Regulation No. 18 laying down criteria for determining the sectors eligible for receiving support from the Rural Development and Agriculture Development Fund
颁布于 2009-01-07 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development, Cultivated plants
- 关键词
- agricultural development, subsidy/incentive, financial agricultural measures, non-governmental entity, rural development
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.18, datë 7.1.2009 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË, TË SEKTORËVE, QË DO TË MBËSHTETEN, DHE TË MASAVE TË PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3 të nenit 6 të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2009, për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, të përdoren për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe të agropërpunimit. 2. Kriteret bazë për përdorimin e fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të jenë: a) Efiçenca ekonomike; b) Efektiviteti; c) Nxitja e punës në grup e përfituesve; ç) Bashkëfinancimi nga përfituesit; d) Nxitja e investimeve në blloqe nga shumë përfitues; dh) Masa e kontrollit për procesin e zbatimit të programit; e) Aksesi në treg i përfituesve nga programi; ë) Orientimi i masave, sipas rajonizimeve bujqësore. 3. Sektorët që mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të jenë: a) Prodhimi i frutave, ullinjve dhe rrushit; b) Prodhimi i perimeve; c) Prodhimi i qumështit dhe i mishit; ç) Përpunimi i frutave dhe i rrushit; d) Përpunimi i perimeve; dh) Prodhimi i mjaltit; e) Ruajtja dhe tregtimi i frutave dhe i perimeve; ë) Prodhimi i produkteve organike; f) Infrastruktura fizike e fermës. 4. Masat e përfitimit të drejtpërdrejtë nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të jenë për: a) mbjelljen e pemëve frutore, (mollë, dardhë, kumbull, qershi, pjeshkë, lajthi, luleshtrydhe) ullinjve dhe agrumeve në bllok, jo më pak se 4 dynym për fermerë individualë dhe jo më pak se 1 ha për grup fermerësh, 50% e vlerës së projektit, por jo më shumë se 400 000 (katërqind mijë) lekë/ha; b) mbjelljen e vreshtave në bllok, jo më pak se 5 dynym për fermerë individualë dhe jo më pak se 1 ha për grup fermerësh, 50% e vlerës së projektit, por jo më shumë se 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/ha; c) ujitjen me pika në pemëtore, agrumishte dhe ullishte intensive, 50% e vlerës së projektit, por jo më shumë se 300 000 (treqind mijë) lekë/ha; ç) mbrojtjen e ullishtave nga miza e ullirit, 20 000 (njëzet mijë) lekë/ha. d) certifikimin e produkteve bujqësore bio nga bimët e kultivuara, përkatësisht: i) për prodhimet e destinuara për tregun e brendshëm, jo më shumë se 50% e kostos, por asnjëherë më shumë se 20 000 (njëzet mijë) lekë/fermë; ii) për prodhimet për eksport, 50% e kostos së certifikimit, por jo më shumë se 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë/fermë/vit; dh) prodhimin e fidanëve për llojet autoktone të rrushit: “Kallmet”, “Debinë” dhe “Vlosh”, “Pulës”, për fidanishte, për sipërfaqe jo më pak se 3 dynym, 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë/ha; e) ndërtimin e puseve për vaditje në pemëtore, agrumishte dhe ullishte, 50% e vlerës së projektit, por jo më shumë se 100 000 (njëqind mijë) lekë për pus; ë) blerjen e plastmasit për serra të reja diellore, me madhësi 2 dynym e lart, 300 000 (treqind mijë) lekë/ha serrë; f) serrat me ngrohje teknike, për prodhimin e perimeve, për ndryshimin e sistemit të përdorimit të lëndës djegëse nga naftë në solar, 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha; g) për prodhimin e kërpudhave, 50 për qind e vlerës së pajisjeve dhe instalimeve, por jo më shumë se 500 (pesëqind) mijë lekë për fermë; gj) pagesën, me 10 000 (dhjetë mijë) lekë për kokë, për fermat blegtorale, që mbarështojnë mbi 10 krerë lopë qumështi, por jo më shumë se për 30 krerë. Përfitojnë vetëm fermerët, që e dokumentojnë me faturë shitjen e qumështit; h) pagesën 500 (pesëqind) lekë për kokë dele, për tufat mbi 50 krerë dele, të matrikulluara. Përfitojnë vetëm fermerët, që dokumentojnë me faturë shitjen e qumështit. i) pagesën për koshere blete, 500 (pesëqind) lekë për koshere, për fermerë me mbi 50 koshere; j) mbarështimin intensiv të kërmillit, 50 për qind të vlerës së rasatit për ha, por jo më shumë se 500 (pesëqind) mijë për ha; k) prodhimin e vajit të ullirit extravergine, 100 (një qind) lekë/litër; l) mbështetjen, përmes subvencionimit, të normës së interesit për kreditë, që do të merren për veprimtaritë bujqësore ose agropërpunuese, si dhe për kreditë e marra gjatë vitit 2008 nga shoqëri, që ruajnë dhe përpunojnë produkte bujqësore, e grupet apo shoqëritë e prodhimit dhe të tregtimit në bujqësi, të regjistruara në mbështetje të ligjit nr.8088, datë 21.3.1996 “Për shoqëritë e bashkëpunimit reciprok”, deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë, por jo më shumë se 50% të interesit, por jo më shumë se 3 vjet radhazi. 5. Procedura dhe mënyra e administrimit të fondit të programit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 6. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha