Regulation No. 176 amending and supplementing Regulation No. 531 of 1998 on non-divided agricultural lands
颁布于 2001-03-30 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development, Land and soil
- 关键词
- agricultural land, agricultural development, land subdivision, lease, contracts
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
REPUBLIKA E SHQIPERISE Këshilli i Ministrave VENDIM Nr. 176 datë 30.3.2001 PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.531, DATE 21.8.1998, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, "PER TOKAT BUJQESORE TE PANDARA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës , të nenit 8, të ligjit nr.8312, datë 26.3.1998, "Për tokat bujqësore të pandara", dhe të shkronjës "a", të nenit 3, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, "Për tokën", me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: në vendimin nr.53 1, datë 21.8.1998 të Këshillit të Ministrave bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në pikën 4, pas fjalisë "Sipërfaqet e tokave të pandara të evidentohen më vete", shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: "Sipërfaqet e evidentuara si të tilla, më 1.3.2001, nga Komisioni i Tokës në komunë apo në bashki dhe të vërtetuara nga përgjegjësi i zyrës së kadastrës, jepen me qira nga organet e qeverisjes vendore për personat, fizik e juridik, vendas apo të huaj.". Procedurat për dhënien me qira të sipërfaqeve të tokës , të pandara, përcaktohen e udhëzim të Këshillit të Ministrave. 2. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje: "4/1. Sipdrfaqen me toka të pandara, organet e qeverisjes vendore mund ta paracaktojnë për t'u shfrytëzuar edhe për livadhe, kullota ose pyje.". Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore në livadh, kullotë ose pyll, bëhet me miratimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, me propozimin e Këshillit të komunës.. 3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Ministria e Pushtetit Lokal për përgatitjen e udhëzimit për procedurat e qiradhënies dhe për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". KRYEMINISTRI ILIR META MINISTRI I BUJQRSISE DHE USHQIMIT LUFTER XHUVELI