Regulation No. 155 on the rights and responsibilities of the Inspectorate of the Seeds and Seedlings State Control
颁布于 2002-04-25 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Cultivated plants
- 关键词
- institution, inspection, governance
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr. 155, datë 25.4.2002 PËR FUNKSIONIMIN, TË DREJTAT DHE DETYRAT E ENTIT SHTETËROR TË FARËRAVE DHE FIDANËVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Enti Shtetëror i Farërave dhe Fianëve funksionon në varësi të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe ka për objekt të punës organizimin dhe kontrollin e të gjithë veprimtarisë, që zhvillohet për materialin mbjellës, bimor, në zbatim të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor". 2. Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka këto të drejta: a) të kontrollojë kudo ku prodhohet, riprodhohet, shumëzohet, përpunohet e magazinohet, transportohet, eksportohet, importohet dhe tregtohet material mbjellës, bimor; b) të bashkëpunojë me organizmat ndërkombëtarë si motra, të vendeve të tjera në fushën e materialit mbjellës, bimor; c) të bashkëpunojë me institutet kërkimore-shkencore të vendit dhe të jetë bashkërendues i punës së tyre për çvënien në dukje, grumbullimin, studimin dhe ruajtjen e materialeve gjenetike bimore, si dhe me çdo fermer apo subjekt, që ka në pronësi bimë bujqësore, me vlerë gjenetike. ç) Të organizojë, sipas kërkesave, trajnime për marrjen e mostrave, kryerjen e analizave laboratorike të materialit mbjellës, bimor dhe të japë certifikatë trajnimi. 3. Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve përgjigjet për kryerjen e këtyre detyrave: a) organizmin e punës dhe marrjen e masave për zbatimin e ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor" dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij; b) kryerjen dhe mbikëqyrjen e pronave zyrtare të testimit të variteteve të reja të krijuara në vend dhe/ ose të ardhura nga vende të tjera, për regjistrimin e tyre në Regjistrin Themeltar dhe katalogun zyrtar të specieve dhe të variteteve; Provat zyrtare të testimit të variteteve kryhen në jo më pak se dy vjet për bimët e arave dhe në jo më pak se dy vjet pas hyrjes në prodhim për bimët drufrutorë. Kryerja e provave zyrtare realizohet në këto zona: Për bimët e arave: Shkodër, Lushnjë, Korçë dhe Tiranë. Për bimët drufrutorë: Tiranë, Vlorë, Sarandë, Korçë, Shkodër dhe Dibër. Në bazë të të dhënave të provave dhe atyre laboratorike të realizuara, përgatit raportin me shkrim për shqyrtim në Komisionin Shtetëror të Atestimit të Varieteteve. c) Kryerjen e analizave laboratorike për treguesit cilësorë të varieteteve, që testohen dhe analizave zyrtare të materialit mbjellës, bimor të përcaktuar për tregtim, në laboratorin e ngritur pranë Entit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve. Gjithashtu, ky Ent mbikëqyr kryerjen e analizave zyrtare në laboratorët e autorizuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit; ç) ndjekjen e funksionimit të Bankës Gjenetike dhe të realizimit të detyrave që përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit për vënien në dukje, grumbullimin, ruajtjen, studimin dhe vlerësimin e materialit gjenetik bimor, duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet kërkimore-shkencore dhe subjektet që zotërojnë material bimor me vlera gjenetike; d) dhënien e lejeve, sipas kërkesave dhe kritereve të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit për prodhimin, riprodhimin dhe shumëzimin e materialit mbjellës, bimor për tregtim; dh) mbajtjen dhe plotësimin e Regjistrit Themeltar të specieve dhe të varieteteve dhe marrjen e masave të sigurisë për ruajtjen e tij; e) botimin e katalogut zyrtar të specieve dhe të varieteteve të listave A dhe B, çdo pesë vjet, ndërsa ndryshimet vjetore bëhen me shtesa të katalogut zyrtar të specieve dhe varieteteve e sipas rastit dhe sipas listave A dhe B; f) përgatitjen e etiketës zyrtare, sipas përcaktimeve përkatëse, dhe marrjen e masave të sigurisë për ruajtjen dhe shpërndarjen e saj; g) organizimin e sistemit të të dhënave dhe hartimin e rregullave për përmirësimin e vazhdueshëm të marketingut të materialit mbjellës, bimor, sipas kritereve që përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. 4. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Pandeli Majko