Regulation No. 1345 removing from the Forestry Fund two parcels of the forestry economy Dhembel-Kala-Permet to be used from CFF Ltd for the production of decorative stones
颁布于 2008-10-10 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, special fund
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr. 1345, date 10 10. 2008 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQEVE TË DY NGASTRAVE TË EKONOMISË PYJORE ““DHËMBEL-KALA”, PËRMET”, QË DO TË PËRDOREN NGA “CFF”, SHPK, PËR PRODHIM PLLAKASH GURI DEKORATIV Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I : 1. Sipërfaqet e ngastrave 98/a e 99/a, të ekonomisë pyjore ““Dhëmbel-Kala”, Përmet”, që do të përdoren nga “CFF”, shpk, për prodhim guri dekorativ, në një sipërfaqe, gjithsej, 5 ha, të hiqen nga fondi pyjor kombëtar dhe të çregjistrohen nga zëri kadastral “Pyll”, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Përcaktimin në terren dhe në hartë të kufijve të rinj të fondit pyjor kombëtar, pas heqjes së sipërfaqeve të ngastrave, të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, si dhe përfundimin e procedurave për pagesat, në përputhje me vendimin nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”. 3. “CFF”, shpk, brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të pyllëzojë, me shpenzimet e veta, 5 ha me pyje, sipas ngastrave të përcaktuara nga drejtoria e shërbimit pyjor. 4. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA