Regulation No. 125 amending Regulation 775 of 1996 on the establishment of the National Water Council
颁布于 2006-03-02 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Water
- 关键词
- institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.125, datë 2.3.2006 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.775, DATË 28.10.1996 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 pika 2, dhe 72 të ligjit nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Pika 2 e vendimit nr.775, datë 28.10.1996 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të ndryshohet si më poshtë vijon: “2. Këshilli Kombëtar i Ujit (KKU) përbëhet nga 8 anëtarë, përkatësisht: Kryeministri kryetar, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave zëvendëskryetar, Ministri i Brendshëm anëtar, Ministri i Financave anëtar, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës anëtar, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit anëtar, Ministri i Shëndetësisë anëtar, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit anëtar.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha