Order No. 893 of 2013 approving the model register for operators that generate, collect, and recycle used oils
颁布于 2013-10-04 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Waste and hazardous substances
- 关键词
- oil, recycling/reuse, waste management
- 类别
- energy
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
URDHËR Nr. 893, datë 4.10.2013 PËR MIRATIMIN E MODELIT TË REGJISTRAVE TË SUBJEKTEVE QË GJENEROJNË, GRUMBULLOJNË DHE RICIKLOJNË VAJRA TË PËRDORURA Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 27 dhe 66 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe të vendimit nr. 765, datë 7.11.2012 “Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorura” të Këshillit të Ministrave, URDHËROJ: 1. Miratimin e regjistrave të subjekteve që gjenerojnë, grumbullojnë dhe riciklojnë vajra të përdorura, sipas modeleve bashkëlidhur këtij urdhri. 1.1 Librin e regjistrit për prodhuesit dhe importuesit e vajrave lubrifikante. 1.2 Librin e regjistrit për gjeneruesit e mbetjeve vajore. 1.3 Librin e regjistrit për menaxhuesit e licencuar të grumbullimit dhe riciklimit të vajrave lubrifikante të përdorura. 1.4 Etiketën “Ruajtje në ambalazh të veçantë” për grumbulluesit e vajrave lubrifikante të përdorura. 1.5 Dokument për marrjen në dorëzim të mbetjeve vajore. 2. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Kontrollit për Mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Pyjeve, agjencitë rajonale të mjedisit në qarqe dhe lidhur me procedurën e botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe procedurën përkatëse të prokurimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse. 3. Urdhri nr. 204, datë 13.3.2013 “Për miratimin e modelit të regjistrave, dokumenteve dhe formateve të regjistrimit të subjekteve” i Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, shfuqizohet. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT Lefter Koka REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MJEDISIT AGJENCIA RAJONALE E MJEDISIT LIBRI I REGJISTRIT PËR PRODHUESIT DHE IMPORTUESIT E VAJRAVE LUBRIFIKANTE Libri nr. Libri i regjistrimit të të dhënave të vajrave lubrifikante apo industriale që importohen ose janë prodhim vendas, të cilat duhet të regjistrohen në regjistrin e miratuar nga Ministria e Mjedisit në zbatim të ligjit nr. 10 463, datë. 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe VKM nr. 765, datë 7.11.2012, si detyrim ligjor për subjektet që prodhojnë, importojnë apo shesin produktin në tregun shqiptar, duke qenë se prodhuesit e vajrave lubrifikante dhe industriale janë përgjegjës për financimin e grumbullimit, transportimit dhe trajtimit, për sasinë e minimumit të 80% të vajrave të përdorura, të sasisë së trajtuar në vit nga ana e tij, në respektim të parimit “NDOTËSI PAGUAN”. Data: Agjencia Rajonale e Mjedisit Qarku: Kryetari: Emri i subjektit : Prodhues i vajrave: Adresa: NIPT: Lloji i aktiviteti: Leje mjedisore nr: Libri i regjistrimit nr: Administratori: TË DHËNAT E PRODHUESVE TË VAJRAVE NGA IMPORTI OSE PRODHIMI VENDAS Nr. Origjina e vajrave lubrifikante dhe industriale Sasia Data Blerësi Nr. i faturës tatimore Importi Prodhim vendas Kg Litra Data e blerjes Data e shitjes Subjekti NIPT-i Adresa 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. HYRJET-DALJET E TREGTUESEVE DHE PIKAVE TË SHITJES Sasia e blerjes Të dhënat e tregtuesit Data e blerjes Nr. i faturës tatimore të blerjes Sasia e shitjes Të dhënat e blerësit Data e shitjes Nr. i faturës tatimore të shitjes Nr. Kg ose litra Subjekti NIPT-i Adresa Kg ose litra Subjekti NIPT-i Adresa 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.