跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 1043 dated 16.12.2015 amending and supplementing Regulation no. 408 date 13.5.2015 approving the regulation on the territory development, as amended

颁布于 2015-12-16 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 1043, datë 16.12.2015 për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 408, datë 13.5.2015, të këshillit të ministrave, “për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, të ndryshuar.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land-use planning, authorization/permit

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 1043, datë 16.12.2015 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në tekstin e rregullores së zhvillimit të territorit, miratuar me vendimin nr. 408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në pikën 9, të nenit 25, pas fjalëve “... dokumenti i lejes ...” shtohen “... sipas shtojcës C të këtij vendimi ...”. 2. Në tekstin e shtojcës C të rregullores, fjalët “Kryetari i bashkisë/KKT” zëvendësohen me “Kryetari i bashkisë/Sekretari i KKT-së”. 3. Në nenin 45, shkronja “c” zëvendësohet me fjalitë, si më poshtë vijon: “Për objektet mbi 6 kate, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, leja e ndërtimit jepet nga autoriteti vendor përgjegjës pas kontrollit paraprak pa vërejtje të Këshillit Kombëtar të Territorit, brenda 10 (dhjetë) ditëve, lidhur me përputhshmërinë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit në proces. Me kalimin e afatit 10-ditor, pa vërejtje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kontrolli i përputh-shmërisë konsiderohet i përfunduar pozitivisht dhe kërkesa për leje shqyrtohet nga autoriteti vendor përgjegjës. Ngarkohen ZVRPP-te përkatëse për te pasqyruar/regjistruar ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve, që vijnë si pasojë e miratimit të dokumenteve të planifikimit të territorit sipas këtij neni dhe vendimit nr. 5, datë 29.12.2014, të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e zonave të urbanizuara të territorit. Certifikata e pronësisë e përditësuar si më sipër i lëshohet pronarit të pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të këtij të fundit”.” Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 1043 dated 16.12.2015 amending and supplementing Regulation no. 408 date 13.5.2015 approving the regulation on the territory development, as amended · Nelum