Order 162/2023 approving the requirements for pharmacologically active substances, pesticides and contaminants control plan and updated pharmacologically active substances, pesticides and contaminants control plan
颁布于 2023-03-23 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Urdhër për miratimin e kërkesave për Planin e Kontrollit të Substancave Farmakologjikisht Aktive, Pesticideve dhe Kontaminantëve dhe Planin e Përditësuar të Kontrollit për Substancat Farmakologjikisht Aktive, Pesticidet dhe Kontaminantët.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Food and nutrition
- 关键词
- food safety and quality, inspection, monitoring, policy/planning, residues, pesticides, drugs
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 Ky urdhër është përafruar pjesërisht me Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) 2022/2292, të datës 6 shtator 2022, që plotëson Rregulloren (BE) 2017/625, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, në lidhje me kërkesat për hyrjen në Bashkimin Evropian të ngarkesave të kafshëve që prodhojnë ushqim dhe produkteve të caktuara të destinuara për konsum human. URDHËR Nr. 162, datë 23.3.2023 PËR MIRATIMIN E KËRKESAVE PËR PLANIN E KONTROLLIT TË SUBSTANCAVE FARMAKOLOGJIKISHT AKTIVE, PESTICIDEVE DHE KONTAMINANTËVE DHE PLANIN E PËRDITËSUAR TË KONTROLLIT PËR SUBSTANCAT FARMAKOLOGJIKISHT AKTIVE, PESTICIDET DHE KONTAMINANTËT1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës; pikës 3, të nenit 81, pikës 8, të nenit 102, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Miratimin e kërkesave për Planin e Kontrollit të Substancave Farmakologjikisht Aktive, Pesticideve dhe Kontaminantëve dhe Planin e Përditësuar të Kontrollit për Substancat Farmakologjikisht Aktive, Pesticidet dhe Kontaminantët, të përcaktuara në anekset, bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca ANEKSI I Ky aneks përcakton kërkesat mbi Planin e Kontrollit për Substancat Farmakologjikisht Aktive, Pesticidet dhe Kontaminantët dhe Planin e Përditësuar të Kontrollit për Substancat Farmakologjikisht Aktive, Pesticidet dhe Kontaminantët që Shqipëria duhet të paraqesë për t’u futur dhe për të qëndruar në listën e vendeve të treta që plotësojnë kërkesat e BE-së për substancat farmakologjikisht aktive, mbetjet e tyre, mbetjet e kontaminantëve dhe pesticideve. PJESA I KËRKESA TË PËRGJITHSHME NË LIDHJE ME PARAQITJEN E PLANIT TË KONTROLLIT PËR SUBSTANCAT FARMAKOLOGJIKISHT AKTIVE, PESTICIDET DHE KONTAMINANTËT DHE PLANIN E PËRDITËSUAR TË KONTROLLIT PËR SUBSTANCAT FARMAKOLOGJIKISHT AKTIVE, PESTICIDET DHE KONTAMINANTËT 1. Plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët që Shqipëria duhet të paraqesë, së bashku me kërkesën për përfshirjen e tij në listën e vendeve të treta që plotësojnë kërkesat e BE-së, për kafshët që prodhojnë ushqime të veçanta ose produkte me origjinë shtazore, duhet të përmbajë informacionin e specifikuar në pjesën II të këtij aneksi. 2. Pasi Shqipëria të jetë përfshirë në listën e përmendur në pikën I, me qëllim që të qëndrojë në këtë listë, paraqet planin vjetor të përditësuar për kontrollin e substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve me informacionin e specifikuar në pjesën III. 3. Informacioni shtesë në plotësim të planit të kontrollit të substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve, si dhe planin e përditësuar të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët të përmendur në pikat 1 dhe 2, duhet të sigurohet në çdo moment. 4. Legjislacioni në fuqi në lidhje me substancat e ndaluara, mbetjet e produkteve mjekësore veterinare, mbetjet e pesticideve dhe kontaminantëve, të merret parasysh për paraqitjen e planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët dhe për planin e përditësuar të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. 5. Kur aplikohet, plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët i dërgohet Komisionit në mënyrë elektronike, në formatin e përshkruar në dokumentet udhëzuese të përmendura në pikën 4 ose në një format tjetër, me kusht që të përfshijë të gjithë informacionin e listuar në pjesët II dhe III. PJESA II PLANI I KONTROLLIT I SHQIPËRISË PËR SUBSTANCAT FARMAKOLOGJIKISHT AKTIVE, PESTICIDET DHE KONTAMINANTËT – INFORMACIONI I KËRKUAR A. Qëllimi i planit të kontrollit të substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve 1. Lista e kategorive të kafshëve që prodhojnë ushqim, produkteve me origjinë shtazore, duke përfshirë ato të përdorura si përbërës të produkteve të përbëra, të përfshira në planin e kontrollit për substancave farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, si dhe detaje për llojet dhe nënllojet e kafshëve. 2. Informacioni mbi origjinën e kafshëve që prodhojnë ushqim dhe produkteve me origjinë shtazore të përfshira në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, në veçanti nëse ato janë prodhuar brenda Shqipërisë, tërësisht nga kafshë ose produkte me origjinë shtazore që e kanë origjinën nga ky vend ose nëse ato përfshijnë kafshë ose produkte me origjinë shtazore që kanë origjinën nga vende të tjera ose Shtete Anëtare. Nëse kafshët që prodhojnë ushqim dhe produktet me origjinë shtazore nuk prodhohen në Shqipëri, për planin e kontrollit të hartuar për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, të jepet informacion për vendet e origjinës dhe qëllimin e synuar të këtyre kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, duke shpjeguar veçanërisht në qoftë se produktet me origjinë shtazore janë për t’u eksportuar në Bashkimin Evropian, ashtu edhe për përbërësit e produkteve të përbëra. 3. Të dhënat e prodhimit kombëtar të vitit paraardhës për llojet e kafshëve dhe produktet me origjinë shtazore të përfshira në planin e kontrollit të substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve. 4. Një shpjegim, nëse plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët për kafshët dhe produktet me origjinë shtazore në fjalë, mbulon prodhimin e përgjithshëm kombëtar ose një pjesë të tij (p.sh. prodhimi në fermat/prodhuesit e caktuar dhe prodhimi i stabilimenteve që eksportojnë në BE). Nëse mbulohet vetëm pjesa e prodhimit kombëtar, një përshkrim të sistemit që përdoret, për të siguruar që vetëm kafshët dhe produktet me origjinë shtazore nga popullata e veçuar, që mbulohet nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët janë të pranueshëm për eksport në Bashkimin Evropian. B. Autoritetet kompetente përgjegjëse dhe kompetencat e tyre ligjore 1. Detajet e kontaktit të organeve kompetente: emri dhe adresa e autoritetit ose autoriteteve kompetente qendrore dhe detajet e pikës së kontaktit për korrespondencën mbi planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët (p.sh. adresat e e mail-it, numrat e telefonit). 2. Një përshkrim i strukturës së autoriteteve kompetente, duke përfshirë, aty ku është e nevojshme, nivelet e ndryshme të organizimit (p.sh. qendrore, rajonale, lokale), të departamenteve të përfshirë dhe organigrama organizative. 3. Një përshkrim i rolit të autoriteteve kompetente të përfshira në zbatimin e planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, duke përfshirë aspektet të lidhura me përgatitjen e planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, koordinimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, marrja e mostrave, grumbullimi dhe vlerësimi i rezultateve, nëse kërkohet, aplikimi i masave korrigjuese, që janë efektive, proporcionale dhe bindëse për të ndaluar rishfaqjen e mospërputhjeve dhe paraqitjen në Komision të planit të përditësuar për kontrollin e substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve. 4. Baza ligjore e planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, duke përfshirë referenca në dispozitat specifike që u japin autoriteteve kompetente të drejtën për të hyrë në stabilimentet përkatëse, për të marrë mostra, për të kryer hetime të plota dhe kur zbulohen shkelje, për të caktuar dhe imponuar veprimet korrigjuese për raste të tilla, si për shembull, kufizimet në lëvizjet e kafshëve, konfiskimi, eliminimi i tyre ose vendosja e gjobave. C. Substancat farmakologjikisht aktive 1. Kërkesat e përcaktuara nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, në veçanti kërkesat e përcaktuara në urdhrin nr. 122, datë 6.3.2023, “Për miratimin e rregullores për miratimin e rregullave për praktikat uniformë në kryerjen e kontrolleve mbi përdorimin e substancave farmakologjikisht aktive të autorizuara, si PMV ose si aditivë për ushqimet e kafshëve dhe mbetjeve të tyre, mbi substancat farmakologjikisht aktive të ndaluara ose të paautorizuara të përdorura në kafshët që prodhojnë ushqim, mbetjet e tyre, si dhe përmbajtjen specifike të planeve të kontrollit dhe mënyrat e hartimit të tyre, për zbatimin e planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve”. Në rastin e fundit, do të jepen detaje të mëtejshme për mënyrën se si këto kërkesa përputhen me kërkesat e pjesës II, shkronja C deri në shkronjën K, të këtij aneksi. 2. Lista e grupeve të substancave që mbulohen nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët për çdo lloj kafshe dhe produkti, siç përcaktohen në: a) pika A.1 e aneksit II, të urdhrit nr. 122, datë 6.3.2023, për grupin A, të substancave të referuara në aneksin I, të urdhrit nr. 85, datë 17.2.2023, “Për kontrollin zyrtar mbi përdorimin e substancave farmakologjikisht aktive të autorizuara si produkte mjekësore veterinare ose si aditivë për ushqimet për kafshë dhe mbetjet e tyre, si dhe mbi përdorimin e substancave farmakologjikisht aktive të ndaluara, që përdoren në kafshët që prodhojnë ushqim dhe mbetjet e tyre, për zbatimin e planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve”; b) pika B.1 e aneksit II, e të urdhrit nr. 85, datë 17.2.2023, për grupin B, të substancave të referuara në aneksin I, të urdhrit nr. 85, datë 17.2.2023, për grupin B, të substancave, përzgjedhja e grupeve që mbulohen nga plani i kontrollit duhet të marrë parasysh autorizimin dhe përdorimin e substancave të tilla dhe rreziqet e mbetjeve në kafshë dhe produkteve me origjinë shtazore që futen në Bashkimin Evropian. 3. Brenda grupeve të substancave që mbulohen nga plani i kontrollit, lista e substancave dhe mbetjet e tyre marker duhen analizuar për speciet e veçanta të kafshëve dhe produktet me matrica specifike, duke përfshirë një shpjegim për përzgjedhjen e tyre, bazuar në kriteret e rrezikut që janë në aneksin II, të urdhrit nr. 85, datë 17.2.2023. 4. Numri i kampionëve për llojet e kafshëve dhe produkteve për çdo grup të substancave të mbuluara nga plani i kontrollit, bazuar në frekuencat e kontrollit të përcaktuara në aneksin I, të urdhrit nr. 122, datë 6.3.2023. Një përshkrim i kritereve për përzgjedhjen e pikave të kampionimit dhe kafshëve ose produkteve me origjinë shtazore të përcaktuara në aneksin II, të urdhrit nr. 85, datë 17.2.2023. 5. Një përshkrim i strategjisë së kampionimit, duke treguar se si është bazuar në dispozitat e aneksit III, të urdhrit nr. 85, datë 17.2.2023. D. Pesticidet 1. Lista e substancave të testuara, sipas planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, si dhe numri korrespondues i kampionëve sipas kategorive të kafshëve që prodhojnë ushqim dhe produktet me origjinë shtazore të përfshira në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në udhëzimin nr. 2, datë 17.2.2023, “Mbi programet e kontrollit për mbetjet e pesticideve”. 2. Një shpjegim mbi përzgjedhjen e substancave që mbulohen nga plani i kontrollit të substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve, dhe që sfera e substancave të testuara është përfaqësuese e pesticideve të përdorura. 3. Kontrollet do të ofrojnë garanci për pajtueshmërinë e ushqimit me origjinë shtazore të destinuar për eksport në Bashkimin Evropian me nivelet maksimale të mbetjeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqimin dhe ushqimin për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore. Këto garanci të jepen për të gjitha pesticidet e autorizuara, veçanërisht për ato pesticide, të cilat janë të autorizuara në një vend të tretë, por nuk janë të autorizuara në BE. 4. Një shpjegim mbi përzgjedhjen e pesticideve të mbuluara nga plani, duke marrë parasysh rreziqet nga ushqimi i kafshëve, mjedisi dhe nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, gjithashtu një shpjegim mbi numrin e planifikuar të kampionëve që do të merren, bazuar në nivelin e besimit të arritur në identifikimin e përqindjes së tejkalimit të niveleve maksimale të mbetjeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, për kafshët dhe produktet me origjinë shtazore të destinuara për t’u eksportuar në Bashkimin Evropian. E. Kontaminantët 1. Lista e kontaminantëve të testuar sipas planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët dhe numrin përkatës të kampionëve për kategorinë e kafshëve që prodhojnë ushqim dhe produkteve me origjinë shtazore, e mbuluar nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, sipas kërkesave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. 2. Një shpjegim për përzgjedhjen e kontaminantëve që mbulohen nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, duke marrë parasysh rreziqet nga ushqimi i kafshëve dhe mjedisi, si dhe kontaminantët për të cilët niveli maksimal i mbetjeve për produktet me origjinë shtazore që mbulohen nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. F. Metodat analitike dhe laboratorët 1. Lista e laboratorëve zyrtarë ose laboratorëve të autorizuar (kontraktuar) ose të dyja, të përfshira në kryerjen e analizave për planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. 2. Statusi i akreditimit, duke përfshirë fushën e akreditimit, të secilit prej laboratorëve zyrtarë që kryejnë analizat për planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve. 3. Për secilin nga laboratorët, një listë e të gjitha metodave të përdorura në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, me një tregues nëse ata janë përfshirë ose jo në fushëveprimin e akreditimit për matricat specifike që mbulohen nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. 4. Për secilin nga laboratorët, një listë e metodave të përdorura në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, me një tregues nëse ato janë të validuara në përputhje me legjislacionin në fuqi, ose me rregulla ekuivalente, ose që nuk janë të pavaliduara, për matricat specifike të mbuluara nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, duke specifikuar standardet e përdorura për validim. 5. Për secilën nga substancat e testuara në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, një listë e metodave analitike dhe standardeve rregullatore të përdorura për të interpretuar rezultatet analitike dhe kërkesat e performancës të metodave analitike, duke përfshirë informacion mbi: a) substancën e analizuar dhe mbetjet marker; b) matricat e analizuara; c) identifikimi i metodës së analizimit (p.sh. ELISA, LC-MS/MS, AAS); ç) tipi i metodës analitike (screening (bazë) ose konfirmuese); d) metodat screening (bazë) dhe konfirmuese të përdorura, kufijtë e zbulimit dhe kufijtë e kuantifikimit ose, nëse është e përshtatshme, kufiri i vendosur për konfirmim (CCα) dhe aftësia zbuluese për screening (CCß) siç përcaktohet në legjislacionin mbi kryerjen e metodave analitike për mbetjet e substancave farmakologjikisht aktive të përdorura në kafshët që prodhojnë ushqim dhe mbi interpretimin e rezultateve, si dhe mbi metodat që do të përdoren për marrjen e mostrave; dh) përqendrimi mbi të cilin një rezultat konsiderohet i papërshtatshëm për qëllimin e planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. Në veçanti duhet të tregohen ndryshimet me kufijtë e vendosur nga legjislacioni në fuqi. G. Substancat farmakologjikisht aktive të autorizuara në produktet mjekësore veterinare ose si aditivë të ushqimit për kafshë, për përdorim në kafshët që prodhojnë ushqim si dhe ndalimi i përdorimit të tyre në këto kafshë. 1. Legjislacioni kombëtar që rregullon vendosjen në treg dhe kushtet për përdorimin e produkteve mjekësore veterinare te llojet e kafshëve që prodhojnë ushqim, që mbulohen nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, duke përfshirë referencat për dispozitat përkatëse. 2. Lista e produkteve mjekësore veterinare të autorizuara për përdorim në llojet e kafshëve që prodhojnë ushqim, të cilat përfshihen në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, duke treguar për çdo produkt, emrin, substanca/at farmakologjikisht aktive që përmbahen aty dhe llojet e kafshëve ku përdoren. Ato substanca të cilat janë të autorizuara për përdorim në Shqipëri por jo për përdorim në BE, duhet të jenë të shënuara në listë. Lista duhet të përfshijë aditivët e ushqimit për kafshë që janë farmakologjikisht aktivë, si p.sh. antibiotikët, koksidiostatikët dhe histomonostatikët. 3. Një përshkrim i sistemit të përdorur, i cili siguron që, për secilën nga substancat që janë të autorizuara në Shqipëri, për përdorim në llojet e kafshëve që i nënshtrohen planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, por që nuk janë të autorizuara për përdorim në BE, nuk ka mbetje të pranishme në përqendrimet të cilat mund të maten në mënyrë të besueshme në këto kafshë ose në produktet me origjinë shtazore të destinuara për eksport në Bashkimin Evropian. Të jepen dëshmi që të tilla substanca janë testuar sipas matricave të përshtatshme të planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët për kafshët përkatëse dhe produktet me origjinë shtazore. 4. Një deklaratë nëse ndonjë nga substancat e përfshira në tabelën 2 të aneksit të urdhri nr. 609, datë 28.12.2022, “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 139/1 datë 7.4.2017”, “Për substancat aktive farmakologjike dhe klasifikimin e tyre në lidhje me kufijtë maksimalë të mbetjeve në produktet ushqimore me origjinë shtazore”, është e autorizuar për përdorim në llojet e kafshëve që prodhojnë ushqim, të përfshira nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. Nëse substanca të tilla janë autorizuar të përshkruhet sistemi që siguron që kafshët në të cilat janë përdorur këto substanca, si dhe produktet ushqimore që origjinojnë prej tyre, nuk janë të pranueshme që të hyjnë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Nëse përdorimi i substancave të tilla është i ndaluar në Shqipëri, për përdorim te kafshët që prodhojnë ushqim, duhet të sigurohet një referencë mbi bazën ligjore kombëtare për ndalimin e mësipërm. 5. Një konfirmim që substancat e stilbenit (p.sh. stilbenet, derivatet e stilbenit, kripërat dhe esteret e tyre) ose substancat tireostatike nuk janë autorizuar për përdorim në llojet e kafshëve që prodhojnë ushqim, të cilat përfshihen në planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, pavarësisht se janë caktuar si të përshtatshme për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian dhe një referencë mbi bazën ligjore kombëtare për këtë ndalim. 6. Një deklaratë nëse substancat që kanë një veprim estrogjenik, androgjenik ose gestagenik dhe beta-agonistë janë të autorizuara për përdorim, me qëllim promovimin e rritjes në llojet e kafshëve që prodhojnë ushqim, që përfshihen në planin e kontrollit të substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve. Nëse substanca të tilla janë të autorizuara, është i nevojshëm përshkrimi i hollësishëm i sistemit të përdorur, i cili siguron se kafshët e trajtuara nuk janë të përshtatshme për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Nëse substanca të tilla nuk janë të autorizuara ose janë të ndaluara për përdorim të citohet baza ligjore kombëtare e një ndalimi të tillë. H. Informacion i veçantë për gjedhin, dhitë, dhentë, produktet me origjinë shtazore që origjinojnë prej tyre, duke përfshirë qumështin. 1. Një deklaratë nëse estradioli 17-beta dhe derivatet e tij të ngjashëm me esterin janë të autorizuar dhe të përdorur në produktet mjekësore veterinare, për çdo qëllim përdorimi në speciet në fjalë, duke përfshirë trajtimet zooteknike ose terapeutike. Nëse substanca të tilla janë të autorizuara, një përshkrim i sistemit që siguron që kafshët të trajtohen me substanca të tilla dhe produktet që rrjedhin prej tyre nuk janë të përshtatshme për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Nëse substanca të tilla janë të ndaluara, të citohet baza ligjore kombëtare për një ndalim të tillë. 2. Gjedhi, dhitë, dhentë dhe produktet me origjinë shtazore që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë qumështin, të përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian nga një vend i tretë, që bën pjesë në listën e vendeve të treta që kanë një plan kontrolli të miratuar nga Komisioni për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, do ta kenë origjinën nga ky vend i tretë ose nga vende anëtare, ose nga vende të tjera të treta që zbatojnë planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. I. Informacion i veçantë për mjaltin 1. Nëse substancat antimikrobike janë autorizuar për trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve te bletët, të përshkruhet sistemi i përdorur për të dhënë garanci se nuk ka prani të mbetjeve në përqendrime që mund të kuantifikohen në mjaltin që destinohet për eksport në Bashkimin Evropian. 2. Mjalti i destinuar për eksport në Bashkimin Evropian dhe për import në Shqipëri nga një vend i tretë, që bën pjesë në listën e vendeve të treta që kanë një plan kontrolli të miratuar nga Komisioni për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, do ta ketë origjinën nga ky vend i tretë, ose nga vende anëtare, ose nga vende të tjera të treta që zbatojnë planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantë. J. Informacion i veçantë për akuakulturën 1. Nëse ngjyruesit janë të autorizuar për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve në çdo fazë të prodhimit, të përshkruhen ngjyruesit e përdorur dhe produktet e peshkimit (përfshirë krustacet), për të cilët trajtimi është i autorizuar, si dhe sistemi i përdorur për të dhënë garanci se nuk ka prani të mbetjeve në përqendrime që mund të kuantifikohen në produktet e peshkimit të destinuara për eksport në Bashkimin Evropian. 2. Produktet e akuakulturës të destinuara për eksport në Bashkimin Evropian nga një vend i tretë (ku bën pjesë edhe Shqipëria), që bën pjesë në listën e vendeve të treta që kanë një plan kontrolli të miratuar nga Komisioni për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, të kenë origjinën nga ky vend i tretë ose nga vende anëtare, ose nga vende të tjera të treta që zbatojnë planin e kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. K. Informacion i veçantë për kuajt 1. Një përshkrim i sistemit të përdorur, i cili siguron që kuajt që janë trajtuar me substanca të ndaluara ose jo të autorizuara në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian për t’u përdorur në kafshët që prodhojnë ushqim dhe në produktet për konsum human që rrjedhin nga këto kafshë, nuk janë të përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Në këtë sistem duhet të përshkruhen të dhënat e mëposhtme: a) identifikimi dhe gjurmueshmëria e kuajve; b) mbajtja e të dhënave për administrimin e produkteve mjekësore veterinare; c) të dhëna që tregojnë të gjitha trajtimet me substanca farmakologjikisht aktive. 2. Kur kuajt trajtohen me substanca që konsiderohen thelbësore sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, një përshkrim i sistemit të përdorur, i cili siguron se ushqimi që rrjedh nga këto kafshë nuk është i përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian, me kusht që të kenë kaluar 6 muaj nga trajtimi i fundit. 3. Kuajt që prodhojnë ushqim të përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian, do të origjinojnë nga një vend i tretë që ka për qëllim të fusë kuaj në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian ose nga vende të tjera të treta që zbatojnë planin e kontrollit të mbetjeve të miratuar nga Komisioni, për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët. L. Informacion i veçantë që duhet të japë Shqipëria 1. Ngarkesat e kafshëve që prodhojnë ushqim, produktet me origjinë shtazore dhe produktet e përbëra mund të eksportohen në Bashkimin Evropian, nga Shqipëria, kur nuk ka një plan kontrolli të miratuar për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, por që sigurojnë që kafshët që prodhojnë ushqim dhe produktet me origjinë shtazore, duke përfshirë ato të përdorura në produktet e përbëra, e kanë origjinën në një shtet anëtar ose në një vend të tretë që ka të drejtë të eksportojë në BE, për sa u përket kafshëve që prodhojnë ushqim ose produkteve me origjinë shtazore. 2. Komisioni do të vendosë për përfshirjen e Shqipërisë në listë, vetëm nëse Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë e Shqipërisë i ofron Komisionit prova dhe garanci për përputhshmërinë me kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1. Këto dëshmi dhe garanci do të përmbajnë informacionin mbi procedurat e zbatuara në atë vend të tretë, për të garantuar gjurmueshmërinë dhe origjinën e këtyre kafshëve që prodhojnë ushqim dhe produkteve me origjinë shtazore. 3. Një deklaratë e Strukturës Përgjegjëse për Veterinarinë e Shqipërisë, që konfirmon se produktet me origjinë shtazore të destinuara për të hyrë në Bashkimin Evropian si të tillë, ose si përbërës të produkteve të përbëra, e kanë origjinën vetëm nga vendet e treta të përfshira në listën e vendeve të treta me një plan kontrolli të miratuar për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët për këto kafshë që prodhojnë ushqim ose për produktet me origjinë shtazore, dhe se procedurat e përcaktuara për këtë qëllim janë të mjaftueshme për të siguruar gjurmueshmërinë dhe origjinën e këtyre produkteve me origjinë shtazore. 4. Një përshkrim të kuptueshëm, nga Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë e Shqipërisë për procedurat e përdorura, për vërtetësinë e deklaratës së mësipërme të pikës 1. M. Informacion i veçantë për zorrët Një përshkrim i sistemit të kontrollit të përdorur për të siguruar që nuk janë përdorur në trajtimin e zorrëve, substanca antimikrobiale, përdorimi i të cilave në kafshët që prodhojnë ushqim është i ndaluar në Shqipëri në përputhje me tabelën 2 të aneksit, të urdhrit nr. 609, datë 28.12.2022. PJESA III PLANI I PËRDITËSUAR I KONTROLLIT PËR SUBSTANCAT FARMAKOLOGJIKISHT AKTIVE PESTICIDET DHE KONTAMINANTËT – INFORMACIONI I KËRKUAR A. Ndryshimet në planin e përditësuar të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët 1. Të dhënat e përditësuara të prodhimit të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, që përfshihen nga plani i kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët dhe ndikimi mbi numrin e planifikuar të kampionëve. 2. Detajet për çdo ndryshim që ka ndodhur që nga paraqitja vjetore e mëparshme e planit të kontrollit për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët dhe informacionin për ndryshimin e planit të mëparshëm, sipas pjesës II, shkronja A deri te shkronja M. 3. Në mungesë të ndryshimeve, një deklaratë, që nuk ka ndodhur asnjë ndryshim do të përfshihet në pjesën II, shkronja A deri te shkronja M. B. Rezultatet e zbatimit të planit të kontrollit të vitit të mëparshëm për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët 1. Rezultatet e zbatimit të planit të kontrollit të një viti më parë për substancat farmakologjikisht aktive, pesticidet dhe kontaminantët, së bashku me planin e përditësuar të kontrollit të substancave farmakologjikisht aktive, pesticideve dhe kontaminantëve. 2. Një shpjegim për çdo mospërputhje midis numrit të mostrave ose substancave të planifikuara për t’u analizuar dhe të numrit të mostrave dhe/ose të substancave të analizuara. 3. Detaje mbi rezultatet që nuk përputhen me kufijtë maksimalë të mbetjeve për substancat farmakologjikisht aktive, nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve ose nivelet maksimale të kontaminantëve, duke përfshirë, për secilin prej këtyre rezultateve që nuk përputhen, datat e kampionimit, datat e disponimit të rezultateve analitike, mbetjet marker të identifikuara, përqendrimet e matura, metodat analitike të përdorura dhe laboratorët e përfshirë. 4. Për secilin prej rezultateve të mospërputhjes, një përshkrim i rezultateve të hetimeve vijuese të ndërmarra nga AKVMB-ja dhe AKU-ja, cilat ishin arsyet e mospërputhjes dhe masat e marra për të parandaluar përsëritjen.