Regulation No. 108 on the criteria for establishing infringements with grave consequences in forests
颁布于 2009-01-27 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- offences/penalties
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.108, datë 27.1.2009 PËR KRITERET E CILËSIMIT TË SHKELJEVE, ME PASOJA TË RËNDA, NË PYJE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 38 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në varësi të dëmit mjedisor, që shkaktojnë, e të pasojave, që sjellin, në pyje, shkeljet, e parashikuara, shprehimisht, në pikën 1 të nenit 38 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, vlerësohen me pasoja të rënda, kur: a) janë kryer në një zonë pyjore të mbrojtur, sidomos në nënzonat e saj, që janë me status strikt të mbrojtur, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit, për të cilin kanë marrë statusin e mbrojtjes; b) janë kryer në parcelat eksperimentale e studimore të pyjeve, të kullotave e të livadheve, duke bërë të pamundur vazhdimin e eksperimentimit e të studimit shkencor; c) kanë dëmtuar grumbujt e drurëve dhe të llojeve pyjore, të paracaktuara për konservim, germoplazmë, in situ dhe ex situ, për grumbullim, përpunim, shpërndarje dhe certifikim të materialit mbjellës; ç) janë kryer në një pyll mbrojtës, të cilësuar të tillë në planet e mbarështimit, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit; d) kanë shkatërruar një monument pyjor natyror, të miratuar me një akt normativ; dh) kanë asgjësuar, me prerje, me shkulje, me marrje, individë të llojeve të florës, të rralla, të rrezikuara e që gëzojnë status të veçantë mbrojtjeje; e) ka shkatërruar cilësitë e një habitati konkret. 2. Shkeljet e tjera, të parashikuara, shprehimisht, në pikën 1 të nenit 38 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, kur nuk përbëjnë asnjërin nga rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij vendimi, vlerësohen me pasoja të lehta. 3. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore për pyjet dhe kullotat komunale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha