跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 1354 on criteria for assessing the Pasture Fund damages

颁布于 2008-10-10 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Livestock, Land and soil
关键词
grazing, special fund, pastoralism, animal production, agricultural land, soil conservation/soil improvement, liability/compensation

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.1354, datë 10.10.2008 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR CAKTIMIN E VLERËS SË DËMIT TË SHKAKTUAR NË FONDIN KULLOSOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 33 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Zhdëmtimin në masë të plotë dhe të njëhershëm të dëmit të shkaktuar në fondin kullosor. Zhdëmtimi përfshin: a) pagesën e vlerës reale të dëmit, shkaktuar kullotës, livadhit ose objekteve infrastrukturore; b) koston për rikthimin e situatës në gjendjen e mëparshme. 2. Pagimi i dëmit bëhet në bazë të aktzhdëmtimit, të nënshkruar nga drejtori i drejtorisë së shërbimit pyjor ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, kur dëmi ka ndodhur në kullota e livadhe komunale. 3. Aktzhdëmtimi mbështetet në dokumentacionin standard, si procesverbali i këqyrjes së vendit apo i objektit të dëmtuar, aktkontrolli dhe aktverifikimi për vlerësimin e dëmit, të cilët hartohen nga inspektorët e Policisë Pyjore, nga specialistët e drejtorisë së shërbimit pyjor, në territorin e së cilës është kryer dëmi ose nga organi kontrollues i njësisë së qeverisjes vendore, kur dëmi është kryer në kullotat e livadhet komunale. Këto dokumente hartohen në kohën e vënies re të dëmit. 4. Për përcaktimin e vlerës së një dëmi të shkaktuar në kullota apo në livadhe, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose njësia e qeverisjes vendore mban parasysh: a) Sipërfaqen e kullotës apo të livadhit, e shprehur në njësinë fizike (m2), duke evidentuar tipin e kullotës dhe natyrën e dëmtimit të mbulesës barishtore të saj; b) Shkallën e dëmtimit të sipërfaqes së dëmtuar në raport me sipërfaqen e përgjithshme të saj, të shprehur në %; c) Mënyrën dhe mjetet konkrete, me të cilat është shkaktuar dëmi; ç) Sasinë e barit të kullotave e livadheve, të bimëve mjekësore, tanifere, eterovajore e prodhimeve të tjera të dëmtuara, në përputhje me të dhënat e përcaktuara për çdo ngastër nga plani i mbarështimit të kullotave; d) Dëmtimin e llojeve me status të mbrojtur: dru farorë, lloje të kërcënuara ose në rrezik zhdukjeje, fidanë në fidanishte, gërmoplazme (fruta, fara) dhe parcela eksperimentale; dh) Tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 5. Për vlerësimin e dëmit në secilin element përbërës të infrastrukturës së kullotave e livadheve, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose njësia e qeverisjes vendore përcakton: a) objektin konkret të dëmtuar, sipas përcaktimeve të pikës 6 të këtij vendimi; b) shkallën e dëmtimit të objektit; c) koston financiare të objektit të dëmtuar; ç) shpenzimet, që nevojiten për ta riparuar e rikthyer në gjendjen e mëparshme. 6. Dëmtuesi i objekteve infrastrukturore të kullotave (rrugë, ura, tombino, prita malore, lera, çezma, korita, kanale, shenja kufi dëftuese, tabela, rrethime me tel e drurë, ngrehina etj.) në marrëveshje, me shkrim, me drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor, merr përsipër ta riparojë vetë dëmin, deri në kthimin e situatës në gjendjen e mëparshme. 7. Në rastin e përshkruar në pikën 6 të këtij vendimi, riparimi kryhet nën kontrollin e drejtorisë së shërbimit pyjor, në territorin e së cilës ka ndodhur dëmtimi, e cila, në përfundim të riparimit, e merr në dorëzim objektin e riparuar. Në rast se riparimi nuk është kryer sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje, dëmtuesi detyrohet të shpërblejë vlerën e dëmit. Për objektet infrastrukturore të kullotave komunale, këto procedura zbatohen nga njësia organizative e qeverisjes vendore. 8. Pagesa derdhet në llogarinë bankare të drejtorisë së shërbimit pyjor ose të njësisë së qeverisjes vendore, kur dëmi është shkaktuar në kullotat e livadhet komunale. 9. Të ardhurat nga shpërblimi i dëmit përdoren nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor sipas vendimit nr.432, datë 28.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijojnë institucionet buxhetore”. 10. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe komunat e bashkitë, që kanë, në pronësi apo në përdorim, kullota e livadhe, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Tabela 1 E SHPËRBLIMIT TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NË FONDIN KULLOSOR Lloji i dëmit Njësia e matjes Vlefta e dëmit për njësi në lekë 1 A. Dëmtime të parikthyeshme të sipërfaqes kullosore Dëmtim i pakthyeshëm i sipërfaqes së kullotave dhe livadheve nga ndërtimet e instalimet e pamiratuara për: miniera, stacione energjetike, linja elektrike, telegrafike televizive, gazsjellës, naftësjellës, linja tensioni të lartë, ujësjellës, kanale, rrugë, shtëpi banimi, objekte shërbimi, nxjerrje gurësh, zhavorri, ngritje furra gëlqere, kamina e të tjera të kësaj natyre m2 1000 1 B. Dëmtime të rikthyeshme Dëmtim i sipërfaqes së kullotës dhe livadhit me anë të punimit: a) me mjete të mekanizuara b) me krahë m2 m2 500 300 2 Dëmtimi i sipërfaqeve të kullotës dhe livadhit nga instalimi i vathave të pa lëvizshme (me qëndrim bagëtie mbi 6 ditë) m2 100 3 Dëmtimi i sipërfaqes së kullotës dhe livadhit nga depozitimi i mbeturinave sipas nenit 23 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor” jashtë vendeve të depozitimit m2 500 4 Dëmtim nga futja për kullotje e bagëtive në kullota dhe livadhe jashtë afateve të kontratës: A. Para sezonit të kullotjes 1. Në kullotat dhe livadhet verore: për bagëtitë e imëta, për bagëtitë e trasha Krerë 10 Krerë 20 2. Në kullotat dhe livadhet dimërore: për bagëtitë e imëta, për bagëtitë e trasha Krerë 20 Krerë 50 5 B. Mbas sezonit të kullotjes 1. Në kullotat dhe livadhet verore: për bagëtitë e imëta, për bagëtitë e trasha. Krerë 50 Krerë 100 2. Në kullotat dhe livadhet dimërore: për bagëtitë e imëta, për bagëtitë e trasha Krerë 30 Krerë 50 6 Dëmtim i kullotës dhe livadhit nga kullotja pa kontratë brenda sezonit të kullotjes, për çdo ditë të veçantë kullotjeje: për bagëtitë e imëta, për bagëtitë e trasha Krerë 30 Krerë 50 7 Shfrytëzimi i kullotës dhe livadhit duke futur krerë mbi ato të përcaktuara në kontratë: për bagëtitë e imëta, për bagëtitë e trasha Krerë 20 Krerë 50 8 Kositja e kullotës ose livadhit pa kontratë: në kullotat natyrore, në parcelat farore, në parcelat eksperimentale m2 50 m2 100 m2 200 9 Dëmtim i kullotës ose livadhit: kur kryhen punime përmirësuese në parcelat farore në parcelat eksperimentale m2 100 m2 250 m2 500 10 Dëmtimi i kullotës dhe livadhit nga ngritja e kampingjeve dhe objekteve të tjera të lëvizshme m2 100 11 Dëmtimi i kullotës dhe livadhit nga zjarret m2 200

Regulation No. 1354 on criteria for assessing the Pasture Fund damages · Nelum