Order No. 346 on flavourings in food products and raw materials used for food processing
颁布于 2006-07-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Food and nutrition
- 关键词
- food safety and quality, food additives, standards, processing/handling, packaging/labelling
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DPSUMK) REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT DPSUMK Nr. 3303 Prot. Tiranë, më 14.07. 2006 U R D H Ë R Nr. 346 datë 14.07. 2006 MBI MIRATIMIN E RREGULLORES “AROMATIZUESIT QË PËRDOREN NË PRODUKTET USHQIMORE DHE NË LËNDËT E PARA PËR PRODHIMIN E TYRE” Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, si dhe në zbatim të Ligjit Nr.7941 datë 31.05.1995 “Për Ushqimin”, Kreu II neni 12.4 “Shtesat (aditivët)” U R D H Ë R O J : 1. Miratimin e Rregullores “Aromatizuesit që përdoren në produktet ushqimore dhe në lëndët e para për prodhimin e tyre” bashkëlidhur këtij Urdhëri. 2. Ngarkohet Inspektoriati i Sigurise Ushqimore për zbatimin e këtij Urdhëri. Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë. PËRGATITI: L.ÇUKO DR.DSU SH.NGJELA DR.DSUMK V.PALUKA DR.JURIDIKE G.SUDAR SEK.PËRGJ. S.SHALLARI ZV.MINISTËR N.PREKA JEMIN GJANA M I N I S T Ë R RREGULLORE PËR “AROMATIZUESIT QË PËRDOREN NË PRODUKTET USHQIMORE DHE NË LËNDËT E PARA PËR PRODHIMIN E TYRE” Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DPSUMK) Neni 1 Fusha e zbatimit Kjo rregullore do të zbatohet për aromatizuesit që përdoren në produktet ushqimore të aromatizuara dhe në lëndët e para të përdorura për prodhimin e aromatizuesve. Kjo rregullore nuk do të zbatohet për: 1. produktet ose substancat ushqimore të përcaktuara për tu konsumuar si të tilla; 2. substancat të cilat kanë vetë shije të ëmbël, të tharët ose të kripur; 3. materialet me origjinë bimore ose shtazore, që kanë veti aromatizuese, kur ato nuk janë përdorur si burim aromatizimi Neni 2 Përkufizime Për qëllim të kësaj rregullore: 1. “aromatizues” janë substancat aromatizuese, përgatitjet aromatizuese, aromatizuesit e përpunuar, aromatizuesit tymues dhe përzjerjet; 2. “substancë aromatizuese” është një substancë kimike me veti aromatizuese e cila është përftuar nga: a) procese fizike të përshtatshme (duke përfshirë distilimin dhe ekstraktimin me solvent) ose proceset enzimatike dhe mikrobike nga materialet me origjinë bimore ose shtazore në gjëndje të papërpunuar ose pas përpunimit për konsum njerëzor nga procese tradicionale të përpunimit të ushqimit (duke përfshirë tharjen, nxehjen dhe fermentimin); b) sinteza kimike ose të izoluara nga procese kimike dhe që është kimikisht identike me një substancë natyrale të pranishme në materialet me origjinë bimore ose shtazore të përshkruara në pikën a) të këtij neni; c) sintezat kimike por që nuk është identike me një substancë natyrale të pranishme në materialin me origjinë bimore ose shtazore të përshkruar në gërmën a) të këtij neni. 3. “përgatitje aromatizuese” është një produkt, tjetër nga substanca e përkufizuar në gërmën a) të pikës 2 të këtij neni, i koncentruar ose jo, me veti aromatizuese, që është përftuar nga procese fizike të përshtatëshme (duke përfshirë distilimin dhe ekstraktimin me solvent) ose nga procese enzimatike dhe mikrobiologjike të materialeve me origjinë bimore ose shtazore, në gjëndje të papërpunuar ose pas përpunimit për konsum njerëzor nga procese tradicionale të përpunimit të ushqimit (duke përfshirë tharjen, nxehjen dhe fermentimin); 4. “aromatizues i përpunuar” është një produkt i përftuar në përputhje me praktikat e mira të prodhimit nga nxehja në temperaturë që nuk i kalon 1800C për një periudhe jo më shumë se 15 minuta të një përzjerje ingredientësh. Nuk është e domosdoshme që ingredientët të kenë veti aromatizuese, mjafton që të paktën një të përmbaj azot (amina) dhe një tjetër sheqer reduktues; 5. “aromatizues tymues” është një ekstrakt i tymosur i përdorur në proceset tradicionale të tymosjes së ushqimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DPSUMK) 6. “konsumatore i fundit” do te kuptohet çdo person fizik qe blen ushqim per te plotesuar nevojat e tij dhe nuk e perdor ate ne ndonje faze te biznesit ushqimor. Neni 3 Kriteret e përdorimit 1. Aromatizuesit nuk duhet të përmbajnë asnjë element ose substancë në sasi toksikologjikisht të rrezikshme të përcaktuar ne standarde. 2. Aromatizuesit nuk duhet të përmbajnë më shumë se 3 mg/kg arsenik, 10 mg/kg plumb, 1 mg/kg kadmium dhe 1 mg/kg mërkur. 3. Përdorimi i aromatizuesve nuk është rezultativ në produktet ushqimore që kanë të pranishme produkte të padëshiruara të listuara në Aneksin I bashkëlidhur kësaj rregulloreje, në sasi më të madhe se ato të specifikuara aty. 4. Përdorimi i aromatizuesve dhe ingredienteve të tjerë me veti aromatizuese nuk është rezultativ në praninë e substancave të listuara në Aneksin II bashkëlidhur kësaj rregulloreje, në sasi më të madhe se ato të specifikuara aty. Neni 4 Etiketimi i aromatizuesve e destinuar për shitje me shumicë I. Aromatizuesit e destinuar për shitje me shumicë nuk tregtohen nëse në paketim ose kontenier nuk përmbahet informacioni i mëposhtëm lehtësisht i dukshëm, i lexueshëm qartë dhe që nuk fshihet: 1. emri i produktit ose emri i biznesit dhe adresa e prodhuesit ose paketuesit; 2. përshkrimi tregtar: emri “aromatizues” ose një përshkrim apo emër specifik; 3. shënimi “për produktet ushqimore” ose një reference specifike më shumë për produktet ushqimore për të cilat është përcaktuar aromatizuesi; 4. një list në rendin zbritës të peshës së substancave aromatizuese dhe përgatitjeve aromatizuese të pranishme, të klasifikuara si më poshtë: a) substanca aromatizuese natyrale, në rastin e substancave aromatizuese të përcaktuara në gërmën a) pika 2 të Nenit 2; b) substancat aromatizuese identike me substancat natyrale në rastin e substancave aromatizuese të përcaktuara në gërmën b) pika 2 të Nenit 2; c) substancat aromatizuese artificiale, në rastin e substancave aromatizuese të përcaktuara në gërmën c) pika 2 të Nenit 2; d) përgatitjet aromatizuese, në rastin e përgatitjeve të përcaktuara në pikën 3 të Nenit 2; e) aromatizuesit e përpunuar, në rastin e aromatizuesve të përcaktuara në pikën 4 të Nenit 2; f) aromatizuesit tymues në rastin e aromatizuesve të përcaktuar në pikën 4 të Nenit 2. 5. në rastin e përzjerjeve të aromatizuesve me substanca ose materiale të tjera vendoset një list në rendin zbritës të peshës në perzjerje të: Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DPSUMK) a) kategorive të aromatizesve të klasifikuar si në pikën d) të këtij Neni; b) emrin e secilës nga substancat ose materialet e tjera dhe kur është e mundur numrin e tyre “EEC”; 6. një indikator i sasisë maksimale të secilit komponent ose grup komponentësh subjekt i sasisë së kufizuar në një produkt ushqimor ose informacionin e përshtatshëm që i jepet blerësit në përputhje me legjislacionin në fuqi; 7. një tregues për identifikimin e ngarkesës; 8. sasinë nominale të shprehur në njësi të masës ose volumit. II. Fjala “natyral” ose çdo fjalë tjetër që ka të njejtën kuptim mund të përdoret vetëm për aromatizuesit në të cilët komponentë aromatizues përmbajnë eksluzivisht substancat aromatizuese të përcaktuara në gërmën a) pika 2 të nenit 2 dhe/ose përgatitjet aromatizuese të përcaktuara në pikën 3 të nenit 2. Në qoftë se përshkrimi tregtar i aromatizuesit përmban një referencë të një produkti ushqimor ose një burim aromatizues, fjala “natyral” ose çdo fjalë tjetër që ka të njejtin kuptim, nuk mund të përdoret vetëm në rastet kur komponenti aromatizues është izoluar nga procese fizike të përshtatshme, procese enzimatike dhe mikrobiologjike ose procese tradicionale të përpunimit të ushqimit. III. Në përjashtim nga pika 1 e këtij neni, informacioni i kërkuar në pikën 1 gërma d), e) dhe f) mund të vendoset në dokumentacionin tregtar që shoqëron ngarkesën, ku jepet treguesi “i përcaktuar për prodhimin e produkteve ushqimore dhe jo për shitje”. Neni 5 Etiketimi i aromatizuesve të destinuar për shitje tek konsumatori i fundit I. Aromatizuesit e përcaktuar për shitje tek konsumatori i fundit nuk mund të tregtohen nëse etiketa nuk ka informacionin e mëposhtëm të detyrueshëm, i cili të jetë lehtësisht i dukshëm, i lexueshëm qartë dhe që nuk fshihet: 1. përshkrimi tregtar: emri “aromatizues” ose një përshkrim apo emër specifik; 2. shënimi “për produktet ushqimore” ose një referencë specifike më shumë për produktet ushqimore për të cilat është përcaktuar aromatizuesi; 3. datën minimale të përdorimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për etiketimin; 4. kur është e domosdoshme, kushte të veçanta për përdorim dhe ruajtje; 5. instruksione për përdorim në qoftë se lënia jashtë parandalon përdorimin e përshtatshëm të aromatizuesit; 6. sasinë neto të shprehur në njësi të masës ose volumit; 7. emri ose emri i biznesit dhe adresa e prodhuesit ose paketuesit; 8. një tregues ose shenjë për identifikimin e ngarkesës; Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DPSUMK) 9. në rastin e përzjerjeve të aromatizuesve me substanca ose materiale të tjera vendoset një listë në rendin zbritës të peshës në përzjerje të: a) aromatizuesit, në përputhje me gërmën a) të pikes 1 të këtij neni; b) emrin e secilës nga substancat ose materialet e tjera dhe kur është e mundur numrin e tyre “E”; II. Fjala “natyral” ose çdo fjalë tjetër që ka të njejtën kuptim mund të përdoret vetëm për aromatizuesit në të cilët komponentë aromatizues përmbajnë eksluzivisht substancat aromatizuese të përcaktuara në gërmën a) pika 2 të nenit 2 dhe/ose përgatitjet aromatizuese të përcaktuara në pikën 3 të nenit 2. Në qoftë se përshkrimi tregtar i aromatizuesit përmban një referencë të një produkti ushqimor ose një burim aromatizues, fjala “natyral” ose çdo fjalë tjetër që ka të njejtin kuptim, nuk mund të përdoret vetëm kur komponenti aromatizues është izoluar nga procese fizike të përshtatshme, procese enzimatike dhe mikrobiologjike ose procese tradicionale të përpunimit të ushqimit. III. Kërkesat e këtij neni jepen në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatori. Ky informacion duhet të jepet në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera. ANEKSI I Nivelet maksimale për substanca të caktuara të padëshiruara të pranishme në produktet ushqimore kur përdoret aromatizues Substanca Niveli maksimal në produktet ushqimore Niveli maksimal në pije 3,4 benzopirene 0.03 µg/kg 0.03 µg/kg ANEKSI II Nivelet maksimale për substanca të caktuara të përftuara nga aromatizues dhe ingredientë të tjerë ushqimor me veti aromatizuese të pranishme në produktet ushqimore në të cilat kanë qenë të pranishëm aromatizuesit Substanca(1) Niveli maksimal në produktet ushqimore mg/kg Niveli maksimal në pije mg/kg Perjashtime dhe/ose kundërshtime të veçanta Acid agarik 20 20 100 mg/kg në pijet alkoolike dhe produktet ushqimore që përmbajnë kërpudha Aloin 0.1 0.1 50 mg/kg në pijet alkoolike Beta asarone 0.1 0.1 1 mg/kg në pijet alkoolike dhe erëzave të përdorura në ushqimet e shpejta Berberine 0.1 0.1 10 mg/kg në pijet alkoolike Coumarine 2 2 10 mg/kg në tipe të caktuara produktesh karameli Acid hidrocianik 1 1 50 mg/kg në nuga, marzipan ose produkte të ngjashme ose zëvendësues të tyre Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (DPSUMK) 1 mg/% në volum të alkoolit në pijet alkoolike 5 mg/kg në frutat me bërthama Hipericine 0.1 0.1 10 mg/kg në pijet alkoolike 1 mg/kg në ëmbëlsira Pulegone 25 100 250 mg/kg në nenexhik dhe mente-pije të aromatizuara 350 mg/kg në ëmbëlsira mente Quasine 5 5 10 mg/kg në ëmbëlsirat në formë tablete 50 mg/kg në pijet alkoolike Safrole dhe isosafrole 1 1 2 mg/kg në pijet alkoolike me jo më shumë se 25% në volum alkool 5 mg/kg në pijet alkoolike me më shumë se 25% në volum alkool 15 mg/kg në produktet ushqimore që përmbajnë arremyshk Santonine 0.1 0.1 1 mg/kg në pijet alkoolike me më shumë se 25% në volum alkool Thuyone (alfa dhe beta) 0.5 0.5 5 mg/kg në pijet alkoolike me jo më shumë se 25% në volum alkool 10 mg/kg në pijet alkoolike me më shumë se 25% në volum alkool 25 mg/kg në produktet ushqimore që përmbajnë preparate me bazë sherebele 35 mg/kg në bitter (1) nuk mund te jetë shtuar si i tillë në produktet ushqimore ose të aromatizuara. Mund të jetë i pranishëm në një produkt ushqimor në mënyrë natyrale ose si aromatizues i shtuar i përgatitur nga lëndë të para natyrale.