跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 1147 of 2008 amending Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC)

颁布于 2008-08-05 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land-use planning, urban land, institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.1147, datë 5.8.2008 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 17.5.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2. ALUIZNI ka drejtorinë qendrore në Tiranë, dhe drejtori, në nivel qarku, e zyra, në këto njësi të qeverisjes vendore: a) Bashkia Tiranë 7 zyra b) Bashkia Kavajë 1 zyrë c) Bashkia Kamëz 1 zyrë ç) Komuna Paskuqan 1 zyrë d) Bashkia Vlorë 1 zyrë dh) Bashkia Sarandë 1 zyrë e) Bashkia Orikum 1 zyrë ë) Bashkia Durrës 2 zyra f) Bashkia Fushë-Krujë 1 zyrë g) Komuna Manzë 1 zyrë gj) Bashkia Laç 1 zyrë h) Bashkia Korçë 1 zyrë i) Bashkia Pogradec 1 zyrë j) Bashkia Lushnjë 1 zyrë k) Bashkia Fier 1 zyrë l) Bashkia Berat 1 zyrë ll) Bashkia Elbasan 2 zyra m) Bashkia Shkodër 1 zyrë n) Komuna Bushat 1 zyrë.”. 2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5. ALUIZNI drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe 3 zëvendësdrejtorë.”. 3. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon: “8. ALUIZNI financohet nga Buxheti i Shtetit, nga të ardhurat, që siguron nga mbledhja e tarifës së shërbimit, në përputhje me ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe nga donacione të huaja.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 1147 of 2008 amending Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC) · Nelum