跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Normative Act no. 8, dated 28 December 2023 For taking urgent measures, for the protection and improvement of the infrastructure, for the treatment of polluted waters that are discharged near or in washing waters”

颁布于 2023-12-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Akt Normativ nr. 8, datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Water, Waste and hazardous substances
关键词
effluent waste water/discharge, hygiene/sanitary procedures, sewerage, pollution control, freshwater pollution, processing/handling

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. AKT NORMATIV Nr. 8, datë 28.12.2023 PËR MARRJEN E MASAVE URGJENTE, PËR MBROJTJEN DHE PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS, PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA QË SHKARKOHEN PRANË OSE NË UJËRA LARËSE Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Neni 1 Qëllimi Ky akt normativ ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotura nëpërmjet vendosjes së impiantit apo sistemit të grumbullimit, trajtimit dhe largimit të ujërave të ndotura nga ana e subjekteve, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat nuk i trajtojnë ujërat e ndotura, të krijuara nga veprimtaria e tyre ekonomike, dhe i shkarkojnë ato pranë ose në ujëra larëse. Neni 2 Përkufizime Në kuptim të këtij akti normativ, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Agroturizëm”, veprimtaria pritëse që zhvillohet në një fermë ose njësi tjetër agrokulturore, me qëllimin për të tërhequr vizitorë, shpeshherë duke u mundësuar atyre pjesëmarrjen në veprimtaritë bujqësore ose veprimtaritë e tjera ndihmëse që zhvillohen në atë mjedis bujqësor. Agroturizmi mbështet zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet mbrojtjes së ambientit, ruajtjes së traditave dhe promovimit të produkteve tipike të zonës. 2. “Bujtinë” (shtëpi pritëse), një ndërtesë, një pjesë e së cilës përdoret si rezidencë e pronarit dhe ku ofrohet akomodim dhe ushqim për turistët, përkundrejt pagesës. 3. “Fjetinë” (hostel), një ndërtesë që ofron akomodim dhe ushqim me çmime ekonomike, zakonisht për udhëtarë, studentë dhe punëtorë, ku dhoma ndahet mes disa klientëve të ndryshëm. 4. “Fshat turistik tradicional”, një zonë në të cilën është dhënë leja e ndërtimit për të ndërtuar disa struktura akomoduese rezidenciale, për t’u shitur ose vënë në dispozicion të turistëve vendas, të huaj, individë ose grupe të organizuara dhe ka një përqendrim të lartë të burimeve dhe sipërmarrjeve turistike, i cili ka kapacitet për të tërhequr vizitorë vendas e të huaj, me një infrastrukturë të harmonizuar dhe mjedise që plotësojnë kërkesat e tyre. 5. “Fjetje dhe mëngjes (B&B)”, strukturë akomoduese që ofron shërbimin e fjetjes dhe mëngjesit brenda çmimit të dhomës. Kjo strukturë akomoduese nuk ofron shërbim restoranti dhe ambiente të përbashkëta. 6. “Hotel”, një ndërtesë me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, ku akomodimi dhe shërbime si ushqim, pije etj. ofrohen nga një staf i kualifikuar, kundrejt një çmimi të afishuar. 7. “Kamping”, një zonë publike ose private, e rrethuar, e pajisur me infrastrukturë të domosdoshme (ujë, tualete, energji elektrike etj.), ku udhëtarët mund të akomodohen në tendat e kampingut apo të ngrenë tendat e tyre ose të parkojnë mjetin motorik akomodues (kamper). 8. “Kompleks turistik”, një zonë në të cilën është dhënë leja e ndërtimit për të ndërtuar disa struktura akomoduese rezidenciale, për t’u shitur ose vënë në dispozicion të turistëve vendas, të huaj, individë ose grupe të organizuara. 9. “Motel”, ndërtesë që ofron shërbim akomodimi dhe parkimi, zakonisht me synimin për qëndrim të shkurtër të udhëtarëve, me vendndodhje në periferi të qendrave të banuara, pranë kryqëzimeve dhe rrugëve automobilistike. 10. “Njësi shërbimi”, të gjitha subjektet, të cilat ofrojnë shërbimin për bar, restorant ose mensë në zonat bregdetare, liqenore ose lumore, fshatra turistike apo komplekse turistike. 11. “Resort”, një kompleks ndërtesash për pushim dhe argëtim, të grupuara e të administruara së bashku, si hotele, apartamente, vila, studio, që u ofron klientëve akomodim, ushqim, pije, veprimtari sportive e argëtuese dhe shërbime ndihmëse, nëpërmjet një stafi të kualifikuar. 12. “Strukturë akomoduese”, struktura që vë në dispozicion të turistëve, vendas apo të huaj, individë ose të organizuar në grupe, për një periudhë kohe të pacaktuar, por jo më shumë se 1 (një) vit, shërbimet e akomodimit (fjetje, ushqim, pije dhe shërbime të tjera), në përputhje me standardet e përcaktuara, sipas klasifikimit dhe kategorizimit të saj. 13. “Subjektet e kategorisë I”, subjektet që shkaktojnë ngarkesën e ndotjes deri në 50 PE. 14. “Subjektet e kategorisë II”, subjektet që shkaktojnë ngarkesën e ndotjes deri në 180 PE. 15. “Subjektet e kategorisë III”, subjektet që shkaktojnë ngarkesën e ndotjes më shumë se 180 PE. 16. “Ujëra larëse”, çdo element uji sipërfaqësor, ku autoriteti kompetent parashikon të ketë një numër të madh njerëzish për t’u larë dhe ku nuk ka vendosur ndalim të përhershëm për t’u larë apo rekomandim për të mos u larë. 17. “Trajtim i ujërave të ndotura”, në kuptim të këtij akti normativ, nënkupton trajtimin e ujërave të ndotura, nëpërmjet vendosjes së impiantit të trajtimit dhe ndërtimit të sistemit të grumbullimit dhe largimit të ujërave të ndotura (në vijim sisteme individuale) nga subjektet që kryejnë aktivitet ekonomik në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve, e cila përfshin: a) ndërtimin dhe funksionimin e sistemit të kanalizimeve të brendshme; b) ndërtimin dhe funksionimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura urbane; c) ndërtimin dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotura urbane deri në kolektor; ç) trajtimin dhe evadimin e llumrave dhe lëndëve të ngurta që dalin nga impiantet e trajtimit. Neni 3 Fusha e zbatimit Dispozitat e këtij akti zbatohen për subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike, sipas pikave 1 deri 12, të nenit 2, të këtij akti normativ, në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve dhe që shkarkojnë ujëra të ndotura të patrajtuara, sipas standardeve të parashikuara pranë ose në ujërat larëse. Neni 4 Detyrat e subjekteve 1. Subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas pikave 1 deri 12, të nenit 2, të këtij akti normativ, në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve (në vijim subjektet) kanë detyrimin që, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, vendosin impiantin ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, sipas rregullores teknike, të miratuar me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për infrastrukturën dhe të ministrit përgjegjës për mjedisin. 2. Detyrimin për të vendosur impiantin ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura sipas rregullave teknike të miratuara me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për infrastrukturën dhe të ministrit përgjegjës për mjedisin, e kanë edhe zhvilluesit e fshatrave turistike, sipas lejes së ndërtimit. 3. Subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat shkarkojnë ujërat e ndotura në gropat septike, marrin masat për zëvendësimin e tyre me impiant ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, sipas detyrimeve të përcaktuara në këtë akt normativ dhe në rregulloren teknike. 4. Të gjitha objektet që janë duke u zhvilluar ose ndërtuar në zonat bregdetare, ose në bregun e liqeneve e të lumenjve, me qëllim zhvillimin e veprimtarisë ekonomike, sipas pikave 1 deri 12, të nenit 2, të këtij akti normativ, kanë detyrimin të bëjnë vendosjen e impiantit ose sistemeve individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, sipas detyrimeve të përcaktuara në këtë akt normativ dhe në rregulloren teknike, përpara marrjes së certifikatës së përdorimit. Neni 5 Standardet për trajtimin e ujërave të ndotura 1. Në kuptim të këtij akti normativ, standardet për trajtimin e ujërave të ndotura, që duhet të zbatohen nga subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve, janë rregullat e përcaktuara në rregulloren teknike për standardet për trajtimin e ujërave të ndotura. 2. Ministri përgjegjës për infrastrukturën dhe ministri përgjegjës për mjedisin, me udhëzim të përbashkët, miratojnë rregulloren teknike për standardet për trajtimin e ujërave të ndotura, sipas këtij akti normativ, në përputhje me parashikimet e shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 9115, datë 24.7.2003, “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”, të ndryshuar. Neni 6 Task-Forca 1. Për monitorimin, inspektimin dhe marrjen e masave, në zbatim të këtij akti normativ, me qëllim rregullimin e pasojave që vijnë nga mostrajtimi i ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse në zonat bregdetare, ose në bregun e liqeneve e të lumenjve, ngrihet një Task Forcë, në varësi të titullarit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (në vijim AKUK). 2 Task-Forca e ushtron veprimtarinë e saj për një periudhë 1-vjeçare, e cila mund të zgjatet me urdhër të Kryeministrit. 3. Marrëdhëniet e punës së titullarit dhe punonjësve të Task-Forcës rregullohen në bazë të Kodit të Punës. 4. Struktura organizative dhe rregullorja e funksionimit të Task-Forcës miratohen me urdhër të Kryeministrit. 5. Fondet e nevojshme për funksionimin, shpenzimet, si dhe për bazën e nevojshme materiale dhe teknike të Task-Forcës përballohen nga buxheti i shtetit. Neni 7 Detyrat e Task-Forcës 1. Task-Forca, në ushtrimin e funksioneve të veta, ka këto detyra: a) Kontrollin në terren për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në nenin 4, të këtij akti normativ, nga subjektet përkatëse, veprimtaritë e të cilave prodhojnë ujëra të ndotura pranë ose në ujëra larëse, duke përfshirë kontrollin për: i. vendosjen e impiantit apo sistemit individual të trajtimit të ujërave të ndotura, në përputhje me detyrimet e përcaktuara në këtë akt normativ dhe me rregulloren teknike, të miratuara me udhëzim të përbashkët; ii. zëvendësimin e gropave septike me impiante apo sisteme individuale për trajtimin e ujërave të ndotura; b) Mbledhjen e informacionit dhe krijimin e një databaze për të dhënat e të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe shkarkojnë ujëra të ndotura të trajtuara dhe të patrajtuara pranë ose në ujërat larëse; c) Evidentimin, në rastet kur ka, të sistemeve të brendshme të kanalizimeve dhe teknologjisë së përdorur për trajtimin dhe largimin e ujërave të ndotura të patrajtuara për të gjitha subjektet që i shkarkojnë pranë ose në ujërat larëse; ç) Marrjen e masave administrative në rastet kur konstatohen shkeljet, sipas këtij akti normativ; d) Ushtrimin e kontrolleve për respektimin e normave të shkarkimeve të lëngëta, pranë ose në ujëra larëse. Për kryerjen e kësaj detyre Task-Forca bashkëpunon me inspektoratet apo strukturat përkatëse që mbulojnë fushën e mbrojtjes së mjedisit, organin që ka licencuar veprimtarinë, inspektoratin sanitar ose inspektoratin bashkiak; dh) Pas kryerjes së inspektimit apo monitorimit të subjekteve që kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare, liqenore, lumore ose fshatrat turistikë, vendosjen e një tabele për trajtimin ose jo të ujërave të zeza në një vend të dukshëm nga publiku, sipas formatit në aneksin I, bashkëlidhur këtij akti normativ; e) Përgatitjen, në fund të muajit tetor të një raporti për subjektet, për të cilat është marrë masa administrative, sipas këtij akti normativ, dhe propozimin organeve përgjegjëse për heqjen e licencës, të lejes ose të autorizimit për kryerjen e veprimtarisë ekonomike ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar standardet edhe pas vendosjes së masave administrative. 2. Task-Forca në kryerjen e funksioneve të veta mbështetet, rast pas rasti, edhe nga Policia e Shtetit. Neni 8 Masat administrative 1. Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura nga subjektet, merr masat administrative, si më poshtë vijon: a) Subjektet e kategorisë I dënohen me gjobë, në masën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë deri në 1 850 000 (një milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë; b) Subjektet e kategorisë II dënohen me gjobë, në masën nga 1 900 000 (1 milion e nëntëqind mijë) deri në 2 200 000 (dy milionë e dyqind mijë) lekë; c) Subjektet e kategorisë III dënohen me gjobë, në masën nga 2 400 000 (dy milionë e katërqind mijë) deri në 2 650 000 (dy milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë; ç) Zhvilluesi/ndërtuesi, sipas lejes së ndërtimit të fshatrave turistikë, dënohet me gjobë, në masën nga 2 400 000 (dy milionë e katërqind mijë) deri në 2 650 000 (dy milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 2. Mosvendosja apo heqja e tabelës, sipas shkronjës “dh”, të nenit 7, dënohet me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, nga Task-Forca. 3. Të ardhurat nga vendosja e masave administrative derdhen në buxhetin e shtetit. 4. Masat administrative të vendosura sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dhe të pikës 2, të nenit 9, përbëjnë titull ekzekutiv dhe për ekzekutimin e tyre ngarkohet shërbimi përmbarimor. 5. Për moszbatimin e detyrimit sipas pikës 4, të nenit 4, të këtij akti normativ, subjektet nuk marrin certifikatën e përdorimit për objektin ose projektin e ndërtuar apo të zhvilluar. Neni 9 Procedura pas vendosjes së masës administrative 1. Task-Forca, me vendosjen e masës administrative sipas nenit 8, të këtij akti normativ, u lë një afat prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh subjekteve përkatëse për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura, sipas këtij akti normativ. 2. Kur pas afatit 60 (gjashtëdhjetë)-ditor, Task-Forca konstaton mosplotësimin e standardeve nga subjektet e dënuara, dënon me gjobë, me vlerë dyfishin e masës së vendosur ndaj subjektit përkatës herën e parë. 3. Task-Forca, me përfundimin e sezonit turistik, sipas njoftimit nga ministria përgjegjëse për turizmin, i propozon institucioneve përgjegjëse për marrjen e masave për heqjen e licencë, lejes ose autorizimit, për kryerjen e veprimtarisë ekonomike ndaj të gjitha subjekteve, të cilat nuk kanë plotësuar standardet për trajtimin e ujërave të ndotura edhe pas marrjes së masës administrative, sipas pikës 2, të këtij neni. 4. Task-Forca, pas vendosjes së masës administrative ndaj zhvilluesit, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij akti normativ, i propozon institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e procedurës për përjashtimin e zhvilluesit nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 (pesë) vjet, sipas parashikimeve në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar. 5. Zhvilluesi, sipas lejes së ndërtimit të fshatrave turistikë apo komplekseve turistike, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, përcjell pranë Task-Forcës planin e masave për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura. Plani i masave nuk duhet të kalojë afatin 90 (nëntëdhjetë)-ditor, të vendosur në këtë akt normativ, për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura. Neni 10 Ankimi i masave administrative Subjektet kanë të drejtë që të ankimojnë vendimin për marrjen e masave administrative pranë gjykatës kompetente për çështjet administrative. Neni 11 Dispozita të fundit 1. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e aktit normativ, ministrat përgjegjës miratojnë rregullat teknike, sipas pikës 2, të nenit 5. 2. Subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, duhet të plotësojnë standardet për trajtimin e ujërave të ndotura, sipas këtij akti normativ. 3. Subjektet që duhet të ndërtojnë impiantin e trajtimit, sipas këtij akti normativ, duhet të pajisen me deklaratë paraprake punimesh, sipas ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për rregulloren e zhvillimit të territorit”, të ndryshuar, dhe të kryejnë “njoftimin për fillimin e punimeve” pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). 4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për zbatimin e këtij akti normativ. Neni 12 Hyrja në fuqi Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama ANEKS I

Normative Act no. 8, dated 28 December 2023 For taking urgent measures, for the protection and improvement of the infrastructure, for the treatment of polluted waters that are discharged near or in washing waters” · Nelum