跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Order No.283 dated 10 April 2013 approving the list of legatine coastal areas that serve as habitats for migratory birds

颁布于 2013-04-10 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
international agreement-implementation, biodiversity, birds, migratory species, coastal zone management, wild fauna

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. URDHËR Nr. 283, datë 10.4.2013 PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SIPËRFAQEVE LIGATINORE BREGDETARE, QË SHËRBEJNË SI HABITATE PËR SHPENDËT MIGRATORË Në bazë të nenit 102 të Kushtetutës, nenit II dhe III.3/b të Konventës së Bonit “Për mbrojtjen e llojeve migratore të faunës së egër”, në të cilën Shqipëria ka aderuar me ligjin nr. 8692, datë 16.11.2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bonit “Për mbrojtjen e llojeve shtegtuese të kafshëve të egra” dhe mirëkuptimet e kësaj Konvente”, të pikave 4 e 8 të nenit 13 të ligjit nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit” dhe të pikës 1/ë të nenit 11 të ligjit nr. 10 253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, URDHËROJ: 1. Miratimin e listës së sipërfaqeve ligatinore bregdetare, zona me rëndësi për shpendët Important Bird Areas (IBA) që shërbejnë si habitate për shpendët migratorë, sipas shtojcave dhe hartës bashkëlidhur këtij urdhri si pjesë përbërëse e tij, me kufij: a) Sipas atyre të përcaktuara në bazë të statusit mbrojtës të zonës në të cilën shtrihet ligatina, për ligatinat nga pika 1 deri në 8 të shtojcës; b) sipas kufijve natyrorë të ligatinës, për ligatinën paraqitur në pikën 9 të shtojcës. 2. Sipërfaqet ligatinore bregdetare, sipas shtojcës të pikës 1, në përputhje me dispozitat e pikës 1/ë dhe 2 të nenit 11 të ligjit “Për gjuetinë”, në rast se janë përfshirë në zonat e gjuetisë të miratuara, duhet të përjashtohen si të tilla. 3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Biodiversitetit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir Mediu

Order No.283 dated 10 April 2013 approving the list of legatine coastal areas that serve as habitats for migratory birds · Nelum