跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 140 of 2012 amending Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning

颁布于 2012-02-22 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings, urban land

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 140, datë 22.2.2012 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 88 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në shtojcën 1 “Rregullore model e planifikimit”, që i bashkëlidhet vendimit nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa: 1. Në nenin 1, pas fjalëve “… duke shërbyer si instrumenti i vetëm …” shtohen fjalët “… me përjashtim të vendimeve të KRRTRSH-së, të cilat mbeten në fuqi sipas përcaktimeve në Rregulloren Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit …”. 2. Pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje: “Neni 5/1 Zhvillimi i infrastrukturave publike në kushtet e zbatimit të rregullores model të planifikimit Pavarësisht nga sa përcaktohet në nenin 4 të kësaj rregulloreje, autoriteti vendor i planifikimit, subjekt i kësaj rregulloreje, jep leje zhvillimi në përputhje me procedurën e parashikuar në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, për projekte të rëndësishme të infrastrukturës publike sipas përcaktimeve të pikës 30 të nenit 3 të ligjit të sipërpërmendur, pa ndryshuar përdorimin ekzistues të tokës dhe/ose strukturave në të, të realizuara me investime, publike ose private, në zbatim të kushteve teknike të kërkuara sipas përcaktimit të legjislacionit të posaçëm në fuqi.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 140 of 2012 amending Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning · Nelum