Regulation No. 154 on the rights and responsibilities of the Inspectorate of the Seeds and Seedlings State Control
颁布于 2002-04-25 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Cultivated plants
- 关键词
- institution, inspection, governance
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr. 154, datë 25.4.2002 PËR TË DREJTAT DHE DETYRAT E INSPEKTORATIT TË KONTROLLIT SHTETËROR TË FARËRAVE DHE FIDANËVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "dh" të nenit 11 të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Inspektorati i Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve funksionon pranë Entit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve dhe përbëhet nga kryeinspektori dhe inspektorët, numri i të cilëve përcaktohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. 2. Inspektorati i Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve ka të drejtë: a) të ushtrojë kontroll në të gjitha objektet dhe personat, fizikë e juridikë, vendas dhe të huaj, që kryejnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për krijimin, riprodhimin, shumëzimin, përpunimin, transportimin dhe tregtimin e materialit mbjellës, bimor; b) të pajisë me librezë kontrolli nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, inspektorët e Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve dhe personat e tjerë të autorizuar për këtë qëllim. Modeli i librezës përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. 3. Inspektorati i Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve ka për detyrë: a) zbatimin e standardeve shqiptare dhe/ose të specifikimeve teknike për farat dhe fidanët, të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit; b) respektimin e kushteve të domosdoshme agroteknike në ngastrat e prodhimit, të riprodhimit dhe të shumëzimit të farërave e fidanëve, të cilat përcaktohen me udhëzim të Ministrit të bujqësisë dhe Ushqimit; c) respektimin e rregullave të transportit, ruajtjes, përpunimit, ambalazhimit, etiketimit dhe tregtimit të materialit mbjellës, bimor; ç) mbajtjen e dokumentacionit të domosdoshëm teknik, në të gjitha hallkat e riprodhimit, shumëzimit dhe të tregtimit të materialit mbjellës, bimor, të përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit; d) respektimin dhe kontrollin e kryerjes së procedurave të certifikimit të materialit mbjellës, bimor, të prodhuar në vend, si dhe verifikimin e dokumentacionit të certifikimit për materialin mbjellës, bimor, të importuar; dh) lëshimin e certifikatës së garancisë si dokument që vërteton konformitetin e cilësive të materialit mbjellës, bimor në mbështetje të dokumentacionit shoqërues, kur e ka atë, i cili vërteton kryerjen e procedurave të certifikimit; e) zbatimin e kritereve të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit për kryerjen e analizave laboratorike të materialit mbjellës, bimor. 4. Inspektorati i Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve, për zbatimin e masave administrative dhe për kryerjen e detyrës, bashkërendon punën me organet e policisë së shtetit dhe me organet tatimore e financiare. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Pandeli Majko