Order no. 189, dated 4 May 2018 on the approval of the veterinary health certificate for cattle meat, small animals, pigs, slaughtered in slaughterhouses
颁布于 2018-05-04 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Urdhër nr. 189, datë 4.5.2018 për miratimin e certifikatës shëndetësore veterinare për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra, të therura në thertore.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Livestock, Food and nutrition
- 关键词
- cattle, certification, slaughtering, swine, animal health, food safety and quality, meat, authorization/permit, procedural matters, processing/handling
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
URDHËR Nr. 189, datë 4.5.2018 PËR MIRATIMIN E CERTIFIKATËS SHËNDETËSORE VETERINARE PËR MISHIN E KAFSHËVE TË LLOJIT GJEDHË, TË IMTA, DERRA, TË THERURA NË THERTORE Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 87/2012, datë 18.9.2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”, URDHËROJ: 1. Miratimin e modelit të certifikatës shëndetësore veterinare për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Njësitë e qeverisjes vendore përgjegjëse për lëshimin e certifikatës shëndetësore veterinare për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore të marrin të gjitha masat për prodhimin dhe pajisjen me certifikatën veterinare sipas modelit të përcaktuar në pikën 1 të këtij urdhri. 3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Bujqësi, Ushqim dhe Zhvillim Rural dhe strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Niko Peleshi CERTIFIKATË SHËNDETËSORE VETERINARE Për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore Nr. serial Data e lëshimit / / 1. Identifikimi i kafshëve: Lloji: Nr. i kafshëve: Nr. matrikullit: 2. Certifikatë nr.: 3. Shërbimi veterinar kompetent: Nr. i vulës së miratuar: 4. Prejardhja e kafshëve: Adresa e fermës së origjinës: Kodi i fermës: 5. Mjeti i transportit: Pesha neto: , njësia: Ora e lëvizjes : , data / / 6. Thertore: Adresa: Nr. i licencës (QKL): 7. Destinacioni i mishit Subjekti: Adresa: Informacion shëndetësor Unë, i nënshkruari veterineri zyrtar deklaroj se: Kafshët u kontrolluan klinikisht përpara therjes në thertoren e sipërpërmendur në orën (ora) më / / (data) dhe u konstatua se: a. janë të shëndetshme dhe vijnë nga ferma të pastra nga sëmundjet infektive dhe parazitare; b. janë transportuar nga ferma e tyre në mjete, të pastruara dhe dezinfektuara përpara ngarkimit pa asnjë kontakt me kafshë të tjera që nuk plotësojnë kushtet referuar më sipër. Të dhënat e regjistruara dhe dokumentacioni lidhur me këto kafshë përmbushin kërkesat ligjore dhe nuk ndalojnë therjen e kafshëve. Ato u therën në thertore në orën (ora) më / / (data) ku therja dhe heqja e gjakut u kryen saktësisht. Kafshët përpara dhe gjatë therjes janë trajtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për mirqenien e kafshëve gjatë therjes. Mishi është për konsum human (pas kontrollit ante dhe post-mortem të kryer në përputhje me udhëzimin e ministrit nr. 23, datë 25.11.2010 “Për kërkesat specifike të higjienës për mishin dhe produktet e mishit, duke përfshirë produktet e mishit, mishin e grirë dhe mishin e ndarë në mënyrë mekanike”, si dhe karkasa ose pjesë të saj janë vulosur me vulë shëndetësore në përputhje me këtë udhëzim). Dispozita të veçanta: Mjeku veterinar Emri Mbiemri (me germa Kapitale), Firma Shënime. 1) Të dhënat në këtë certifikatë plotësohet me germa kapitale dhe me bojë të ndryshme nga ngjyra e printimit. 2) Në rast se numri i kafshëve që shoqëron kjo certifikatë është më shumë se një, plotësohet aneksi bashkëngjitur. Vula CERTIFIKATË SHËNDETËSORE VETERINARE Për mishin e kafshëve të llojit gjedhë, të imta, derra të therura në thertore Aneks Nr. serial Data e lëshimit / / Nr. Numër identifikimi i kafshëve Lloji Nr. Numër identifikimi i kafshëve Lloji 1 AL 21 AL 2 AL 22 AL 3 AL 23 AL 4 AL 24 AL 5 AL 25 AL 6 AL 26 AL 7 AL 27 AL 8 AL 28 AL 9 AL 29 AL 10 AL 30 AL 11 AL 31 AL 12 AL 32 AL 13 AL 33 AL 14 AL 34 AL 15 AL 35 AL 16 AL 36 AL 17 AL 37 AL 18 AL 38 AL 19 AL 39 AL 20 AL 40 AL Veterineri zyrtar Emri Mbiemri (me germa kapitale) Firma 3) Lloji do të shënohet me inicialet: G – gjedh; L – të leshta; D – të dhirta; P – derra; Vula