跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation no. 103 date 4.2.2015 on the establishment and functioning of the State Inspectorate of Forests and Environment

颁布于 2015-02-04 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 103, datë 4.2. 2015 për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment, Forestry
关键词
inspection, institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 103, datë 4.2. 2015 PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT DHE PYJEVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11 e 51, pika 3, të ligjit nr.10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. KRIJIMI I INSPEKTORATIT SHTE-TËROR TË MJEDISIT DHE PYJEVE 1. Krijohet Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (në vijim “ISHMP”) si institucion qendror publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin. 2. Ministria përgjegjëse për mjedisin mbështet funksionimin efektiv të ISHMP-së. Në këtë përgjegjësi nuk përfshihet drejtimi operacional i veprimtarisë së inspektimit. II. MISIONI DHE FUNKSIONET E ISHMP-së 1. ISHMP-ja ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe pyjeve. 2. ISHMP-ja është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit në fushën përkatëse, në përputhje me përgjegjësitë e ministrisë përgjegjëse për mjedisin. 3. Përveç sa parashikohet në pikën 2, të këtij kreu, ISHMP-ja është përgjegjëse për çdo funksion apo kompetencë tjetër, të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi për inspektoratin shtetëror, që mbulon fushën e mjedisit. 4. ISHMP-ja ushtron juridiksionin e vet territorial në të gjithë territorin e vendit. III. MËNYRA E ORGANIZIMIT DHE E FUNKSIONIMIT TË ISHMP-së 1. ISHMP-ja organizohet në dy nivele: në nivelin qendror dhe atë rajonal, ku këto të fundit ngrihen për çdo rajon të vendit. 2. ISHMP-ja drejtohet nga kryeinspektori, i cili është titullari i institucionit. 3. Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të ISHMP-së, kryeinspektori ushtron këto kompetenca: a) përfaqëson inspektoratin në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin dhe bashkërendimin e punës për funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së këtij inspektorati; b) zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të ISHMP-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit përgjegjës; c) nxjerr urdhra për mbarëvajtjen e vazhdueshme të punës, për përcaktimin e procedurave, kompetencave, detyrave dhe funksioneve për kryerjen e veprimtarive inspektuese të strukturave të ISHMP-së, në nivel qendror dhe rajonal, në fushën e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve; ç) bashkërendon veprimtarinë e ISHMP-së me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve; d) siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme të huaja për zgjidhjen efektive të problemeve në fushën e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve, si dhe kryen veprimtari të tjera për plotësimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimin në këtë fushë; dh) siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë në fushën e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve; e) ushtron çdo funksion tjetër, të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit. 4. Kryeinspektori i ISHMP-së i raporton drejtpërdrejt ministrit përgjegjës për mjedisin, përveçse kur ministri ka përcaktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi në aparatin e ministrisë përgjegjëse. 5. ISHMP-ja në nivel qendror ka këto funksione: a) planifikon dhe bashkërendon veprimtarinë e inspektimit; b) siguron unifikimin e praktikave të inspektimit në shkallë vendi; c) bashkërendon veprimtarinë e laboratorëve të vet dhe siguron kryerjen e analizave nga laboratorë të tjerë të akredituar, në rastin e pamundësisë së kryerjes së tyre nga laboratorët e vet; ç) informon publikun për veprimtarinë e inspektimit; d) jep mbështetje teknike, administrative dhe shkencore për veprimtarinë e inspektimit; dh) përgatit programin dhe raportin vjetor të inspektimit. 6. Përveç sa parashikohet në pikën 5, të këtij kreu, ISHMP-ja në nivel qendror është përgjegjëse për të gjithë institucionin, përfshirë edhe degët në nivel rajonal, për kryerjen e këtyre funksioneve të brendshme: a) menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe ndjekjen e çështjeve ligjore, të teknologjisë së informacionit, të mirëmbajtjes dhe shërbimeve të tjera mbështetëse; b) përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, mbajtjen e kontabilitetit dhe kryerjen e auditimit të brendshëm. 7. Pranë ISHMP-së në nivel qendror krijohet “Komisioni i ankimit të ISHMP-së”, i cili drejtohet nga kryeinspektori dhe ka në përbërje të tij: drejtorin përgjegjës për inspektimin e mjedisit; drejtorin përgjegjës për inspektimin e pyjeve; drejtorin përgjegjës për shërbimet mbështetëse; juristin e institucionit. 8. Komisioni i ankimit të ISHMP-së kryen këto detyra: a) Mblidhet për të shqyrtuar ligjshmërinë e aktit ndaj të cilit është bërë ankim/kërkesë administrative dhe merr vendimin, në respektim të procedurës dhe afateve të përcaktuara në ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative; b) Në të gjitha rastet kur komisioni vlerëson pranimin e ankesës/kërkesës për shfuqizimin e vendimit administrativ, me kërkesë të komisionit, në mbledhje duhet të jetë i pranishëm autoriteti përkatës, i cili ka marrë vendimin; c) Për çdo vendim, komisioni njofton me shkrim, zyrtarisht, subjektin ankues/kërkues; ç) Ushtron funksionet, në përputhje me afatet dhe procedurat e ankimeve, të parashikuara në ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në Kodin e Procedurave Administrative, në ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”, dhe rregulloren përkatëse të funksionimit, të miratuar nga komisioni. 9. Degët rajonale të ISHMP-së ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e qarkut përkatës dhe janë përgjegjëse për inspektimin në atë qark. Me urdhër të kryeinspektorit, inspektorët e një dege rajonale mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe në territorin e një qarku tjetër, në bashkëpunim me degën rajonale përkatëse. 10. Degët rajonale, të cilat kanë në territorin e tyre pika të kalimit të kufirit, bashkëpunojnë me organet doganore dhe organet e tjera përkatëse për parandalimin e dëmtimit të cilësisë së mjedisit apo të përbërësve të tij të veçantë. 11. Degët rajonale të ISHMP-së drejtohen nga drejtuesi i degës rajonale. Drejtuesi i degës rajonale përfaqëson degën rajonale në marrëdhënie me të tretët, në nivelin e qarkut përkatës, dhe është përgjegjës për organizimin dhe bashkërendimin e punës për funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së degës së tij. 12. Përveç sa parashikohet në pikën 11, të këtij kreu, drejtuesi i degës rajonale: a) jep autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit; b) vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin, dhe për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, me përjashtim të rasteve kur urdhërohet nga kryeinspektori qendror. 13. Drejtuesi i degës rajonale i përgjigjet dhe raporton drejtpërsëdrejti te kryeinspektori i ISHMP-së, përveçse kur kryeinspektori ka caktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi pranë ISHMP-së në nivel qendror. IV. STEMA DHE VULA ZYRTARE E ISHMP-së 1. ISHMP-ja identifikohet me stemën dhe vulën zyrtare. 2. Stema e ISHMP-së përbëhet nga stema e Republikës dhe emërtimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve”. 3. Vula e ISHMP-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në pikën 2, të vendimit nr. 390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula e ISHMP-së në nivel qendror përmban edhe shënimin identifikues “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve”, ndërsa vulat e degëve rajonale përmbajnë shënimin identifikues “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Dega Rajonale e Qarkut (emri i qarkut përkatës)”. 4. Vula e ISHMP-së dhe vulat e degëve rajonale prodhohen, administrohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi. V. DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT 1. Ngarkohet ministri i Mjedisit që, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të marrë masat për paraqitjen e propozimit për miratimin e strukturës e të organikës së ISHMP-së, sipas ligjit, te Kryeministri. 2. Kryeinspektori i ISHMP-së, mbështetur nga njësitë përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Mjedisit dhe në përputhje me kërkesat specifike për arsimin e inspektorëve, të miratuara nga Inspektorati Qendror, miraton kërkesat specifike për çdo vend pune në ISHMP. 3. Nëpunësit që kryejnë funksionet e inspektimit të mjedisit dhe pyjeve, të cilët janë aktualisht të emëruar pranë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe që plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, mbeten në të njëjtat detyra pranë ISHMP-së, brenda numrit dhe pozicioneve të organikës së miratuar sipas urdhrit përkatës të Kryeministrit, ndërsa nëpunësit që kryejnë funksionet e inspektimit të ujërave, aktualisht të emëruar pranë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, transferohen pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. 4. Në çdo rast, kryerja e procedurave, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij kreu, kryhet duke respektuar kërkesat e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij. 5. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimi nr. 46, datë 29.1.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave”, të ndryshuar, si dhe çdo dispozitë apo akt nënligjor, që vjen në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen. 6. Ngarkohet ministri i Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation no. 103 date 4.2.2015 on the establishment and functioning of the State Inspectorate of Forests and Environment · Nelum