跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 198 amending Regulation No. 320 of 2008 on the identification system for animals and livestock farms

颁布于 2009-02-19 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Livestock
关键词
marking/identification, registration

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.198, datë 19.2.2009 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.320, DATË 19.3.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR SISTEMIN E IDENTIFIKIMIT TË KAFSHËVE DHE TË REGJISTRIMIT TË FERMAVE BLEGTORALE” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pikat 6, 7, 38 e 39, 24 shkronja “b”, e 32, pika 6 të ligjit nr.9308, datë 4.11.2004 “Për Shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar”, dhe të nenit 4 të ligjit nr.8702, datë 1.12.2000 “Për identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në vendimin nr.320, datë 19.3.2008 të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime: a) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon: “4.Kostoja financiare e sistemit të identifikimit të kafshëve dhe të regjistrimit të fermave blegtorale, për pagesën e bazës materiale dhe për pagesën për shërbimin e kryer nga operatorët privatë, mbulohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për sistemin e identifikimit të kafshëve.”. b) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5.Pagesa për operatorët privatë bëhet nga buxheti i matrikullimit, planifikuar për vitin 2009, nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, në qarqe, si më poshtë vijon: a) Për gjedhin, 100 (njëqind) lekë, për çdo kafshë të matrikulluar; b) Për bagëtitë e imëta, 30 (tridhjetë) lekë, për çdo kafshë të matrikulluar me matrikull individual, dhe 15 (pesëmbëdhjetë) lekë për krerë, për matrikullimin e kafshëve të reja, me destinacion për therje. Në shërbimin e kryer nga operatori privat përfshihen matrikullimi i kafshës dhe plotësimi e dorëzimi i formularëve respektivë, në drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, ku është i kontratuar.”. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 198 amending Regulation No. 320 of 2008 on the identification system for animals and livestock farms · Nelum