Order no. 275, dated 14 June 2022 on the approval of the model of registry of use of products for the protection of plants on the farm, its contents and supplementation
颁布于 2022-06-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Urdhër nr. 275, datë 14.6.2022 për miratimin e modelit të regjistrit të përdorimit të produktevepër mbrojtjen e bimëve në fermë, përmbajtjes dhe plotësimit të tijn.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Cultivated plants
- 关键词
- data collection/reporting, education, family farming, pesticides, plant production, plant protection, procedural matters, protection of environment, registration, soil pollution/quality, sustainable use
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
URDHËR Nr. 275, datë 14.6.2022 PËR MIRATIMIN E MODELIT TË REGJISTRIT TË PËRDORIMIT TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE NË FERMË, PËRMBAJTJES DHE PLOTËSIMIT TË TIJ Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, si dhe të pikës 10, të kreut V, të vendimit nr. 317, datë 9.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve, si dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Miratimin e modelit të regjistrit të përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) në fermë, përmbajtjes dhe plotësimit të tij, sipas shtojcës 1 bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve mban të dhënat për fermerët e pajisur me regjistrin e përdorimit të PMB-ve, sipas shtojcës 2 bashkëlidhur këtij urdhri. 3. Plotësimi i regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë kryhet nga vetë prodhuesi. 4. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor organizojnë fushata informimi, trajnimi dhe asistencë për plotësimin e regjistrit nga fermerët. 5. Prodhimi, shpërndarja dhe kontrolli i mbajtjes së regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. 6. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca SHTOJCA 1 MODELI I REGJISTRIT TË PËRDORIMIT TË PMB-ve NË FERMË, PËRMBAJTJA DHE PLOTËSIMI I TIJ MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Numri i serisë: Data e dorëzimit te fermeri: REGJISTRI I PËRDORIMIT TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE (PMB) NË FERMË PLOTËSIMI I REGJISTRIT TË PËRDORIMIT TË PMB-ve NË FERMË Për plotësimin e të dhënave të regjistrit, referojuni sqarimeve të mëposhtme: “Bimë” është kultura bujqësore ku është kryer trajtimi me PMB. Për kulturat që mbillen më shumë se një herë, do të shënohet kultura I dhe në vazhdim kultura II (p.sh.: Domate I/Domate II). “Sipërfaqja totale (dynym)” është sipërfaqja totale e fermës. “Numri i trajtimit” është numri rendor i spërkatjes që kryhet, me rend ngjitës. “Arsyeja e përdorimit/dëmtuesi” është emri i dëmtuesit ose shkakut për të cilën është përdorur PMB ja. “Faza fenologjike e bimës” është stadi i zhvillimit në të cilën ndodhet bima në momentin e trajtimit. “Emri tregtar i PMB-së dhe i lëndës/ve vepruese” është emri tregtar i PMB-së së përdorur, si dhe i lëndës/ve vepruese në përmbajtje të saj, “Blerë nga” është subjekti i tregtimit me pakicë, ku është blerë PMB-ja, shoqëruar me faturë blerje. “Faturë blerje” është dokumenti i shitjes nga subjekti i tregtimit me pakicë, sipas legjislacionit fiskal. “Sipërfaqe e trajtuar (dynym)” është sipërfaqja ku kryhet trajtimi. “Doza e përdorur” është sasia (gr ose ml) për dynym ose përqendrimi në përqindje i PMB-së dhe sasia e solucionit të përdorur për dynym, që është përdorur faktikisht. “Data e trajtimit” është data kur kryhet trajtimi me PMB. “Karenca” është intervali kohor, i shprehur në ditë, ndërmjet trajtimit të fundit dhe vjeljes, ndërsa për produktet e magazinuara ndërmjet trajtimit të fundit dhe hedhjes në treg. Të dhënat për produktin: “Data e vjeljes” është data e vjeljes ose korrjes së bimës apo produktit bimor, të trajtuar me PMB. Për bimët me mbi një vjelje, shënohet data e çdo vjelje të kryer. “Shitur tek” është emri i personit ose subjektit, që i është shitur produkti bimor i trajtuar; si dhe “Sasia (kg)” është sasia që shitet pas çdo vjelje. Shënime. Nënkupton pasqyrimin e çdo problematike të ndodhur gjatë përdorimit të PMB-ve në fermë dhe rreth saj. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME Emri dhe mbiemri i fermerit/subjektit: Kodi i fermës/NIPT/NUIS: Bashkia: Njësia Administrative: Fshati: Pronësia/përdorimi i tokës bujqësore: (AMTP/certifikatë pronësie/qira/përdorim) Zona kadastrale nr. Parcela 1, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 2, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 3, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 4, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 5, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 6, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 7, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë; Parcela 8, nr. kadastral/pasurisë: , sipërfaqja: dynymë. Bima: ; Sipërfaqja totale e mbjellë (dynym): . Parcela/t, numri kadastral/pasurisë: . Nr. i trajtimit Arsyeja e përdorimit/dëmtuesi Faza fenologjike e bimës Emri tregtar i PMB-së dhe lënda vepruese Blerë nga: (shoqëruar me faturë) Sipërfaqja e trajtuar (dy) Doza e përdorur Data e trajtimit Karenca Të dhënat për produktin ShënimeData e vjeljes Shitur tek Sasia kg SHTOJCA 2 TË DHËNAT QË MBAHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR I VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE Nr. Qarku Bashkia Njësia Administrative Fshati Të dhënat personale të fermerit/subjektit Vendndodhja e fermës: nr. zonës kadastrale nr. parcelës/pasurisë harta e lokacionit, kur disponohet Bima/produkti bimor Sipërfaqja e mbjellë Destinacioni i shitjes Emri dhe mbiemri Adresa Kontakti (tel.; e mail etj.) Kodi i fermës/NIPT/NUIS