Regulation No. 100 date 5.8.2015 approving the rules of certification of the operator of natural gas transmission system
颁布于 2015-08-05 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 100, datë 5.8.2015 për miratimin e rregullave për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit për gazin natyror.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy
- 关键词
- natural gas, transport/storage, certification
- 类别
- energy
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Rregullorja për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit për gazin natyror (më poshtë – “Rregullorja”) përcakton kërkesat procedurale për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri, duke përfshirë këtu kushtet dhe afatet për paraqitjen e dokumenteve, të dhënave dhe informacioneve, si kërkohen nga procedurat e certifikimit tek Enti Rregullator i Energjisë (më poshtë – “ERE”).
2. Rregullorja përcakton listën e dokumenteve, të dhënave dhe informacioneve që duhet të paraqiten nga kompanitë e gazit natyror të cilat aplikojnë për t’u caktuar si operatorë të sistemit të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.
3. Licencimi për aktivitetet e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror do të rregullohet nga rregullorja për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, ose heqjen e licencave, si dhe informacionin që duhet paraqitur në kërkesën për aplikim për çdo licencë të gazit natyror të miratuara nga ERE. Neni 4 Zbatimi dhe interpretimi i Rregullores
1. Rregullorja do të aplikohet për operatorin e autorizuar të sistemit të transmetimit të gazit natyror apo çdo shoqëri e cila aplikon për t’u caktuar si operator i sistemit të transmetimit të gazit natyror.
2. Aplikimi i duhur i rregullores do të garantohet, monitorohet dhe mbikëqyret nga ERE. Rregullorja duhet të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me dispozitat e direktivës 2009/73- EC si dhe rregulloren EC nr. 715/2009, aktet ligjore të cilat rregullojnë procedurat e brendshme dhe organizimin e punës të ERE, përkatësisht “Rregullat e praktikës dhe procedurave të ERE-s", si dhe duke marrë në konsideratë “Udhëzimet interpretuese mbi direktivën 2009/72/EC në lidhje me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe direktivën 2009/73/EC në lidhje me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit natyror, regjimi i ndarjes së aktiviteteve (Material diskutimi i stafit të Komisionit, Bruksel, 22 janar 2010”, “Materialin e diskutimit e stafit të Komisionit, për certifikimin e operatorëve të sistemit të transmetimit të rrjetit të energjisë elektrike dhe gazit natyror në Bashkimin Evropian, Bruksel (21.9.2011, SEC (2011) 1095 final)” dhe duke u këshilluar me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë (në vijim – Sekretariati). Neni 5 Përkufizimet Të gjitha termat e përdorur në Rregullore duhet të kuptohen dhe interpretohen siç janë përcaktuar në këtë Rregullore.
1. “Certifikim” është procedura, e cila përcakton përputhshmërinë me kushtet që sigurojnë pavarësinë dhe ndarjen e operatorit të sistemit të transmetimit, si një parakusht për licencimin në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.
2. “Enti Rregullator i Energjisë” ose “ERE” është institucioni rregullator i sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror, i cili funksionon në përputhje me ligjin për gazin natyror dhe ligjin për sektorin e energjisë elektrike.
3. “ENTSO-G” është Rrjeti Europian i Sistemit të Operatorëve të Transmetimit të Gazit.
4. “Licencë” është e drejta që i jepet një personi për të ushtruar njërën nga veprimtaritë e sektorit të gazit natyror në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.
5. “Linjë interkonjeksioni” është një linjë transmetimi, e cila lidh sistemet e transmetimit të gazit ndërmjet dy shteteve.
6. “Operim” është vënia në veprim dhe shfrytëzim në kuptimin tregtar, të infrastrukturës së sistemit të gazit natyror.
7. “Operimi i tregut” është veprimtaria që kryen operatori i tregut lidhur me menaxhimin e tregut të gazit natyror dhe përgatitjen e raporteve financiare për pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e gazit natyror, në përputhje me parashikimet e rregullave të tregut.
8. “Operator” është personi që përdor apo kontrollon funksionet teknike të instalimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
9. “Operator i rrjetit” është operatori i sistemit të transmetimit dhe/ose operatori i sistemit të shpërndarjes.
10. “Operator i sistemit të transmetimit (OST)” është personi juridik, që kryen veprimtarinë e transmetimit, përgjegjës për operimin, sigurimin e mirëmbajtjes dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit në një zonë të caktuar, lidhjen e tij me sistemet e tjera.
11. “Palë e Komunitetit të Energjisë” nënkupton çdo palë kontraktore e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
12. “Prodhues” është personi, i cili ushtron veprimtarinë për prodhimin e gazit natyror.
13. “Rregullat e tregut” janë rregulla që përcaktojnë mënyrën e operimit dhe menaxhimit të tregut, regjistrimin e pjesëmarrësve, përgjegjësinë e balancimit prej pjesëmarrësve të tregut të gazit natyror, rregullat për balancimin e sistemit të gazit natyror, rregullat për llogaritjen e disbalancës për palët përgjegjëse të balancimit, rregullat për përgjegjësitë financiare të palëve përgjegjëse të balancimit në rast të disbalancimit, si dhe çështje të tjera lidhur me funksionimin e tregut.
14. “Sekretariati i Komunitetit të Energjisë” është institucion i Komunitetit të Energjisë që funksionon në bazë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
15. “Shoqëri furnizimi” është personi që kryen veprimtarinë e furnizimit me gaz natyror.
16. “Shoqëri e gazit natyror” është personi që kryen të paktën njërën prej veprimtarive, si: prodhimin, transmetimin, shpërndarjen, furnizimin, blerjen ose depozitimin e gazit natyror, përfshirë GNL dhe që është përgjegjës për detyrat tregtare e teknike dhe/ose mirëmbajtjen, që lidhen me këto funksione, pa përfshirë klientët fundorë.
17. “Shoqëri e integruar e gazit natyror” është një shoqëri, vertikalisht ose horizontalisht e integruar.
18. “Shoqëri horizontalisht e integruar” është një shoqëri gazi natyror, që kryen të paktën njërën prej veprimtarive, si të prodhimit, të transmetimit, të shpërndarjes, depozitimit ose furnizimit të gazit natyror dhe të një veprimtarie tjetër, jashtë sektorit të gazit natyror.
19. “Shoqëri të lidhura” janë shoqëritë e lidhura dhe/ose të bashkuara sipas parashikimeve të legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës.
20. “Shoqëri vertikalisht e integruar" është një shoqëri ose grup shoqërish të licencuara në sektorin e gazit natyror, ku i njëjti person ose persona, ushtrojnë kontroll mbi këto shoqëri në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe ku shoqëria ose grupi i shoqërive kryejnë të paktën një prej veprimtarive të transmetimit, shpërndarjes, operimit të impiantit të GNL ose depozitimit dhe të paktën njërën prej veprimtarive të prodhimit apo furnizimit të gazit natyror.
21. “Shpërndarje” është transporti i gazit natyror nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes, për lëvrimin e tij tek klientët, pa përfshirë furnizimin.
22. “Transmetim” është transporti i gazit natyror, nëpërmjet një rrjeti tubacionesh të presionit të lartë, i ndryshëm nga rrjeti i tubacionit në sektorin e kërkim-prodhimit, si edhe i ndryshëm nga një pjese e tubacioneve të presionit të lartë të përdorura paraprakisht për shpërndarjen e gazit natyror ku synohet lëvrimi i tij te klientët, pa përfshirë furnizimin.
23. “Tregtar i gazit” është një shoqëri që kryen veprimtari të tregtisë së gazit natyror si një veprimtari tregu, i pajisur me licencë për të ushtruar këtë veprimtari.
25. “Tregtim” është blerja ose shitja me shumicë e gazit natyror.
26. “Vende të treta” është çdo vend i cili nuk është palë e Komunitetit të Energjisë ose anëtare e Hapësirës Ekonomike Evropiane.
27. “Veprimtari” është veprimtaria prodhuese ose përdorimi i instalimeve dhe impianteve të tyre, si edhe shërbimet e lidhura me to. KAPITULLI II DETYRIMET PËR CERTIFIKIMIN E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT TË GAZIT NATYROR Neni 6 Detyrimet për certifikimin
1. Para se një shoqëri të miratohet dhe caktohet si operator i sistemit të transmetimit të gazit natyror duke u pajisur me licencën e duhur sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në ligjin për gazin natyror dhe “Rregullat dhe kërkesat për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e gazit natyror” të miratuara nga ERE, duhet të jetë e certifikuar nga ERE.
2. “Rregullat dhe kërkesat për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e gazit natyror” miratohen në përputhje me procedurën e parashikuar në ligjin për gazin natyror dhe në rregulloren për organizimin, funksionimin dhe procedurave të ERE-s.
3. Detyrimet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni duhet të zbatohen për: a) operatorin e sistemit të transmetimit të gazit natyror, i cili është i autorizuar për të kryer këto aktivitete para hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje dhe në vijim do të zbatojë kërkesat e veçanta të kësaj Rregulloreje; ose b) shoqëria, e cila plotëson kërkesat kualifikuese dhe ato të veçanta për operatorin e sistemit të transmetimit të gazit natyror dhe si pasojë aplikon për t’u kualifikuar si OST; ose c) shoqëria përgjegjëse për infrastrukturën e re të transmetimit të gazit natyror e cila është përjashtuar nga ndarja e pronësisë me një vendim specifik të përjashtimit (më poshtë “OST e përjashtuar”).
4. Ndarja e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror duhet të zbatohet sipas kushteve dhe termave të përcaktuara në këtë Rregullore, dhe kur është e përshtatshme, ligjet dhe rregulloret që janë në zbatim.
5. Në rastet kur një infrastrukture e re për transmetimin e gazit natyror është “OST e përjashtuar” me vendim të ERE-s, TSO që përgjigjet për operimin e kësaj infrastrukture të re do të certifikohet në përputhje me kërkesat e vendimit respektiv të përjashtimit nga ERE. Neni 7 Aplikimi për certifikim
1. Shoqëria e referuar në paragrafin 3 të nenit 6 të Rregullores (në vijim – “shoqëria aplikuese”), në vijim të zbatimit të të gjitha kërkesave për ndarjen e aktivitetit të operatorit të sistemi të transmetimit të gazit natyror, duhet të njoftojë ERE-n me shkrim dhe duhet të paraqesë: a) kërkesën me shkrim për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror; b) dokumentet, të dhënat dhe informacionet e përmendura në kapitullin III të Rregullores; dhe c) pyetësorin e plotësuar për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror, sipas modelit të dhënë në shtojcën e kësaj Rregulloreje, përveç rasteve kur kompania që ka paraqitur kërkesën është OST e përjashtuar, vendimi i përjashtimit të të cilit parashikon kushtet dhe kërkesat për ndarjen e aktivitetit. Kërkesa për certifikim si operator i sistemit të transmetimit duhet të paraqitet dhe po ashtu procedurat përkatëse të certifikimit duhet të kryhen në mënyrë të pavarur nga licencimi i operatorit të sistemit të transmetimit.
2. Certifikimi i operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror kryhet vetëm një herë ose në të kundërt rishikohet nëse janë kryer ndryshime thelbësore në lidhje me kontrollin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror ose zotëruesin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror të certifikuar më parë apo nëse kanë ndodhur apo parashikohet të ndodhin ndryshime të cilat cenojnë përmbushjen e kritereve të përcaktuara në këto rregulla. KAPITULLI III PARAQITJA E DOKUMENTAVE, TË DHËNAVE DHE INFORMACIONIT Neni 8 Lista e dokumenteve, të dhënave dhe informacionit
1. Shoqëria aplikuese, së bashku me kërkesën me shkrim për t’u certifikuar si operator i sistemit të transmetimit të gazit natyror, duhet të paraqesë tek ERE dokumentet, të dhënat dhe informacionin e mëposhtëm për të mbështetur kërkesën për certifikim. Ky dokumentacion mund të përfshijë: a) kopje të noterizuara të dokumenteve të themelimit dhe të regjistrimit; b) listën e licencave, lejeve dhe/ose autorizimeve të tjera të mara nga kompania që aplikon për veprimtaritë në sektorin e energjisë në Shqipëri dhe/ose vende të tjera, dhe kopjet e noterizuara të këtyre licencave, lejeve dhe/ose autorizimeve të tjera; c) listën e aksionarëve, duke treguar qartë aksionet dhe votat që ka secili nga aksionarët; d) listën e aksionarëve nga vendet e treta, si mund të jetë rasti, që kanë të paktën 5% të aksioneve në total dhe/ose votave në mbledhjet e përgjithshme të kompanisë që po aplikon, duke treguar qartë aksionet dhe votat që ka secili prej aksionarëve; e) listën e aksionarëve që nuk kanë të drejtë votimi, kur është e përshtatshme; f) listën e kompanive të energjisë, të cilat janë në kontroll direkt ose jo nga kompania që ka paraqitur kërkesën për certifikim, duke treguar qartë mënyrën e kontrollit dhe të drejtat e veçanta që ka kjo kompani; g) listën e kompanive të energjisë, nëse kjo nuk mund të paraqitet listën e aksionarëve, të cilët kanë kontroll direkt ose jo tek kompania që po aplikon për certifikim, duke treguar qartë mënyrën e kontrollit dhe të drejtat e veçanta të këtyre kompanive të energjisë; h) listën e kompanive të tjera të ngjashme (p.sh. grup kompanish që kanë lidhje), të cilat tregojnë qartë lidhjet që kanë me kompaninë që po aplikon dhe nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë; i) Listën e licencave, lejeve dhe/ose autorizimeve të tjera të marra nga kompanitë e energjisë, siç u jemi referuan në pikat “f”, “g” dhe “h” të këtij paragrafi, për aktivitetet në sektorin e energjisë në Shqipëri dhe/ose vende të tjera, si dhe kopjet e noterizuara të këtyre licencave, lejeve dhe/pse autorizimeve; j) kopje të marrëveshjes/kontratës së aksionarëve ose aprovimin me shkrim nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë që po aplikon për certifikim që kjo marrëveshje/kontratë nuk ka përfunduar akoma; k) kopje të akteve të brendshme të cilat rregullojnë organizimin e punës të organeve kolegjiale të korporatave (bordit mbikëqyrës dhe/ose bordit drejtues) të kompanisë që aplikon, nëse këto akte janë miratuar; l) lista e anëtarëve të organeve kolegjiale të korporatës (bordit mbikëqyrës dhe/ose bordit drejtues) të kompanisë aplikuese dhe kompanive të energjisë si ju jemi referuar në pikat “f”, “g” dhe “h” të këtij paragrafi; m) vendimin e asamblesë së përgjithshme të kompanisë që po aplikon (duke përfshirë këtu të dhënat e votimit), sipas të cilit ishin emëruar anëtarët e organeve kolegjiale të korporatës (bordit mbikëqyrës dhe/ose bordit drejtues); n) vendimin e asamblesë së përgjithshme të kompanisë që po aplikon ose të organit kolegjial të korporatës (bordit mbikëqyrës dhe/ose bordit drejtues), sipas të cilit ishte emëruar drejtuesi ekzekutiv (drejtuesi kryesor) i shoqërisë që po aplikon; o) kopje të akteve dhe procedurave të brendshme që rregullojnë veprimtarinë e organeve të korporatës për shoqërinë që po aplikon, duke përfshirë këtu edhe ato që përcaktojnë të drejtat e tyre të përfaqësimit; p) informacion mbi drejtuesin ekzekutive të shoqërisë që po aplikon dhe punonjësit e tjerë, si dhe funksionet e tyre administrative dhe organizuese tek kompania që po aplikon, ose të personave të tjerë të cilëve iu janë caktuar këto kompetenca me anë të një autorizimi (prokure), siç është: (i) informacioni mbi kompetencat dhe funksionet e caktuara; (ii) përshkrimi i veprimtarive të tjera profesionale dhe/ose komerciale; (iii) deklarata e interesave e cila përmend se këta persona nuk marrin pjesë në aktivitetet e kompanive të energjisë që kanë lidhje me prodhimin, shpërndarjen dhe ose/ose furnizimin me gaz natyror/dhe ose energji elektrike; q) kopje të akteve dhe procedurave të brendshme, të cilat parandalojnë nxjerrjen e informacionit privat ose informacionit të ndjeshëm tregtar të kompanive të energjisë të cilat merren me prodhimin, shpërndarjen dhe/ose furnizimin me gaz natyror dhe/ose energji elektrike; dhe r) Informacion rreth punonjësve të kompanisë që po aplikon, të cilët vijnë nga kompani të tjera të energjisë që merren me prodhimin, shpërndarjen, dhe/ose furnizimin me gaz natyror dhe/ose energji elektrike (duke i qartësuar këto kompani energjetike) gjatë periudhës prej gjashtë 6 muajsh para paraqitjes së të dhënave të aplikimit për certifikim.
2. Në rast se kompania që po aplikon është filial i kompanive të huaja të regjistruara sipas rregullave për aktivitetet tregtare në Shqipëri, ajo duhet të paraqesë tek ERE dokumentet, të dhënat dhe informacionin e mëposhtëm: a) Dokumentet, të dhënat dhe informacion për kompaninë e huaj, filiali i të cilës po aplikon për certifikim, ashtu si kërkohet në paragrafin 1 të këtij neni; dhe b) Dokumente të filialit, si kërkohet në pikat “a”, “o”, “p”, “q” dhe “r” të paragrafit 1 të këtij neni. Neni 9 Dorëzimi i dokumenteve, të dhënave dhe informacionit
1. Të gjitha dokumentet, të dhënat dhe informacioni i kërkuar sipas nenit 8, të Rregullores duhet të paraqiten tek ERE në gjuhën Shqipe dhe atë Anglezë me shkrim dhe në mënyrë elektronike.
2. Në çdo kohë gjatë procedurës së certifikimit, ERE dhe sipas rastit, sekretariati mund të kërkojnë nga shoqëria që aplikon dhe/ose aktivitetet e tjera energjetike të lidhur, dokumente, të dhëna dhe/ose informacion shtesë për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror.
3. Shoqëria që aplikon ose operatori i sistemit të transmetimit të gazit natyror i certifikuar duhet të njoftojë ERE për çdo ndryshim tek dokumentet, të dhënat dhe/ose informacionet e paraqitura menjëherë, por në çdo rast jo më vonë se pesë (5) ditë pasi ka ndodhur ndryshimi, dhe duhet të paraqesë dokumentet, të dhënat dhe informacionin e korrigjuar.
4. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal dhe/ose të noterizuar sipas rastit kur është e nevojshme.
5. Aplikuesi jep sqarimet dhe informacion shpjegues dhe afatet për kërkesat e mësipërme të cilat në momentin e aplikimit janë në proces kompletimi apo nuk janë relevante dhe të aplikueshme për aplikuesin apo kur i njëjti dokument ezauron më shumë se një kërkesë.
6. Në rastet kur procedohet për rishikimin/rivlerësimin të certifikimit ekzistues në fuqi, informacioni që paraqitet vlerësohet rast pas rasti dhe në përputhje me kërkesat e ERE dhe/apo sekretariatit. KAPITULLI IV PROCEDURA E CERTIFIKIMIT Neni 10 Procedurat që aplikohen për certifikim
1. ERE duhet të certifikojë operatorin e sistemit të transmetimit bazuar në procedurat e vendosura në këtë Rregullore.
2. Duhet të zbatohen procedurat e parashikuara në aktet ligjore të cilat rregullojnë procedurat e brendshme dhe organizimin e punës së ERE-s, por pa ndikim tek paragrafi 1 i këtij neni. Neni 11 Vendimi për certifikimin
1. ERE duhet ta miratojë certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror brenda një periudhe prej katër (4) muajsh nga data e marrjes së aplikimit dhe paraqitjes siç duhet të të gjitha dokumenteve, të dhënave dhe informacionit, si kërkohet në kapitullin III të kësaj Rregulloreje.
2. Pas përfundimit të periudhës së specifikuar në paragrafin 1 të këtij neni, nëse nuk është miratuar ndonjë vendim formal nga ERE, certifikimi do të konsiderohet i dhënë bazuar në vendimin e nënkuptuar nga ERE. Vendimi i shprehur qartë ose i nënkuptuar hyn në fuqi vetëm pas përfundimit të procedurave të vendosura në këtë Rregullore.
3. Vendimi i shprehur qartë ose i heshtur për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit natyror duhet t’i njoftohet në kohë sekretariatit nga ERE, së bashku me informacionin që i përket këtij vendimi.
4. Brenda katër (4) muajsh pas marrjes së njoftimit të referuar në paragrafin 3 të këtij neni, Sekretariati duhet të dërgojë opinionin e tij tek ERE për pajtueshmërinë me kërkesat e veçanta të caktimit dhe certifikimit të operatorit të sistemit të transmetimit. Në mungesë të një opinion nga Sekretariati brenda një afati të përcaktuar në këtë dokument, pranohet që Sekretariati nuk ka kundërshtime për vendimin e marrë nga ERE.
5. Brenda dy (2) muajsh pas marrjes së opinionit të sekretariatit, ERE duhet të miratojë vendimin përfundimtar në lidhje me certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit, duke marrë në konsideratë këtë opinion. Vendimi i ERE-s dhe opinioni i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë duhet të publikohen së bashku.
6. Kur vendimi përfundimtar i ERE-s ndryshon nga opinion i Sekretariatit, ERE duhet të sigurojë dhe të publikojë së bashku me vendimin arsyet se pse ndryshon vendimi dhe duhet të informojë edhe Sekretariatin.
7. Vendimi përfundimtar i ERE-s për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit dhe për materialet e tjera, si u përmendën në këtë nen, duhet të publikohen në Fletoren Zyrtare, në faqen e internetit të ERE-s .
8. Me kërkesë të veçantë të operatorit të sistemit të transmetimit të certifikuar ose me iniciativën e ERE-s, procedura e certifikimit duhet të ndiqet nga nxjerrja e një licence të re për operatorin e sistemit të transmetimit ose modifikimi i licencës ekzistuese, si mund të kërkohet, bazuar në procedurat e licencimit të përcaktuara në Rregullat e Licencimit të miratuara nga ERE. Neni 12 Certifikimi në lidhje me vendet e treta Procedura e certifikimit në lidhje me vendet e treta, sipas rastit kur operatori i sistemit të transmetimit ose, pronari i rrjetit të transmetimit, kontrollohet nga një person/persona nga një vend i tretë/ ose vende të treta, duhet të zbatohet sipas nenit 8 të Rregullores duke marrë në konsideratë kërkesat e veçanta të përcaktuara në këtë Rregullore. Neni 13 Rihapja e procedurës së certifikimit
1. ERE, në bazë të kompetencave të saj për monitorimin e pajtueshmërisë së vazhdueshme të operatorit të caktuar të sistemit të transmetimit me kërkesat për pavarësinë dhe ndarjen e saj, duhet të rihapë një procedurë certifikimi për të siguruar pajtueshmërinë në raste të veçanta: a) Me njoftimin e OST-së. OST njofton ERE për çdo transaksion të planifikuar që mund të kërkojë një rivlerësim të përputhshmërisë së tij me kërkesat për pavarësi dhe ndarjen e OST-së. b) Me iniciativën e saj, kur ka dijeni për një ndryshim të caktuar mbi të drejtat ose ndikimin tek OST i cili mund të çojë në shkelje të kërkesave për pavarësinë dhe ndarjen e OST-së, ose kur ka arsye për të besuar që kjo shkelje mund të ketë ndodhur; ose c) Sipas një kërkese të arsyetuar nga Sekretariati.
2 — Për qëllim të këtij neni, duhet të rihapet një procedurë certifikimi nga ERE sipas neneve 10 dhe
2. Për qëllim të këtij neni, duhet të rihapet një procedurë certifikimi nga ERE sipas neneve 10 dhe 11 të Rregullores.
3. Rihapja e procedurës së certifikimit duhet të ndiqet nga vendimi i ri për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit, i cili mund të pasohet me nxjerrjen e një licence të re për operatorin e sistemit të transmetimit, sipas paragrafit 8, neni 11 të Rregullores.
4. Shkelja e dispozitave të këtyre rregullave dhe mosparaqitja e informacionit sipas përcaktimeve të kësaj Rregullore e bën certifikimin ekzistues të pavlefshëm. KAPITULLI V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Neni 14 Mbrojtja e informacionit privat
1. Në rastet kur dokumentet, të dhënat dhe/ose informacioni, i paraqitur nga kompania aplikuese tek ERE ose Sekretariati, duhet të trajtohet si informacion privat ose informacion i ndjeshëm tregtar, kompania që po aplikon duhet të tregojë qartë se cila pjesë e dokumenteve, të dhënave dhe/ose informacionit duhet të shikohet si private ose si informacion i ndjeshëm tregtar.
2. ERE ose Sekretariati nuk e kanë detyrim që t’i trajtojnë ato dokumente, të dhëna dhe informacione të paraqitura nga kompania që po aplikon si informacione private ose informacione të ndjeshme tregtare, nëse kompania që po aplikon nuk bën shënimet e duhura që kërkohen nga paragrafi 1 i këtij neni.
3. ERE ose Sekretariati duhet të kenë të drejtat e tyre për ta trajtuar çdo dokument, të dhënë dhe informacion si privat ose të ndjeshëm tregtar sipas gjykimit të saj.
4. ERE ose Sekretariati duhet ta mbrojë informacionin privat ose informacionin e ndjeshëm tregtar sipas kushteve dhe termave të parashikuara tek ligjet në fuqi. Një informacion i tillë mund të publikohet vetëm në rastet kur kërkohet nga ligjet që zbatohen. Neni 15 Detyrimet Shkelja e kërkesave të Rregullores ose çdo shkelje tjetër e ngjashme mund të shkaktojë detyrime për palën fajtore sipas termave dhe kushteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Neni 16 Ankimimi Vendimi i ERE-s sipas kësaj Rregulloreje dhe/apo kontestimet në lidhje më të mund të trajtohen me negocim mes aplikuesit dhe ERE dhe/ose të ankimohet nga aplikuesi sipas procedurave të përshkruara në “Rregullat për organizimin, funksionimin dhe procedurave të ERE-s” apo në gjykatën e cila ka kompetencën dhe juridiksionin për këto çështje (Gjykata Tiranës/Gjykata Administrative). Neni 17 Amendamente të Rregullores Këto rregulla janë objekt rishikimi dhe ndryshimi me vendim të Bordit të ERE-s, në përputhje me “Rregullat për organizimin, funksionimin dhe procedurave të ERE-s”. Neni 18 Hyrja në fuqi Këto Rregulla hyjnë në fuqi në datën e miratimit nga ERE.