Regulation No. 1443 on the establishment, organization and functioning as payment agency of the Agency for Agricultural and Rural Development (AARD)
颁布于 2008-10-31 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development
- 关键词
- institution, rural development, agricultural development, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.1443, datë 31.10.2008 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL (AZHBR), SI AGJENCIA E PAGESAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3 të nenit 21 të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si agjencia e pagesave, në kuptim të nenit 21 të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. 2. AZHBR-ja ka strukturë qendrore dhe struktura vendore, në shkallë qarku. 3. Drejtori i AZHBR-së emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Drejtuesit dhe punonjësit e tjerë të kësaj agjencie, përfshirë edhe ata të strukturave vendore, pranohen sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin për shërbimin civil. Numri i punonjësve të agjencisë është 86 veta. 4. AZHBR-ja është përgjegjëse për administrimin e fondeve të programit për bujqësinë dhe për zhvillimin rural, si më poshtë vijon: a) Fondet e Buxhetit të Shtetit, për mbështetje të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor; b) Fondet e Buxhetit të Shtetit, për zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve bujqësore; c) Fondet kundërparti, të projektit 2KR. Kriteret e përgjithshme të përdorimit të fondeve kundërparti, të projektit 2 KR, përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. 5. AZHBR-ja harton planin e veprimit për përafrimin e strukturës organizative dhe të kapaciteteve të saj, menaxhuese dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së. 6. AZHBR-ja harton dhe propozon projekte, si dhe merr masa për krijimin e administrimin e databazave dhe të logjistikës IT, të nevojshme për funksionimin e saj, sipas standardeve të BE-së. 7. AZHBR-ja do të fillojë të funksionojë më 1 janar 2009. 8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga Buxheti i Shtetit, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 9. Rregullat dhe procedurat e funksionimit të brendshëm të AZHBR-së, si dhe ndarja e detyrave, përgjegjësive e kompetencave, ndërmjet saj dhe drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK) e aktorëve të tjerë, të sistemit të bujqësisë dhe ushqimit, përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 10. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha