跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 10 on support to agricultural production

颁布于 2008-01-04 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Agricultural and rural development, Livestock, Food and nutrition, Cultivated plants
关键词
agricultural development, subsidy/incentive, non-governmental entity, animal production, ecological production/organic production, oils/oilseeds/fats, agricultural commodities
类别
agriculture, softs

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.10, datë 4.1.2008 PËR MBËSHTETJEN E PRODHIMIT BUJQËSOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6 të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural” dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2008”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Fondet buxhetore, të miratuara në buxhetin e vitit 2008, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të përdoren për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe agropërpunimit, si më poshtë vijon, për: prodhimin e vajit të ullirit extra-vergine; mbrojtjen e ullishteve nga miza e ullirit; certifikimin e produkteve bio; futjen e teknologjive të reja në ujitjen e pemëtoreve intensive; ruajtjen e produkteve bujqësore; prodhimin e fidanëve për llojet autoktone të rrushit; fermerët individualë, që ngrenë vreshta, pemëtore dhe ullishte të reja; serrat me ngrohje teknike, për ndryshimin e sistemit të përdorimit të lëndës djegëse nga naftë në solar; fermat blegtorale, që mbarështojnë lopë për qumësht, të matrikulluara dhe që e dorëzojnë prodhimin në qendrat e përpunimit, të regjistruara në organet tatimore; mbarështimin në kullota të blegtorisë së imët, të matrikulluar; shoqëritë e prodhimit dhe të tregtimit në bujqësi, të regjistruara në mbështetje të ligjit nr.8088, datë 21.3.1996 “Për shoqëritë e bashkëpunimit reciprok”, të ndryshuar; subvencionimin e normës së interesit për kreditë, që përdoren për veprimtaritë bujqësore. 2. Kriteret bazë për mbështetjen e prodhimit bujqësor dhe masa e përfitimit të jenë, si më poshtë vijon: për prodhimin e vajit të ullirit extra-vergine 100 lekë/litri; për mbrojtjen e ullishteve nga miza e ullirit 17 000 lekë/ha; për certifikimin e produkteve bujqësore bio nga bimët e kultivuara deri në 70 000 lekë/fermë; për ujitjen me pika në pemëtoret intensive, me sipërfaqe mbi 4 dy 300 000 lekë/ha; për blerjen e dhomave frigoriferike, për ruajtjen e prodhimeve bujqësore, me kapacitete të vogla deri në të mesme 600 000 lekë/fermë; për prodhimin e fidanëve për llojet autoktone të rrushit “Kallmet”, “Debine” dhe “Vlosh” për fidanishte mbi 3 dy 1 200 000 lekë/ha; për ngritjen e vreshtit të ri, me sipërfaqe mbi 5 dy 500 000 lekë/ha; për ngritjen e pemëtoreve të reja, me sipërfaqe mbi 3 dy 300 000 lekë/ha; për ngritjen e ullishteve të reja, me sipërfaqe mbi 3 dy 300 000 lekë/ha; për serrat me ngrohje teknike, për ndryshimin e sistemit të përdorimit të lëndës djegëse nga naftë në solar 1 500 000 lekë/ha; për fermat blegtorale, që mbarështojnë jo më pak se 5 krerë lopë qumështi, të matrikulluara, dhe që e dorëzojnë prodhimin në qendrat e përpunimit, të regjistruara në organet tatimore 10 000 lekë/krerë në vit, për racat e pastra, dhe 5 000 lekë/krerë në vit për kryqëzimet dhe racat e vendit; për mbarështimin e dhenve në kullota, për vendqëndrime dhe lëvizje nga kullotat verore në ato dimërore dhe anasjellas, për tufat me mbi 50-150 krerë, të matrikulluara, 50 000 lekë/vit për fermë, dhe për tufat me 150 krerë 100 000 lekë/vit, për fermë; për shoqëritë e prodhimit dhe të tregtimit për ndërtesa, makineri bujqësore, pajisje për ruajtje dhe përpunim të prodhimit, deri 50 % të vlerës së investimit, por jo më shumë se 2 000 000 lekë në vit. Kjo mbështetje nuk jepet më shumë se 3 (tri) vite radhazi. 3. Kriteret më të hollësishme dhe procedurat për dhënien e mbështetjes përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministrit të Financave. 4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 10 on support to agricultural production · Nelum