Order No. 102 on the implementation of the multi-annual management plan for blue fin tuna in the Eastern Atlantic and the Mediterranean Sea
颁布于 2019-02-05 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Urdhër Nr. 102 për zbatimin e planit shumëvjeçar të menaxhimit të tonit të kuq në Atlantikun Lindor Dhe Detin Mesdhe.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- fishery management and conservation, fishing authorization, fishing vessel, inspection, policy/planning, international organization, authorization/permit
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
URDHËR Nr. 102 datë 5.2.2019 PËR ZBATIMIN E PLANIT SHUMËVJEÇAR TË MENAXHIMIT TË TONIT TË KUQ NË ATLANTIKUN LINDOR DHE DETIN MESDHE [REC. ICCAT 18 – 02] Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës; të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar; të pikave 1 dhe 2, të nenit 8, të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT), të miratuar me ligjin nr. 9822, datë 29.10.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT)”, URDHËROJ: 1. Zbatimin e planit shumëvjeçar të menaxhimit të tonit të kuq në Mesdhe dhe në Atlantikun Lindor të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT), të përcaktuar nga Rekomandimi ICCAT [REC. 18-02], që i bashkëngjitet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Ngarkohet Sektori i Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e pikave 4-7, 10-12, 14 20, 29, 34, 37-38, 48-54, 57-62, 69-72, 74-77, 79, 81-82, 87-88, 90, 105, 109, 117, 119 dhe shtojcat 1-2 dhe 6-11. 3. Ngarkohet Inspektorati i Peshkimit në Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës për zbatimin e pikave 41-44, 106, 108 dhe shtojcën 11. 4. Kapitenët e anijeve të peshkimit zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga pikat 63-66, 68, 73, 78, 80, 86, 89 dhe shtojcat 3-5. 5. Pikat e tjera të Rekomandimit [18-02] të papërmendura në pikat 2-4 të këtij urdhri, janë detyruese për institucionet e mësipërme, në zbatim të shkronjës a), pika 1, të nenit 8, të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT), të miratuar me ligjin nr. 9822, datë 29.10.2007, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT), në rast se Shqipëria do të zhvillojë aktivitetet e rregulluara sipas këtyre pikave. 6. Peshkimi i tonit të kuq do të kryhet gjatë periudhës prej 26 majit, deri më 1 korrik 2019 vetëm me mjetet lundruese që përdorin formën e peshkimit me koshilok (me rrethim) sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 719, datë 12.10.2016, “Për menaxhimin e kapaciteteve të peshkimit tregtar dhe disa rregullime të mënyrës së funksionimit të regjistrit të anijeve të peshkimit”. 7. Me hyrjen në fuqi të këtij urdhri, urdhri nr. 74 datë 14.02.2018, “Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të kuq në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor të ICCAT [REC. 17 07]”, shfuqizohet. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL Bledar Çuçi REKOMANDIMI I ICCAT [18-02] PËR HARTIMIN E NJË PLANI MENAXHIMI SHUMËVJEÇAR PËR TONIN E KUQ NË ATLANTIKUN LINDOR DHE DETIN MESDHE Duke pranuar që Komiteti i Përhershëm për Kërkime dhe Statistika (Standing Committe on Research and Statistics), në këshillimin e tij të vitit 2017, vuri në dukje se Totali i Zënieve të Lejuara (Total Allowable Catch) mund të vendoset në nivelin 36,000 t, nivel që do të arrihet në vitin 2020 me hapa gradualë, pa dëmtuar suksesin e planit të rimëkëmbjes; Duke pranuar këshillën e SCRS-së për të konsideruar kalimin nga plani aktual i rimëkëmbjes në një plan menaxhimi dhe se statusi aktual i stokut nuk ka nevojë për masa emergjente të paraqitura në kuadrin e planit të Rimëkëmbjes për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe (Rekomandimi 17-07 nga ICCAT-i, që ndryshon Rekomandimin 14-04); Duke pranuar paragrafin 4 të Rekomandimit Rec. 17-07, ku thuhet se Komisioni do të krijojë një plan-menaxhim për stokun në vitin 2018; Duke marrë parasysh se SCRS-ja po zhvillon një proces të vlerësimit të strategjisë së menaxhimit (Management Strategy Evalutation), me synimin të vlerësojë procedurat e ndryshme të menaxhimit të cilat janë të qëndrueshme për burimet kryesore të pasigurisë dhe se procesi i MSE-së pritet të ofrojë procedura kandidate të menaxhimit në terma afatshkurtër, por jo afatshpejta (p.sh., nga 2021-2022), përzgjedhja e procedurës së dëshiruar të menaxhimit nga Komisioni merr pak kohë. Prandaj, është propozuar që të ketë një objektiv të përkohshëm të menaxhimit, që mund të rishikohet në kohën kur Komisioni miraton rregullat e kontrollit të zënieve (Harvest Control Rules). Në këtë kontekst, Komisioni mund të vendosë që nga viti 2020 për ndryshimet në kuadrin e menaxhimit për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe, siç këshillohet nga SCRS-ja, në bazë të vlerësimit të fundit të rezervave dhe në bazë të rekomandimeve të mëtejshme të menaxhimit të mbështetura nga Vlerësimi i Strategjisë së Menaxhimit (MSE) dhe pas procedurës së menaxhimit, duke përfshirë HCR-të, të përcaktuara nga SCRS-ja. Duke pranuar më tej ndikimet e planit të rimëkëmbjes së tonin të kuq në flotën e peshkimit artizanal në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe, sidomos në lidhje me reduktimin e kapacitetit të peshkimit; Duke marrë parasysh kapacitetin e stokut për t’u përgjigjur rekrutimit të ulët në disa vite të njëpasnjëshme, kjo do të jetë e rëndësishme për të siguruar që kapaciteti i peshkimit të mbetet brenda kufijve të qëndrueshëm dhe se kontrolli i kapacitetit mbetet efektiv; Duke marrë në konsideratë rëndësinë e ruajtjes së qëllimit dhe integritetit të masave të kontrollit dhe përforcimin e gjurmueshmërisë së zënieve, veçanërisht në lidhje me transportin e peshqve të gjallë dhe aktiviteteve në fermat e rritjes; KOMISIONI NDËRKOMBËTAR PËR KONSERVIMIN E TONIT TË ATLANTIKUT (ICCAT) REKOMANDONQË: Pjesa I Dispozitat e përgjithshme Objektivi 1. Palët kontraktuese dhe palët bashkëpunuese jo-kontraktuese, subjektet ose entitetet e peshkimit referuar me poshtë si CPCs, anijet e të cilave kanë peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq (Thunnus thynnus) në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe do të zbatojnë një plan menaxhimi për tonin e kuq në atë zonë gjeografike duke filluar në vitin 2019 me qëllim të ruajtjes së biomasës rreth B 0.1, arritur nga peshkimi në ose më pak se F 0.1, të cilin SCRS-ja e konsideron si numër të arsyeshëm për FMSY-n. Ky objektiv do të rishikohet dhe modifikohet, nëse është e nevojshme, kur Vlerësimi i Strategjisë së Menaxhimit tregon progres të dukshëm, kur objektivat alternative të menaxhimit mund të merren parasysh dhe pikët e referencës, rregullat e kontrollit të zënieve dhe/ose procedurat e menaxhimit mund të adoptohen. 2. Kur vlerësimi i stokut nga SCRS-ja tregon se statusi dhe zhvillimi i tij (në terma të biomasës dhe/ose mortalitetit nga peshkimi) devijon nga objektivi, do të aplikohen klauzolat e masave të sigurisë dhe rishikimit siç përcaktohen në dispozitat përfundimtare të këtij plani. Përkufizimet 3. Në kuptim të këtij plani: a) “Anije peshkimi” është çdo anije e përdorur për qëllimin e shfrytëzimit për qëllime komerciale të resurseve të tonit të kuq, duke përfshirë anijet peshkuese, anijet përpunuese të peshkut, anijet mbështetëse, anijet rimorkiuese, anijet që aktivizohen në proceset e transbordimit dhe anijet e transportit të pajisura për transportimin e prodhimeve të tonit dhe anijet ndihmëse, përjashtuar anijet kontejner. b) “Anije peshkuese” është një anije e përdorur me synim zënien për arsye tregtie të resurseve të tonit të kuq. c) “Anije përpunuese” është një anije, në bordin e së cilës, para se prodhimi të paketohet, mund të ndodhin një ose disa nga aktivitetet e mëposhtme: filetimi apo prerja në feta, ngrirja dhe/ose përpunimi. d) “Anije ndihmëse” është çdo anije që përdoret për transportimin e individëve jo të gjallë të tonit të kuq (jo të përpunuar) nga koshat e transportit/rritjes, nga një koshilok apo kurth në një port të përcaktuar/ose në një anije përpunimi. e) “Anije rimorkimi/tërheqëse” nënkupton çdo anije që përdoret për tërheqjen e koshave. f) “Anije mbështetëse” do të thotë çdo anije tjetër e peshkimit e referuar sipas pikes 3a). g) “Peshkimi në mënyrë aktive” do të thotë, për çdo anije peshkuese, që faktikisht synon të peshkojë tonin e kuq gjatë një sezoni të caktuar peshkimi. h) “Operacion i përbashkët i peshkimit” (referuar në tekst si JFO) nënkupton çdo operacion midis dy ose më shumë anijeve me koshilok, ku zënia e një anijeje me koshilok i atribuohet një ose më shumë anijeve të tjera me koshilok në përputhje me çelësin e shpërndarjes. i) “Operacion transferimi” nënkupton: çdo transferim të individëve të gjallë të tonit të kuq nga rrjeta e anijes peshkuese në koshin transportues; çdo transferim të individëve të gjallë të tonit të kuq nga një kosh transportues në një kosh tjetër transportues; çdo transferim të koshave me ton të kuq nga një anije tërheqëse në një tjetër anije tërheqëse; çdo transferim të tonit të kuq të gjallë nga një fermë rritjeje në një tjetër, ose midis koshave të ndryshëm në të njëjtën fermë; çdo transferim të tonit të kuq të gjallë nga një kurth në koshin transportues pavarësisht nga prania e një anije tërheqëse. j) “Kontrolli i Transferimit” nënkupton çdo transferim shtesë që zbatohet me kërkesë të operatorëve të peshkimit/të rritjes ose autoriteteve të kontrollit me qëllim verifikimin e numrit të peshqve që transferohen. k) “Kurth toni” është një vegël fikse peshkimi e ankoruar në fund dhe që zakonisht përmban një rrjetë udhëzuese që çon tonin e kuq në një mbyllje ose seri mbylljesh ku mbahet para kapjes ose mbarështimit. l) “Kurth CPC” do të thotë CPC-ja ku një kurth i tonit të kuq është instaluar në ujërat nën juridiksionin e tij. m) “Vendosja në kosha” nënkupton zhvendosjen e tonit të kuq të gjallë nga kurthet apo koshat e transportit te koshat e majmërisë apo koshat e kultivimit. n) “Majmëri” ose “kultivim” do të thotë mbajtja në kosha e tonit të kuq dhe ushqimi i vazhdueshëm i tij që ka për qëllim shëndoshjen dhe rritjen e biomasën së tyre totale. o) “Fermë” nënkupton një zonë detare të përcaktuar qartë me koordinata gjeografike, e përdorur për majmëri apo kultivim të tonit të kuq të kapur me kurthe dhe/ose me koshilok. Një fermë mund të ketë disa vendvendosje, të gjitha të përcaktuara me koordinata gjeografike (me një përkufizim të qartë të gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike për çdo një nga pikat e poligonit). p) “Vjelje” nënkupton vrasjen e tonit të kuq në ferma apo në kurthe. q) “Transpordim” nënkupton shkarkimin e të gjithë ose të ndonjë peshku nga bordi i një anijeje peshkimi në një anije tjetër peshkimi. Megjithatë, shkarkimi i tonit të kuq të ngordhur nga koshiloku, kurthi ose anija rimorkiuese/tërheqëse në një anije ndihmëse nuk do të konsiderohet si transbordim. r) “Peshkimi sportiv” është peshkimi jo me qëllim tregtar, anëtarët e të cilit bëjnë pjesë në një organizatë kombëtare sportive ose janë të pajisur me një licencë kombëtare sportive. s) “Peshkim çlodhës/argëtues” është peshkimi jo me qëllim tregtar, anëtarët e të cilit nuk bëjnë pjesë në një organizatë kombëtare sportive ose nuk janë të pajisur me licencë kombëtare sportive. t) “Kamera stereoskopike” do të thotë një aparat fotografik me dy ose më shumë lente, me një sensor të veçantë imazhi ose kornizë filmi për çdo lente, duke bërë të mundur marrjen e imazheve tredimensionale me qëllim për të matur gjatësinë e peshkut. u) “Kamera kontrolli” nënkupton një aparat stereoskopik dhe/ose video-kamera konvencionale për qëllime të kontrolleve të parashikuara në këtë Rekomandim. v) “BCD-ja ose BCD-ja elektronike” nënkupton një dokument zënieje të tonit të kuq. Sipas rastit, referenca për BCD-në, do të zëvendësohet nga e-BCD. w) Gjatësitë e anijeve të referuara në këtë Rekomandim duhet të kuptohen si gjatësi të përgjithshme. x) “Anije e peshkimit të vogël bregdetar”, në kuptim të këtij rekomandimi, është një anije me të paktën tre nga pesë karakteristikat e mëposhtme:- gjatësi të përgjithshme <12 m;- anija ushtron peshkimin ekskluzivisht brenda ujërave territorialë të flamurit CPC; daljet e saj të peshkimit të kenë një kohëzgjatje prej më pak se 24 orësh,- numri maksimal i ekuipazhit është i përbërë me katër persona, ose- anija përdor mjete peshkimi selektive, të cilat kanë një ndikim të ulët në mjedis. y) “Kosha kontrolli” nënkupton çdo kosh shtesë që vendoset me kërkesë të operatorëve të peshkimit/rritjes ose autoriteteve të kontrollit me qëllim të verifikimit të numrit dhe ose peshës mesatare të peshkut që është kapur. Pjesa II Masat menaxhuese TAC-i (zëniet totale të lejuara) dhe kuotat dhe kushtet e lidhura me ndarjen e kuotave për CPCs. 4. Çdo CPC duhen marrë masat e nevojshme për të siguruar që sforco e peshkimit, nga anijet e peshkimit dhe kurthet e tij, të jenë në përputhje me mundësitë e peshkimit të tonit të kuq në dispozicion të këtij CPC në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe, duke përfshirë vendosjen e kuotave individuale për anijet e peshkimit me gjatësi mbi 24 m përfshirë në listën e përmendur në paragrafin 49, pika a), të këtij Rekomandimi. 5. Zëniet totale të lejuara (TACs), përfshirë hedhurinat e ngordhura (discards), për vitet 2019-2020 do të jenë: 32,240 t për 2019 dhe 36,000 t për vitin 2020, në përputhje me skemën e kuotës në vijim: CPC Kuota 2019 (t) Kuota 2020 (t) Shqipëria 156 170 Algjeria 1,446 1,655 Kina 90 102 Egjipti 266 330 Bashkimi Europian 17,623 19,460 Islanda* 147 180 Japonia 2,544 2,819 Koreja 184 200 Libia 2.060 2,255 Maroku 3 3,284 Norvegjia 239 300 Siria 73 80 Tunizia 2.400 2655 Turqia 1.880 2305 Kina Taipie 84 90 Total 32,140 35,885 Rezerva të paalokuara 100 115 Total 32,240 36,000 * Pavarësisht nga dispozita e kësaj pjese, Islanda mund të kapë përtej sasisë së kuotës çdo vit me 25% ndërsa kapja e saj totale për 2018-n, 2019-n dhe 2020-n nuk duhet të kalojë 411 t (84 t + 147 t + 180 t). Kjo tabelë nuk do të interpretohet që të ketë ndryshuar çelësat e shpërndarjes të paraqitura në Rekomandimin 14-04. Hapat e tjerë do të bëhen në të ardhmen nga Komisioni. Mauritania mund të peshkojë deri në 5 t për kërkime çdo vit, në qoftë se ata respektojnë rregullat e raportimit të zënieve të përcaktuara në këtë Rekomandim. Zëniet do të zbriten nga rezervat e pashpërndara. TAC-i do të rishikohet çdo vit sipas këshillës së SCRS-së. Në varësi të disponueshmërisë, Kina Taipie mund të transferojë deri në 50 t dhe 50 t të kuotave të saj në Kore në vitet 2019 dhe 2020, respektivisht. 6. CPC flamur mund t’i kërkojë një anijeje peshkimi të kthehet menjëherë në një port të përcaktuar prej tij, kur kuota individuale konsiderohet e peshkuar/mbaruar. 7. Nuk lejohet mbartja e kuotave të papërdorura. Një CPC mund të kërkojë të transferojë një maksimum prej 5% të kuotës të vitit 2019 në vitin 2020. CPC do të përfshijë këtë kërkesë në planin e tij të peshkimit/të kapacitetit që miratohet nga Komisioni, në përputhje me paragrafin 15. 8. Mbartja e kuotës së tonit të gjallë të pazënë nuk është i autorizuar nëse nuk zbatohet një sistem i përforcuar kontrolli dhe i raportohet Sekretariatit të ICCAT si pjesë integrale e planit të monitorimit, kontrollit dhe inspektimit të paraqitur sipas paragrafit 14 të këtij Rekomandimi. Një sistemi i tillë i përforcuar duhet të përfshijë së paku dispozitat e përcaktuara në paragrafët 54, 103 dhe 107. Masat e mëtejshme të kontrollit do të shqyrtohen në një takim intersezional të Panelit 2 si referohet në paragrafin 116. 9. CPC që kanë ferma rritjeje sigurojnë që, para fillimit të sezonit të peshkimit, të bëhet një vlerësim i plotë i çdo sasie toni të gjallë të mbartur pas grumbullimit të pjesës më të madhe në fermat nën juridiksionin e tyre. Për këtë qëllim, të gjitha sasitë e mbartura të tonit të gjallë prej zënieve gjatë një viti (d.m.th. peshqit që nuk janë subjekt i vjeljeve në pjesën më të madhe në ferma) do të transferohen në kosha të tjerë duke përdorur sistemin e kamerave stereoskopike ose metoda alternative me kusht që ato të garantojnë nivel saktësie dhe precizioni. Mbartja e tonit që nuk është subjekti i vjeljes gjatë viteve, do të kontrollohet çdo vit duke përdorur të njëjtën procedurë të vlerësimit të riskut. Gjatë gjithë kohës duhet të sigurohet gjurmimi i plotë i peshqve të mbartur. Masat që sigurojnë këtë duhet të jenë plotësisht të dokumentuara. 10. Transferimi i kuotave ndërmjet CPC-ve bëhet vetëm me autorizim nga CPC-të në fjalë. Ato transferime të pranuara nga CPC-të në fjalë duhet t’i komunikohen Sekretariatit të paktën 48 orë përpara hyrjes në fuqi të tyre. 11. Nuk lejohet asnjë veprim i marrjes, dhënies me qira (chartering) për peshkimin e tonit të kuq. 12. Nëse zëniet e një CPC në ndonjë vit tejkalojnë sasitë e përcaktuara, CPC duhet të pakësojnë atë sasi në vitin e ardhshëm, në përputhje me dispozitat në paragrafët 2 dhe 3 të ICCAT Rekomandimit 96 14. 13. SCRS do të vazhdojë punën për MSE, testimin e procedurave të menaxhimit, duke përfshirë edhe rregullat e kontrollit të vjeljeve (HCRs), të cilat duhet të mbështesin objektivat e menaxhimit që do të miratohen nga Komisioni në vitin 2019. Bazuar në të dhënat dhe këshillat e SCRS dhe të një proces dialogu mes shkencëtarëve dhe menaxherëve, Komisioni do të përpiqet në vitin 2020 për të miratuar një procedurë të menaxhimit për rezervat e tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe, duke përfshirë veprime menaxhuese të miratuara më parë që do të ndërmerren sipas kushteve të ndryshme të rezervave të tonit. Dorëzimi i planeve vjetore të peshkimit, planet e inspektimit dhe menaxhimit të kapaciteteve të peshkimit dhe të fermave, planet e menaxhimit të fermave të rritjes 14. Deri më 15 shkurt të çdo viti, çdo CPC që ka kuotë të tonit të kuq do të paraqesë në Sekretariatin e ICCAT: a) Një plan vjetor të peshkimit për anijet e peshkimit dhe kurthe të peshkimit të tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe të hartuar në përputhje me paragrafët 16-17. b) Një plan vjetor i menaxhimit të kapacitetit të peshkimit që siguron që kapaciteti i peshkimit i autorizuar i CPC është në përpjesëtim me kuotën e alokuar, të hartuar duke përfshirë informacionin e paraqitur në paragrafët 18-23. c) Një plan monitorimi, kontrolli dhe inspektimi, me qëllim që të sigurojë përputhjen me dispozitat e këtij Rekomandimi. d) Një plan vjetor të menaxhimit për fermat e rritjes, që është në përputhje me kërkesat e parashtruara në paragrafët 24-27, duke përfshirë të dhënat maksimale të autorizuara për fermë, kapacitetin maksimal për fermë dhe sasinë totale të peshkut për fermë të mbartur nga një vit më parë, në përputhje me paragrafin 8. 15. Për vitin 2019 dhe 2020, para 31 marsit të çdo viti dhe në përputhje me paragrafin 116 të këtij Rekomandimi, Komisioni do të thërrasë një mbledhje ndërseksionale të panelit 2 për të analizuar dhe miratuar planet e përmendura në paragrafin 14. Ky detyrim mund të rishikohet pas vitit 2020, për të lejuar miratimin e planeve për t’u bërë me anë të mjeteve elektronike. Në rast të mosdorëzimit të planeve nga një CPC ose nëse Komisioni gjen një gabim serioz në planet e paraqitura dhe nuk mund t’i miratojë këto plane, Komisioni vendos për pezullimin automatik të peshkimit të tonit të kuq në atë vit nga ai CPC. Mosdorëzimi i planit të përmendur më sipër automatikisht do të çojë në pezullimin e peshkimit të tonit të kuq në atë vit. Planet vjetore të peshkimit 16. Çdo CPC do të hartojë një plan vjetor të peshkimit për anijet e peshkimit dhe kurthet që peshkojnë tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe. Plani vjetor i peshkimit do të identifikojë, ndër të tjera, kuotat e ndara për secilin grup të formave të peshkimit, kur është e aplikueshme, metodën e përdorur për të alokuar dhe menaxhuar kuotat, si dhe masat që sigurojnë respektimin për kuotat individuale, hapjen e sezonit të peshkimit për secilën formë peshkimi si dhe rregullat e bashkëzënieve (by catch). 17. Çdo modifikim i mëpasshëm i planit vjetor të peshkimit do t’i transmetohet Sekretariatit Ekzekutiv të ICCAT së paku një ditë pune para ushtrimit të veprimtarisë që korrespondon me atë ndryshim. Pavarësisht nga kjo dispozitë, transferimet e kuotave ndërmjet formave të ndryshme të peshkimit dhe transferimet në mes të kuotave të zënieve dhe kuotave të bashkëzënieve (by catch) nga i njëjti CPC do të lejohen, me kusht që informacioni mbi transferimet të transmetohet te Sekretariati i ICCAT, përpara hyrjes në fuqi. Masat e menaxhimit të kapacitetit të peshkimit Kapaciteti i peshkimit Rregullimi i kapacitetit të peshkimit 18. Çdo CPC do të përshtatë kapacitetin e tij të peshkimit për të siguruar se është në përpjesëtim me kuotën e ndarë për atë, duke përdorur normat përkatëse të zënies vjetore sipas segmentit të flotës dhe formës së peshkimit të propozuara nga SCRS dhe të miratuara nga Komisioni në 2009. Këto parametra duhet të rishikohen nga SCRS jo më vonë se 2019-a dhe çdo herë që një vlerësim i rezervës për tonin kryhet, do të përfshijë normat specifike të zënies për llojet e formave të peshkimit dhe zonat e peshkimit. 19. Për këtë qëllim, çdo CPC harton, kur është e përshtatshme, një plan vjetor për menaxhimin e kapacitetit të peshkimit për t’u analizuar dhe miratuar nga paneli 2 ndërsesional. Ky plan do të rregullojë numrin e anijeve të peshkimit për të demonstruar se kapaciteti i peshkimit është në përpjesëtim me mundësitë e peshkimit të ndara për anijet e peshkimit për të njëjtën periudhë të kuotës. Sa i përket anijeve të peshkimit të vogël bregdetar, kërkesa minimale e kuotës prej 5 t (norma e zënies e përcaktuar nga SCRS në vitin 2009) nuk do të jenë më të zbatueshme dhe kuotat e këtij sektori mund të aplikohen në mënyrë alternative tek ato anije si më poshtë: a) Nëse një CPC ka anije të vogla peshkimi bregdetar të autorizuar për peshkimin e tonit të kuq, ai do të alokojë një kuotë specifike për këto anije dhe do ta pasqyrojë këtë në planet e tij të peshkimit dhe të inspektimit për zbatimin e cilave do të merren masa shtesë për të bërë të mundur monitorimin e drejtpërdrejtë të konsumimit (zënies) të kuotës nga ky segment i flotës. b) Për anijet nga arkipelagët e Azorës, Ishujt Kanarie dhe Madeira, mund të krijohet një kuotë sektoriale për anijet me karrem. Kuota për këtë segment dhe kushtet shtesë për të monitoruar atë duhet të përcaktohen qartë në planin e peshkimit. 20. Rregullimi i kapacitetit të peshkimit për anijet me rrethim me koshilok do të kufizohet në një ndryshim maksimal prej 20% në krahasim me kapacitetin bazë të peshkimit të vitit 2018. CPC-të mund të rrumbullakosin numrin e anijeve të peshkimit kur llogaritet kjo përqindje. 21. Për periudhën 2019-2020, CPC-të mund të autorizojnë një numër të kurtheve të tyre të angazhuara në peshkimin e tonit në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe, i cili lejon shfrytëzimin e plotë të mundësive të peshkimit. 22. Rregullimet e përcaktuara në paragrafët 20 dhe 21 nuk do të zbatohen: a) nëse CPC-të e vendeve në zhvillim mund të tregojnë se ata kanë nevojë të zhvillojnë kapacitetin e tyre të peshkimit në mënyrë që të përdorin tërësisht kuotën e tyre, duke përdorur normat përkatëse të zënies vjetore sipas segmentit të flotës dhe formës së peshkimit të propozuar nga SCRS dhe nëse rregullimet e tilla përfshihen në planin vjetor të peshkimit në përputhje me paragrafin 14, b) në Atlantikun Verilindor, ndaj atyre CPC që peshkojnë kryesisht në zonat e tyre ekonomike (zonën ekonomike norvegjeze dhe zonën ekonomike islandeze). 23. Duke iu shmangur dispozitave të paragrafëve 18, 19 dhe 21, për vitin 2019 dhe 2020, CPC-të mund të vendosin të përfshijnë në planet e tyre vjetore të peshkimit të përmendura në paragrafin 16 një numër të ndryshëm të kurtheve dhe anijeve për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e tyre të peshkimit. Llogaritjet për të vendosur rregullime të tilla duhet të bëhen në përputhje me metodologjinë e miratuar në mbledhjen vjetore të vitit 2009 dhe me kushtet e përcaktuara në paragrafin 19, me përjashtim të rasteve kur CPC-të që merren me peshkim kryesisht në Atlantikun Verilindor në zonat e tyre ekonomike (zonën ekonomike norvegjeze dhe zonën ekonomike islandeze). Kapaciteti i kultivimit 24. Çdo CPC që kultivon do të krijojë një plan vjetor të menaxhimit të kultivimit. Ky plan duhet të tregojë se kapaciteti i përgjithshëm i inputeve dhe kapaciteti i përgjithshëm kultivues është në përpjesëtim me shumën e vlerësuar të tonit të kuq të disponueshëm për kultivim, duke përfshirë informacionin e përmendur në paragrafët 25 dhe 27. Planet e rishikuara të menaxhimit të kultivimit, nëse është e përshtatshme, do të dorëzohen në Sekretariatin e ICCAT deri më 1 qershor të çdo viti. Komisioni do të sigurojë që kapaciteti total kultivues në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe është në përpjesëtim me sasinë totale të tonit të kuq të disponueshëm për kultivim në zonë. 25. Çdo CPC do të kufizojë kapacitetin e saj të kultivimit të tonit në kapacitetin total kultivues të fermave të cilat janë regjistruar në listën ICCAT ose janë autorizuar dhe deklaruar në ICCAT në vitin 2018. 26. Ato CPC të vendeve në zhvillim pa ferma kultivimi ose me më pak se tri ferma dhe që synojnë të krijojnë ferma të reja të kultivimit të tonit, kanë të drejtë të krijojnë ferma të tilla me një kapacitet maksimal kultivues deri në 1800 tonë për CPC. Për këtë qëllim, ata do t’i komunikojnë ICCAT duke i përfshirë ato në planin e tyre të kultivimit sipas paragrafit 14 të këtij Rekomandimi. Kjo pikë duhet të rishikohet më 2020-n. 27. Çdo CPC duhet të krijojë një maksimum hyrjesh vjetore për tonin e kuq të egër të kapur dhe futur në fermat e tij në nivel të të dhënave të regjistruara në ICCAT nga ferma e tij më 2005-n, 2006-n, 2007-n apo 2008-n. Nëse një CPC ka nevojë të rrisë kultivimin për tonin e peshkuar, kjo rritje duhet të jetë në përpjesëtim me kuotën e peshkimit të alokuar për atë CPC duke përfshirë edhe importet e tonit të kuq. Normat e rritjes 28. SCRS, në bazë të një protokolli të standardizuar që do të krijohet nga SCRS për monitorimin e peshqve individualisht të njohur (të markuar), do të ndërmarrë mostra për të identifikuar normat e rritjes duke përfshirë peshën dhe madhësinë e rritjes gjatë periudhës së majmërisë. Bazuar në rezultatin e provave dhe informacioneve të tjera shkencore në dispozicion, SCRS do të shqyrtojë dhe përditësojë tabelën e rritjes të publikuar në vitin 2009 dhe normat e rritjes që përdoren për kultivimin e peshkut të referuar në paragrafin 35c dhe do të paraqesë këto rezultate në mbledhjen vjetore të Komisionit më 2020-n. SCRS duhet të ftojë shkencëtarë të pavarur, të cilët kanë ekspertizën e duhur për të shqyrtuar analizën për përditësimin e tabelës së rritjes. SCRS do të marrë në konsideratë gjithashtu dallimin në mes të zonës gjeografike (duke përfshirë Atlantikun dhe Mesdheun) në përditësimin e tabelës. CPC-të që kanë ferma do të sigurojnë që shkencëtarët e ngarkuar nga SCRS për mostrat, mund të kenë qasje dhe, siç kërkohet nga protokolli, ndihmë për t’i kryer ato. CPC-të që kanë ferma do të përpiqen të sigurojnë që normat e rritjes që rrjedhin nga eBCD-të janë koherente me normat e rritjes të publikuara nga SCRS. Nëse vërehen mospërputhje të mëdha midis tabelave të SCRS dhe niveleve të rritjes të vërejtura, ky informacion duhet t’i dërgohet SCRS-së për analizë. Pjesa III Masat teknike Sezonet e hapura të peshkimit 29. Peshkimi me rrethim i tonit të kuq do të lejohet në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe gjatë periudhës nga 26 maj deri më 1 korrik. Përjashtim bëhet në Detin Mesdhe nga ana lindore (zonat e peshkimit të FAO-s 37.3.1 Egjeu; 37.3.2 Levant), sezoni hapet nga 15 maji nëse CPC e kërkojnë nën planin e tij të peshkimit. Përjashtimisht, në Detin Adriatik (zona e peshkimit FAO 37.2.1) sezoni mund të hapet nga 26 maji deri më 15 korrik, për peshqit e kultivuar në Detin Adriatik. Përjashtimisht, sezoni peshkimit me rrethim në zonën ekonomike norvegjeze dhe në zonën ekonomike islandeze do të jetë nga 15 qershori në 15 nëntor. Përjashtimisht, sezoni i peshkimit me rrethim në Atlantikun Lindor dhe zonat e peshkimit të Detit Mesdhe, të kufizuara me ujërat nën sovranitetin ose juridiksionin e Mbretërisë së Marokut mund të jenë të hapura nga 1 maji deri më 15 qershor nëse një CPC e kërkon atë në planin e tij të peshkimit. 30. Nëse kushtet e këqija të motit pengojnë operacionet e peshkimit, CPC mund të vendosin që sezonet e peshkimit të referuara në paragrafin 29 të shtyhen me një numër të barabartë të ditëve të peshkimit të humbura, por jo më shumë se 10 ditë. 31. Anijet, me linjë grepash pellagjikë, më të mëdha se 24 metra, do të lejohen të peshkojnë tonin e kuq në Atlantikun lindor dhe në Mesdhe nga 1 janari deri më 31 maj me përjashtim të zonës së kufizuar në perëndim prej 10° dhe në veri të 42°, si dhe në zonën ekonomike norvegjeze, ku ky lloj peshkimi (me linjë grepash pelagjikë) do të lejohet gjatë periudhës 1 gusht deri më 31 janar. 32. CPC-të do të vendosin hapjen e sezonit të peshkimit për flotën e tyre, përveç peshkimit me rrethim dhe anijeve të referuara në paragrafin 31 dhe do ta përfshijnë këtë informacion në planin e tyre të peshkimit të përcaktuar në paragrafin 16 për t’u analizuar dhe për t’u miratuar nga paneli 2 ndër sezonal. 33. Jo më vonë se viti 2020, Komisioni do të vendosë se në çfarë mase sezonet e peshkimit për forma të ndryshme të peshkimit dhe/ose zonave të peshkimit mund të zgjerohen dhe/ose modifikohen në bazë të këshillave të SCRS pa ndikuar negativisht në zhvillimin e rezervës peshkore dhe duke siguruar që rezerva të menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme. Madhësia minimale 34. Madhësia minimale për tonin e zënë në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe do të jetë 30 kg ose me gjatësi 115 cm deri në degëzimin e bishtit. Prandaj, CPC-të do të marrin masat e nevojshme për ndalimin e peshkimit, mbajtjen në bord, transbordimin, transferimin, zbarkimin, transportimin, magazinimin, shitjen, reklamimin apo ofrimin për shitje të tonit të kuq që peshkon më pak se 30 kg ose me gjatësi më të vogël se 115 cm në bifurkacion. 35. Përjashtimisht nga paragrafit 34, për peshqit me peshë deri në 8 kg ose me gjatësi deri 75 cm aplikohen situatat e mëposhtme (shiko shtojcën 1): a) toni i kuq i kapur në Atlantikun Lindor nga barkat me grepa lundrues dhe anijet tërheqëse; b) toni i kuq i kapur në Detin Mesdhe nga peshkimi artizanal bregdetar për peshk të freskët me linja grepash, grepa lundruese dhe grepa dore; c) toni i kuq kapur në Detin Adriatik për qëllime kultivimi. Pavarësisht nga sa me sipër, për tonin e zënë në Detin Adriatik për qëllim kultivimi, CPC përkatëse mund të përcaktojnë një nivel tolerance për individë toni me një peshë minimale 6.4 kg ose 66 cm gjatësi, por jo më shumë se 7% të sasisë së zënë nga anijet kroate. Për më tepër, jo më shumë se 100 tonë mund të zihen nga anijet franceze me gjatësi më të vogël se 17 m, që peshkojnë në Gjirin e Biskajës, të tonit me peshë jo më pak se 6.4 kg ose 70 cm gjatësi në bifurkacion. 36. CPC-të në fjalë do të lëshojnë autorizime specifike për anijet që peshkojnë sipas përjashtimeve të përmendura në paragrafin 35. Përveç kësaj, peshqit poshtë këtyre madhësive minimale, hedhurinë e të ngordhur, do të llogariten brenda kuotës së CPC. Zëniet aksidentale të peshqve me përmasa nën minimumin e lejuar 37. Për anijet dhe kurthet që peshkojnë në mënyrë aktive tonin e kuq, mund të autorizohen zënie aksidentale maksimumi deri 5% të individëve të tonit të kuq që peshojnë nga 8 deri 30 kg ose me gjatësi në bifurkacion nga 75 deri në 115 cm gjatësi. Kjo përqindje llogaritet mbi zëniet totale aksidentale si numër individësh të tonit të kuq që ndodhen në bord të anijes, pas çdo operacioni peshkimi, në peshën dhe gjatësinë e përmendur më sipër. Rregullat e përgjithshme mbi bashkëzëniet (by-catches) 38. Të gjitha CPC do të ndajnë një kuotë specifike për bashkëzëniet (by-catch) për tonin. Nivelet e bashkëzënieve të autorizuara si dhe metodologjia e llogaritjes së këtyre bashkëzënieve në raport me zënien totale (në peshë ose numër të individëve) do të përcaktohen qartë në planet vjetore të peshkimit, të dorëzuara në Sekretariatin e ICCAT sipas paragrafit 14 të këtij Rekomandimi dhe nuk duhet të kalojë 20% të totalit të sasisë në fund të çdo dalje për peshkimi. Llogaritja e numrit do të zbatohen vetëm për tonin dhe specie të ngjashme me tonin që menaxhohen nga ICCAT. Për anijet e peshkimit të vogël bregdetar sasia e bashkëzënieve duhet të llogaritet në bazë vjetore. Të gjitha sasitë e bashkëzënieve të tonit të kuq të ngordhur, të mbajtur në bord ose të hedhura si hedhurinë, do të zbriten nga kuota e CPC dhe duhet të raportohen në ICCAT. Nëse bashkëzënia e tonit të kuq është bërë në ujërat nën juridiksionin e peshkimit të CPC-ve, dhe në rast se legjislacioni vendas i këtyre CPC kërkon që të gjithë peshqit e ngordhur duhet të zbarkohen, ky detyrim për zbarkim duhet të përmbushet edhe nga anijet që lundrojnë me flamuj të huaj. Nëse nuk ka kuota të alokuara nga CPC për anijet dhe kurthet e peshkimit, apo nëse është konsumuar kuota, nuk lejohet peshkimi i tonit si bashkëzënie dhe CPC duhet të marrin masat e duhura për të garantuar lëshimin e gjallë të tyre. Megjithatë, nëse toni i kuq është i ngordhur, duhet të zbarkohet dhe duhen ndjekur veprimet në përputhje me ligjin kombëtar. CPC-të do të informojnë mbi këto sasi në baza vjetore te Sekretariati i ICCAT, i cili do ta vërë atë në dispozicion të SCRS. Procedurat e referuara në paragrafët 77 deri 82 dhe 108 do të zbatohen për bashkëzëniet. Anijet që nuk peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq, çdo sasi të tij që mbajnë në bord duhet ta ndajnë qartësisht nga speciet e tjera, për të lejuar kështu që autoritet kontrolluese të monitorojnë respektimin e këtij rregulli. Peshkimi çlodhës/argëtues dhe peshkimi sportiv 39. Kur CPC-të ndajnë, ku është e përshtatshme, një kuotë specifike për peshkimin sportiv dhe argëtues; kjo kuotë e caktuar duhet të vendoset në peshkimin sportiv dhe argëtues edhe nëse zënia dhe lëshimi i tonit është i detyrueshëm, për të llogaritur peshën e mundshme të peshqve të ngordhur. Çdo CPC duhet të rregullojë peshkimin çlodhës/argëtues duke lëshuar autorizime të peshkimit për këtë qëllim. 40. CPC-të duhet të marrin masat e duhura për të ndaluar zënien dhe mbajtjen në bord, transbordimin ose zbarkimet e më shumë se një individi toni të kuq për çdo anije të peshkimit argëtues në ditë. Ky ndalim nuk aplikohet tek ato CPC, legjislacioni i të cilëve kërkon që të zbarkohet i gjithë peshku i ngordhur, duke përfshirë edhe individët e zënë nga peshkimi sportiv dhe argëtues. 41. Tregtimi i tonit të kuq të zënë në peshkimin sportiv dhe argëtues është i ndaluar. 42. Çdo CPC duhet të marrë masa për të regjistruar të dhënat e zënieve duke përfshirë peshën e çdo toni të kuq të kapur gjatë peshkimit sportiv dhe argëtues dhe t’i komunikojë ato në Sekretariatin e ICCAT për vitin paraprak deri më 1 korrik të çdo viti. 43. Sasitë e tonit të ngordhur, të zëna nga peshkimin sportiv dhe argëtues do të llogariten kundrejt kuotës se alokuar për CPC në përputhje me paragrafin 5. 44. Çdo CPC do të marrë masat e nevojshme për të siguruar, në masën më të madhe të mundshme, lëshimin e tonit të kuq, sidomos të të vegjëlve, të kapur gjallë, në kuadrin e peshkimit argëtues dhe sportiv. Çdo ton i kuq i zbarkuar duhet të jetë i plotë, i pastruar dhe/ose i prerë. 45. Çdo CPC që dëshiron të kryejë një peshkim “kap dhe lësho” në Atlantikun Verilindor mund të lejojë një numër të kufizuar të anijeve sportive të synojnë tonin e kuq me qëllim të “marko/shënjo dhe liro” pa pasur nevojë të alokojë për to një kuotë specifike. Kjo vlen për ato anije që veprojnë në kuadër të një projekti shkencor të një instituti kërkimi, të integruar në një program kërkimor shkencor, rezultatet e të cilit do t’i komunikohen SCRS. Në këtë kontekst, CPC-ja ka detyrimin: a) a) paraqesin përshkrimin dhe masat shoqëruese që zbatohen në këtë formë peshkimi si pjesë integrale e planeve të tyre të peshkimit dhe kontrollit siç referohet në paragrafin 14 të këtij Rekomandimi: b) të monitorojë nga afër aktivitetet e anijeve në fjalë për të siguruar përputhshmërinë e tyre me dispozitat ekzistuese të këtij Rekomandimi: c) të sigurojë që veprimtaria e markimit dhe lëshimit të tonit të kryhen nga personel i trajnuar për të siguruar mbijetesën e lartë të peshqve; dhe d) çdo vit të paraqesë një raport mbi aktivitetet shkencore të kryera, të paktën 60 ditë para mbledhjes SCRS të vitit vijues. Çdo ton i kuq që ngordh gjatë aktivitetit të markimit dhe lëshimit do të raportohet dhe do të zbritet nga kuota CPC-së. 46. CPC do të vënë në dispozicion, sipas kërkesës nga ICCAT, listën e anijeve të peshkimit sportiv dhe argëtues, të cilat kanë marrë një autorizim. 47. Formati për një listë të tillë, referuar paragrafit 46, duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm: a) emrin e anijes, numrin e regjistrit; b) numrin e ICCAT (nëse ka); c) emrin e mëparshëm (nëse ka); d) emrin dhe adresën e pronarit(ve) dhe operatorit(ëve). Pjesa IV: Masat e kontrollit Seksioni A – Regjistri i anijeve dhe kurtheve Përdorimi i mjeteve ajrore 48. Përdorimi i çdo mjeti ajror, duke përfshirë aeroplanë, helikopterë ose çdo lloj të mjeteve ajrore pa ekuipazh për të kërkuar tonin e kuq, është i ndaluar. Regjistri i ICCAT për anijet e autorizuara për peshkimin e tonit të kuq 49. CPC do të krijojnë dhe mbajnë një regjistër ICCAT për të gjitha anijet e peshkimit të autorizuara për të operuar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe. Ky regjistër duhet të përmbajë dy lista: a) të gjitha anijet aktive që janë të autorizuara për të peshkuar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe. b) të gjitha anijet e tjera të autorizuara, të përdorura për qëllime të shfrytëzimit komercial të rezervave të tonit të kuq përveç anijeve peshkuese, të cilat janë të autorizuara për të vepruar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe. Për anijet me një gjatësi >24 m (pavarësisht rrjetës së përdorur, duke përjashtuar tratat fundore) dhe për anijet me rrethim me koshilok, CPC duhet të raportojnë numrin e tyre në Sekretariatin Ekzekutiv, si pjesë e planit të tyre të peshkimit të përcaktuara në paragrafin 14 të këtij rekomandimi dhe ICCAT do të krijojë dhe të mbajë një regjistër të ICCAT për të gjitha anijet e autorizuara që operojnë për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe. 50. Çdo CPC i dorëzon çdo vit në mënyrë elektronike Sekretarit Ekzekutiv të ICCAT, jo më vonë se 15 ditë para fillimit të veprimtarisë së peshkimit, listën e anijeve të peshkimit të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe referuar në paragrafin 49 (a). Dorëzimet duhet të bëhen në përputhje me formatin e përcaktuar në Udhëzimet për Dorëzimin e të Dhënave dhe Informatave të kërkuara nga ICCAT. 51. Nuk do të pranohen ndryshime të tjera, përveçse kur një anije peshkimi e përfshirë në listë, nuk mund të marrë pjesë për shkak të arsyeve operacionale të legjitimuara ose shkaqeve madhore. Në këto rrethana, CPC në fjalë duhet të informojë menjëherë Sekretariatin Ekzekutiv të ICCAT, duke dhënë: a) Detaje të plota të anijes/ve të peshkimit që mendohet të jetë zëvendësuese anijes/ve, të përfshira në të dhënat e përmendura në paragrafin 49; CPC me më pak se 5 anije në listë referuar në paragrafin 49, mund të zëvendësojë një anije me një tjetër anije që nuk është përfshirë më parë në të dhënat e përmendura në paragrafin 49 dhe për të cilën është dhënë një numër ICCAT nga Sekretariati. b) Një përshkrim i kuptueshëm i arsyeve që justifikojnë zëvendësimin dhe çdo fakt apo referencë që mbështet atë. Sekretariati i ICCAT do t’i shpërndajë këto raste midis CPC-ve. Nëse ndonjë CPC njofton se rasti nuk është analizuar mjaftueshëm ose është jo i plotë, ai do të dërgohet në Komitetin e Përputhshmërisë për shqyrtim të mëtejshëm dhe do të mbetet në pritje të miratimit të Komitetit të Përputhshmërisë. 52. Kushtet dhe procedurat e përmendura në Rekomandimin e ICCAT në lidhje me formimin e një regjistri anijesh me gjatësi të përgjithshme ose më të mëdha se 20 metra dhe të autorizuara për të vepruar në zonën e Konventës [Rec. 13-13] (me përjashtim të paragrafit 3) do të aplikohen pjesë-pjesë (mutatis mutandis). 53. Pa paragjykuar paragrafin 38 për qëllimet e këtij Rekomandimi, anijet e peshkimit që nuk hyjnë në një nga regjistrat e ICCAT të parashikuara në pikat a) dhe b) në paragrafin 49, sugjerohet të mos autorizohen për të peshkuar, mbajtur në bord, transpborduar, transferuar, përpunuar apo zbarkuar tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe. Ndalimi për mbajtjen në bord nuk aplikohet për CPC, të cilave legjislacioni i brendshëm u kërkon zbarkimin e të gjithë peshqve të ngordhur, duke siguruar që vlera e tyre është subjekt konfiskimi. Autorizimet e peshkimit për anijet dhe kurthet e autorizuara për peshkimin e tonit të kuq 54. CPC lëshon autorizime të veçanta dhe/ose licence kombëtare peshkimi për barkat dhe kurthet të përfshira në një prej listave të përshkruara në paragrafët 45, 49 dhe 56. Autorizimet për peshkim do të përmbajnë si informacion minimal atë të paraqitur në shtojcën 12. CPC duhet të sigurojnë se informacioni që përmban autorizimi për peshkim të jenë të saktë dhe në përputhje me rregullat e ICCAT. CPC do të marrë masat e nevojshme të forcimit të zbatimit të legjislacionit të tyre dhe mund të kërkojë që anija të kthehet menjëherë në një port të caktuar kur kuota individuale është peshkuar. Regjistri i ICCAT për kurthet e autorizuara për të peshkuar tonin e kuq 55. Komisioni krijon dhe mban një regjistër të ICCAT për të gjitha kurthet e tonit te autorizuara për peshkimin e tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe. Me qëllim zbatimin e kësaj rregulloreje, kurthet e tonit që nuk janë regjistruar, sugjerohet të mos autorizohen për të peshkuar apo mbajtur ton dhe të mos marrin pjesë në aktivitetin e peshkimit, transferimit, zënies apo zbarkimit të tonin e kuq. 56. Çdo CPC do të dërgojë në format elektronik në Sekretariatin Ekzekutiv të ICCAT, si pjesë e planit të tij të peshkimit, të përcaktuara në paragrafët 16 deri 17, listën (duke përfshirë emrin e kurthit, numrin e regjistrit) e kurtheve të autorizuara të tonit sipas paragrafit 55. Kushtet dhe procedurat e parashikuara në Rekomandimin 13-13 (me përjashtim të paragrafit 3) do të aplikohen pjesë-pjesë (mutatis mutandis). Informacion mbi aktivitetin e peshkimit 57. Më 31 korrik të çdo viti ose brenda 7 muajve të përfundimit të sezonit të peshkimit për ato CPC që përfundojnë fushatën e tyre të peshkimit në korrik, çdo CPC dërgon një informacion të detajuar mbi zëniet e tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe, e cila paraprin periudhën e alokimit të kuotave. Ky informacion duhet të përfshijë: a) emrin dhe numrin ICCAT të secilës anije peshkimi; b) periudhën e autorizimit për çdo anije peshkimi; c) kapjet totale të secilës anije peshkuese, duke përfshirë kthimet zero (pa zënie) gjatë gjithë periudhës së autorizimit; d) numri i përgjithshëm i ditëve të çdo anije peshkimi që ka peshkuar në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe gjatë gjithë periudhës së autorizimit; dhe e) kapjet totale jashtë periudhës së autorizimit të tyre (bashkëzënie). Për të gjitha anijet të cilat nuk janë të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive për ton të kuq në Atlantikut Lindor dhe Detin Mesdhe, por që kanë zënë ton të kuq si bashkëzënie: a) emrin dhe numrin ICCAT apo numrin kombëtar të regjistrit të anijes, nëse nuk është e regjistruar me ICCAT; b) zëniet totale të tonit të kuq. 58. Çdo CPC njofton Sekretariatin e ICCAT për çdo informacion që ka lidhje me anijet peshkuese që nuk përfshihen në paragrafin 57, por të njohura apo të supozuara që kanë peshkuar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe. Sekretariati i ICCAT e përcjellë këtë informacion te CPC, për veprim sipas rastit, si dhe një kopje për informacion te CPC tjera. Operacionet e përbashkëta të peshkimit 59. Çdo operacion i përbashkët i peshkimit për tonin e kuq autorizohet vetëm me pëlqimin e CPC-ve në fjalë. Do të autorizohet çdo anije për peshkim me rrethim, e pajisur për të peshkuar tonin e kuq, që ka një kuotë individuale të shpërndarë, dhe për të vepruar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në 65, 66 dhe 67. Kuota e alokuar për një operacion të përbashkët peshkimi (JFO), do të jetë e barabartë me totalin e të gjitha kuotave të ndara për çdo anije me rrethim që marrin pjesë në këtë JFO. Për më tepër, kohëzgjatja e JFO nuk do të jetë më e gjatë se kohëzgjatja e sezonit të peshkimit për anijet me rrethim, siç referohet në paragrafin 29 të këtij Rekomandimi. 60. Në momentin e aplikimit për autorizim, duke ndjekur formatin e aneksit 5, çdo CPC duhet marrë masat e nevojshme për të marrë nga anijet e tij me rrethim që marrin pjesë në një operacion të përbashkët peshkimi, informacionin e mëposhtëm: periudhën e autorizimit të JFO, identitetin e operatorëve të përfshirë, kuotat individuale të anijeve, çelësin ndarës të kuotave ndërmjet anijeve të përfshira në zënie, dhe informacionin mbi fermat e destinuara ku shkon peshku. Çdo CPC transmeton gjithë informacionin e përmendur më lart në Sekretariatin e ICCAT të paktën pesë ditë para fillimit të sezonit të peshkimit me rrethim, siç përcaktohet në paragrafin 29. Në rastet e ndonjë force madhore, afatet e përcaktuara në këtë paragraf nuk zbatohen në lidhje me informacionin mbi fermat ku shkon peshku. Në raste të tilla, CPC i sigurojnë Sekretariatit të ICCAT një përditësim të këtij informacioni sa më shpejt që të jetë e mundur, së bashku me një përshkrim të ngjarjeve që përbëjnë këtë forcë madhore. Sekretariati përpilon informacionin e përmendur në këtë paragraf, të siguruar nga CPC, për shqyrtim nga Komiteti i Përputhshmërisë. 61. Komisioni krijon dhe mban një regjistër të ICCAT për të gjitha operacionet e përbashkëta të peshkimit të autorizuara nga CPC-të në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe. 62. Nuk do të lejohen JFO mes anijeve të peshkimit me rrethim të CPC të ndryshme. Megjithatë, një CPC me më pak se pesë anije të autorizuara të peshkimit me rrethim mund të autorizojë operacionet e përbashkëta të peshkimit me çdo CPC tjetër. Çdo CPC që kryen një JFO do të jetë përgjegjës dhe i përgjegjshëm për të zëniet e bëra sipas këtij JFO. Pjesa IV Masat e kontrollit Seksioni B – Zëniet dhe Transbordimet Kërkesat e regjistrimit 63. Kapitenët e anijeve të peshkimit duhet të mbajnë një libër zënieje në formë ditari (logbook) ose logbook elektronik për operacionet e tyre të peshkimit në përputhje me kërkesat e përcaktuara në seksionin A, të shtojcës 2. 64. Kapitenët e anijeve rimorkiuese, anijet ndihmëse dhe anijet përpunuese do të regjistrojnë aktivitetet e tyre në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenet B, C dhe D të shtojcës 2. Raportet e zënieve të dërguara nga kapitenët e anijeve dhe operatorët e kurtheve 65. Çdo CPC do të sigurojë që anijet e tij, që peshkojnë në mënyrë aktive për ton, gjatë gjithë periudhës për të cilën ato janë autorizuar të peshkojnë tonin, do të komunikojnë në formë elektronike ose çdo mënyrë tjetër efektive informacione ditore nga logbook-et, duke përfshirë datën, kohën, vendin (gjerësi dhe gjatësi gjeografike), peshën dhe numrin e tonit të kuq të zënë në zonën e mbuluar nga ky plan, përfshirë edhe lëshimet dhe hedhurinat e peshkut të ngordhur nën minimumin e madhësisë së lejuar, referuar në paragrafin 34. Kapitenët do të dërgojnë këtë informacion me formatin e përcaktuar në aneksin 2, ose përmes kërkesave raportuese të CPC-ve. 66. Kapitenët anijeve të peshkimit me rrethim duhet të përgatisin raporte sipas paragrafin 65 mbi operacionet e peshkimit, duke përfshirë edhe operacionet ku zëniet janë zero. Raportet do të transmetohen nga operatori te autoriteti CPC i vendit të tij, deri në orën 9:00 (GMT) të ditës tjetër. 67. Zotëruesit e kurtheve ose autoritetet e tyre përgjegjëse për peshkimin e tonit të kuq duhet të dërgojnë raport ditor mbi zëniet ditore në format elektronik, në të cilin do të përfshijnë numrin e regjistrit ICCAT, datën, kohën, zëniet (pesha dhe numri i peshkut), duke përfshirë edhe ato ku peshkimin zero. Ata do të dërgojnë këtë informacion CPC-së tyre, brenda 48 orësh në formë elektronike sipas formatit të përcaktuar në aneksin 2 për gjatë gjithë periudhës që ato janë të autorizuar për të peshkuar tonin e kuq. 68. Përveç anijeve të peshkimit me rrethim dhe me kurthe të zënies së tonit, kapitenët e anijeve të tjera, transmetojnë pranë autoriteteve të tyre të kontrollit, raportet e përmendura në paragrafin 65, deri mesditën e fundit të së martës pasardhëse, për javën e mëparshme që ka përfunduar të dielën. Portet e caktuara 69. Çdo CPC, të cilit i është alokuar një kuotë e tonit të kuq, do të përcaktojë portet në të cilat operacioni zbarkimit apo transbordimi të tonit të kuq është i autorizuar. Kjo listë do të komunikohet çdo vit në Sekretariatin e ICCAT si pjesë e planit vjetor të peshkimit të komunikuar nga çdo CPC. Çdo ndryshim do t’i komunikohet Sekretariatit të ICCAT. CPC e tjera mund të caktojnë portet në të cilat autorizohet zbarkimi ose transbordimi i tonit të kuq dhe të komunikojnë këtë listë të këtyre porteve te Sekretariati i ICCAT. 70. Për një port që të përcaktohet si port i caktuar, shteti portual do të sigurojë që kërkesat e mëposhtme plotësohen: a) përcaktimin e kohës së zbarkimit dhe transbordimit; b) përcaktimin e vendit të zbarkimit dhe transbordimit; c) vendosjen e procedurave të inspektimit dhe të mbikëqyrjes që sigurojnë mbikëqyrje e inspektim gjatë të gjitha kohës dhe në të gjitha vendet e zbarkimit dhe transbordimit në përputhje me paragrafin 73. 71. Ndalohet të zbarkohet ose transbordohet nga anijet e peshkimit, si dhe nga anijet përpunuese dhe anijet ndihmëse, çdo sasi toni të kuq të peshkuara në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe, në çdo vend tjetër përveçse porteve të përcaktuara nga CPC në përputhje me paragrafët 69 deri 70. Megjithatë, përjashtimisht, transportimi i tonit të ngordhur të zënë në kurth/kosh, duke përdorur një anije ndihmëse për në anijet e përpunimit, nuk është i ndaluar. 72. Në bazë të informacionit të marrë nga CPC sipas paragrafit 69, Sekretariati i ICCAT do të mbajë një listë të porteve të përcaktuara në website ICCAT. Njoftimi paraprak i zbarkimeve 73. Para hyrjes në ndonjë port, kapitenët e anijeve të peshkimit, si dhe të anijeve e përpunuese dhe anijeve ndihmëse ose përfaqësuesit e tyre, duhet të sigurojnë autoritetit përkatës të portit, të paktën 4 orë përpara kohës së parashikuar të mbërritjes, me sa vijon: a) kohën e parashikuar për mbërritje; b) sasinë e vlerësuar të tonit të kuq të mbajtur në bord; c) informacionin mbi zonën gjeografike ku është zënë toni i kuq. Nëse zonat e peshkimit janë më pak se katër orë nga porti ku mbërrihet, sasitë e vlerësuara të tonit të kuq të mbajtura në bord mund të modifikohen në çdo kohë përpara arritjes në port. CPC-të mund të vendosin të zbatojnë këto dispozita vetëm për zënie të barabarta ose më të mëdha se tre peshk ose një ton. Ata duhet të japin këtë informacion në planin e kontrollit të tyre të monitorimit dhe inspektimit të përmendur në paragrafin 14. Autoriteti shtetit portual mban një regjistër me të gjitha njoftimet paraprake për vitin në vazhdim. Të gjitha veprimet e zbarkimit dhe zënieve duhet të kontrollohen nga autoritetet përkatës të kontrollit dhe një përqindje e tyre duhet të inspektohet, bazuar në sistemin e vlerësimit të riskut, duke përfshirë kuotën, përmasat e flotës dhe sforcon e peshkimit. Detaje të plota të këtij sistemi kontrollesh të përshtatura nga çdo CPC, duke përfshirë përqindjen e synuar të zbarkimeve që do të inspektohen, duhet të jenë të detajuara në planin e tyre vjetor të inspektimit referuar paragrafit 14 të këtij rekomandimi. Pas çdo udhëtimi, kapitenët e anijeve të peshkimit, duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve një deklaratë zbarkimi tek autoritetet kompetente të CPC-së ku bëhet ky zbarkim, si dhe shtetit të tij flamur. Kapiteni i anijes së peshkimit të autorizuar është përgjegjës për plotësimin dhe vërtetësinë e deklaratës, e cila duhet të tregojë së paku sasinë e tonit të kuq të zbarkuar dhe zonën ku është zënë. Të gjitha zëniet e zbarkuara duhet të peshohen dhe jo vetëm të vlerësohen. Autoriteteve përkatëse do të dërgojnë një regjistër mbi zëniet në autoritetin përkatës të CPC-ve të anijes se peshkimit, brenda 48 orëve nga përfundimi i zbarkimit. Raportimi i zënieve nga CPC te Sekretariati i ICCAT 74. Çdo CPC do të dërgojë çdo javë te Sekretariati ICCAT raportet e zënieve nga anijet e peshkimit me rrethim dhe kurtheve të përcaktuara në paragrafët 66 dhe 67, si dhe raportet javore të anijeve që përdorin çdo rrjetë tjetër. Në bazë të këtij informacioni, Sekretariati i ICCAT, brenda 10 ditëve nga afatet mujore për marrjen e statistikave të përkohshme të zënies, mbledh informacionin e marrë dhe e shpërndan në CPC. 75. CPC-të do t’i raportojë Sekretariatit të ICCAT datën kur e gjithë kuota e tonit të kuq është shfrytëzuar. Sekretariati i ICCAT-it duhet ta shpërndajë këtë informacion te të gjitha CPC-të. Verifikimi 76. CPC duhet të verifikojnë, si raportet e inspektimit dhe raportet e vëzhguesit, të dhënat VMS-ve, ku është e mundur të dhënat e-BCD, si dhe dorëzimin në kohë të logbook-eve dhe informacionin e kërkuar të shënuar në logbook-et e anijeve të peshkimit, në dokumentet e transferimit/transbordimit dhe në dokumentet e zënieve. Autoritetet kompetente duhet të kryejnë kontrollet e të gjitha zënieve, e të gjitha transferimeve, ose zëniet midis sasive të specieve të regjistruara në librat e mjeteve të peshkimit ose sasitë e specieve të regjistruara në deklaratat e transbortimit dhe sasitë e regjistruara në deklaratat e zënieve ose deklaratat e kapjeve, dhe në çdo dokument tjetër përkatës, të tilla si fatura dhe/ose shënimet e shitjeve. Autoritetet kompetente do të kryejnë kontrolle verifikimi në të gjitha zbarkimet, të gjitha transbordimet, transferimet ose futjen në kosha ndërmjet sasive sipas specieve të regjistruara në logbook-un e anijes së peshkimit ose sasitë sipas specieve të regjistruara në deklaratën e transbordimit dhe sasitë e regjistruara në deklaratën e zbarkimit ose në deklaratën e futjes në kosha, dhe çdo dokument tjetër përkatës, siç janë faturat dhe/ose shënimet e shitjes. Transbordimi 77. Operacionet e transbordimit të tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe do të lejohen vetëm në portet e caktuara sipas përcaktimeve dhe kushtëzimeve në paragrafët 69 deri 72. 78. Para hyrjes në ndonjë port, anija e peshkimit transferuese, ose përfaqësuesi i saj, duhet t’i japë autoritetit përkatëse të shtetit portual të paktën 72 orë përpara kohës së parashikuar të mbërritjes, informacionin e shënuar në aneksin 3, sipas ligjit kombëtar të shtetit portual. Çdo transbordim kërkon autorizimin paraprak nga CPC e anijes së peshkimit transborduese. Për më tepër, kapiteni i anijes peshkimit transborduese, në kohën e transbordimit, informon CPC-në e tij sipas të dhënave të kërkuara në shtojcën 3. 79. Autoriteti përkatës i shtetit portual duhet të inspektojë anijen transborduese në mbërritje dhe do të kontrollojë ngarkesën dhe dokumentacionin që lidhet me operacionin e transbordimit. 80. Kapitenët e anijeve të peshkimit plotësojnë dhe transmetojnë te CPC e tyre deklaratën e transbordimit jo më vonë se 15 ditë pas datës së transbordimit në port sipas Rekomandimit 16-15. Kapitenët e anijeve të peshkimit transborduese plotësojnë deklaratën e transbordimit të ICCAT në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 3. Deklarata transbordimit duhet të jetë e lidhur me e-BCD për të lehtësuar verifikimin e të dhënave të përmbajtura në to. 81. Organi kompetent i shtetit portual do të dërgojë të dhëna të transbordimit autoritetit të CPC të anijeve të peshkimit transborduese, brenda 5 ditëve pasi transbordimi ka përfunduar. 82. Të gjitha transbordimet do të inspektohen nga autoritetet përkatëse të portit caktuar nga CPC. Pjesa IV Masat kontrolluese Seksioni C – Programet e Vëzhgimit Programi vëzhguesit (mbikëqyrësit) i CPC 83. Çdo CPC siguron mbulimin nga vëzhguesit, për të cilët lëshohet një dokument zyrtar identifikimi, për anijet dhe kurthet aktive në peshkimin e tonit të kuq për të paktën: 20% të anijeve aktive me peshkim fundor pellagjik (mbi 15 m), 20% të anijeve aktive me linjë grepash (mbi 15 m), 20% të anijeve aktive me grepa lundrues (mbi 15 m), 100% të anijeve rimorkiator; 100% të operacioneve të kapjes me kurthe. CPC me më pak se pesë anije sipas tre segmenteve të para të mësipërme, të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq, duhet të sigurojnë mbulimin me vëzhgues në 20% të kohës që këto anije janë aktive në peshkimin e tonit të kuq. Detyra e vëzhguesit duhet të jetë, në veçanti: a) të monitorojë anijet e peshkimit dhe kurthet në përputhje me këtë rekomandim; b) të regjistrojë dhe raportojë mbi aktivitetin e peshkimit, duke përfshirë ndërmjet të tjerave si më poshtë:- sasinë e zënieve (duke përfshirë zëniet jo objekt peshkimi) duke përfshirë dhe listën e llojeve, si ato të mbajtura në bord ose të hedhura në det të gjallë ose të ngordhur;- zonën e zënies sipas gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike;- masën e sforcos (p.sh., numri i rrethimeve, numri i grepave etj.), siç përcaktohet në manualin e ICCAT për vegla të ndryshme të peshkimit;- datën e zënieve. c) të vëzhgojë dhe të vlerësojë zëniet dhe verifikojnë shënimet e bëra në logbook; d) të mbikëqyrë dhe të regjistrojë anijet që mund të jenë duke peshkuar në kundërshtim me masat konservuese të ICCAT. Për më tepër, vëzhguesit mund të kryejë dhe punë shkencore, si p.sh., mbledhjen e të dhënave të kërkuara nga Komisioni, bazuar në instruksionet e SCRS. Në zbatimin të kërkesave për vëzhguesit, CPC duhet: a) të sigurojë mbulimin përfaqësues në kohë dhe në hapësirë për të siguruar që Komisioni të marrë të dhëna të përshtatshme dhe të mjaftueshme dhe informacion mbi zëniet, sforcon dhe aspektet e tjera të menaxhimit dhe ato shkencore, duke pasur parasysh karakteristikat e flotës dhe peshkimit; b) të sigurojë protokolle të sigurta të mbledhjes së të dhënave; c) të sigurojë në se vëzhguesit janë të trajnuar dhe aprovuar para vendosjes së tyre; d) të sigurojë, për sa është e mundur, pengimin sa më të vogël të aktivitetit të anijeve dhe kurtheve që peshkojnë në zonën e Konventës ICCAT. Të dhënat dhe informacioni i mbledhur në secilin prej programeve të vëzhgimit nga CPC-të do t’i dërgohen SCRS dhe Komisionit, në përputhje me kërkesat dhe procedurat që do të hartohen nga Komisioni gjatë vitit 2019 duke marrë parasysh kërkesat e konfidencialitetit nga ana e CPC-ve. Për aspektin shkencor të këtij programi, SCRS do të raportojë për nivelin e mbulimit të arritur nga çdo CPC, dhe do të sigurojë një përmbledhje të të dhënave të mbledhura dhe çdo rezultat të rëndësishëm të lidhur me këto të dhëna. SCRS do të japë çdo rekomandim që lidhet me përmirësimin e efikasitetit të programit të vëzhgimit të CPC. Programi Rajonal i Vëzhguesve të ICCAT 84. Programi Rajonal i Vëzhguesve të ICCAT do të zbatohet për të siguruar mbulimin 100% me vëzhgues: të të gjithë anijeve me rrethim të tonit të kuq; gjatë të gjitha transferimeve të tonit të kuq nga anijet e peshkimit me rrethim; gjatë të gjitha transferimeve të tonit të kuq nga kurthet në koshat transportues; gjatë të gjitha transferimeve nga njëra fermë në tjetrën; gjatë të gjitha transferimeve në kosha të tonit të kuq në ferma; gjatë të gjitha kapjeve në ferma; gjatë gjithë lëshimeve të tonit të kuq nga koshat e rritjes në det. Anijet e peshkimit me rrethim pa një vëzhgues rajonal të ICCAT në bord, nuk do të autorizohen për të peshkuar ose të operojnë në peshkimin e tonit të kuq. Vëzhguesit rajonalë të ICCAT nuk duhet të jenë me nacionalitet të njëjtë me atë të shtetit që është anija peshkuese/anije rimorkiator/kurth ose fermë, ku kërkohen shërbimet e tyre, por për aq sa është e mundur, Sekretariati i ICCAT duhet të sigurojë që vëzhguesit rajonalë të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës të anijeve apo kurtheve të CPC së caktuar. 85. Detyrat rajonale të vëzhguesve të ICCAT-së në veçanti do të jenë: të vëzhgojnë dhe të monitorojnë operacionet e peshkimit dhe të kultivimit në përputhje me masat përkatëse të ruajtjes dhe menaxhimit të ICCAT, duke përfshirë aksesin në pamjet e kamerave stereoskopike në kohën e vendosjes në kosha që mundëson matjen e gjatësisë dhe vlerësimin e peshës përkatëse; të nënshkruajnë deklaratat e transferimit të ICCAT dhe BCDs kur ai/ajo është dakord me informacionin si dhe ky informacion është në përputhje me vëzhgimet e tij/saj. Nëse ai/ajo nuk është dakort, ai/ajo duhet të tregojë atë në deklaratat e tij/saj në deklaratat e transferimit dhe BCDs dhe të shkruajë arsyet e mosmarrëveshjes duke cituar në mënyrë specifike rregullin(at) ose procedurën(at) e cila nuk është respektuar; të kryejë një punë të tillë shkencore, për shembull mbledhjen e mostrave, siç kërkohet nga Komisioni bazuar në direktivat nga SCRS. Pjesa IV Masat e kontrollit Seksioni D - Peshku i gjallë Transferimet Autorizimi i transferimit 86. Përpara çdo operacioni transferimi, kapiteni i anijes së peshkimit ose rimorkiatorit apo përfaqësuesit e tyre ose përfaqësuesit e fermës apo kurthit, ku transferimi në fjalë buron, duhet të dërgojnë tek autoritetet përkatëse të peshkimit dhe të kultivimit të CPC, një njoftim paraprak transferimi duke përcaktuar: emrin e anijes ose fermës/kurthit dhe numrin e regjistrit të ICCAT, kohën e parashikuar të transferimit, sasinë e parashikuar të tonit të kuq që do të transferohet, informacionin mbi pozicionin (gjerësi / gjatësi gjeografike) ku do të kryhet transferimi dhe numrat identifikues të koshave; emrin e anijes rimorkiatore, numrin e koshave që tërheq dhe numrin e regjistrit të ICCAT. portin, fermën, koshin e destinacionit për tonin. Për këtë qëllim, CPC do të caktojë një numër unik për çdo kosh transporti. Nëse disa kosha të transportit duhet të përdoren kur transferojnë një zënie që i korrespondon një operacioni të peshkimit, kërkohet vetëm një deklaratë transferimi, por numri i secilit kafaz transporti të përdorur duhet të regjistrohet në deklaratën e transferimit, duke treguar qartë sasinë e tonit të kuq të transportuar në secilin kosh. Numri i koshit duhet të nxirret me një sistem numerik unik që përfshin të paktën 3 shkronja të kodit të CPC të ndjekur nga tre numra. Numrat unikë të koshit duhet të jenë të përhershme dhe jo të transferueshme (d.m.th., Numrat nuk mund të ndryshohen nga një kosh në tjetrin). 87. CPC-ja cakton dhe i komunikon kapitenit të anijes së peshkimit, kurthit apo fermës një numër autorizimi për çdo operacion transferimi. Operacioni i transferimit nuk do të fillojë pa autorizimin paraprak të lëshuar në përputhje me një sistem numerik unik që përfshin kodin me 3 shkronja të CPC, 4 numra që tregojnë vitin dhe 3 shkronja që tregojnë autorizimin pozitiv (AUT) ose autorizimin negativ (NEG), pasuar nga numrat pasardhës nga autoritetet e CPC të anijes peshkuese, anijes rimorkiatore, fermës ose kurthit. Informacioni në lidhje me peshqit e ngordhur do të regjistrohet në përputhje me procedurat e paraqitura në shtojcën 11. Transferimi duhet të autorizohet ose të mos-autorizohet nga CPC e anijes, fermës ose kurthit të peshkimit, sipas rastit, brenda 48 orëve pas dorëzimit të njoftimit paraprak të transferimit. Refuzimi i autorizimit të transferimit dhe lëshimi i tonit të kuq 88. Nëse CPC e anijes peshkimit, anijes rimorkiuese ose autoritetet e CPC-së, ku ndodhet ferma ose kurthi, konsideron me marrjen e njoftimit paraprak të transferimit, që: a) anija peshkimit ose kurthi ka deklaruar zënien e peshkut ton pa pasur kuota të mjaftueshme; b) sasia e peshkut nuk është raportuar siç duhet nga anija ose kurthi i peshkimit ose nuk është autorizuar të futet në kosha dhe për këtë arsye nuk merret parasysh për konsumimin e kuotës që mund të jetë e zbatueshme; c) anija peshkimit që ka deklaruar zënie peshku nuk ka një autorizim të vlefshëm për zënien e tonit të kuq të lëshuar ne përputhje me paragrafin 54 të këtij rekomandimi, ose d) anija rimorkiatore që deklaron se ka marrë pjesë në transferimin e peshkut nuk është regjistruar në regjistrin ICCAT të të gjitha anijeve të tjera të peshkimit të referuar në paragrafin 49.b) ose nuk është e pajisur me një Sistem Monitorimi Vessel (VMS) plotësisht funksional dhe/ose ndonjë pajisja tjetër gjurmuese, ekuivalente të VMS-së, transferimi nuk do të autorizohet. Në rast se transferimi nuk është i autorizuar, CPC-ja që e ka zënë do të lëshojë menjëherë një urdhër lëshimi për anijen e peshkimit, kurthin ose fermën sipas rastit për t’i informuar ata se transferimi nuk është i autorizuar dhe duhet të vazhdojnë me lëshimin e peshkut në det në përputhje me shtojcën 10 të këtij Rekomandimi. Në rast të defektit teknik të VMS-së gjatë transportit në fermë, anija rimorkiuese duhet të zëvendësohet me një anije tjetër rimorkiatorë, e cila ka një sistem VMS plotësisht funksional ose të instalohet një sistem i ri operativ i VMS-së në anije, sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 72 orë, me përjashtim të rasteve të forcës madhore ose kufizimeve legjitime operacionale, dhe që duhet t’i komunikohen Sekretariatit. Ndërkohë, kapiteni ose përfaqësuesi i tij, duke filluar që nga koha kur ngjarja u zbulua dhe/ose u informua, i komunikon autoriteteve të kontrollit të CPC përkatëse çdo 4 orë koordinatat gjeografike ku ndodhet anija e peshkimit me anë të mjeteve të ndërlidhjes. Deklarimi i transferimit 89. Kapitenët e anijeve të peshkimit ose rimorkiatorëve, apo përfaqësuesit e fermës ose kurthit duhet të plotësojnë dhe të transmetojnë në CPC e tyre, deklaratën e transferimit të ICCAT në fund të operacionit të transferimit në përputhje me formatin e paraqitur në shtojcën 4. Deklaratës së transferimit do t’i jepet numër nga autoritetet CPC të anijes, fermës apo kurthit ku janë bërë transferimet. Sistemi i numërimit përfshin 3 shkronja të kodit të CPC, të ndjekura nga 4 numra që tregojnë vitin dhe 3 shkronja që përcaktojnë autorizimin, të ndjekura nga 3 shkronja ITD (CPC-20 **/xxx/ITD) Deklarata origjinale e transferues do të shoqërojë transferimin e peshkut. Një kopje e deklaratës duhet të mbahet nga anija e peshkimit ose kurthi dhe anija rimorkiatore. Kapitenët e anijeve që kryejnë operacionet transferuese do të raportojnë aktivitetin e tyre në përputhje me kërkesat e vendosura në shtojcën 2. 90. Autorizimi për transferim nga CPC-ja e flamurit nuk paragjykon konfirmimin e operacionit të vendosjes se peshkut në kosha. Monitorimi me video-kamera i një transferimi 91. Për transferimet e tonit të kuq, kapiteni i anijes së peshkimit ose përfaqësuesit e kurthit apo fermës, kur është e përshtatshme, duhet të sigurojnë që aktivitetet e transferimit të monitorohen nga video-kamera nënujore, me qëllim të verifikimit të numrit të peshqve që transferohen. Standardet minimale dhe procedurat për kasetat e regjistrimit do të jenë në përputhje me shtojcën 8. CPC do të vënë në dispozicion të SCRS kopjet e kasetave te regjistrimit kur kërkohet. SCRS duhet të ruajnë konfidencialitetin e aktiviteteve tregtare. Verifikimi nga vëzhguesit rajonalë të ICCAT-it dhe nisja dhe kryerja e hetimeve Vëzhguesi rajonal i ICCAT në bordin e anijes së peshkimit dhe të fermave 92. Vëzhguesi rajonal i ICCAT në bordin e anijes peshkimit dhe kurthit, siç referohet në Programin Rajonal të Vëzhguesve ICCAT (shtojca 6) dhe paragrafët 84 dhe 85, duhet të regjistrojë dhe raportojë mbi aktivitetet e transferimit të kryera, vëzhgojnë dhe vlerësojnë zëniet e transferuara dhe verifikojnë hyrjet të bëra në autorizimin paraprak të transferimit sipas paragrafit 86 dhe në deklaratën e transferimit të ICCAT siç referohet në paragrafin 87. Në rastet kur ka më shumë se 10% diferencë nga numri ndërmjet vlerësimeve të bëra nga vëzhguesit rajonalë, autoritetet përkatëse të kontrollit dhe/ose zotëri i anijes peshkimit ose përfaqësuesi i kurthit, një hetim do të iniciohet nga CPC e anijes peshkimit, fermës ose kurthit dhe duke përfunduar para kohës së mbajtjes në kosh në fermë ose në çdo rast brenda 96 orëve nga fillimi, përveç rasteve të forcës madhore. Në pritje të rezultateve të këtij hetimi, hedhja në kosha nuk do të autorizohet dhe seksioni përkatës i BCD nuk do të vlerësohet. Sidoqoftë, në rastet kur regjistrimi i videos është i cilësisë ose qartësisë së pamjaftueshme për të bërë vlerësime të tilla, operatori mund t’u kërkojë autoriteteve të CPC të anijes që të kryejë një operacion të ri transferimi dhe t’ia japë regjistrimin përkatës në video vëzhguesit rajonal. Nëse ky kontroll vullnetar i transferimit nuk kryhet me rezultate të kënaqshme, CPC flamur do të fillojë një hetim. Nëse pas këtij hetimi vërtetohet se cilësia e videos nuk e lejon vlerësimin e sasive të përfshira në transferimin/vendosjen në kosha, autoritetet zbatuese të CPC të anijes peshkimit do të urdhërojnë një operacion të kontrollit të transferimit dhe të sigurojnë regjistrimin përkatës video për Observerin Rajonal. Transferimet e reja nuk do të kryhen si transferime kontrolli/kontroll i vendosjes në kosha, derisa cilësia e videos së regjistrimit mund të lejojë vlerësimin e sasive të transferuara. 93. Pa paragjykuar verifikimet e kryera nga inspektorët, vëzhguesi rajonal i ICCAT-it nënshkruan, me emër të shkruar qartë dhe numrin ICCAT, deklaratën e transferimit të ICCAT vetëm kur vëzhgimet e tij/saj janë në përputhje me masat e ruajtjes dhe menaxhimit të ICCAT dhe se informacioni që përmbahet në të, është i pajtueshëm me vëzhgimet e tij/saj, duke përfshirë një video-regjistrim në përputhje me kërkesat në paragrafin 92. Ajo gjithashtu duhet të verifikojë që deklarata e transferimit të ICCAT-së të transmetohet te kapiteni i anijes rimorkiatore ose përfaqësuesit të fermës/kurthit aty ku është e aplikueshme. Nëse nuk është dakord ai/ajo duhet të tregojë praninë e tij/saj në deklaratat e transferimit dhe BCDs dhe arsyet e mosmarrëveshjes duke cituar në mënyrë specifike rregullin(at) ose procedurën(at) që nuk janë respektuar. Operatorët duhet të kompletojnë dhe të transmetojnë CPC të tyre deklaratën e transferimit të ICCAT në fund të operacionit të transferimit tek autoritetet e tyre përkatëse kompetente, në përputhje me formatin e paraqitur në shtojcën 4. Aktiviteti i koshave Autorizimet e vendosjes në kosha dhe refuzimi i mundshëm i një autorizimi 94. Ndalohet ankorimi për çdo kosh transporti brenda një zone prej 0.5 miljeve detare nga fermat e kultivimit para fillimit të operacioneve të vendosjes në kosha. Për këtë qëllim, koordinatat gjeografike që korrespondojnë me zonën ku vendoset ferma e kultivimit duhet të jenë të disponueshme në planet e menaxhimit të fermave të transmetuara në ICCAT sipas paragrafit 24 të këtij rekomandimi. 95. Përpara çdo operacioni të vendosjes në kosha në një fermë, CPC-ja e anijes peshkimit ose kurthit duhet të informohet nga autoriteti kompetent i fermës CPC për sasinë e kapur nga anijet e peshkimit ose kurthet që mbajnë flamurin e saj. Nëse CPC e anijes së peshkimit ose kurthit konsideron me marrjen e këtij informacioni se: a) anija peshkimit apo kurthi, që ka deklaruar zënien e peshkut, nuk ka kuota të mjaftueshme të tonit të kuq për të vendosur në kosha; b) sasia e peshkut nuk është raportuar në mënyrën e duhur nga anija peshkimit ose kurthi dhe nuk është marrë parasysh për llogaritjen e çdo kuote që mund të aplikohet; ose c) anija peshkimit ose kurthi, që deklarojnë zënien e peshkut, nuk kanë një autorizim të vlefshëm për zënien e tonit të kuq, lëshuar në përputhje me paragrafin 54 të këtij Rekomandimi, CPC do të informojë autoritetet kompetente të shtetit ku ndodhet ferma, të bëjnë konfiskimin e zënieve dhe të bëjnë lëshimin e peshkut në det siç përshkruhet procedura në paragrafin 87 dhe shtojcën 10. Aktiviteti i transferimit në kosha nuk do të fillojë pa pasur një konfirmim paraprak, brenda 24 orëve/1 ditë pune nga kërkesa, nga anija peshkimit ose kurth CPC, ose të autoriteteve të fermës nëse është rënë dakord me autoritetet e CPC-së. Nëse nuk merret përgjigje brenda 24 orëve/1 ditë pune nga autoritetet CPC të anijes peshkimit/kurthit, autoritetet e CPC të fermës mund të autorizojnë aktivitetin e vendosjes në kosha. Kjo nuk paragjykon të drejtat sovrane të fermës CPC. Peshqit duhet të vendosen në kosha para datës 22 gusht, me përjashtim të rasteve kur ferma CPC që merr peshkun, jep arsye të vlefshme, duke përfshirë edhe forcën madhore, e cila duhet të shoqërojë raportin e vendosjes në kosha, kur paraqitet. Sidoqoftë, peshqit nuk duhet të vendosen në kosha pas 7 shtatorit. Dokumentacioni i zënies së tonit të kuq 96. CPC, nën juridiksionin e së cilës ndodhet ferma e kultivimit të tonit të kuq, do të marrë masat e duhura për të ndaluar vendosjen në kosha për rritje apo majmëri të tonit të kuq, të cilat nuk janë të shoqëruara nga dokumentacioni i kërkuar nga ICCAT dhe që konfirmohen dhe vlerësohen nga autoritetet e CPC të anijeve të peshkimit dhe kurtheve të zënieve. Monitorimi nga video-kamera 97. CPC, nën juridiksionin e së cilës ndodhet ferma, duhet të sigurojë që transferimi nga koshat për në fermat e kultivimit do të monitorohet nga autoritetet zbatuese të ligjit me video-kamera në ujë. Një video-regjistrues do të prodhohet për secilin operacion të vendosjes në kosha, në përputhje me procedurat e shtojcës 8. Nisja dhe kryerja e hetimeve 98. Në rastet kur ekziston një diferencë prej 10% më shumë në numër ndërmjet vlerësimeve të bëra nga vëzhguesi rajonal, autoritetet përkatëse të kontrollit dhe/ose operatori i fermës, një hetim do të iniciohet nga CPC e fermës në bashkëpunim me CPC e anijes dhe/ose kurthit të peshkimit, kur është e përshtatshme. CPC të fermave dhe të peshkimit që ndërmarrin hetimet mund të përdorin informata të tjera në dispozicion të tyre, duke përfshirë rezultatet e programeve të vendosjes në kosha, referuar në paragrafin 99 që përdorin sistemet e kamerave stereoskopike ose metodat alternative me kusht që të garantojnë të njëjtin nivel saktësie. Masat dhe programet për të vlerësuar numrin dhe peshën e tonit të kuq që futet në kosha 99. Një program, i cili përdor sistemet e kamerave stereoskopike ose teknologjitë alternative që sigurojnë të njëjtën matjen me përpikmëri, do të mbulojë 100% të gjitha operacionet e vendosjes në kosha, me qëllim që të ripërcaktojë numrin dhe masën e peshkut. Ky program, që përdor kamera stereoskopike, duhet të kryhet në përputhje me procedurat e paraqitura në shtojcën 9. Në rastin e përdorimit të metodave alternative, këto metoda duhet të analizohen në mënyrë të duhur nga SCRS, i cili duhet të paraqesë konkluzionet e tij në lidhje me saktësinë e tyre për miratim nga Komisioni gjatë takimit vjetor para se një metodologji alternative të mund të konsiderohet e vlefshme për qëllime të monitorimit të operacioneve të vendosjes në kosha. CPC-të e fermës do t’i komunikojnë rezultatet e këtij programi te CPC-të e zënieve dhe te vëzhguesi rajonal. Kur këto rezultate tregojnë se sasia e tonit të kuq që po mbahet në kosha ndryshon nga sasitë e raportuara të zëna dhe/ose të transferuara, duhet të fillojë një hetim. Nëse hetimi nuk përfundohet brenda 10 ditëve të punës nga njoftimi i vlerësuar me video nga kamera stereoskopike ose teknika alternative të kryera në përputhje me procedurat e paraqitura në aneksin 9, për një operacion të vetëm të zënies ose vlerësimin e plotë të të gjitha operacioneve nga një JFO, ose nëse rezultati i hetimit tregon se numri dhe/ose pesha mesatare e tonit të kuq është më i madh se ai i deklaruar në zënie dhe i transferuar, autoritetet e CPC së të anijes peshkimit dhe/ose kurthit, lëshojnë një urdhër lirimi për tepricën, e cila duhet të lirohet në përputhje me procedurat e parashtruara në paragrafin 88 dhe shtojcën 10 dhe në prani të autoriteteve zbatuese të ligjit. Sasitë që dalin nga programi do të përdoren për të vendosur nëse kërkohet lëshimi dhe deklaratat e zënies e pjesët përkatëse të BCD duhet të plotësohen në përputhje me këto të dhëna. Kur është lëshuar një urdhër lëshimi, operatori i fermës duhet të kërkojë praninë e një autoriteti zbatues kombëtar dhe një vëzhguesi të ICCAT për të monitoruar lëshimin. Rezultatet e këtij programi do të dorëzohen deri më 15 shtator të çdo viti në SCRS nga të gjitha CPC-të e fermave. SCRS duhet të vlerësojnë këto procedura dhe rezultatet t’i raportojë në Komision në takimin vjetor në përputhje me shtojcën 9. 100. Transferimi i tonit të kuq nga një kosh në një tjetër nuk do të zhvillohet pa autorizimin dhe praninë e autoriteteve të kontrollit të fermës CPC. Çdo transferim regjistron numrin e mostrave. Autoritetet kombëtare të zbatimit e vëzhgimit sigurojnë që çdo transferim brenda fermës të regjistrohet në sistemin e-BCD. 101. Një ndryshim superior ose i barabartë me 10% midis sasive të tonit të kuq të raportuar të zënë nga anije/kurth dhe sasitë e vendosura nga aparati i kontrollit në momentin e mbylljes mund të pasqyrojë një mospërputhje të mundshme në fjalë dhe prandaj duhet të hetohet. Raporti i koshave 102. CPC, nën juridiksionin e të cilit gjendet ferma për tonin e kuq, do të dorëzojë brenda një jave nga përfundimi i operacionit të vendosjes në koshave (një operacion nuk është i mbyllur plotësisht derisa të ketë mbaruar procesi i hetimit dhe i lëshimit), një raport për CPC e flamurit, i cili ka peshkuar tonin dhe Sekretariatin e ICCAT. Kur fermat e autorizuara për kultivimin e tonit të kuq, që është zënë në zonën e Konventës (më poshtë referuar si FFBs), janë vendosur jashtë ujërave nën juridiksionin e CPC-së, dispozitat e paragrafit të mëparshëm zbatohen pjesë-pjesë në CPC ku ndodhen personat fizik ose juridik përgjegjës për FFB. Transferimet brenda fermës dhe kontrollet e rastit 103. Një sistem gjurmues do të kërkohet në fermat e kultivimit që do të përfshijë video-regjistrimet e transferimeve të brendshme. Mbi bazat e një analize risku, kontrolle të rastit do të ndërmerren nga autoritetet kontrolluese të CPC së fermës së tonit të kuq midis kohës së përfundimit të operacioneve të vendosjes në kosha dhe vendosjes se parë në kosh në fillim të vitit pasardhës. Çdo CPC do të caktojë një përqindje minimale të peshkut për t’u kontrolluar, e cila do të pasqyrohet në planin e tij të kontrollit të në përputhje me paragrafin 14 të këtij Rekomandimi. Rezultatet e këtyre kontrolleve do t’i komunikohen ICCAT-it në prill të vitit pasardhëse të periudhës së kuotave korresponduese. Qasja dhe kërkesat për regjistrimet video 104. Çdo CPC do të marrë masat e nevojshme për të siguruar që të dhënat nga video-regjistrimet, sipas paragrafëve 97 dhe 99, të vihen në dispozicion të inspektorëve kombëtarë, rajonalë dhe të ICCAT, si dhe në dispozicion të vëzhguesve të ICCAT dhe të CPC-ve, sipas kërkesës. Çdo CPC do të vendosë masat e nevojshme për të shmangur çdo zëvendësim, transmetim ose manipulim të regjistrimit video origjinal. Pjesa IV Masat e kontrollit Seksioni E - Ndjekja e aktiviteteve të peshkimit VMS 105. CPC do të zbatojnë një sistem të monitorimit të anijeve për anijet e tyre të peshkimit me një gjatësi të barabartë ose më të madhe se 15 m, në përputhje me Rekomandimin e ICCAT në lidhje me standardet minimale për një Sistem të Vëzhgimit të Anijeve në Zonën e Konventës të mbuluar nga ICCAT (Rec. 18 10). Sekretari Ekzekutiv i ICCAT do të bëj të disponueshëm pa vonesë informacionin në lidhje me këtë pikë te CPC që ka një prani aktive të inspektimit në zonën e planifikuar dhe tek SCRS, sipas kërkesës së saj. Me kërkesë të CPC-ve të përfshirë në inspektimin e aktivitetit në zonën e Konventës, në përputhje me skemën ICCAT për inspektimin e përbashkët ndërkombëtar referuar në paragrafët 109 deri 112 të këtij Rekomandimi, Sekretariati i ICCAT do të bëjë të disponueshëm mesazhet e marra nga të gjitha anijet e peshkimit, sipas paragrafit 3 të Rekomandimit të ICCAT. Format e ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe protokolli në lidhje me Sistemin e Monitorimit të Anijeve (VMS) për peshkun ton në zonën e Konventës ICCAT [Rec. 07-08]. Transmetimi i të dhënave të VMS nga anijet e peshkimit me gjatësi mbi 15 m të përfshira në regjistrat e ICCAT si anije “zëniet” dhe “të tjera”, do të fillojë të paktën 5 ditë përpara periudhës së autorizuar dhe do të vazhdojë të paktën 5 ditë pas kësaj periudhe të autorizuar, përveçse nëse anija është larguar nga listat e anijeve të autorizuara nga autoriteti saj CPC. Për qëllime kontrolli, transmetimi i VMS nga anijet e peshkimit të autorizuara për peshkimin e tonit të kuq nuk do të ndërpritet kur anijet janë në port, përveçse nëse ekziston një sistem thirrjeje brenda dhe jashtë portit. Sekretariati i ICCAT do të informojë sa më shpejt CPC-të për mosmarrje apo për shtyrje afati të transmetimeve të VMS dhe do të shpërndajë raporte mujore të gjithë CPC-ve me informacion specifik mbi natyrën dhe qëllimin e këtyre vonesave. Raporte të tilla do të jenë javore gjatë periudhës 1 maj deri në 30 korrik. Pjesa IV Masat e kontrollit Seksioni F – Zbatimi Zbatimi 106. CPC-të marrin masat e duhura të zbatimit të ligjit për një anije peshkimi, aty ku është vendosur, në përputhje me ligjin e saj, që anija peshkimi që mban flamurin e saj nuk është në përputhje me dispozitat e këtij rekomandimi. Masat do të jenë në përpjesëtim me rëndësinë e veprës dhe në përputhje me dispozitat përkatëse të së drejtës kombëtare, në mënyrë të tillë që të sigurojnë se në mënyrë efektive privojnë ata që janë përgjegjës për përfitimin ekonomik që rrjedh nga shkeljet e tyre, pa paragjykuar ushtrimin e profesionit të tyre. Këto sanksione duhet të jenë gjithashtu në gjendje të japin rezultate proporcionale me seriozitetin e një shkelje të tillë, duke dekurajuar në mënyrë efektive shkeljet e mëtejshme të të njëjtit lloj. 107. CPC, nën juridiksionin e së cilës ndodhet ferma për tonin e kuq, do të marrin masat e duhura të zbatimit në lidhje me një fermë, ku ajo është vendosur, në përputhje me ligjin e saj, se kjo fermë nuk është në përputhje me dispozitat e paragrafëve 94 deri 104. Masat mund të përfshijnë veçanërisht në varësi të rëndësisë së veprës dhe në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit kombëtar, pezullimin ose tërheqjen e regjistrimit të fermave të tonit të kuq, së bashku me gjobat. Pjesa IV Masat e kontrollit Seksioni G - Masat e tregut 108. Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligjet ndërkombëtare, CPC eksportues dhe importues do të marrë masat e nevojshme që: të ndalojnë tregtimin në tregun e brendshëm, zbarkimin, importimin, eksportimin, vendosjen në kosha për kultivim, rieksportimin dhe transbordimin e individëve të tonit të kuq të Atlantikut Lindor dhe të Detit Mesdhe që nuk janë të shoqëruar me dokumentacionin e plotë, të saktë dhe të certifikuar të kërkuar nga ky Rekomandim dhe Rekomandimi i ICCAT-it, që zëvendëson Rekomandimin 11-20 në lidhje me Programin e Dokumentacionit të Zënies të Tonit të ICCAT (Rec. 18-13) dhe Rekomandimin nga ICCAT që zëvendëson Rekomandimin 17-09 mbi Zbatimin e Sistemit eBCD (Rec. 18-12) për Programin e Dokumentimit të Zënieve të Tonit. të ndalojë tregtimin në tregun e brendshëm, importimin, zbarkimin, vendosjen në kosha për kultivim, përpunimin, eksportimin, rieksportimin dhe transbordimin brenda juridiksionit të tyre të individëve të tonit të kuq të Atlantikut Lindor dhe Mesdheut të zëna nga anijet e peshkimit ose kurthet, CPC-të e të cilëve nuk kanë kuota, kufi zëniesh apo alokim të sforcos së peshkimit për këtë lloj, nën masat konservuese dhe menaxhuese të ICCAT, ashtu dhe në rastin kur mundësitë e peshkimit të CPC kanë mbaruar, apo kur kuotat individuale të anijes peshkuese, parashikuar në paragrafin 4, kanë mbaruar; të ndalojë tregtimin në tregun e brendshëm, importimin, zbarkimin, përpunimin, eksportimin nga fermat e kultivimit që nuk janë në përputhje me Rekomandimet e ICCAT për Kultivimin e Tonit të Kuq [Rec. 06-07]. Pjesa V Skema ICCAT e Inspektimit të Përbashkët Ndërkombëtar 109. Në kuadër të planit të menaxhimit shumëvjeçar për tonin e kuq, çdo CPC bie dakord, në përputhje me nenin IX, pika 3 të Konventës së ICCAT, për ta aplikuar skemën e ICCAT për inspektimin e përbashkët ndërkombëtar të adoptuar gjatë takimit të 4 të zakonshëm, të mbajtur në nëntor 1975 në Madrid, siç është ndryshuar në shtojcën 7. 110. Skema e parashikuar në pikën 109 do të aplikohet derisa ICCAT të adoptojë një skemë kontrolli, vëzhgimi, mbikëqyrjeje e cila do të përfshijë një skemë të ICCAT për inspektimin e përbashkët ndërkombëtar, bazuar në rezultatet e grupit të punës për masat e integruara monitoruese, përcaktuar nga Rezoluta për Masat e Monitorimit të Integruar [00-20]. 111. Kur në çdo kohë, më shumë se 15 anije peshkimi nga cilado palë kontraktuese angazhohen në veprimtaritë e peshkimit të tonit në Atlantikun Lindor e në Mesdhe në zonën e Konventës, pala Kontraktuese, në bazë të vlerësimit të rrezikut, duhet të ketë një anije inspektimi në zonën e Konventës, ose duhet të bashkëpunojë me një palë tjetër Kontraktuese për operuar një anije inspektimi. Nëse një palë kontraktuese nuk vendos anijen e vet inspektuese ose nuk kryen operacione të përbashkëta, pala kontraktuese do të raportojë rezultatin e vlerësimit të rrezikut dhe masat alternative të tij në planin e tij të inspektimit të referuar në paragrafin 14. 112. Në rastet kur masat zbatuese duhet të merren si rezultat i një inspektimi, kompetencat zbatuese të inspektorëve të palës kontraktuese të flamurit të anijes, fermës ose kurthit të peshkimit, subjekt i inspektimit, gjithmonë mbizotërojnë në territorin e tyre, ujërat e tyre juridike dhe/ose në bordin e platformës së tyre të inspektimit. Pjesa VI Dispozitat përfundimtare Disponueshmëria e të dhënave në SCRS 113. Sekretariati i ICCAT do t’i sigurojë SCRS të gjitha të dhënat e marra në përputhje me këtë Rekomandim. Të gjitha të dhënat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. Masat mbrojtëse 114. Kur si rezultat i një vlerësimi shkencor qëllimi i ruajtjes së biomasës rreth B 0.1 (të jenë të arritura nga peshkimi në ose më pak se F 0.1) nuk është arritur dhe objektivat e këtij plani janë në rrezik, SCRS propozon një Këshillë të re për TAC për vitin e ardhshëm. Klauzola e rishikimit 115. Për herë të parë më 2020-n dhe, në çdo rast, pas vlerësimit të rezervës për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Detin Mesdhe, që konfirmon rimëkëmbjen e plotë të rezervës, Komisioni, duke ndjekur këshillat shkencore të ofruara nga SCRS, vendos për vazhdimësinë e këtij plani të menaxhimit ose në një rishikim të mundshëm të rregullave të përcaktuara aty. 116. Pavarësisht nga paragrafi 115, një grup pune ndër-sesional i panelit 2 të ICCAT do të ngrihet çdo vit në mars në qëllim që të: a) të miratojë planet vjetore të peshkimit, planet vjetore të kapaciteteve, planet e kultivimit dhe të inspektimit të dërguara në ICCAT sipas paragrafit 14 të këtij Rekomandimi; b) të diskutojë çdo dyshim të mundshëm në lidhje me interpretimin e këtij Rekomandimi dhe bërjen e draft-amendamenteve të këtij rekomandimi që do të diskutohen në mbledhjen e komisionit vjetor. c) të diskutojë masa potenciale shtesë për forcimin e mëtejshëm të gjurmuesmërisë së tonit të kuq të gjallë. Vlerësimi 117. Të gjitha CPC-të duhet të paraqesin me kërkesë të Sekretariatit rregulloret dhe dokumentet e tjera përkatëse të miratuara prej tyre për zbatimin e këtij Rekomandimi. Në mënyrë që të ketë transparencë më të madhe në zbatimin e këtij Rekomandimi, Sekretariati i ICCAT do të përgatisë çdo dy vjet një raport mbi zbatimin e këtij Rekomandimi. Përjashtimet për CPC-të me detyrim zbarkimin e tonit të kuq 118. Dispozitat në këtë rekomandim, që ndalojnë mbajtjen në bord, transbordimin, transferimin, zbarkimin, transportimin, magazinimin, shitjen, shfaqjen ose ofrimin për shitjen e tonit të kuq, nuk zbatohen për CPC-të me një legjislacion të brendshëm të para vitit 2013, duke kërkuar që të gjitha peshqit e ngordhur të zbarkohen, me kusht që vlera e një peshku të tillë të konfiskohet për të parandaluar që peshkatarët të kenë ndonjë përfitim komercial nga peshqit e tillë. CPC duhet të marrin masat e nevojshme për të parandaluar eksportimin e peshkut të konfiskuar në CPC të tjera. Sasitë e tonit të kuq të cilat tejkalojnë kuotat e alokuara për CPC, në përputhje me këtë derogim do të zbriten vitin pasardhës nga kuota e CPC-së. Shfuqizime 119. Ky Rekomandim shfuqizon Rekomandimin nga ICCAT që ndryshon Rekomandimin 14-04 për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe (Rec. 17-07). SHTOJCA 1 Kushtet specifike që aplikohen për anijet e peshkimit të parashikuara në paragrafin 35 1. CPC duhet të kufizojnë: numrin maksimal të barkave me grepa (baitboat dhe trolling boat) të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq me numrin e anijeve që kanë marrë pjesë në peshkimin direkt për tonin e kuq gjatë vitit 2006; numrin maksimal të anijeve të saj artizanale të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq në Mesdhe me numrin e anijeve që kanë marrë pjesë në peshkimin e tonit të kuq në 2008-n; numrin maksimal i anijeve peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq në detin Adriatik me numrin e anijeve që kanë marrë pjesë në peshkimin e tonit të kuq gjatë vitit 2008. Çdo CPC do t’i alokojë kuota individuale anijeve në fjalë. CPC do të lëshojë autorizime specifike për anijet e cilësuara në paragrafin 1 të kësaj shtojce. Këto anije duhet të tregohen në listën e anijeve që peshkojnë të treguar në paragrafin 49 (a) të këtij rekomandimi, atëherë kur zbatohen kushtet për ndryshim. 2. Çdo CPC do të alokojë jo më shumë se 7% të kuotave të saj për tonin e kuq për barkat me grepa (baitboat dhe trolling boat). 3. Çdo CPC mund të alokojë jo më shumë se 2% të kuotave të saj për tonin e kuq për peshkimin artizanal bregdetar të peshkut të gjallë në Mesdhe. Çdo CPC mund të alokojë jo më shumë se 90% të kuotave të saj për anijet peshkuese në Adriatik për qëllime kultivimi. 4.CPC-të, anijet me grepa, linje grepash, grepa dore dhe grepa tërheqës të të cilave janë të autorizuara të peshkojnë tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe duhet të përcaktojnë kërkesat për shënjimin e bishtit si më poshtë: a) shenjimi i bishtit duhet të fiksohet në çdo ton të kuq të peshkuar menjëherë pas nxjerrjesh nga uji; b) çdo shenjë e bishtit duhet të ketë një numër unik identifikimi që duhet të përfshihet në dokumentin e zënies dhe shkruar lexueshëm në pjesën e jashtme të çdo paketimi që përmban ton. SHTOJCA 2 A – Anijet e peshkimit Specifikimet minimale për librin e anijes 1. Libri i anijes duhet t’i ketë faqet e numëruara. 2. Libri i anijes duhet të plotësohet çdo ditë (mesnatë) ose përpara mbërritjes në port. 3. Libri i anijes duhet të plotësohet në rastet e inspektimit në det. 4. Njëra nga kopjet e faqeve duhet të mbetet e ngjitur në librin e anijes. 5. Libri i anijes duhet të mbahet në bord, në mënyrë që të mbulojë aktivitetin e kryer gjatë një viti. Informacionet minimale standarde në librin e anijes 1. Emri dhe adresa e kapitenit. 2. Data dhe porti i nisjes, data dhe porti i mbërritjes. 3. Emri i anijes, numri i regjistrit, numri i ICCAT, sinjali i thirrjes ndërkombëtare në radio dhe numri IMO (nëse ka). 4. Veglat e peshkimit: a) lloji i kodit sipas FAO; b) madhësia (gjatësia, madhësia e syzeve, numri i grepave...). 5. Aktiviteti në det me një rresht (minimumi) për ditë peshkimi, duke dhënë: a) aktivitetin (peshkimin, lundrimin...); b) pozicionin: pozicioni ekzakt ditor (në gradë dhe minuta), regjistruar për çdo aktivitet peshkimi ose në mesditë kur nuk ka pasur peshkim gjatë ditës; c) regjistrimin e zënieve, i cili përfshin: i. kodin e FAOs; ii. peshën e rrumbullakosur (RWT) në kilogramë për ditë; iii. numrin e individëve për ditë. Për anijet e peshkimit me rrethim (koshilok) kjo duhet të regjistrohet për çdo operacion peshkimi duke përfshirë edhe kthimet bosh. 6. Siglën e kapitenit. 7. Mënyrën e matjes së peshës: vlerësimi, peshimi në bord, numërimi; 8. Libri i anijes mbahet në peshë të gjallë ekuivalente peshku dhe përmendet faktori i konversionit i përdorur në vlerësim. Minimumi i informacionit në librin e anijes në rast zbarkimi ose transbordimi 1. Data dhe porti i zbarkimit, transbordimit/transferimit. 2. Produkti: a) speciet dhe paraqitja sipas kodit FAOs; b) numri i individëve apo i kutive dhe sasia në kilogramë; 3. Sigla e kapitenit apo e agjentit të anijes. 4. Në rastin e një transbordimi, emrin e anijes marrëse, flamurin e saj dhe numrin ICCAT. Minimumi i informacionit për librin e anijes në rastin e transferimit në kosha: 1. Data, koha dhe vendi (gjatësi dhe gjerësi gjeografike) transferimit. 2. Produktet: a) speciet të identifikuara sipas kodit FAO; b) numri i peshqve dhe sasia në kg e transferuar në kosha; 3. emri i anijes transportuese, flamuri i saj dhe numri ICCAT; 4. emri i fermës ku shkon dhe numri i saj ICCAT. 5. Në rast të Operacioneve të Përbashkëta të Peshkimit (JFO) si shtesë e informacionit të dhënë në pikat 1 deri 4, kapiteni duhet të regjistrojë në librin e tij të anijes: a) për sa i përket anijes peshkuese që kalon peshkun në kosha: sasinë e zënieve të marra në bord, shuma e zënieve të numëruara kundrejt kuotës individuale, emrat e anijeve të tjerë të përfshirë në JFO. b) për sa i përket anijeve të tjera peshkuese që nuk përfshihen në transferimin e peshkut: emrin e anijeve të tjerë të përfshirë në JFO, sinjalet e radios të thirrjes ndërkombëtare të tyre dhe numrat e ICCAT, që asnjë zënie nuk është marrë në bordin ose është transferuar në kosha, shuma e zënieve të numëruara kundrejt kuotave të tyre individuale, emrin dhe numrin ICCAT të anijes peshkuese të përmendur në (a). B – Anijet rimorkiatore 1. Kapitenët e anijeve rimorkiatore regjistrojnë në ditarin e tyre ditor, datën, kohën dhe pozicionin e transferimit, sasitë e transferuara (numrin e peshqve dhe sasinë në kg), numrin e koshave, si dhe emrin e anijes peshkuese, flamurin dhe numrin e ICCAT, emrin e anijeve të tjera të përfshira dhe numrin e tyre ICCAT, fermën e destinacionit dhe numrin ICCAT të saj, si dhe numrin e deklaratës së transferimit të ICCAT. 2. Transferimet e mëtejshme në anijet ndihmëse ose anijet e tjera tërheqëse duhet të raportohen duke përfshirë të njëjtin informacion si në pikën 1, si dhe emrin e anijes ndihmëse ose të mjetit tërheqës, flamurin dhe numrin ICCAT dhe numrin e deklaratës së transferimit të ICCAT. 3. Libri i anijes përmban detajet e të gjitha transfertave të kryera gjatë sezonit të peshkimit. Libri i anijes duhet të mbahet në bord dhe të jetë i arritshëm në çdo kohë për qëllime kontrolli. C – Anijet ndihmëse 1. Kapitenët e anijeve ndihmëse regjistrojnë çdo ditë aktivitetet e tyre në librin e tyre, duke përfshirë datën, kohën dhe pozicionet, sasitë e tonit të kuq të marra në bord dhe anijen e peshkimit, fermën ose emrin e kurthit që veprojnë në bashkëpunim. 2. Libri i anijes duhet të përmbajë detajet e të gjitha aktiviteteve të kryera gjatë sezonit të peshkimit. Libri i anijes duhet të mbahet në bord dhe të jetë i arritshëm në çdo kohë për qëllime kontrolli. D – Anijet përpunuese 1. Kapitenët e anijeve përpunuese duhet të raportojnë në librin e tyre të anijes, datën, kohën dhe pozicionin e veprimtarive dhe sasitë e transborduara dhe numrin dhe peshën e tonit të kuq të marra nga ferma, kurthe ose anije peshkuese aty ku është e aplikueshme. Ata gjithashtu duhet të raportojnë emrat dhe numrat ICCAT të atyre fermave, kurtheve ose anijeve të peshkimit. 2. Kapitenët e anijeve përpunuese duhet të mbajnë një libër të përpunimit ditor duke specifikuar peshën e rrumbullakosur dhe numrin e peshqve të transferuar ose transboduar, faktorin e konvertimit të përdorur, peshat dhe sasitë sipas prezantimit të produktit. 3. Kapitenët e anijeve përpunuese duhet të mbajnë një plan depozitimi që tregon vendndodhjen dhe sasitë e secilës specie dhe paraqitjen. 4. Libri i anijes duhet të përmbajë detajet e të gjitha transbordimeve të kryera gjatë sezonit të peshkimit. Libri ditor i anijes, libri i përpunimit, plani i depozitimit, origjinali i deklaratave të transbordimeve ICCAT duhet të mbahen në bordin dhe të jenë të arritshme në çdo kohë për qëllime kontrolli. Shtojca 3 Nr. i dokumentit DEKLARATA E ICCAT PËR TRANSFERIMIN/TRANSBORDIMINAnija rimorkiuese/mbajtëse (tug/carrier vessel)Emri i anijes dhe sinjali i thirrjes në radio Flamuri:Nr. i autorizimit të shtetit flamur:Nr. i regjistrit kombëtarNr. i regjistrit ICCATNr. IMO Anija e peshkimitEmri i anijes dhe sinjali i thirrjes në radio flamuri:Nr. i autorizimit të shtetit flamur:Nr. i regjistrit kombëtarNr. i regjistrit ICCATShenjat identifikuese të jashtmeNr. i faqes së librit të anijes së peshkimit Qendra e kultivimitEmriNumri i Regjistrit të ICCAT Kurthi i tonitEmriNumri i regjistrit të ICCAT dita muaji ora viti |2 |0 | | | emri kapitenit/përdoruesit të kurthit: emri i kapitenit te rimorkiuesit: VENDI I TRANSFERIMITNisja | | | | | | | | | nga | |Kthimi | | | | | | | | | në | | firma: firma:Transf./Transh. | | | | | | | | | | |Për transferimin, trego peshën në kg ose njësi të përdorura (p.sh. kuti, kosha) dhe peshën e zbarkuar në kg të kësaj njësie: | | kilogramë.Në rast transferte peshku të gjallë trego numrin e njësive dhe peshën e gjallëPorti Deti Gjer. Gjat. Llojet Numri injësive tëpeshqve Lloji iprodhimit Igjallë Lloji iprodhimit iPlotë Lloji iprodhimitPastruar Lloji iprodhimit Pakokë Lloji iprodhimitFileto Lloji iprodhimit transferim/të mëtejshme Data: Vendi/pozicioni:Nr. CP i Autorizimit.Nënshkrimi i Kapitenit të anijes transferuese: Emri i anijes marrëse:FlamuriNr. Regjistrit të ICCATNr. IMONënshkrimi i Kapitenit Data: Vendi/pozicioni:Nr. CP i autorizimit.Nënshkrimi i Kapitenit të Anijes Transferuese: Emri i anijes marrëse:FlamuriNr. Regjistrit të ICCATNr. IMONënshkrimi i Kapitenit Nënshkrimi i vëzhguesit të ICCAT (nëse është e mundur). Detyrime në raste transferimi: 1. Origjinali i deklaratës transferimit duhet t’i jepen anijes marrëse (tërheqëse/përpunuese/transporti). 2. Kopja e deklaratës së transferimit duhet të mbahet nga anije peshkuese ose kurthin korrespondues. 3. Aktivitete të mëtejshme transferimi do të autorizohet nga CP, e cila autorizon anije për të ushtruar aktivitetin. 4. Origjinali i deklaratës së transferimit duhet të mbahet nga anija marrëse, e cila mban peshkun, deri në qendrën e kultivimit ose të vendit të zbarkimit. 5. Aktivitetet e transferimit do të regjistrohen në librin e çdo anijeje të përfshirë në këtë aktivitet. Shtojca 4 Document No. ICCAT Transfer Declaration 1 - TRANSFER OF LIVE BFT DESTINATED FOR FARMING Fishing vessel name: Trap name: Tug vessel name: Name of destination farm: Call sign: ICCAT Register no. Call sign: Flag: Flag: Flag State transfer authorisation no. ICCAT Register no. ICCAT Register no: ICCAT Register no. External identification: External identification: Fishing logbook no. JFO no. Cage Number: eBCD nbr. 2 - TRANSFER INFORMATION Date: / / Place or position: Port: Lat: Long: Number of individuals: Species: Type of product: Live □ Whole □ Gutted □ Other (Specify): Master of fishing vessel/trap operator/farm operator name and Master of receiver vessel (tug, processing, carrier) name and Observer Names, ICCAT No. and signature:signature: signature: 3 - FURTHER TRANSFERS Date: / / Place or position: Port: Lat: Long: Tug vessel name: Call sign: Flag: ICCAT Register no. Farm State transfer authorisation no: External identification: Cage no. Master of receiver vessel name and signature: Date: / / Place or position: Port: Lat: Long: Tug vessel name: Call sign: Flag: ICCAT Register no. Farm State transfer authorisation no: External identification: Cage no. Master of receiver vessel name and signature: Date: / / Place or position: Port: Lat: Long: Tug vessel name: Call sign: ICCAT Register no. Flag: Farm State transfer authorisation no: External identification: Cage no. Master of receiver vessel name and signature: 4 – SPLIT CAGES Donor Cage no. Kg: Nbr of fish: Donor Tug vessel name: Call sign: Flag: ICCAT Register no. Receiving Cage no. Kg: Nbr of fish: Receiving Tug vessel name: Call sign: Flag: ICCAT Register no. Receiving Cage no. Kg: Nbr of fish: Receiving Tug vessel name: Call sign: Flag: ICCAT Register no. Receiving Cage no. Kg: Nbr of fish: Receiving Tug vessel name: Call sign: Flag: ICCAT Register no. SHTOJCA 5 AKTIVITETE TË PËRBASHKËTA PESHKIMI Shteti flamur Emri i anijes Nr. ICCAT Kohëzgjatja e aktivitetit Identiteti i operatorëve Kuotat individuale të anijeve Çelësi i alokimit për anije Destinacioni për në fermat e majmërisë e të rritjes CPC Nr. ICCAT Data . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Certifikimi i shtetit flamur . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . SHTOJCA 6 Programi Rajonal i Vëzhguesve të ICCAT 1. Çdo CPC duhet t’u kërkojë fermave të saj, anijeve të saj me rrethim (koshilok) siç referohen në paragrafin 84 për të vendosur një vëzhgues rajonal ICCAT. 2. Sekretariati i komisionit duhet t’i emërojë vëzhguesit para 1 prillit të çdo viti dhe do t’i vendosë ata në ferma dhe në bord të anijeve me rrethim që kanë flamurin e një pale kontraktuese të ICCAT dhe të palëve bashkëpunuese jo-kontraktuese, subjekteve ose subjekteve të peshkimit që zbatojnë programin e vëzhguesit të ICCAT. Një kartë vëzhguesi e ICCAT-it do të lëshohet për çdo vëzhgues. 3. Sekretariati do të lëshojë një kontratë që liston të drejtat dhe detyrimet e vëzhguesit dhe të kapitenit të anijes apo të përdoruesit të fermës së kultivimit. Kjo kontratë do të nënshkruhet nga të dyja palët e përfshira. 4. Sekretariati do të hartojë një manual të programit të vëzhguesve të ICCAT. Përzgjedhja e vëzhguesve 5.Vëzhguesit e zgjedhur duhet të kenë kualifi-kimet e mëposhtme për të plotësuar detyrën e tyre: eksperiencë të mjaftueshme për të identifikuar llojet dhe veglat e peshkimit; njohje të kënaqshme të masave konservuese dhe menaxhuese të ICCAT e bazuar mbi udhëzimet e trajnimit të ICCAT; aftësi për të vëzhguar dhe regjistruar në mënyrë të saktë; një njohje të kënaqshme të gjuhës së shtetit flamur të anijes apo të shtetit të fermës së vëzhguar. Detyrimet e vëzhguesit 6. Vëzhguesi duhet: a) ta ketë plotësuar trajnimet teknike të kërkuara nga udhëzimet e hartuara nga ICCAT; b) të ketë kombësinë e njërës nga CPC dhe, aty ku është e mundur, jo të shtetit ku është ferma apo shtetit flamur të anijes me rrethim; c) të jetë i aftë në kryerjen e detyrave të përcaktuara në pikën e mëposhtme 7; d) të jetë i përfshirë në listën e vëzhguesve që mbahet nga sekretariati i komisionit; e) të mos ketë aktualisht interesa financiarë apo përfitimi nga peshkimi i tonit të kuq. 7. Detyrat e vëzhguesit në mënyrë të veçantë janë: a) Në lidhje me vëzhguesit në anijet me rrethim, të monitorojë pajtueshmërinë e anijeve me rrethim në lidhje me masat e rëndësishme konservuese dhe menaxhuese të adoptuara nga komisioni. Në veçanti vëzhguesi duhet: i) Në rastet kur vëzhguesi vëren se çfarë mund të përbëjë mospërputhje me rekomandimin e ICCAT, ai duhet ta paraqesë atë pa vonesë te kompania që zbaton vëzhgimin, e cila e përcjell atë pa vonesë tek autoritetet shtetërore të flamurit të anijes peshkuese. Për këtë qëllim kompania që zbaton vëzhgimin duhet të krijojë një sistem përmes të cilit ky informacion mund të komunikohet në mënyrë të sigurt; ii) të regjistrojë dhe të raportojë mbi aktivitetet e peshkimit të kryera; iii) të vëzhgojë dhe të vlerësojë kapjet dhe të verifikojë shënimet e bëra në ditarin e fluturimit; iv) të nxjerrë një raport ditor të aktiviteteve të transferimit të anijeve me rrethim; v) të vëzhgojë dhe të regjistrojë anijet që mund të peshkojnë në kundërshtim me masat e ruajtjes dhe menaxhimit të ICCAT; vi) të regjistrojë dhe të raportojë mbi aktivitetet e transferimit të kryera; vii) të verifikojë pozicionin e anijes kur është angazhuar në transferim; viii) të vëzhgojë dhe të vlerësojë produktet e transferuara, duke përfshirë rishikimin e regjistrimeve video; ix) të verifikojë dhe të regjistrojë emrin e anijes së peshkimit në fjalë dhe numrin e saj ICCAT; x) të kryejë punë shkencore, të tilla si mbledhja e të dhënave të Task II kur kërkohet nga Komisioni, në bazë të direktivave të SCRS. b) Në lidhje me vëzhguesit në fermat e kultivimit, të monitorojë pajtueshmërinë e fermave të kultivimit në lidhje me masat e rëndësishme konservuese dhe menaxhuese të adoptuara nga komisioni. Në veçanti vëzhguesi duhet: i) të verifikojë të dhënat në deklaratën e transferimit deklaratën e kalimit në kosha dhe të BCD-të, duke përfshirë dhe rishikimin e regjistrimeve video; ii) të certifikojë të dhënat e përmbajtura në deklaratën e transferimit të kalimit në kosha dhe BCD; iii) të lëshojë një raport ditor mbi aktivitetet e transferimit në fermë; iv) të kundërfirmosë deklaratën e transferimit, deklaratën e kalimit në kosha dhe BCD-në vetëm kur ai/ajo pajtohet që informacioni që përmbahen brenda tyre është në përputhje me vëzhgimet e tij/saj, duke përfshirë një video të përputhshme sipas kërkesave në paragrafët 75 dhe 76; v) të kryejë punë shkencore, si p.sh.; mbledhje të kampioneve, kur kërkohet nga komisioni, bazuar mbi direktivat e SCRS; vi) të regjistrojë dhe të verifikojë praninë e çdo lloj shënjuesi, duke përfshirë shenjat natyrore, dhe të njoftojë çdo shenjë të heqjeve të fundit të shënjuesve. c) Të hartojë raportin e përgjithshëm duke përpunuar informacionin e mbledhur në përputhje me këtë pikë dhe duke i siguruar mundësinë kapitenit të anijes apo përdoruesit të fermës së kultivimit të përfshijnë aty informacione të rëndësishme. d) T’i paraqesë sekretariatit raportin e përgjithshëm të lartpërmendur brenda 20 ditëve nga përfundimi i periudhës së vëzhgimit. e) Të kryejë funksione të tjera të caktuara nga Komisioni. 8. Vëzhguesit duhet ta trajtojnë si konfidencial të gjithë informacionin në lidhje me aktivitetet e peshkimit dhe të transferimit të anijeve me rrethim apo fermave të kultivimit dhe ta pranojë këtë kërkesë në formë të shkruar si një kusht i përcaktimit për vëzhgues. 9. Vëzhguesit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligjet dhe rregulloret e shtetit flamur apo shtetit ku ndodhet ferma e kultivimit, i cili ushtron juridiksionin e tij mbi anijen apo fermën e kultivimit ku është përcaktuar vëzhguesi. 10. Vëzhguesi duhet të respektojë hierarkinë dhe rregullat e përgjithshme të sjelljes të cilat janë të aplikueshme për të gjithë personelin e anijes dhe fermës së kultivimit, duke pasur parasysh kur këto rregulla nuk ndërhyjnë me detyrat e vëzhguesit nën këtë program, dhe me detyrimet e personelit të anijes dhe të fermës së kultivimit parashikuar në pikën 11 të këtij programi. Detyrimet e shtetit flamur të anijes me rrethim apo të shtetit ku ndodhet ferma e kultivimit 11. Përgjegjësitë në lidhje me vëzhguesit të shtetit flamur të anijeve me rrethim dhe të kapitenëve të tyre do të përfshijnë si më poshtë, në mënyrë të veçantë: a) vëzhguesit do t’i lejohet të hyjë në anije, në personelin e fermave të kultivimit dhe në koshat, veglat e peshkimit dhe pajisjet; b) sipas kërkesës, vëzhguesit do të kenë mundësi përdorimi të pajisjeve të mëposhtme, nëse ato janë të pranishme në anijen në të cilën ai është caktuar, në mënyrë që të lehtësohet detyra që atij i është caktuar në përputhje me pikën 7 të këtij programi: i) pajisjet e navigimit satelitor; ii) shikimin e ekranit të radarit kur ai është në përdorim; iii) mjetet elektronike të komunikimit. c) vëzhguesve duhet t’u sigurohet akomodimi, përfshirë fjetjen, ushqimin dhe mjediset sanitare të përshtatshme në të njëjtin rang me ato të oficerëve; d) vëzhguesit duhet t’i sigurohet një hapësirë e përshtatshme në kuvertë ose në dhomën e pilotit për punët e zyrtare, si dhe hapësirën e përshtatshme në kuvertë për të kryer detyrën e vëzhguesit; dhe e) shteti flamur duhet të sigurojë që kapitenët, ekuipazhi, pronarët e fermës dhe anijes të mos bllokojnë, frikësojnë, apo ndërhyjnë me anë të influencës, mitdhënies apo përpjekjes për mitdhënie, vëzhguesin në kryerjen e detyrës së tij/saj. Sekretariati, duke pasur parasysh të gjithë kërkesat e aplikueshme të konfidencialitetit, i kërkohet që t’i dorëzojë shtetit ku ndodhet ferma e kultivimit apo shtetit flamur të anijes me rrethim, kopje të të gjitha të dhënave të papërpunuara, të përmbledhjeve dhe raporteve që i përkasin këtij aktiviteti. Sekretariati duhet të paraqesë raportin e vëzhguesit në Komitetin e Pajtueshmërisë (Compliance Committee) dhe të SCRS. Tarifat e vëzhguesit dhe organizimi a) Kostot e zbatimit të këtij programi do të financohen nga përdoruesi i fermës së kultivimit dhe pronari i anijes me rrethim. Tarifa do të përllogaritet në bazë të kostos totale të programit. Kjo tarifë do të derdhet në një llogari të veçantë të sekretariatit të ICCAT dhe sekretariati i ICCAT do ta menaxhojë llogarinë për zbatimin e programit. b) Nuk do të caktohet asnjë vëzhgues në anijet apo fermat e kultivimit për të cilat nuk është paguar tarifa e parashikuar në nënpikën (a) të mësipërme. SHTOJCA 7 Skema e ICCATmbi Inspektimin e Përbashkët Ndërkombëtar Në përputhje me pikën 3 të nenit IX të Konventës, Komisioni i ICCAT rekomandon hartimin e marrëveshjeve të mëposhtme për kontrollin ndërkombëtar jashtë ujërave që janë në juridiksionet kombëtare, me qëllim sigurimin e aplikimit të Konventës dhe masave që janë në fuqi nën të: I. Shkeljet e rënda 1. Për qëllimet e kësaj procedure, me shkelje të rënda kuptohen shkeljet e mëposhtme të dispozitave të masave konservuese dhe menaxhuese të ICCAT të adoptuara nga komisioni: a) peshkimi pa një licencë, leje apo autorizim të lëshuar nga CPC flamur, b) mosmbajtja e të dhënave të mjaftueshme mbi zëniet apo lidhur me zëniet në përputhje me kërkesat mbi raportimin të Komisionit apo keqraportime domethënëse të këtyre të dhënave mbi zëniet apo lidhur më zëniet, c) peshkimi në zona të ndaluara për peshkim, d) peshkimi gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit, e) marrja ose mbajtja në mënyrë të qëllimshme e llojeve në kundërvajtje me masat konservuese dhe menaxhuese në fuqi të adoptuara nga ICCAT, f) shkeljet domethënëse të limiteve të zënieve dhe kuotave në fuqi që janë përcaktuar nga rregullat e ICCAT, g) përdorimi i veglave të peshkimit të ndaluara, h) falsifikimi ose fshehja në mënyrë të qëllimshme e shenjave, identitetit apo regjistrimit të një anije peshkimi, i) fshehja, ngatërrimi apo eliminimi i provave që lidhen me hetimin e një shkeljeje, j) shkelje të shumëfishta të cilat, të marra së bashku, përbëjnë një mosvlerësim domethënës të masave në fuqi që lidhen me ICCAT, k) sulmimi, rezistenca, frikësimi, ngacmimi seksual, ndërhyrja, bllokimi apo vonimi i padrejtë i një vëzhguesi apo inspektori të autorizuar, l) çaktivizimi apo manipulimi në mënyrë të qëllimshme i sistemit të vëzhgimit të anijeve, m) shkelje të tjera që mund të përcaktohen nga ICCAT, pasi ato të jenë përshirë dhe qarkulluar në një version të rishikuar të këtyre procedurave, n) peshkimi me ndihmën e avionëve vrojtues, o) ndërhyrja në sistemin e monitorimit satelitor dhe/apo veprimi pa sistemin e sistemit të vëzhgimit të anijeve, p) aktiviteti i transferimit pa deklaratë transferimi, q) transbordimi në det. 2. Në rastin e ngjitjes në bord dhe inspektimit të një anijeje peshkimi gjatë të cilës inspektorët e autorizuar vërejnë një aktivitet apo gjendje që do të përbënte një shkelje të rëndë, siç është përcaktuar në pikën 1 të mësipërme, autoritetet e anijes inspektuese duhet të njoftojnë menjëherë autoritetet e anijes së peshkimit si në mënyrë direkte ashtu dhe nëpërmjet sekretariatit të ICCAT. Në situata të tilla, inspektori duhet të njoftojë gjithashtu çdo anije inspektimi të shtetit flamur të anijes së peshkimit që dihet të jetë në afërsi. 3. Inspektorët e ICCAT-it duhet të regjistrojnë inspektimet e ndërmarra dhe shkeljet e zbuluara (nëse ka) në librin e anijes së peshkimit. 4. CPC flamur duhet të sigurojë që, pas inspektimit të kryer sipas pikës 2 të kësaj shtojce, anija e peshkimit në fjalë të ndalojë të gjitha aktivitetet e peshkimit. CPC flamur duhet t’i kërkojë anijes së peshkimit t’i drejtohet brenda 72 orëve në një port të përcaktuar nga ai, ku do të kryhet dhe hetimi. 5. Në rastin kur një inspektim ka zbuluar një aktivitet ose kusht që do të përbënte një shkelje të rëndë, anija duhet të rishikohet sipas procedurave të përshkruara në Rekomandimin nga ICCAT mbi krijimin e një liste të anijeve që supozohet të kenë kryer Aktivitetet e Peshkimit të Paligjshëm, të Paraqitur dhe të Parregulluar (Rec.18-08) në Zonën e Konventës ICCAT [Rec. 11-18], duke marrë parasysh çdo veprim përgjigjeje dhe ndjekje të tjera. II. Kryerja e inspektimit 6. Inspektimi do të kryhet nga inspektorët e shërbimit të kontrollit të peshkimit të qeverisë kontraktuese. Emrat e agjencive qeveritare të autorizuara dhe të inspektorëve të përcaktuar për këtë qëllim nga qeveritë përkatëse duhet t’i njoftohen Komisionit. 7. Anijet që mbajnë inspektorët duhet të mbajnë një flamur të veçantë apo flamur sinjalizimi të aprovuar nga komisioni i ICCAT për të treguar që inspektori është duke kryer detyra inspektimi ndërkombëtare. Emrat e anijeve që përdoren për këtë qëllim gjatë periudhës së inspektimit, të cilat mund të jenë si anije të veçanta inspektimi ashtu dhe anije peshkimi, do t’i dërgohen komisionit të ICCAT, sa më shpejt që të gjykohet e mundur. Sekretariati i ICCAT-it duhet të jetë i informuar lidhur me anijet e inspektimit të caktuara për të gjitha CPC-të, duke përfshirë postimin në faqen e internetit të mbrojtur me fjalëkalim. 8. Çdo inspektor duhet të mbajë një dokument identiteti të lëshuar nga autoritetet e shtetit flamur në formën e treguar në pikën 20 të kësaj shtojce. 9. Në zbatim të marrëveshjes së pranuar në pikën 15 të kësaj shtojce, një anije e përdorur gjatë periudhës së përcaktuar në peshkimin për ton apo lloje të ngjashme me tonin në zonën e Konventës së mbuluar nga ICCAT jashtë ujërave të juridiksionit të saj kombëtar do të ndalojë kur i jepet një sinjal i tillë në Kodin Ndërkombëtar të Sinjaleve nga një anije që ka në bord një inspektor të përshkruar në paragrafin 7, përveçse kur është duke kryer aktivitet peshkimi, në këtë rast ajo duhet të ndalojë sapo ka mbaruar këtë aktivitet. Kapiteni i anijes do të lejojë palën inspektuese, siç është specifikuar në paragrafin 10 të kësaj shtojce, të hyjë në bord dhe duhet të sigurojë një shkallë ngjitje. Kapiteni duhet t’i mundësojë palës së inspektimit që të bëjë një ekzaminim të tillë të pajisjeve, kapjes ose pajisjes dhe çdo dokument përkatës që inspektori i konsideron të nevojshme për të verifikuar pajtueshmërinë me rekomandimet e Komisionit të ICCAT në fuqi në lidhje me shtetin flamurin e anijes që inspektohet. Më tej, një inspektor mund të kërkojë shpjegime që ai ose ajo e konsideron të nevojshme. 10. Madhësia e inspektimit duhet të përcaktohet nga zyrtari komandues i anijes inspektuese duke marrë parasysh rrethanat përkatëse. Pala inspektuese duhet të jetë sa më e vogël të jetë e mundur për të përmbushur detyrat e përcaktuara në këtë shtojcë në mënyrë të sigurt dhe pa rreziqe. 11. Pas hipjes në anije, inspektorët duhet të paraqesin dokumentacionin e identifikimit të përshkruar në paragrafin 8 të këtij aneksi. Inspektorët duhet të respektojnë rregulloret, procedurat dhe praktikat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi në lidhje me sigurinë e anijes që inspektohet dhe ekuipazhin e saj, dhe do të minimizojë ndërhyrjen në aktivitetet e peshkimit ose depozitimin e produktit dhe, në masën që është e mundur, të shmangë veprimet që do të ndikojnë negativisht në cilësinë të kapur në bord; Inspektorët do të kufizojnë hetimet e tyre në konstatimin e respektimit të rekomandimeve të Komisionit të ICCAT në fuqi në lidhje me shtetin flamurin e anijes në fjalë. Gjatë kryerjes së inspektimit, inspektorët mund t’i kërkojnë zotit të anijes së peshkimit për çdo ndihmë që ai mund të kërkojë. Inspektorët duhet të hartojnë një raport të inspektimit në një formë të miratuar nga Komisioni i ICCAT. Inspektorët e nënshkruajnë raportin në praninë e kapitenit të anijes, i cili ka të drejtë të shtojë ose t’i ketë shtuar raportit çdo vërejtje që ai ose ajo mund të mendojë të përshtatshme dhe duhet të nënshkruajë këto vërejtje. 12. Kopjet e raportit do t’i jepen kapitenit të anijes dhe qeverisë së palës inspektuese, e cila i transmeton kopjet autoriteteve përkatëse të shtetit flamur të anijes së inspektuar dhe Komisionit ICCAT. Kur zbulohet ndonjë shkelje e rekomandimeve të ICCAT, inspektori duhet, kur është e mundur, gjithashtu të informojë çdo anije inspektuese të shtetit flamur të anijes së peshkimit që njihet dhe që është në afërsi. 13. Rezistenca ndaj inspektorëve ose mosrespektimi i udhëzimeve të tyre do të trajtohen nga shteti flamur i anijes së inspektuar në një mënyrë të ngjashme me sjelljen e kryer në lidhje me një kontroll inspektimi kombëtar. 14. Inspektori duhet të kryejë detyrat e tij nën këtë marrëveshje në përputhje me rregullat e hartuara në këtë rekomandim, por ato duhet të qëndrojnë nën kontrollin operacional të autoriteteve kombëtare të tyre dhe duhet të jenë përgjegjës ndaj tyre. 15. Qeveritë kontraktuese do të marrin në konsideratë dhe do të veprojnë në raportet e inspektimit, duke shikuar fletët e informacionit sipas Rezolutës 94-09 dhe deklaratat që rezultojnë nga inspektimet dokumentare të inspektorëve të huaj sipas këtyre aranzhimeve në një bazë të ngjashme në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar ndaj raporteve të inspektorëve kombëtarë. Dispozitat e këtij paragrafi nuk do të imponojnë asnjë detyrim ndaj një qeverie kontraktuese që t’i japë raportit të një inspektori të huaj një vlerë më të lartë dëshmi se sa do të kishte në vendin e vet të inspektorit. Qeveritë kontraktuese do të bashkëpunojnë në mënyrë që të lehtësojnë procedurat gjyqësore ose të tjera që rrjedhin nga një raport i një inspektori sipas këtyre aranzhimeve. a) Shtetet kontraktuese duhet të informojnë Komisionin e ICCAT deri më 15 shkurt të çdo viti të planeve të tyre të përkohshme për kryerjen e aktiviteteve inspektuese sipas këtij Rekomandimi në atë vit kalendarik dhe Komisioni mund të bëjë sugjerime për shtetet kontraktuese për koordinimin e veprimeve kombëtare në këtë fushë duke përfshirë numrin e inspektorëve dhe anijet që mbartin inspektorë. b) Marrëveshjet e hartuara në këtë rekomandim dhe planet për pjesëmarrjen do të aplikohen midis shteteve kontraktuese, përveçse kur kanë marrëveshje tjetër midis tyre, dhe kjo marrëveshje duhet t’i bëhet e ditur komisionit të ICCAT. Megjithatë, zbatimi i kësaj skeme do të pezullohet ndërmjet dy shteteve kontraktuese, kur secili nga to ka njoftuar komisionin e ICCAT për të, në pritje të plotësimit të marrëveshjes. 16. a) Rrjetat e peshkimit do të maten në përputhje me rregullat në fuqi për nënzonën në të cilën kryhet inspektimi. Inspektorët do të deklarojnë nënzonën për të cilën bëhet inspektimi dhe një përshkrim të çdo shkeljeje të gjetur në raportin e inspektimit. b) Inspektorët do të kenë autoritetin për të inspektuar të gjitha veglat e peshkimit në përdorim apo në kuvertë. 17. Inspektori do të ngjisë një shenjë identifikuese të aprovuar nga komisioni i ICCAT për çdo vegël peshkimi të inspektuar që dyshohet të jetë në kundërvajtje me rekomandimet në fuqi të komisionit të ICCAT në lidhje me shtetin flamur të anijes në fjalë dhe duhet t’i regjistrojë këto fakte në raportin e tij. 18. Inspektori mund të fotografojë pajisjet, pajisjet, dokumentacionin dhe çdo element tjetër që ai e konsideron të nevojshëm në mënyrë të tillë që të zbulojë ato karakteristika që sipas mendimit të tyre nuk janë në përputhje me rregulloren në fuqi, në të cilin rast subjektet e fotografuara duhet të jenë të listuara në raport dhe kopjet e fotografive duhet t’i bashkëngjiten kopjes së raportit në CPC të flamurit. 19. Inspektorët, sipas nevojës, inspektojnë të gjitha zëniet në bord për të përcaktuar pajtueshmërinë me rekomandimet e ICCAT. 20. Modeli i propozuar për Kartën e Identitetit të inspektorit. Dimensionet: gjerësia 10.4 cm, lartësia 7 cm. SHTOJCA 8 Standardet minimale për procedurat e regjistrimit të videos Transferimet i) Pajisja elektronike e ruajtjes që përmban regjistrimin video origjinale duhet t’i ofrohet vëzhguesit sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të operacionit të transferimit, i cili menjëherë duhet ta iniciojë atë për të shmangur manipulimin e mëtejshëm. ii) Regjistrimi origjinal duhet të mbahet në bordin e anijes peshkuese ose nga operatori i fermës ose kurthit kur është e përshtatshme, gjatë gjithë periudhës së autorizimit të tyre. iii) Duhet të prodhohen dy kopje identike të regjistrimit video. Një kopje do t’i transmetohet vëzhguesit rajonal në bordin e anijes së peshkimit me rrethim dhe një për vëzhguesin e CPC-së në bordin e anijes rimorkio, kjo e fundit duhet të shoqërojë deklaratën e transferimit dhe kapjet përkatëse me të cilat ajo lidhet. Nëse shërbimet e inspektimit janë të pranishme gjatë transferimit ata gjithashtu do të marrin një kopje të të dhënave përkatëse video. Kjo procedurë duhet të zbatohet vetëm për vëzhguesit e CPC-së në rastin e transferimeve ndërmjet anijeve të rimorkimit. iv) Në fillim dhe/ose në fund të secilës video, do të shfaqet numri i autorizimit të transferimit të ICCAT it. v) Koha dhe data e videos duhet të shfaqen vazhdimisht në çdo video-regjistrim. vi) Përpara fillimit të transferimit, video përfshin hapjen dhe mbylljen e rrjetës/derës dhe nëse koshat pranuese dhe dhurues tashmë përmbajnë ton të kuq. vii) Regjistrimi i videos duhet të jetë i vazhdueshëm pa ndërprerje dhe prerje dhe të mbulojë tërë operacionin e transferimit. viii) Regjistrimi i videove duhet të jetë i cilësisë së mjaftueshme për të vlerësuar numrin e tonit të kuq të transferuar. ix) Nëse regjistrimi i videos është i cilësisë së pamjaftueshëm për të vlerësuar numrin e tonit të kuq që transferohet, atëherë autoritetet e kontrollit do të kërkojnë një transferim të ri. Transferimi i ri duhet të përfshijë të gjithë tonin e kuq në koshin që e merr në një kosh tjetër, i cili duhet të jetë i zbrazët. Për ato raste kur origjina e peshkut është një kurth peshkimi, toni i kuq tashmë i transferuar nga kurthi i peshkimit në koshin që merr, mund të kthehet mbrapsht në kurthin e peshkimit dhe transferimi i peshkimit anulohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesit rajonal të ICCAT . Veprimet e hedhjes në kosha i) Pajisja elektronike e ruajtjes që përmban regjistrimin e videos origjinale duhet t’i ofrohet vëzhguesit rajonal sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të operacionit të grumbullimit, i cili menjëherë duhet ta iniciojë atë për të shmangur manipulimin e mëtejshëm. ii) Regjistrimi fillestar do të mbahet nga ferma ku është e aplikueshme, gjatë gjithë periudhës së autorizimit të tyre. iii) Duhet të prodhohen dy kopje identike të regjistrimit video. Një kopje do t’i transmetohet vëzhguesit rajonal të vendosur në fermë. iv) Në fillim dhe/ose në fund të secilës video, duhet të shfaqet numri i autorizimit të ICCAT-së. v) Koha dhe data e videos duhet të shfaqen vazhdimisht në çdo video-regjistrim. vi) Përpara fillimit të hedhjes në kosha, videoja duhet të përfshijë hapjen dhe mbylljen e rrjetës/derës dhe nëse koshat marrëse dhe dhënëse tashmë përmbajnë ton të kuq. vii) Regjistrimi i videos duhet të jetë i vazhdueshëm pa ndonjë ndërprerje dhe prerje dhe të mbulojë të gjithë operacionin e hedhjes në kosha. viii) Regjistrimi i videove duhet të jetë i cilësisë së mjaftueshme për të vlerësuar numrin e tonit të kuq të transferuar. ix) Nëse regjistrimi i videos është i cilësisë së pamjaftueshëm për të vlerësuar numrin e tonit të kuq të transferuar, atëherë autoritetet e kontrollit do të kërkojnë një operacion të ri të hedhjes në kosha. Për ato raste kur origjina e peshkut është një anije me rrethim, operacioni i ri i vendosjes në kosha duhet të përfshijë të gjithë tonin e kuq në koshin e fermës marrëse në një kosh tjetër të fermës, i cili duhet të jetë i zbrazët. SHTOJCA 9 Standardet dhe procedurat për sistemet e kamerave stereoskopike në kontekstin e operacioneve të hedhjes në kosha Përdorimi i sistemit të kamerave stereoskopike Përdorimi i sistemit të kamerave stereoskopike në operacionet e hedhjes në kosha siç kërkohet nga neni 98 i këtij Rekomandimi, duhet të kryhet në përputhje me: i. Intensiteti i marrjes së mostrave të peshqve të gjallë nuk duhet të jetë nën 20% të sasisë së peshkut të vendosur në kosha. Kur është e mundur teknikisht, marrja e mostrave të peshqve të gjallë duhet të jetë në vijim, duke matur një në çdo pesë ekzemplarë. Një mostër e tillë do të përbëhet nga peshq të matur në një distancë prej 2 deri në 8 metra nga kamera. ii. Dimensionet e portave të transferimit që lidhin koshin dhënës dhe koshin pranues duhet të vendosen në gjerësi maksimale prej 8-10 metrash dhe lartësi maksimale prej 8-10 metrash. iii. Kur matjet e gjatësisë së peshkut paraqesin një shpërndarje multi-modale (dy ose më shumë kohorte të madhësive të ndryshme), duhet të përdoret më shumë se një algoritëm konvertimi për të njëjtin operacion të hedhjes në kosha. Algoritmi më i azhurnuar i krijuar nga SCRS do të përdoret për të kthyer gjatësitë në pendën e bishtit në pesha të përgjithshme, sipas kategorisë së madhësisë së peshkut të matur gjatë operacionit të grumbullimit. iv. Vlerësimi i matjeve të gjatësisë stereoskopike duhet të ndërmerret përpara secilit operacion të hedhjes në kosha duke përdorur një shirit shkalle në distancë prej 2 dhe 8 m. v. Kur komunikohen rezultatet e programit stereoskopik, informacioni duhet të tregojë diferencën e gabimit të pandarë me specifikimet teknike të sistemit të kamerës stereoskopike, e cila nuk duhet të kalojë një interval prej +/- 5 për qind. vi. Raporti mbi rezultatet e programit stereoskopik duhet të përfshijë detaje mbi të gjitha specifikimet teknike të mësipërme, përfshirë intensitetin e mostrës, mënyrën e metodologjisë së marrjes së mostrës, distancën nga kamera, përmasat e portës së transferimit dhe algoritmet (relacionin gjatësi - peshë). SCRS do të shqyrtojë këto specifikime dhe nëse është e nevojshme të japë rekomandime për t’i modifikuar ato. vii. Në rastet kur pamjet e kamerës stereoskopike janë të kualitetit të pamjaftueshëm për të vlerësuar peshën e tonit të kuq që po vendoset në kosha+, një operacion i ri do të urdhërohet nga autoritetet e CPC flamur të anijes peshkuese/kurth ose nga autoritetet e CPC flamur të fermës. Prezantimi dhe përdorimi i rezultateve të sistemeve të kamerave stereoskopike i. Vendimet në lidhje me dallimet në mes të raportit të zënieve dhe rezultateve nga programi i sistemit stereoskopik do të merren në nivel të Operacionit të Përbashkët të Peshkimit (JFO) ose zënieve totale të kurtheve, për JFO dhe zëniet e kurthit të destinuara në një objekt ferme që përfshin një CPC të vetme dhe/ose shtetit anëtar të BE-së. Vendimi në lidhje me dallimet midis raportit të zënieve dhe rezultateve nga programi i sistemit stereoskopik do të merret në nivelin e operacioneve të hedhjes në kosha për JFO-të që përfshijnë më shumë se një CPC dhe/ose shtet anëtar të BE-së, përveçse miratohet ndryshe nga të gjitha CPC/autoritetet e anijeve peshkuese të përfshirë në JFO. ii. Brenda 15 ditëve nga data e vendosjes në kosha, CPC/autoritetet shtetërore te fermës do të sigurojnë një raport për CPC/autoritetet shtetërore të anijes peshkuese, duke përfshirë dokumentet e mëposhtme: ii.1. Raporti teknik i sistemit stereoskopik duke përfshirë: informacione të përgjithshme: specie, vendndodhja, koshi, data, algoritmi; përmbledhje e informacionit statistikor: pesha dhe gjatësia mesatare, pesha dhe gjatësia minimale, pesha dhe gjatësia maksimale, numri i peshqve të kampionuar, shpërndarja e peshës, shpërndarja e madhësisë. ii.2. Rezultatet e detajuara të programit, me madhësinë dhe peshën e çdo peshku që u kampionua. ii.3. Raporti hedhjes në kosha, përfshin: informacione të përgjithshme mbi operacionin: numri i operacionit të hedhjes në kosha, emri i fermës, numri i koshit, numri i BCD-së, numri i ITD-së, emri dhe flamuri i anijes peshkuese, emri dhe flamuri i anijes tërheqëse, data e operimit të sistemit stereoskopik dhe pamjet emrin e skedarit; algoritmi i përdorur për të kthyer gjatësinë në peshë; krahasimi i vlerave e deklaruara në BCD dhe shumat e gjetura me sistemin stereoskopik, numrin e peshqve, peshën mesatare dhe peshën totale (formula e përdorur për llogaritjen e diferencës do të jetë: Sistemi Stereoskopik i Sistemit BCD/Stereoskopik * 100) ; kufiri i gabimit të sistemit; për ato raporte të hedhjes në kosha në lidhje me JFO/kurthe, raporti i fundit i hedhjes në kosha duhet të përfshijë gjithashtu një përmbledhje të të gjitha informacioneve në raportet paraprake. iii. Kur merr raportin e hedhjes në kosha, CPC/Autoritetet shtetërore të anijes peshkuese duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme sipas situatave të mëposhtme. iii.1. Pesha totale e deklaruar nga anija peshkuese në BCD është brenda rrezes së sistemit të stereoskopikeve: nuk do të urdhërohet lëshimi; BCD do të modifikohet si në numër (duke përdorur numrin e peshqve që rezultojnë nga përdorimi i kamerave të kontrollit ose teknika alternative) dhe pesha mesatare, ndërsa pesha e përgjithshme nuk duhet të modifikohet. iii.2. Pesha totale e deklaruar nga anija peshkuese në BCD është poshtë figurës më të ulët të gamës së sistemit të stereoskopikëve: lëshimi do të urdhërohet duke përdorur shifrën më të ulët në rangun e rezultateve të sistemit stereoskopik; operacionet e lëshimit duhet të kryhen në përputhje me procedurën e parashikuar në paragrafin 89 dhe aneksin 10; pas kryerjes së operacioneve të lëshimit, BCD do të modifikohet si në numër (duke përdorur numrin e peshqve që rezultojnë nga përdorimi i kamerave të kontrollit, minus numrin e peshqve të çliruar) dhe peshën mesatare, ndërsa pesha e përgjithshme nuk do të modifikohet. iii.3. Pesha totale e deklaruar nga anija peshkuese në BCD tejkalon shifrën më të lartë të gamës së sistemit të stereoskopikëve: nuk do të urdhërohet lëshimi; BCD do të modifikohet për peshën totale (duke përdorur shifrën më të lartë në gamën e rezultateve të sistemit stereoskopik), për numrin e peshqve (duke përdorur rezultatet nga kamerat e kontrollit) dhe peshën mesatare në përputhje me rrethanat. iv. Për çdo modifikim përkatës të BCD, vlerat (numri dhe pesha) të përfshira në seksionin 2 duhet të jenë në përputhje me ato të seksionit 6 dhe vlerat në seksionet 3, 4 dhe 6, nuk duhet të jenë më të larta në seksionin 2. v. Në rast të kompensimit të diferencave të gjetura në raportet e hedhjes në kosha individuale në të gjitha hedhjet në kosha nga një JFO/kurth, nëse kërkohet ose jo një operacion lëshimi, të gjitha BCD-të përkatëse do të modifikohen në bazë të intervalit më të ulët të rezultateve të sistemit stereoskopik. BCD-të që lidhen me sasitë e tonit të kuq të çliruar do të modifikohen gjithashtu për të pasqyruar peshën/numrin e lëshuar. BCD-të që lidhen me tonin e kuq nuk lëshohet, por për të cilat rezultatet nga sistemet stereoskopike ose teknikat alternative ndryshojnë nga ato të raportuara të kapura dhe të transferuara do të ndryshohen gjithashtu për të pasqyruar këto dallime. BCD-të që kanë të bëjnë me kapjet nga zona ku zhvillohet operacioni i lëshimit do të modifikohen gjithashtu për të pasqyruar peshën/numrin e lëshuar. SHTOJCA 10 Protokolli i lirimit Lëshimi i tonit të kuq nga koshat e fermave në det do të regjistrohet me video-kamera dhe do të vëzhgohet nga një vëzhgues rajonal i ICCAT, i cili do të hartojë dhe dorëzojë një raport së bashku me të dhënat video pranë Sekretariatit të ICCAT. Lëshimi i tonit të kuq nga koshat e transportit ose kurthet në det do të respektohet nga një vëzhgues kombëtar i CPC se kurtheve, i cili do të hartojë dhe dorëzojë një raport tek autoritetet e kontrollit të saj të CPC. Para se të bëhet një operacion i lëshimit, autoritetet e kontrollit të CPC mund të urdhërojnë një transferim kontrolli duke përdorur kamera standarde dhe/ose stereoskopike për të vlerësuar numrin dhe peshën e peshqve që duhet të lëshohen. Autoritetet e kontrollit të CPC mund të zbatojnë çdo masë shtesë që ata mendojnë të nevojshme për të garantuar që operacionet e lëshimit të bëhen në kohën dhe vendin më të përshtatshëm në mënyrë që të rritet probabiliteti që peshku të kthehet në stok. Operatori do të jetë përgjegjës për mbijetesën e peshkut derisa të ketë ndodhur operacioni i lëshimit. Këto operacione të lëshimit duhet të bëhen brenda 3 javësh nga përfundimi i operacioneve të hedhjes në kosha. Pas përfundimit të operacioneve të kapjes, peshqit që mbeten në një fermë dhe që nuk mbulohen nga një dokument zëniesh ICCAT i tonit do të lirohen në përputhje me procedurat e përshkruara në paragrafin 87. SHTOJCA 11 Trajtimi i peshkut të ngordhur Gjatë operacioneve të peshkimit nga anijet me rrethim, sasitë e peshkut të gjetura të ngordhur në koshilok do të regjistrohen në librat e anijes (logbook) së peshkimit dhe zbriten nga kuota e CPC-ve flamur. Regjistrimi/trajtimi i peshkut të ngordhur gjatë transferimit të parë a) BCD do t’i sigurohet anijes rimorkiuese me pjesën 2 (Zëniet totale), seksionin 3 (Tregtimi i peshkut të gjallë) dhe seksionin 4 (Transferimi - duke përfshirë peshën e “ngordhur”) të plotësuar. Sasitë totale të raportuara në Seksionet 3 dhe 4 do të jenë të barabarta me sasitë e raportuara në Seksionin 2. BCD do të shoqërohet nga deklarata origjinale e transferimit të ICCAT (ITD) në përputhje me dispozitat e këtij Rekomandimi. Sasitë e raportuara në ITD (të transferuara te gjalla), duhet të jenë të barabarta me sasitë e raportuara në seksionin 3 në BCD të lidhur. b) Një ndarje e BCD me seksionin 8 (Informacioni i tregtisë) duhet të plotësohet dhe t’i jepet anijes ndihmëse, e cila do të transportojë tonin e ngordhur në breg (ose të mbahen në anije peshkuese nëse zbarkohen direkt në breg). Ky peshk i ngordhur dhe ndarja e BCD duhet të shoqërohet me një kopje të ITD. c) Për sa i përket BCD-ve, peshqit e ngordhur do t’i shpërndahen anijes peshkuese që ka bërë zënien, ose në rastin e JFO-ve, për anijet e peshkimit ose shtetet flamur pjesëmarrës.