Regulation No. 199 of 2014 supplementing Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning
颁布于 2014-04-02 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare www.legjislacioni.gov.al Nr. 46 Datë 8 prill 2014 P Ë R M B A J T J A Faqe Vendim i KM nr. 192, datë 2.4.2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 48, datë 16.1.2008 të Këshillit të Ministrave “Për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi”, të ndryshuar ………………………………………………………………… 1255 Vendim i KM nr. 193, datë 2.4.2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 47, datë 16.1.2008 të Këshillit të Ministrave “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”, të ndryshuar …………. 1255 Vendim i KM nr. 194, datë 2.4.2014 Për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2014, për bashkësitë fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave …………………………….. 1256 Vendim i KM nr. 195 , datë 2.4.2014 Për një ndryshim në vendimin nr. 42, datë 17.1.1998 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, të ndryshuar ……………………………………………… 1257 Vendim i KM nr. 196, datë 2.4.2014 Për miratimin e autorizimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e centralit elektrik fotovoltaik të shoqërisë “UKKO” sh.a.………... 1257 Vendim i KM nr. 199, datë 2.4.2014 Për disa shtesa në vendimin nr. 480, datë 22.6.2011, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores model të planifikimit” të ndryshuar ……………………………………………………………… 1259 http://www.legjislacioni.gov.al/ Sony Highlight Fletore Zyrtare nr.46, datë 8 prill 2014 1259 c) UKKO sh.a. nuk informon MEI-n mbi arsyet që mund të shpien në vonesa ndaj realizimit të ndërtimit të paktën 60 (gjashtëdhjetë ditë) përpara periudhës së përfundimit të afatit të ndërtimit; d) Vërtetohet se deklarimet e UKKO sh.a. nuk janë të vërteta; e) Kur për UKKO sh.a. kanë filluar procedurat e falimentimit ose të likuidimit, sipas ligjit nr. 8901, datë 23.5.2002 “Për falimentimin”; f) UKKO sh.a., për arsye të shkaktuara nga ajo vetë, nuk ka respektuar programin e punimeve, dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga njoftimi prej ministrisë përgjegjëse për energjinë, nuk paraqet arsyet për mosrealizimin e detyrës dhe nuk paraqet masat që do të ndërmarrë për të përfunduar centralin elektrik fotovoltaik në datën e përcaktuar; g) UKKO sh.a. nuk respekton detyrimin për informimin dhe nëse brenda një afati prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, pas njoftimit paraprak nga MEI për mosdhënie informacioni, përsëri nuk dërgon informacionin e kërkuar; h) Në të gjitha rastet e tjera, të parashikuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1701, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së autorizimeve, për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese të energjisë që nuk janë objekt koncesioni”. 10. Kohëzgjatja e këtij autorizimi është 25 vjet, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij autorizimi. 11. Ky autorizim hyn në fuqi pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. 12. Ky vendim publikohet në Fletoren Zyrtare. VENDIM Nr. 199, datë 2.4.2014 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 88 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në shtojcën 1 “Rregullorja model e planifikimit”, seksioni 2 “Rastet e zbatimit, kushtet dhe rregullat e përdorimit të kësaj rregulloreje”, që i bashkëlidhet vendimit nr. 480, datë 22.6.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 4, shtohen shkronjat “d” dhe “e”, me këtë përmbajtje: “d) Zhvillimin e strukturave me funksion prodhues, industrial, përfshirë këtu edhe ato me material porositës, ndërtime të mbështetura nga programe kombëtare investimesh, prodhimi, përpunimi dhe distribucionesh bujqësore e blegtorale të ndryshme. e) Lejet e ndërtimit për kategoritë e përcaktuara në këtë nen, edhe nëse janë në zonat e pezulluara, jepen nga bashkitë dhe komunat, por pasi të jetë shprehur më parë AKPT-ja dhe duke vënë në dijeni Këshillin Kombëtar të Territorit për konformitetin e lejes me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit të miratuara ose në proces.”. 2. Proceduarat e hollësishme për zbatimin e këtij vendimi përcaktohen me udhëzim të ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit. 3. Ngarkohen autoritetet e planifikimit, të përcaktuara në nenet 5 e 12 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet për 6 (gjashtë) muaj nga hyrja në fuqi të tij. KRYEMINISTRI Edi Rama Sony Highlight