Order No. 177 of 4 June 2012 implementing Order No. 328 dated 22.11.2011 and Order No. 5 dated 9.1.2012 of the Minister of Agriculture, Food and Consumer Protection on the Veterinary Certificates
颁布于 2012-06-04 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Urdhër Nr. 177, datë 4.6.2012 mbi zbatimin e urdhrit nr. 328, datë 22.11.2011 dhe të urdhrit nr. 5, datë 9.1.2012 të ministrit të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit mbi certifikatat veterinare.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Livestock, Food and nutrition
- 关键词
- certification, international trade
- 类别
- *
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
URDHËR Nr. 177, datë 4.6.2012 MBI ZBATIMIN E URDHRIT NR. 328, DATË 22.11.2011 DHE TË URDHRIT NR. 5, DATË 9.1.2012 TË MINISTRIT TË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT MBI CERTIFIKATAT VETERINARE Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 55 të ligjit nr. 10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe të nenit 18 të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, URDHËROJ: 1. Certifikatat veterinare të përdorura përpara hyrjes në fuqi të urdhrit nr. 328, datë 22.11.2011 “Për miratimin e rregullores mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”, si dhe të urdhrit nr. 5, datë 9.1.2012 “Për përditësimin e certifikatave veterinare të cilat shoqërojnë ngarkesat e ushqimeve me origjinë shtazore, si dhe ngarkesat e ushqimeve për kafshë prodhuese të ushqimit dhe të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”, do të lejohen të shoqërojnë ngarkesat përkatëse që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëse janë lëshuar nga autoritetet kompetente jo më vonë se 20 ditë nga dita e notifikimit të urdhrave të lartpërmendur në Organizatën Botërore të Tregtisë, më datë 30.5.2012. 2. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimit Veterinar, Drejtoria e Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij urdhri. 3. Ky urdhër hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Genc Ruli