistit të fushës nëpërmjet CV profesionale, ku të tregohet kualifikimi dhe përvoja në fushën e peshkimit dhe akuakulturës; ii) planvendosja e shprehur në koordinata gjeografike për sipërfaqet detare apo një hartë me ngjyra me emrat e toponimeve të objekteve kufizuese; iii) Garancia financiare, e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes. b) grumbullim/kultivim molusqesh bivalvore: i) kategorizim nga autoriteti veterinar i zonës; ii) lista dhe vendosja e të gjitha derdhjeve ujore nga toka në det në raport me zonën ku synohet të zhvillohet aktiviteti, e paraqitur në hartë topo-grafike me shkallën 1: 25 000 me ngjyra; iii) llojet që synohen të kultivohen ose grumbullohen; iv) kontratë paraprake me një qendër depurimi, nëse synohet të tregtohet e gjallë dhe ose kontratë me një qendër përpunimi termike të certifikuara nga AKU-ja; v) garancia financiare, e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes. c) Për kultivimin e midhjes në impiante fikse në liqenin e Butrintit: i) kontratë praraprake me një qendër depurimi, nëse synohet të tregtohet e gjallë dhe/ose kontratë me një qendër përpunimi termike, të certifikuara nga AKU-ja; ii) elementet kryesorë të teknologjisë që do të praktikojë në kultivimin e midhjes; iii) vërtetim që nuk kanë detyrime të mëparshme ndaj MMPAU (taksa e lejes e provuar nga mandat pagesat në vite, kontrata qiraje, etj); iv) garancia financiare, e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes. Neni 4 Kriteret e konkurrimit Kriteret e konkurrimit për të gjitha kategoritë ujore janë: a) Niveli i investimit, në raport të drejtë me kapacitetet dhe resurset e zonës ku do të zhvillohet aktiviteti; b) Teknologjia e projektit; c) Niveli i punësimit. Neni 5 Nivelet e vlerësimit 1. Nivelet maksimale të vlerësimit për të gjitha kategoritë ujore janë: a) Niveli i investimit; b) Teknologjia e projektit; c) Niveli i punësimit; d) Në rast kualifikimi me pikë të barabarta , CV-ja e subjektit dhe eksperienca në aktivitet ka përparësi. 2. Detaji i kritereve të vlerësimit bëhet sipas shtojcës 1 të kësaj rregulloreje. 3. Monitorimi i moszbatimit të kushteve të kësaj kontrate dhe zbatimit të plan bizneseve të paraqitura në konkurrim është detyrë e moni-toruesve të drejtorisë që mbulon peshkimin. 4. Një kopje e planbiznesit të paraqitur për konkurrim nga subjekti fitues depozitohet në drejtorinë që mbulon peshkimn për t‘u përdorur në monitorimin e aktivitetit sipas pikës 3 të këtij neni. Neni 6 Ankimi Subjektet konkurruese, brenda 7 ditëve kalen-darike nga shpallja e subjektit fitues në APP, kanë të drejtën e ankimimit me shkrim te ministri, i cili brenda 10 ditëve kalendarike shprehet me shkrim. Neni 7 Mbyllja e procedurës 1. Kontratat për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës përgatiten nga drejtoria që mbulon peshkimin sipas modelit të kontratës tip të përcaktuar në shtojcën 2 të kësaj rregulloreje; 2. Pas përfundimit të procedurave të mësipërme, Mnistria lidh kontratën për zhvillimit e aktivitetit të kërkuar dhe të mratuar në procesin e konkurrimt me subjektin fitues brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe miraton kohëzgjatjen e projektit/kontratës. 3. Kohëzgjatja e kontratës është: a) jo më shumë se 10 vjet për akuakulturën intensive; b) jo më shumë se 5 vjet për impiantet e midhjeve në Butrint. Neni 8 Rinovimi i lejes për aktivitet akuakulture Me mbarimin e afateve të lejuara sipas formatit të lejes ose kontratës për ushtrimin e aktivitetit të akuakulturës, çdo subjekt akuakulture duhet të aplikojë nga fillimi për të fituar të drejtën e zhvillimit të aktivitetit të akuakulturës. Neni 9 Ndërprerja e lejes dhe prishja e kontratës 1. Gjatë ushtrimit të aktivitetit, ndërprerja e vlefshmërisë së lejes dhe prishja e kontratës për zhvillimin e aktivitetit e akuakulturës bëhet mbi bazën e konstatimeve të kundërligjshme dhe mosrespektimit të kushteve të kontratës. Konstatimet nga inspektoriati i peshkimit pasqyrohen në akte të shkruara, në të cilin bëhet edhe propozimi për prishjen e njëanshme te kontratës. Kontrata prishet edhe në rast se subjekti ka dhënë deklarime ose dokumentacion të rremë në konkurrimin, mbi të cilat është shpallur fitues, duke pasur efekt prapaveprues. 2. Vendimi i Komisionit për ndërprerjen e kontratës i lëshohet me shkrim subjektit të kontraktuar. 3. Zotëruesi i lejes/kontratës është i detyruar të dorëzojë pranë inspektorit të peshkimit ose zyrës së inspektoratit të peshkimit në rrethin përkatës dokumentin e lejes/kontratës. Neni 10 Hyrja në fuqi Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti SHTOJCA 1 TABELAT ORIENTUESE TË VLERËSIMIT Për akuakulturën Niveli i investimit Gjithsej 40 pikë Garancia bankare 1 vit vlera e investimit 10 2 vjet vlera e investimit 20 4 vjet vlera e investimit 30 6 vjet vlera e investimit 40 Teknologjia e projektit Gjithsej 40 pikë Respektimi i kushteve mjedisore dhe statusi i zonës Thellësia e detit ku do instalohet (akuakulturë me kosha notues) Deri në 40 metra 10 A Mbi 40 metra 20 B Akuakultura tokësore Gjithsej 20 Cikël i plotë 20 Cikël i pjesshëm 15 Niveli i punësimit Gjithsej 20 pikë Forma juridike e shoqërisë 6 Specialistë të fushës si drejtue (0- 10 vjet eksperiencë) s të projektit, 1-7 Numër punonjësish 23 1-7 23 Në ofertën e paraqitur pikët maksimale i merr ai që ka deklaruar numër më të madh punonjësish, ndërsa konkurrentët e tjerë në raport të 7, kundrejt numrit të paraqitur (p.sh. konkurrenti I: 10 punonjës, konkurrenti II = 9 punonjës. Pikët: konkurrenti I = 7 pikë, konkurrenti II= 9x7:10 =6.3 pikë). Për akuakulturën e midhjeve me impiante fikse në Butrint Niveli i investimit Gjithsej 40 pikë Garancia bankare 2 vjet vlera e investimit 20 3 vjet vlera e investimit 30 4 vjet vlera e investimit 40 Teknologjia e projektit Gjithsej 40 pikë Funksionim i impiantit me kapacitet të plotë dhe mirëmbajtja e tij. 15 Procesi teknologjik i kultivimit të midhjeve Grumbullimi i farës 3 Ajrosja e midhjeve dhe sigurimi i një produkti cilësor 2 Kalimi nëpërmjet një Qendre të Autorizuar nga AKU 10 Kokërzimi, paketimi dhe etiketimi 6 Përpunimi dhe shitja e produktit vetëm subjekteve të njohura nga AKU24. 4 Niveli i Punësimit Gjithsej 20 pikë Forma juridike e shoqërisë 5 Eksperienca në kultivimin e midhjeve 1-10 Numër punonjësish për impiant 1-5 SHTOJCA 2 KONTRATA TIP PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETIT TË AKUAKULTURËS KONTRATË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË AKUAKULTURËS (Akuakulturë intensive detare) Nr. ...Prot ose Nr.Kontratës E lidhur sot më datë . . 2014, midis palëve si më poshtë: Ministrise se Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, (MBZHRAU) përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, z. Vojo Bregu, me seli: blv. “Dëshmoret e Kombit”, nr. 2, Tiranë, - tel: 04 2227916, fax: 04 2227916 dhe Subjektit juridik/fizik: sh.p.k., me numër NIPTI: , me adresë: , përfaqësuar administratori z. , mbajtës i leternjoftimit nr. , BAZA LIGJORE: ligji nr. 7850, datë 29.7.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, neni 659 e vijues, ligjit nr. 7908, datë 5.4.1995, “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar, VKM nr. 547, datë 13.5.2009 “Për përcaktimin e procedurave dhe vlerave të qerasë për sipërfaqet ujore, për ushtrimin e veprimtarisë së akuakulturës intensive “, rregullores nr. 2, datë 10.12.2014 “Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të konkurrimit publik për ushtrimin e akuakulturës tokësore dhe ujore”, Palët kontraktuese ranë dakord të nënshkruajnë kontratën me përmbajtje si më poshtë: 24 Shitja e produktit subjekteve që e nxjerrin në breg të liqenit ose nxjerrja e tij në breg të liqenit nga vetë subjekti çon në mospërputhje me kushtet e kontratës. Neni 1 Objekti i kontratës Kjo kontratë ka për qëllim zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në det të hapur nga ana e subjektit juridik , në objektin ujor: , me sipërfaqe m 2 , në komunën rrethi , qarku , i shpallur fitues nga ana e Ministrisë në konkurrimin publik të zhvilluar me datë . MBZHRAU i njeh të drejtën e zhvillimit të aktivitetit të akuakulturës intensive, subjektit brenda të gjithë kuadrit ligjor që rregullon këtë aktivitet, në zonën e përcaktuar sipas pikës 1, të nenit 1. Neni 2 Afati i kontratës Kjo kontratë fillon nga data e nënshkrimit të saj nga Palët dhe ka një afat 10 -vjeçar (dhjetëvjeçar). Me përfundimin e afatit të saj kjo kontratë konsiderohet e zgjidhur. Neni 3 E drejta e peshkimit Subjekti juridik/fizik gëzon të drejtën të zhvillojë aktivitetin e akuakulturës në objektin ujor , me sipërfaqe , komuna , rrethi , qarku , ne zonën me koordinata: Kufizimet Koordinatat Veri X N Y E Jug X N Y E Lindje X N Y E Perëndim X N Y E Neni 4 Pagesa dhe regjimi i saj 1. Subjekti juridik/fizik do të kryejë pagesën mbi të drejtën e zhvillimit të aktivitetit të akuakulturës, në vlerën e përcaktuar nga shtojca 4 e ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, për llogari të degës së Tatimeve, Tiranë në numrin e llogarisë: 0108030785 . 2. Pagesa e parë do të kryhet menjëherë, në momentin e nënshkrimit të kontratës sipas kushteve të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 6 të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. 3. Pagesat në vitet e tjera do të kryhen brenda tremujorit të parë të vitit në vazhdim. Neni 5 Të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese Subjekti juridik/fizik zbaton detyrimet që rrjedhin nga kuadri ligjor në fushën e peshkimit dhe akuakulturës,si më poshtë: Për akuakulturën detare, në sipërfaqen prej , me koordinata: Kufizimet Koordinatat Veri X N Y E Jug X N Y E Lindje X N Y E Perëndim X N Y E Në njësinë administrative të: komuna , rrethi , qarku , MBZHRAU nëpërmjet strukturave të saj, merr masa brenda kompetencave ligjore, për të siguruar respektimin e të drejtës së ushtrimit të aktivitetit, që i është dhënë subjektit të mësipërm, nëpërmjet kësaj kontrate. MBZHRAU gëzon të drejtën ligjore të kontrollojë në çdo kohë respektimin e kushteve të kësaj kontrate nga ana e subjektit për: 1. Fillimin e investimeve brenda afatit ligjore prej 6 muajsh; 2. Realizimin e investimeve në vite, sipas treguesve te deklaruar nga ana e tij në dokumentin e nivelit të investimeve apo planbiznesin e paraqitur në aplikimin si kërkues për leje të aktivitetit të akuakulturës; 3. Aktverifikimin e investimeve të dokumentuar dhe të plotësuar nga ana e investitorit dhe subjektit që ushtron aktivitetin. Raporti i organit kompetent të ngarkuar për inspektim; 4. komunikimin rregullisht te deklarimeve statistikore pranë strukturave lokale deri më 31 mars të vitit në vazhdim; 5. për respektimin e legjislacionit të peshkimit dhe të akuakulturës; 6. respektimin e legjislacionit, veçanërisht respektimin e koordinatave të sipërfaqes ujore ku do zhvillohet aktiviteti dhe procedurave të trajtimit të produktit deri në treg. 7. shkeljet e lartpërmendura duhet të konstatohen me një akt të veçantë (procesverbal) të mbajtur midis palëve ose përfaqësuesve të tyre, sipas dispozitave ligjore përkatëse, i cili nënshkruhet në prani të tyre.; 8. kontraktuesi nuk mund të transferojë të drejtën e siguruar nga kjo kontratë për përdorimin e objektit tek të tretët, duke mos përfshirë këtu shoqëritë e kontrolluara prej saj; 9. kontraktuesi nuk ka të drejtë të lidhë nën kontraktime me subjekte të tjerë; 10. kontraktuesi ka për detyrim, të lejojë dhe të shoqërojë organin kompetent te ngarkuar për inspektim dhe vëzhguesit/monitorët e MBZHRAU të ushtrojnë kontrolle për zbatueshmërinë e kërkesave të përcaktuara nga kontrata, si dhe të kryejnë detyrat funksionale në bazë të legjislacionit në fuqi. 11. Kontraktuesi detyrohet të zbatojë çdo dispozitë të re ligjore ose ndryshim të dispozitave ligjore ekzistuese në fushën e peshkimit dhe akuakulturës. 12. Për çdo shkelje të konstatuar në zbatim të pikave të mësipërme të kontratës zbatohen dispozitat ligjore në fushën e peshkimit dhe akuakulturës me masën e gjobës dhe me heqjen e lejes/prishjen e kontratës. Neni 6 Forca madhore Force madhore‘‘do të quhet çdo rrethanë që në mënyrë të arsyeshme dhe objektive është tej parashikimit dhe kontrollit të drejtpërdrejte apo tërthorte të palës së cenuar duke i shkaktuar pamundesi të plotë apo të pjesshme palës së cenuar për të përmbushur ndonjë prej detyrimeve të saj sipas kësaj kontrate (përveç kryerjes së pagesave të parave). Rastet e forcës madhore përfshijnë: Veprimet e luftës, pushtim, terrorizmin, kryengritjet, grevat në vendin e punës, grevat e përgjithshme apo lokale. Rrufeja, zjarri, tërmeti, fatkeqësi të tjera natyrore. Çdo akt sabotimi, drejtim i keq, krim i organizuar dhe\ose aktivitete pune që imponojnë apo pengojnë zbatimin e saj. Pala e cenuar do të përjashtohet nga përmbushja e detyrimit për aq kohë dhe në atë masë sa zgjat pamundësia objektive për të përmbushur detyrimet. Palët nuk humbasin të drejtën e realizimit të kësaj kontrate. Për këto arsye detyrimisht duhet të përpilohet Aneks- kontrata shtesë në të cilën do të përcaktohen edhe afatet e reja kohore të realizimit të kontratës . Dokumentimi rastit te forcës madhore te pasqyrohet ne procesverbal te miratuar për çdo rast dhe ne prezencë të organit të ngarkuar nga ligji për inspektim. Neni 7 Komunikimi Komunikimi midis palëve për problemet që rrjedhin nga zbatimi i kësaj kontrate do të bëhet me shkrim dhe sa herë të jetë e nevojshme, në nivel përfaqësuesish dhe administratores. Neni 8 Mosmarrëveshjet Kjo kontratë është objekt i ligjeve të Shqipërisë, ajo do te rregullohet dhe interpretohet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm. Të gjitha mosmarrëveshjet e lindura nga ose në lidhje me zbatimin e kësaj kontrate zgjidhen midis diskutimeve dypalëshe duke arritur një marrëveshje të pranueshme nga palët, pa cenuar vlerat, afatet, kushtet teknike, sanksionet dhe gjobat, në të kundërt palët i drejtohen Gjykatës Administrative Tiranë, vendimi i së cilës është i ankimueshëm në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile të Shqipërisë. Neni 9 Modifikimi dhe zgjidhja e kontratës Modifikime në këtë kontratë nuk lejohen. Në raste të veçanta çdo modifikim lejohet vetëm pas miratimit me shkrim nga të dy palët dhe përpilimit të Aneks – Kontratës përkatëse shtesë. MBZHRAU ka drejtë të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të kontratës kur kontraktuesi nuk ka shlyer vlerën e taksës së zhvillimit të aktivitetit të përcaktuar në nenin 4 të kësaj kontrate si dhe të tarifës së qerasë për sipërfaqen ujore, brenda afateve te përcaktuara. Neni 10 Përtëritja e kontratës Me mbarimin e afatit të kontratës, zona e përcaktuar shpallet për konkurrim publik sipas legjislacionit në fuqi. Neni 11 Shfuqizimi i kontratës Subjektit fizik/juridik i shfuqizohet e drejta e ushtrimit të aktivitetit, me vendim te MBZHRAU, në rastet kur: Subjekti fizik/juridik nuk e ka ushtruar të drejtën e aktivitetit të akuakulturës, pa shkaqe të arsyeshme, për një periudhë kohore mbi 6 muaj. Subjekti fizik/juridik cenon rëndë mjedisin. Subjekti fizik/juridik nuk respekton zonën e caktuar për zhvillimin e aktivitetit të përcaktuar në këtë kontratë. Subjekti fizik/juridik nuk realizon, brenda një viti nga çasti i nënshkrimit të kësaj kontrate, vlerën e investimit të parashikuar për vitin e parë të ushtrimit të aktivitetit sipas dokumenteve (Plan-Biznesit) të aplikimit për leje për zhvillimin e akuakulturës nga subjekti. Kur subjekti nuk respekton nivelin e punësimit të deklaruar në dokumentacionin e konkurrimit publik. Me pushimin së ekzistuari të personit fizik/juridik të cilit i është dhënë e drejta e zhvillimit të aktivitetit të akuakulturës. N.q.s. pas nënshkrimit të kontratës vërtetohet me fakte se e drejta e zhvillimit të aktivitetit është dhënë në bazë të të dhënave jo të sakta dhe fakteve të pavërteta. Subjekti fizik/juridik nuk plotëson formularin SV-4 të deklarimeve statistikore