跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation 215 dated 16.3.2016 establishing “Green Guard” task force to draft emergency measures for the prevention, reduction, and undoing of damages done in public and private forests

颁布于 2016-03-16 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 215, datë 16.3.2016 për krijimin e task-forcës “Roja e Gjelbër” për marrjen e masave emergjente mbrojtëse për parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim të pyjeve publike e private.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest management/forest conservation, institution, public forest, private forest, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 215, datë 16.3.2016 PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS “ROJA E GJELBËR” PËR MARRJEN E MASAVE EMERGJENTE MBROJTËSE PËR PARANDALIMIN, PAKËSIMIN DHE RIAFTËSIMIN NGA ÇDO DËMTIM TË PYJEVE PUBLIKE E PRIVATE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 5/2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr. 72/2015, “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr. 13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 84/2014, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e Task-Forcës “Roja e Gjelbër”, si organizëm i përkohshëm për marrjen e masave emergjente për parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim të pyjeve publike e private, në zbatim të ligjit nr. 5/2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”. 2. Task-Forca “Roja e Gjelbër” përbëhet nga grupi drejtues dhe strukturat operacionale në nivel qendror, rajonal dhe vendor. 3. Grupi drejtues i Task-Forcës “Roja e Gjelbër” kryesohet nga zëvendësministri i Mjedisit dhe ka në përbërje: zëvendësministrin e Mbrojtjes; zëvendësministrin e Punëve të Brendshme; zëvendësministrin e Financave; prefektët e qarqeve. 4. Grupi drejtues ka për detyrë përcaktimin e masave të nevojshme që garantojnë dhe sigurojnë përmbushjen e qëllimit e të objektivave të moratoriumit të pyjeve, në zbatim të ligjit nr. 5/2016. Grupi drejtues siguron bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve qendrore me njësitë e qeverisjes vendore si dhe mundëson mbështetjen e përgjithshme të strukturave operacionale të Task-Forcës. 5. Grupi drejtues mblidhet si rregull me kërkesë të kryetarit. Në mbledhjet e grupit drejtues, në varësi të çështjeve që do të shqyrtohen, mund të ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organeve qendrore e vendore, si dhe ekspertë të organizatave të interesuara. 6. Pas çdo mbledhjeje ose për çështje me rëndësi të veçantë grupi drejtues i paraqet raport Kryeministrit. 7. Struktura Operacionale e Task-Forcës “Roja e Gjelbër” përbëhet nga njësi/ përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake a strukturave të tjera të Forcave të Armatosura, të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe të strukturave të hetimit tatimor dhe antikontrabandës, të organizuara në tri nivele, si vijon: a) Në nivel qendror, grupi operacional koordinator, që funksionon pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Rendin Publik, në Policinë e Shtetit, i cili është drejtuesi operacional i Task-Forcës “Roja e Gjelbër”, përbëhet nga përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, në Ministrinë e Mjedisit, dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; b) Në nivel rajonal, grupet operacionale rajonale funksionojnë pranë drejtorive vendore të Policisë së Shtetit. Grupi operacional rajonal kryesohet nga nëndrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë dhe në përbërje ka nga një anëtar, përfaqësues të Forcave të Armatosura të dislokuara në territorin e qarkut përkatës, të degës rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve; c) Në nivel vendor, ekipet/patrullat operacionale të terrenit janë në varësi të grupit operacional rajonal përkatës dhe përfaqësojnë elementin kryesor të veprimit të Task-Forcës “Roja e Gjelbër”. Ekipi/patrulla operacionale e terrenit, në varësi të llojit të shërbimit dhe detyrës së ngarkuar, përbëhet nga njësi/përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Policisë Ushtarake a strukturave të tjera të Forcave të Armatasoura, të degës rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe të drejtorisë tatimore. 8. Struktura Operacionale e Task-Forcës “Roja e Gjelbër”, në funksion të përmbushjes së misionit të saj ushtron këto përgjegjësi: Monitorimin, mbikëqyrjen dhe patrullimin e rajoneve pyjore të vendit, akseve rrugore e të subjekteve të biznesit që bazohen në lëndën drusore; Parandalimin, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore e administrative të çdo individi apo subjekti që vepron në kundërshtim me ligjin nr. 5/2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyjet e Republikës së Shqipërisë”; Organizimin e pikave të kontrollit në nyjat kryesore për mosmundësimin e transportit të paligjshëm të lëndëve drusore. 9. Strukturat operacionale, sipas niveleve, kanë këto detyra: a) Grupi operacional koordinator bashkërendon të gjitha veprimet ndërmjet strukturave përgjegjëse, pjesëmarrëse, në nivel kombëtar, dhe mbështet me personel, me mjete e me burime të tjera të nevojshme strukturat rajonale operacionale. Nëpërmjet drejtuesit operacional ndërvepron dhe mban kontaktet me grupin drejtues të Task-Forcës “Roja e Gjelbër”; b) Grupet operacionale rajonale planizojnë veprimtaritë konkrete të ekipeve/patrullave të terrenit, instruktimin e tyre, trajnimin e nevojshëm, kontrollin e veprimtarisë së tyre si dhe raportimin e vazhdueshëm në qendër. Ato i raportojnë rregullisht drejtuesit operacional të Task-Forcës “Roja e Gjelbër”; c) Ekipet/patrullat operacionale kryejnë kontrolle, mbikëqyrje, inspektime, patrullime dhe vlerësime në të gjithë territorin e vendit si dhe ndërhyjnë për parandalimin ose ndalimin e dëmtimeve apo të shfrytëzimeve të paligjshme të pasurive pyjore të vendit, duke realizuar edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë shkelësve të legjislacionit në këtë fushë. 10. Rregulla të hollësishme për çështje teknike, organizative, logjistike e financiare, që lidhen me përmbushjen e detyrave të Task-Forcës “Roja e Gjelbër”, përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit të Mjedisit, ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Financave. 11. Task-Forca “Roja e Gjelbër” pajiset me një logo, të miratuar nga ministri i Mjedisit, e cila përdoret në letërkëmbimin e saj, për identifikimin e automjeteve e të pikave të kontrollit, për fushatat e ndërgjegjësimit publik dhe, në raste të tjera, sipas vendimit të grupit drejtues të saj. 12. Ngarkohen ministri i Mjedisit, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi dhe për miratimin, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të urdhrit të përmendur në pikën 10. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi

Regulation 215 dated 16.3.2016 establishing “Green Guard” task force to draft emergency measures for the prevention, reduction, and undoing of damages done in public and private forests · Nelum