跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 1125 of 2009 amending Regulation No. 954 of 2009 on the organization, structure, and functioning of the Inter-Institutional Operational Marine Center (IOMC) and on the interaction with government institution involved in maritime affairs

颁布于 2009-11-13 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Sea
关键词
institution, management/conservation, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.1125, datë 13.11.2009 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.954, DATË 30.9.2009 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR ORGANIZIMIN, STRUKTURËN, FUNKSIONIMIN E QENDRËS NDËRINSTITUCIONALE OPERACIONALE DETARE (QNOD) DHE BASHKËVEPRIMIN ME INSTITUCIONET SHTETËRORE, QË KANË INTERESA NË DET" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32 të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë", të neneve 3, pika 3, e 4/1, pika 3 të ligjit nr.8875, datë 4.4.2002 "Për rojën bregdetare shqiptare", të ndryshuar, dhe të neneve 6, 29 e 41 të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008 "Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror", me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në kreun III të vendimit nr.954, datë 30.9.2009 të Këshillit të Ministrave bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Shkronja "b" shfuqizohet. b) Shkronja "ç" ndryshohet, si më poshtë vijon: "ç) Oficerët e shërbimit/Oficerë civilë turni;". c) Shkronja "d" shfuqizohet. 2. Paragrafët e dytë, të tretë dhe të katërt të pikës 7 ndryshohen, si më poshtë vijon: "- Koordinatorët institucionalë janë përfaqësues të caktuar nga institucionet shtetërore, që marrin pjesë në QNOD, dhe i përfaqësojnë ato gjatë planifikimit të përditshëm dhe afatgjatë operacional. Koordinatorët e caktuar nga institucionet pjesëmarrëse janë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e planeve operacionale të QNOD-së, të miratuara bashkërisht, për vlerësimet e riskut, rekomandimet e trajnimit e të planit, sipas vendimeve përkatëse. Çdo institucion pjesëmarrës vendos sipas nevojave për numrin e koordinatorëve në QNOD. Oficerët e shërbimit/oficerët civilë të turnit janë oficerët përgjegjës për personelin, që shërben në sallën operacionale të QNOD-së. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave do të kenë oficerë shërbimi, 24 orë, për marrjen e vendimeve në QNOD. Secili oficer shërbimi është përgjegjës për drejtimin e operacioneve, kompetencë e ministrisë që përfaqëson. Për sigurimin e kontrollit civil për të gjitha operacionet policore, oficeri i shërbimit, i caktuar nga Ministria e Brendshme në sallën operative të QNOD-së, do të marrë përsipër dhe do të ekzekutojë operacione, që lidhen me detyrat e policisë. Përgjegjësitë dhe bashkërendimi i oficerëve të shërbimit përshkruhen në procedurat operacionale, të miratuara. Personeli i operacioneve dhe ai i shërbimit të QNOD-së caktohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të jenë operatorë të trajnuar radarësh dhe/ose personel për ndërlidhje. Personeli i shërbimit të QNOD-së do të shërbejë me turne shërbimi, për të garantuar se personeli është operativ çdo ditë, gjatë të gjithë ditës.". Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 1 of 1Ligjet.org - Për disa ndryshime në vendimin nr.954, datë 30.9.2009 të Këshillit të Ministr... 5/4/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:1125:13.11.2009

Regulation No. 1125 of 2009 amending Regulation No. 954 of 2009 on the organization, structure, and functioning of the Inter-Institutional Operational Marine Center (IOMC) and on the interaction with government institution involved in maritime affairs · Nelum