Regulation 755 date 13.12.2017 amending and supplementing Regulation 712 date 13.7.2013 on the rules of procedure of public competition for fishing rights in the internal waters of the Republic of Albania
颁布于 2017-12-13 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- marine fisheries, inland fisheries, sustainable development, sustainable use, fishery management and conservation, fishing area, fishing authorization, authorization/permit
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Shkronja “c”, e pikës 4, shfuqizohet.
2. Pikat 9 e 10 ndryshohen, si më poshtë vijon: “9. Numri i lejeve të peshkimit në zonat e bashkëmenaxhimit përcaktohet në planin e bashkëmenaxhimit. Ministri përgjegjës, pas konsultimit paraprak me institucionet shkencore të specializuara të fushës, përcakton numrin e lejeve dhe llojet e caktuara të peshkimit.
10. Në kategoritë ujore ku nuk funksionojnë OMP-të, sipas pikës 7, të këtij vendimi, subjektet e interesuara për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit paraqesin në ministri një planbiznes të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së synuar, duke përfshirë të dhëna personale të subjektit, si: NIPT-i, ID-ja, numri i kontaktit, si dhe të dhëna për nivelin e investimit e të punësimit, duke konsideruar statusin mjedisor të zonës.”.
3. Pas pikës 10 shtohet pika 10/1, me këtë përmbajtje: “10/1. Subjektet e interesuara, që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e peshkimit në ujërat e brendshme, duhet të pajisen me leje peshkimi për ujërat e brendshme, e cila përfshihet në nënkategorinë “të gjitha përdorimet e tjera (peshkim në ujërat e brendshme, peshkim nga organizatat e bashkëmenaxhimit (OMP) dhe dhënien në administrim të lagunave dhe zonave të tjera ujore limitrofe)”, me kodin III.5.A.2.” .
4. Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon: “11. Dokumentacioni i përcaktuar në pikën 10, të këtij vendimi, vlen për të gjitha subjektet e interesuara që paraqiten për konkurrim, sipas kategorive ujore të shpallura dhe llojit të aktivitetit, si më poshtë vijon: - Për lagunat bregdetare, jo me dajlan; - Për lumenjtë, bilance dhe stavnikë; - Për peshkimin artizanal, me instalim stavniku në laguna dhe bregdet; - Për lagunat bregdetare, me instalim dajlani; - Për ujëmbledhësit e bujqësisë.”.
5. Pas pikës 11 shtohet pika 11/1, me këtë përmbajtje: “11/1. Për ujëmbledhësit e bujqësisë, pas shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në këta ujëmbledhës, subjekti fitues lidh një aktmarrëveshje me bashkinë/drejtorinë e ujitjes dhe të kullimit, të cilat janë organet që administrojnë ujëmbledhësin, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi.”.
6. Pas pikës 12 shtohet pika 12/1, me këtë përmbajtje: “12/1. Për ujëmbledhësit e bujqësisë, për të cilët nuk ka kërkesa për zhvillim aktiviteti, ministria njofton bashkinë/drejtorinë e ujitjes dhe të kullimit për shpalljen e konkurrimit publik për ujëmbledhësin përkatës. Në rastin kur institucioni që administron këtë ujëmbledhës nuk përgjigjet brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve për këtë njoftim, ministria shpall konkurrimin.”.
7. Pika 21 ndryshohet, si më poshtë vijon: “21. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama ANEKSI 1 AKTMARRËVESHJE PËR PËRDORIMIN E UJËMBLEDHËSIT PËR AKTIVITET PESHKIMI E lidhur më datë __/___ /_____, midis: Bashkisë/Drejtorisë së Ujitjes dhe të Kullimit “................................, përfaqësuar nga ............................ me funksion ....................................................... dhe Subjektit “............................................”, me NIPT .................................përfaqësuar nga: .........................., me adresë.................................................................. Neni 1 Qëllimi Ruajtja e sigurisë së digës së ujëmbledhësit në këtë aktmarrëveshje dhe garantimi i zhvillimit të aktivitetit të peshkimit për kohën e përcaktuar në kontratën me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Neni 2 Baza ligjore Ligji nr. 24/2017, “Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”, ligji nr. 8681, datë 2.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave” dhe vendimi nr. 147, datë 18.3.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së sigurisë së digave dhe dambave”, pika 2, e nenit 52, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, dhe vendimi nr. 1108, datë 30.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. Neni 3 Kushtet e marrëveshjes Të përgjithshme
1. Administruesi i ujëmbledhësit dhe subjekti që ushtron aktivitetin e peshkimit në ujëmbledhës, gjatë shfrytëzimit të tij, janë të detyruar të respektojnë kushtëzimet dhe duhet të udhëhiqen nga parimet, si më poshtë: - Së pari, të garantojnë sigurinë e digës së ujëmbledhësit; - Së dyti, të garantojnë sasinë e nevojshme të ujit për ujitje gjatë gjithë sezonit të ujitjes; - Së treti, të garantojnë zhvillimin normal të aktivitetit të peshkimit. Për administruesin e ujëmbledhësit
1. Administruesi i ujëmbledhësit përcakton grafikun e parashikimit të mbajtjes së nivelit të ujit në ujëmbledhës për një periudhë 1-vjeçare, bazuar në: a) projektin e shfrytëzimit të ujëmbledhësit; b) gjendjen e sigurisë së digës dhe nënobjekteve të saj, shkarkuesin katastrofik dhe ujëlëshuesit; c) përdorimin e ujit në periudha të ndryshme të vitit; ç) pllotave të mundshme.
2. Administruesi i ujëmbledhësit i vë në dispozicion subjektit që ushtron aktivitet peshkimi, grafikun e parashikimit të mbajtjes së nivelit të ujit në ujëmbledhës për kushte normale shfrytëzimi sipas përcaktimit në pikën 1 të këtij vendimi.
3. Administruesi i ujëmbledhësit në raste të kushteve klimaterike, që shmangen nga mesataret shumëvjeçare (reshje mbi normalen apo thatësirë e tejzgjatur), në interes të ruajtjes së sigurisë së digës dhe sigurimit të ujitjes për ujitje, ka të drejtë të ndryshojë grafikun e parashikimit të niveleve të ujit në ujëmbledhës, duke njoftuar sa më shpejt subjektin e peshkimit për ndryshimet e mundshme të nivelit të ujit në ujëmbledhës, për të minimizuar dëmet e mundshme në aktivitetin e peshkimit.
4. Administruesi i ujëmbledhësit në rastet e planifikuara të ndërhyrjeve rehabilituese/riparuese në digë apo nënobjektet e saj, shkarkues katastrofik/ujëlëshues, duhet të njoftojë subjektin, që ushtron aktivitet peshkimi për nivelet e ujit, që do të mbahen në ujëmbledhës gjatë periudhës së realizimit të punimeve, për t’i mundësuar subjektit që ushtron aktivitet peshkimi, programimin e zhvillimit të aktivitetit të peshkimit në përshtatje me nivelet e ujit gjatë periudhës së rehabilitimit/mirëmbajtjes së digës.
5. Administruesi i ujëmbledhësit, në rastet e forcave madhore kur cenohet siguria e digës nga veprime të paparashikuara (kushte jonormale klimaterike, pllota, shkarje dhe cedime etj.) apo në rastet kur kërkohet të kontrollohet për arsye sigurie bjefi i poshtëm i digës nga brenda (për arsye emergjente), ka të drejtë të ulë menjëherë nivelin e ujit në ujëmbledhës në nivele të tilla, që garantojnë sigurinë e digës apo realizimin e kontrolleve të domosdoshme. Në këtë rast, administruesi njofton menjëherë subjektin që ushtron aktivitet peshkimi dhe nuk mban përgjegjësi për dëmtimet që mund t’i vijnë aktivitetit që ushtron subjekti nga ulja e paplanifikuar e nivelit të ujit. Për subjektin
1. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi, nuk duhet të cenojë sigurinë e digës nëpërmjet ndërhyrjeve me ndërtime, rehabilitime, modifikime në strukturat ekzistuese të ujëmbledhësit (trupin e digës, ujëlëshues, shkarkues katastrofik apo brenda kupës së ujëmbledhësit).
2. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi, nuk duhet të cenojë funksionimin normal të strukturave që shërbejnë për mbajtjen nën kontroll të nivelit të ujit në ujëmbledhës dhe shkarkimin e kontrolluar të ujit prej tij (ujëlëshues dhe shkarkues katastrofik), nëpërmjet dëmtimit të tyre, bllokimit, zvogëlimit të kapacitetit shkarkues etj.
3. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi në ujëmbledhës duhet të përdorë mjete dhe metoda të ligjshme në procesin e rritjes e të zënies së peshkut, pa shkaktuar dëmtime fizike të strukturave ekzistuese (trupit të digës, ujëlëshuesit dhe shkarkuesit katastrofik) dhe pa dëmtuar cilësinë e ujit.
4. Subjektit, që ushtron aktivitet peshkimi në ujëmbledhës, i ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i lëndëve eksplozive.
5. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi për qëllime të përmbushjes së aktivitetit të tij, nuk duhet të krijojë infrastrukturë ndihmëse në trupin e digës dhe kupën e ujëmbledhësit, si rrugëkalim për automjete, përdorimin e digës apo strukturave të tjera (ujëlëshues dhe shkarkues katastrofik) si vendparkimi apo vend për ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve lundruese.
6. Subjekti,që ushtron aktivitet peshkimi, nuk duhet të lëvizë me mjet transporti në kurorën e digës. Neni 4
6. Ruajtja e sigurisë së digës të ujëmbledhësit të ............................................... gjatë përdorimit të këtij ujëmbledhësi të mbikëqyret nga subjekti që është pajisur me kontratë për aktivitet peshkimi sipas legjislacionit në fuqi për peshkimin. Neni 5 Vlefshmëria Kjo marrëveshje merr vlerë vetëm e shoqëruar me kontratën e lidhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me subjektin fitues në konkurrimin publik të shpallur nga ana e saj. Afati i kësaj marrëveshjeje është i njëjtë me afatin e kontratës për ushtrim aktiviteti peshkimi të subjektit ........................... me NIPT.........................në ujëmbledhësin e ........................................................ Neni 6 Çdo ndërhyrje e paligjshme në strukturat ekzistuese të ujëmbledhësit, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas nenit 46, të ligjit nr. 24/2017, “Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”. Neni 7 Kjo marrëveshje nënshkruhet brenda 60 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së ushtrimit të aktivitetit të peshkimit dhe përpilohet në 3 (tri) kopje, ku nga një kopje mbahet nga palët dhe kopja e tretë depozitohet (depozitohet me postë) në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural për t’u administruar në dosjen e subjektit fitues. Neni 8 Për të gjitha çështjet e parashikuara në këtë marrëveshje vlejnë normat e legjislacionit shqiptar. Neni 9
1. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje, do të zgjidhen me mirëkuptim midis palëve, në rast të kundërt: a) kur mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me veprime të përsëritshme nga ana e subjektit të peshkimit, që cenojnë sigurinë e digës dhe nënobjekteve të saj dhe veprime që cenojnë realizimin e ujitjes, marrëveshja ndërpritet në mënyrë të njëanshme nga bashkia/drejtoria e ujitjes dhe të kullimit, e cila njofton Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoriteti kontraktues përkatës për fillimin e procedurave të zgjidhjes së kontratës. b) Kur mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me uljen e nivelit të ujit pa lajmëruar subjektin e peshkimit sipas përcaktimeve të kësaj marrëveshjeje, duke shkaktuar dëmtime në aktivitetin e peshkimit, administruesi të zhdëmtojë subjektin e peshkimit, pas vlerësimit të dëmit nga vlerësues të pavarur. Neni 10
1. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje janë pranuar nga palët dhe nuk mund të ndryshohen ose modifikohen në asnjë mënyrë tjetër, përveçse me një dokument të shkruar dhe të nënshkruar nga palët nënshkruese të marrëveshjes.
2. Çdo ndryshim i bërë sipas pikës 1 të këtij neni dërgohet edhe në Ministri. Neni 11 Të gjitha njoftimet dhe komunikimet e tjera midis palëve në lidhje me objektin e kësaj marrëveshjeje do të bëhen me shkrim dhe do të dërgohen me faks ose me postë. Njoftimet do të quhen të marra nga data kur faksi është transmetuar ose kur objekti postar është dorëzuar në shërbimin postar, duke shënuar adresën përkatëse për secilën palë. Adresat e palëve do të jenë, si më poshtë: Për Bashkinë/Drejtorinë e Ujitjes dhe të Kullimit_______________________ Adresa postare_______________________ Tel: +355 _____________________________ E-mail:________________________________ Për subjektin_____________ Adresa postare:_______________________ Tel: +355______________________ E-mail: _____________________________ Neni 12 Marrëveshja nënshkruhet më__________ PËR BASHKINË/DREJTORINË E UJITJES DHE TË KULLIMIT (...............................................) PËR SUBJEKTIN ________________ (.................................................)