Regulation No. 129 date 31.10.2015 amending the rules of certification of the operator of natural gas transmission system
颁布于 2015-10-31 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 129, datë 31.10.2015 mbi disa ndryshime në rregullat për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy
- 关键词
- natural gas, transport/storage, certification
- 类别
- energy
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 129, datë 31.10.2015 MBI DISA NDRYSHIME NË RREGULLAT PËR CERTIFIKIMIN E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT TË GAZIT NATYROR Bazuar në neni 38 pika 2, të ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të ratifikuar me ligjin nr. 9051, datë 3.4.2006, vendimit të Këshillit Ministerial nr. D/2011/02/MC-EnC, si dhe në përputhje me direktivën 2009/73-EC dhe rregulloren EC nr. 715/2009, bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 31.10.2015, mbasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga grupi i punës për disa ndryshime në rregullat e certifikimit të operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror, VENDOSI: 1. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregullat për Certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Gazit Natyror (bashkëlidhur rregullat me ndryshimet sipas këtij vendimi). 2. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë të interesuarit për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETARI I ERE-S Petrit Ahmeti TEKSTI ME NDRYSHIMET NË RREGULLAT PËR CERTIFIKIMIN E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT PËR GAZIN NATYROR Në nenin 1, “Autoriteti”, fjalët: “nenit 9 të ligjit nr. 9946, datë 30.6.2008” janë zëvendësuar me fjalët: “nenit 37 të ligjit nr. 102/2015”. Në nenin 4 “Zbatimi dhe interpretimi i rregullores”, në pikën 2, pas fjalëve “Rregullorja duhet të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me…” janë shtuar fjalët “Ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror””. Në nenin 5 “Përkufizimet”, fjalët “këtë rregullore” janë zëvendësuar me “nenin 4 të ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror””. Në nenin 5, pika 2, pas fjalëve “i cili funksionon në përputhje me ligjin” janë shtuar fjalët “për sektorin”. Në nenin 5, pika 4, në fund të fjalisë janë shtuar fjalët: “si dhe për garantimin e mundësive afatgjata të sistemit për të përmbushur kërkesat e arsyeshme për transportin e gazit…” Në nenin 6 “Detyrimet për certifikimin” në pikën 1 fjalët “Ligjin për gazin natyror” janë zëvendësuar me fjalët “në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”. Në nenin 6, pika 2, pas fjalës “Ligjin” janë shtuar fjalët “nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit””. Në nenin 10 “Procedurat që aplikohen për certifikim”, në pikën 1 fjalët “në procedurat e vendosura në këtë rregullore” janë zëvendësuar me fjalët: “në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, si dhe”. Në nenin 11 “Vendimi për certifikimin” në pikën 1, fjalët “nga data e marrjes së aplikimit dhe paraqitjes siç duhet të të gjitha dokumenteve të dhënave dhe informacionit” janë zëvendësuar me fjalët “nga data e aplikimit dhe dorëzimit të të gjithë dokumentacionit dhe informacionit të kërkuar nga OST-ja”. Në nenin 11 pika 2 fjalët “I dhënë bazuar në vendimin e nënkuptuar nga ERE” zëvendësohen me fjalët “jepet i miratuar në heshtje nga ERE”. Në nenin 11, pika 6, është riformuluar: “Nëse vendimi i ERES-s është i ndryshëm nga rekomandimet e Sekretariatit, ERE duhet të publikojë dhe të arsyetojë shkaqet e mospranimit të tyre, duke informuar Sekretariatin për këtë vendim”. Në nenin 12 “Certifikimi në lidhje me vendet e treta”, fjalët “Neni 8 i Rregullores, duke marrë në konsideratë kërkesat e veçanta të përcaktuara në këtë rregullore” janë zëvendësuar me fjalët “Nenit 40 të ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror””. Në nenin 13 “Rihapja e procedurës së certifikimit” në pikën 1 fjalët “të saj” janë zëvendësuar me fjalët “që i njeh ligji 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror””.