Regulation No. 1353 submission of applications, gathering of documentation, criteria and procedures for benefiting from the Forestry Fund
颁布于 2008-10-03 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- special fund, legal proceedings/administrative proceedings
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr. 1353, date 3 10. 2008 PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR PARAQITJEN E KËRKESËS, MBAJTJEN DHE PLOTËSIMIN E DOKUMENTACIONIT TEKNIK, SI DHE TË KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË ZVOGËLIMIT TË SIPËRFAQES E TË VËLLIMIT TË FONDIT PYJOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Personat, fizikë ose juridikë, apo organet e qeverisjes vendore, për pyjet komunale, e paraqesin kërkesën për heqjen e një sipërfaqeje nga fondi pyjor në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 2. Kërkesa bëhet me shkrim dhe përmban gjenealitetet e kërkuesit dhe të subjektit, që ai përfaqëson, një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë, që do të ushtrojë, dhe investimet, që do të bëhen. 3. Kërkesa për heqjen e sipërfaqeve nga fondi pyjor është e vlefshme vetëm kur bëhet për veprimtaritë e përcaktuara shprehimisht në nenin 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar. 4. Personat, fizikë ose juridikë, apo organet e qeverisjes vendore, për pyjet komunale, e paraqesin kërkesën në ministri, vetëm pasi kanë siguruar lejen, licencën ose dokumentin, që miraton ushtrimin e veprimtarisë, të lëshuar nga organi i ngarkuar me ligj për dhënien e miratimit. 5. Kërkesa shoqërohet me këto dokumente: a) Njoftimin e ministrisë nga organi shtetëror, që ka miratuar veprimtarinë, ku sqarohet se, për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë të miratuar prej tij, sipërfaqja e kërkuar të hiqet nga fondi pyjor; b) Kopjen e noterizuar të lejes apo të dokumentit, me të cilin i është miratuar veprimtaria nga institucioni i ngarkuar me ligj; c) Planimetrinë e sipërfaqes së kërkuar në hartë topografike të dixhitalizuar dhe të gjeoreferuar, në shkallë 1 : 10 000, ku të jenë evidentuar elementet kryesore, si dhe kufijtë natyrorë, relievi, objektet, si dhe çdo planimetri tjetër, në shkallë më të hollësishme, hartuar në përputhje me kërkesat e studimit apo të projektit. 6. Ministria mund t’ia kthejë kërkuesit dokumentacionin teknik, të paraqitur, për plotësime e saktësime. Koha për plotësimin e dokumentacionit nuk llogaritet në afatin e përcaktuar për shqyrtimin e kërkesës, i cili është një muaj. 7. Pas depozitimit të kërkesës, ministria i kërkon drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor të identifikojë ngastrat dhe nënngastrat e kërkuara dhe të hartojë raportin teknik për to, brenda 1 jave. Ky raport i përcillet ministrisë, brenda 10 ditësh nga data, që ajo e ka kërkuar. Kur heqja kërkohet nga fondi pyjor komunal, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor e harton raportin teknik, në bashkëpunim me njësinë tekniko-administrative të pyjeve e kullotave, të njësisë së qeverisjes vendore. 8. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të mësipërm: a) ministri nxjerr urdhrin për heqjen nga fondi pyjor, për pyje dhe toka, me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri në 1 ha; b) ministria përgatit projektvendimin për heqjen nga fondi pyjor, për pyje dhe toka, me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 1 ha e deri në 100 ha dhe e dërgon atë, për shqyrtim e miratim, në Këshillin e Ministrave; c) ministria përgatit projektligjin për heqjen nga fondi pyjor, për pyje e toka, me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 100 ha, dhe e dërgon atë për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, i cili, kur e gjen të rregullt, e përcjell në Kuvend, për miratim. Praktikat e projektvendimit e të projektligjit nënshkruhen nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe nga ministri, që ka miratuar veprimtarinë. 9. Në çdo rast, urdhri i ministrit, vendimi i Këshillit të Ministrave dhe ligji për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor, përcaktojnë: a) sipërfaqen, që hiqet, të shprehur në m2/ha dhe me kufij të përcaktuar, të shoqëruara me hartën përkatëse; b) vëllimin e lëndës drusore, të shprehur në m3, që zvogëlohet nga heqja e sipërfaqes; c) emrin e personit, fizik ose juridik, që ka kërkuar heqjen nga fondi pyjor; ç) gjendjen juridike aktuale dhe destinacionin e ri të sipërfaqes, që hiqet nga fondi pyjor; d) detyrimin e kërkuesit për të paguar vlerën e sipërfaqes pyjore të hequr, të vëllimit të lëndës drusore, që pakësohet, dhe të infrastrukturës së saj; dh) detyrimin e kërkuesit për të pyllëzuar, me shpenzimet e veta, para fillimit të veprimtarisë, një sipërfaqe të re, sa ajo që hiqet. Sipërfaqja, që do të pyllëzohet, lloji i drurëve, që do të mbillen dhe grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila ndjek realizimin e mbjelljeve deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes, që lidh me kërkuesin. 10. Pas miratimit të heqjes së sipërfaqes nga fondi pyjor: a) drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor bën përditësimin në kadastrën e pyjeve në sipërfaqe dhe në vëllim dhe të dhënat i përcjell në ministri; b) ministria bën përditësimin në Kadastrën Kombëtare të Pyjeve; c) zyra përkatëse e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në kategorinë e re të përdorimit. 11. Sipërfaqja, që hiqet nga fondi pyjor publik, sipas këtij vendimi, kalon në një destinacion tjetër përdorimi, por, në çdo rast, mbetet në pronësi publike. 12. Vlera e sipërfaqes pyjore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhen nga kërkuesi para se akti i miratimit, të përmendur në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 8, të këtij vendimi, të hyjë në fuqi, dhe derdhet në llogarinë bankare të ministrisë, ndërsa për pyjet komunale, derdhet në llogarinë bankare, të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse. 13. Në rastet e ndërtimit të infrastrukturave lineare, si rrugë, linja të transmetimit ajror apo nëntokësor të energjisë elektrike, të naftës, gazit, telekomunikacionit, si dhe teleferikët, të cilat, në përputhje me projektet e miratuara, kërkojnë një trase të pastruar nga vegjetacioni, me gjerësi më të vogël se 10 m, për efekt kadastral, bëhet vetëm zvogëlim në vëllim, por jo në sipërfaqe. 14. Për shërbimin e ofruar nga ministria, sipas këtij vendimi, kërkuesi paguan një tarifë shërbimi, në vlerën 20 000 lekë, e cila derdhet në llogarinë bankare të ministrisë, në kohën e paraqitjes së kërkesës. Kjo tarifë është e pakthyeshme edhe nëse kërkesa nuk miratohet. 15. Kur kërkesën për ndryshimin e destinacionit të një pjese apo të të gjithë pyllit a sipërfaqes pyjore, e bën pronari privat që e ka në pronësi, kërkesa sqaron: a) sipërfaqen, që do t’i ndryshohet destinacioni; b) veprimtarinë për çfarë do të përdoret (veprimtarinë, që do të ushtrohet apo objektin, që do të ndërtohet në të). 16. Kërkesa shoqërohet me këto dokumente: a) Kopjen e noterizuar të dokumentit të pronësisë së pyllit apo sipërfaqes pyjore; b) Studimin apo projektin e veprimtarisë, që do të ushtrohet, apo të veprës, që do të ndërtohet; c) Kopjen e noterizuar të licencës, që ka miratuar veprimtarinë apo ndërtimin e objektit; ç) Planimetrinë e sipërfaqes, që kërkohet të ndërrojë destinacion, në hartë topografike, në shkallë 1:10 000, ku të jenë evidentuar kufijtë natyrorë, relievi, objektet, si dhe kufijtë e pyllit apo të sipërfaqes pyjore, që mbetet pas miratimit të kërkesës; d) Mandatpagesën e tarifës së shërbimit, sipas pikës 14, të këtij vendimi. 17. Kërkesa shqyrtohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor brenda 30 ditëve. Pas këtij afati ajo quhet e miratuar. Drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve. 18. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA