跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Order No. 223 dated 25.6.2012 amending the Order No. 328 dated 22.1.2011 Order No. 328 dated 22.11.2011 approving the Regulation determining the criteria and on the required veterinary certification for animals and animal products entering to Albania from other countries and territories under the administration of these countries

颁布于 2012-06-25 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Urdhër Nr.223, datë 25.6.2012 për disa ndryshime në rregulloren “mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në republikën e shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”, të miratuar me urdhrin nr.328, datë 22.11.2011.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Livestock, Food and nutrition
关键词
certification, international trade
类别
*

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. Urdhër Nr.223, datë 25.6.2012 PËR DISA NDRYSHIME NË RREGULLOREN “MBI PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE KËRKESAVE PËR CERTIFIKIMIN VETERINAR TË DISA LLOJE KAFSHËSH DHE MISHIT TË FRESKËT TË TYRE, TË CILAT HYJNË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NGA SHTETE TË CAKTUARA, SI DHE NGA TERRITORE TË TJERA NË ADMINISTRIM TË KËTYRE SHTETEVE”, TË MIRATUAR ME URDHRIN NR.328, DATË 22.11.2011 Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 55 të ligjit nr.10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 18 të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, Urdhëroj: 1. Në rregulloren “Mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”, miratuar me urdhër nr.328, datë 22.11.2011, modelet e certifikatave veterinare, të parashikuara në pjesën 2 të aneksit 2, shfuqizohen me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e tyre në përputhje me nevojat e tregut. 2. Certifikatat veterinare të përdorura përpara hyrjes në fuqi të urdhrit nr.328, datë 22.11.2011 “Për miratimin e rregullores mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve” do të vazhdojnë të lejohen për shoqërimin e ngarkesave përkatëse që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. 3. Drejtoria e Shërbimit Veterinar të ndjekë procedurat për njoftimin e këtij urdhri pranë autoriteteve homologe të vendeve anëtare të OIE-së, si dhe pranë OBT-së. 4. Ngarkohet Drejtoria e Shërbimit Veterinar, Drejtoria e Sigurisë Ushqimore, si dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij urdhri. 5. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli

Order No. 223 dated 25.6.2012 amending the Order No. 328 dated 22.1.2011 Order No. 328 dated 22.11.2011 approving the Regulation determining the criteria and on the required veterinary certification for animals and animal products entering to Albania from other countries and territories under the administration of these countries · Nelum