跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 180 date 9.3.2016 determining the minimum quantities of biofuels and other renewable fuels to be used in the transportation sector during the year 2016

颁布于 2016-03-09 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 180, datë 9.3.2016 për përcaktimin e sasisë minimale të biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, që do të përdoren gjatë vitit 2016 në sektorin e transportit.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Energy
关键词
energy conservation/energy production, renewable energy, biofuel

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Shoqëritë e tregtimit me shumicë, të pajisura me licencë të tipit A, janë të detyruara që të tregtojnë biokarburante dhe lëndë të tjera djegëse, të rinovueshme, që përdoren në sektorin e transportit.

  2. 2. Sasia minimale e biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, që përdoren në sektorin e transportit, për vitin 2016, është 10% e sasisë totale të nënprodukteve të naftës, të cilat tregtohen nga shoqëritë e tregtimit me shumicë.

  3. 3. Organi shtetëror për kontrollin e respektimit të detyrimit, të përcaktuar me këtë vendim, është Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

  4. 4. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është përgjegjës, për: a) Respektimin e përdorimit të sasisë minimale të biokarburanteve dhe lëndëve djegëse, të rinovueshme; b) Kontrollin dhe respektimin e treguesve cilësorë të standardeve apo rregullave shtetërore për cilësinë, në formë të pastër ose të përzier; c) Kontrollin dhe kryerjen e analizave, në laboratorin qendror të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, për sasitë e importuara, para zhdoganimit, për sasitë e biokarburanteve dhe lëndëve djegëse, të rinovueshme, të prodhuara në vend, si dhe për kontrollin përpara shpërndarjes në stacionet e shitjes së karburantit.

  5. 5. Për mosrespektimin e detyrimeve të këtij vendimi, zbatohet sanksioni i përcaktuar në shkronjën “g”, të pikës 1, të nenit 25, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transpor-timin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.

  6. 6. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 180 date 9.3.2016 determining the minimum quantities of biofuels and other renewable fuels to be used in the transportation sector during the year 2016 · Nelum