跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 157 laying down criteria and rules for the processing, packaging, storage, labelling and label content of plant genetic material

颁布于 2002-04-25 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Cultivated plants
关键词
seeds/planting material, packaging/labelling, transport/storage, plant production
类别
agriculture

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. V E N D I M Nr. 157, datë 25.4.2002 PËR KRITERET DHE RREGULLAT E PËRPUNIMIT, AMBALAZHIMIT, RUAJTJES, ETIKETIMIT DHE PËRMBAJTJES SË ETIKETËS PËR MATERIALIN MBJELLËS, BIMOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9 të ligjit nr. 8732 datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Quhet material mbjellës, bimor, i gatshëm për tregtim çdo prodhim i realizuar nga mbjelljet për këtë qëllim dhe që u nënshtrohet përpunimit, ambalazhimit, etiketimit, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor" dhe me këtë vendim. 2. Subjektet prodhuese dhe tregtuese të materialit mbjellës, bimor duhet të kenë, në pronësi ose në përdorim, magazina e mjedise të përshtatshme, të cilat gjatë përpunimit, ambalazhimit, ruajtjes dhe tregtimit të këtij materiali sigurojnë temperaturën dhe lagështirën optimale për ruajtjen e treguesve cilësorë, sipas parametrave teknikë, specifikë, për çdo material mbjellës, bimor. Gjithashtu, subjektet duhet të kenë në pronësi ose në përdorim, impiante e pajisje për pastrimin, homogjenizimin, kalibrimin, dezinfektimin, peletimin e ambalazhimin e materialit mbjellës, bimor. 3. Të gjitha prodhimet e realizuara për përdorim si material mbjellës, bimor, tregtohen si të tilla pasi të jenë përpunuar, pastruar, homogjenizuar e kalibruar në përputhje me kërkesat e standardit apo specifikimeve teknike të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Gjatë përpunimit, materialit mbjellës, bimor, sipas rastit, mund të dezinfektohet e peletohet me pesticide e lëndë kimike, ushqyese. 4. Subjekteve, që prodhojnë, përpunojnë e tregtojnë material mbjellës, bimor u lejohet që në magazinat e tyre të përpunojnë, ambalazhojnë e etiketojnë edhe për subjekte të tjera, të ligjëruara për prodhimin, riprodhimin, shumëzimin e tregtimin e materialit mbjellës, bimor, me kusht që në regjistrat e hyrje-daljeve, të regjistrohen të veçanta nga materiali, që do të tregtohet nga vetë ata. 5. Të gjitha farërat e bimëve ruhen dhe tregtohen në parti homogjene e të ambalazhuara. Për ambalazhimin përdoren thasë e qese bezeje ose dhe letre, zarfa letre, kuti kartoni, enë qelqi dhe llamarine. Bëjnë përjashtim zhardhokët, bulbat, rizomat e të tjera të ngjashme me to, që ambalazhohen në çastin e tregtimit. Mbyllja e ambalazhit duhet të jetë e tillë, që të jetë e pamundur hapja e tij pa lënë gjurmë. Materiali mbjellës, bimor drufrutor ruhet i shtratifikuar me bukë dheu ose në mjedise me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar. Kushtet teknike të ruajtjes së tij përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Lejohet të ambalazhohen, ruhen e tregtohen përzierje farash për krijimin e tapeteve të gjalbërta, për prodhimin foragjer dhe lulet, me kusht që të jetë e spcifikuar me shkrim në ambalazh dhe në etiketë. 6. Tregtimi i çdo materiali mbjellës, bimor bëhet vetëm pas etiketimit me etiketën e prodhuesit dhe etiketën zyrtare. Etiketa e prodhuesit përfaqëson markën e prodhimit me të gjithë treguesit, sasiorë e cilësorë, të deklaruara nga vetë ai. Etiketa zyrtare përfaqëson të dhënat, sasiore e cilësore, të materialit mbjellës, bimor të verifikuara nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve. Etiketa zyrtare përmban elementë të sigurisë së lartë dhe hidhet në qarkullim vetëm nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve, sipas rregullave të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. a) Në çdo ambalazh prodhuesi vendos etiketën e vet me ngjyrë të ndryshme nga ngjyra e etiketës zyrtare. Etiketa e prodhuesit duhet të përmbajë: emrin e subjektit, numrim e licencës ose të kodit fiskal, specien, varietetin, kategorinë, prejardhjen (vendin e prodhimit), prodhuesin (kultivuesin i prodhues), fuqinë mbirëse, datën e analizës së fuqisë mbirëse, pastërtinë varietore, pastërtinë mekanike, trajtimin (emrin e përdorur për produktin e mbrojtjes së bimëve, ose të lëndës kimike për peletim), sasinë e materialit mbjellës. Treguesi i fuqisë mbirëse rianalizohet çdo 6 muaj. Për materialin mbjellës të bimëve drufrutorë të "varieteti" specifikohen varieteti i mbishtartesës dhe nënshartesës. Fuqia mbirëse nuk shënohet për tuberat, bulbat, rizomat dhe materiale të tjera shumëzimi, të ngjashme me to. Për farat e përziera, në etiketë shënohen destinimi dhe përqindja që zë çdo specie apo varietet përbërës. Në rastet kur materiali mbjellës është i trajtuar kimikisht, në etiketë vihet shënimi; "I pakonsumueshëm nga njerëzit dhe kafshët". Një etiketë mund të vendosen edhe të dhëna të tjera shtesë, nëse gjykohet e nevojshme, si për mjediset dhe kushtet e ruajtjes dhe afatin e përdorimit. Në etiketë nuk mund të vendosen shenja apo elementë të tjerë, që kanë të bëjnë me publicitetin. b) Çdo kontigjent materiali mbjellës, bimor, që është i përcaktuar për tregtim, krahas etiketës së prodhuesit duhet të ketë edhe certifikatën e garancisë. Gjithashtu, në çdo ambalazh vendoset etiketa zyrtare. Etiketa zyrtare karakterizohet nga: Tipi: Është e ngjashme ose jo. Të dhënat mund të shtypen në njërën ose në të dyja anët e saj. Forma: Duhet të jetë drejtkëndëshe. Ngjyra: sipas kategorisë së materialit mbjellës, bimor është: e bardhë me vija diagonale violet - për kategorinë parabazë ose superelitë; e bardhë - për kategorinë bazë ose elitë; blu - për kategorinë i/e certifikuar, riprodhimi (gjeneracioni) i parë dhe hibridet F1; portokalli - për materialet mbjellëse, të klasifikuara standard, riprodhimi i dytë, etj, tregtare; gri - për farat e përziera. Në etiketat me ngjyrë portokalli dhe gri shënohet numri i riprodhimit (gjeneracionit) përkatës. Materiali i etiketës: Duhet të jetë i qëndrueshëm ndaj dëmtimeve të zakonshme. Përmbajtja: Etiketa zyrtare për fara ka këto të dhëna: emërtimin dhe adresën e autoritetit që ka lëshuar cerfikatën e garancisë (Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve); numrin e serisë së etiketës; specien (shqip dhe latinisht); varietetin (kultivar ose hibrid); kategorinë; numrin e referencës së kontigjentit; vendin e prodhimit dhe prodhuesin; peshën neto; datën e mbylljes zyrtare. Etiketa zyrtare për materialin mbjellës të drufrutorëve ka këto të dhëna: emërtimin dhe adresën e autoritetit që ka lëshuar certifikatën e garancisë (Inspektoriatin e Kontrollit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve); numrin e serisë së etiketës; emërtimin dhe adresën e autoritetit që ka lëshuar certifikatën fitosanitare ose që vërteton certifikmin fitosanitar me viruse të kontrolluara ose pa viruse; numrin e serisë së etiketës; specien (shqip dhe latinisht); varietetin e mbishartesës; nënshartesat, speciet dhe varietetin; kategorinë; numrin e referencës së kontigjentit; sasinë; vendin e prodhimit dhe prodhuesin; datën e etiketimit zyrtar. Të gjitha të dhënat në etiketë duhet të jenë në gjuhën shqipe. Në rastet e riambalazhimit veprimet kryhen vetëm nën kontrollin e Inspektoriatit të Kontrollit Shtetëtor të Farërave dhe Fidanëve. Numri i serisë së etiketës u përgjigjet numrave të serisë së etiketave, që janë shënuar në certifikatën e garancisë për çdo kontigjent. Vendosja e etiketës zyrtare nuk përjashton përgjegjësinë e prodhuesit të materialit mbjellës bimor, për përputhjen e prodhimit me treguesit cilësorë, të deklaruar në etiketën e tij. 7. Në mjediset e shitjes dhe të magazinimit të materialeve mbjellëse, bimore, ndalohet mbajtja e prodhimeve të njëjta, të paambalazhuara, të paetiketuara dhe që nuk janë caktuar për këtë qëllim. 8. Ngarkohet Minsitria e Bujqësisë dhe Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Pandeli Majko