跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 114 on safety emergency measures concerning activities carried out at installations destined to the storage and trade of oil, gas and related by-products

颁布于 2009-01-27 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Energy
关键词
transport/storage, internal trade, institution, natural gas, oil, governance
类别
energy

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Krijimin e grupit të punës për marrjen e masave emergjente, për përmirësimin e situatës së sigurisë, në impiantet dhe instalimet, që shërbejnë për depozitimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe të nënprodukteve të tyre, i cili të drejtohet, bashkërisht, nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e ku të bëjnë pjesë zëvendësministrat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe drejtuesit e Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), agjencive rajonale të mjedisit (ARM) dhe drejtorive për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin (PMNZSH).

  2. 2. Grupi i punës ka për detyrë të realizojë: a) Kontrollin dhe verifikimin e respektimit të kushteve teknike të ndërtimit dhe funksionimit të të gjitha impianteve e instalimeve, ku kryhet veprimtaria e depozitimit, transportimit dhe tregtimit, me shumicë ose pakicë, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, për të përcaktuar nivelin e sigurisë. b) Brenda 2 (dy) muajve, listën e subjekteve, që kryejnë veprimtarinë e depozitimit, transportimit dhe tregtimit, me shumicë ose pakicë, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, pa lejet përkatëse, ose listën e subjekteve, veprimtaria e të cilave paraqet rrezik për sigurinë e pronës, të jetës dhe të mjedisit, sepse ndodhen brenda territorit të zonave të banuara dhe t’ia paraqesë Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. c) Listën për subjektet e tjera, jashtë zonave të banuara, që e ushtrojnë veprimtarinë pa lejet përkatëse ose që veprimtaria e tyre paraqet rrezik për sigurinë e pronës, të jetës dhe të mjedisit dhe t’i paraqesë, brenda 3(tre) muajve, Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Afatet e përcaktuara në shkronjat “b” e “c” të pikës 1 të këtij vendimi fillojnë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit.

  3. 3. Veprimtaritë e depozitimit, transportimit ose tregtimit, me shumicë ose pakicë, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, në impiante dhe instalime të ndërtuara në rrugët dhe në mjedise urbane (brenda qyteteve ose zonave të banuara), të cilat zhvillohen edhe pa lejet përkatëse, dhënë sipas legjislacionit në fuqi, dhe paraqesin rrezikshmëri për sigurinë e pronës, të jetës dhe të mjedisit, sipas përcaktimeve të pikës 1 të këtij vendimi, të prishen ose të mbyllen nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i bashkisë/komunës apo nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me ligjin nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit.

  4. 4. Veprimtaritë e depozitimit, transportimit ose tregtimit, me shumicë ose pakicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, në impiantet dhe instalimet e ndërtuara jashtë qyteteve ose jashtë zonave të banuara, që zhvillohen pa lejet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, por rezultojnë se plotësojnë kushtet teknike dhe të sigurisë, bllokohen nga IQT-ja, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës apo Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Subjekti përkatës, brenda 3 muajve pas realizimit të kontrollit, sipas afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, duhet të bëjë plotësimin e dokumentacionit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

  5. 5. Veprimtaritë e depozitimit, transportimit dhe tregtimit, me shumicë ose pakicë, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, në impiante dhe instalime, të cilat ushtrohen nga subjekte të pajisura me lejet përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi, por që veprimtaria e tyre cilësohet se paraqet rrezikshmëri për sigurinë e pronës, të jetës dhe të mjedisit, sipas përcaktimeve të pikës 1 të këtij vendimi, të mbyllen ose të prishen nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar dhe Policia e Shtetit.

  6. 6. Shpenzimet për mbylljen ose prishjen fizike të impianteve dhe instalimeve, që shërbejnë për kryerjen e veprimtarive të depozitimit, transportimit ose tregtimit, me shumicë ose pakicë, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, sipas pikave 2, 3 e 4 të këtij vendimi, bëhen me shpenzimet e vetë subjekteve.

  7. 7. Ndalohet futja nga importi, në formë skrapi, i bombolave, që shërbejnë për depozitimin, transportimin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm të naftës (GLN). Bombolat, që nuk plotësojnë standardet e sigurisë, në përputhje me kërkesat e ligjit nr.8739, datë 12.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”, konfiskohen nga IQT- ja.

  8. 8. Vërtetimi për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, i lëshuar nga IQT- ja, për marrjen e lejeve përkatëse për depozitimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, rinovohet çdo vit. Tarifa për këtë shërbim përcaktohet me udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Financave.

  9. 9. Ndalohet tregtimi i naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre nga subjekte, që kryejnë veprimtarinë e depozitimit, transportimit ose tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, për të gjitha subjektet që kryejnë veprimtari të depozitimit, transportimit ose tregtimit me pakicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, të cilat nuk janë pajisur me lejet apo autorizimin përkatës, në përputhje e kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushtrimin e këtyre veprimtarive.

  10. 10. Në rast të mosrespektimit të kësaj kërkese, nga subjektet e tregtimit me shumicë, të përmendura më sipër, IQT-ja pezullon të drejtat e lejes së tregtimit dhe i propozon organit përkatës revokimin e lejes.

  11. 11. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 114 on safety emergency measures concerning activities carried out at installations destined to the storage and trade of oil, gas and related by-products · Nelum