Order no. 614, dated 3.12.2021 on the implementation of resolution of the General Fisheries Commission for the Mediterranean GFCM/44/2021/6, for some changes in the resolution no. GFCM/41/2017/6, for the application of IMO number
颁布于 2021-12-03 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Urdhër nr.614, datë 3.12.2021 për zbatimin e rezolutës së Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun GFCM/44/2021/6, për disa ndryshime në rezolutën nr. GFCM/41/2017/6, për aplikimin e numrit IMO.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- inspection, monitoring, enforcement/compliance, legal proceedings/administrative proceedings, marine fisheries, fishing vessel, foreign fishing
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
URDHËR Nr. 614, datë 3.12.2021 PËR ZBATIMIN E REZOLUTËS SË KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN GFCM/44/2021/6, PËR DISA NDRYSHIME NË REZOLUTËN NR. GFCM/41/2017/6, PËR APLIKIMIN E NUMRIT IMO Në mbështetje të pikës 4, neni 102 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 3 dhe 5, të ligjit nr. 9093, datë 3.7.2003 “Për ratifikimin e marrëveshjes për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun”, ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Pajisjen me numër IMO, të të gjitha anijeve shqiptare të peshkimit me gjatësi të barabartë ose më të madhe se 15 m, brenda datës 31 janar 2022. 2. Anijet që brenda afatit të sipërcituar, nuk janë pajisur me numër IMO, ndalohen të ushtrojnë aktivitetin e peshkimit jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë. 3. Aplikimi është falas dhe bëhet në faqen elektronike të IMO-s https://imonumbers.ihs.com/ ose nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Detare. 4. Të gjitha anijet që në lejen e tyre të peshkimit janë të autorizuara të ushtrojnë aktivitetin e peshkimit jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk janë të pajisura me numër IMO, duhet të dorëzojnë pranë Inspektoratit të Peshkimit lejen e vjetër dhe të kryhet aplikim për leje të re. 5. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. 6. Urdhri i ministrit nr. 499, datë 10.9.2019, “Për zbatimin e rezolutës së Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun nr. GFCM/41/2017/6, ‘Për aplikimin e numrit IMO’”, shfuqizohet. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca