跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 152 on energy efficiency requirements for electronic equipment

颁布于 2009-02-11 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Energy
关键词
environmental standards, standards, protection of environment, energy conservation/energy production

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Ky rregull teknik zbatohet për droselat e llambave tё ndriçimit fluoreshent.

  2. 2. Për qëllime të këtij rregulli teknik, droseli është pajisja qё vendoset ndёrmjet burimit tё tensionit dhe njё ose disa llambave me shkarkesё nё gaze, e cila, nё sajё tё induktancёs, kapacitetit ose tё kombinimit tё induktancёs dhe kapacitetit, shёrben kryesisht pёr tё kufizuar rymёn e llampёs/ave qё tё mos kalojё njё vlerё tё caktuar, referuar më poshtë “droseli”. Droseli mund tё pёrbёhet prej njё ose disa komponentëve tё veçantё. Ai mund tё pёrmbajё pajisje pёr tё transformuar tensionin e ushqimit dhe pajisje tё tjera qё sigurojnё tensionin e rymёs sё parangrohjes, sigurojnё shkarkesёn e ftohtё nё gaze, redukton efektet stroboskopike, qё rregullon faktorin e fuqisё dhe shuan zhurmat e interferencёs.

  3. 3. Përjashtohen nga ky rregull teknik tipet e droselave të mëposhtme: a) droselat e montuara brenda llambёs; b) droselat e projektuara në mënyrë specifike për ndriçuesat që montohen në orendi dhe që formojnë një pjesë të pazëvendësueshme të ndriçuesit, i cili nuk mund të testohet veçmas nga ndriçuesi.

  4. 4. Droselat klasifikohen në përputhje me pikën 16 të këtij rregulli teknik. 5 a) Gjatë fazës së parë, droselat vendosen në treg si elemente të veçanta ose si pjesë përbërëse tё ndriçuesve, vetëm në qoftё se konsumi i energjisë së droselit në fjalë është më i vogël ose i barabartë me vlerёn maksimale tё energjisë nё hyrje te qarkut drosel–llambë, siç përcaktohet në pikat 16, 17 dhe 18 për secilën kategori të droselit. b) Gjatë fazës së dytë, droselat vendosen në treg si elemente të veçantë ose si pjesë përbërëse tё ndriçuesve, vetëm në qoftё se konsumi i energjisë së droselit në fjalë është më i vogël ose i barabartë me vlerёn maksimale tё energjisë nё hyrje të qarkut drosel–llambë, siç përcaktohet në pikat 16, 17 dhe 19 për secilën kategori të droselit.

  5. 6. Fabrikuesi i droselave, përfaqësuesi i tij i autorizuar ose personi përgjegjës për vendosjen e droselave në treg, është përgjegjës për të siguruar që çdo drosel i vendosur në treg si element i veçantë, ose si pjesë përbërëse e ndriçuesve, të përputhet me kërkesat e përcaktuara në pikën 5.

  6. 7. Nuk ndalohet, kufizohet ose pengohet vendosja në treg e droselave, si elemente të veçanta, ose si pjesë përbërëse tё ndriçuesve, të cilat mbajnë markën “CE”, që tregon pёrputhjen e tyre me kёrkesat e këtij rregulli teknik.

  7. 8. Droselat, si elemente të veçanta ose si pjesë përbërëse tё ndriçuesve të cilat mbajnë markën “CE”, të kërkuar në pikën 12, prezumohen se janë në përputhje me kërkesat e këtij rregulli teknik, me përjashtim të rasteve kur ka të dhëna për të kundërtën.

  8. 9. Përveç atyre të parashikuara në pikat 12, 13 dhe 14, procedurat për vlerësimin e konformitetit tё droselave, si elemente të veçanta ose si pjesë përbërëse tё ndriçuesve dhe rregullat për vendosjen e markës së konformitetit “CE” duhet të jenë në përputhje me modulin A, të përcaktuar në pikën 20.

  9. 10. Fabrikuesi është përgjegjës për krijimin e dosjes teknike dhe ruajtjen e saj, për një periudhë jo më pak se 3 vjet, në dispozicion të strukturës përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut. 11.a) Përmbajtja e dosjes teknike, referuar nё paragrafin (c) të modulit A pёrfshin: i) emrin dhe adresën e fabrikuesit; ii) një përshkrim të përgjithshëm të modelit, i mjaftueshëm për identifikimin e qartë të tij; iii) informacionet, përfshirë vizatimet ose skicat përkatëse mbi karakteristikat kryesore të projektimit dhe në veçanti pёr faktorët qё ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në konsumin e energjisë elektrike; iv) instruksionet e funksionimit; v) rezultatet e matjeve të konsumit të energjisë të kryera, sipas përcaktimit në paragrafin (c), të kësaj pike; vi) detajet e pёrputhshmёrisё sё këtyre matjeve krahasuar me kërkesat e konsumit të energjisë, të përcaktuara në pikën 16. b) Dosja teknike e krijuar në përputhje me kërkesat e rregullave të tjera teknike mund të përdoret për sa kohë ai përfshin edhe kërkesat e përcaktuara në paragrafin (a). c) Fabrikuesi i droselave është përgjegjës për përcaktimin e konsumit të energjisë për çdo drosel sipas procedurave të specifikuara në SSH EN 50294 ose standarde të tjera të barazvlefshme me të, si dhe pёrputhshmёrinё e pajisjes me kërkesat e pikave 5, 6 dhe 15.

  10. 12. Kur droselat vendosen në treg, si elemente të veçanta ose si pjesë përbërëse tё ndriçuesve, ato duhet të mbajnë markën “CE”, e cila përbëhet nga inicialet “CE”. Marka “CE” vihet në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe të paheqshme në droselat dhe paketimi i tyre. Kur droselat vendosen në treg, si pjesë përbërëse të ndriçuesve, marka “CE” vendoset në ndriçuesit dhe paketimin e tyre.

  11. 13. Kur struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut konstaton se marka “CE” nuk është vënë në mënyrë të rregullt, fabrikuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar është i detyruar t’i sjellë droselat në përputhje me këtë rregull teknik dhe të ndalojë shkeljet në përputhje me kushtet e vendosura nga kjo strukturë. Në rastin kur as fabrikuesi, as përfaqësuesi i tij i autorizuar nuk është i vendosur në Shqipëri, personi i cili vendos droselat në treg, si elemente të veçanta ose si pjesë përbërëse e ndriçuesve, merr përsipër këto detyrime.

  12. 14. Kur droselat nuk janë në përputhje me këtë rregull teknik, struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut merr të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në ligjin nr.9779, datë 16.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, neni 17, për të ndaluar vendosjen në treg dhe shitjen e droselave në fjalë.

  13. 15. Vetëm pas mbylljes së fazës së parë (faza e dytë) energjia maksimale nё hyrjen e qarqeve drosel-llambë duhet të jetë në përputhje me pikën 19, në veçanti në lidhje me pikat 5 dhe 6.

  14. 16. Kategoritë e droselave Për të llogaritur energjinë maksimale nё hyrje të qarqeve drosel-llambë pёr një drosel të dhënë, droselat duhet së pari të klasifikohen sipas kategorive tё përshtatshme nga lista e mëposhtme: Kategoria 1 2 3 4 5 6 Përshkrimi drosela për llambat e tipit linear drosela për llambat e tipit kompakt me 2 tuba drosela për llambat e tipit kompakt me 4 tuba të sheshtë drosela për llambat e tipit kompakt me 4 tuba drosela për llambat e tipit kompakt me 6 tuba drosela për llambat e tipit kompakt me 2 D

  15. 17. Metodat për llogaritjen e energjisë maksimale nё hyrje të qarkut drosel-llambë për një tip të dhënë droseli Efiçenca e energjisë së një qarku drosel-llambë përcaktohet nga energjia maksimale në hyrje tё qarkut. Ky është një funksion i energjisë së llambës dhe tipit të droselit, për këtë arsye energjia maksimale nё hyrje tё qarqeve drosel - llambë i një droseli të dhënë përcaktohet si energjia maksimale e qarqeve drosel -llambё, me nivele të ndryshme energjie pёr secilën llambё dhe tip droseli. Termat e përdorura në këtë pikë i korrespondojnë përcaktimeve të SSH EN 50294 ose standardeve të tjera të barasvlefshme me të.

  16. 18. Faza e parë – Viti i I-rë pas hyrjes në fuqi Gjatë kësaj faze (viti i I-rë i hyrjes në fuqi të këtij rregulli teknik) energjia maksimale nё hyrje tё qarqeve drosel–llambë e shprehur në W përcaktohet sipas tabelës së mëposhtme: ategoria e droselit 50 Hz Energjia e llambës HF Energjia maksimale nё hyrjen e qarkut drosel - llambë 1 2 3 4 5 6 15 W 18 W 30 W 36 W 38 W 58 W 70 W 18 W 24 W 36 W 18 W 24 W 36 W 10 W 13 W 18 W 26 W 18 W 26 W 10 W 16 W 21 W 28 W 38 W 13,5 W 16 W 24 W 32 W 32 W 50 W 60 W 16 W 22 W 32 W 16 W 22 W 32 W 9,5 W 12,5 W 16,5 W 24 W 16 W 24 W 9W 14 W 19 W 25 W 34 W 25 W 28 W 40 W 45 W 47 W 70 W 83 W 28 W 34 W 45 W 28 W 34 W 45 W 18 W 21 W 28 W 36 W 28 W 36 W 18 W 25 W 31 W 38 W 47 W 1557 Pёr çdo rast që një drosel është projektuar për një llambë fuqia e sё cilёs ndodhet midis dy vlerave tё treguara në tabelën e mësiperme, energjia maksimale nё hyrjen e një qarku drosel-llambë llogaritet me metodёn e interpolacionit linear midis të dy vlerave të energjive me të afërta tё llambave të treguara në tabelë. Për shembull, në qoftë se një drosel pёr kategorinë e llampës 1 klasifikohet për një llampe 48 W në 50 Hz, energjia maksimale nё hyrjen e një qarku drosel-llambe do tё llogaritet si më poshtë: 47 + (48 – 38) * (70 – 47)/(58 – 38) = 58,5 W

  17. 19. Faza e dytë Energjia maksimale nё hyrjen e qarqeve drosel–llambë shprehet në W dhe përcaktohet sipas tabelës se mëposhtme: Kategoria e Energjia e llambës Energjia maksimale nё hyrjen droselit 1 2 3 4 5 6 50 Hz 15 W 18 W 30 W 36 W 38 W 58 W 70 W 18 W 24 W 36 W 18 W 24 W 36 W 10 W 13 W 18 W 26 W 18 W 26 W 10 W 16 W 21 W 28 W 38 W HF 13,5 W 16 W 24 W 32 W 32 W 50 W 60 W 16 W 22 W 32 W 16 W 22 W 32 W 9,5 W 12,5 W 16,5 W 24 W 16 W 24 W 9W 14 W 19 W 25 W 34 W e qarkut drosel - llambe 23 W 26 W 38 W 43 W 45 W 67 W 80 W 26 W 32 W 43 W 28 W 34 W 45 W 16 W 19 W 26 W 34 W 26 W 34 W 16 W 23 W 29 W 36 W 45 W Në çdo rast që një drosel është projektuar për një llambë, fuqia e sё cilёs ndodhet midis dy vlerave tё treguara në tabelën e mësipërme, energjia maksimale nё hyrjen e një qarku drosel - llambë llogaritet me metodёn e interpolacionit linear midis të dy vlerave të energjive më të afërta tё llambave të treguara në tabelë. Për shembull, në qoftë se një drosel pёr kategorinë e llambës 1 klasifikohet për një llambë 48 W në 50 Hz, energjia maksimale nё hyrjen e një qarku llambë-drosel llogaritet si më poshtë: 45 + (48 – 38) * (67 – 45)/(58 – 38) = 56 W

  18. 20. Moduli A a) Ky modul përshkruan procedurat sipas të cilave fabrikuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, përmbush detyrimet e përcaktuara në paragrafin (b), garanton dhe deklaron që droseli plotëson kërkesat e këtij rregulli teknik. Fabrikuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar vendos markën “CE” mbi çdo drosel dhe harton me shkrim deklaratën e konformitetit. b) Fabrikuesi krijon dosjen teknike të përshkruar në paragrafin (c) dhe ai ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, e mban atë në dispozicion të strukturës së mbikëqyrjes së tregut të paktën për një periudhë 3- vjecare nga data e prodhimit të droselës së fundit. c) Kur as fabrikuesi, as përfaqësuesi i tij i autorizuar nuk ndodhen në Shqipëri, detyrimi për mbajtjen në dispozicion të dosjes teknike është përgjegjësi e personit që vendos droselën në treg. d) Dosja teknike duhet të mundësojë vlerësimin e përputhshmërisë së droselës me kërkesat e këtij rregulli teknik. Ajo duhet të mbulojë projektimin, prodhimin dhe funksionimin e droselit. e) Fabrikuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar mban një kopje të deklaratës së konformitetit, së bashku me dosjen teknike. f) Fabrikuesi merr të gjitha masat e nevojshme, me qëllim që procesi i prodhimit të garantojë që droselat e prodhuara të përputhen me dosjen teknike referuar paragrafit (b) të këtij moduli dhe me kërkesat e këtij rregulli teknik.

Regulation No. 152 on energy efficiency requirements for electronic equipment · Nelum