跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

National plan for civil emergencies

颁布于 2023-12-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Planit kombëtar për emergjencat civilee.
语言
Albanian
类型
policy
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment, General
关键词
education, hazards, policy/planning, public health, public participation, risk assessment/management, biosafety, biosecurity, biotechnology, capacity building, cultural heritage, hazardous substances, protection of environment, flood, fire management

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1.1. Përmbledhje

  2. 1.2. Parimet udhëzuese të menaxhimit të emergjencave civile

  3. 1.2.1. Parashikimi

  4. 1.2.2. Gatishmëria

  5. 1.2.3. Vendimmarrja

  6. 1.2.4. Udhëheqja

  7. 1.2.5. Informacioni

  8. 1.2.6. Integrimi

  9. 1.2.7. Bashkëpunimi

  10. 1.2.8. Vazhdimësia

  11. 1.3. Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

  12. 1.3.1. Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive

  13. 1.3.2. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

  14. 1.3.3. Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe Marrëveshja e Parisit

  15. 1.3.4. Ndryshimet klimatike dhe ZRF në Shqipëri

  16. 1.4. Organizimi i sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri

  17. 1.4.1. Hyrje

  18. 1.4.2. Institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri

  19. 1.4.3. Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile

  20. 1.4.4. Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile (SMC) në nivel qarku

  21. 1.4.5. Institucionet e mbrojtjes civile në nivel bashkie/vendor

  22. 1.4.6. Strukturat operacionale të mbrojtjes civile

  23. 1.5. Financimi i Sistemit të Mbrojtjes Civile

  24. 1.5.1. Financimi i sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror

  25. 1.5.2. Financimi i sistemit të mbrojtjes civile në nivel bashkie

  26. 1.6. Bashkëpunimi dhe mbështetja ndërkombëtare

  27. 1.6.1. Mekanizmi i mbështetjes ndërkombëtare

  28. 1.7. Bashkëpunimi

  29. 1.7.1. Bashkëpunimi me OJF/shoqata të specializuara në fushën e mbrojtjes civile

  30. 1.7.2. Bashkëpunimi me institucionet kërkimore-shkencore e arsimit të lartë

  31. 1.7.3. Bashkëpunimi me sektorin privat dhe qytetarët

  32. 1.8. Koordinimi i strukturave të mbrojtjes civile në Shqipëri

  33. 1.8.1. Kërkesat ligjore

  34. 1.9. Fazat e Mbrojtjes Civile

  35. 1.9.1. Qasja e të gjitha rreziqeve dhe risqeve të shumëfishta

  36. 1.10. Temat ndërsektoriale në fushën e mbrojtjes civile

  37. 1.10.1. Askush të mos mbetet pas

  38. 1.10.2. Mos bëj dëm

  39. 1.10.3. Gjinia

  40. 1.10.4. Parandalimi dhe përgjigja ndaj shfrytëzimit dhe ngacmimit seksual (PRSEAH)

  41. 1.10.5. Barazia gjinore dhe përfshirja sociale

  42. 1.10.6. Fëmijët

  43. 1.10.7. Grupet e tjera të margjinalizuara Seksioni 2 Parandalimi /Lehtësimi 2. Parandalimi/lehtësimi

  44. 2.1. Përmbledhje dhe praktikat më të mira të fazës së parandalimit/lehtësimit 2.2. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e parandalimit/lehtësimit Seksioni 3 Gatishmëria 3. Gatishmëria

  45. 3.1. Informimi dhe edukimi

  46. 3.1.1. Aktivitete të fushatave të gatishmërisë

  47. 3.2. Paralajmërimi i hershëm

  48. 3.2.1. Sistemet e vëzhgimit, monitorimit dhe parashikimit

  49. 3.2.2. Paralajmërimi (njoftimi) i hershëm në Shqipëri

  50. 3.3. Ngritja e kapaciteteve

  51. 3.4. Lokalizimi i mbrojtjes civile

  52. 3.4.1. Hartëzimi dhe planifikimi

  53. 3.5. Identifikimi i rrezikut, analiza e cenueshmërisë e ekspozimit dhe vlerësimi i riskut

  54. 3.6. Masat në fazën e gatishmërisë

  55. 3.7. Vazhdimësia e veprimtarisë dhe shërbimeve

  56. 3.8. Puna në partneritet 3.9. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e gatishmërisë Seksioni 4 Përgjigja 4. Përgjigja 4.1. Përmbledhje nga praktikat më të mira të fazë së përgjigjes 4.2. Mbledhja e informacionit dhe menaxhimi i të dhënave 4.2.1. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi risqet dhe rreziqet 4.2.2. Puna në partneritet dhe bashkëpunimi ndërmjet agjencive 4.2.3. Njohuritë mbi situatën 4.3. Aktivizimi i përgjigjes në Shqipëri

  57. 4.4. Rolet dhe përgjegjësitë gjatë fazës së përgjigjes në nivel qarku dhe bashkie

  58. 4.5. Burimet dhe kapacitetet kombëtare për përgjigjen në situatat e emergjencave civile

  59. 4.6. Detyrat dhe aktivitetet kryesore të fazës së përgjigjes

  60. 4.6.1. Rolet dhe Përgjegjësitë për aktivitetet e fazës së përgjigjes. 4.6.2. Shpërndarja dhe transmetimi i informacionit publik

  61. 4.6.3. Çështjet financiare

  62. 4.6.4. Asistenca ndërkombëtare

  63. 4.6.5. Doganat, emigracioni dhe karantina

  64. 4.7. Raportimi

  65. 4.7.1. Përmbledhja

  66. 4.7.2. Shqyrtimet pas veprimeve

  67. 4.7.3. Rishikimi

  68. 4.7.4. Vlerësimi

  69. 4.7.5. Faza vijuese

  70. 4.8. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e përgjigjes Seksioni 5 Rimëkëmbja 5. Rimëkëmbja

  71. 5.1. Parimet udhëzuese të rimëkëmbjes 5.2. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e rimëkëmbjes

  72. 5.3. Organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe jofitimprurëse Seksioni 6 Trajnimi dhe zhvillimi 6. Trajnimi dhe zhvillimi

  73. 6.1. Përmbledhje

  74. 6.1.1. Koordinimi

  75. 6.1.2. Cikli i zhvillimit

  76. 6.2. Planifikimi kombëtar

  77. 6.2.1. Ushtrimet e bazuara në diskutime

  78. 6.2.2. Seminaret

  79. 6.2.3. Punëtoritë (workshop-et)

  80. 6.2.4. Ushtrimet në tavolinë (Table Top Exercise - TTX)

  81. 6.2.5. Stërvitjet e bazuara në operacione

  82. 6.2.6. Stërvitjet e specialitetit (drills)

  83. 6.2.7. Stërvitjet funksionale (Functional Exercise - FE)

  84. 6.2.8. Stërvitjet në shkallë të gjerë (Full Scale Exercise - FSX)

  85. 6.3. Zhvillimi personal 7. Mirëmbajtja e planit 8. Shtojcat Aneksi A: Rreziqet dhe risqet në Shqipëri. Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e emergjencave civile A.1. Tërmetet A.1.1. Risku nga tërmetet A.1.2. Karakteristikat kryesore të tërmeteve A.1.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit A.1.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë A.1.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes A.1.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes A.2. Përmbytjet, vërshimet e ujit dhe çarjet e digave A.2.1. Risku nga përmbytjet, vërshimet e ujit dhe çarjet e digave A.2.2. Karakteristikat kryesore të përmbytjeve, vërshimeve të ujit dhe çarjes së digave A.2.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit A.2.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë A.2.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes A.2.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes A.3. Rrëshqitjet e tokës, reshjet e dëborës dhe ortekët A.3.1. Risku nga rrëshqitjet e tokës, reshjet e dëborës dhe ortekët A.3.2. Karakteristikat kryesore të rrëshqitjeve të tokës, reshjeve të dëborës dhe ortekëve A.3.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit A.3.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë A.3.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes A.3.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes A.4. Zjarret masive/zjarret në pyje A.4.1. Risku nga zjarret masive/zjarret në pyje A.4.2. Karakteristikat kryesore të zjarreve masive/zjarreve në pyje A.4.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit A.4.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë A.4.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes A.4.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes A.5. Aksidentet teknologjike A.5.1. Risku nga aksidentet teknologjike A.5.2. Karakteristikat kryesore të riskut teknologjik A.5.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit A.5.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë A.5.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes A.5.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes A.6. Sëmundjet infektive A.6.1. Risku nga sëmundjet infektive A.6.2. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit A.6.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë A.6.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes A.6.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes A.7. Ndryshimet klimatike si një faktor për shfaqjen e rreziqeve Aneksi B: Marrëveshjet ndërkombëtare Aneksi C: Marrëveshjet kombëtare Aneksi D: Kuadri ligjor për mbrojtjen civile Aneksi E: Kapacitetet operacionale – model raportimi Lista e tabelave Tabela 1. Parimet udhëzuese Tabela 2. Të dhëna për Qendrat e Mbrojtjes Civile në Qarqe Tabela 3. Aktivitete në fushatat e Gatishmërisë Tabela 4. Parashikimi i rreziqeve hidrometeorologjike, buletini ditor i IGJEO Tabela 5. Parashikimi i rrezikut të zjarreve, buletini ditor i IGJEO Tabela 6. Vlerësimi i riskut dhe kërkesat për dokumentacion Tabela 7. Lista e kontrollit për vazhdimësinë e veprimtarisë Tabela 8. Parimet e ndërveprueshmërisë Tabela 9. Etapat e aktivizimit të fazës së Përgjigjes Tabela 10. Formati i raportimit II MARCH Tabela 11. Formate për mbledhjen e informacionit Tabela 12. Nxitimi PGA i pritshëm (në % të g, g=9.81 cm/s2) sipas periudhave karakteristike të përsëritjes Tabela 13. Shpërndarja e dëmtimit (L-dëm i lehtë; M-dëm i mesëm; H-dëm i rëndë; C- Shembje) Tabela 14. Kosto ekonomike Tabela 15. Vlera e ndikimit për të gjithë sektorët Tabela 16. Kapacitetet më të rëndësishme shtetërore për përgjigjen ndaj Emergjencave Civile në Shqipëri Lista e figurave Fig. 1. Model vendimmarrje për emergjencat/fatkeqësitë Fig. 2. Qasja nga lart-poshtë e doktrinës së riskut nga fatkeqësitë Fig. 3. Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive Fig. 4. Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm Fig. 5. Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile Fig. 6. Institucionet qendrore, strukturat monitoruese, vepruese dhe organizatat ndërkombëtare (gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur) Fig. 7. Ministria përgjegjëse për Mbrojtjen Civile dhe ndërveprimi i saj me nivelin qendror, të qarkut dhe atë vendor Fig. 8. Harta e rajoneve në Shqipëri Fig. 9. Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në nivel qarku Fig. 10. Strukturat e mbrojtjes civile në nivel qarku dhe QOECQ Fig. 11. Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor Fig. 12. Strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe QOECB 44 Fig. 13. Drejtuesit e Operacionit, Qendrat Operacionale dhe strukturat Operacionale Fig. 14. Fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave/fatkeqësive Fig. 15. Hierarkia e masave të parandalimit/lehtësimit Fig. 16. Komponentët kryesorë të fazës së gatishmërisë Fig. 17. Kalimi nëpër etapat e fazës së përgjigjes në raste të ndryshme Fig. 18. Periudhat e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë Fig. 19. Risku i tërmeteve në qarqet e Shqipërisë Fig. 20. konsiderueshëm nga përmbytjet (APSFR të identifikuara në Shqipëri Fig. 21. Harta e rrezikut nga përmbytjet me periudhë kthimi 1 herë në 100-vjet Fig. 22. Risku nga përmbytjet në nivel qarku Fig. 23. Risku i përmbytjes në qarqet e Shqipërisë Fig. 24. Risku i çarjes së digave për prodhim energjie në qarqet e Shqipërisë Fig. 25. Risku i çarjes së digave bujqësore në qarqet e Shqipërisë Fig. 26. Harta e ndjeshmërisë ndaj rrëshqitjeve e Shqipërisë (nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar) Fig. 27. Harta e ndjeshmërisë së ortekëve të Shqipërisë Fig. 28. Ekspozimi i qarqeve ndaj rrëshqitjeve (majtas) dhe ortekëve (djathtas) Fig. 29. Risku i rrëshqitjeve të tokës në qarqet e Shqipërisë Fig. 30. Risku i ortekëve në qarqet e Shqipërisë Fig. 31. Numri i zjarreve sipas qarqeve dhe shkaqeve në vitin 2021 Fig. 32. Risku i zjarreve masive në qarqet e Shqipërisë Fig. 33. Harta e vendndodhjes së fabrikave të pasurimit dhe dambave të mbetjeve nga fabrikat e pasurimit në Republikën e Shqipërisë. Fig. 34. Harta e rrezikut teknologjik në vendndodhjet e landfilleve të substancave kimike të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë. Fig. 35. Harta e rreziqeve teknologjike që kanë të bëjnë me hot-spotet që lidhen me substancat kimike dhe lëndë të tjera me përmbajtje radioaktive, apo mbetje të lëndëve të tjera teknologjike (Burimi Shtabi i Përgjithshëm i FA). Fig. 36. Harta e rreziqeve teknologjike që kanë të bëjnë me poligonet e asgjësimit të municioneve me vendndodhje në territorin Shqiptar (Burimi FARSH). Fig. 37. Harta e riskut teknologjik për Shqipërinë. Shkalla 1:400 000 Fig. 38. Risku teknologjik në qarqet e Shqipërisë Fig. 39. Risku biologjik në qarqet e Shqipërisë Fig. 40. Cikli i infeksionit Shkurtimet dhe Akronimet AAR Shqyrtimi Pas Veprimit (After Action Review) AKMC Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile AKSEM Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKUM Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve AKVMB Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve AMBU Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore AREB Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor BE Bashkimi Evropian BGjPS Barazia Gjinore dhe Përfshirja Sociale DhBGj Dhuna me bazë gjinore DNH Mos bëj dëm (Don’t harm) DOB Drejtuesi i Operacionit në nivel Bashkie DOQ Drejtuesi i Operacionit në nivel Qarku DPRMSH Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit DQO Drejtuesi Qendror i Operacionit Qendra Euro Atlantike e Koordinimit të Përgjigjes për Fatkeqësitë (Euro Atlantic EADRCC Disaster Response Coordination Center) EC Emergjenca Civile Qendra Evropiane e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente (European Emergency EERCC Response Coordination Center) EMEC Ekipi i Menaxhimit të Emergjencave Civile EOD Asgjësimi i Mjeteve Eksplozive (Explosive Ordnance Disposal) FA Forcat e Armatosura HACCP Analiza e Hazardit dhe Pikat e Kontrollit Kritik HNS Mbështetja e Vendit Pritës (Host Nation Support) IGJEO Instituti i Gjeoshkencave International Search and Rescue Advisory Group INSARAG Grupi Ndërkombëtar Këshillues i Kërkim Shpëtimit ISUV Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë KKSH Kryqi Kuq Shqiptar KMC Komiteti i Mbrojtjes Civile KMCB Komisioni i Mbrojtjes Civile në nivel bashkie KMCQ Komisioni i Mbrojtjes Civile në nivel qarku KNEC Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile KTK Komisioni Teknik Këshillimor MC Mbrojtja Civile MMCBE Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian M/A/I Ministria/Agjencia/Institucioni MRF Menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë MZSH Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi OBU Operatorët e Biznesit Ushqimor OJF Organizatë jofitimprurëse OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OZHQ Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm PDTU Planit disavjeçar i trajnimeve dhe ushtrimeve PKEC Plani Kombëtar për Emergjencat Civile PKP Plani Kombëtar i Përshtatjes PMB Produktet e Mbrojtjes së Bimëve PNK Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike PP Produktet Plehëruese PSH Policia e Shtetit PSV Procedurat Standarde të Veprimit QBOMM Qendra e Bashkuar Operacionale në Ministrinë e Mbrojtjes QGTKR Qendra për Grumbullimin dhe Trajtimin e Kimikateve të Rrezikshme QKOEC Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile QNOD Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare QOECB Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashki QOECQ Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Qark RESEAL Projekti “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” RSH Republika e Shqipërisë RUDA Sistemi i Informacionit Blegtoral dhe Veterinar SAR Kërkim Shpëtimi (Search and Rescue) SHPFA Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura SHSHPFA Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura SKZRF Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë SMC Sistemi i Mbrojtjes Civile SMVV Sistemi i Menaxhimit të Vazhdimësisë së Veprimtarisë SPV Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë TR Termat e referencës TTX Ushtrim në tavolinë (Table Top Exercise) United Nations Disaster Assesment and Coordination UNDAC Vlerësimi dhe Koordinimi i Fatkeqësive të Kombeve të Bashkuara UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDRR Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive United Nations Office for the Coordination of Humanitarian Affairs / UNOCHA Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare VDH Vlerësimi i Dëmeve dhe Humbjeve VKM Vendim i Këshillit të Ministrave VNK Vlerësimi i Nevojave për Kapacitete VNPF Vlerësimi i Nevojave Pas Fatkeqësisë ZRF Zvogëlimi i Riskut nga Fatkeqësitë Seksioni 1 Informacione bazë Seksioni 1A Mbrojtja civile në Shqipëri Hyrje dhe historik Në vitin 2004, u hartua Plani Kombëtar për Emergjencat Civile. Ky ishte një dokument procedural i jashtëzakonshëm dhe trajtonte fazat e ndryshme të ciklit të menaxhimit të emergjencave civile, përkatësisht: Parandalimi dhe lehtësimi, përgatitja dhe mbrojtja dhe rikthimi në gjendjen fillestare/riaftësimi. Hartimi i një Plani të ri Kombëtar për Emergjencat Civile u bë i domosdoshëm për shkak të: I. Ndryshimeve në kontekstin e mbrojtjes civile në nivel global dhe kombëtar. II. Ndryshimet në risqet e reja dhe të ardhshme dhe elementët përbërës të tyre. III. Ndikimet e ndryshimeve klimatike. IV. Ndryshimet sezonale dhe risqet e shkaktuara nga njeriu. V. Ndryshimet ligjore në fushën e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë 1 (ZRF) dhe Mbrojtjen Civile (MC) por edhe në legjislacionin dhe politikat e tjera sektoriale dhe ndërsektoriale të lidhura dhe me ndikim në to. VI. Ndryshimet në ndarjen administrativo-territoriale të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë. VII. Ndryshimeve organizative të të gjithë sektorëve dhe të gjitha niveleve me ndikim në ZRF dhe MC. VIII. Ndryshimet në sistemin e paralajmërimit të hershëm dhe zhvillime të tjera relevante në nivelin teknik dhe shkencor. IX. Stërvitjet, ushtrimet apo emergjencat dhe boshllëqet apo përmirësimet e rekomanduara prej tyre në politika dhe procedura. Pas tërmetit të 26.11.2019, në Shqipëri u realizua një vlerësim i nevojave pas fatkeqësisë (VNPF), i cili vuri në dukje fushat kryesore të nevojës për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) të krijuar rishtazi. Një tjetër vlerësim i kapaciteteve i realizuar në kuadër të projektit RESEAL dhe kërkesat e ligjit nr. 45/2019, theksuan nevojën për: I. Një Platformë Kombëtare për ZRF-në. II. Hartimin e një Strategjie Kombëtare për ZRF-në. III. Hartimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile. IV. Zhvillimin/përditësimin e kodeve të ndërtimit. V. Nxitjen e krijimit të rrjeteve në nivel rajonal dhe anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. VI. Mbështetjen e kapaciteteve për vlerësimin e riskut dhe planifikimin e vazhdimësisë së veprimtarisë. PKEC është një plan gjithëpërfshirës, i cili mbledh së bashku të gjitha grupet e interesit shqiptare dhe ndërkombëtare. Kontributi i ministrive, institucioneve në nivel qendror dhe 1 Sikurse edhe në dokumentet e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror dhe në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, “risku nga fatkeqësitë” dhe “risku i fatkeqësive”, janë përdorur në mënyrë të këmbyeshme. institucioneve të tjera jo fitimprurëse, akademike dhe sektorit privat ka qenë thelbësor në hartimin dhe efikasitetin e planit. “Mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjithëve”` Drejtori i Përgjithshëm, AKMC Synimet dhe objektivat e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile Synimet e planit Plani Kombëtar për Emergjencat Civile synon të: I. Ndihmojë parandalimin, lehtësimin, përgjigjen dhe rimëkëmbjen nga çdo ndikim negativ si pasojë e emergjencave dhe/ose fatkeqësive që mund të prekin jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore, komunitetet dhe mjedisin. II. Sigurojë kushtet për administratat publike, subjektet ekonomike dhe popullsinë për të kaluar nga kushtet normale të jetesës dhe punës, në një situatë emergjente, me humbje minimale. III. Mundësojë ofrimin e burimeve shtetërore me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe vazhdimësinë e ekonomisë kombëtare. Objektivat specifike të planit I. Harmonizimi me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe rajonale. II. Dhënia e informacioneve mbështetëse për të gjitha grupet e interesit me qëllim përdorimin e terminologjisë, përkufizimeve dhe koncepteve të përbashkëta. III. Përgatitja e një plani aktual dhe realist, i cili të jetë i përshtatshëm për të gjitha grupet e interesit me një fokus të veçantë tek grupet më të cenueshme2. IV. Përgatitja e një plani që do të ofrojë informacione për zvogëlimin e riskut të rreziqeve dhe mbrojtjen e popullsisë së cenueshme. V. Prezantimi i procedurave dhe informacioneve me qëllim koordinimin e burimeve në mënyrë të sigurt, efektive dhe efikase gjatë përgjigjes ndaj emergjencave. VI. Dhënia e kontekstit për kalimin në fazën e rimëkëmbjes pas emergjencave dhe dhënia e ndihmës për vazhdimësinë e veprimtarisë së qeverisë, bizneseve dhe shërbimeve. 1. Konteksti i vendit dhe profili i riskut

  86. 1.1 Përmbledhje Ngjarjet e kohëve të fundit kanë treguar shumëllojshmërinë dhe intensitetin e krizave dhe rreziqeve natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu në Shqipëri. Viti 2019 ishte një vit kyç për vendin pasi jo vetëm që u miratua ligji i ri nr. 45/2019, i cili parashikon përgjegjësitë e mbrojtjes civile, por ishte gjithashtu dhe viti i dy tërmeteve të fuqishëm përkatësisht të 21.9.2019 dhe 26.11.2019. Kjo u pasua nga pandemia globale e koronavirusit (COVID-19) në vitin 2020, e cila shkaktoi humbjen e jetës së mbi 3 400 shqiptarëve. Këto ngjarje kyçe janë shoqëruar nga rreziqet e përhershme të përmbytjeve, zjarreve në pyje, temperaturave ekstreme, thatësirave dhe rrëshqitjeve të tokës, të cilat ndodhin me shpeshtësi periodike në të gjithë vendin. Sipas Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (SKZRF), të dhënat e mbledhura për analizimin e tendencave tregojnë se, gjatë kohëve të fundit, këto incidente “rutinë”, janë transformuar dhe janë kthyer në emergjenca apo fatkeqësi më të shpeshta dhe në shkallë të gjerë për vendin dhe me shumë mundësi kjo vjen si pasojë e ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Pjesa e ligjit nr. 45/2019, që parashikon ristrukturimin e sistemit të mbrojtjes civile, është koordinuar në të gjitha fazat e një fatkeqësie (parandalimi/ lehtësimi, gatishmëria, përgjigja dhe rimëkëmbja). Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është krijuar për të shërbyer si 2 Sipas Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, “Grupet më të cenueshme përbëhen nga familje të pafavorizuara financiarisht, komunitete të margjinalizuara dhe të përjashtuara nga shoqëria, duke përfshirë minoritetet dhe anëtarët e komunitetit LGBTQ, gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara”. autoritet koordinues për përpjekjet në nivel kombëtar me qëllim krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe efikas të menaxhimit të emergjencave. Një qasje shumë proaktive që është zbatuar nga Shqipëria dhe që vlen të përmendet, është ngritja e dy grupeve ndërinstitucionale të punës, përkatësisht një grup strategjik dhe një grup teknik. Synimi i tyre është të harmonizojnë përpjekjet dhe fushat e ekspertizës sektoriale për mbarëvajtjen e procesit dhe hartimin e PKEC në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar për mbrojtjen civile, direktivat e rregulloret e BE-së dhe dokumente të tjera planifikuese që kanë lidhje me menaxhimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen civile. Territori i vendit tonë është rrezikuar shpesh herë nga fatkeqësi të ndryshme natyrore dhe jo vetëm. Bazuar në dokumentacionet që administrohen nga institucionet shtetërore, Shqipëria ka mbi 100 vjet që katalogon këto ngjarje me qëllim studimin dhe hartimin e një profili të qartë të risqeve të vendit. Në 26.11.2019, Shqipëria përjetoi një tërmet të fuqishëm që preku 11 bashki. Tërmeti preku më tepër se 47 000 persona në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më tepër se 155 000 persona në mënyrë të tërthortë, si dhe shkaktoi humbjen e jetës së 51 personave dhe plagosjen e 913 të tjerëve. Sipas raportit “Vlerësimi i nevojave pas fatkeqësisë (2020)”, vlera totale e përllogaritur e dëmeve dhe humbjeve ishte 843.9 milionë euro dhe përfaqësonte 7,5% të produktit të brendshëm bruto të Shqipërisë në vitin 2019. Kjo nënkupton një barrë të rëndë mbi treguesit e ekonomisë së vendit, jetesës dhe zhvillimit njerëzor. Kjo ngjarje tragjike përshpejtoi hapat proaktivë që po ndërmerreshin nga qeveria e Shqipërisë me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar me qëllim forcimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë në vend. Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të Sistemit të Mbrojtjes Civile janë fokusuar në plotësimin e kuadrit ligjor në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 45/2019. Ndër aktet kryesore të hartuara dhe të miratuara së fundmi me mbështetjen e UNDP, përmes projektit “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” (RESEAL), janë: Strategjia Kombëtare për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë 2023–20303. Vlerësimi i riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror4. Të dy këto dokumente bazike, përveçse i shërbejnë institucioneve në nivel qendror janë një udhëzues edhe për nivelin lokal për hartimin e instrumenteve që ato do hartojnë për territorin administrativ dhe sektorët që mbulojnë. Sa i përket Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë, u zbatua një analizë dhe sintezë shtesë bazuar mbi 6 raporte të vlerësimit të risqeve kryesore për të ofruar një panoramë gjithëpërfshirëse dhe koherente të risqeve nga fatkeqësitë në vend. Si metodë për analizën u përzgjodh një instrument i vlerësimit të risqeve të shumëfishta, i cili ndihmon për t’u fokusuar në risqet komplekse dhe me efekt zinxhir të lidhura me cenueshmëritë dhe rreziqet e shumëfishta në çdo territor. Për realizimin e analizës është zbatuar qasja holistike sistemike, e cila ka ndihmuar në përcaktimin e lidhjeve potenciale dhe në identifikimin e ndërvarësive ndërmjet rreziqeve dhe risqeve të ndryshme të fatkeqësive. Si rezultat i analizës dhe sintezës u bë i mundur zhvillimi i matricave krahasuese për tetë rreziqet madhore (duke përfshirë gjashtë rreziqet e detyrueshme të parashikuara nga ligji), si dhe ndikimi dhe implikimet e tyre të mundshme për secilin prej dymbëdhjetë qarqeve të vendit. U zhvilluan disa skenarë të mundshëm të riskut nga fatkeqësitë, si dhe u identifikuan rekomandime për fushat prioritare të kapaciteteve për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë. 3 Miratuar me VKM-në nr. 94, datë 22.2.2023, “Për miratimin e strategjisë kombëtare për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë 2023–2030 dhe planit të veprimit”. 4 Miratuar me VKM-në nr. 168, datë 24.3.2023, “Për miratimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror”. Rreziqet më kritike që kanë një potencial të lartë për një ndikim negativ në zhvillimin e vendit janë: Përmbytjet Teknologjike (Të shkaktuara nga njeriu/proceset) Biologjike Rrëshqitjet e tokës Tërmetet Çarjet e digave Zjarret masive Ortekët

  87. 1.2 Parimet udhëzuese të menaxhimit të emergjencave civile Ekzistojnë tetë parime udhëzuese që përbëjnë bazën e menaxhimit në çdo emergjencë apo fatkeqësi. Këto parime zbatohen në mënyrë të njëjtë në çdo nivel (në nivel bashkie, qarku dhe qendror). Tabela 1. Parimet udhëzuese PARASHIKIMI INFORMACIONI GATISHMËRIA INTEGRIMI VENDIMMARRJA BASHKËPUNIMI UDHËHEQJA VAZHDIMËSIA

  88. 1.2.1 Parashikimi Parashikimi është thelbësor si në fazën e para emergjencës, po ashtu dhe në fazën e pas emergjencës. Parashikimi përdoret kryesisht për të përshkruar fazën e parë të procesit të Menaxhimit të Integruar të Emergjencave, gjatë të cilit institucionet analizojnë në mënyrë aktive risqet dhe emergjencat e mundshme. Gjithashtu, parashikimi është një parim për të pasur një përgjigje dhe rimëkëmbje efikase dhe, në nivel strategjik, fokusi ndaj riskut duhet të mbështetet në risqet e ardhshme, të konsiderueshme dhe të dukshme, ndërsa pjesa më e madhe e risqeve operacionale trajtohen në mënyrë më të përshtatshme në nivelet më të ulëta. Të gjitha emergjencat kanë ndikime të ndryshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që mund të mos jenë të dukshme në momentin e parë duke pasur parasysh presionin, pasiguritë dhe rrethanat sfiduese të një emergjence. Gjatë planifikimit duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë dy faktorëve: trajnimit dhe ushtrimeve. Gjatë emergjencave, risku ka natyrë dinamike. Shfaqen risqe të reja, largohen risqet e identifikuara më parë dhe ekuilibri ndërmjet risqeve ndryshon vazhdimisht. Vlerësimi dhe menaxhimi i riskut në mënyrë aktive duhet të jetë një proces i vazhdueshëm. Kjo duhet të mundësojë dhe jo të pengojë realizimin e operacioneve efikase duke mundësuar analizimin dhe zgjidhjen e problemeve të parashikuara përpara se ato të shfaqen. Emergjencat krijojnë sfida për vazhdimësinë e veprimtarisë. Koha e stafit, burimet dhe vëmendja ndaj menaxhimit do të jenë kërkesa të konsiderueshme, ndërkohë që një sfidë madhore do të jetë vazhdimësia e përpjekjeve për përgjigje dhe rimëkëmbje krahas funksioneve të përditshme të organizatës. Risku që drejtuesit e lartë të përballen me ngjarje të paparashikuara gjatë periudhave të zgjatura të presionit mund të mos jetë i dukshëm në momentin e parë, por mund të jetë një risk i konsiderueshëm. Ai mund të menaxhohet përmes organizimit të mirë, planifikimit dhe trajnimeve të thelluara, përgatitjes së përfaqësuesve dhe ekipeve në çdo nivel. Një aspekt i rëndësishëm i parashikimit është trajtimi i çështjeve të rimëkëmbjes sa më shpejt që të jetë e mundur, duke garantuar integrimin e plotë të përpjekjeve për përgjigje dhe rimëkëmbje. Kjo do të garantojë marrjen në konsideratë të prioriteteve të rimëkëmbjes në përgjigjen fillestare dhe do të garantojë koherencë ndërmjet këtyre dy aktiviteteve. Në rastin më të mirë, të dy këto aktivitete duhet të realizohen paralelisht që nga fillimi. Megjithatë, në disa raste këto aktivitete mund të ndahen si pasojë e kapaciteteve të kufizuara, pra përpjekjet për rimëkëmbje mund të intensifikohen pasi të jetë trajtuar risku fillestar ndaj jetës.

  89. 1.2.2 Gatishmëria Të gjithë individët dhe organizatat që mund të luajnë rol në përpjekjet për mbrojtjen civile duhet të jenë të përgatitur në mënyrën e duhur. Që kjo të realizohet, ata duhet të kenë njohuri të qarta mbi planin kombëtar për emergjencat civile, atë të qarkut apo atë vendor, rolet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe mbi mënyrën se si përfshihen në tablonë e gjerë ndërinstitucionale. Ligji nr. 45/2019 parashikon se organizatat që me shumë gjasa do të jenë në themel të përgjigjes ndaj emergjencave, duhet të punojnë së bashku për të garantuar se janë të përgatitura për emergjencat, siç identifikohen në proceset e vlerësimit të riskut në nivel qendror, të qarkut dhe vendor.

  90. 1.2.3 Vendimmarrja Vendimmarrja është një aftësi themelore në menaxhimin e emergjencave, e cila mund të ketë pasoja të gjera. Ashtu si çdo aftësi komplekse, edhe vendimmarrja ka nevojë për praktikë dhe njohuri. Agjencitë e emergjencave dhe fatkeqësive duhet të garantojnë përgatitjen e menaxherëve të emergjencave. Atyre duhet t’u jepen mundësi të mjaftueshme për ta praktikuar dhe zhvilluar këtë aftësi kritike. Aftësia për të marrë vendime të sakta bazuar në elementët përbërës të një emergjence, si dhe një interpretim i përgjithshëm i saktë i emergjencës, janë gurë themeli thelbësorë. Ato mundësojnë një menaxhim të besueshëm, efikas dhe të sigurt të emergjencës. Menaxherët e emergjencës mund të përdorin disa procese për të marrë vendime. Vendimet mund të grupohen gjerësisht në dy kategori kryesore: - Vendimmarrja intuitive, e cila mund të përfshijë proceset e kushtëzuara dhe vendimmarrjen e bazuar në njohje. - Vendimmarrja analitike, e cila mund të përfshijë zgjedhjen e rregullave, krahasimin e opsioneve dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja. Vendimmarrja analitike kërkon më tepër kohë dhe përpjekje mendore krahasuar me proceset intuitive dhe mund të ndikohet më shumë ndaj efekteve të presioneve të tepërta që zvogëlojnë kapacitetin e të menduarit në mënyrë analitike. Kurthet e vendimmarrjes Kurthi i vendimmarrjes mund të përshkruhet si një proces i të menduarit që mund të çojë në marrjen e një vendimi të gabuar, i cili mund të rezultojë në përkeqësimin e situatës. Ekzistojnë disa kurthe të vendimmarrjes, të cilat mund të ulin efikasitetin e vendimeve në kontekstin operacional. Vendimmarrësit duhet të jenë në dijeni të këtyre “kurtheve” dhe duhet të kontrollojnë vendimet (përmes diskutimeve mes kolegëve ose marrjes së një mendimi të dytë) me qëllim që të mbrohen ndaj pasojave të padëshiruara. Fig. 1. Model vendimmarrje për emergjencat/fatkeqësitë

  91. 1.2.4 Udhëheqja Kur ndodh një emergjencë, përgjegjësit për menaxhimin e përpjekjeve për përgjigje dhe rimëkëmbje do të përballen me një sërë kërkesash sfiduese dhe presionesh. Ato do të variojnë sipas ngjarjes ose situatës që ka shkaktuar emergjencën, shpejtësisë së veprimit të saj, zonës gjeografike të prekur, ngjarjeve të njëkohshme ose të ndërvarura dhe shumë faktorëve të tjerë. Shpeshherë, informacioni i disponueshëm do të jetë i paplotë, i pasaktë ose i paqartë dhe perceptimet rreth situatës mund të ndryshojnë ndërmjet organizatave dhe brenda të njëjtës organizatë. Përpjekja për përgjigje dhe rimëkëmbje mund të përfshijë një sërë organizatash, me shumë mundësi të shoqërisë civile, të sektorit privat dhe vullnetare dhe secila prej tyre do të ketë përgjegjësi, aftësi dhe prioritete të caktuara, çka kërkon koordinim. Për të negociuar këto presione, është thelbësore që të përcaktohet një synim strategjik i qartë dhe objektiva të cilët do të zbatohen kryesisht nga KNEC apo KMC. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një grupi prioritetesh të përbashkëta dhe për rrjedhojë në përqendrimin e përpjekjeve dhe burimeve aty ku nevojiten më tepër. Përcaktimi i synimit dhe objektivave, si dhe komunikimi dhe respektimi i tyre, janë thelbësore për suksesin e përpjekjeve ndërinstitucionale. Në rastin e emergjencave të papritura me ndikime (p.sh., zjarret ose aksidentet e transportit), strukturat operacionale në nivel lokal do të përpiqen menjëherë që të shpëtojnë jetë, të lehtësojnë vuajtjet, si dhe të kufizojnë dhe zbusin ndikimet e emergjencës. Megjithatë, në shumicën e rasteve, faza e përgjigjes është relativisht e shkurtër, ndoshta deri në disa orë. Synimi strategjik duhet të shohë përtej kërkesave të menjëhershme të fazës së përgjigjes dhe të marrë në konsideratë prioritetet më afatgjata të rivendosjes së shërbimeve dhe dhënies së ndihmës për të lehtësuar rimëkëmbjen e komuniteteve të prekura. Objektivat e përbashkëta për reaguesit janë: I. Shpëtimi dhe mbrojtja e jetës së njerëzve. II. Lehtësimi i vuajtjeve. III. Kufizimi i emergjencës – kufizimi i përshkallëzimit apo përhapjes dhe zbutja e ndikimeve të saj. IV. Dhënia e paralajmërimeve, këshillave dhe informacioneve për publikun dhe bizneset. V. Mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së stafit të përfshirë në fazën e përgjigjes. VI. Ruajtja e mjedisit. VII. Mbrojtja e pronës, nëse është e mundur. VIII. Ruajtja ose rivendosja e veprimtarive kritike. IX. Ruajtja e shërbimeve normale në një nivel të përshtatshëm. X. Nxitja dhe lehtësimi i veprimtarive të vetëndihmëse në komunitetet e prekura. XI. Lehtësimi i hetimeve dhe inspektimeve (p.sh., përmes ruajtjes së vendngjarjes dhe menaxhimit të të dhënave në mënyrë efikase). XII. Lehtësimi i rimëkëmbjes së komunitetit (duke përfshirë ndikimet humanitare, ekonomike, infrastrukturore dhe mjedisore). XIII. Vlerësimi i përpjekjeve për përgjigje dhe rimëkëmbje. XIV. Identifikimi i mësimeve të nxjerra dhe marrja e masave për zbatimin e tyre. Në rastin e emergjencave me veprim të ngadaltë (p.sh., ndërprerja në furnizimin me lëndë djegëse apo përhapja e sëmundjeve infektive) dhe në të cilat shërbimet emergjente mund të mos çojnë detyrimisht në përgjigje, mund të jetë më e vështirë që të identifikohet dhe formulohet synimi strategjik. Megjithatë, është po aq e rëndësishme që të përcaktohet një synim i qartë dhe objektiva realistë për të mundësuar udhëheqjen dhe koherencë të aktiviteteve të disa agjencive. Qeveria mund të marrë përsipër rolin e përcaktimit të udhëheqjes strategjike në rrethana të caktuara, më konkretisht në rastet kur vetëm ajo është në gjendje të realizojë koordinimin e nevojshëm.

  92. 1.2.5 Informacioni Informacioni është thelbësor për përgjigjen dhe rimëkëmbjen ndaj një emergjence. Ruajtja e qarkullimit të informacionit, brenda agjencive, me partnerët dhe me publikun e gjerë, është tejet sfiduese në kushtet e një emergjence. Nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia e informacionit për strukturat operacionale dhe për ata të prekur nga ngjarje të caktuara. Menaxhimi i informacionit bazohet në zhvillimin dhe ruajtjen e njohurive mbi situatën dhe në kushte të tilla duhet të zhvillohet një Tablo e Informacionit të Përbashkët të Pranuar5. Kjo tablo është një përmbledhje e vetme strategjike e informacionit të pranuar rreth një emergjence apo krize, e cila zhvillohet sipas një modeli standard, për qëllime raportimi dhe vendimmarrjeje. Këto masa duhet të mbështesin transmetimin dhe mbledhjen e volumeve potencialisht të larta të informacionit, nga burime të shumta, vlerësimin e informacionit të mbledhur për të garantuar rëndësinë, saktësinë, marrjen në kohën e duhur të informacionit, aksesueshmërinë, interpretueshmërinë dhe transparencën e tij; përkthimin e informacionit të disponueshëm në produkte të përshtatshme informacioni, për shembull, raporte për KNEC apo KMC, apo publikime në media me qëllim vënien e informacionit në dispozicion të publikut. Në kushtet e një emergjence, mund të jetë e vështirë mbledhja, vlerësimi, validimi dhe shpërndarja e informacionit. Për shembull, procedurat për menaxhimin e informacionit mund të variojnë ndërmjet agjencive të ndryshme; perspektivat rreth ngjarjes ose situatës mund të jenë të ndryshme; mund të ndodhin gabime ose keqkuptime si pasojë e presionit; dhe mund të ketë mbingarkesë informacioni. Duhet gjetur një ekuilibër ndërmjet garantimit të vendimeve të mirinformuara dhe të vepruarit me shpejtësi dhe vendosmëri. Ngritja e sistemeve të menaxhimit të informacionit në mënyrë sistemike dhe integrimi i tyre në masat ndërinstitucionale të menaxhimit të emergjencave, do të mundësojnë arritjen e një ekuilibri të duhur. Është e rëndësishme të theksohet se zakonisht, organizatat vullnetare dhe ato të sektorit privat duhet të përfshihen në përgjigjen ndërinstitucionale dhe për rrjedhojë, duhet të integrohen në strukturat dhe proceset e menaxhimit të informacionit, të cilat krijohen, trajnohen, ushtrohen dhe testohen. Në veçanti, duhet të kuptohen dhe testohen në mënyrë të detajuar nevojat për ndarjen e informacionit në një mënyrë që t’i përgjigjet nevojave të strukturave operacionale, si dhe të jetë në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe me legjislacionet e tjera përkatëse. Termat dhe përkufizimet duhet të merren nga standardet dhe publikimet ndërkombëtare dhe kombëtare dhe jo nga iniciativat apo idetë vendore. Përdorimi i termave dhe përkufizimeve vendore mund të ndikojë në ndërveprueshmërinë dhe bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe 5 Në praktikat ndërkombëtare, kjo qasje njihet me termin: Common Recognised Information Picture (CRIP) vendet fqinje, si dhe mund të vështirësojë bashkëpunimin në nivel qarku dhe shtetëror. E njëjta gjë vlen edhe për sa i përket koncepteve të operacioneve, doktrinës dhe strukturave. Në rastet kur janë përcaktuar kërkesat e mundshme për informacion, strukturat operacionale në nivel vendor duhet të ndjekin modelet e përcaktuara për këto produkte të informacionit, pavarësisht nëse janë përcaktuar në nivel vendor, qarku apo qendror. Për më tepër, përdorimi i këtyre modeleve dhe menaxhimi i informacionit në mënyrë më të gjerë, janë aspekte që duhet të integrohen dhe vlerësohen përmes trajnimit dhe ushtrimeve. Çdo emergjencë tërheq interesin e gjerë të medias dhe publikut. Për rrjedhojë, është thelbësore të ekzistojnë struktura dhe procese për të menaxhuar kërkesat e medias dhe për të garantuar konsistencën e mesazheve të dhëna. Është po aq e rëndësishme që publiku të marrë këshilla, paralajmërime dhe informacione të duhura, për t’u ofruar siguri dhe një bazë për çdo veprim të nevojshëm. Qarkullimi i informacionit të pranuar, në përputhje me parimet e përcaktuara më sipër, mbështet aftësinë ripërtëritëse të një komuniteti ndaj sfidave shqetësuese; mbështet masat për menaxhimin e vazhdimësisë së veprimtarisë; dhe lehtëson rimëkëmbje më të shpejtë.

  93. 1.2.6 Integrimi Përgatitja, përgjigja dhe rimëkëmbja nga emergjencat është një aktivitet ndërinstitucional që mund të përfshijë shumë organizata. Përfshirja, operacionet, roli dhe rëndësia relative e tyre mund të ndryshojnë gjatë fazave të emergjencës. Është thelbësore që të integrohen kontributet e organizatave përkatëse. Gama e organizatave të përfshira në fazat e përgjigjes dhe të rimëkëmbjes ndaj emergjencave mund të paraqesë vështirësi për menaxhimin efikas të operacioneve në nivel vendor dhe kjo nënvizon rëndësinë e ngritjes së strukturave të përcaktuara qartë për të garantuar se agjencitë kryesore mund të: ndërveprojnë dhe funksionojnë si një grup ndërinstitucional koherent; konsultohen, bien dakord dhe marrin vendime rreth çështjeve kyçe; nxjerrin udhëzime, politika dhe udhëzues që do të ndiqen nga partnerët e përgjigjes ndaj emergjencave. Kjo mund të arrihet vetëm nëse strukturat dhe proceset formulohen përmes një planifikimi të kujdesshëm, si dhe nëse integrohen në operacionet, trajnimet dhe ushtrimet periodike. Emergjencat dhe fatkeqësitë nuk njohin kufij. Disa emergjenca mund të prekin sipërfaqe të mëdha dhe disa mund të kenë pasoja shtetërore apo madje edhe ndërkombëtare (p.sh., ndotja detare ose ndotja radiologjike atmosferike). Planifikimi dhe përgatitja duhet të reflektojnë të gjitha opsionet e mundshme.

  94. 1.2.7 Bashkëpunimi Mbrojtja civile është një aktivitet ndërinstitucional. Menaxhimi i emergjencave mbledh së bashku një gamë të gjerë organizatash, të cilat nuk janë të lidhura nga marrëdhëniet hierarkike. Edhe pse një agjenci mund të marrë drejtimin në lidhje me një emergjencë ose me një fazë apo aspekt të kësaj emergjence, proceset e vendimmarrjes duhet të synojnë gjithmonë që të jenë përfshirëse dhe, kur është e mundur, të rezultojnë në vendime konsensuale. Për rrjedhojë, besimi reciprok dhe mirëkuptimi janë shtyllat kryesore të operacioneve ndërinstitucionale efikase. Organizatat duhet të kuptojnë funksionet, mënyrat e punës, prioritetet dhe kufizimet e njëra-tjetrës. Kjo do të lehtësojë dialogun e hapur, i cili është thelbësor për përcaktimin, rënien në ujdi dhe përmbushjen e synimit dhe objektivave të përbashkëta. Për më tepër, transparenca ndërmjet agjencive duhet të mbështetet dhe të garantohet përmes angazhimit në ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të shkëmbyer, në rastet kur kemi të bëjmë me palë të treta apo me publikun e gjerë. Zbulimi i paautorizuar i informacionit ose veprimet e njëanshme jo vetëm që do të vinin në dyshim kohezionin, por mund të rrezikojnë gjithashtu edhe efikasitetin operacional.

  95. 1.2.8 Vazhdimësia Masat për mbrojtjen civile mbështeten në supozimin se organizatat që realizojnë funksione të përditshme janë më të përshtatshmet për t’u trajnuar/stërvitur rreth kërkesave sfiduese të një emergjence. Përvoja, ekspertiza, burimet dhe marrëdhëniet që ato kanë krijuar do të jenë thelbësore. Megjithatë, ato mund të alokohen në një mënyrë të ndryshme ose të mbështeten nga vendet fqinje. Përgjigja dhe rimëkëmbja efikase do të mbështeten në masa të testuara dhe të provuara falë praktikave të punës së përditshme. Kur është e mundur, masat e përgjigjes dhe rimëkëmbjes duhet të ruajnë strukturat dhe mënyrat ekzistuese të të vepruarit, të cilat njihen mirë nga njerëzit. Natyra specifike e emergjencave sjell nevojën për një alokim të posaçëm të stafit dhe burimeve. Në çdo rast që rolet, përgjegjësitë dhe masat organizative ndryshojnë gjatë emergjencave, atëherë ato duhet të integrohen përmes trajnimit dhe ushtrimeve. POLITIKAT DOKTRINA PLANET LEGJISLACIONI NDËRKOMBËTARE KOMBËTAR DHE HULUMTIMET PSV-të Fig. 2. Qasja nga lart-poshtë e doktrinës së riskut nga fatkeqësitë Plani Kombëtar për Emergjencat Civile është një komponent thelbësor i një strategjie kombëtare që ka evoluar si rezultat i drejtpërdrejtë i hulumtimeve dhe analizës, nevojave kombëtare dhe udhëzimeve ndërkombëtare. PKEC mbështetet në filozofinë kryesore të ZRF-së, e cila është zvogëlimi i riskut të identifikuar, parandalimi i shfaqjes së risqeve të reja dhe menaxhimi i riskut të mbetur.

  96. 1.3 Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

  97. 1.3.1 Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive 2015–2030 u miratua në Konferencën e Tretë Botërore të OKB-së për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive, në vitin 2015, nga anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Një nga ndryshimet më të rëndësishme që synohen të realizohen në botë përmes Kuadrit Sendai, është një theks i fortë në menaxhimin e riskut të fatkeqësive në krahasim me menaxhimin e fatkeqësive. Fig. 3. Kuadri Sendai për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive Kuadri Sendai përcakton shtatë objektiva dhe katër prioritete për veprim për të parandaluar risqet e reja dhe për të zvogëluar risqet ekzistuese nga fatkeqësitë. Shtatë objektivat globalë janë: A. Të zvogëlojë ndjeshëm vdekshmërinë globale nga fatkeqësitë, brenda vitit 2030, me synimin për të ulur normën mesatare të vdekshmërisë globale për 100 000 banorë në dekadën 2020–2030, krahasuar me periudhën 2005-2015. B. Të zvogëlojë ndjeshëm numrin e personave të prekur në nivel global, brenda vitit 2030, me synimin për të ulur mesataren globale për 100 000 banorë në dekadën 2020–2030, krahasuar me periudhën 2005–2015. C. Të zvogëlojë humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga fatkeqësitë, në raport me produktin e brendshëm bruto (PBB) global, brenda vitit 2030. D. Të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme dëmtimin e infrastrukturës kritike nga fatkeqësitë dhe ndërprerjen e shërbimeve bazë, ku bëjnë pjesë ambientet shëndetësore dhe arsimore, duke përfshirë përmes zhvillimit të aftësisë së tyre ripërtëritëse, brenda vitit 2030. E. Të rrisë ndjeshëm numrin e vendeve që kanë strategji kombëtare dhe vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, brenda vitit 2020. F. Të rrisë ndjeshëm bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet në zhvillim, përmes ofrimit të mbështetjes së përshtatshme dhe të qëndrueshme për plotësimin e veprimeve të tyre kombëtare për zbatimin e këtij Kuadri, brenda vitit 2030. G. Të rrisë ndjeshëm disponueshmërinë dhe qasjen në sistemet e paralajmërimit të hershëm për rreziqet e shumëfishta, si dhe informacionin dhe vlerësimet e riskut nga fatkeqësitë për njerëzit, brenda vitit 2030. Katër fushat prioritare globale të Kuadrit Sendai përbëhen nga: I. Njohja e riskut nga fatkeqësitë. II. Fuqizimi i qeverisjes së riskut nga fatkeqësitë për të menaxhuar riskun nga fatkeqësitë. III. Investimi në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë për qëllime të aftësisë ripërtëritëse. IV. Rritja e gatishmërisë ndaj fatkeqësive për një përgjigje efektive, si dhe zbatimi i parimit “Rindërto më mirë” në rimëkëmbje, rehabilitim dhe rindërtim. Kuadri Sendai përcakton faktin që zhvillimi duhet të mbështetet në informacionin për riskun në mënyrë që të jetë i qëndrueshëm. Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. Rezultatet e Kuadrit Sendai dhe të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), janë produkt i proceseve të ndërlidhura sociale dhe ekonomike. www.undrr.org

  98. 1.3.2 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm Fig. 4. Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm Objektivat kryesore dhe të rëndësishme për Planin Kombëtar për Emergjencat civile përfshijnë: OZHQ 1. Pa varfëri Deri në vitin 2030, rritja e aftësisë ripërtëritëse të të varfërve dhe personave në situata të pambrojtura dhe zvogëlimi i ekspozimit dhe cenueshmërisë së tyre ndaj ngjarjeve ekstreme të lidhura me klimën, goditjet dhe fatkeqësitë e tjera ekonomike, sociale dhe mjedisore. OZHQ 3. Shëndet i mirë dhe mirëqenie Deri në vitin 2030, ulja e ndjeshme e numrit të vdekjeve dhe sëmundjeve nga kimikatet e rrezikshme, si dhe nga ndotja dhe kontaminimi i ajrit, ujit dhe tokës. OZHQ 5. Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave Miratimi dhe forcimi i politikave të shëndosha dhe legjislacionit detyrues për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave në të gjitha nivelet. OZHQ 6. Ujë i pastër dhe kanalizime Deri në vitin 2030, përmirësimi i cilësisë së ujit duke ulur ndotjen, duke ndalur hedhjen e mbetjeve dhe duke minimizuar çlirimin e kimikateve dhe materialeve të rrezikshme, duke përgjysmuar përqindjen e ujërave të përdorura të patrajtuara dhe duke rritur ndjeshëm riciklimin dhe ripërdorimin e sigurt në nivel global. OZHQ 9. Ndërtimi një infrastrukture ripërtëritëse, promovimi i industrializimit gjithëpërfshirës dhe nxitja e inovacionit Zhvillimi i një infrastrukture cilësore, të besueshme, të qëndrueshme dhe ripërtëritëse, duke përfshirë infrastrukturën rajonale dhe ndërkufitare, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e njerëzve, duke u përqendruar në qasje të përballueshme dhe të barabartë për të gjithë. OZHQ 11. Qytete dhe komunitete të qëndrueshme Deri në vitin 2030, ulja e ndjeshme e numrit të vdekjeve dhe numrit të personave të prekur, si dhe ulja e ndjeshme e humbjeve të drejtpërdrejta ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësitë, duke përfshirë nga fatkeqësitë që lidhen me ujin, në raport me produktin e brendshëm bruto global, duke u përqendruar te mbrojtja e të varfërve dhe njerëzve në situata të pambrojtura. OZHQ 13. Ndryshimet klimatike Forcimi i aftësisë ripërtëritëse dhe kapacitetit përshtatës ndaj rreziqeve që lidhen me klimën dhe fatkeqësitë natyrore në të gjitha vendet. OZHQ-të në Shqipëri Për të mbështetur masat për OZHQ-të, Shqipëria ka përgatitur një raport bazë për OZHQ-të, për të eksploruar komponentë specifikë të shtyllave të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI). Raporti bazë i Shqipërisë nënvizon se kuadri kombëtar strategjik i politikave ka nivelin më të lartë të harmonizimit me synimet e OZHQ 3 (Shëndet i mirë dhe mirëqenie); OZHQ 7 (Energji e përballueshme dhe e pastër); OZHQ 8 (punë dinjitoze dhe rritje ekonomike); dhe OZHQ 9 (Industri, novacion dhe infrastrukturë), ndërsa niveli më i ulët i harmonizimit është me OZHQ 14 (Jeta nën ujë). www.sdgs.un.org

  99. 1.3.3 Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe Marrëveshja e Parisit Nevoja për koherencë ndërmjet përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike (PNK) dhe ZRF-së, është identifikuar nga OZHQ-të në nivel global, si dhe nga BE në nivel rajonal. Gjetjet dhe raportet ekzistuese mbi PNK-në, të cilat vijnë nga burime të ndryshme, flasin për kushtet e qëndrueshme të temperaturave të larta dhe reshjeve të ulëta, ndryshimin e modeleve dhe shpeshtësinë e ngjarjeve me reshje të larta që shkaktojnë, ndër të tjera, përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, nuk janë kundërshtuar nga sektori i ZRF-së. Përkundrazi, marrja në konsideratë e skenarëve afatgjatë klimatikë po kthehet në një kriter për vlerësimet e ardhshme të riskut nga fatkeqësitë dhe rrjedhimisht, për strategjitë kombëtare të ZRF-së. Marrëveshja e Parisit dhe Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm (duke përfshirë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm), theksojnë rëndësinë e përshtatjes klimatike dhe zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive (UNDRR) thekson se, nëse duam të zvogëlojmë riskun, duhet të bashkohemi në qasjet tona dhe të përfshijmë të gjithë sektorët përkatës, të bashkëpunojmë brenda institucioneve dhe të garantojmë harmoni nga politikat deri tek aktivitetet.

  100. 1.3.4 Ndryshimet klimatike dhe ZRF në Shqipëri Në qershor 2019, Shqipëria miratoi Strategjinë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Planin e saj të Veprimit për zbutjen e emetimeve të gazeve me efekt serrë, si dhe Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 6, duke u bërë kështu ndër vendet e parë në rajon me një Strategji për Ndryshimet Klimatike. Që nga viti 2016, Shqipëria ka zhvilluar dokumentin e Planit Kombëtar të Përshtatjes (PKP) në bashkëpunim të ngushtë me ministritë përkatëse të linjës dhe nën udhëheqjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM), në kuadër të veprimtarisë së Grupit Ndërministror të Punës për Ndryshimet Klimatike, i cili u mandatua nga Kryeministri i Shqipërisë gjatë periudhës 2015– 6 VKM-ja nr. 466, datë 3.7.2019, “Për miratimin e dokumentit strategjik dhe të planeve kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”. 2016. Ky proces u mbështet nga GIZ, UNDP dhe BE. Procesi i punës garantoi pronësinë dhe pjesëmarrjen e të gjitha grupeve përkatëse të interesit, në përputhje me udhëzimet teknike të PKP-së nga KKKBNK (Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet klimatike). www.unfcc.int

  101. 1.4 Organizimi i sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri

  102. 1.4.1 Hyrje Sistemi i Mbrojtjes Civile në Shqipëri përbëhet nga struktura të përhershme dhe të përkohshme në nivel qendror, qarku dhe bashkie. Nëpërmjet këtyre strukturave, çdo ministri, agjenci ose institucion, aktualisht, ka role dhe përgjegjësi të veçanta për të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave. Këto role dhe përgjegjësi ndahen shpesh ndërmjet dy ose më shumë institucioneve, të cilat merren, për shembull, me çështje të tilla, si: furnizimin me ujë, hapjen a kanaleve, ngritjen e mureve mbajtëse, digat ose pritat, si dhe me çështje të tjera. Për të krijuar një pamje më të qartë dhe për arritjen e një bashkërendimi sa më funksional të roleve dhe të përgjegjësive të këtyre aktorëve, ku përfshihen institucione shtetërore dhe joshtetërore, këto përgjegjësi janë përshkruar në detaje në kapitujt që përshkruajnë secilën fazë të ciklit të menaxhimit të emergjencave. Akti kryesor ligjor që mbulon gjithë aktivitetet e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri, është ligji nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”. Ky ligj vendos rregullat bazë të funksionimit të sistemit të mbrojtjes civile, duke përcaktuar qartësisht përgjegjësitë e institucioneve dhe strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin. Ky akt ligjor gjithashtu siguron përshtatjen e Sistemit të Mbrojtjes Civile me standardet Evropiane, në përputhje me prioritetet e Kuadrit “Sendai” për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive. Një prej objektivave kryesore të ligjit është forcimi i sistemit të mbrojtjes civile, përmes ngritjes dhe fuqizimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), si një institucion qendror në varësi të Ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen civile në të gjithë territorin e vendit. AKMC-ja është autoriteti më i lartë koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjes civile. AKMC-ja organizohet si drejtori e përgjithshme në nivel qendror, e cila gjithashtu ka strukturat rajonale përmes të cilave ushtron funksionet e saj. Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 45/2019, institucionet në nivel qendror dhe bashkitë duhet të përgatisin aktet nënligjore dhe Vlerësimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Strategjinë e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planet për Emergjencat Civile, respektivisht për sektorët dhe territorin administrativ që ato mbulojnë. Ndërsa në nivel qarku, Prefekti i qarkut është përgjegjës për dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planin për Emergjencat Civile në nivel qarku. Bazuar në kërkesat ligjore, aktualisht janë hartuar dhe miratuar pothuajse të gjitha aktet nënligjore (VKM, urdhra) që rregullojnë aspekte të ndryshme të sistemit të mbrojtjes civile të cilat jepet në aneksin J. Sipas përcaktimeve të ligjit nr. 45/2019, AKMC-ja e mbështetur nga UNDP, ka hartuar së fundmi dy dokumente kryesorë të fushës së ZRF dhe MC në nivel qendror: Vlerësimi i Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023–2030. Plani Kombëtar për Emergjencat Civile7 është dokumenti planifikues që përqafon qasjen dhe parimet e ligjit nr. 45/2019, duke përfshirë konkluzionet e dy dokumenteve të sipërpërmendura. PKEC përcakton masat dhe aktivitetet e të gjithë aktorëve aktivë në vendin tonë (publikë dhe privatë), që mbulojnë faza të ndryshme të ciklit të menaxhimit të emergjencave/fatkeqësive me qëllim mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit.

  103. 1.4.2 Institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri Bazuar në ligjin nr. 45/2019, sistemi i mbrojtjes civile (SMC) në vendin tonë përbëhet nga një tërësi institucionesh dhe strukturash qendrore dhe vendore të MC, si edhe strukturash operacionale të MC që synojnë mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit nga dëmtimi ose rreziku i dëmtimit, si pasojë e fatkeqësive. Ky sistem bazohet në parimin e subsidiaritetit dhe specifikisht përcaktohet që: I. Kur në një fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi tjetër kërkohet mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma, fillimisht përdoren kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore të prekur nga fatkeqësia. II. Nëse kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, kërkohen kapacitete shtesë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore fqinje. III. Nëse kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të prekur nga fatkeqësia dhe të atyre fqinje, janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, kërkohet angazhimi i kapaciteteve të tjera shtetërore, duke përfshirë Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Në respektim të këtij parimi, sistemi i MC përbëhet nga: Institucione dhe struktura të mbrojtjes civile: I. Në nivel qendror II. Në nivel qarku III. Në nivel bashkie Struktura operacionale të mbrojtjes civile I. Në nivel qendror II. Në nivel qarku III. Në nivel bashkie Siç do vihet re në vijim, në këtë kapitull, disa prej strukturave janë të përhershme ndërsa disa të tjera të përkohshme, që ngrihen/aktivizohen dhe funksionojnë vetëm gjatë periudhës së emergjencës/fatkeqësisë. Pavarësisht se të ndara në dy grupe të veçanta, duhet konsideruar që si institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile ashtu edhe strukturat operacionale kanë role dhe përgjegjësi të veçanta për të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave dhe në raste fatkeqësish është thelbësore që ato të bashkëpunojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën për të siguruar përgjigjen më efektive të mundshme. Vlerësime më të detajuara për rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe strukturave që përbëjnë sistemin e mbrojtjes civile do jepen në kapitujt në vijim për secilën fazë të ciklit të menaxhimit të emergjencave (Parandalim/Lehtësim, Gatishmëri, Përgjigje dhe Rimëkëmbje).

  104. 1.4.3 Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile janë: 7 PKEC do zëvendësojë atë ekzistues të miratuar me VKM-në nr. 835, datë 3.12.2004, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile”. Fig. 1. Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile Fig. 5. Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile Institucione/struktura të përhershme Institucione/struktura të përkohshme Kuvendi i Shqipërisë Referuar Kushtetutës, Kuvendi, është organi më i lartë i Pushtetit ligjvënës dhe ushtron tre funksione kryesore: legjislativ, zgjedhës dhe kontrollues. Sa i përket sektorit të mbrojtjes civile, Kuvendi, duke ushtruar funksionin legjislativ: I. Ratifikon marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen civile. II. Vendos për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore përtej 30 ditëve të shpallura nga Këshilli i Ministrave. III. Miraton buxhetin e AKMC-së, si pjesë e buxhetit të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen civile. Në zbatim të funksionit kontrollues, ushtron kontroll parlamentar për çështje që kanë lidhje me mbrojtjen civile. Këshilli i Ministrave Këshilli i Ministrave drejton SMC-në në Shqipëri dhe siguron zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave është përgjegjës për miratimin e dokumenteve strategjikë, politikave dhe programeve të cilat mbulojnë të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht: I. Miraton dokumentin e vlerësimit të riskut në nivel qendror. II. Miraton Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë në Republikën e Shqipërisë. III. Miraton Planin Kombëtar për Emergjencat Civile. IV. Miraton politikat për përballimin dhe rregullimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore dhe fatkeqësive të tjera8. Gjithashtu mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. Këshilli i Ministrave informon Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ministrit përgjegjës për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës, si dhe kërkon miratimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë përtej 30 ditëve Fig. 6. Institucionet qendrore, strukturat monitoruese, vepruese dhe organizatat ndërkombëtare (gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur) Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Këshilli i Ministrave: I. Krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC). II. Cakton kryetarin e KNEC-së, i cili mund të jetë Kryeministri, Zëvendëskryeministri ose një ministër, në varësi të natyrës/llojit të emergjencës civile. III. Informon Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe për masat e marra deri në atë moment. IV. Kur është e nevojshme, kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë miratimin e akteve ligjore. V. Nëse është e nevojshme, vendos rialokimin e fondeve shtetërore dhe i propozon Kuvendit të Shqipërisë ndryshimin e ligjit ekzistues “Për buxhetin”. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC) KNEC është një organ i përkohshëm që ngrihet me Vendimin e Këshillit të Ministrave me të cilin shpalljet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe ushtron funksionet dhe detyrat e tij për aq kohë 8 Referuar aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019, datë 18.12.2019. sa zgjat kjo gjendje. Gjatë periudhës për të cilën funksionon, KNEC është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve dhe strukturave shtetërore, të subjekteve private, si dhe të burimeve materiale e financiare për përballimin e fatkeqësisë natyrore. Sipas karakterit të fatkeqësisë KNEC drejtohet nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri ose një ministër. Në zbatim të ligjit nr. 45/2019, KNEC kryen këto detyra: I. Bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe të strukturave të mbrojtjes civile. II. Përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare. III. Vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore. IV. Cakton Drejtuesin Qendror të Operacionit për drejtimin e operacioneve të përgjigjes ndaj emergjencave civile. V. Kryen detyra të tjera që burojnë nga ligji nr. 45/2019 dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë. Detyra të tjera të KNEC-së janë: VI. Merr vendim për apel për asistencë ndërkombëtare në rast se është e nevojshme, procedurat e të cilit ndiqen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ( MEPJ) në bashkëpunim me MM. VII. Koordinon aktivitetet e Mbështetjes së Vendit Pritës për marrjen e asistencës ndërkombëtare apo dhënien e asistencës jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë në rastet e emergjencave që prekin edhe shtetet e tjera/emergjencave ndërkufitare. VIII. Bashkërendon veprimet dhe aktivitetet e institucioneve dhe të strukturave qendrore, vendore, Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH), OJF-ve dhe donatorëve. IX. Kërkon përfshirjen e plotë të institucioneve të përfshira në PKEC, si dhe angazhimin e tyre në të gjitha veprimet e nevojshme për përballimin e situatës së emergjencës civile. X. I kërkon Këshillit të Ministrave përdorimin e rezervave shtetërore, përcakton mënyrën e përdorimit të tyre në zonën e prekur nga emergjenca, si dhe përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale dhe financiare që vihen në dispozicion për përballimin e emergjencës. XI. Drejton procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, analizon mundësitë e rimëkëmbjes të zonave të prekura dhe i propozon Këshillit të Ministrave rrugët e zgjidhjes. XII. Në zbatim të detyrave dhe funksioneve të tij, KNEC-ja nxjerr vendime, urdhra dhe udhëzime, të cilat kanë fuqi vepruese për sa kohë zgjat gjendja e fatkeqësisë natyrore. XIII. Përfundon aktivitetin e tij në momentin kur mbaron gjendja e fatkeqësisë natyrore. Komiteti i Mbrojtjes Civile (KMC) Komiteti i Mbrojtjes Civile është organi më i lartë, i përhershëm, përgjegjës për zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë. Bazuar në VKM-në nr. 923, datë 25.11.20209, KMC kryesohet nga ministri i Mbrojtjes dhe organizohet dhe ushtron funksionet në zbatim të këtij vendimi. Në varësi të nevojave, në mbledhjet e KMC-së ftohen edhe përfaqësues nga institucione shkencore dhe monitoruese, drejtues të strukturave qendrore, OJF etj. Të drejtën e propozimit për thirrjen e mbledhjes së KMC-së, përveç kryetarit të tij, e ka edhe çdo ministër, sipas fushës së përgjegjësisë dhe llojit të fatkeqësisë. 9 VKM-ja nr. 923, datë 25.11.2020, “Për funksionimin e organizimin e Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të institucioneve dhe të strukturave të sistemit të mbrojtjes civile”. KMC koordinon aktivitetet e të gjitha institucioneve dhe strukturave të përfshira në menaxhimin e emergjencave civile me përjashtim të rasteve kur është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, si më poshtë: I. Emergjencave civile vendore dhe atyre rajonale të cilat kërkojnë aktivizimin e kapaciteteve të konsiderueshme operacionale shtesë të institucioneve dhe strukturave qendrore. II. Emergjencave civile kombëtare. kur vlerësohet se për këtë kërkohet koordinim i veprimeve dhe bashkëpunim më i gjerë midis institucioneve dhe strukturave qendrore dhe vendore, Detyra të tjera të KMC-së janë: III. Merr vendimin për të kërkuar asistencë ndërkombëtare në rastet e emergjencave kombëtare, emergjencave civile vendore apo rajonale për të cilat nuk është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe për të cilat nevojitet asistencë ndërkombëtare. IV. Në rastet e emergjencave kombëtare ose emergjencave civile vendore apo rajonale për të cilat nevojitet asistencë ndërkombëtare, merr vendimin për “refuzimin” e asistencës ndërkombëtare kur ajo është e papërshtatshme, e padëshirueshme apo e tepërt, me propozimin e MM në bashkëpunim me MEPJ, pas kërkesës së argumentuar nga AKMC-ja. V. Koordinon të gjitha aktivitetet e fazës së rimëkëmbjes për emergjencat kombëtare për të cilat shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore sikurse edhe programin e rimëkëmbjes, kur ekziston një i tillë. VI. Koordinon të gjitha aktivitetet e fazës së rimëkëmbjes për emergjencat kombëtare për të cilat nuk shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. VII. Merr vendim për kompensimin e dëmeve nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pas kërkesës së prefektit të qarkut, në rast se vlera e kompensimit tejkalon 8 (tetë) % të buxhetit të bashkisë. Pranë AKMC-së ngrihet e funksionon sekretariati teknik i KMC-së, i cili është përgjegjës për përgatitjen e materialeve të mbledhjes dhe për njoftimin e anëtarëve të KMC-së për mbledhjen e radhës. Përbërja e sekretariatit teknik të KMC-së përcaktohet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së. Ministri përgjegjës për Mbrojtjen Civile Bazuar në organizimin aktual të Qeverisë Shqiptare, është Ministria e Mbrojtjes e cila sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore planifikon e përballon emergjencat civile 10. Sa më sipër, kudo në këtë dokument që referohet ministri përgjegjës për Mbrojtjen Civile do nënkuptohet ministri i Mbrojtjes. Përditësimi i PKEC në vijim do reflektojë ndryshimin përkatës, në lidhje me këtë fushë përgjegjësie shtetërore, nëse do ketë të tillë. Ministri i Mbrojtjes ka këto përgjegjësi: I. Përcakton drejtimet strategjike dhe objektivat e AKMC-së. II. Harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe të mbrojtjes civile. III. Informon, periodikisht, Këshillin e Ministrave në lidhje me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. IV. Mbikëqyr menaxhimin e buxhetit të AKMC-së, sipas legjislacionit financiar në fuqi. 10 VKM-ja nr. 605, datë 20.10.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes”. Fig. 7. Ministria përgjegjëse për Mbrojtjen Civile dhe ndërveprimi i saj me nivelin qendror, të qarkut dhe atë vendor Ministri përgjegjës për MC ka gjithashtu përgjegjësitë e mëposhtme: I. Analizon dhe vlerëson propozimet e AKMC-së për deklarimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në rastet e emergjencave civile sikurse nismat e ministrive të linjës për fatkeqësitë e tjera dhe kur e vlerëson të domosdoshme, i propozon Këshillit të Ministrave shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë në të gjithë territorin ose për një pjesë të territorit të vendit. II.Bashkëpunon me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në procedurat që ndiqen për apelin për asistencë ndërkombëtare sikurse në pranimin e asistencës ndërkombëtare. III. Në koordinim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe, sipas rastit, edhe me ministritë e tjera harton kërkesat e specifikuara për nevojat për asistencë ndërkombëtare dhe raportet periodike të situatës për Qendrën Evropiane të Koordinimit të Emergjencave dhe për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për Fatkeqësitë. IV. Informon agjencitë ndërkombëtare, organizatat jofitimprurëse dhe donatorët brenda vendit për nevojat dhe domosdoshmërinë e asistencës. V. Bashkërendon aktivitetet e administratës së Ministrisë dhe të strukturave vartëse me kërkesat e KNEC-së dhe DQO-së në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore sikurse me kërkesat e KMC-së në rastet e tjera. VI. Propozon ngritjen e strukturave shtesë për të funksionuar në mënyrë më efektive në përgjigje të emergjencës, nëse është e nevojshme. Ministritë dhe institucionet qendrore Çdo ministër dhe drejtues institucioni qendror është përgjegjës për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore apo të kompetencave përkatëse që mbulon. Ministritë dhe institucionet qendrore kanë këto detyra: I. Hartojnë, miratojnë dhe përditësojnë planet sektoriale për emergjencat civile, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore dhe i dërgojnë pranë AKMC-së për qëllime analize dhe planifikimi. II. Planifikojnë buxhet vjetor për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sipas fushës së përgjegjësisë së tyre shtetërore. III. Organizojnë dhe mirëmbajnë sistemet e monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në fushën e veprimtarisë së tyre. IV. Krijojnë bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në fushën e përgjegjësisë së tyre, të cilën e mirëmbajnë, e përditësojnë, si dhe shkëmbejnë informacione me AKMC-në. V. Informojnë në mënyrë të vazhdueshme AKMC-në lidhur me aktivitetet e ndryshme në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. VI. Sigurojnë forca e mjete dhe zbatojnë detyrimet që i lindin si pasojë e fushës së përgjegjësisë shtetërore, të nevojshme në raste fatkeqësish. Angazhojnë të gjitha kapacitetet që disponojnë për përballimin e fatkeqësive. VII.Analizojnë gjendjen ekzistuese të kapaciteteve administrative, teknike dhe financiare për mbrojtjen civile, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të tyre dhe informojnë të paktën një herë në vit AKMC-në për to’. VIII. Kryejnë vlerësimin e humbjeve nga fatkeqësitë, sipas fushës së përgjegjësisë. Aktivitetet e ministrive përfshihen në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave civile dhe, sipas rastit, ato luajnë rolin drejtues ose mbështetës, në varësi të natyrës së emergjencës së shfaqur. Kur deklarohet gjendja e fatkeqësisë natyrore, ministritë përkatëse të linjës dërgojnë përfaqësuesit e tyre pranë QKOEC-së. Ata sjellin me vete të dhënat e tyre, informacionin për burimet dhe kapacitetet administrative, teknike dhe financiare të ministrive dhe kanë autoritetin për t’u përfshirë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me përdorimin e kapaciteteve të ministrive që përfaqësojnë. Kur është e nevojshme, ministritë përkatëse sigurojnë shërbime specifike, ngrenë struktura të veçanta që merren me situatat e emergjencave civile dhe lehtësojnë përfshirjen e administratave të tyre në përgjigje të situatave të emergjencave civile. Bazuar në VKM-në nr. 431, datë 15.7.2021, 11 në gjitha ministritë e linjës krijohen pozicione pune apo sektorë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, bazuar në specifikat, fushën e përgjegjësisë shtetërore dhe kompetencat që ato mbulojnë. Përbërja e njësive organizative, që kanë në kompetencë të tyre çështjet e mbrojtjes civile, është si më poshtë vijon: I. Në ministritë që mbulojnë sektorët prioritarë në mbrojtjen civile për arsye të përgjegjësive të shtuara në lidhje me mbrojtjen civile, njësia organizative ngrihet në nivel sektori. II. Në ministritë e tjera të jetë 1 apo 2 pozicione në përbërje të njësive të tjera organizative, pjesë të strukturave përgjegjëse për shërbimet e brendshme mbështetëse. Kompetencat dhe detyrat e njësive organizative përcaktohen në VKM-në e sipërcituar. Njësitë organizative për mbrojtjen civile pranë ministrive aktivizojnë, me kërkesë të AKMC-së, kapacitetet e parashikuara për emergjencë civile, për të reaguar me shpejtësi dhe efektivitet në rastin më të parë të mundshëm, por asnjëherë më vonë se 2 (dy) orë. Në situatat e emergjencave civile, komunikimi ndërinstitucional mbahet duke përdorur kanalet zyrtare të komunikimit. Në rastet e komunikimit verbal, sektorët për mbrojtjen civile pranë ministrive regjistrojnë dhe ruajnë përmbajtjen e bisedave, të njoftimeve apo të kërkesave të marra e të dhëna përmes përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) AKMC është institucioni qendror përgjegjës për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë. AKMC-ja funksionon dhe organizohet në zbatim të 11 VKM-ja nr. 431, datë 15.7.2021, “Për përbërjen dhe detyrat e njësive organizative që kanë në kompetencë të tyre çështjet e mbrojtjes civile në ministritë e linjës”. ligjit nr. 45/2019 dhe VKM-së nr. 747, datë 20.11.2019, 12 dhe ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. AKMC-ja e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet: - Në nivel qendror, si drejtori e përgjithshme; - Në nivel vendor, sipas qendrave të mbrojtjes civile në qark. Bazuar në kuadrin ligjor aktualisht në fuqi, AKMC-ja ushtron këto detyra kryesore: I. Zbaton politikën e Këshillit të Ministrave në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. Në këtë kuadër bashkëpunon me institucionet e strukturat e SMC, në nivel qendror e vendor, si dhe me organet, entet, institucionet e specializuara lidhur me plane, programe e projekte që synojnë zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. II. Zbaton objektivat strategjike të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe përgatit, çdo vit, raport drejtuar ministrit për gjendjen e përgjithshme të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. III. Koordinon dhe bashkërendon punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Planit Kombëtar për Emergjencat Civile dhe vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror. IV. Identifikon e vlerëson nevojën për hartimin ose ndryshimin e legjislacionit lidhur me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. V. Planifikon fonde për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si edhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile. VI. Lidh marrëveshje me organizata jofitimprurëse ose subjekte të tjera juridike, brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me mbrojtjen civile. Komunikon me qendrat ndërkombëtare të informimit e të koordinimit të përgjigjes dhe me shërbimet homologe, për të përballuar situatat e emergjencës civile kombëtare, në rast fatkeqësie. VII. Zbaton projekte dhe programe me financim nga donatorë dhe organizma të huaj e vendas, si dhe menaxhon programet e asistencës financiare për realizimin e veprimtarisë së saj. VIII. Bashkëpunon e koordinon me institucionet dhe strukturat përkatëse qendrore e vendore për lehtësimin e procedurave doganore dhe të kalimit të kufirit, në rastet e marrjes së asistencës ndërkombëtare, për realizimin e mbështetjes së vendit pritës, në rastet kur nuk është shpallur gjendja e fatkeqësisë. IX. Nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Trajnimeve për Mbrojtjen Civile, përgatit programin e trajnimit të strukturave të mbrojtjes civile, në nivel qendror dhe vendor dhe kryen trajnimet e strukturave shtetërore, të subjekteve private e vullnetare. X. Harton programe edukimi në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjes civile në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse që mbulon çështjet e arsimit. XI. Organizon fushata informuese/sensibilizuese për masat që duhet të merren për parandalimin e përballimin e fatkeqësive. XII. Promovon format, metodologjitë, mënyrat racionale për grumbullimin, regjistrimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi fatkeqësitë. XIII. Promovon studimet dhe hulumtimet për parashikimin e parandalimin e rreziqeve natyrore ose të lidhura me veprimtarinë njerëzore. XIV. Bashkëpunon me bashkitë, prefekturat, institucionet qendrore, sektorin privat dhe organizata të ndryshme për çështje të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe të realizimit të mbrojtjes civile. 12 VKM-ja nr. 747, datë 20.11.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”. XV. Ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar nga fatkeqësitë e ndryshme, për të ndërhyrë me masa, në rast të shterimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse, referuar kategorizimeve të emergjencave civile sipas ligjit. XVI. Bashkërendon dhe koordinon veprimet e strukturave operacionale të mbrojtjes civile në nivel qendror, për përballimin e fatkeqësive kur emergjencat civile janë të rëndësisë kombëtare, me përjashtim të rasteve kur është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore. XVII. Bashkërendon dhe koordinon shpërndarjen e asistencës ndërkombëtare, në rastet e emergjencave civile kombëtare kur nuk është shpallur gjendja e fatkeqësisë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. XVIII. Mbledh informacion nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile, qendrore dhe vendore, për masat e marra për parandalimin e përballimin e fatkeqësive, si dhe të dhëna për dëmet e humbjet e pësuara nga këto të fundit. XIX. I siguron Komitetit të Mbrojtjes Civile të dhënat e nevojshme për çështje të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. XX. I siguron Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile të dhënat e nevojshme për situatat emergjente, për rreziqet që paraqesin, si dhe mundësitë për mbështetje materiale të operacioneve për përballimin e emergjencave civile. AKMC-ja merr pjesë në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave civile. Në kohë të qetë (jo emergjente), nëpërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, AKMC-ja: - Mban nën kontroll situatën e emergjencës në të gjithë territorin e vendit. - Mban kontakte të vazhdueshme me njësitë organizative, që kanë në kompetencë të tyre çështjet e mbrojtjes civile të ministrive dhe institucioneve qendrore, qendrat e ndryshme operacionale të institucioneve, sektorët e planifikimit dhe mbrojtjes civile në 12 Prefektët e qarqeve si dhe strukturat e përhershme të planifikimit dhe mbrojtjes civile në të gjitha bashkitë e vendit. Detyrat e AKMC-së në secilën prej 4 etapave të fazës së përgjigjes, konkretisht “alarmit për rritjen e gatishmërisë”, “vendosjes së gjendjes së gatishmërisë”, “aktivizimit” dhe “daljes nga situata” gjenden në seksionin 4.3 “Aktivizimi i përgjigjes në Shqipëri” të këtij dokumenti. Komisioni Teknik Këshillimor (KTK) Komisioni Teknik Këshillimor, nën drejtimin e AKMC-së, ngrihet pranë Ministrisë së Mbrojtjes në zbatim të VKM-së nr. 1020, datë 16.12.202013 dhe ka si funksion kryesor këshillimin për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. Komisioni Teknik Këshillimor ka përgjegjësi: I. Të shqyrtojë strategjitë, politikat, programet dhe planet për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim mbrojtjen e jetës së njerëzve, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit. II. Të shqyrtojë dhe të rekomandojë për çështjet që lidhen me programet e edukimit/arsimimit për strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe publikun e gjerë në fushën e mbrojtjes civile. III. Të shqyrtojë dhe të analizojë planet për emergjencat civile, të përgatitura nga institucionet shtetërore e joshtetërore, dhe të japë rekomandimet përkatëse, sipas rastit. IV. Të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes civile, vënien në eficiencë të plotë të tij, përcaktimin e prioriteteve, si dhe identifikimin e nevojave. V. Të kontribuojë në rrugët e zgjidhjes për masat parandaluese, të rehabilitimit dhe të rimëkëmbjes për lloje të ndryshme fatkeqësish natyrore ose fatkeqësi të tjera. 13 VKM-ja nr. 1020, datë 16.12.2020, “Për përbërjen, funksionimin dhe detyrat e Komisionit Teknik Këshillimor për zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive”. Detyra specifike të KTK, të lidhura me fazën e përgjigjes gjenden në seksionin 4.3 “Aktivizimi i përgjigjes në Shqipëri” të këtij dokumenti, si më poshtë: - Etapa II: Vendosja e gjendjes së gatishmërisë: Ku drejtori i AKMC-së mbledh KTK-në dhe kërkon përgatitjen për procesin e marrjes së vendimeve. - Etapa III: Aktivizimi. Për rastet e emergjencave të menjëhershme, drejtori i AKMC-së mbledh pranë QKOEC-së atë pjesë të KTK të domosdoshme për konsultime sipas llojit të emergjencës dhe fillon përgatitjen për procesin e marrjes së vendimeve. Pranë KTK-së funksionon sekretaria teknike, me punonjës të AKMC-së, e cila përgjigjet për përgatitjen e materialeve dhe për njoftimin për mbledhjen e radhës së komisionit. Zyra përgjegjëse për situatën Zyra përgjegjëse për situatën është strukturë pranë Kryeministrit për mbledhjen e informacionit për emergjencat civile, krizat dhe hartimin e raporteve analitike periodike për Kryeministrin, Këshillin e Ministrave dhe KMC-në, si dhe mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe strukturave të tjera të ngarkuara me funksione të emergjencave civile dhe krizave. Kjo Zyrë është pjesë e sistemit të integruar të informacionit dhe statistikës së Këshillit të Ministrave dhe kryen disa detyra në zbatim të VKM nr. 148, datë 24.2.2016 14. Qendrat e mbrojtjes civile në qark (QMCQ) QMCQ janë struktura në varësi të AKMC-së që përbëjnë rrjetin institucional të specializuar, që zbatojnë detyrat për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku. Bazuar në urdhrin e Kryeministrit nr. 27, datë 3.2.2020, 15, QMCQ janë të organizuara në 4 degë rajonale, ku secila prej tyre mbulon 3 qarqe: Tabela 2. Të dhëna për Qendrat e Mbrojtjes Civile në Qarqe QMCQ Qarqet që mbulon Qendra QMCQ 1 Tiranë, Durrës dhe Dibër Durrës QMCQ 2 Shkodër, Kukës dhe Lezhë Shkodër QMCQ 3 Elbasan, Berat dhe Korçë Korçë QMCQ 4 Fier, Vlorë dhe Gjirokastër Fier Bazuar në kuadrin ligjor aktualisht në fuqi, QMCQ-të kanë këto detyra: I. Zbatojnë detyrat e AKMC-së në nivel qarku dhe koordinojnë veprimtarinë në bazë rajoni me të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor për çështjet e ZRF dhe MC. II. Mbikëqyrin hartimin e planeve për emergjencat civile në qark dhe zbatimin e masave të mbrojtjes civile. III. Grumbullojnë e përpunojnë të dhënat e nevojshme nga bashkitë për zbatimin e detyrave të planëzimit dhe të përballimit të emergjencave civile. IV. Realizojnë organizimin, bashkërendimin dhe koordinimin e forcave operacionale. 14 VKM-ja nr. 148, datë 24.2.2016, “Për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të integruar të informacionit dhe statistikës të Këshillit të Ministrave”. 15 Urdhër i Kryeministrit nr. 27, datë 3.2.2020, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”. Fig. 8. Harta e rajoneve në Shqipëri 16

  105. 1.4.4 Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile (SMC) në nivel qarku Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në nivel qarku janë: 16 Sipas VKM-së nr. 459, datë 30.7.2021, “Për përcaktimin e rajoneve të zhvillimit dhe kufijve të tyre”. Institucione/struktura të përhershme Institucione/struktura të përkohshme Prefekti i qarkut Bazuar në kuadrin ligjor aktualisht në fuqi, Prefekti i qarkut ka rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku. Në përbërje të strukturës së administratës së prefektit funksionon Sektori i Planifikimit dhe Mbrojtjes Civile. Prefekti bashkërendon me bashkitë brenda territorit administrativ të tij për planifikimin pranë tyre të strukturave të përhershme të planifikimit e të mbrojtjes civile. Prefekti i qarkut ka këto detyra: I. Të kthejë buxhetin e vitit pasardhës të bashkive brenda territorit administrativ të tij, në rast se nuk janë planifikuar fondet buxhetore për marrjen e masave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. II. Kryen vlerësimin e risqeve në territorin e qarkut përkatës, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel qarku, i cili i dërgohet AKMC-së për qëllim analizimi dhe planifikimi. III. Bashkëpunon me bashkitë për realizimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në qark, si dhe për informimin e publikut e të komunitetit të rrezikuar nga fatkeqësitë në lidhje me to’. IV. Koordinon veprimtarinë e organeve, institucioneve dhe strukturave që veprojnë në nivel qarku, me qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile dhe pas ezaurimit të të gjitha kapaciteteve brenda qarkut për përballimin e emergjencës civile ose fatkeqësisë, i kërkon ndihmë për ndërhyrje AKMC-së. V. Harton, miraton dhe përditëson Planin për Emergjencat Civile në qark dhe e dërgon në AKMC për qëllim analizimi dhe planifikimi. VI. Grumbullon dhe përpunon të dhënat e nevojshme nga bashkitë dhe strukturat e tjera që veprojnë në nivel qarku, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe informon në mënyrë të vazhdueshme Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. VII. Siguron funksionimin e sistemit të monitorimit, paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit në territorin e qarkut dhe informon në kohë komunitetin e rrezikuar, prefektët e qarqeve fqinje, si dhe AKMC-së për fatkeqësitë në territorin e qarkut. VIII. Merr masat e nevojshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë. IX. Koordinon shpërndarjen e asistencës ndërkombëtare në rastet e fatkeqësive në nivel qarku. X. Përcakton prioritetet për nevojat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, investimet emergjente të nevojshme në nivel qarku, me qëllim parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin nga fatkeqësitë. XI. Krijon bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në nivel qarku, të cilën e mirëmban dhe e përditëson, si edhe shkëmben informacione me AKMC-në dhe, sipas rastit, me prefektët e qarqeve fqinje. XII. Koordinon forcat operacionale në nivel qarku në rastet e fatkeqësive dhe cakton Drejtuesin e Operacionit në nivel qarku. XIII. Bashkëpunon me bashkitë e qarkut dhe me prefektët e qarqeve fqinje, në zbatim të detyrave që lidhen me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë. XIV. Angazhon kapacitetet brenda qarkut për përballimin e situatave të krijuara nga fatkeqësitë, si edhe qytetarët, sipas përcaktimeve të nenit 26 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. XV. Në rast emergjence civile apo fatkeqësie, ka për detyrë të realizojë përhapjen dhe shkëmbimin e informacionit me AKMC-në, bashkitë dhe prefektët e qarqeve të tjera të prekura ose të rrezikuara, si dhe të promovojë e të koordinojë marrjen e masave të nevojshme për përballimin e situatës, monitorimin dhe zbatimin e shërbimeve urgjente, aktivizimin e institucioneve dhe administratave për ndërhyrje specifike. XVI. Kontrollon zbatimin e masave të marra nga bashkitë e qarkut për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. XVII. I drejton kërkesë për mbështetje AKMC-së, sipas kërkesës së bërë nga bashkitë për përballimin e situatave emergjente/fatkeqësive. XVIII. Konkretisht në rast se vlera e kompensimit të të dëmtuarve tejkalon 8 (tetë) % të buxhetit të bashkisë, Prefekti i dërgon kërkesë KMC-së për mbulimin e dëmeve nga AKMC-ja. XIX. Pas marrjes nga bashkitë e prekura, të informacionit mbi pasojat e fatkeqësisë ose edhe të kërkesës për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nëse e vlerëson të domosdoshme, i propozon AKMC-së për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. XX. Mban kontakte të vazhdueshme dhe bashkërendon veprimet me AKMC-në, MM, MB, me KNEC-në, si dhe me DQO-në, në varësi të situatës, dhe me Kryeministrin. Komisioni i mbrojtjes civile në nivel qarku (KMCQ) Në çdo qark, nën drejtimin e prefektit të qarkut, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile. Përbërja, funksionimi dhe detyrat e komisionit, miratohen me urdhër të prefektit të qarkut. Ky komision drejtohet nga Prefekti i Qarkut dhe ka në përbërjen e tij: I. Kryetarët e bashkive. II. Përfaqësues të Këshillit të Qarkut. III. Përgjegjësit e sektorëve relevantë të Prefekturës. IV. Drejtorin e Policisë së Qarkut. V.Drejtorë të zyrave rajonale të institucioneve që operojnë në nivel qarku. VI. Drejtorë të rëndësishëm të bashkive të qarkut. VII. Përfaqësues të OJF-ve që operojnë në fushën e zvogëlimit të riskut të fatkeqësive dhe/ose mbrojtjes civile. VIII. Përfaqësues të OJF-ve të tjera, të rëndësishme që operojnë në territorin e qarkut. IX. Autoritetin më të lartë ushtarak në nivel qarku. Detyra të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku (KMCQ) dhe Sektorit të Planifikimit dhe Mbrojtjes Civile në Administratën e Prefektit të lidhura me fazat e gatishmërisë dhe të përgjigjes janë: -Bashkërendojnë të gjitha aktivitetet e strukturave shtetërore dhe jo shtetërore në qark për menaxhimin e emergjencave civile. -Koordinojnë veprimet institucionale të nevojshme në të gjitha etapat e përgjigjes ndaj emergjencës civile. - Koordinojnë veprimet e strukturave qendrore të pranishme në nivel qarku me veprimet dhe aktivitetet e strukturave vendore, të KKSH-së, të vullnetarëve, OJF-ve dhe të donatorëve të ndryshëm. -Koordinojnë vlerësimin e nevojave materiale dhe financiare, dëmeve të shkaktuara, kostove të rehabilitimit të zonës së prekur nga fatkeqësia duke kërkuar mbështetjen e strukturave të tjera në nivel qarku sikurse edhe të kapaciteteve qendrore nëpërmjet AKMC-së. -Koordinojnë forcat operacionale të përfshira dhe grupet e ndihmës dhe ato vullnetare të cilat veprojnë në qark me organet e pushtetit vendor. -Njoftojnë në mënyrë të vazhdueshme AKMC-në për ndryshimin e të dhënave të pikave të kontakteve të KMCQ-së, për strukturat e mbrojtjes civile brenda qarkut, për zyrtarët e caktuar si përgjegjës për çështje të mbrojtjes civile në nivel bashkie dhe pikat kyç në sektorët publikë, privatë dhe vullnetarë. -Bashkërendojnë planet për emergjencat civile në qark. -Monitorojnë dhe menaxhojnë situatën emergjente nëpërmjet koordinimit të strukturave qendrore të pranishme në këtë nivel, të cilat janë përfshirë në planet për emergjencat civile në nivel qark. -Kontrollojnë dhe përditësojnë të dhënat në nivel qarku rreth: -Gjendjes ushqimore, si dhe të dhënat në lidhje me ilaçet rezervë në institucionet shtetërore dhe ato private. -Llojeve të makinerive dhe vendndodhjen e makinerive të rënda, të zotëruara si nga sektori shtetëror, ashtu edhe ai privat. -Kontrollojnë marrjen e masave të tjera në nivel qarku, për t’u mbrojtur nga dukuri të mundshme rreziku, duke përfshirë: -Marrjen e masave për të siguruar pastrimin e kanaleve dhe të kolektorëve. -Njohjen e komunitetit me rrugët e evakuimit, mjetet për komunikimin gjatë emergjencave, mjetet e informimit, zonat e mbrojtjes dhe vendstrehimet e sigurta. -Ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen e ushqimit të nevojshëm, të ujit dhe të rezervave të tjera minimale. -Marrjen e masave për hapjen e rrugëve ekzistuese dhe të rrugëve alternative, nëse është e nevojshme. Drejtuesi i operacionit në nivel qarku Drejtuesi i operacionit në nivel qarku (DOQ), caktohet me urdhër të prefektit të qarkut dhe është pozicion operacional që ngrihet dhe funksionon në situatat e emergjencave civile. DOQ-ja si përgjegjës për menaxhimin e situatës së emergjencave civile në qark është përgjegjës për burimet njerëzore dhe materiale të listuara në planet për emergjencave civile të qarkut dhe kryen këto detyra: I. Bashkërendon strukturat qendrore në nivel qarku, si dhe strukturat e tjera qendrore ose ndërkombëtare që vijnë në ndihmë. II. Mban lidhje të rregullta dhe kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e tjerë të operacioneve në nivel vendor dhe të qarqeve fqinje, informon dhe kërkon asistencë nga KMCQ-ja dhe DQO- ja. III. Menaxhon situatën nëpërmjet drejtimit të strukturave operacionale të angazhuara në nivel qarku, në zbatim të planeve për emergjencat civile të hartuara më parë për përballimin e emergjencave civile në nivel qarku. IV. Vepron sipas udhëzimeve që merr nga KMCQ-ja dhe raporton përpara këtij Komisioni, rast pas rasti ose sa herë që e gjykon të nevojshme ky komision. V. Vendos lidhje të drejtpërdrejta me DQO-në, me drejtorin e përgjithshëm të AKMC-së dhe dërgon raporte periodike e përmbledhëse për situatën. VI. Bashkëpunon me drejtuesit operacionalë dhe me strukturat e operacionale në bashki. VII. Bashkëpunon me grupe vullnetare të emergjencave civile, me organizma e institucione të huaja, të specializuara në përballimin e emergjencave civile, dhe që janë dislokuar dhe ofrojnë ndihmë në territorin e qarkut, OJF-të, si edhe me subjektet private. Strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe strukturave qendrore të MC Strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe të strukturave qendrore të mbrojtjes civile, që operojnë në nivel qarku, angazhohen në mënyrë aktive në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe janë pjesë integrale e komisioneve të mbrojtjes civile në nivel qarku (që ngrihet nga Prefekti).

  106. 1.4.5 Institucionet e mbrojtjes civile në nivel bashkie/vendor Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor janë: Institucione/struktura të përhershme Institucione/struktura të përkohshme Bashkitë Bashkitë kanë një rol të rëndësishëm në Sistemin e Mbrojtjes Civile. Bazuar në kuadrin ligjor aktualisht në fuqi17, bashkitë kanë si funksion të tyre mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse. Me strukturat e shpërndara në gjithë territorin e bashkisë, bashkitë janë shpesh ato që marrin informacionin burimor për emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore/të tjera. Detyrat kryesore: I. Kryejnë vlerësimin e risqeve në territorin e tyre, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë, të cilin ia dërgojnë prefektit të qarkut dhe AKMC-së, për qëllime analizimi dhe planifikimi. II. Informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, bazuar në dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë. III. Hartojnë dhe rishikojnë strategjinë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. IV. Hartojnë, miratojnë dhe përditësojnë planin vendor për emergjencat civile dhe ia dërgojnë AKMC-së dhe prefektit të qarkut, për qëllime analizimi dhe planifikimi. V. Organizojnë veprimtari trajnuese në fushën e mbrojtjes civile për punonjësit dhe banorët në territorin e tyre. VI. Sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre dhe informojnë në kohë komunitetin e rrezikuar, AKMC-në dhe prefektin e qarkut për fatkeqësitë në territorin e qarkut. VII. Sigurojnë, administrojnë dhe përditësojnë të dhënat e nevojshme për shtetasit dhe për subjektet private, të mundshme për t’u planifikuar dhe angazhuar në parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive. VIII. Krijojnë bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë për territorin e bashkisë, të cilën e mirëmbajnë dhe e përditësojnë, si edhe shkëmbejnë informacione me prefektin e qarkut dhe AKMC-në. IX. Kryejnë investime parandaluese, mbrojtëse dhe rehabilituese nga fatkeqësitë dhe informojnë për këto investime në mënyrë të vazhdueshme prefektin e qarkut, si dhe AKMC-në. X. Caktojnë Drejtuesin e Operacionit në nivel bashkie për përballimin e fatkeqësisë në territorin e saj. XI. Kryejnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë në territorin e tyre, vlerësimin e nevojave për përballimin e tyre, si dhe dëmshpërblejnë shtetasit për fatkeqësitë e ndodhura në territorin e tyre. XII. Bashkëpunojnë me bashkitë fqinje në zbatim të detyrave që lidhen me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë. XIII. Mbajnë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes nga zjarri, kalueshmërinë e pandërprerë të rrugëve rurale, vendet e strehimit, si dhe mbledhin dhe administrojnë rezervat ushqimore për njerëzit dhe gjënë e gjallë. XIV. Aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private brenda territorit administrativ të tyre, bashkëpunojnë dhe asistojnë bashkitë fqinje dhe marrin çdo masë tjetër të nevojshme për përballimin dhe lehtësimin e fatkeqësive. XV. Mbajnë në gatishmëri infrastrukturën e ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre. XVI. Në rastet e emergjencave të shkallës së lartë dhe për të cilat dilet në përfundimin se përmbushen kriteret e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përgatitet raporti i vlerësimit paraprak të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia, së bashku me argumentet përkatës dhe i 17 Ligji 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, neni 29, funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike. dërgohet Prefektit të qarkut dhe AKMC-së, shoqëruar me kërkesë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Strukturat në nivel qarku dhe bashkie, që bashkëpunojnë me institucionet dhe strukturat qendrore dhe të tjera për mbrojtjen civile, janë komisionet e mbrojtjes civile në nivel qarku e bashkie, të cilat veprojnë përkatësisht nën drejtimin e prefektit të qarkut e të kryetarit të bashkisë. Komisioni i mbrojtjes civile në nivel bashkie (KMCB) Në çdo bashki, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile. Përbërja, funksionimi dhe detyrat e komisionit, miratohen me urdhër të kryetarit të bashkisë. Ky komision drejtohet nga Kryetari i Bashkisë dhe përbëhet nga: I. Kryetari dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak. II. Drejtorë dhe ekspertë të administratës së bashkisë. III. Përfaqësues nga struktura policore në territorin e bashkisë. IV. Përfaqësues nga struktura e FA në territorin e bashkisë. V. Drejtorët e zyrave lokale të institucioneve qendrore. VI. Administratorët e Njësive Administrative. VII. Përfaqësues të OJF-ve që operojnë në fushën e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Mbrojtjes Civile. VIII. Përfaqësues të OJF-ve të tjera, të rëndësishme që ushtojnë aktivitet në territorin e bashkisë. Detyra të tjera të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Bashkie (KMCB) dhe strukturës së përhershme të planifikimit dhe të mbrojtjes civile që lidhen me gatishmërinë dhe përgjigjen janë: - Bashkërendimi i të gjitha aktiviteteve të strukturave shtetërore dhe jo shtetërore në bashki për menaxhimin e emergjencave. - Hartimi i masave për parandalimin, lehtësimin, përgatitjen, mbrojtjen dhe përgjigjen ndaj emergjencave civile. - Bashkërendimi i mbështetjes për grupet e kërkim-shpëtimit dhe të vullnetarëve. - Përgatitja e ekipeve, grupeve dhe strukturave të tjera aktive të përgatitura për të parandaluar, për të lehtësuar dhe për t’u përgjigjur në raste të emergjencave civile. - Menaxhimi i artikujve të ndihmës emergjente nga burime të brendshme dhe nga burime ndërkombëtare. - Marrja e masave për sigurimin e kushteve higjienike, furnizimin me energji elektrike, ujë, mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe kujdesen për viktimat. - Njoftimi në mënyrë të vazhdueshme i Prefektit të qarkut për ndryshimin e të dhënave të pikave të kontakteve të KMCB-së, për strukturat e mbrojtjes civile brenda bashkisë, për zyrtarët e caktuar si përgjegjës për çështje të mbrojtjes civile në nivel bashkie dhe Njësie Administrative dhe pikat kyç në sektorët publike, private dhe vullnetarë. Kontrolli dhe përditësimi i të dhënave në nivel bashkie rreth: - Logjistikës së transportit, duke përfshirë numrin e makinave, gjendjen e tyre teknike, disponueshmërinë e karburantit dhe rezervën e tij në nivel bashkie dhe Njësie Administrative. - Llojeve të makinerive dhe vendndodhjen e makinerive të rënda, të zotëruara si nga sektori shtetëror, ashtu edhe ai privat. Kontrolli i marrjes së masave të tjera në nivel bashkie, për t’u mbrojtur nga dukuri të mundshme rreziku, duke përfshirë: - Marrjen e masave për të siguruar pastrimin e kanaleve dhe të kolektorëve nga mbeturinat ose materialet inerte. - Njohjen e komunitetit me rrugët e evakuimit, mjetet për komunikimin gjatë emergjencave, mjetet e informimit, zonat e mbrojtjes dhe vendstrehimet e sigurta. - Ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen e ushqimit të nevojshëm, të ujit dhe të rezervave të tjera minimale. Drejtuesi i operacionit në nivel bashkie (DOB) Drejtuesi i operacionit në nivel bashkie caktohet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe është pozicion operacional që ngrihet dhe funksionon në situatat e emergjencave civile. DOB-ja, si përgjegjës për menaxhimin e situatës së emergjencave civile në bashki është përgjegjës për burimet njerëzore dhe materiale të listuara në planet vendore për emergjencat civile dhe kryen këto detyra: I. Bashkërendon strukturat qendrore në nivel vendor, si dhe strukturat e tjera qendrore ose ndërkombëtare që vijnë në ndihmë. II. Mban lidhje të rregullta dhe kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e tjerë të operacioneve në nivel vendor dhe të bashkive fqinje, informon dhe kërkon asistencë sipas rastit nga KMCB-ja dhe KMCQ-ja. III. Zbaton udhëzimet e Kryetarit të Bashkisë, mban lidhje të vazhdueshme, raporton dhe ndjek udhëzimet e KMCB-së. IV. Vepron sipas planeve vendore për emergjencat civile dhe/ose planeve për emergjencat civile të qarkut. V. Bashkëvepron me grupe vullnetarësh, të specializuar për përballimin e emergjencave dhe me banorë, që shprehin dëshirën të përfshihen përkohësisht në strukturat operacionale të bashkisë. VI. Në rast se situata përkeqësohet dhe nëse me mundësitë dhe mjetet që zotëron bashkia, nuk mund ta përballojë situatën e krijuar, i propozon kryetarit të bashkisë të kërkojë mbështetje nga bashkitë fqinje dhe të kërkojë mbështetje nga instancat më të larta shtetërore.

  107. 1.4.6 Strukturat operacionale të mbrojtjes civile Strukturat operacionale të mbrojtjes civile, veçmas ose në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kryejnë aktivitete me qëllim menaxhimin e fatkeqësive që lidhen me: I. Planifikimin. II. Kërkim-shpëtimin. III. Dhënien e asistencës në raste fatkeqësish. IV. Sigurinë dhe mbrojtjen e zonës së emergjencës civile. V. Rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara. VI. Si dhe çdo veprimtari tjetër për përballimin e situatës së krijuar. Gjatë pjesëmarrjes në operacion, kapacitetet e strukturave operacionale të mbrojtjes civile drejtohen nga eprorët direkt, sipas detyrave që marrin nga: I. Drejtuesi qendror i operacioneve kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. II. Nga AKMC-ja në rastet e tjera. Bazuar në VKM-në nr. 923, datë 25.11.202018, Institucionet dhe strukturat operacionale kryesore shtetërore, përgjegjëse për përballimin e emergjencave civile apo të fatkeqësive, janë ato të përcaktuara në Lidhjen 1 të këtij vendimi, të cilat angazhohen menjëherë me kërkesë të AKMC-së. Për përballimin e emergjencave civile me specifika të veçanta, me kërkesë të AKMC-së, mund të angazhohen edhe autoritete e institucione të tjera shtetërore, përveç atyre të sipërcituara. Drejtuesi Qendror i Operacionit (DQO) DQO-ja është drejtuesi kryesor i aktiviteteve në nivel qendror, në rast emergjencash civile kombëtare për të cilat shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Ai caktohet nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile 19 për koordinimin dhe menaxhimin e operacionit të emergjencës civile në zonën e prekur. DQO-ja duhet të jetë ekspert teknik i fushës së mbrojtjes civile dhe si i tillë ai përzgjidhet mes stafeve më të përgatitura dhe të trajnuara për drejtimin dhe menaxhimin e operacioneve të përgjigjes ndaj emergjencave/fatkeqësive. DQO-ja ka këto detyra kryesore: I. Menaxhon situatën dhe strukturat operacionale në nivel qendror, në zbatim të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile. II. Drejton operacionet e strukturave operacionale aktive dhe operacionale mbështetëse të nevojshme për t’iu përgjigjur situatës së emergjencës civile. III. Në punën e tij për menaxhimin e operacioneve të emergjencave civile ndihmohet nga ekipi i menaxhimit të emergjencave civile (EMEC) (Task-Force), i cili funksionon pranë QKOEC-së. IV. Konsultohet me drejtuesit e strukturave operacionale aktive, drejtuesit e institucioneve dhe strukturave monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe të strukturave operacionale mbështetëse, si dhe me anëtarët e Komisionit Teknik Këshillimor. 18 VKM-ja nr. 923, datë 25.11.2020, “Për funksionimin e organizimin e Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të institucioneve dhe të strukturave të sistemit të mbrojtjes civile” 19 Referuar ligjit nr. 45/2019, neni 19. V. Vepron sipas udhëzimeve që merr nga KNEC-ja dhe raporton përpara këtij komiteti, rast pas rasti ose sa herë që e gjykon të nevojshme ky i fundit. VI. Menaxhon procedurat e Mbështetjes së Vendit Pritës (HNS) me qëllim pranimin dhe shpërndarjen e shpejtë të asistencës ndërkombëtare. Prioritet të veçantë do të ketë dërgimi i grupeve ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, zbatimi i masave të duhura për lehtësimin e operacioneve të tyre me qëllim arritjen e rezultatit maksimal në përgjigje të emergjencës. VII. Nxjerr urdhrat dhe udhëzime të nevojshme për menaxhimin e operacioneve të përgjigjes ndaj emergjencës civile. VIII. Njofton KNEC-në dhe zbaton detyrat e dhëna prej tij. IX. Merr të gjitha masat për përfshirjen e forcave operacionale, të vullnetarëve, OJF-ve, grupeve të tjera dhe të individëve të cilët duan të kontribuojnë me kapacitetet e tyre në përballimin e situatës. X. Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e drejtuesve të operacioneve në qark dhe bashki dhe kërkon prej tyre zbatimin e detyrave për përballimin e emergjencave civile. Organizimi dhe veprimi i Qendrave Operacionale të Emergjencave Civile (QOEC) Me qëllim të kryerjes me efikasitet të tërësisë së detyrave operacionale dhe në veçanti të komunikimit lidhur me paralajmërimin e hershëm, monitorimin, njoftimin dhe alarmin, ngrihen apo përforcohen sipas nevojës, qendrat operacionale të emergjencave civile. Në këto qendra përfshihen: I. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (QKOEC). II. Qendrat Operacionale të Emergjencave Civile në qark (QOECQ). III. Qendrat Operacionale të Emergjencave në bashki (QOECB). Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) QKOEC-ja është struktura qendrore në varësi të AKMC-së, e cila monitoron situatat e emergjencave civile në të gjithë territorin e vendit dhe shërben si pikë kontakti për mbledhjen dhe përpunimin e të gjithë informacionit. Këtu përfshihen situatat emergjente, aksidentet dhe incidentet të cilat prekin ose rrezikojnë jetën e komunitetit, pasurinë publike dhe private dhe trashëgiminë kulturore. QKOEC-ja mban lidhje të vazhdueshme me të gjitha strukturat e tjera të emergjencave civile në gatishmëri për përballimin e situatave dhe informon struktura të ndryshme shtetërore dhe median rreth gjendjes të situatës së emergjencës. QKOEC- ja freskon rregullisht pikat e kontaktit dhe sistemet e njoftimit për strukturat e gatishmërisë. QKOEC-ja shërben si një qendër informacioni, drejtimi dhe koordinimi për emergjencat civile në Shqipëri. Qendra luan rol aktiv në të katër fazat e menaxhimit të emergjencave, veçanërisht për grumbullimin dhe analizën e informacionit. Në kohë të qetë ose situatë joemergjente: Në kohë të qetë, QKOEC-ja përbëhet nga stafi i përhershëm, bazuar në një strukturë të miratuar dhe: I. Monitoron situatën emergjente në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve. II. Vendos dhe mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në gatishmëri. III. Informon instancat qendrore dhe lokale për situatën në vazhdim dhe përgatit raporte çdo 24 orë për situatat emergjente në të gjithë vendin. Në kohë gatishmërie/situatë emergjente (etapa e “alarmit për rritjen e gatishmërisë” dhe etapa “vendosja e gjendjes së gatishmërisë”): Në kohë gatishmërie/situatë emergjente, stafi i përhershëm i QKOEC-së mbështetet fillimisht nga Sektori i Paralajmërimit dhe Mbështetjes Operacionale e Humanitare dhe gradualisht dhe në varësi të përshkallëzimit të situatës emergjente, edhe nga staf tjetër shtesë i AKMC-së sipas nevojës. Detyrat kryesore gjatë kësaj kohe janë: I. Informimi i strukturave operacionale për vendosjen në gjendje gatishmërie. II. Aktivizimi i strukturave të tjera të nevojshme. III. Monitorimi i situatës dhe mbledhja e informacionit. IV. Bashkërendimi i aktiviteteve të strukturave operacionale për përgjigjen në nivel qarku dhe bashkie. Në kohën kur është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore: Menjëherë pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, QKOEC-ja vendoset në dispozicion të DQO-së. QKOEC-ja është vazhdimisht përgjegjëse për të përmbushur detyrat, si: I. Sigurimin e komunikimit. II. Sigurimin e të dhënave për situatën në terren. III. Bashkërendimin e aktiviteteve të përgjithshme të operacioneve të emergjencës civile. Me deklarimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pranë QKOEC-së, sipas situatës dhe nevojës, mblidhet dhe funksionon Ekipi i Menaxhimit të Emergjencave Civile (EMEC), pjesëtarë të të cilit janë përfaqësuesit e ministrive dhe të institucioneve qendrore. Në këtë rast, EMEC-ja funksionon mbi bazën e katër sektorëve kryesorë, të cilët janë: - Sektori i informacionit (personeli i përhershëm i QKOEC-së, zëdhënësi); - Sektori i planifikimit; - Sektori operacional; - Sektori i logjistikës. Përbërja e këtyre katër sektorëve mund të ndryshojë në varësi të natyrës dhe të situatës së emergjencës civile. Megjithatë, parimi bazë është ai i përfaqësimit në këta sektorë të institucioneve që lidhen me natyrën e përgjigjes ndaj emergjencës. Për shembull, sektori operacional përbëhet nga përfaqësuesit e atyre ministrive ose institucioneve që kanë forca operacionale etj. Detyrat dhe funksionimi i saktë i QKOEC-së dhe i sektorëve që krijohen me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore përshkruhen më në detaje në rregulloren e QKOEC- së, e cila përmban detyra dhe përgjegjësi që u përkasin fazave të ciklit të menaxhimit të emergjencave civile dhe etapave të fazës së përgjigjes. - Roli dhe funksioni i QOEC-së, në raste emergjencash në nivel qarku dhe bashkie QOEC-ja është një strukturë bashkërendimi dhe komunikimi midis drejtuesve kryesorë dhe organizatave të përfshira në përgjigjen ndaj emergjencës, e cila lehtëson shkëmbimin e informacionit midis tyre. Ajo shërben edhe si një sekretari teknike që ndihmon punën për funksionimin e KMC-së dhe Drejtuesit të Operacioneve në qark dhe në bashki, në varësi të përmasave të emergjencave. - Funksionet e QOEC-së në qark dhe bashki Funksionet kryesore të QOECQ-së dhe QOECB-së janë: - Bashkërendimi i punës së institucioneve, strukturave, të agjencive dhe të organizatave të ndryshme. - Bashkërendimi i centralizuar i operacioneve emergjente, në mbështetje të KMC-së në qark/bashki dhe DOQ-së/DOB-së. - Mbledhja dhe ndarja e informacionit dhe raportimi zyrtar. - Dhënia e informacionit publikut dhe medias. - Përgjegjësitë e QOEC-së në qark dhe bashki - Ushtron me efikasitet autoritetin, kur paraqitet nevoja. - Lehtëson komunikimin në kohë dhe ndarjen e informacionit midis strukturave vendore në territorin e bashkisë. - Mobilizon me efikasitet personelin dhe burimet. - Komunikon në kohë me publikun. - Ofron zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjeve midis aktorëve të ndryshëm që marrin pjesë në përballimin e emergjencës në lidhje me qëllimet, taktikat dhe burimet. - Lehtëson ndërveprimin efektiv ndërmjet autoriteteve të qeverisë qendrore, Prefektit të qarkut, bashkisë dhe aktorëve të tjerë. - Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Qark (QOECQ) QOECQ-ja janë nën autoritetin e Prefektit të qarkut dhe janë aktive dhe operacionale në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësitë tjera, në mënyrë të veçantë në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një territor që përfshin qarkun. - Aktivizimi i QOECQ-së QOECQ-ja aktivizohet menjëherë në të gjitha rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një territor që përfshin të paktën një Njësi Administrative të bashkive nën juridiksion. Vendimi për aktivizimin e QOECQ-së në rastet e tjera merret nga Prefekti i Qarkut në koordinim me AKMC-në dhe pas konsultimit paraprak me KMCQ-në. Ky i fundit, pas studimit të situatës së pritshme apo asaj të krijuar, nëpërmjet sektorit të Planifikimit dhe Mbrojtjes Civile tek Prefekti i qarkut, paraqet një raport të argumentuar bazuar në ashpërsinë e fatkeqësisë së pritshme/të ndodhur dhe kapacitetet përballuese në dispozicion. Pas marrjes së vendimit për aktivizimin e QOECQ-së, Prefekti i qarkut cakton një koordinator të veprimeve të QOECQ-së dhe personel me përgjegjësi të përditshme për menaxhimin e kësaj qendre. Elementët mbështetës të QOECQ-së do të aktivizohen në rast se këtë e kërkon situata e emergjencës. Në shkaqet për aktivizimin e QOECQ-së përfshihen: - Është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore në njërën prej bashkive nën juridiksion. - Numër i konsiderueshëm i personave në rrezik. - Shkallë e lartë e kërcënimit për njerëzit, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore ose mjedisin. - Kërkohet mbështetja në vend (aktivizimi afatgjatë, burimet e kufizuara, etj.). - Shkalla e koordinimit të burimeve që kërkohet për shkak të burimeve të kufizuara vendore dhe/ose madhësisë dhe shtrirjes së emergjencës/fatkeqësisë. - Shqetësim i lartë i ngritur nga media ose publiku/palët e interesit. - Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në bashki (QOECB) QOECB-të janë nën autoritetin e bashkisë, dhe janë aktive dhe operacionale në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera në mënyrë të veçantë në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një territor që përfshin të paktën një Njësi Administrative të bashkisë. - Aktivizimi i QOECB-së QOECB-ja aktivizohet automatikisht në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në territorin e bashkisë. Vendimi për aktivizimin e QOEC-së në bashki në rastet e tjera merret nga Kryetari i bashkisë në koordinim me prefektin e qarkut dhe me AKMC-në dhe pas konsultimit paraprak me KMCQ-në. Ky i fundit, pas studimit të situatës së pritshme apo asaj të krijuar, paraqet një raport të argumentuar, nëpërmjet strukturës së përhershme të Planifikimit dhe Mbrojtjes Civile në bashki, bazuar në ashpërsinë e fatkeqësisë së pritshme/të ndodhur dhe kapacitetet përballuese në dispozicion. Pas marrjes së vendimit për aktivizimin e QOECB-së, Kryetari i bashkisë cakton një koordinator të veprimeve të QOECB-së dhe personel me përgjegjësi të përditshme për menaxhimin e kësaj qendre. Elementët mbështetës të QOECB-së do të aktivizohen në rast se këtë e kërkon situata e emergjencës. QOECB-ja aktivizohet menjëherë në të gjitha rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në një territor që përfshin të paktën një Njësi Administrative të bashkisë. Në shkaqet për aktivizimin e QOECB-së përfshihen: - Është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore në bashki. - Numër i konsiderueshëm i personave në rrezik. - Shkallë e lartë e kërcënimit për njerëzit, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore ose mjedisin. - Kërkohet mbështetja në vend (aktivizimi afatgjatë, burimet e kufizuara, etj.). - Koordinimi i burimeve që kërkohet për shkak të burimeve të kufizuara vendore dhe/ose madhësisë dhe shtrirjes së emergjencës/fatkeqësisë. - Shqetësim i lartë i ngritur nga media ose publiku/palët e interesit. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë Forcat e Armatosura, me njësitë kryesore kontribuojnë në menaxhimin situatave të emergjencave civile, duke vendosur në dispozicion kapacitete operacionale për përballimin e emergjencave civile. Strukturat e saj mbajnë kontakte dhe shkëmbejnë informacione me komandat dhe strukturat e tyre përkatëse, si dhe me QKOEC-në, e cila, nga ana e saj, gjithashtu bashkërendon veprimet me strukturat e tjera dhe organet pushtetit vendor, duke lehtësuar bashkëpunimin, harmonizimin, shkëmbimin e informacionit, planifikimin e përbashkët ose të integruar dhe drejtimin e operacioneve. Në kuadër të sistemit të mbrojtjes civile, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kryejnë këto detyra: I. Angazhohen në operacione të ciklit të menaxhimit të fatkeqësive, nëse kapacitetet e tjera në dispozicion janë të pamjaftueshme për këtë qëllim, duke mbështetur institucionet, autoritetet qendrore e vendore dhe komunitetin. II. Zhvillojnë kapacitete ndërvepruese të nevojshme për të bashkëpunuar me strukturat kolektive të sigurisë euroatlantike për përballimin e fatkeqësive. III. Struktura të posaçme të kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura angazhohen në kryerjen e operacioneve për përballimin e fatkeqësive. IV. Në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kapacitetet e Forcave të Armatosura angazhohen në zbatim të detyrave të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Kur njësitë e Forcave të Armatosura marrin pjesë në operacione, ato drejtohen nga komandantët e tyre, sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacionit. Qendra e Bashkuar Operacionale në MM (QBO MM) QBO-ja e ushtron veprimtarinë e saj bazuar në ligjin “Për mbrojtjen civile”, Planin Kombëtar për emergjencat civile”, Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Qendrës së Bashkuar Operacionale të miratuar me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes nr. 1284, datë 18.6.2013, sikurse edhe në përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit (PSV-EC-328/11) “Për menaxhimin e situatës së emergjencës civile në Qendrën e Bashkuar Operacionale të SHPFA-së”. QBO-ja është struktura kryesore në vartësi të SHPFA-së, e cila merr, analizon dhe përpunon informacionin dhe përgatit planin konkret të përballimit të emergjencave civile, duke bashkëpunuar e bashkërenduar ngushtë me QKOEC-në. QBO-ja ushtron gjithë autoritetin e deleguar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA (SHSHPFA) dhe në mungesë të tij merr vendime për çështje të karakterit të përditshëm apo operacional, zgjidhja e të cilave nuk mund të presë praninë fizike të SHSHPFA-së apo të zëvendësve të tij. - QBO-ja është strukturë operacionale me autoritetin dhe aftësitë e duhura për monitorimin dhe mbajtjen e gjendjes së gatishmërisë dhe në të njëjtën kohë strukturë administrative për ndjekjen e veprimtarive të përditshme gjatë dhe pas orarit të punës. - QBO-ja është strukturë përgjegjëse për marrjen dhe shpërndarjen e të gjitha të dhënave të situatës për strukturat e Forcave të Armatosura, duke përfshirë dhe ato kritike. Ajo është qendra kryesore e SHPFA-së nga ku sinkronizohen e bashkërendohen operacionet ushtarake në kohë paqeje e krize. - Pas kompletimit me përfaqësues të drejtorive të SHPFA-së, QBO-ja drejton planëzimin, organizimin dhe koordinimin e operacioneve të FA, për rastet e emergjencave e situatave kritike humanitare në të gjitha format që shfaqen dhe fazat e zhvillimit të tyre, si dhe ndjek zbatimin e detyrave të planëzuara dhe të miratuara për njësitë e repartet e FA në kohë paqeje e krize. Në nivel force, brigade e strukture mbështetëse nuk organizohen qendra operacionale të përhershme, por ngrenë dhe venë në funksionim qendra operacionale në situata të caktuara dhe kur forca të tyre angazhohen në operacion. Në rast të situatave të jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për realizimin e detyrave të komandim-kontrollit të FA, QBO-ja menaxhon informacionin e ardhur nga komandat e forcave dhe ato të mbështetjes të FA dhe bashkëpunon e bashkërendon me autoritetet e tjera shtetërore dhe QKOEC-së, për të luajtur rol aktiv në të katër fazat e menaxhimit të emergjencave civile, duke siguruar përgjigje të bashkërenduar në kohën më të shpejtë të mundshme për nevojat që shfaqen. PSV-të e sipërcituara të QBO-së unifikojnë aktivitetin e personelit 24-orësh të shërbimit si edhe personelin përgjegjës në sektorët e QBO-së për grumbullimin dhe përpunimin e informacionit si dhe vlerësimin e aktivitetit operacional të strukturave dhe reparteve të FA-së në operacionet e emergjencave civile sikurse edhe ndërtimin e marrëdhënieve dhe raporteve të QKOEC-së dhe QBO-së. QBO-ja, bazuar delegimit të autoritetit nga vendimmarrësit, aktivizon dhe koordinon veprimtarinë operacionale të kapaciteteve të FA të deklaruara në fillim të vitit tek AKMC-ja. Përgjegjësi i Grupit të Drejtimit (PGD) dhe grupi i shërbimit në sallën operacionale të QBO- së, për një situatë të pritshme të emergjencave civile, ndjekin dhe zbatojnë 4 etapat e fazës së përgjigjes: “Alarmi për rritjen e gatishmërisë”, “vendosja e gjendjes së gatishmërisë”, “aktivizimi” dhe “dalja nga situata”. Në situata të emergjencës civile dhe krizës, QBO-ja mund të marrë funksionet e një komande operacionale, duke u përforcuar me personel nga drejtoritë e SHPFA. Funksionet e saj ajo i përmbush në përputhje me autoritetin e deleguar nga SHSHPFA. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) QNOD-ja është krijuar mbështetur në VKM-në nr. 954, datë 30.9.2009, si një qendër kombëtare, për vëzhgimin, monitorimin dhe kontrollin e hapësirës detare. Misioni i QNOD-së është bashkëpunimi dhe koordinimi i të gjithë institucioneve përgjegjëse që kanë interesa në det, me qëllim monitorimin e hapësirës detare, menaxhimin dhe kontrollin e kufijve, sigurimin e jetës në det, mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet organizimit, planëzimin, koordinimit dhe drejtimit të të gjitha operacioneve detare, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve operacionale në mënyrë të integruar, me efektivitet dhe me kosto të ulët. QNOD-ja është qendër raportimi dhe informacioni; qendër komandimi dhe kontrolli për operacionet detare, e cila shërben dhe si qendër kombëtare për kërkim-shpëtimin në det. Institucionet pjesëmarrëse në QNOD, janë: - Ministria e Mbrojtjes. Prani 24-orëshe e Rojës Bregdetare. - Ministria e Brendshme. Prani 24-orëshe e Policisë së Kufirit dhe Migracionit. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Prani 24-orëshe e Drejtorisë së Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Prani 24-orëshe e Administratës Detare. - Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Prani 24-orëshe e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. - Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. (kapacitet bashkërendues sipas nevojës). Operacionet Detare të kërkim–shpëtimit dhe dhënies së ndihmës në det QNOD-ja është qendër kombëtare e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det dhe ka përgjegjësi për organizimin efikas të këtyre operacioneve brenda hapësirës detare shqiptare, si edhe jashtë kësaj hapësire në bashkëpunim me institucionet homologe të rajonit. Roja Bregdetare është autoriteti kryesor në zbatimin e ligjit për kryerjen e operacioneve SAR. QNOD-ja shfrytëzon të dhënat nga sistemet e zbulimit dhe vëzhgimit, për të organizuar kryerjen e shpejtë të operacioneve të kërkim shpëtimit. QNOD-ja ka rregulloren e brendshme “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare” të miratuar me urdhër të drejtorit administrativ nr. 585, datë 18.10.2019. Operacionet detare për parandalimin dhe mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja Në bazë të Planit Kombëtar të Emergjencave Detare (për tre shkallët), QNOD-ja ka për detyrë të sigurojë veprime të shpejta, për të marrë nën kontroll dhe ndaluar përhapjen e karburanteve dhe substancave të rrezikshme kimike në det. Roja Bregdetare dhe Kapitaneria e Porteve në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit dhe të institucioneve të tjera me interesa e përgjegjësi në det, nën kujdesin dhe koordinimin e QNOD-së ushtron këtë detyrë duke hetuar, zbuluar dhe raportuar shkeljet e ligjit në lidhje me mbrojtjen e ambientit detar nga ndotja. Funksione të tjera që kryhen nga QNOD-ja janë: - Operacionet detare për kontrollin e kufirit detar; - Operacionet detare kundër trafikut të paligjshëm; - Operacionet detare të luftës kundër terrorizmit; - Operacionet detare kundër krimit të organizuar; - Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe dhënies së ndihmës në det; - Operacionet e antindotjes; - Operacionet detare për zbatimin e legjislacionit për peshkimin; - Operacionet për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe mjedisit detar; - Operacionet për mbrojtjen dhe miradministrimin e pasurisë peshkimore (biomasa ihtiologjike); - Operacionet për sigurinë e jetës në det. Për të siguruar mirëfunksionimin e të gjitha operacioneve në det është vënë në dispozicion numri emergjencës – 125 (numri blu). Policia e Shtetit Policia e Shtetit organizohet dhe kryen detyrat e saj në operacionet e shpëtimit dhe të lehtësimit, sipas planeve të hartuara më parë, si dhe planeve të përbashkëta me institucionet e tjera për çështje të mbrojtjes civile. Detyrat e saj përfshijnë: I. Mbrojtjen e zonës së emergjencës civile. II. Ruajtjen e rendit publik, III. Procesin e identifikimit dhe të informimit rreth të dëmtuarve dhe viktimave, largimin e tyre nga zona e emergjencës. IV. Si dhe detyra të tjera që dalin në zbatim të legjislacionit në fuqi për Policinë e Shtetit. Kur policia merr pjesë në operacionet e shpëtimit dhe në raste të tjera të fatkeqësive, forcat e saj komandohen nga eprorët e tyre. Sallat e Komandimit të Policisë së Shtetit Organizimi i Sallave të komandimit: Salla e komandimit të Policisë së Shtetit është strukturë koordinuese dhe bashkërenduese e shërbimeve policore për kontrollin e territorit, në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, në situatë normale, në rastet e ngjarjeve kriminale dhe situatave emergjente. Shërbimi në sallat e komandimit është i organizuar në nivel qendror dhe në nivel vendor. Në nivelin qendror funksionon Salla e Komandimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në nivel vendor funksionojnë sallat e komandimit në20: - Drejtoritë vendore të policisë. - Drejtoritë vendore të kufirit e migracionit. - Komisariatet e policisë (kufirit dhe migracionit) 20 Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë ka Sektorin e Menaxhimit dhe Drejtimit. Në drejtoritë e tjera vendore të policisë, quhet Sektori i Komandës dhe Kontrollit. Në ish rrethet gjyqësore sallat e komandimit janë të integruara në Seksionin e Rendit Publik si ndihmës specialist informacioni. Në komisariatet e vogla dhe postat, sallat e komandimit janë të integruara në Seksionin e Rendit Publik si ndihmës specialist sigurim objekti dhe informacioni. - Repartet autonome (aty ku ka salla komandimi). Detyrat e sallës së komandimit - Siguron informacion të pandërprerë për gjendjen e rendit dhe sigurisë publike, për veprimet policore në përgjigje të situatës dhe bën klasifikimin dhe transmetimin e tij në kohë, sipas drejtimeve. - Kërkon informacion për situatën e rendit e sigurisë publike, për mbarëvajtjen e shërbimit dhe vendndodhjen e shërbimeve të policisë. - Ndjek në vazhdimësi gjendjen e rendit dhe sigurisë publike dhe në raste ngjarje e situata të rënda kriminale, merr masa të menjëhershme, duke urdhëruar e drejtuar shërbimet e policisë për të ndërhyrë e ndihmuar në zgjidhjen e tyre. - Për ngjarje kriminale apo emergjente, për masat e marra dhe veprimet e kryera, njofton menjëherë eprorët, si dhe ndjek e drejton shërbimet e policisë sipas udhëzimeve e detyrave të dhëna për zgjidhjen e tyre. - Regjistron çdo ngjarje, situatë apo informacion të marrë nga komuniteti, personat juridik apo nga shërbimet e policisë. - Di në çdo kohë vendndodhjen e drejtuesve të strukturave policore ku vepron dhe mënyrat e komunikimit me ta. - Njofton drejtuesit kryesor të strukturave dhe shërbimeve policore dhe zbaton sistemin e lajmërimit “për nivelin e gatishmërisë të personelit policor”, duke zbatuar udhëzimet përkatëse. - Njihet dhe kërkon informacion nga drejtuesit e shërbimeve të policisë për numrin e forcave dhe të mjeteve të angazhuara në shërbim. -Të njohë objektet më të rëndësishme shtetërore në juridiksionin territorial. - Në situata emergjente njofton drejtuesit e policisë, strukturat e emergjencës të organeve të qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë detyrime ligjore për mbrojtjen civile, duke koordinuar veprimet policore. - Sektori i Drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, realizon koordinimin e veprimeve të strukturave në qendër dhe në bazë për sigurimin e pandërprerë të informacionit, qëndrueshmërinë e drejtimit të veprimeve policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe menaxhimin e koordinimin e veprimeve policore në situata emergjente, në përputhje me vizionin, legjislacionin dhe prioritetet strategjike të Policisë së Shtetit. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit (MZSH-së) është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore dhe/ose të tjera. Në rastet kur shërbimi zjarrfikës merr pjesë në operacionet e shpëtimit dhe në raste të tjera të fatkeqësive, personeli i shërbimit zjarrfikës komandohet nga drejtuesit e tyre përkatës. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe strukturat e tjera të shërbimit shëndetësor Veprimtaria e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në fushën e mbrojtjes civile rregullohet sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin e urgjencës mjekësore dhe për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore është pjesë përbërëse e forcave operacionale dhe vepron: - Për dhënien e ndihmës së parë në zonën e emergjencës civile. - Për transportimin e të dëmtuarve për në qendrat spitalore. Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore është pjesë e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, e cila bashkërendon komunikimin e të gjithë sistemit të komandë-kontrollit të urgjencave mjekësore. Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore komunikon dhe kontrollon të gjithë sistemin e radiove, telefonave etj. të shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore pavarësisht se ku ndodhen ato gjeografikisht në territorin e vendit. Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore kontaktohet nga çdo individ apo institucion, në rast të kërkimit të ndihmës së shpejtë mjekësore, nëpërmjet numrit unik telefonik për gjithë Shqipërinë. Njësia ka për detyrë që, nëpërmjet operatorëve të trajnuar dhe programeve kompjuterike (software), të bëjë vlerësimin e çdo komunikimi, të dërgojë mjetin e transportit të urgjencës mjekësore përkatëse dhe të bashkërendojë punën me strukturën pritëse, sipas gjykimit të dhënë gjatë procesit të vlerësimit për rastin në fjalë. Nëpërmjet sistemit VCS (voice communication center) sigurohet ndërlidhja me të gjitha rrugët e komunikimit me radio VHF (helikopterët), UHF (autoambulancat), si dhe PSTN (rrjeti telefonik GSM apo fiks). Sistemi i komandë - kontrollit dhe përgjigjja ndaj urgjencave Sistemi i komandë - kontrollit është sistemi i komunikimit të urgjencës mjekësore, administrimit të personelit, i shërbimeve dhe mjeteve të shërbimit të urgjencës mjekësore, që shërben për të arritur efektivitetin dhe profesionalizmin si për pacientin, ashtu edhe për personelin mjekësor. Sistemi i komandë - kontrollit shtrihet vertikalisht dhe horizontalisht në tërë sistemin e urgjencës mjekësore. Shërbimi i urgjencës mjekësore përdor numrin e unifikuar falas të thirrjeve emergjente 112. Thirrja kalon automatikisht nga çdo kompani telefonike në vend, fikse dhe celulare, në njësinë e koordinimit të urgjencave mjekësore. Përcaktimi i përparësisë së urgjencës në përgjigje të telefonatave bazohet në protokollet përkatëse, sipas urgjencës dhe shkallës së rëndësisë së gjendjes së pacientit, duke synuar një përgjigje të shpejtë ndaj urgjencave që kërcënojnë jetën, për të arritur në një numër sa më të madh të jetëve të shpëtuara. Shërbimi i vullnetarëve për mbrojtjen civile Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë kontribuon vullnetarisht në menaxhimin e fatkeqësive dhe në zvogëlimin e pasojave të tyre. Vullnetarët mund të ofrohen individualisht apo në grupe të organizuara, si struktura jofitimprurëse, por në të gjitha rastet, në varësi të situatave të krijuara dhe të nevojave të sistemit të mbrojtjes civile, detyrat e tyre caktohen nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile. Disa aspekte si: - Trajtimi i vullnetarëve, për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive. - Sigurimi i jetës dhe i shëndetit, për vullnetarët, rregullohen me VKM-në nr. 667, datë 10.11.2021, “Për trajtimin e vullnetarëve për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive”.

  108. 1.5 Financimi i Sistemit të Mbrojtjes Civile

  109. 1.5.1 Financimi i sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror Buxheti i mbrojtjes civile të institucioneve qendrore përbëhet nga: I. Buxheti i shtetit. II. Buxheti vjetor i çdo ministrie, i parashikuar si zë më vete, për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive dhe mbrojtjen civile. Bazuar në kuadrin ligjor aktualisht në fuqi, të gjitha ministritë kryesore me përgjegjësi në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe për mbrojtjen civile (mbrojtja civile, mbrojtja, punët e brendshme, transporti, infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, energjetika, arsimi, mjedisi, kultura), kanë detyrim të kenë planifikim buxhetor të dedikuar për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile nga 2% - 4% të totalit të buxhetit vjetor. Burimet e financimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile përbëhen nga: I. Buxheti i shtetit. II. Donacione të ndryshme. III. Burime të tjera që i lejon ligji. AKMC-ja pranon, administron dhe përdor donacione financiare dhe burime të tjera financiare për mbrojtjen civile, në bazë të legjislacionit në fuqi.

  110. 1.5.2 Financimi i sistemit të mbrojtjes civile në nivel bashkie Financimi i masave për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive dhe mbrojtjen civile në nivel bashkie është sanksionuar në kuadrin ligjor në fuqi ku përcaktohet se: Bashkitë, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe kryerjen e detyrave në zbatim të këtij ligji, mbështeten në parashikimin minimal prej 4 % të totalit të buxhetit vjetor të tyre, të cilat sigurohen nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit. Bashkitë mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga burimet financiare, si më poshtë: I. Nga të ardhurat e veta vendore. II. Nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet. III. Si dhe burime të tjera të parashikuara në ligj.

  111. 1.6 Bashkëpunimi dhe mbështetja ndërkombëtare Ligji nr. 45/2019, nenet 53 dhe 54 të, përkatësisht “bashkëpunimi ndërkombëtar” dhe “marrja e asistencës ndërkombëtare” detajojnë ligjshmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe asistencës ndërkombëtare. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një ndër aktivitetet kryesore të institucioneve dhe strukturave përbërëse të sistemit të mbrojtjes civile. Një ndër qëllimet kryesore të këtij bashkëpunimi është ngritja dhe modernizimi i mëtejshëm i sistemit të mbrojtjes civile në mënyrë të tillë që të bëhet e mundur përmbushja e gjitha sfidave me të cilat Shqipëria përballet, si një vend anëtar i NATO-s dhe si anëtar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe të mbrojtjes civile mbështetet në ligjin nr. 45/2019, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe dokumente të tjera, si dhe përfshin: I. Shkëmbimin e të dhënave dhe të informacioneve. II. Komunikimin me autoritetet kompetente dhe organizatat ndërkombëtare në kohë të qetë për aktivitete të ndryshme që kanë lidhje me fazat e Parandalimit/Lehtësimit dhe të Gatishmërisë. III. Kërkimin dhe marrjen e asistencës ndërkombëtare. IV. Koordinimin e kalimit të kufirit shtetëror në rastin e marrjes dhe dhënies së asistencës ndërkombëtare, si edhe në rastet e ushtrimeve apo të stërvitjeve të ndryshme. V. Koordinimin e shpërndarjes së asistencës ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë. VI. Bashkërendimin e aktiviteteve të forcave ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë. VII. Përgatitjen dhe organizimin e veprimtarive të ndryshme ndërkombëtare. VIII. Përgatitjen dhe implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. IX. Identifikimin apo krijimin e moduleve dhe të kapaciteteve të tjera të përgjigjes emergjente, mbajtjen në gatishmëri dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë së tyre, duke marrë parasysh praktikat më të mira në nivelin e shteteve anëtare të BE-së dhe në nivelin ndërkombëtar për angazhimin e tyre në një njoftim shumë të shkurtër për të përmbushur ndërhyrjen prioritare, ose nevojat për mbështetje të shteteve të tjera në rastet e emergjencave të mëdha. Procedurat për apel për asistencë, drejtuar organizmave ndërkombëtarë dhe shteteve të tjera, në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndiqen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen civile. Pranimi i asistencës ndërkombëtare bëhet nga Ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kërkesa e specifikuar për nevojat për asistencë dhe raportet periodike të situatës për Qendrën Evropiane të Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për Fatkeqësitë, si dhe koordinimi i asistencës së ofruar kryhen nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile në koordinim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe, sipas rastit, edhe me ministritë e tjera. Aktualisht AKMC-ja ka disa marrëveshje ndërkombëtare aktive me vendet kufitare dhe vende të tjera.

  112. 1.6.1 Mekanizmi i mbështetjes ndërkombëtare Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional ndërmjet të gjitha niveleve, është thelbësor për të garantuar gjurmimin, monitorimin dhe raportimin e kujdesshëm të të gjitha kërkesave për asistencë, si dhe të asistencës pasuese. Për më tepër, pranimi i ndihmës së huaj shoqërohet me vendosjen e kërkesave të konsiderueshme për stafin dhe burimet kombëtare. Kjo mund të kompensohet duhet garantuar një “qelizë” logjistike ose ekip ndërlidhës që të shoqërojë ekipin e huaj, në rastin e caktimit e dislokimit të këtij të fundit. Është thelbësore që të minimizohet logjistika dhe koha e koordinimit nga stafi bazë në Shqipëri. Shembuj të mekanizmave të asistencës së huaj përfshijnë (lidhje në web): - Grupi Ndërkombëtar Këshillues i Kërkim-shpëtimit (INSARAG) - Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) - Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian - RescEU Është thelbësore që mekanizmat e asistencës ndërkombëtare të dokumentohen si një procedurë standarde veprimi nga grupet kryesore të interesit. Kjo PSV duhet të testohet dhe rishikohet shpesh, si dhe duhet të përfshijë një listë të pikave të kontaktit dhe të dhënave të kontaktit.

  113. 1.7 Bashkëpunimi Bashkëpunimi ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit, si dhe me koordinimin e një sërë aktivitetesh të strukturave të ndryshme për të bashkuar përpjekjet në menaxhimin e situatave emergjente. Bashkëpunimi i strukturave të mbrojtjes civile me aktorë të ndryshëm, vendas apo huaj, është një nga aktivitetet kryesore të cilat parashikohen dhe rregullohen me ligjin nr. 45/2019 dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij. Në vijim jepet informacion bazë për disa nga partneritetet aktive që AKMC-ja ka ngritur platforma të ndërsjella bashkëpunimi, përmes Marrëveshjeve të Bashkëpunimit apo Memorandume Mirëkuptimi. Aktivitetet me këta partnerë mbulojnë gjithë fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave.

  114. 1.7.1 Bashkëpunimi me OJF-të/shoqata të specializuara në fushën e mbrojtjes civile Aktualisht ka disa OJF/shoqata të specializuara në fushën e mbrojtjes civile, të cilat ushtrojnë aktivitet në vendin tonë. Aktivizimi i tyre në terren ka qenë i ndjeshëm për komunitetet e cenuara në raste në raste fatkeqësish. Në koordinim me strukturat operacionale qendrore dhe/apo lokale, në varësi të shtrirjes dhe kategorisë së emergjencës, këto organizata kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm për komunitetet e cenuara. Bashkëpunim i mëtejshëm duke përfshirë gjithë fazat e menaxhimit të emergjencave civile është prioritet për strukturat e sistemit të mbrojtjes civile.

  115. 1.7.2 Bashkëpunimi me institucionet kërkimore-shkencore e arsimit të lartë Institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet kërkimore-shkencore janë të angazhuara në punë kërkimore e shkencore që kanë lidhje direkte me studimin e dukurive që kanë lidhje me rreziqet natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu. Marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ngushtë më këta aktorë është prioritet i Sistemit të Mbrojtjes Civile si në nivel qendror ashtu dhe në qark dhe bashki.

  116. 1.7.3 Bashkëpunimi me sektorin privat dhe qytetarët Kuadri ligjor për mbrojtjen civile njeh të drejtat e qytetarëve dhe të subjekteve private në raste fatkeqësish, por njëkohësisht aty dalin dhe detyrimet që ato kanë në faza të ndryshme të ciklit të menaxhimit të emergjencave. Ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare, në përgjithësi, dhe i subjekteve private në veçanti duhet të jetë prioritet për strukturat e sistemit të mbrojtjes civile. Bazuar në kërkesat ligjore21, subjektet private që kanë në administrim apo pronësi infrastrukturë kritike: I. Sigurojnë funksionimin normal të saj në kushte normale dhe në rastet e fatkeqësive. II. Hartojnë dhe përditësojnë dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë, si edhe planin për emergjencat civile, të cilat i paraqesin në AKMC, për qëllime planifikimi dhe analizimi. Detyrime të tjera që burojnë nga ligji nr. 45/2019 për subjektet private janë: -Të institucioneve dhe subjekteve private në sektorët e shëndetësisë, të arsimit, mirëqenies sociale, kulturës, mjedisit dhe turizmit, të cilat miratojnë planin për emergjencat civile. - Të subjekteve private kur ato përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë materiale të rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre, gaze energjetike, si dhe kryejnë veprimtari me mjete të rrezikshme, të cilat hartojnë dhe përditësojnë plane të brendshme për emergjencat civile, të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të bashkisë, apo bashkive dhe qarkut apo qarqeve, si edhe rregullore të brendshme, sipas rrezikshmërisë së proceseve teknologjike. - Të subjekteve private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fondin pyjor e kullosor kombëtar, që janë të detyruara të mbrojnë këto sipërfaqe nga zjarret, duke hartuar dhe përditësuar plane për mbrojtjen e këtyre sipërfaqeve nga zjarret. - Të subjekteve private të prodhimit të energjisë elektrike, të menaxhimit të ujërave, kompanitë që përdorin sisteme hidrike dhe grumbullim të mbetjeve duhet të njoftojnë dhe paralajmërojnë në kohë AKMC-në, institucionet qendrore dhe vendore, si edhe komunitetin rreth rreziqeve nga ushtrimi i aktivitetit të tyre. - Subjektet private gjithashtu duhet të bashkëpunojnë me strukturat e mbrojtjes civile për paralajmërimin dhe njoftimin e hershëm, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor aktualisht në fuqi22. Detyrime të tjera burojnë edhe nga ligji nr. 152/2015, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, në mënyrë të veçantë referuar nenit 38 “detyrimet e personave fizikë e juridikë”.

  117. 1.8 Koordinimi i strukturave të mbrojtjes civile në Shqipëri Koordinimi nuk është i thjeshtë për t’u përcaktuar, por është thelbësor në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave për të garantuar se kontributet e kombinuara të një game të gjerë aktorësh japin ndikim maksimal. Rëndësia e koordinimit del më në pah veçanërisht në fazën e përgjigjes, e cila ndryshon me shpejtësi dhe në të cilën nevojitet një koordinim i mirë për të shmangur mangësitë në shërbimet për popullsinë e prekur, për të dyfishuar përpjekjet, për të shmangur llojet e papërshtatshme të ndihmës dhe ndërhyrjes, përdorimin joefikas të burimeve, vonesat, pengesat, si dhe reagimin dhe vendimmarrjen e ngadaltë në raport me ndryshimet e shpejta të rrethanave. Koordinimi i dobët rezulton në një përgjigje të pakënaqshme ndaj një situate të emergjencës civile, mund të vërë në një rrezik të panevojshëm jetën dhe pronat, si dhe shkakton zhgënjim të kuptueshëm tek të mbijetuarit, nëpunësit dhe ofruesit e ndihmës. Megjithatë, një situatë e emergjencës civile karakterizohet shpeshherë nga nevoja të papritura dhe të konsiderueshme, prioritete konkurruese dhe të ndryshueshme, komunikime dhe transport i vështirë, informacione që ndryshojnë vazhdimisht, një gamë e gjerë e ofruesve të ndihmës që hasin vështirësi me burimet e pamjaftueshme, si dhe nga nëpunës të qeverisjes vendore, agjenci dhe vullnetarë të cilët gjenden nën presion të konsiderueshëm. Situata mund të duket kaotike, por koordinimi lind nga veprimet e qëllimshme, të cilat synojnë të harmonizojnë përgjigjet individuale dhe ato në 21 Ligji nr. 45/2019, neni 43. 22 Ligji nr. 45/2019 dhe VKM-ja nr. 594, datë 13.10.2021, “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”. grup për të maksimizuar ndikimin dhe për të krijuar një situatë ku ndikimi i masave të koordinuara është më i madh se shuma e masave individuale. Për këtë arsye, krahas fazës së përgjigjes, koordinimi është po aq i rëndësishëm në fazat e tjera të ciklit të menaxhimit të emergjencave, edhe pse është më pak i dukshëm në këto faza. Për shembull, në kuadër të zvogëlimit të riskut nga përmbytjet, bashkërendimi i mirë i agjencive përgjegjëse për menaxhimin e pellgjeve ujëmbledhëse, mirëmbajtjen e kanaleve kulluese parësore, dytësore dhe terciare, stacionet e pompimit, furnizimin me energji elektrike dhe menaxhimin e përdorimit të tokës në nivel vendor, mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme numrin e njerëzve të prekur nga përmbytjet, apo mund të parandalojë madje edhe përmbytjet. Për rrjedhojë, në rastin më të mirë, koordinimi mund të përkufizohet si një veprimtari që maksimizon efikasitetin e menaxhimit, përcakton një vizion të përbashkët të rezultateve më të mira të mundshme, mundëson ofrimin koherent të shërbimeve dhe që kërkon burime të mjaftueshme për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kjo do të rezultojë në sa më pak vuajtje njerëzore dhe dëme materiale, në një kthim të shpejtë në kushte normale, si dhe në përmirësimin e parandalimit dhe lehtësimit të ngjarjeve të ardhshme të emergjencave civile, të integruara me zhvillimin e vazhdueshëm. Themeli i koordinimit është ndërtimi i marrëdhënieve të punës dhe shkëmbimi i hapur i informacionit. Për shkak të kërkesave të situatave të emergjencës civile dhe qarkullimit të shpejtë të informacionit në këto situata, grupet përkatëse të interesit duhet të kuptojnë me shpejtësi domosdoshmërinë për të përshtatur përpjekjet e tyre me nevojat në ndryshim, si dhe pikat e forta dhe të dobëta të njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, interesi i natyrshëm i grupeve të interesit të specializuara për të rivendosur shërbimin ose kushtet për të cilat ata janë përgjegjës, paraqitet në një tablo më të gjerë të përcaktimit të radhës së prioriteteve, duke shmangur në këtë mënyrë përpjekjet e kota dhe duke përdorur burimet në dispozicion në mënyrë më efikase. Bazuar në marrëdhëniet e punës dhe shkëmbimin e informacionit është krijuar një aspekt i fortë vullnetar. Agjencitë përkatëse dhe stafi i tyre duhet të shohin vlerën e shtuar nga pjesëmarrja në procesin e koordinimit dhe përfitimet duhet të jenë më të mëdha se investimi që nevojitet për koordinimin. Koordinimi kërkon investimin e të gjithë grupeve të interesit, veçanërisht kur ka presione të mëdha mbi një agjenci dhe individë të caktuar. Koordinimi kërkon kohë dhe energji, në një kohë kur këto janë burime të çmuara. Megjithatë, investimi në takimet koordinuese mund të zbulojë aspekte të situatës së përgjithshme të emergjencës civile, të cilat ndryshojnë menjëherë prioritetet e një ose të disa agjencive të grupeve të interesit, duke zvogëluar kështu përpjekjet potencialisht të kota. Për të garantuar efikasitetin e koordinimit, detyrat e koordinimit duhet të kryhen brenda një strukture të dakordësuar, sipas proceseve të dakordësuara dhe të mbështetura nga të gjithë aktorët dhe grupet e interesit në situatat e emergjencës civile. Për këtë arsye, Plani Kombëtar për Emergjencat Civile është mbi të gjitha një instrument koordinimi, i cili është hartuar përmes konsultimeve të konsiderueshme dhe kontributit të grupeve të interesit. PKEC-ja synon të bashkojë grupet e interesit në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave, si dhe synon që informacioni i tij të kuptohet me shpejtësi gjatë përgjigjes ndaj emergjencës. PKEC -ja nxit koordinimin nëpërmjet transparencës dhe përfshin detaje të roleve dhe përgjegjësive të të gjithë aktorëve përkatës të renditur sipas agjencive.

  118. 1.8.1 Kërkesat ligjore Kërkesat ligjore për organet koordinuese, detyrat dhe përgjegjësitë, janë të detajuara në ligjin nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”. Koordinimi ndodh në nivele të ndryshme, sipas situatës. Sipas ligjit 45/2019, përgjegjësia për koordinimin u jepet atyre që janë në gjendje të bashkojnë informacionin dhe vendimmarrësit, si dhe që të përgatisin kërkesa të përbashkëta dhe të dakordësuara për grupet e interesit që do të angazhohen në veprimtaritë specifike të përgjigjes, për të mirën e përgjithshme, të njerëzve dhe pronave të tyre. Në rastet e emergjencave në shkallë të gjerë, niveli i autoritetit dhe niveli teknik për menaxhimin e situatës do të përcaktohet përmes një vendimi politik. Edhe në nivele të ndryshme brenda strukturave qeveritare, funksioni i koordinimit nuk është vetëm një sistem hierarkik, por një sistem i mbështetjes reciproke, duke filluar nga bashkitë deri te drejtuesi Qendror i Operacionit, në rastin e emergjencave civile për të cilat shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Funksioni i koordinimit përfaqëson nevojat e emergjencave civile dhe burimet e disponueshme, duke filluar nga nevojat dhe burimet e një komuniteti të vetëm deri tek ato në nivel qendror. Funksioni i koordinimit është në fakt baza e informuar mbi të cilën, nëse është e nevojshme, do të negociohet mbështetja ndërkombëtare në mënyrë koherente në emër të vendit. Seksioni 1B Mbrojtja civile Informacion teknik

  119. 1.9 Fazat e Mbrojtjes Civile Mbrojtja civile dhe menaxhimi i emergjencave/fatkeqësive fokusohet në fazat kryesore, të cilat normalisht jepen në formën e një cikli, në varësi të shtetit dhe institucionit përkatës. AKMC-ja ka analizuar disa modele, të cilat kanë baza, struktura dhe synime të ngjashme. Cikli i mbrojtjes civile që është përdorur më poshtë për Shqipërinë, përfshin praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe garanton se çdo fazë plotëson kërkesat e nevojshme për institucionet, organizatat e ndryshme dhe publikun në Shqipëri. Fig. 14. Fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencave/fatkeqësive Parandalimi/lehtësimi Parandalimi përmbledh aktivitetet për të siguruar shmangien e plotë të ndikimeve negative të risqeve dhe mjetet për të minimizuar riskun e lidhur me rreziqet teknologjike dhe biologjike mjedisore. Lehtësimi është zvogëlimi ose minimizimi i ndikimeve negative të një ngjarjeje të rrezikshme. Gatishmëria Janë njohuritë e kapacitetet e zhvilluara nga sistemi i mbrojtjes civile dhe komuniteti, për të parashikuar, për t’iu përgjigjur dhe për t’u rimëkëmbur në mënyrë efektive nga impaktet e fatkeqësive të mundshme, të afërta apo reale. Përgjigjja Veprimet e marra drejtpërdrejt, para dhe gjatë një fatkeqësie ose menjëherë pas saj, për të shpëtuar jetë, për të zvogëluar ndikimet në shëndet, për të garantuar sigurinë publike dhe për të përmbushur nevojat themelore për mbijetesë të njerëzve të prekur. Rimëkëmbja Rivendosja ose përmirësimi i mjeteve të jetesës dhe të shëndetit, aseteve ekonomike, fizike, shoqërore, kulturore dhe mjedisore, sistemeve dhe aktiviteteve të një komuniteti ose shoqërie të prekur nga fatkeqësitë, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konceptit “rindërto më mirë”/”ndërto në mënyrë të qëndrueshme”, për të shmangur ose zvogëluar riskun e fatkeqësive të ardhshme. Secila prej këtyre fazave do të diskutohet më në detaje gjatë planit. Duke qenë se PKEC-ja është i fokusuar në aspektin operacional, çdo fazë në plan kulmon me një tabelë të M/A/I -ve (Ministrive, Agjencive dhe Institucioneve ), si dhe të roleve dhe përgjegjësive të tyre përkatëse.

  120. 1.9.1 Qasja e të gjitha rreziqeve dhe risqeve të shumëfishta Rreziku është një element që mund të shkaktojë dëm dhe risku është një matës i mundësisë dhe shkallës së këtij dëmi; hulumtimet dhe ngjarjet e mundshme të ardhshme inkurajojnë këtë qasje dykahëshe në mbrojtjen civile. Qasja e të gjitha rreziqeve është një kuadër gjithëpërfshirës i gatishmërisë ndaj emergjencave që merr në konsideratë të gjithë fushën e emergjencave apo fatkeqësive gjatë planifikimit të kapaciteteve për përgjigje dhe përpjekjeve për lehtësim. Kjo nënkupton se jeni të përgatitur për të gjitha rreziqet apo se mund të përshtateni sipas rastit. Kjo nënkupton ngritjen e strukturave të planifikuara paraprakisht dhe të testuara, duke filluar nga niveli qendror deri në atë vendor, të cilat mund të menaxhojnë risqe të ndryshme dhe emergjenca të njëkohshme. Raporti teknik i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive (UNDRR) për përcaktimin dhe klasifikimin e rrezikut (2021), rekomandon angazhim aktiv me politikëbërësit dhe shkencëtarët në proceset e vlerësimit kombëtar të riskut të bazuar në prova, në zvogëlimin e riskut të fatkeqësive, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të mbështetur në informacionin për riskun. Veprimet e tjera të rekomanduara përfshijnë menaxhimin e risqeve të emergjencave dhe fatkeqësive. Lista e UNDRR-së mbështetet në punën e saktë të Klasifikimit të Rrezikut sipas Studimit të Integruar për Riskun nga Fatkeqësitë 2014 (IRDR), i cili ofron një listë të 302 rreziqeve të identifikuara, të ndara sipas grupimeve dhe llojeve të rrezikut. Krahasuar me qasjen e të fokusuarit vetëm në ngjarjet kritike më të zakonshme ose me ndikim, qasja e të gjitha rreziqeve dhe risqeve të shumëfishta çon në zhvillimin e një programi më të mirë të gatishmërisë së përgjithshme ndaj emergjencave. Kjo qasje mundëson veprimtari më të qëndrueshme, të cilat mund të përballojnë të gjitha llojet e fatkeqësive. Një nga keqkuptimet më të zakonshme është se planifikimi për të gjitha rreziqet nënkupton planifikim për çdo detaj që mund të shkojë keq. Por në fakt, nuk është kështu. Planifikimi për të gjitha rreziqet fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive që mund të zbatohen në shumicën e llojeve të emergjencave, si dhe në rastet e emergjencave të shumëfishta. Hartimi i planeve të të gjitha rreziqeve dhe risqeve të shumëfishta, bazohet në sistemet, procedurat dhe koordinimin që mund të aplikohen kudo, kurdo dhe në çfarëdolloj situate në vend.

  121. 1.10 Temat ndërsektoriale në fushën e mbrojtjes civile Temat ndërsektoriale janë fusha specifike thelbësore, të cilat mund të shtrihen në të gjitha fazat e mbrojtjes civile. Shumë prej këtyre temave janë prezantuar nga OKB dhe Banka Botërore si shembuj të praktikave të mira për një mbrojtje civile plotësisht gjithëpërfshirëse. Shumica prej tyre fokusohen te personat ose komunitetet e cenueshme dhe të ekspozuara, por hulumtimet dhe tendencat e fundit sugjerojnë gjithashtu rëndësinë e integrimit të qeverisjes së mirë, politikave, advokimit dhe ndryshimeve klimatike. Për sa i përket kategorisë së mësipërme, ekzistojnë dy koncepte kryesore që janë zbatuar për qëllime të ndërgjegjësimit në nivel global.

  122. 1.10.1 Askush të mos mbetet pas “Askush të mos mbetet pas” përfshin jo vetëm integrimin e më të varfërve, por gjithashtu luftimin e diskriminimit dhe të pabarazive në rritje brenda dhe ndërmjet vendeve, si dhe luftimin e shkaqeve të tyre kryesore. Format e vazhdueshme të diskriminimit, ku përfshihet diskriminimi gjinor, janë një nga shkaqet kryesore që njerëzit mbeten pas, çka shkakton margjinalizim dhe përjashtim të individëve, familjeve dhe komuniteteve të tëra. Në përputhje me qasjet e bazuara në të drejtat e njeriut, “Askush të mos mbetet pas” duhet të integrohet në të gjitha aspektet e mbrojtjes civile.

  123. 1.10.2 Mos bëj dëm Efektet e mundshme negative të veprimeve humanitare lindën si objekt diskutimi gjatë situatave të emergjencave, gjatë gjenocidit në Ruandë (1994), si dhe pas fatkeqësive të mëdha natyrore gjatë periudhës 2000–2010 (cunami në Azinë Juglindore dhe tërmeti në Haiti). Rritja e ndërgjegjësimit çoi në rritjen e interesit në parandalimin e efekteve negative të ndërhyrjeve të llojeve të ndryshme, përgjatë fazave të ndryshme të mbrojtjes civile. DNH nënkupton pikërisht atë që artikulon, pra që askush dhe asgjë nuk duhet të dëmtohet si pasojë e projekteve, veprimeve apo aktiviteteve të mbrojtjes civile. Mos bëj dëm nënkupton të shmanget ekspozimi i njerëzve ndaj risqeve shtesë përmes veprimeve tona. Mos bëj dëm nënkupton të ndërpresim një ndërhyrje për të parë kontekstin më të gjerë dhe për të zbutur efektet e mundshme negative ndaj marrëdhënieve sociale, ekonomisë dhe mjedisit. Mbrojtja civile gjithëpërfshirëse Përfshirja lidhet me të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht gjinisë, aftësisë, besimit fetar, racës, moshës apo orientimit seksual. Parimet kryesore të mbrojtjes civile përfshirëse janë: I. Të garantohet pjesëmarrje e plotë dhe kuptimplotë e të gjitha grupeve dhe individëve në identifikimin dhe zvogëlimin e riskut. II. Të garantohet se personat në rrezik përjashtimi përfshihen në fazën e përgjigjes, duke garantuar kështu të drejta të barabarta për të gjithë. III. Të vlerësojë dhe t’u përgjigjet karakteristikave, kapaciteteve dhe cenueshmërive të tyre të ndryshme. IV. Të kontribuojë në aftësinë ripërtëritëse të kujtdo duke eliminuar barrierat që mbajnë personat e përjashtuar jashtë procesit të planifikimit dhe vendimmarrjes, si dhe të transformojë marrëdhëniet e pushtetit. Nëntemat e mëposhtme ofrojnë një përmbledhje të çështjeve kryesore ndërsektoriale në fushën e mbrojtjes civile.

  124. 1.10.3 Gjinia Emergjencat dhe fatkeqësitë e mëdha mund të prekin në mënyrë të ndryshme gratë, vajzat, burrat dhe djemtë. Shpeshherë, pabarazitë gjinore shkaktojnë përkeqësimin e cenueshmërive ekzistuese në raport me ndikimin e fatkeqësive. Për të qenë të suksesshme, strategjitë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, duhet të përfshijnë aspektet gjinore ose të jenë me ndjeshmëri gjinore në të gjitha fazat. Gratë dhe fëmijët përbëjnë shumicën e personave të zhvendosur nga konfliktet ose nga fatkeqësitë e tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu. Megjithatë, në disa kultura, besimet tradicionale rreth roleve gjinore konstatojnë se sulmi ndaj grave është një praktikë e papranueshme, çka i bën burrat dhe djemtë më të cenueshëm ndaj sulmeve. Ndikimet gjinore të rreziqeve të fatkeqësive natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu kanë tendencë të rrisin pabarazitë gjinore për sa i përket aksesit dhe kontrollit të burimeve të një komuniteti. Për shkak të mungesës përkatëse të fuqisë ekonomike dhe politike, gratë dhe vajzat preken në mënyrë joproporcionale nga rreziqet natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu, të tilla si përmbytjet, thatësirat, konfliktet dhe fatkeqësitë e shëndetit publik, si COVID-19. Fatkeqësitë kanë tendencën të përkeqësojnë pozicionin e pafavorizuar të grave që vjen si pasojë e përfaqësimit të ulët në fushën e politikës, aksesit të ulët në arsim dhe trajnim, pasigurisë ekonomike dhe të drejtave të pabarabarta të pronësisë. Duke qenë se gratë kanë më pak akses te burimet prodhuese, si toka, kreditë dhe trajnimi, familjet me kryefamiljare gra dhe adoleshentë janë zakonisht të parat që vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe nga kequshqyerja. Shërbimet e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (kur ekzistojnë), ka gjasa të ndërpriten në momentin e shfaqjes së fatkeqësive, veçanërisht në komunitetet që nuk kanë akses në ndihmën e jashtme. Shpeshherë, gratë preken ndjeshëm nga mungesa e shërbimeve të shëndetit riprodhues, veçanërisht gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe lindjes. Fatkeqësitë jo vetëm që shkaktojnë ndërprerjen e sistemeve mbështetëse komunitare, por shpeshherë, rrisin përgjegjësitë prodhuese dhe riprodhuese të grave, si dhe barrën e tyre ekonomike. Në përgjithësi, gratë dhe vajzat janë kujdestaret kryesore të anëtarëve të familjes të sëmurë dhe atyre pranë vdekjes. Rritja e barrës së grave për të gjetur ushqim dhe strehim pas fatkeqësive, shpeshherë lidhet me rënien e aksesit në burime të tilla si kreditë dhe toka produktive. Zvogëlimi i pasurive të familjes, në kushtet e të gjendurit përballë rreziqeve, mund të ndikojë negativisht tek komunitetet. Për rrjedhojë, burrat dhe gratë mund t’u drejtohen strategjive të përballimit të këtyre rreziqeve, si migrimi dhe shitja e gjësë së gjallë dhe pasurive të familjes, çka mund t’i lërë akoma më të cenueshëm ndaj goditjeve të ardhshme. Për më tepër, familjet mund të vendosin që të ndahen për të përmirësuar mundësitë e përballimit të fatkeqësive, çka ndikon në marrëdhëniet gjinore. Gratë dhe vajzat kanë më shumë gjasa që të angazhohen në strategji të rrezikshme të përballimit të fatkeqësive, të tilla si migrimi në qytete, lypja dhe puna e seksit, të cilat i bëjnë të cenueshme ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit. Për më tepër, në disa shoqëri, humbja e veshjeve me rëndësi kulturore gjatë krizave, si p.sh., e shalleve të kokës, mund të cenojë identitetin e grave, si dhe mund të kufizojë lëvizshmërinë dhe aftësinë e tyre për të marrë pjesë në programet e ndihmës dhe në pikat e shpërndarjes së ushqimeve. Dhuna me bazë gjinore (DhBGj) raportohet shpesh në komunitetet e prekura nga emergjencat, si dhe në kampet e refugjatëve dhe pikat e shpërndarjes së ushqimeve. Fatkeqësitë përshkallëzojnë tensionet brenda familjeve dhe shpeshherë, konfliktet çojnë në rritje të dhunës në familje. Për më tepër, në rastet kur fatkeqësitë shkaktojnë ndryshimin dhe riorientimin e roleve tradicionale gjinore, burrat mund t’i kundërpërgjigjen humbjes së pozitës së tyre përmes rritjes së dhunës. Gjithashtu, procesi i migrimit, zhvendosjes dhe risistemimit, rrit riskun që vajzat dhe gratë të shfrytëzohen seksualisht dhe të sulmohen nga anëtarët e familjes, stafi i ushtrisë dhe policisë, si dhe nga punonjësit e ndihmës humanitare. Dimensioni gjinor i fatkeqësive nënkupton se për të qenë efikase, strategjitë e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë duhet të marrin në konsideratë rritjen e cenueshmërisë së grave dhe vajzave në të gjitha fazat (parandalimi/lehtësimi, gatishmëria, përgjigja dhe rimëkëmbja), si dhe duhet të garantojnë përfshirjen e tyre në të gjitha nivelet. Komuniteti ndërkombëtar ka pranuar cenueshmërinë e shtuar të grave dhe ka parashikuar ligje dhe udhëzime për mbrojtjen e grave dhe vajzave gjatë periudhave të fatkeqësive, si dhe për përfshirjen e tyre të plotë në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. Karta humanitare dhe standardet minimale në përgjigjen ndaj fatkeqësive, të lëvizjes “Sphere”, shprehin qartë angazhimin në ndërhyrjet me ndjeshmëri gjinore, duke përfshirë luftën kundër DhBGj, në të gjitha etapat e përgjigjes ndaj fatkeqësive dhe në secilin prej pesë sektorëve kryesorë (furnizimi me ujë dhe higjiena, ushqyerja, ndihma ushqimore, strehimi dhe shërbimet shëndetësore). Për më tepër, Komiteti i Përhershëm Ndër-Agjenci i Kombeve të Bashkuara (IASC) për ndihmën e koordinuar humanitare, ka udhëzime specifike për ndërhyrjet e lidhura me dhunën me bazë gjinore në kontekstin humanitar.

  125. 1.10.4 Parandalimi dhe përgjigja ndaj shfrytëzimit dhe ngacmimit seksual (PRSEAH) Parandalimi dhe përgjigja ndaj shfrytëzimit dhe ngacmimit seksual përfshin strategjitë, politikat dhe parimet për eliminimin e çdo forme të shfrytëzimit apo ngacmimit seksual në kontekstin e mbrojtjes civile. Përfshirja e punonjësve të mbrojtjes civile në aktet e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual përbën një shkelje të rëndë të përgjegjësisë sonë për të mos bërë dëm dhe për të mbrojtur personat e prekur nga krizat. Klikoni ikonën për të parë videon rreth PPShNS-së. Kliko në ikonë për video rreth PRSEAH Shfrytëzimi seksual Shfrytëzimi seksual nënkupton çdo abuzim faktik apo të tentuar në një situate dobësie, me pushtetin apo në një situatë mirëbesimi, për qëllime seksuale, ku përfshihen kërcënimi apo përfitimi monetar, social ose politik nga shfrytëzimi seksual i një individi tjetër. Abuzimi seksual Abuzimi seksual nënkupton ndërhyrjen fizike, faktike apo të tentuar, të një natyre seksuale, me forcë ose në kushte të pabarabarta ose shtrënguese. Shfrytëzimi dhe abuzimi seksual përfshin marrëdhëniet seksuale me të mitur (me persona nën 18 vjeç), në çdo kontekst. Ngacmimi seksual Ngacmimi seksual i referohet sjelljes së ndaluar në kontekstin e punës dhe mund të kryhet kundër stafit dhe personelit përkatës të OKB-së.

  126. 1.10.5 Barazia gjinore dhe përfshirja sociale Barazia gjinore dhe përfshirja sociale janë dy koncepte të ndërlidhura, të cilat ndihmojnë përmirësimin e mbrojtjes civile për kategoritë në vijim: personat e përjashtuar, gratë dhe personat me qëndrueshmëri të ulët ekonomike. BGjPS-ja nxit politikat përfshirëse dhe fokusohet në rritjen e pushtetit të grupeve të cenueshme ose të margjinalizuara. BGjPS-ja është një qasje që synon të eliminojë barrierat ekzistuese në mënyrë që të rrisë aksesin, si dhe të mundësojë vendimmarrjen dhe pjesëmarrjen e popullsive të margjinalizuara. BGjPS kërkon që të krijojmë mjedise mundësuese në mënyrë që TË GJITHË të angazhohen dhe të përfitojnë në mënyrë TË BARABARTË nga ndërhyrjet për zhvillim. Në kontekstin e rimëkëmbjes, BGjPS-ja është një qasje që synon të eliminojë barrierat dhe të rrisë aksesin, të lehtësojë rritjen e përdorimit të shërbimeve të rehabilitimit, si dhe të përmirësojë përvojat e çdo përdoruesi. Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha popullsitë e margjinalizuara janë të pafavorizuara apo të përjashtuara në të njëjtën masë. Barazia gjinore Barazia gjinore përfshin punën me burrat dhe djemtë, gratë dhe vajzat, me qëllim ndryshimin e qëndrimeve, sjelljeve, roleve dhe përgjegjësive në shtëpi, në vendin e punës dhe në komunitet. Barazia gjinore nënkupton më tepër se sa thjesht barazi teorike në shifra apo ligje; ajo nënkupton më shumë liri dhe përmirësim të nivelit të përgjithshëm të jetës, në mënyrë që barazia të arrihet pa sakrifikuar përfitimet e meshkujve dhe femrave. Përfshirja sociale Përfshirja sociale nënkupton procesin e përmirësimit të kushteve të individëve dhe grupeve me qëllim pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, si dhe procesin e përmirësimit të aftësisë, mundësisë dhe dinjitetit të personave të pafavorizuar, bazuar në identitetin e tyre, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në shoqëri.

  127. 1.10.6 Fëmijët Është fakt që fëmijët dhe të rinjtë janë tejet të cenueshëm gjatë emergjencave dhe përgjigjes humanitare. Fëmijët dhe të rinjtë nën 30 vjeç përbëjnë më tepër se gjysmën e popullsisë së botës dhe janë kategoria që përfitojnë më tepër nga zvogëlimi i riskut dhe ndikimit të fatkeqësive. Statistikat shtetërore për Shqipërinë tregojnë se në vitin 2021, të rinjtë e kësaj grupmoshe përbënin 22,7% të totalit të popullsisë. Shpeshherë, fëmijët dhe të rinjtë janë ata që goditen të parët dhe më rëndë nga fatkeqësitë, si dhe përjetojnë ndikime të mëdha joproporcionale në shëndetin fizik dhe mendor, në nevojat për ushqyerje, në aksesin në arsim, në mundësitë ekonomike, në ekspozimin ndaj dhunës, si dhe shumë efekte të tjera anësore kufizuese. Fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në varfëri dhe në situata të tjera të cenueshme përballen me risqe edhe më të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh se ndryshimet klimatike po rrisin shkallën dhe numrin e fatkeqësive në mbarë botën. Për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve është thelbësore të garantohet përmbushja e nevojave të tyre dhe të integrohen kontributet e tyre në përpjekjet për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive.

  128. 1.10.7 Grupet e tjera të margjinalizuara Grupet e margjinalizuara ekzistojnë në çdo vend dhe janë të nënpërfaqësuara për një sërë arsyesh. Zakonisht, faktorët më të zakonshëm të margjinalizimit janë gjinia (veçanërisht viktimat e dhunës), mosha, migrimi, përkatësia etnike dhe orientimi seksual. Në Shqipëri, grupet e margjinalizuara mund të përfshijnë nënat e vetme, pjesëtarët e komuniteteve rome dhe egjiptiane dhe personat LGBTQI+ (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë, interseksualë +). Parimet “Askush të mos mbetet pas”, “Mos bëj dëm” dhe “Përfshirja” duhet të konsiderohen/zbatohen në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të mbrojtjes civile në Shqipëri. Seksioni 2 Parandalimi/lehtësimi Parandalimi Janë aktivitetet dhe masat për shmangien e plotë të risqeve të fatkeqësive ekzistuese dhe atyre të reja Lehtësimi Është zvogëlimi ose kufizimi i ndikimeve negative të rreziqeve e fatkeqësive të lidhura me to’ 2. Parandalimi/lehtësimi

  129. 2.1 Përmbledhje dhe praktikat më të mira të fazës së parandalimit/lehtësimit PKEC-ja merr në analizë çështje të emergjencave civile nëpërmjet katër fazave të ciklit të tyre. Faza e parë dhe kyçe e këtij cikli është ajo e parandalimit/lehtësimit. “Parandalim” janë aktivitetet dhe masat për shmangien e plotë të risqeve të fatkeqësive ekzistuese dhe atyre të reja. Parandalimi i fatkeqësive shpreh konceptin dhe synimin për të shmangur plotësisht ndikimet e mundshme negative të ngjarjeve të rrezikshme. Derisa disa risqe të fatkeqësive nuk mund të eliminohen, parandalimi synon të zvogëlojë cenueshmërinë dhe ekspozimin në kontekste të tilla ku, si rezultat, risku i fatkeqësisë eliminohet. Shembujt përfshijnë digat ose argjinaturat që eliminojnë risqet nga përmbytjet, rregulloret e përdorimit të tokës që nuk lejojnë asnjë vendbanim në zona me risk të lartë, projekte inxhinierike sizmike që sigurojnë mbijetesën dhe funksionimin e një ndërtese kritike në çdo tërmet të mundshëm dhe imunizimin kundër sëmundjeve të parandalueshme me vaksina. Masat parandaluese mund të merren gjithashtu gjatë ose pas një ngjarjeje ose fatkeqësie të rrezikshme për të parandaluar rreziqet dytësore ose pasojat e tyre, siç janë masat për të parandaluar ndotjen e ujit. ““Lehtësimi ose zbutja” është zvogëlimi ose kufizimi i ndikimeve negative të rreziqeve e fatkeqësive të lidhura me to’. Masat lehtësuese ose zbutëse përfshijnë teknikat inxhinierike dhe ndërtimet rezistente ndaj risqeve, si dhe përmirësimin e politikave mjedisore dhe sociale dhe ndërgjegjësimin e publikut. Për menaxhimin me sukses të emergjencave civile është mjaft i rëndësishëm krijimi i shumë lidhjeve të drejtpërdrejta midis aktiviteteve të strukturave dhe institucioneve pjesëmarrëse, si në etapat e një faze, ashtu dhe gjatë katër fazave të ciklit të emergjencave. Për arritjen e këtij qëllimi, çështjet e parandalimit dhe të lehtësimit nuk janë të lidhura vetëm me fazat e gatishmërisë dhe të përgjigjes së menjëhershme ndaj situatave të emergjencave civile, por edhe me çështjet kyç të fazës së rimëkëmbjes. Faza e rimëkëmbjes është një mundësi për të rishikuar dhe për të vlerësuar shkaqet dhe mënyrat e përgjigjes ndaj një situate emergjente. Kjo është periudha më e mirë për të ndërmarrë aktivitete lehtësimi, paralelisht me aktivitetet e rehabilitimit dhe të rindërtimit dhe shpesh është koha kur disponohen burimet e nevojshme për të investuar në masat parandaluese dhe lehtësuese, gjë e cila nuk do të mund të bëhej gjatë kohës së emergjencës. Ashtu si në të gjitha fazat, ekzistojnë konvergjenca të konsiderueshme, si dhe mbivendosje të hulumtimeve dhe doktrinave. Disa institucione e përfshijnë vlerësimin e riskut në fazën e parandalimit/lehtësimit ndërsa disa të tjera e përfshijnë këtë proces thelbësor në fazën e gatishmërisë. Ndryshe nga vlerësimi, masat e parandalimit/lehtësimit fokusohen te rreziqet dhe te procesi i analizimit dhe identifikimit të rreziqeve. Përpara se të matet shkalla dhe ndikimi i rreziqeve, duhet të adaptohet qasja e lehtësimit. Këtu përfshihet ekzaminimi i rrezikut në këndvështrimin e hierarkisë së masave të lehtësimit që jepen në vijim.

  130. 2.2. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e parandalimit/lehtësimit Emri i M/A/I Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e vartësisë Roli kryesor Përgjegjësitë Paralajmërim i hershëm dhe gatishmëri  Koordinim i strukturave përmes AKMC-së. operacionale për emergjencat, përfshirë  Faza e parandalimit/lehtësimit shërben si sinjal për njoftimin paraprak të forcave operacionale të FA, se një situatë emergjence është pranë ose duke u shkëmbimin e informacionit, zhvilluar. grumbullimin e të dhënave dhe ndarjen e  FA është përgjegjëse për shkëmbimin e informacionit duke përdorur të gjitha kanalet e komunikimit dhe kapacitetet në dispozicion. informacionit, vlerësimin e nevojave, identifikimin e nevojave për trajnim mbi  Strukturat e mbrojtjes civile në Shtabin e Përgjithshëm të FA kryejnë vlerësimin e nevojave të komunikimit/ ndërlidhjes. mbrojtjen civile.  FA janë përgjegjëse për të gjitha masat për të parandaluar situatat e emergjencës në të gjitha strukturat ushtarake në territorin e RSH Shqipërisë.  Të gjitha strukturat identifikojnë nevojat për trajnim të personelit, bazuar në kapacitetet e tyre. FA janë përgjegjëse për trajnime të tilla të të gjitha strukturave të tyre për pjesëmarrje në operacionet e emergjencave civile. Një fokus i veçantë i kushtohet risqeve specifike në zonat e përgjegjësisë së secilës njësi ushtarake, bazuar në hartat e riskut të zhvilluara më parë (Vlerësimi i Riskut në nivel qendror) për zjarret në pyje, përmbytjet, tërmetet, etj.  FA janë ndër strukturat përgjegjëse për grumbullimin e informacionit dhe të dhënave në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe lokale të planifikimit, monitorimit dhe vlerësimit.  Gjatë kësaj faze, FA janë përgjegjëse për identifikimin e resurseve të nevojshme për të dislokuar gjatë situatave të emergjencave civile. Roli shtesë FA përditësojnë rregullisht pikat e kontaktit për koordinim me autoritetet civile dhe lokale. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) Roli kryesor Përgjegjësitë DPRMSH është institucion qendror, që  Freskon vazhdimisht mallrat rezervë nëpërmjet këmbimit ose huadhënies, me anë të aktmarrëveshjeve, të lidhura me institucione, që financohen nga administron rezervat materiale të shtetit Buxheti i Shtetit, të kontratave dypalëshe, të lidhura me subjekte private, që kanë kontrata të ngjashme furnizimi për këto mallra, si dhe me anë të të cilat krijohen për të ndërhyrë, në shitblerjes. mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, dhe për dhënien e ndihmave humanitare. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme – Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Roli kryesor Përgjegjësitë  Përgjegjëse për identifikimin e zonave  Miraton dokumentacionin teknik dhe ligjor për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin. me risk të lartë nga zjarret.  Ofron certifikimin e sigurisë nga zjarri për objekte dhe aktivitete.  Merr masa paraprake kundër zjarreve  Ndërmerr inspektime në objekte, institucione, struktura private dhe shtetërore, pyje dhe kullota, në të gjitha territoret e bashkive specifike, për të garantuar në zonat me risk të lartë. implementimin e të gjitha masave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Aktiviteti i parandalimit të zjarrit është  Kërkon marrjen e masave shtesë për zvogëlimin e riskut në zonat me risk të lartë për zjarre në pyje dhe kullota. funksion që institucionalisht kryhet nga  Adreson tek bashkitë përgjegjësinë ligjore/nënligjore për ndërtimin e brezave të mbrojtjes nga zjarri në fondin pyjor. shërbimi vendor i MZSH-së. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme – Policia e Shtetit Roli kryesor Përgjegjësitë Kryerja e fushatave të ndërgjegjësimit dhe  Siguron mbajtjen hapur të rrugëve të transportit dhe hapjen e rrugëve përmes shërbimeve të trafikut rrugor të PSH-së. garantimi i sigurisë rrugore dhe transportit. Emri i M/A/I Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) Roli kryesor Përgjegjësitë Ofron shërbime shëndetësore parësore.  Ofron shërbime shëndetësore parësore.  Ofron shërbim parësor të përkujdesjes shëndetësore në sistemin e vuajtjes së dënimeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ministria e Drejtësisë. Mbrojtja Sociale  Harton dhe përgatit politikën dhe legjislacionin e nevojshëm për forcimin e aftësisë ripërtëritëse të grupeve të cenueshme ndaj fatkeqësive.  Përgatit legjislacionin e nevojshëm për zbatimin dhe operimin e programeve të mbrojtjes sociale në situata emergjente dhe lidhjen e ndihmës humanitare me sistemet e mbrojtjes sociale.  Aktivizon mekanizmat e mbrojtjes sociale, me një zgjerim vertikal dhe horizontal të Ndihmës Ekonomike (NE), së bashku me zgjerimin vertikal të përfitimeve të papunësisë.  Zhvillon strategji për të identifikuar popullsitë e varfra dhe të cenueshme që jetojnë në zonat me risk nga fatkeqësitë, gjenerimin e hartave hapësinore të varfërisë dhe të cenueshmërisë dhe mbajtjen e informacionit të azhurnuar.  Përditëson sistematikisht bazën e të dhënave të personave që aplikojnë për të zgjeruar horizontalisht mbulimin.  Zhvillon dispozitat dhe protokollet e përbashkëta midis sektorëve të mbrojtjes sociale (MS) dhe Menaxhimit të Riskut të Fatkeqësive (MRF) në mënyrë që të drejtojë nevojat e vlerësimit pas fatkeqësisë në kohën e tronditjeve kovariate. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Spitalore Universitare (QSUT) “Nënë Tereza” Roli kryesor Përgjegjësitë Garanton operacionalitet të plotë në raste  Përmirëson kapacitetet infrastrukturore. emergjencash civile.  Planifikon dhe garanton ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor me efikasitet dhe në kohë.  Koordinon emergjencat brenda për brenda shërbimeve. Emri i M/A/I MSHMS – Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) Roli kryesor Përgjegjësitë Përgjegjës për mbikëqyrjen  Është përgjegjës për mbikëqyrjen epidemiologjike të sëmundjeve infektive dhe faktorët e riskut që lidhen me to. epidemiologjike të sëmundjeve infektive  Ndërmerr diagnoza të hershme dhe trajtime të sëmundjeve infektive të bazuara në të dhëna. dhe për faktorët e riskut që lidhen me to.  Është përgjegjës për parandalimin në kohë (të hershëm) të implikimeve potenciale të shkaktuara nga sëmundjet infektive.  Është përgjegjës për vlerësimin dhe monitorimin e situatës epidemiologjike të sëmundjeve joinfektive dhe për vlerësimin e faktorëve të riskut që sjellin këto emergjenca.  Në varësi të situatës, ISHP vlerëson nevojat për vaksinime masive të popullsisë, sipas një kalendari kombëtar.  Administron dhe mbikëqyr implementimin e proceseve të vaksinimeve, veçanërisht kur ato lidhen me segmentet me risk të lartë të popullsisë. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) Roli kryesor Përgjegjësitë QKUM është institucioni përgjegjës për  Certifikon paramedikalët, dhënësit e ndihmës së parë dhe personelin ndihmës të Urgjencës mjekësore për dhënien e ndihmës së parë dhe procedurat zhvillimin e sistemit të shërbimit të përkatëse, sipas kurrikulave të miratuara me urdhër të përbashkët nga ministri përgjegjës për arsimin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë. urgjencës mjekësore, nëpërmjet  Siguron një sistem të standardizuar për mbledhjen e të dhënave të pacientit që mbulon të gjitha hallkat e sistemit. planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe  Mban Regjistrin Kombëtar të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, sipas formatit dhe përcaktimeve të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave. bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje. Emri i M/A/I Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) Roli kryesor Përgjegjësitë  Garantimi i sigurisë ushqimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) cilësinë e ushqimeve, ushqimeve për  AKU kryen kontrollet zyrtare në Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) që ushtrojnë aktivitetin në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, dhe në OB që kafshë, inputeve bujqësore dhe ushtrojnë aktivitetin në fushën e inputeve bujqësore, dhe veprimtarisë prodhuese të duhan – cigareve, në zbatim të planit vjetor me bazë risku të kontrolleve veprimtarive prodhuese të duhan zyrtare dhe marrjes së mostrave, si dhe marrjes së mostrave në Pikën e Inspektimit Kufitar (PIK) i cili miratohet për çdo vit me udhëzim të Ministrit të cigareve për parandalimin e riskut. Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në vend, si dhe garantimin e inputeve cilësore për fermerin shqiptar.  Garantimi i shëndetit të kafshëve dhe  Gjatë kontrolleve zyrtare, AKU inspekton OBU për plotësimin e kërkesave ligjore lidhur me implementimin e planit të HACCP (Analiza e Rrezikut dhe Pikat bimëve përmes programeve të Kritike të Kontrollit) dhe praktikave të mira të paketës higjienike, dokumentacionin shoqërues që shoqëron mallin, gjurmueshmërinë e produkteve, prodhimin kontrollit dhe monitorimit për dhe ruajtjen, etiketimin, etj., për të parandaluar mundësinë e riskut (biologjik, fizik dhe kimik) në të gjithë zinxhirin ushqimor. parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve Lidhur me PMB (Produktet e Mbrojtjes së Bimëve) dhe PP (Produkteve Plehëruese) është e rëndësishme të theksohet që nga AKU, gjatë procesit të licencimit zoonotike dhe infektive me risk të lartë për plotësimin e kushteve dhe kritereve të OB që ushtrojnë aktivitetin në fushën e inputeve bujqësore (PMB/PP) kërkohet që: Për garantimin e funksionimit të për shëndetin publik. magazinave të tregtimit me shumicë të PMB-ve bëhet miratimi nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për  Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. Gjithashtu, magazinat dhe njësitë e tregtimit të PMB-ve dhe PP duhet të jenë të pajisura me pajisjet e mbrojtjes infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes. nga zjarri.  Monitorimi i sigurisë së digave dhe Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë (SPV) në MBZHR: argjinaturave, me qëllim mbrojtjen e komuniteteve dhe tokave nga  Siguron implementimin e këtyre programeve nga shërbimet rajonale të veterinarisë (në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve). përmbytjet.  Menaxhon në kohë parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të lidhura me kafshët. Struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve (SPMB) në MBZHR:  Është autoriteti kompetent që harton politikat e mbrojtjes së bimëve dhe përshtatjen e legjislacionit të mbrojtjes së bimëve me atë të BE-së.  Monitoron situatën fitosanitare përmes institucioneve të varësisë.  Ndjek dhe zbaton aktivitetin e shërbimit në kuadër shërbimit të mbrojtjes së bimëve në nivel qendror dhe rajonal, në zbatim të këtij ligji.  Zhvillon procedurat që lidhen me regjistrimin e PMB-ve, të lëndëve vepruese, si dhe shtuesve e të bashkëvepruesve. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB):  Monitoron situatën sanitare përmes vizitave në terren dhe vëzhgimeve të mbrojtjes së bimëve.  Monitoron fermat për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, shëndetit publik dhe mjedisit nga përdorimi i produkteve të dëmshme për bimët. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit  Merr masa paraprake mbi infrastrukturën ujore për parandalimin e përmbytjeve.  Garanton gatishmërinë e infrastrukturës së kullimit për mbrojtjen nga përmbytjet përpara fillimit të sezonit të shirave. Roli shtesë  Shërbimet rajonale veterinare kryejnë shërbim monitorimi pasiv dhe aktiv si pjesë e përpjekjeve parandaluese.  AKU grumbullon dhe vlerëson të dhënat e inspektimeve dhe të mostrave të analizuara me qëllim hartimin e plan veprimeve për marrjen e masave shtesë në menaxhimin e riskut. Emri i M/A/I Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Roli kryesor Përgjegjësitë Mirëmbajtja e infrastrukturës (rrugëve,  Kryen investime në infrastrukturën rrugore pas vlerësimeve të riskut (në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar). energjisë minierave, furnizimit me ujë) në  Kryen mirëmbajtjen e infrastrukturës së dëmtuar rrugore. zonat e prekura nga fatkeqësitë.  Kryen investime në resurset natyrore, me synim zvogëlimin e numrit të aksidenteve.  Kryen investime në infrastrukturën energjetike, për të garantuar qëndrueshmërinë energjetike.  Siguron përmirësimin dhe garancinë për implementimin e kodeve dhe standardeve të ndërtimit që u mundësojnë ndërtesave rezistencë optimale në situata të ndryshme.  Siguron pastrim dhe monitorim të lumenjve dhe digave të zonave të identifikuara me risk të lartë.  Kryen mirëmbajtje dhe ndërhyrje në infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe sistemin e kanalizimeve.  Kryen investime të nevojshme për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm. Emri i M/A/I MIE – Instituti i Ndërtimit Roli kryesor Përgjegjësitë Garanton të gjitha standardet e ndërtimit  Siguron, që përmes Oponencës Teknike, të garantohet përmirësimi dhe implementimi i bazuar në standarde, i të gjitha ndërtesave të reja si edhe ndërtesave të përmes raporteve, monitorimit dhe cilat do të rikonstruktohen/përforcohen ose që do ndërrojnë destinacion. vlerësimeve shkencore.  Siguron ekspertizën e përcaktuar sipas ligjit për ndërtesat/infrastrukturën e dobësuar me kalimin e kohës (objektet me moshë mbi 50 vjet).  Ofron akt-ekspertiza zyrtare për ndërtesat/infrastrukturën që nuk përputhet me kodet e reja të projektimit; për ndërtesat të cilat ndryshojnë destinacion; si dhe në rast të ndryshimit të hartave të rrezikut sizmik. Emri i M/A/I MIE – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) Roli kryesor Përgjegjësitë  Garanton sigurinë në punë,  Është përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, emergjencat dhe shpëtimin në aktivitetet minerare dhe infrastrukturën nëntokësore. emergjencat dhe shpëtimin në  Kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë fushën e veprimtarisë së AKSEM. aktivitetet minerare dhe në  Regjistron çdo subjekt që kryen veprimtari minerare dhe në punimet nëntokësore në veprat hidroenergjetike. infrastrukturën nëntokësore  Luan rol parësor në paralajmërimin, lehtësimin, përballimin e emergjencave civile të shkaktuara nga aksidentet në sistemin e industrisë, në sistemin e minierave dhe në atë të energjetikës si dhe bashkëpunon në rastet e emergjencave civile të shkaktuara nga fatkeqësi të tjera. Emri i M/A/I MIE – Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) Roli kryesor Përgjegjësitë Siguron në mënyrë të vazhdueshme  Ndërmerr studime gjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe hidrologjike për të identifikuar zonat me risk të lartë. informacionet dhe njohuritë për rreziqet  Siguron në mënyrë të vazhdueshme informacionet dhe njohuritë për rreziqet gjeologjike, të nevojshme për hartimin dhe rishikimin e dokumenteve të gjeologjike. vlerësimit të riskut të fatkeqësive dhe të planeve të emergjencave civile. Emri i M/A/I MIE – Qendra për Grumbullimin dhe Trajtimin e Kimikateve të Rrezikshme (QGTKR) Roli kryesor Përgjegjësitë Zvogëlimi i riskut nga ndotjet mjedisore Ofron shërbime për identifikimin, grumbullimin dhe përgatitjet paraprake për eliminimin e substancave kimike të rrezikshme. për shëndetin e popullsisë nga keqpërdorimi dhe/ose trafikimi për përfitime të paligjshme i substancave të dëmshme kimike. Emri i M/A/I Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) Roli kryesor Përgjegjësitë Institucion mbështetës për mbrojtjen  Planifikon buxhet për të investuar infrastrukturën shkollore, të cilat përfitohen nga bashkitë me projekte më imediate dhe më cilësore. civile dhe rritjen e aftësisë ripërtëritëse  Monitoron sistemin e ngrohjeve në institucionet arsimore parauniversitare. ndaj fatkeqësive në sektorin e arsimit. Në  Siguron përfshirjen në programet mësimore të njohurive për mbrojtjen civile. bashkërendim me AKMC dhe  Bashkëpunon me MIE, MM, MSHMS, prefektët dhe qeverisjen vendore duke angazhuar stafe të specializuar, studentë dhe staf tjetër me detyra për vlerësimin institucionet e tjera përgjegjëse, sipas e nevojave, punë publike dhe detyra të tjera në lidhje me mbrojtjen civile. rastit, harton dhe zbaton programe  Promovon kërkimin shkencor në fushën e ZRF-së dhe MC. edukimi për mbrojtjen civile.  Kërkon nga institucionet shtetërore dhe subjektet private që janë pronarë ose administratorë të objekteve arsimore të vlerësojnë aftësinë ripërtëritëse ndaj fatkeqësive.  Kërkon nga institucionet shtetërore dhe subjektet private që janë pronarë ose administratorë të ambienteve sportive që të vlerësojnë aftësinë ripërtëritëse ndaj fatkeqësive. Emri i M/A/I Universiteti Politeknik i Tiranës – Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) Roli kryesor Përgjegjësitë Zhvillon kapacitete të vazhdueshme  Zhvillon kapacitete për monitorimin e vazhdueshëm nëpërmjet automatizimit të stacioneve meteorologjike, hidrologjike dhe sizmike. monitoruese, kapacitete të paralajmërimit  Zhvillon kërkime shkencore për vlerësimin e rreziqeve hidrike, gjeologjike, meteorologjike dhe sizmike. të hershëm dhe ndërmerr fushata  Zhvillon kapacitete të paralajmërimit të hershëm dhe ofron informacione në kohë reale për AKMC-në dhe institucione të tjera shtetërore përgjegjëse për informimi publik dhe kërkim shkencor. mbrojtjen civile.  I ofron opinionit publik informim për paralajmërimin e hershëm për rreziqet nga përmbytjet, ngricat, temperaturat e larta, thatësirat, rrebeshet, borën, fenomenet e tjera të jashtëzakonshme atmosferike, rrëshqitjet, tërmetet.  Përmes një Buletini Ditor shpërndan informacion mbi rreziqet natyrore (Buletini i Rreziqeve Natyrore) (elektronikisht dhe nëpërmjet mediave sociale).  Ndërmerr kërkim shkencor për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe çështjet e mbrojtjes civile. Emri i M/A/I Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) Roli kryesor Përgjegjësitë Hartimi i politikave që synojnë mbrojtjen  Harton dhe përditëson kuadrin ligjor për: e mjedisit, mbrojtjen nga ndryshimet  Sektorin e mjedisit, përfshirë politikat, standardet e trajtimit të mbetjeve, si edhe monitorimin dhe kontrollin e efekteve që sjellin në drejtim të ajrit e klimatike, përdorimin e qëndrueshëm të të mjedisit, cilësia e ajrit, ndotja industriale, kimikatet, monitorimi i efekteve klimatike, monitorimi i kontrollit të treguesve të mjedisit e të cilësisë burimeve natyrore, mbrojtjen e natyrës së ujërave, vlerësimi i ndikimit në mjedis. dhe të biodiversitetit, zhvillimin e  Natyrën dhe biodiversitetin, përfshirë florën dhe faunën, mbrojtjen e tokës nga erozioni e degradimi, mbrojtjen e peizazhit natyror, mbrojtjen e qëndrueshëm të pyjeve e kullotave, faunës së egër e të specieve të rrezikuara dhe zonat e mbrojtura; monitorimin e cilësisë së ujërave, si dhe hartimin e zbatimin e politikave për  Sektorin e pyjeve dhe i kullotave. turizmin.  Bazuar në vlerësimin e riskut të fatkeqësive, ndërmerr masat strukturore dhe jostrukturore të nevojshme për zvogëlimin e tij. Emri i M/A/I Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) Roli kryesor Përgjegjësitë Planifikimi i buxhetit të kushtëzuar të  Planifikon buxhetin e kushtëzuar të emergjencave civile në ligjin vjetor të buxhetit mbështetur në hapësirën fiskale në dispozicion dhe tavanet buxhetore, në emergjencave civile në ligjin vjetor të bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për Mbrojtjen Civile. buxhetit Emri i M/A/I Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) Roli kryesor Përgjegjësitë Mbështetje teknike për negocimin dhe  Jep asistencë teknike për negocimin dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile. finalizimin e marrëveshjeve të shtetit shqiptar për mbrojtjen civile. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) Roli kryesor Përgjegjësitë Përgjegjëse për sigurinë e sistemit të  Përgatit dhe rishikon aktet e duhura ligjore për planifikimin për emergjencat civile dhe sigurimin e vazhdimësisë së veprimtarisë institucionale të DPB-së dhe vuajtjes së dënimeve dhe për ndërmarrjen degëve territoriale, ndërkohë që përgatiten për të përballuar dhe për t’u rimëkëmbur nga ndikimet e fatkeqësive natyrore dhe/apo fatkeqësive të tjera. e veprimeve specifike në raste  Nxjerr urdhër për krijimin dhe administrimin e një regjistri të posaçëm incidentesh zjarri në të gjitha degët territoriale, ku specifikohen shkaqet, dëmet, etj. emergjencash civile. Emri i M/A/I Ministria e Kulturës (MK) Roli kryesor Përgjegjësitë Zvogëlimi i risqeve për trashëgiminë  Siguron përforcim strukturor dhe masa anti-sizmike shtesë në infrastrukturën dhe sitet e trashëgimisë kulturore. kulturore përmes koordinimit, zhvillimit  Siguron mirëmbajtje të vazhdueshme të parqeve arkeologjike, kështjellave dhe pastrim të vazhdueshëm të vegjetacionit. të projekteve dhe investimeve të  Bashkëpunon me institucione qendrore dhe vendore për ndërhyrje në investime për të përmirësuar infrastrukturën dhe sitet e trashëgimisë kulturore. Ministrisë së Kulturës dhe/ose në  Harton kuadrin ligjor për studimin, format, normat dhe kriteret e ndërhyrjeve në asetet kulturore. koordinim me donatorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Emri i M/A/I Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) Roli kryesor Përgjegjësitë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve  Bashkëpunon me Ministrinë përgjegjëse për Mbrojtjen Civile në hartimin e akteve nënligjore për planet dhe rregullat e menaxhimit të risqeve nga përmbytjet. Ujore është institucioni përgjegjës për  Bashkëpunon me zyrat e administrimit të baseneve ujore dhe harton për qarqet/bashkitë e basenit ujor të tij planin e menaxhimit të riskut të përmbytjeve. menaxhimin e integruar të burimeve  AMBU, së bashku me organet e tjera të menaxhimit dhe administrimit të burimeve ujore, në bashkëpunim me strukturat dhe organet e qeverisjes vendore, ujore në Republikën e Shqipërisë si dhe janë përgjegjëse për parandalimin, përballimin dhe për rehabilitimin e gjendjes së shkaktuar nga përmbytja. përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e  Kryen vlerësimin e infrastrukturës në administrim dhe përdorim të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Planeve të Menaxhimit të Riskut nga  Merr pjese në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar infrastruktura më të forta” në pronësi të AMBU-së. Përmbytjet për basenet ujore, referuar  Shqyrton dhe rishikon, sipas nevojës, Planet e Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet për të gjitha basenet e lumenjve, bazuar në ndikimet e fatkeqësive legjislacionit në fuqi. (specifike për skenarin e përmbytjeve). Emri i M/A/I Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile (QVEC) Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë QVEC është një OJF e themeluar në vitin Vendos marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet dhe struktura qeveritar apo organizata të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare. 2013 me kapacitete dhe aftësi të ndryshme për përballimin e emergjencave civile. QVEC angazhohet në aktivitete parandalimi/lehtësimi në koordinim me autoritetet e MC në nivel qendror dhe vendor Seksioni 3 Gatishmëria 3. Gatishmëria Të kuptuarit dhe zbatimi i njohurive dhe udhëzimeve nga seksioni “Informacione bazë”, do të mundësojë një bazë të qëndrueshme për planifikimin e gatishmërisë. Gatishmëria Njohuritë dhe kapacitetet e zhvilluara nga qeveritë, organizatat e përgjigjes dhe rimëkëmbjes, komunitetet dhe individët, për të parashikuar, për t’iu përgjigjur dhe për t’u rimëkëmbur në mënyrë efektive nga ndikimet e fatkeqësive të mundshme, të afërta apo reale Objektivi kryesor i fazës së gatishmërisë është të evitojë humbjet e jetës dhe të pasurive si pasojë e kërcënimeve dhe emergjencave. Elementët kyç të gatishmërisë janë ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të sistemit të mbrojtjes civile dhe komuniteteve për të parashikuar, për të përballuar dhe për t’u rimëkëmbur nga ndikimet negative të rreziqeve dhe fatkeqësive të mundshme me efekt zinxhir (mund të përkufizohet si aftësi ripërtëritëse), të cilat përfshijnë kapacitetet në vijim: I. Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i kapacitetit të komuniteteve ndaj kërcënimeve dhe ndikimeve të të gjitha rreziqeve. II. Pajisja e komuniteteve me aftësitë dhe mundësitë e nevojshme për të përballuar ndikimet e fatkeqësive. III. Rritja e kapacitetit të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë të sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, të Komisioneve të Mbrojtjes Civile në nivel qarku dhe bashkie, këshillave, zyrave dhe qendrave operacionale të emergjencave në të gjitha nivelet. IV. Plane dhe sisteme gjithëpërfshirëse qendrore dhe vendore të politikave të gatishmërisë dhe përgjigjes. V. Fuqizimi i partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve dhe grupeve kryesore të interesit. Shtatë komponentët kryesorë të gatishmërisë GATISHMËRIA PARTNERSHIPS; 0.14 INFORM & EDUCATE; 0.14 CONTINUITY OF SERVICES; 0.14 CAPACITY BUILD; 0.14 RISK ASSESSMENT; RESPONSE 0.14 LOCALISATION; PREPARATION; 0.14 0.14 Fig. 16. Komponentët kryesorë të fazës së gatishmërisë

  131. 3.1 Informimi dhe edukimi Zhvillimi i fushatave vjetore dhe sezonale që pasqyrojnë rreziqet dhe risqet kryesore në nivel kombëtar, është thelbësor për një mbrojtje civile proaktive. Për të pasur sukses është thelbësore që të ekzistojë një qasje gjithëpërfshirëse, ku të merren në konsideratë dhe të përfshihen të gjithë anëtarët e komunitetit. Programe të ndryshme, të fokusuara dhe konsistente mund të ndryshojnë procesin e të menduarit, sjelljet dhe qëndrimet ndaj shumë aspekteve të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë. Fushatat e ndërgjegjësimit organizohen dhe ofrohen nga agjencia përkatëse, megjithatë inkurajohet zhvillimi i partneriteteve pasi ato: - Ilustrojnë njëtrajtshmërinë e qeverisë shqiptare në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë. - Mundësojnë rritjen e komunikimit dhe të ndërgjegjësimit. - Mund të zvogëlojnë kostot për agjencitë. - Mund të përfshijnë një audiencë dhe demografi më të gjerë. - Ndihmojnë në zhvillimin e qasjes së bazuar në të gjithë komunitetin për të krijuar një kulturë të gatishmërisë në Shqipëri.

  132. 3.1.1 Aktivitete të fushatave të gatishmërisë Shumë fushata të gatishmërisë mund të realizohen në të gjithë sektorët dhe grupet demografike, duke filluar nga fëmijët në shkolla deri tek industria e sektorit privat. Fushata apo aktiviteti mund të modifikohet për t’iu përshtatur audiencës, por shumë prej parimeve mbeten të njëjta. Ashtu siç ndodh me shumë prej fushatave të gatishmërisë, qëllimi dhe objektivat duhet të jenë të qartë. Ngritja e pyetjeve për veten është një instrument i shkëlqyer për zhvillimin e fushatës. Tabela 3. Aktivitete në fushatat e Gatishmërisë Nr. Shembuj të pyetjeve Aktivitete të mundshme Paralajmërimi i hershëm; Rritja e ndërgjegjësimit rreth rreziqeve dhe sigurisë; Çfarë dëshirojmë të Vlerësimi i riskut/rrezikut; arrijmë përmes kësaj 1 Identifikimi i grupeve specifike; fushate të Trajtimi i çështjeve të përsëritura (p.sh., zjarret, aksidentet rrugore); gatishmërisë? Përgatitja e komuniteteve për stinën e lagësht/dimrin; Takime/seminare të përgjithshme dhe periodike. Drejtuesit e mjeteve, punonjësit, fermerët, minatorët; Fëmijët dhe mësuesit e shkollave; Nëpunësit shtetërorë; Punonjësit e kujdesit shëndetësor; Me kë do të Prindërit; 2 komunikojmë? Femra të caktuara; (Demografia) Të moshuarit; Personat me aftësi të kufizuara fizike; Popullsitë e cenueshme; Popullsitë e margjinalizuara; Kombinim. Postera dhe fletëpalosje; Takime fizike/Mbledhje të llojit të bashkive; Vizita në shtëpi; Vizita në punë; Grumbullime publike – Në kisha dhe xhami (lutje), në treg, në ngjarje të komunitetit; Si dhe kur do e 3 Njoftime të përsëritura; realizojmë? Duke realizuar një simulim/ushtrim; Radio/gazeta lokale; Media sociale; Lojëra; Njoftime publike (makinë dhe altoparlant); Burime specifike – libra pune për fëmijë, burime për popullsitë e cenueshme. Të gjithë; AKMC-ja; Strukturat operacionale për përgjigjen ndaj emergjencave në bashki; 4 Kush do e realizojë? Vullnetarët në komunitet; Profesionistët/anëtarët e respektuar të komunitetit në fushën e shëndetësisë, besimit fetar ose mësuesit; Fëmijët (të shoqëruar); Kosto dhe buxheti në dispozicion; Aspekte të tjera për t’u Të mendohet për ndikimin real; 5 marrë në konsideratë? Të realizohet një anketë e shkurtër për të matur ndikimin dhe për të marrë komente.

  133. 3.2 Paralajmërimi i hershëm Për sa i përket komponentit të informimit dhe edukimit, është thelbësore që publiku të dijë se çfarë duhet të bëjë në kuadër të një procesi gjithëpërfshirës apo specifik të paralajmërimit të hershëm. Përdorimi i informacionit me shpejtësi dhe me qëllimin e duhur për zonat e rrezikshme, duhet të planifikohet paraprakisht dhe të testohet. Në vijim ilustrohet qarkullimi i rekomanduar i informacionit: • Të dhënat e lidhura me motin/ujin (hidrometeorologjike) mblidhen nga stacione të ndryshme monitorimi. Paralajmërimi • Të dhënat përkthehen nga/dhe për Ministritë/Agjencitë/Institucionet (M/A/I). i hershëm • AKMC sinjalizon agjencitë qeveritare dhe sektorin privat. • M/A/I-të shpërndajnë informacionin. • Sinjalizime përmes emaileve, mesazheve, programeve televizive dhe Sinjalizimi radios. • Niveli i sinjalizimit sipas nevojës - në nivel qendror, qarku, vendor. • Të merret në konsideratë evakuimi, strehimi dhe mbrojtja. • Stafi rajonal i QMCQ të AKMC-së. • Stafi i strukturave të Planifikimit dhe MC në Prefekturë dhe bashki. • Strukturat operacionale që shkojnë të parat në vendngjarje. Veprimi • Stafi i Kryqit të Kuq. • Vullnetarët e mbrojtjes civile në komunitetin vendas. Paralajmërimi i hershëm duhet t’u komunikohet të gjithë anëtarëve të publikut dhe të specifikohet në rastet kur nevojitet. Për shembull, grumbullimi i stoqeve, mbrojtja e mjeteve të jetesës, alokimi i burimeve dhe mbrojtja e komunitetit, mund të realizohen të gjitha përpara se të shfaqet një rrezik. Informacioni plotësisht gjithëpërfshirës duhet të komunikohet në kohën e duhur përmes një sërë mjetesh, ku përfshihen: - Buletinet në radio. - Televizionet dhe mediat e shkruara. - Njoftimet zanore nga objektet fetare (kisha, xhami, etj.). - Media sociale. - Mesazhet përmes telefonave celularë dhe email. - Njoftimet në komunitet. - Njoftimet përmes automjeteve të policisë/ushtrisë/Kryqit të Kuq. - Ekranet dhe tabelat në publik. - Sinjale tymuese ose fluturuese. Paralajmërimet duhet: Të jenë specifikë, d.m.th. ata duhet të japin informacion specifik lokal rreth kërcënimit që dëgjuesit mund ta mbajnë mend me lehtësi. Sirenat, ose tingujt e kambanave të kishës, për shembull, nuk janë specifike dhe mund të imagjinohen lehtësisht të jenë diçka tjetër, ose jo shumë e rëndësishme, përveç rasteve kur një fushatë adekuate informacioni dhe edukimi është kryer tashmë në mënyrë efektive. Të jenë urgjentë (ata duhet t’i bëjnë njerëzit të lëvizin dhe të mos lënë kohë për të racionalizuar paralajmërimin). - Të shpjegojnë pasojat e injorimit të paralajmërimit (ndoshta në detaje të qarta) në mënyrë që njerëzit të mos mund t’i shpërfillin rastësisht ato. - Të jenë absolutisht të qartë në lidhje me probabilitetin e ndodhjes, pasi njerëzit priren t’i kushtojnë pak vëmendje diçkaje të emërtuar “një probabilitet”. - Një paralajmërim zakonisht nuk mjafton; ata duhet të jenë të vazhdueshëm, sepse njerëzit duhet, ndër të tjera, të mbahen të përditësuar për atë që po ndodh dhe t'u jepen udhëzime të përshtatshme për zhvillimin e situatës. Paralajmërimi i hershëm duhet të fokusohet te një proces i plotë, në të cilin ekzistojnë sisteme përmes të cilave njerëzit mund të marrin një sinjalizim, të përgatiten/evakuohen dhe të kthehen mbrapa në mënyrë të sigurt. Publiku duhet të dijë çfarë të bëjë dhe kohën e këtyre veprimeve.

  134. 3.2.1 Sistemet e vëzhgimit, monitorimit dhe parashikimit Monitorimi sistematik i rreziqeve që vijnë si rezultat i fatkeqësive të ndryshme, kërkon përcaktimin e saktë të roleve dhe të përgjegjësive të institucioneve dhe strukturave monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe atyre të mbrojtjes civile. Gjithashtu, kërkohet vendosja e linjave të qarta të komunikimit, informimit dhe raportimit midis strukturave monitoruese dhe informuese/njoftuese të mbrojtjes civile, qendrore, të nivelit të qarkut dhe atyre vendore. Procedurat e monitorimit përforcohen nga kritere ose tregues të qartë për paralajmërimin e hershëm dhe aktivizimin e etapave përkatëse të fazës së gatishmërisë. Institucionet dhe strukturat përkatëse që kanë kapacitete ose struktura vartëse për monitorimin dhe dhënien e informacionit, kanë për detyrë të japin informacion periodik dhe specifik në AKMC sikurse tek institucionet dhe strukturat e tjera qendrore, në nivel qarku dhe bashkie. Këto kritere duhet të miratohen nga institucioni ose struktura që merr dhe jep informacion gjatë monitorimit. Në këtë mënyrë, monitorimi në bazë ditore vazhdon deri në momentin e shfaqjes të shqetësimit serioz, i cili mund të jetë pragu i një situate emergjence të pritshme. Në këtë moment bëhet kontakti i menjëhershëm me QKOEC-në dhe strukturat e mbrojtjes civile dhe monitorimi e transferimi i vazhdueshëm i të dhënave do të shërbejë për përgatitjen e etapës 1 të fazës së përgjigjes, asaj të “alarmit për rritjen e gatishmërisë”. Kërkesat për monitorim dhe çështjet më kryesore që duhet të mbulohen, përfshijnë: - Monitorimin e aktivitetit sizmik dhe hidrometeorologjik, vlerësimin e treguesve kritikë me qëllim aktivizimin e etapës 1 të fazës së përgjigjes. - Monitorimin e nivelit të ujit brenda kapaciteteve të sigurisë së digave, duke kërkuar derdhjen/zbrazjen e tij në rastet e tejmbushjes. - Monitorimin e zonave me risk rrëshqitjeje ose që kanë mundësi potenciale për të qenë të tilla. - Monitorimin e reshjeve lokale të dëborës, shpejtësisë së erës/drejtimit dhe kushtet e temperaturës, krahasuar me treguesit e lejuar të cilët ndikojnë në bllokimin ose në mbylljen e rrugëve. - Monitorimin e trashësisë së konsoliduar të borës mbi faqet e thepisura të zonave me rrezik, kundrejt treguesve të lejuar, për pjerrësi prej 30 gradësh dhe më tepër. - Monitorimin e kushteve dhe rreziqeve të rënies së zjarreve në pyje në zonat në rrezik. - Monitorimin e funksionimit të kushteve të sigurisë në objektet e infrastrukturës kritike dhe publike nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me Institucionet publike, strukturat qendrore dhe vendore apo subjektet private që i kanë në administrim apo pronësi. - Monitorimin e ndotjes së mjedisit. - Monitorimin e kushteve të higjienës dhe të epidemiologjisë. - Monitorimin e sëmundjeve në bimë dhe në kafshë. Në rastin e risqeve hidro-meteorologjike, përveç indikatorëve që janë të lidhur ngushtë me parashikimin e riskut hidrometeorologjik, për të konkluduar sa më realisht mbi etapën e përgjigjes, bashkitë duhet të marrin në konsideratë edhe indikatorët që rrjedhin nga: - Informacioni nga monitorim instrumental. - Informacioni nga prania në territor e monitoruesve. Ky i fundit lidhet me vëzhgimet në kohë reale ose pothuajse në kohë reale të ngjarjes dhe të ndikimeve të saj në territorin ku ajo ndodh. Kjo kryhet nëpërmjet komunikimit të ekipeve të vlerësimit apo/edhe vrojtuesve të vendosur në terren. Aktiviteti i prezencës territoriale meteo- hidrogjeologjike duhet të zhvillohet në mënyrë dinamike, sipas itinerareve të paracaktuara nga stafi i caktuar nga bashkia ose vullnetarët, përmes përdorimit të automjeteve të njohura të pajisura me sisteme komunikimi radio dhe/ose telefonike. Operatorët e prezencës territoriale furnizojnë periodikisht QOECB-në me vëzhgimet e tyre në terren.

  135. 3.2.2 Paralajmërimi (njoftimi) i hershëm në Shqipëri Paralajmërimi i hershëm, monitorimi dhe njoftimi realizohen nga institucione dhe struktura të caktuara, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregullohet me akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore ku përfshihet ligji nr. 45/2019 dhe VKM-ja nr. 594, datë 13.10.202123. Në kuadër të mbrojtjes civile, këto institucione dhe struktura bashkëpunojnë me institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe për këtë qëllim kryejnë këto detyra: I. Identifikojnë, mbledhin, përpunojnë, analizojnë, si dhe komunikojnë të dhënat që kanë të bëjnë me rreziqet e menjëhershme dhe ato të pritshme. II. Identifikojnë dhe monitorojnë dukuritë që paraqesin rrezik, duke njoftuar institucionet dhe strukturat përkatëse. III. Njoftojnë dhe raportojnë menjëherë AKMC-në lidhur me dukuri e ngjarje, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të evidentuara ose të mundshme për t’u shfaqur në një periudhë kohe të shkurtër, të cilat përbëjnë ose mund të kthehen në risqe për komunitetin. Subjektet private, të identifikuara si të përshtatshme nga strukturat përgjegjëse, duhet të lejojnë, për qëllime të paralajmërimit të hershëm, të monitorimit, njoftimit dhe alarmit, instalimin në objektet në pronësi të tyre, të mjeteve dhe sistemeve të dhënies së alarmit, si dhe të lejojnë aksesin, për mirëmbajtje dhe vëzhgim, për qëllime të mbrojtjes civile. Kompanitë e furnizimit me energji elektrike duhet të sigurojnë furnizim të pandërprerë për mjetet dhe pajisjet e sistemit të paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit. Instituti i Gjeoshkencave Instituti i Gjeoshkencave është njësi kërkimore në varësi të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe është institucioni qendror përgjegjës për dërgimin efektiv të informacionit në lidhje me kushtet dhe situatën hidrologjike, sizmike, meteorologjike dhe të mjedisit në AKMC, për qëllimet e paralajmërimit të hershëm. Në kuadër të parashikimit të ngjarjeve ekstreme hidrometeorologjike të pritshme, në Qendrën Kombëtare të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore (QKPMRrN) përpilohet një buletin i përditshëm “Buletini i Rreziqeve Natyrore” që lajmëron mbi rrezikun afatshkurtër të 23 VKM-ja nr. 594, datë 13.10.2021, “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”. pritshëm në lidhje me fenomenet klimatike (reshjet, temperaturat, era etj.), përmbytjet dhe zjarret në pyje. Sipas standardeve evropiane, rreziku në buletin ndahet në 4 nivele (S’ka rrezik, i ulët, i moderuar, i lartë), të cilat paraqiten në katër ngjyra të ndryshme (e gjelbër, e verdhë, portokalli, e kuqe). Rreziku i pritshëm analizohet në bazë qarku dhe lajmërohet në buletin duke u paraqitur në formë tabelore dhe në hartë për çdo qark të Shqipërisë. Tabela 4. Parashikimi i rreziqeve hidrometeorologjike, buletini ditor i IGJEO Reshje shiu Niveli i Rrezikut (mm/24 orë) Të dobëta (0 – 15 mm/24 orë) S’KA RREZIK Nuk priten fenomene hidro-meteorologjike problematike Mesatare (15 – 45 mm/24 orë) I ULËT Mundësi që të shfaqen fenomene hidro-meteorologjike problematike Intensive (45 – 90 mm/24 orë) I MODERUAR Moti parashikohet i rrezikshëm. Parashikohen fenomene të pazakonta hidro-meteorologjike Shumë intensive (> 90 mm/24 orë) I LARTË Moti është shumë i rrezikshëm. Parashikohen fenomene të pazakonta hidro- meteorologjike mjaft intensive Rreziku për zjarre në pyje përshkruan nivelet e rrezikut që kanë lidhje me zjarret në pyje brenda territorit të Shqipërisë Tabela 5. Parashikimi i rrezikut të zjarreve, buletini ditor i IGJEO-s S’KA RREZIK Zjarret e mundshëm janë të kontrollueshëm lehtësisht Barërat e thatë dhe pyjet mund të digjen lehtë. Flakët janë të mesme në pyje I ULËT dhe të shpejta në zonat e ekspozuara Ndezja e zjarreve mund të ndodhë lehtë dhe me përhapje të shpejtë. Zjarret I MODERUAR mund të jenë shumë të nxehtë, me kurora përhapje të vogla dhe të mesme Ndezja mund të shkaktohet edhe nga një shkëndijë. Zjarret janë shumë të I LARTË nxehtë me përhapje shumë të shpejtë të flakëve. Si rrjedhim kontrolli i tyre është shumë i vështirë QKOEC-të dhe QOEC-të në bashki dhe në qark mbështeten mbi parashikimet e IGJEO-s sikurse edhe në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112 Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112 siguron komunikim, paralajmërim të hershëm, njoftim, alarm, informim, koordinim, vendimmarrje, aktivizim dhe ndërhyrje të integruar të strukturave operacionale në përballimin e aksidenteve dhe të situatave emergjente që mund të ndodhin në të gjithë vendin. Numri 112 futet pa pagesë në rrjetet telefonike publike, si dhe në rrjetet digjitale të shërbimeve të integruara dhe shërbimet publike mobile, si numri i vetëm evropian i thirrjeve emergjente. Ngritja dhe funksionimi i sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112 miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me bashkëpropozim të ministrit përgjegjës për Mbrojtjen Civile dhe të ministrit përgjegjës për punët e brendshme. Numrat e tjerë të emergjencave që përdoren në vendin tonë janë: - 125 - Emergjencat detare (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare) - 126 - Shërbimi i Policisë rrugore - 127 - Urgjenca mjekësore - 128 - Shërbimi zjarrfikës - 129 - Policia e shtetit Frekuenca VHF-16 Kapitaneria Detare Alarmi Sinjali i alarmit për njoftimin e hershëm të popullsisë për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen nga fatkeqësitë, në varësi të shkallës së rrezikut dhe të shtrirjes territoriale, aktivizohet nga: I. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. II. Prefekti i qarkut. III. Kryetari i bashkisë. Llojet e sinjaleve testohen, me qëllim që të jenë të komunikueshme për gjitha kategoritë e personave: I. Me vështirësi në dëgjim, me anë të shenjave pamore. II. Me vështirësi në shikim, me anë të sinjaleve akustike dhe të prekshme. III. Me kufizime intelektuale, në formate të thjeshtuara, përmes mesazheve me piktograme ose gjuhë e thjeshtë në media. Llojet e sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive duhet të jenë në përputhje me kërkesat e VKM-së nr. 775, datë 15.12.202124. Vëmendje e veçantë gjatë komunikimit të riskut, pra dhënies së alarmit për emergjencën dhe njoftimit të komunitetit të zonave me risk, i kushtohet transmetimit të mesazheve tek grupet më të cenueshme për t’u siguruar plotësisht se ato informohen për riskun njëlloj si pjesa tjetër e komunitetit. Për këtë është e rëndësishme që vendndodhja e tyre të jetë evidentuar paraprakisht gjatë hartimit të planeve për emergjencat civile në bashki. Planet për emergjencat civile duhet ta trajtojnë siç duhet çështjen e grupeve më të cenueshme, përtej paralajmërimit të hershëm edhe në aspekte të tjera të përgjigjes emergjente sikurse janë kërkim-shpëtimi, evakuimi, strehimi, kujdesi shëndetësor, shërbimet e ndihmës sociale, mbështetja psikosociale/zvogëlimi i panikut etj. Kjo kërkon një bashkëpunim mes strukturave të mbrojtjes civile dhe atyre të mbrojtjes sociale në të tre nivelet për të siguruar një planifikim që integron si duhet aspektin e grupeve më të cenueshme sikurse testim dhe rishikim të vazhdueshëm të këtyre planeve.

  136. 3.3 Ngritja e kapaciteteve Ngritja e kapaciteteve përkufizohet si procesi përmes të cilit, njerëzit, organizatat dhe shoqëria përmirësojnë dhe zhvillojnë sistematikisht kapacitetet e tyre me kalimin e kohës për të arritur objektivat socialë dhe ekonomikë. Në kontekstin e gatishmërisë, zhvillimi i kapaciteteve duhet të përfshijë fushatat, trajnimet, hulumtimet, simulimet dhe ushtrimet për zhvillimin e njohurive, aftësive, sjelljeve, sistemeve dhe mekanizmave që zvogëlojnë cenueshmëritë dhe që ndihmojnë grupe të ndryshme interesi për të përballuar rreziqet. Shembujt e ngritjes së kapaciteteve përfshijnë: - Realizimin e simulimeve të evakuimit. - Rritjen e ndërgjegjësimit. - Realizimin e një ushtrimi simulues/simulimi për përmbytjet. - Pjesëmarrjen e stafit në një kurs trajnimi. 24 VKM-ja nr. 775, datë 15.12.2021, “Për miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive”. - Zhvillimin e një plani për ngritjen e kapaciteteve në mënyrë periodike. Krahas ngritjes së kapaciteteve, duhet të merret gjithashtu në konsideratë edhe zhvillimi i aftësive. Kapaciteti ka të bëjë me ngjarjen aktuale, si p.sh., me një trajnim apo seminar, ndërsa aftësitë kanë të bëjnë me cilësinë funksionale. A zhvillon ngritja e kapaciteteve një produkt funksional që do të ndihmojë komunitetet? Ngritja e kapaciteteve duhet të bazohet në një vlerësim të nevojave për kapacitete (VNK), duke marrë në konsideratë fushat prioritare. Ngritja e kapaciteteve duhet të fokusohet në të njëjtën masë te burimet, logjistika dhe komunikimet, pasi të gjithë këto elementë luajnë një rol thelbësor në menaxhimin e fatkeqësive. Vlerësimi për ngritjen e kapaciteteve lidhet me vlerësimin e rrezikut, riskut dhe të cenueshmërisë. Për ta përmbledhur, procesi përfshin: Të bëhet pyetja... A e Realizimin e vlerësimit të kemi kapacitetin për riskut (rreziqet, të përballuar një cenueshmërinë, situatë? ekspozimin) Çfarë na nevojitet? Kapaciteti i decentralizuar për mbrojtjen civile është një prioritet i menjëhershëm. Për shkak të niveleve të larta të varfërisë dhe cenueshmërisë së komuniteteve, përgjigja e shpejtë, në kohën e duhur dhe e përshtatshme, është thelbësore në shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e vuajtjeve.

  137. 3.4 Lokalizimi i mbrojtjes civile Është i njohur fakti që zona (bashki apo qarqe) të ndryshme kanë rreziqe të ndryshme, në kohë të ndryshme. Për më tepër, ato kanë një gamë burimesh të ndryshme për gatishmërinë, përgjigjen dhe rimëkëmbjen. Plani i gatishmërisë duhet të përfshijë një inventar të burimeve: - Fizike (strehimi, stoqet ushqimore, pajisjet). - Njerëzore (strukturat operacionale të trajnuara dhe vullnetarët). - Të transportit (automjetet, varkat, kamionët). - Financiare (fondet vendore, mekanizmat e shpërndarjes). - Teknologjike (komunikimet, të dhënat dhe informacioni). - Për më tepër, plani duhet të marrë në konsideratë kërkesat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror, pasi ato duhet të jenë pjesë e procesit të paralajmërimit të hershëm. Për rrjedhojë, ato konsiderohen të planifikuara paraprakisht. Edhe nëse nuk përdoren, të paktën duhet të jenë të përgatitura dhe në gatishmëri.

  138. 3.4.1 Hartëzimi dhe planifikimi ASIG-u është agjencia përgjegjëse për krijimin e infrastrukturës kombëtare të Informacionit Gjeohapsinor (GIS), e cila mund të sigurojë harta dhe plane të ndryshme që mund të përdoren nga institucionet/agjencitë përkatëse në kuadër të planeve të tyre të gatishmërisë dhe përgjigjes në nivel qendror, qarku dhe vendor. Është shumë e rëndësishme që personeli përkatës të jetë në gjendje të kuptojë dhe interpretojë hartat, planet dhe skedarët GIS.

  139. 3.5 Identifikimi i rrezikut, analiza e cënueshmërisë e ekspozimit dhe vlerësimi i riskut Kur njerëzit janë në dijeni të rreziqeve dhe risqeve që u kanosen, si dhe të ndikimit të mundshëm që mund të kenë tek ata vetë, familjet e tyre, mjetet e jetesës, biznesi ose komuniteti, atëherë ata janë më të mirë informuar rreth zbatimit të masave të kontrollit apo ndërhyrjeve, të cilat do të zbusin ndikimin negativ apo, akoma më mirë, do të eliminojnë ndikimin negativ të fatkeqësive. AKMC-ja ka hartuar Raportin e Vlerësimit të Riskut në nivel qendror i cili ofron detaje të nivelit të lartë rreth identifikimit të rrezikut dhe vlerësimit të riskut në Shqipëri. Secili prej tetë rreziqeve kryesore të identifikuara ka një vlerësim të veçantë të riskut. Do të ketë gjithmonë rreziqe kryesore, të tilla si përmbytjet, zjarret masive dhe aksidentet teknologjike, të cilat njihen nga shumica. Megjithatë, ekspertët e emergjencave dhe qytetarët duhet të njohin gjithashtu edhe rreziqet dytësore dhe ndikimet e tyre pasuese. Nëse ndodhin përmbytje të konsiderueshme, njerëzit duhet të jenë të njohur me rreziqet dytësore, të tilla si kolera, shembja e ndërtesave, dëmtimi i rrugëve dhe/ose barra financiare e lidhur me humbjen e stoqeve ose kulturave bujqësore. Nëse të gjitha rreziqet dhe risqet e mundshme planifikohen, diskutohen dhe hartëzohen, zbatimi i masave të kontrollit bëhet më i lehtë. Fëmijët janë identifikues mjaft të mirë të rrezikut dhe edukimi rreth menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë duhet të nxitet që në moshë të hershme. Fëmijët mund të ndikojnë pozitivisht te prindërit përmes mesazheve, veprave artistike dhe lojërave që lidhen me riskun nga fatkeqësitë. Rreziku: Një proces, fenomen ose aktivitet njerëzor që mund të shkaktojë humbje të jetës, plagosje apo impakte të tjera shëndetësore, dëmtim të pronës, ndërprerje të veprimtarisë sociale dhe ekonomike ose degradim mjedisor. Cënueshmëria: Kushtet e përcaktuara nga faktorë apo procese fizike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, të cilat rrisin ndjeshmërinë e një individi, komuniteti, pasurie apo të sistemeve ndaj ndikimeve të rreziqeve. Ekspozimi: Situata e njerëzve, infrastrukturës, banesave, kapaciteteve prodhuese dhe të aseteve të tjera të prekshme njerëzore, të cilët ndodhen në zonën e rrezikuar. Urbanizimi rrit cenueshmërinë dhe ekspozimin, çka nënkupton se gatishmëria, në veçanti paralajmërimi i hershëm dhe komunikimi, janë thelbësore për rritjen e sigurisë dhe zvogëlimin e ndikimeve tek komunitetet. Rëndësia e vlerësimit të riskut nuk mund të theksohet sa duhet. Vlerësimi i riskut bashkon në një analizë të vetme rrezikun, cenueshmërinë dhe ekspozimin. Tabela në vijim ilustron procesin e vlerësimit të riskut dhe kërkesat për dokumentacion. Instrumentet shtesë për vlerësimin e riskut, në rastet kur mund të përdoren në mënyrë të sigurt, përfshijnë bërjen e fotove dhe videove për të theksuar rreziqet. Risku i shfaqjes së rrezikut dhe shkalla e tij mund të maten me numra ose fjalë. Në përputhje me vlerësimin e riskut në nivel qendror të Shqipërisë, dy metodat e zgjedhura dhe që janë gjysmë sasiore përdorin kategorizimin me fjalë dhe kodimi me ngjyra. Terminologjia e vlerësimit të riskut që duhet të kuptojë stafi konsiston në: Tabela 6. Vlerësimi i riskut dhe kërkesat për dokumentacion Metodologjia Kriteret Informacioni/Vler Termi Detajet ësimi Personat (dhe Njerëzit, vendet, objektet, sipas sipërfaqet, qytetet. Të prekurit nevojës) që mund të preken nga rreziku dhe pasojat e tij Metodologjia e Jeta e njeriut dhe Probabiliteti që një Shumë e pamundur Vlerësimit Kombëtar shëndeti ngjarje (rrezik) të e pamundur të Riskut të Ekonomia dhe çojë në plagosje, e mundur Mundësia/gjasat fatkeqësive të AFAD, mjedisi gjendje të keqe Turqi Funksionaliteti i shëndetësore apo e pritshme shoqërisë dëmtime. shumë e pritshme Mundësia/gjasat Udhëzimi Kombëtar Njerëzit Probabiliteti që një Ekstremisht rrallë i Vlerësimit të Riskut Ekonomia ngjarje (rrezik) të Shumë rrallë të Emergjencave. Mjedisi çojë në plagosje, Rrallë Instituti Australian Ambientet Me gjasa të ulëta për Aftësinë shoqërore E mundshme Ripërtëritëse ndaj Administrata publike gjendje të keqe Thuajse e sigurt Fatkeqësive shëndetësore apo Metodologjia e Jeta e njeriut dhe I pakët Vlerësimit Kombëtar shëndeti I rëndësishëm të Riskut të Niveli i dëmit të Ekonomia dhe I rëndë Ndikimi/impakti fatkeqësive të AFAD, mundshëm të një mjedisi Turqi rreziku të caktuar Funksionaliteti i Shumë i rëndë shoqërisë Katastrofik Udhëzimi Kombëtar Njerëzit I papërfillshëm i Vlerësimit të Riskut Ekonomia I ulët të Emergjencave. Mjedisi Niveli i dëmit të Mesatar Ndikimi/impakti Instituti Australian Ambientet mundshëm të një Madhor për Aftësinë shoqërore rreziku të caktuar Ripërtëritëse ndaj Administrata publike Shkatërrimtar Fatkeqësive Masat e kontrollit Eliminimi janë ndërhyrjet e Zëvendësimi ndërmarra për të për Lehtësimi Masat e kontrollit të eliminuar Kufizimet /zvogëluar riskun Zvogëlimi dhe për të Rregullat shtesë parandaluar dëmin. Burimet shtesë Çështje kyçe – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Të rritet ndërgjegjësimi në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes vlerësimit të rrezikut, cenueshmërisë dhe ekspozimit. Të mendohet për të gjitha aspektet/Qasja e rreziqeve të shumëfishta!

  140. 3.6 Masat në fazën e gatishmërisë Falë informacionit, njohurive, trajnimeve, paralajmërimit të hershëm, vlerësimit të riskut dhe ngritjes së kapaciteteve, gatishmëria ndaj emergjencave duhet të garantojë sisteme funksionale dhe reaguese, të mirëpajisura me burime për të siguruar gatishmërinë në rastin e rreziqeve dhe emergjencave duke siguruar burimet. Mbrojtja civile është një qasje ndërinstitucionale dhe e bazuar në të gjithë komunitetin, krahas shërbimeve shtetërore dhe vullnetare. Organizatat vullnetare, organizatat e shoqërisë civile dhe ato jofitimprurëse, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, janë thelbësore për gjendjen e gatishmërisë në përgjithësi.

  141. 3.7 Vazhdimësia e veprimtarisë dhe shërbimeve Bizneset dhe shërbimet duhet të përpiqen të ruajnë vazhdimësinë e veprimtarisë, në të gjithë sektorët qeveritarë, joqeveritarë dhe privatë, në mënyrë sa më praktike dhe të sigurt që të jetë e mundur, ndërkohë që përgatiten për të përballuar dhe për t’u rimëkëmbur nga ndikimet e goditjeve dhe rreziqeve. Ekonomitë lokale udhëhiqen nga bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Shërbimet publike ose private, si transporti dhe institucionet qeveritare janë thelbësore që qytetarët të vazhdojnë jetën e përditshme. Bizneset janë një pjesë kyçe e këtyre komuniteteve dhe është e rëndësishme që të mbeten të hapura, të mbrojnë mjetet e jetesës dhe të garantojnë aksesin e njerëzve në mallrat dhe shërbimet që u nevojiten. Gatishmëria dhe planifikimi janë thelbësore për një vazhdimësi të suksesshme. Ngritja e një sistemi të menaxhimit të vazhdimësisë së veprimtarisë (SMVV) është diçka fleksibël dhe e përshtatshme për organizatat dhe bizneset. Një SMVV është një grup elementesh të ndërlidhura që përdoren nga organizatat për të krijuar, zbatuar, operuar, monitoruar, rishikuar, ruajtur dhe përmirësuar kapacitetet e tyre të vazhdimësisë së veprimtarisë. Këto elemente përfshijnë njerëzit, politikat, planet, procedurat, proceset, strukturat dhe burimet. Të gjithë elementet përdoren për të rimëkëmbur, rivendosur dhe rifilluar ofrimin e produkteve dhe shërbimeve me kapacitete të pranueshme të paracaktuara dhe brenda afateve kohore të pranueshme të paracaktuara, në çdo rast kur ndodhin ndërprerje të rënda të veprimtarisë. Ekzistojnë standarde dhe udhëzime të ndryshme ndërkombëtare të vazhdimësisë së veprimtarisë (www.iso.org), të cilat janë pjesë e termit të përbashkët aftësia ripërtëritëse organizative. MENAXHIMI I VAZHDIMËSISË SË VEPRIMTARISË Tabela 7. Lista e kontrollit për vazhdimësinë e veprimtarisë Shënimet e pronarit të Nr. Veprimi Përshkrimi Shëno me  biznesit Lista e kontakteve të emergjencave të punonjësve (marrëdhënia), zinxhiri i 1 PLANIFIKIMI furnizimit dhe shërbimi në raste emergjencash. Sigurim? Cilat janë goditjet apo ngjarjet që IDENTIFIKIMI I 2 mund të ndikojnë në RREZIKUT veprimtarinë/biznesin tuaj? Cila pjesë e biznesit është më e cenueshme? Të renditen produktet/shërbimet dhe RISKU I 3 të llogaritet koha dhe shkalla e BIZNESIT ndikimit. Teknologjia e informacionit dhe të dhënat. Çfarë mbështetjeje ekziston? E brendshme/e jashtme. Kuponët për pagesa me para në dorë në rastet e emergjencave – A mund të 4 FINANCIMI përdor financime të tilla dhe të pranoj kuponë? A kam bërë përllogaritje dhe parashikime? Përgatitja dhe testimi i planeve me 5 TESTIMI stafin dhe furnitorët. Po nëse? Mallra të freskëta. Produkte që prishen. 6 MBROJTJA Gjëja e gjallë. Ripozicionimi i stoqeve. Vendndodhje shtesë? Klientët Punonjësit. 7 KOMUNIKIMI Zinxhiri i furnizimit. Bizneset e tjera. Plani për rimëkëmbje. Studimi i dëmeve. Prioritizimi i shërbimeve/ 8 RIMËKËMBJA veprimtarive. Përdorimi i rezervave. Paratë në raste emergjencash.

  142. 3.8 Puna në partneritet Koordinimi, bashkëpunimi dhe ndërveprueshmëria (kanë të gjitha të njëjtin kuptim) ndërinstitucionale janë thelbësore për gatishmërinë, përgjigjen dhe rimëkëmbjen e suksesshme ndaj fatkeqësive. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të rrisë koordinimin dhe do të plotësojë praktikën e menaxhimit të riskut duke zbatuar qasje të integruara në të gjitha fazat e mbrojtjes civile. Kjo garanton përfshirjen e planifikimit të emergjencave dhe fatkeqësive në politikat dhe operacionet e grupeve të interesit. AKMC-ja është një agjenci qendrore koordinuese për gatishmërinë ndaj fatkeqësive sepse ka mandatin për të mbledhur së bashku agjencitë për qëllime të zvogëlimit dhe menaxhimit të riskut. AKMC-ja do të grupojë vlerësime shkencore dhe të llojeve të tjerë në kuadër të parandalimit dhe lehtësimit të fatkeqësive. Qëllimi është të shmanget çdo humbje e mundshme e jetës dhe pasurive përmes veprimeve të lidhura me gatishmërinë. Nëse do të ketë ndikim nga rreziku, sistemi i ndërveprueshëm që informon gatishmërinë synon të garantojë vazhdimësinë e shërbimeve thelbësore për të shmangur ndikimet me efekte zinxhir apo fatkeqësitë e afërta. Krijimi i një platforme të integruar të vlerësimit të riskut dhe menaxhimit të emergjencave për të gjitha llojet e rreziqeve, është thelbësore për të ndërmarrë veprime efikase të lidhura me gatishmërinë. Platforma e integruar e vlerësimit të riskut është një test i nivelit të ndërveprueshmërisë së grupeve të ndryshme të interesit dhe institucioneve qeveritare. Platforma do të kërkojë që të gjithë grupet e interesit të punojnë së bashku për të identifikuar rreziqet, ekspozimet, cenueshmëritë dhe kapacitetet në Shqipëri. FAZA E GATISHMËRISË

  143. 3.9. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e gatishmërisë Emri i M/A/I Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e vartësisë Roli kryesor Përgjegjësitë  Ndërton dhe forcon kapacitetet operacionale të FA-së. Ndërton kapacitete operacionale dhe  Shtabi i Përgjithshëm i FA cakton detyra operacionale për të gjitha strukturat e varësisë dhe përgatit logjistikën e nevojshme për emergjencat civile, duke i ndërmerr përgatitje paraprake. vendosur në gatishmëri operacionale.  Ndërmerr përgatitje paraprake për të mbrojtur jetën dhe mjedisin e zonës së prekur nga fatkeqësia dhe emergjenca, përballë një kërcënimi të mundshëm të identifikuar. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) Roli kryesor Përgjegjësitë DPRMSH-ja është institucion qendror, që  Përgatitja e planeve të masave organizative dhe administrative për përballimin e emergjencave civile. administron rezervat materiale të shtetit  Freskimi i vazhdueshëm i mallrave rezervë nëpërmjet këmbimit ose huadhënies, me anë të aktmarrëveshjeve, të lidhura me institucione, që financohen nga të cilat krijohen për të ndërhyrë, në Buxheti i Shtetit, të kontratave dypalëshe, të lidhura me subjekte private, që kanë kontrata të ngjashme furnizimi për këto mallra, si dhe me anë të shitblerjes. mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, dhe për dhënien e ndihmave humanitare Emri i M/A/I Ministria e Brendshme – Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Roli kryesor Përgjegjësitë  Strukturat vendore të MZSH-së sigurojnë ndërhyrjet e nevojshme teknike për të ruajtur sigurinë e njerëzve dhe integritetin e pronës, duke garantuar asistencë Shërbimi zjarrfikës është struktura jo vetëm në rast zjarri, por edhe në situata të tjera emergjente si shembje, rrëshqitje dheu, përmbytje, etj. përgjegjëse për të siguruar, në të gjithë territorin, shërbimin për parandalimin  Ngritja dhe trajnimi i strukturave vullnetare për luftën kundër zjarreve dhe operacionet e shpëtimit nga zjarret. dhe shuarjen e zjarreve, përfshirë ato në  Ndërmarrja e fushatave të ndërgjegjësimit me komunitetet lokale përmes mediave lokale e kombëtare, rrjeteve sociale dhe takimeve në terren për pyje. ndërgjegjësimin e rreziqeve nga zjarret.  Informimi i komuniteteve lokale për masat përkatëse dhe veprimet që duhen ndërmarrë në rast zjarresh. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme – Policia e Shtetit Roli kryesor Përgjegjësitë Gatishmëria për t’iu përgjigjur me  Fushata ndërgjegjësimi dhe garantimi i sigurisë rrugore dhe transportit. efikasitet fatkeqësive natyrore ose  Fushata ndërgjegjësimi dhe informimi me komunitetet lokale për risqet nga fatkeqësitë natyrore. emergjencave civile nëpërmjet  Implementimi i PSV-ve për emergjencat civile dhe situatat e fatkeqësive natyrore. Procedurave Standarde të Veprimit (PSV)  Ndihma për grumbullimin dhe qarkullimin e informacionit. dhe qarkullimit të informacionit  Ndihma për vendosjen e komunikimit nëpërmjet radiove. 80  Garantimi i qarkullimit rrugor normal në akset kombëtare dhe lokale.  Ngritja e strukturave të përkohshme për të grumbulluar dhe përpunuar informacionin.  Bashkëpunimi me AKMC-në për grumbullimin dhe ofrimin e informacionit mbi emergjencat civile. Emri i M/A/I Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) Roli kryesor Përgjegjësitë  Harton plane për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.  Evidenton faktorët e riskut, sensibilizon komunitetin mbi ta si dhe mbi alternativat në aspektin e shërbimeve të kujdesit parësor.  Kryen në mënyrë të vazhdueshme trajnimin e stafeve.  Ngre ekipe të emergjencave shëndetësore për rastet e emergjencave civile.  Garanton rezervat farmaceutike për situata emergjencash masive.  Garanton pajisje shëndetësore shtesë dhe banka gjaku për emergjencat.  Zhvillon plane emergjencash për furnizimin e pandërprerë me ushqime për pacientët e hospitalizuar gjatë emergjencave.  Kontrollon dhe mbron, në bashkëpunim me aktorët e tjerë, situatën higjieno-sanitare dhe standardet e mbrojtjes së shëndetit të popullsisë. Përgatit kapacitete emergjence, si burimet  Rrit kapacitetet si dhe njohuritë për të parashikuar si dhe për t’u përgjigjur nevojave në mënyrë sa më efektive të mundshme. njerëzore, medikamentet mjekësore,  Të gjitha institucionet që ofrojnë shërbim shëndetësor dhe që luajnë rol në përpjekjet për mbrojtjen civile duhet të jenë të përgatitur në mënyrën e duhur, ata planet e furnizimit me ushqim dhe duhet të kenë njohuri të qarta mbi planin kombëtar për emergjencat civile, planit në nivel qarku dhe bashkie, rolet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe mbi mënyrën ruajtjen e standardeve higjeno-sanitare në e bashkëpunimit ndërinstitucional, duhet të punojnë së bashku për të garantuar se janë të përgatitura për emergjencat, siç identifikohet në proceset e vlerësimit zonat e prekura nga emergjenca civile, në të riskut në nivel qendror, qarku dhe vendor. mbrojtje të shëndetit të popullsisë.  Hartimi i planeve të gatishmërisë emergjente. MSHMS- Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut  Garanton operacionalitet të plotë për rastet e emergjencave civile nëpërmjet ofrimit të shërbimeve me efikasitet dhe në kohë në Bankat e Gjakut në spitale si dhe nëpërmjet planifikimit dhe organizimit të dhurimeve vullnetare të gjakut në funksion të realizimit të mjaftueshmërisë në gjak dhe komponentë. Mbrojta Sociale  Harton dhe krijon paraprakisht një sistem mbrojtjeje, trajtimi, ndihme sociale për grupet vulnerabël për shkak të një emergjence civile.  Zhvillon dhe zbaton mjete të nevojshme, përfshirë PSV-të, protokolle dhe udhëzime që mbajnë dhe rregullojnë mandatin e ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen sociale. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Spitalore Universitare (QSUT) “Nënë Tereza” Roli kryesor Përgjegjësitë  Evidenton faktorët e riskut dhe bën komunikimin sipas hierarkisë.  Menaxhon dhe koordinon rastet emergjente me institucionet e tjera shëndetësore sipas politikave të MSHMS-së.  Qëndron gjithmonë në gatishmëri të lartë. Harton një plan për emergjencat për situatat e jashtëzakonshme, me shifra të  Harton dhe përditëson planin e saj të emergjencave, në përputhje me planin e emergjencave të MSHMS-së. larta personash të dëmtuar.  Ka të përgatitur një plan specifik për situatat e jashtëzakonshme, me shifra të larta personash të lënduar, përtej kapaciteteve të saj akomoduese.  Çdo njësi e QSUT-së ka një numër të caktuar krevatesh dhe ka protokolle specifike për ditët e hospitalizimit të pacientëve, për të garantuar numrin më të lartë të posteve të shtrimit për situata emergjencash.  Monitoron zbatimin e urdhrave dhe ndjek ekzekutimin e tyre në shërbime.  Monitoron performancën spitalore dhe situatën higjeno-sanitare. 81  Ngre grupe kontrolli për ndjekjen e rrugëtimit të pacientit.  Vlerëson nevojat për medikamente dhe mundëson sigurimin e tyre nëpërmjet MSHMS-së dhe Depove Farmaceutike me të cilat ka lidhur marrëveshje.  Vlerëson ngarkesën mikrobike.  Trajnon stafet për minimizimin e nivelit të ekspozimit ndaj riskut të infektimit.  Koordinon sektorët dhe rolin e sektorit psikosocial.  Përcakton nevojat e veçanta.  Vlerëson burimet ekzistuese: njerëzore, pajisjeve, furniturës.  Vlerëson shërbimet në lidhje me rritjen e kapaciteteve të tyre, përfshirë pezullimin e aktiviteteve të planifikuara jo urgjente dhe largimin e pacientëve kur kjo është klinikisht e mundur.  Përgatit terrenin për të mundësuar rritjen e sigurisë tek hyrjet, daljet e spitalit. Emri i M/A/I MSHMS – Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) Roli kryesor Përgjegjësitë  Harton plane për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.  Sensibilizon komunitetin mbi situatën epidemiologjike. Harton Plane Veprimi për situata të  Kryen në mënyrë të vazhdueshme trajnimin e stafeve të përfshirë në përballimin e emergjencave. mundshme emergjencash shëndetësore.  Monitoron gjendjen shëndetësor të popullatës me qëllim identifikimin e problemeve shëndetësore në kohë.  Identifikon dhe monitoron faktorët risk për situatën e emergjencës shëndetësore.  Harton dhe planifikon ndërhyrjen për parandalimin dhe monitorimin e problemeve shëndetësore që shkaktohen nga situatat e emergjencave civile.  Në bashkëpunim me MSHMS harton planet e veprimit dhe përgatitet për situata emergjence shëndetësore nga sëmundjet infektive dhe joinfektive. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) Roli kryesor Përgjegjësitë  Siguron trajnim të vazhdueshëm për personelin shëndetësor dhe joshëndetësor, përfshirë këtu trajnimin klinik dhe programe të trajnimit të vazhdueshëm. QKUM-ja është institucioni përgjegjës  Bashkërendon veprimtarinë me personelin, organizon punën e strukturave dhe përdorimin e pajisjeve, nëpërmjet një sistemi komunikimi qendror. për zhvillimin e sistemit të shërbimit të  Siguron kontaktet me publikun e gjerë nëpërmjet një numri telefoni të vetëm, duke synuar integrimin e sistemit, për përdorimin e numrit telefonik unik urgjencës mjekësore, nëpërmjet evropian 112 të thirrjeve emergjente. planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe  Siguron kontakte të drejtpërdrejta me personelin, strukturat dhe pajisjet e këtij sistemi, si dhe me sistemet e tjera me të cilat operon urgjenca mjekësore. bashkërendimit të të gjitha aseteve  Përfshin numrin e përshtatshëm të autoambulancave dhe mjeteve të tjera të transportit për të plotësuar nevojat specifike të shërbimit të sistemit, sipas zonave. ekzistuese në një sistem mbarështetëror të  Siguron përdorim efektiv të personelit të duhur, pajisjeve dhe aparaturave në çdo njësi që ofron shërbim të urgjencës mjekësore. unifikuar, si dhe bashkërendimin e  Siguron në zonën që sistemi mbulon me shërbim, programe të informimit dhe edukimit të publikut në mënyrë që ai të dijë të vlerësojë mënyrën e marrjes së veprimtarisë me sistemet e ngjashme në shërbimit të urgjencës mjekësore. vendet fqinje.  Kryen rishikim periodik dhe të gjithanshëm të shtrirjes dhe cilësisë së shërbimit të urgjencës mjekësore  Ushtron kontrollin e brendshëm të strukturave të shërbimit të urgjencës mjekësore. Emri i M/A/I Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) Roli kryesor Përgjegjësitë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë, Është institucioni përgjegjës që garanton sigurinë ushqimore dhe cilësinë e ushqimeve, ushqimeve për kafshë, input-eve bujqësore dhe veprimtarive prodhuese të Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe duhan-cigareve në RSH nëpërmjet kryerjes së veprimtarisë inspektuese, teknike dhe shkencore në këto fusha, me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorit, 82 ruajtjen e jetës, të shëndetit të kafshëve, mbështetjen e prodhimit bujqësor, si dhe mbrojtjen e tokës e mjedisit, në zbatim të legjislacionit në fuqi dhe akteve nënligjore. AKU-ja shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e RSH-së, në nivel qendror nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme dhe në nivel rajonal ndërmjet 12 Drejtorive Rajonale. AKU-ja:  Kryen kontrolle zyrtare të ushqimeve, ushqimeve për kafshë, inputeve bujqësorë, të veprimtarive prodhuese të duhan-cigareve dhe kontrollin zyrtar në pikën e inspektimit kufitarë të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësorë veterinare dhe produktet e mbrojtjes së bimëve.  Kryen kontrollet paraprake për përmbushje e kërkesave tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e OB të ushqimit, ushqimit për kafshë dhe produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputet bujqësore.  Drejton dhe bashkërendon veprimtarinë e laboratorëve të autorizuar të sistemit të kontrollit zyrtarë të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë. Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë (SPV), si struktura përgjegjëse për politikat veterinare dhe zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore në fushën e veterinarisë:  Pasqyron informacionin mbi përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor e rregullator të BE-së.  Ndërmerr ose nxit ushtrime simuluese në përgjigje të sëmundjeve të ndryshme.  Mban dhe mbikëqyr përditësimin e sistemit “Blegtoral dhe veterinar” RUDA, lidhur me gjurmueshmërinë dhe njoftimin e menjëhershëm të sëmundjeve veterinare.  Përmirëson dhe konsolidon rrjetin laboratorik. Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Instituti i  Garanton akreditimin e të gjithë laboratorëve. Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë  Ndërmerr trajnime të vazhdueshme të stafit veterinar në bashkëpunim me Urdhrin e Përgjithshëm të Mjekëve Veterinarë (UPMV). (ISUV) dhe Sektori për Mbrojtjen e  Zbaton projekte mbështetëse për shërbimet veterinare. Bimëve (SMB) janë përgjegjës për zhvillimin e mjeteve të njoftimit të Struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve në MBZHR (SPMB) është autoriteti kompetent që harton politikat e mbrojtjes së bimëve dhe përshtatjen e hershëm, trajnime, monitorimin e situatës legjislacionit të mbrojtjes së bimëve me atë të BE-së që: epidemiologjike dhe masat e  Monitoron situatën fitosanitare përmes institucioneve të varësisë. ndërgjegjësimit mbi risqet potenciale.  Ndjek dhe zbaton aktivitetin e shërbimit në kuadër shërbimit të mbrojtjes së bimëve në nivel qendror dhe rajonal, në zbatim të kuadrit ligjor.  Zhvillon procedurat që lidhen me regjistrimin e PMB-ve, të lëndëve vepruese, si dhe shtuesve e të bashkëvepruesve. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB):  Monitoron dhe informohet rreth situatës epidemiologjike në vendet fqinje dhe në rajon.  Merr alarme për të gjitha shpërthimet e sëmundjeve në rajonin e gjerë.  Informon publikun dhe fermerët mbi risqet potenciale nga shpërthimi i sëmundjeve dhe zgjerimi i tyre.  Ndërmerr fushata ndërgjegjësimi mbi rrugët dhe mundësitë e frenimit të përkeqësimit të situatës.  Zbaton programet e kontrollit dhe mbikëqyrjes për sëmundjet me rrezikshmëri të lartë në kafshë të hartuar nga SPV.  Kryen kontrolle zyrtare brenda territorit të vendit për mbrojtjen e bimëve.  Monitoron dhe kontrollon gjendjen fitosanitare në bimë dhe produkteve bimore, gjatë sezonit të rritjes, në pikat e grumbullimit për eksport, në vendet e prodhimit të materialit mbjellës dhe në zonat e shënuara.  Merr njoftimet e para nga operatorët profesionistë për praninë apo dyshimin për një dëmtues karantinor ose për shtimin masiv të një dëmtuesi.  Informon dhe rekomandon masa të ndryshme fitosanitare operatorët profesionistë dhe strukturat e tjera, sipas rastit për situatat fitosanitare në lidhje me dëmtuesit.  Njofton menjëherë SPMB-në për situatat fitosanitare në vend, në lidhje me dëmtuesit karantinorë.  Informon fermerët dhe u shpërndan regjistrat e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve në fermë. 83  Monitoron përdorimin e PMB-ve në fermë. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV):  Gjatë shpërthimeve epidemike ISUV-ja merr masa bazuar në protokollet e reagimit të shpejtë. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit:  Ofron mbështetje teknike.  Të gjithë drejtuesit dhe specialistët e strukturave qendrore dhe në nivel lokal, në varësi të saj, janë në gatishmëri për përfshirjen dhe angazhimin e tyre për operimin në kohë. Roli shtesë  Sistemi RUDA shërben për mbrojtjen dhe menaxhimin në kohë të situatave të emergjencës nga shpërthimi i sëmundjeve infektive të lidhura me veterinarinë. Sistemi popullohet me të dhëna të raportuara nga shërbimet veterinare të Drejtorisë Rajonale Veterinare në Ministrinë e Bujqësisë.  ISUV-ja shërben si laborator reference për diagnozën e të gjitha sëmundjeve të raportuara dhe vrojtuara.  AKU-ja drejton procesin e vlerësimit të riskut në fushën që ai operon.  AKU-ja, referuar njoftimeve alert të ndryshme nga sistemi RASFF (Food and Feed Safety Alert/Rapid Alert), ISUV, etj., kryen vlerësimin e riskut dhe menaxhimin e tij duke kryer inspektime jashtë programit. Emri i M/A/I Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Roli kryesor Përgjegjësitë Autoriteti Rrugor Shqiptar  Paralajmërim i hershëm dhe  Përgjegjës për sistemin e paralajmërimit të hershëm dhe për ndërhyrjet e strukturave përgjegjëse për aksidente industriale, shpërthime të specializuara, lëshim zbutje/lehtësim gjatë emergjencave të gazeve të dëmshëm që kërcënojnë komunitetet lokale dhe mjedisin. civile.  Përgjegjëse për informimin e publikut në rast të emergjencave ose riskut shumë të lartë të fatkeqësive përmes formave të ndryshme të komunikimit.  Bashkëpunim dhe koordinim me  Mirëmbajtje e vazhdueshme dhe monitorim i urave në zonat me risk të lartë. grupet e tjerë të interesit.  Trajnime për rritjen e kapacitetit të stafit për emergjencat civile (kjo është përgjegjësi e bashkërenduar me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM)). Emri i M/A/I MIE – Instituti i Ndërtimit Roli kryesor Përgjegjësitë Jep kontributin e nevojshëm në Në bashkëpunim me UPT-në krijon dhe trajnon task-forcën e përbërë nga inxhinierë, për të siguruar përgjigjen në kohë reale gjatë fatkeqësive natyrore për përgatitjen e kapaciteteve dhe aftësive të identifikimin dhe vlerësimin e dëmtimeve të strukturave dhe sugjerimin/marrjen e masave të nevojshme për përforcimin e tyre. nevojshme për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë në objekte dhe infrastrukturë dhe përcaktimit të masave përkatëse mbrojtëse, të rikonstruksionit e përforcimit të tyre. Emri i M/A/I MIE – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) Roli kryesor Përgjegjësitë Sigurimi i sistemit të Paralajmërimit të  Investime në pajisje emergjence të AKSEM që lehtësojnë punën e ekipeve të shpëtimit gjatë emergjencave. Hershëm dhe bashkëpunimit me aktorët  Ndërmerr fushata ndërgjegjësimi dhe legjislacioni për sigurinë në vendin e punës në miniera dhe infrastrukturën nëntokësore. 84  Organizon sistemin e lajmërimit dhe të ndërhyrjes së strukturave të gatshme në aksidentet industriale të lidhura me shpërthime eksplozivi, çlirime gazrash e tjerë institucionalë për emergjencat helmuese, rrjedhje të reaktivëve kimikë të rrezikshëm për banorët dhe mjedisin. civile në miniera dhe infrastrukturën  Ngre sistemin e paralajmërimit të hershëm për emergjencat civile në miniera dhe infrastrukturën nëntokësore. nëntokësore.  Forcon gatishmërinë përmes trajnimeve dhe ushtrimeve stërvitore për ndërhyrje dhe koordinim me aktorët e tjerë, sektorin privat dhe vullnetarët.  Zhvillon planet e kontingjencave në rastet e aksidenteve industriale. Emri i M/A/I MIE – Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) Roli kryesor Përgjegjësitë Zhvillon studime gjeologjike, gjeologo-  Zhvillon studime gjeologjike dhe inxhinierike dhe monitoron implementimin e rekomandimeve të tij nga aktorët përkatës. inxhinierike dhe hidrologjike në zonat me  Bashkëpunon me AKMC-në, ministritë e linjës dhe me strukturat e planifikimit dhe mbrojtjes civile në Institucionin e Prefektit të Qarkut dhe bashki për risk të lartë dhe monitoron qëllime të informacionit, vlerësimit të riskut të rrëshqitjes së tokës si edhe komunikimit të tij. implementimin e tyre. Emri i M/A/I MIE – Qendra për Grumbullimin dhe Trajtimin e Kimikateve të Rrezikshme (QGTKR) Roli kryesor Përgjegjësitë Ndërmerr të gjitha masat e nevojshme  Vlerëson riskun për substancat e dëmshme kimike në vend-depozitimet e tyre dhe në mjediset magazinuese publike ose private, si pjesë e përgjegjësisë së MIE-s. për të mbrojtur substancat kimike duke respektuar me rigorozitet protokollet e  Evidenton, emërton, depoziton në vende të sigurta, mbron nga lagështira, rrezatimi diellor dhe garanton ventilim të mirë për mbetjet dhe reagentët kimikë. depozitimit të tyre.  Monitoron vazhdimisht kimikatet.  Trajnon personelin për risqet dhe rreziqet nga menaxhimi i substancave kimike. Emri i M/A/I Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) Roli kryesor Përgjegjësitë Siguron mbarëvajtjen e procesit të  Kërkon nga institucionet shtetërore dhe subjektet private në sektorin e arsimit që janë pronarë ose administratorë të hartojnë planet e emergjencave civile të planifikimit për emergjencat civile në harmonizuar me planin vendor për emergjencat civile dhe me dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë të bashkive në territorin e së cilës ndodhen. institucionet shtetërore dhe subjektet private në sektorin e arsimit. Emri i M/A/I Universiteti Politeknik i Tiranës – Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) Roli kryesor Përgjegjësitë Shtabi i Emergjencave të IGJEO-s (urdhër nr. 4, datë 15.10.2020) për situatat e fatkeqësive natyrore nga tërmetet, kushte ekstreme të motit dhe hidrologjike, si dhe nga rreziqet e tjera gjeologjike.  Ofron informacion mbi meta-data për  Mbështet aktivitetin operacional dhe menaxhon situatat ekstreme nëpërmjet grumbullimit, filtrimit, orientimit dhe menaxhimit të informacionit mbështetës aktivitetet meteorologjike, hidrike, për vlerësimin e nivelit të rrezikut që ato shkaktojnë. sizmike dhe gjeologjike në territorin e  Koordinon shkëmbimin e informacionit me instancat përkatëse, AKMC-në, MM-në, etj. Shqipërisë, si dhe mbi parashikimin e  Siguron në kohë informacion specifik dhe të detajuar, që buron nga monitorimi i rreziqeve natyrore, si dhe mendimi i ekspertëve. motit.  Garanton koordinimin e Qendrave të Monitorimit në IGJEO me Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, dhe grupin teknik, për mbështetjen e sigurt të  Zotëron kapacitetet monitoruese të aktivitetit monitorues. motit dhe veprimtarisë sizmike.  Mban komunikim të vazhdueshëm, nëpërmjet raporteve përditësues, me AKMC-në dhe MM-në deri në zvogëlimin e niveleve të riskut.  Siguron rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve monitoruese dhe të vlerësimit të rreziqeve. 85 Emri i M/A/I Universiteti Tiranës – Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) Roli kryesor Përgjegjësitë  Funksionimi i Rrjetit Kombëtar të  Kryen matje të radioaktivitetit dhe dozave. Monitorimit të Rrezatimeve.  Kryen rishikim të programeve të trajnimit të shoqëruar me marrjen e mësimeve të nxjerra gjatë ushtrimeve dhe stërvitjeve.  Fuqizimi i shërbimit dozimetrik.  Sigurohet ruajtja e kapaciteteve përfshi stafin afatgjatë dhe buxhetin.  Mbajtja në gatishmëri e ekipeve të terrenit dhe laboratorit.  Mbajtja në gjendje pune optimale e të gjitha pajisjeve matëse të radioaktivitetit. Emri i M/A/I Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) Roli kryesor Përgjegjësitë Harton dhe përditëson planet e  Harton vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë dhe evidenton masat strukturore dhe jostrukturore të nevojshme për zvogëlimin e tij. emergjencave civile bazuar mbi  Harton dhe përditëson planet për emergjencat civile sipas përgjegjësive përkatëse që burojnë nga ligji nr. 45/2019. dokumentet e vlerësimit të riskut nga  Ndërmerr masat strukturore dhe jostrukturore të nevojshme për rritjen e kapaciteteve të paralajmërimit të hershëm. fatkeqësitë dhe siguron rritjen e kapaciteteve të menaxhimit të emergjencave Emri i M/A/I Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) Roli kryesor Përgjegjësitë Planifikon buxhetin e kushtëzuar të  Planifikon buxhetin e kushtëzuar të mbrojtjes civile në ligjin vjetor të buxhetit mbështetur në hapësirën fiskale në dispozicion dhe tavaneve buxhetore. mbrojtjes civile në ligjin vjetor të buxhetit  Miraton detajimin e këtij buxheti në bashkëpunim me AKMC-në dhe ministrinë përgjegjëse për Mbrojtjen Civile. dhe miraton detajimin e këtij buxheti në  Harton dhe krijon paraprakisht një sistem mbrojtjeje, trajtimi financiar, punësimi, përkrahjeje dhe përkujdesjeje shoqërore për grupet vulnerabël dhe për bashkëpunim me AKMC-në dhe shtetas që për shkak të një emergjence civile, masivisht humbasin strehimin dhe vendin e punës. Ministrinë përgjegjëse për Mbrojtjen Civile Emri i M/A/I Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) Roli kryesor Përgjegjësitë Lehtëson koordinimin me vendet e tjera  Ofron asistencë teknike për negocimin dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e ZRF dhe MC. dhe organizatat ndërkombëtar në lidhje  Merr pjesë në trajnime dhe ushtrime në fushën e ZRF dhe MC. me mbrojtjen civile. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) Roli kryesor Përgjegjësitë Është përgjegjëse për koordinimin e  Vlerëson risqet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera me qëllim planifikimin për emergjencat civile dhe sigurimin e vazhdimësisë së veprimtarisë së aktiviteteve që lidhen me planifikimin për DPB-së dhe degëve territoriale. emergjencat civile në degët territoriale të  Përgatit plane për emergjencat civile për sistemin e burgjeve dhe organizon trajnime për të gjithë aktorët e përfshirë. DPB. 86  Organizon trajnime për menaxhimin praktik të zjarreve dhe fatkeqësive të tjera me pjesëmarrjen e policisë dhe strukturave civile të DPB dhe aktorëve të tjerë relevantë sipas rastit.  Bashkëpunon me MB për certifikimin e të gjitha burgjeve me certifikata për sigurinë nga zjarri.  Ndërmerr inspektime paraprake në të gjitha degët sektoriale rreth gatishmërinë ndaj emergjencave civile.  Plotëson standardet ISO për sistemet hidrike dhe shpërndan të gjitha materialet teorike lidhur me këtë nëpër degët territoriale. Emri i M/A/I Ministria e Kulturës (MK) Roli kryesor Përgjegjësitë Në fazën e gatishmërisë, MK është përgjegjëse për:  Hartimin e planeve të evakuimit për objektet kulturorë të lëvizshëm.  Vendosjen e sistemeve të paralajmërimit dhe monitorimit.  Vendosjen e sistemeve zjarrfikës brenda qendrave kulturore.  Përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe strukturave materiale për të reaguar në mënyrë efikase në rast emergjencash civile.  Koordinimin me institucione qendrore dhe vendore për marrjen e masave me qëllim zvogëlimin e riskut për objektet e trashëgimisë kulturore në situata emergjencash civile.  Kryerjen e inspektimeve periodike dhe monitorimin e situatës së asketëve kulturore, në veçanti të atyre me risk të lartë nga fatkeqësitë natyrore në zonat me risk të lartë.  Zhvillimin e një baze të dhënash të vlerësimit të integruar të riskut, që përfshin:  Listën e risqeve, duke identifikuar të gjitha asketët kulturore paraprakisht të dëmtuara, Harton, aprovon dhe përditëson planet  Asetet kulturore me risk të lartë ose potencialisht të rrezikuara për t’u dëmtuar në të ardhmen, bazuar në tipologjinë e riskut nga fatkeqësitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore natyrore, nga fatkeqësitë natyrore.  Përditësimin periodik çdo dy vjet të bazës së të dhënave.  Zhvillimin e vlerësimit të risqeve nga fatkeqësitë për trashëgiminë kulturore në nivel qendror, qarku dhe vendor.  Organizimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, alarmeve dhe sistemeve të njoftimit në rast fatkeqësish natyrore për institucionet e specializuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.  Krijimin e një Regjistri (Inventari) Digjital në Institutin Kombëtar për Regjistrimin e Trashëgimisë Kulturore për të gjitha asetet kulturore dhe materialet arkeologjike të ekspozuar në parqet dhe sitet arkeologjike.  Zhvillimin e planeve dhe menaxhimit të riskut dhe masave të shpëtimit në raste fatkeqësish natyrore.  Zhvillimin e planeve të emergjencës për rialokimin e aseteve kulturore të lëvizshme,  Koordinimin e institucioneve të varësisë me komunitetet lokale për ndërgjegjësim, monitorim dhe informim në rastet e emergjencave,  Fushatat e ndërgjegjësimit për komunitetet lokale, pronarët dhe/ose administratorët e aseteve kulturore për parandalimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.  Stimulimin e vullnetarizmit në procesin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, që realizohet nën mbikëqyrjen e ekspertëve të trashëgimisë kulturore. Emri i M/A/I Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) Roli kryesor Përgjegjësitë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve  Kryen menaxhimin e përgjithshëm të inspektimit (si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore) për verifikimin e respektimit të kërkesave Ujore institucioni përgjegjës për ligjore, që kryhet në përputhje me ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me ligjin për mbrojtjen e mjedisit dhe me menaxhimin e integruar të burimeve ligjin për inspektimin. ujore në Republikën e Shqipërisë si dhe  Kryen menaxhimin e përgjithshëm (si një pjesë e ciklit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore) të monitorimit të cilësisë, sasisë së prodhimit të ujërave të 87 përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e përdorura industriale dhe shkarkimeve në mjedisin ujor sipërfaqësor apo nëntokësor pas trajtimit që duhet të kryhet nga organet e përcaktuara me ligje të Planeve të Menaxhimit të Riskut nga veçanta. Përmbytjet për basenet ujore, referuar legjislacionit në fuqi. Emri i M/A/I Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë KKSH-ja është një shoqata më e vjetër  Zhvillon fushata ndërgjegjësimi me komunitetet më të rrezikuara për risqet nga fatkeqësitë. Transmeton informacion në komunitet për mënyrën se si duhet të humanitare në Shqipëri që ka shtrirje në veprojë para, gjatë dhe pas një emergjence. të gjithë territorin e vendit me 39 degë në  Zhvillon aktivitete me komunitetin në fushën e edukimit, të informimit dhe të këshillimit për lloje të ndryshme emergjencash e sidomos për çështjet bashkitë kryesore. shëndetësore dhe mjedisin.  Ofron trajnim profesional të stafit dhe të vullnetarëve të KKSH-së në fusha të tilla si: informacioni dhe vlerësimi i risqeve, ndihma e parë, shëndeti dhe higjiena në komunitet, shpërndarja e ndihmave, sensibilizimi i komunitetit, etj.  Në bashkëpunim me ekipe të tjera të përgjigjes ndaj emergjencave dhe struktura të ndryshme shtetërore si forcat zjarrfikëse, policia apo shërbimet e urgjencës, organizon raste të simuluara të aksidenteve për të rritur bashkëpunimin dhe efikasitetin mes forcave operacionale.  Siguron rritjen e kapaciteteve logjistike e materiale të KKSH-së për të ndihmuar njerëzit në raste emergjencash.  Të gjitha degët e KKSH-së kryejnë aktivitete demonstruese të teknikave të Ndihmës së Parë në shkolla, kopshte, institucione të arsimit të lartë, reparte ushtarake, institucione dhe në komunitet. Emri i M/A/I Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile (QVEC) Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë QVEC-ja ka kapacitete dhe aftësi të  Rishikon planet për emergjencat civile dhe deklaron kapacitetet e saj të përditësuara për ndërhyrjen në situata të ndryshme emergjente. ndryshme për përballimin e  Realizon e merr pjesë në bashkëpunim me AKMC, Shërbimin Zjarrfikës, në fushata sensibilizimi në edukimin e publikut në nivel bashkie. emergjencave civile të cilat i teston  Vlerëson gatishmërinë e ekipeve të përballimit ndaj emergjencave dhe i parapërgatit ato për ndërhyrjen në situata të ndryshme të emergjencave civile. vazhdimisht në koordinim me autoritetet e MC-së në nivel qendror dhe vendor 88 Seksioni 4 Përgjigja 4. Përgjigja

  144. 4.1. Përmbledhje nga praktikat më të mira të fazë së përgjigjes Të gjitha aspektet e përgjigjes duhet të koordinohen dhe kontrollohen përmes zbatimit të një Sistemi të Menaxhimit të Emergjencave, i cili u mundëson të gjithë grupeve të interesit që të përgjigjen me efektivitet dhe efikasitet duke punuar së bashku. Vazhdimësia e përgjigjes ndaj emergjencave Ndodh një emergjencë/fatkeqësi I. Sa më shpejt që të jetë e mundur duhet ndërgjegjësimi për situatën dhe mbledhja e informacionit fillon dhe vazhdon gjatë gjithë kohës. II. Njoftohen autoritetet. III. Mobilizohen strukturat operacionale që shkojnë të parat në vendngjarje, AKMC dhe agjencitë e tjera. IV. Mbërrijnë strukturat operacionale që shkojnë të parat në vendngjarje dhe komunikohen mesazhet. V. Vazhdon mbledhja e të dhënave dhe e informacionit. VI. Aktivizimi i Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile VII. Strukturat operacionale që shkojnë të parat në vendngjarje dhe agjencitë e tjera punojnë së bashku për të zgjidhur situatën. VIII. Menaxhimi i vazhdueshëm i riskut nga emergjencat dhe vënia në funksion e qendrave operacionale të emergjencave. IX. Nëse është e nevojshme, merren në konsideratë vazhdimësia e veprimtarive dhe rimëkëmbja e menjëhershme, si dhe zbatohen planet. X. Monitorimi dhe rishikimi periodik nga AKMC-ja në kuadër të sistemit të koordinimit

  145. 4.2. Mbledhja e informacionit dhe menaxhimi i të dhënave

  146. 4.2.1. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi risqet dhe rreziqet Ndërgjegjësimi ndaj rreziqeve dhe përgatitja për monitorimin e situatës janë hapat e parë për fazën e gatishmërisë dhe të përgjigjes dhe janë detyrim për institucionet, strukturat dhe subjektet fizike dhe juridike. Këto realizohen nëpërmjet aktiviteteve të vazhdueshme, të cilat përfshijnë: Fushatat e ndërgjegjësimit publik dhe të edukimit. Prodhimi dhe publikimi i fletëpalosjeve, posterave, hartave të rreziqeve dhe i materialeve të tjera edukative, dhënia e informacionit nëpërmjet medias, takimeve me publikun dhe punës në shkolla dhe OJF rrit ndërgjegjësimin e publikut dhe të institucioneve për rreziqet specifike dhe njëkohësisht inkurajon pjesëmarrjen dhe komunikimin e tyre në fazën e përgjigjes ndaj emergjencave. Aktivitete të tilla duhet të zhvillohen nga institucione dhe struktura përgjegjëse e të bashkërendohen nga AKMC-ja. Këto mund të mbështeten në kapacitetet e grupeve të punës dhe duhet të bashkërendohen me administratën lokale, median e shkruar dhe elektronike, KKSH-në si dhe strukturat e tjera. Duke përdorur shprehjet dhe idetë e duhura, duhet të synohet sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i grupeve, si më poshtë: Drejtuesit në nivel qarku dhe bashkie. 89 · Institucionet qeveritare me role kyç në fushën e ZRF dhe MC. · Zyrtarë të tjerë me rol kyç dhe vendimmarrësit në zyrat publike dhe në sektorin privat. · Grupet e identifikuara të komunitetit në zonat urbane, familjet dhe komunitetin në zonat rurale. · Vullnetarët, organizatat qeveritare dhe organizatat jofitimprurëse. · Publiku i gjerë, duke përfshirë grupet më të prekura të shoqërisë, si: gratë, fëmijët, familjet e mëdha, grupet e të moshuarve dhe të minorenëve. · Komuniteti diplomatik dhe donatorët. Planet, ushtrimet dhe stërvitjet. Në mënyrë që planet e hartuara të jenë sa më afër përballimit të realitetit dhe ngjarjes, duhet të bashkërendohen veprimtaritë praktike të të gjitha institucioneve dhe të strukturave pjesëmarrëse. Gjatë zhvillimit të ushtrimeve simuluese, stërvitjeve të strukturave drejtuese dhe testimit në terren të planeve të evakuimit, si dhe të planeve operacionale të hartuara, bazuar në hartat e risqeve të zonës, duhet të përqendrohet vëmendja tek risqet specifike. Institucionet qendrore dhe strukturat e niveleve të ndryshme kanë detyrime për përgatitjen dhe zhvillimin e ushtrimeve dhe stërvitjeve të ndryshme për testimin e planeve. Në këto ushtrime dhe stërvitje, rëndësi kryesore ka aftësimi i strukturave për menaxhimin e emergjencave civile. Institucionet dhe strukturat që përgatitin dhe zhvillojnë ushtrime dhe stërvitje me tematikë nga emergjencat civile, detyrohen të informojnë dhe të bashkërendojnë veprimtarinë e tyre me strukturat e mbrojtjes civile.

  147. 4.2.2. Puna në partneritet dhe bashkëpunimi ndërmjet agjencive Bashkëpunimi gjatë fazave të mbrojtjes civile është thelbësor për të pasur aktivitete të suksesshme dhe të qëndrueshme. MAI-të mund të punojnë së bashku në projektet e lehtësimit dhe të gatishmërisë, duke lejuar ndarjen e aseteve dhe të burimeve, duke përfshirë financat dhe stafin. Gjatë fazës së përgjigjes dhe rimëkëmbjes, MAI-të nuk mund të zgjidhin të vetme situata emergjente me të cilat përballen. Ministritë dhe institucionet qendrore janë përgjegjëse në aspektin strategjik (dhe ligjor) për planifikimin e buxheteve vjetore dhe ky bashkëpunim strategjik duhet të pasqyrohet në nivelet e ndryshme të mbrojtjes civile, veçanërisht në angazhimet operacionale, në fazën e përgjigjes dhe rimëkëmbjes. Ekzistojnë shumë terma sinonime që përfaqësojnë bashkëpunimin ndërmjet agjencive, ku përfshihen koordinimi ndërmjet agjencive, operacionet e përbashkëta dhe ndërveprueshmëria. Ato nënkuptojnë të njëjtën gjë në rastet kur agjencitë punojnë së bashku për të zgjidhur situatat emergjente. Për të qenë më i qartë, Plani Kombëtar për Emergjencat Civile do të përdorë termin “ndërveprueshmëri”. Ndërveprueshmëria Ekzistojnë shumë tema të përbashkëta të përgjigjes që vlejnë për të gjithë organizatat e grupeve të interesit dhe strukturat operacionale. Për të garantuar një qasje bashkëpunuese, i gjithë stafi duhet të jetë i njohur me elementet e rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet agjencive, me qëllim që të zhvillojë një përgjigje të integruar. Parimet e ndërveprueshmërisë Këto parime zbatohen për nivelet e koordinimit strategjik (kombëtar) dhe operacional (qarku dhe vendor). Tabela 8. Parimet e ndërveprueshmërisë BASHKË VENDOSJA/GRUMBULLIMI Në nivele të ndryshme, agjencitë duhet të grupohen së bashku (QOEC) për të planifikuar dhe zbatuar një përgjigje efektive. KOMUNIKIMI Rrjetet dhe burimet e komunikimit duhet të planifikohen paraprakisht, të jenë lehtësisht të kuptueshme dhe të jenë të përbashkëta ndërmjet strukturave operacionale. 90 KOORDINIMI Koordinim duke rënë dakord rreth agjencisë udhëheqëse (nëse nuk është AKMC). Identifikimi i burimeve, aftësive dhe prioriteteve. TË KUPTUARIT E RISKUT NË MËNYRË TË PËRBASHKËT Të bashkëpunohet për të kuptuar riskun duke ndarë informacion rreth mundësisë dhe ndikimit të mundshëm të kërcënimeve dhe rreziqeve për të arritur dakordësi për masat e kontrollit. NDARJA E VAZHDUESHME E NJOHURIVE MBI SITUATËN Për të pasur ndërveprueshmëri të suksesshme, nevojitet një organ koordinues në fazat e përgjigjes dhe rimëkëmbjes. Ky rol duhet të ndërmerret nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes zbatimit të një Sistemi të Menaxhimit të Emergjencave.

  148. 4.2.3. Njohuritë mbi situatën Njohuritë mbi situatën mund të përkufizohen si: “Njohuri të detajuara të rrethanave, pasojave të menjëhershme dhe implikimeve të emergjencës, si dhe një vlerësim i aftësive të disponueshme dhe prioriteteve të shërbimeve të emergjencave dhe agjencive të përgjigjes”. E thënë thjeshtë: Njohuritë mbi situatën nënkuptojnë njohjen dhe vlerësimin e rrethanave, hapësirave dhe njerëzve përreth, si dhe të të gjitha vendimeve, rreziqeve, risqeve dhe ngjarjeve të mundshme. Ekzistojnë pesë elementë që janë thelbësore për njohjen e mirë të situatës: I. Përcaktimi i kërkesave për informacion. II. Përcaktimi i mënyrës së mbledhjes së informacionit. III. Marrja e vendimit rreth analizuesit të informacionit. IV. Përcaktimi i mënyrës së ndarjes së informacionit. V. Përzgjedhja e teknologjisë që do të ndihmojë në komunikimin dhe menaxhimin e informacionit. Mbledhja e informacionit i jep mundësi drejtuesit të njohë situatën dhe mundëson vendimmarrjen e informuar. Gjatë periudhës fillestare të një emergjence, përpjekjet duhet të fokusohen në marrjen e njohurive mbi situatën dhe në vendosjen e prioriteteve të emergjencës. Është thelbësore që të ekzistojë një aftësi e mirëpërcaktuar për mbledhjen e informacionit operacional. Ndërgjegjësimi për situatën përfaqëson perceptimin dhe të kuptuarit që Drejtuesi i Operacionit ka për situatën e emergjencës, duke përfshirë rreziqet, risqet dhe aktivitetet operacionale të tij. Gjithashtu merr në konsideratë mënyrën se si Drejtuesi i Operacionit parashikon zhvillimin e situatës duke analizuar veprimet që do ndërmerren. Ndërgjegjësimi sa më i plotë i situatës është thelbësor për proces me vendimmarrjen e duhur. Është e rëndësishme që drejtuesit e operacionit të sigurojnë që gjatë dorëzimit të komandës të ruhet niveli i ndërgjegjësimit për situatën. Tri fazat e ndërgjegjësimit të situatës janë: I. Mbledhja e informacionit II. Kuptimi i informacionit III. Parashikimi Në përputhje me tre fazat e ndërgjegjësimit të situatës, Drejtuesit e Operacionit duhet: I. Të njohin burimet e informacionit në dispozicion për një situatë të caktuar; kjo do t’i ndihmojë ata të marrin dhe të ruajnë nivelin e duhur të ndërgjegjësimit për situatën. II. Të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të interpretojnë informacionin e mbledhur, së bashku me njohuritë dhe përvojën e tyre të kaluar, në një pamje koherente për të kuptuar situatën; ky proces do të vazhdojë gjatë gjithë situatës emergjente. III. Të jenë në gjendje të parashikojnë se si një emergjencë do të zhvillohet dhe do të ndryshojë bazuar në të kuptuarit e tyre; në veçanti, ata duhet të jenë në gjendje të parashikojnë ndikimin e veprimeve të tyre në zhvillimin dhe rezultatet e emergjencës. 91 IV. Drejtuesit e operacionit duhet të jenë të vetëdijshëm për faktorët që mund t’i ndihmojnë ata të marrin dhe të ruajnë ndërgjegjësim efektiv për situatën. Ata duhet të kuptojnë se si të vendosin mjetet për të monitoruar territorin operacional për të zbuluar ndryshimet dhe për të kuptuar saktë situatën në çdo moment. Kjo mund të përfshijë përdorimin e: - Burimeve mbështetëse të Drejtuesit. - Një strukture drejtuese operacionale të përshtatshme. - Një rrjeti efektiv komunikimi. - Sigurisë operacionale. - Monitorimit aktiv. Ndërgjegjësimi efektiv i situatës siguron që interpretimi të pasqyrojë situatën aktuale. Drejtuesit e operacionit duhet të jenë të vetëdijshëm për faktorët që mund të ndikojnë negativisht në ndërgjegjësimin e tyre për situatën. Këto mund të përfshijnë: - Stresin. - Lodhjen. - Paragjykimet që ndikojnë në marrjen e vendimeve, kujtesën dhe ndërveprimet me të tjerët. - Komunikimi i dobët, për shembull përmbledhjet e pastrukturuara. - Hapësira e tepruar e kontrollit. - Shpërqendrimet gjatë detyrave kritike. - Supozimet që nuk janë konfirmuar si të sakta. - Menaxhimi i dobët i informacionit, për shembull, dështimi në regjistrimin ose verifikimin e informacionit. Përgjegjësitë e personelit në ndërgjegjësimin për situatën Ndërsa personeli kryen detyrat e tij, ata mund të marrin informacione të reja rreth rreziqeve ose risqeve. Secili person ka përgjegjësinë të plotësojë vlerësimin e tij të riskut dhe t’ia japë këtë Drejtuesit të Operacionit, sipas rastit. Ky informacion i ri mund të ndikojë në planin operacional dhe sigurinë e njerëzve, pronës ose mjedisit. Prandaj është e rëndësishme që personeli të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij për identifikimin e rreziqeve dhe vlerësimin e riskut, për të mbështetur ndërgjegjësimin e saktë të situatës Mbledhja e informacionit Për të perceptuar me saktësi një situatë emergjente, Drejtuesi i Operacionit duhet të mbledhë dhe kuptojë informacionin për të mundësuar parashikimin e saktë se si mund të zhvillohet ajo dhe cili mund të jetë ndikimi i një ndërhyrjeje në zhvillimin e saj. Sigurimi i informacionit kritik për riskun është thelbësor për të siguruar operacione të sigurta. Vendimmarrja e drejtuesit mund të ndikohet ndjeshëm nëse ka mungesë informacioni për riskun ose kur informacioni nuk është transmetuar saktësisht. Personelit të QKOEC-së shpesh do t’i kërkohet të marrë dhe të komunikojë informacione kritike për riskun. Në rastet kur informacioni kritik për riskun përfshihet në detajet fillestare, ai duhet të jetë i lehtë për t’u identifikuar. Një nga detyrat e Drejtuesit të Operacionit është aplikimi i masave të përshtatshme të kontrollit. Për të qenë në gjendje ta bëjnë këtë, ata duhet të jenë në gjendje të mbledhin të gjithë informacionin e disponueshëm për një situatë emergjente. Kjo ka të ngjarë të përfshijë: informacion nga faza e para-planifikimit, të tilla si informacioni i riskut, i disponueshëm në format elektronik ose të shkruar. Drejtuesi i Operacionit do të mbledhë informacion nga një shumëllojshmëri burimesh për të fituar ndërgjegjësim të saktë të situatës. Shërbimet e Përgjigjes ndaj emergjencës duhet të sigurojnë që Drejtuesi i Operacionit të ketë akses në të gjithë informacionin e disponueshëm dhe të nevojshëm. Rëndësia e mbledhjes së saktë dhe në kohë të informacionit nuk mund të mbi-vlerësohet. Mbledhja e informacionit së bashku me ndërgjegjësimin e situatës është thelbësore për vendimmarrjen gjatë një ndërhyrje në fazën e Përgjigjes. Informacioni mund të mblidhet nga një sërë burimesh. Në vijim është lista me burimet e mundshme të informacionit në Shqipëri. 92 - Qendrat e dërgimit/kontrollit të shërbimeve të emergjencës. - Personi përgjegjës. - Njerëzit e përfshirë/prekur. - Dëshmitarët. - Personeli: - Inteligjenca operacionale. -· Informacioni mbi sigurinë. - Agjencitë e tjera - Informacioni i riskut specifik për zonën. - Informacioni i zonës si p.sh: - Harta. - Strategjitë e evakuimit. -· Planet e emergjencës. - Vrojtime në terren. - Pajisjet audio dhe vizuale, duke përfshirë: - Televizion me qark të mbyllur (CCTV). - Burimet ajrore si helikopterët, satelitët dhe dronët (të klasifikuar si një lloj sistemi i avionëve pa pilot nga Autoriteti i Aviacionit Civil). - Kamerat e inspektimit. - Detektorë audio direkt. - Pajisje robotike që mund të shfrytëzohen.

  149. 4.3. Aktivizimi i përgjigjes në Shqipëri Në kuptimin e këtij kapitulli: Emergjenca të shkallës më të ulët do të përfshijnë: - Emergjencat civile që në kuptimin e ligjit 45/2019 emërtohen emergjenca civile vendore dhe emergjenca civile rajonale. - Emergjencat civile vendore dhe ato rajonale të cilat mund të kërkojnë edhe aktivizimin e disa kapaciteteve operacionale shtesë të institucioneve dhe strukturave qendrore. - Emergjencat civile kombëtare për të cilat nuk shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Emergjenca civile të shkallës më të lartë do quhen emergjencat civile që sipas ligjit nr. 45/2019, emërtohen emergjenca civile kombëtare dhe për të cilat shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Sistemi i Mbrojtjes Civile (SMC) vepron si një sistem i strukturuar i menaxhimit të emergjencave dhe mbulon qeverinë, ministritë dhe agjencitë. SMC është fleksibël dhe i përshtatshëm në lidhje me një emergjencë të caktuar. Faza e përgjigjes ka katër etapa aktivizimi: Tabela 9. Etapat e aktivizimit të fazës së Përgjigjes Të gjitha masat për njoftimin e parë Alarmi për rritjen e gatishmërisë Etapa I Mbledhja e informacionit Sinjalizimi për të rritur gatishmërinë Vendosja e gjendjes së Gatishmëri e plotë Etapa II gatishmërisë Njoftimi i situatës së pashmangshme Aktivizimi Etapa III Dislokimi i plotë dhe mobilizimi Dalja nga situata Etapa IV Rikthimi i burimeve në veprimtaritë e zakonshme 93 Etapa I: Alarmi për rritjen e gatishmërisë vendoset në çastin e marrjes së njoftimit paraprak ose të informacionit për mundësinë e ndodhjes së një ngjarjeje e cila mund të shoqërohet me dëmtime në njerëz dhe dëme materiale. Etapa I. “Alarm për rritjen e gatishmërisë” Kontrolli i realizimit të Drejtori i Përgjithshëm i AKMC: aktivitetit 1. Informon Ministrin përgjegjës për Mbrojtjen Civile për kalimin në gjendjen “Alarm për rritjen e gatishmërisë”. 2. Komunikon me Prefektët dhe kryetarët e bashkive në rrezik në lidhje me situatën. 3. Informon të gjitha institucionet dhe strukturat e duhura në lidhje me situatën. 4. Informon institucionet dhe strukturat përkatëse monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe kërkon prej tyre monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut dhe dhënien e informacionit të vazhdueshëm dhe parashikimin për zhvillimin situatës. 5. Verifikon nëse QKOEC-ja ka staf të mjaftueshëm dhe të pajisur për punë 24 orë gjatë etapës “Alarm për rritjen e gatishmërisë”. 6. Kontrollon mjetet e komunikimit, numrat e telefonave celularë, radiot, llambat e ndriçimit dhe siguron që telefonat të jenë të karikuar. Kërkohen numra telefonikë shtesë dhe njoftohen operatorët e komunikimit për situatën. 7. Verifikon nëse mjetet e transportit të AKMC-ja janë në gatishmëri, të pajisura me mjetet e nevojshme, karburant dhe nëse kanë rezervë karburanti. 8. Kërkon informacion për rezervën cash (monedhë) që mban AKMC-në dhe ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile, për situatat emergjente. 9. Kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) konfirmimin e nivelit të stokut, gjendjen dhe vendndodhjen. 10. Siguron informacion të saktë për të bërë paralajmërimet e hershme dhe këshillimet e duhura për publikun me anë të mjeteve të informimit. 11. Përgatit informacion të përmbledhur për përfaqësuesit e Qeverive, Donatorët, OKB- së, BE-së, BB-së, KKSH-së, organizatat jo fitimprurëse në vend dhe kontribuesit e tjerë. Etapa II: Vendosja e gjendjes së gatishmërisë. Gjendja e gatishmërisë vendoset kur një rrezik i afërt konsiderohet i pashmangshëm dhe mund të shoqërohet me dëme në njerëz dhe materiale. Etapa II: Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë Kontrolli i Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së realizimit të aktivitetit 1. Informon Ministrin përgjegjës për Mbrojtjen Civile rreth situatës dhe nevojës për fillimin e etapës 2 “Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë”, i cili pas konsultimeve dhe vlerësimeve vendos fillimin e kësaj etape. 2. Mbledh pranë AKMC-së, KTK-në dhe kërkon përgatitjen për procesin e marrjes së vendimeve, takimeve informative për median dhe partnerët. 3. Komunikon me Prefektin dhe kryetarët e bashkive në rrezik, duke kërkuar mbledhjen përkatësisht të KMCQ-së dhe KMCB-së, aktivizimin përkatësisht të QOECQ-së dhe QOECB-së dhe ndjekjen e situatës sipas planeve përkatës për emergjencat civile. 4. Informon të gjitha institucionet dhe strukturat e duhura, veçanërisht ato që përfshihen në përgjigjen e parë (njoftimi paraprak/informimi i publikut, evakuimi, kërkim-shpëtimi, ndihma e parë, zjarrfikësi, dhe sigurimi i vendeve të strehimit të përkohshëm). 5. Komunikon me institucionet dhe strukturat përkatëse monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe kërkon prej tyre monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut dhe dhënien e informacionit të vazhdueshëm për parashikimin e situatës, informacion i cili i dërgohet në mënyrë të menjëhershme Ministrit përgjegjës për Mbrojtjen Civile. 6. Siguron dërgimin urgjent të të gjitha të dhënave dhe parashikimeve të institucioneve dhe strukturave përkatëse monitoruese dhe informuese/njoftuese tek Sektorët e Planifikimit dhe Mbrojtjes Civile në Prefekturat e qarqeve në rrezik dhe tek strukturat e planifikimit dhe mbrojtjes civile të bashkive në rrezik. 7. Harton Raportin e Parë për Situatën dhe informacione të rezervuara të cilat sipas rastit i dërgohen Ministrit, Këshillit të Ministrave, Komitetit të Mbrojtjes Civile, institucioneve dhe ministrive përkatëse të linjës dhe një përmbledhje të këtij raporti ia dërgon 94 Prefektëve të Qarqeve dhe Kryetarëve të bashkive të rrezikuara nga fatkeqësia. 8. Kontrollon dhe konfirmon që të gjitha masat e mëparshme të jenë përmbushur. QKOEC-ja punon me staf të plotë, të pajisur për të punuar në Etapën “Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë” për 24 orë. 9. Krijon Grupe të Përbashkëta Vlerësimi për në zonat e rrezikuara nga fatkeqësia, verifikimin e të dhënave për situatën dhe në mbështetje të strukturave të emergjencave civile. 10. Përgatit materiale paraprake me parashikimet mbi dëmet, nevojat e pritshme dhe forcat operacionale që mund të përfshihen për përballimin e emergjencave, nisur nga informacionet, për zonën, natyrën e fatkeqësisë, të dhënat GIS, vlerësimin e risqeve etj. 11. Përgatit informacione për publikun, median dhe raporte periodike për instancat qeveritare, donatorët, KKSH-në, dhe OJF-të e interesuara. Etapa III: Aktivizimi fillon në rastet kur një ngjarje e papritur ka shkaktuar dëmtime në njerëz dhe materiale ose kur një ngjarje e ngadaltë është në zhvillim e sipër dhe mund të sjellë të njëjtat pasoja të cilat tejkalojnë mundësitë për t’u përballuar nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor. Ministri përgjegjës për Mbrojtjen Civile është autoriteti që njofton fillimin e etapës 3, “aktivizimi”, duke angazhuar vetëm strukturat e përhershme që në misionin e tyre kanë detyra për mbrojtjen civile. Në rastet e emergjencave civile kombëtare dhe në të cilat shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, me vendim të Këshillit të Ministrave krijohet KNEC-ja. Në mbledhjen e tij të parë, KNEC-ja emëron DQO-në, që do të marrë drejtimin e përgjithshëm për përgjigjen në nivel qendror dhe asistencën ndërkombëtare, nëse është e nevojshme. Etapa III: Aktivizimi. Kontrolli i Për emergjenca të shkallës më të ulët: përfundimit të Ministri përgjegjës për Mbrojtjen Civile: aktivitetit 1. Sigurohet për aktivizimin e strukturave dhe kapaciteteve të përgjigjes në nivel bashkie dhe qarku, duke përfshirë dhe vënien në funksion të KMCQ-së dhe KMCB-së sikurse aktivizimin e QOECQ-së dhe QOECB-së në qarqet dhe bashkitë e prekura. 2. Kërkon informacion nga Prefekti dhe AKMC-së, rreth situatës së emergjencës dhe gjendjes me deklarimin e etapës III-të “Aktivizimi”. 3. Qëndron në kontakt me organizmat dhe donatorët brenda vendit, për sigurimin e mundësive të mbështetjes. 4. Kërkon aktivizimin e menjëhershëm të institucioneve dhe strukturave qendrore operacionale të nevojshme. 5. Nëse është e nevojshme, ministri përgjegjës për Mbrojtjen Civile (në rastet e fatkeqësive natyrore) ose ministra të tjerë në bashkëpropozim me ministrin përgjegjës për Mbrojtjen Civile (në rastet e fatkeqësive të tjera), i propozojnë Kryeministrit deklarimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për zonën e prekur. Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së 6. Nëse nuk është bërë ende (për rastet e emergjencave të menjëhershme), mbledh pranë QKOEC-së atë pjesë të KTK-së të domosdoshme për konsultime sipas llojit të emergjencës dhe fillon përgatitjen për procesin e marrjes së vendimeve. 7. Nëse nuk është bërë ende, krijon Grupe të Përbashkëta Vlerësimi për t’u dërguar në zonat e prekura nga fatkeqësia, për verifikimin e të dhënave për situatën dhe mbështetjen e autoriteteve vendore dhe në nivel qarku. 8. Kërkon informacion periodik rreth situatës në terren, nga Grupet e Përbashkëta të Vlerësimit dhe KMCQ-së dhe KMCB-së e qarqeve dhe bashkive të prekura. 9. Harton Raportin e Parë për Situatën dhe informacione të rezervuara të cilat sipas rastit i dërgohen Ministrit, Këshillit të Ministrave, institucioneve dhe ministrive përkatëse të linjës dhe një përmbledhje të këtij Raporti ia dërgon Prefektëve të Qarqeve dhe Kryetarëve të bashkive të prekura. 10. Komunikon me institucionet dhe strukturat monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe kërkon prej tyre monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut dhe dhënien e informacionit të vazhdueshëm për parashikimin e situatës, informacion i cili i dërgohet në mënyrë të menjëhershëm Ministrit përgjegjës për Mbrojtjen Civile. 11. Dërgon menjëherë të gjitha të dhënat dhe parashikimet e institucioneve dhe strukturave monitoruese dhe informuese/njoftuese për strukturat e mbrojtjes civile në 95 nivele të ndryshme. 12. Siguron që QKOEC-ja e përbërë nga stafi i përhershëm të mbështetet fillimisht nga stafi tjetër i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente dhe gradualisht në varësi të përshkallëzimit të situatës edhe nga staf shtesë i AKMC-së, të pajisur për të punuar 24 orë dhe pranë saj është gati vënia në funksion të plotë e Ekipit të Menaxhimit të Emergjencës Civile. 13. I propozon Ministrit përgjegjës për Mbrojtjen Civile për të kërkuar asistencë ndërkombëtare, për pranimin apo refuzimin e asistencës ndërkombëtare për emergjencën me ekipe, mallra ushqimore dhe joushqimore, asistencë teknike, makineri, pajisje, në vlerë monetare dhe në ekspertë për shërbime të ndryshme. 14. Përgatit informacione për publikun, median dhe raporte periodike për instancat qeveritare, donatorët, KKSH-në, dhe OJF-të e interesuara. Për emergjenca të shkallës më të lartë: Pas emërimit, DQO do të sigurojë këto aktivitete: 15. Verifikon që hapat e sipërshënuara 6, 7, 8, 10, 11, 12, 13, 14 janë përmbushur dhe në plotësim të pikës 12, Ekipi i Menaxhimit të Emergjencave Civile në QKOEC është vënë në funksion të plotë. 16. Verifikon faktin nëse në qarqet dhe bashkitë e prekura:  Drejtuesi i Operacionit në nivel Qarku (DOQ) dhe Drejtuesi i Operacionit në nivel Bashkie (DOB) janë caktuar dhe janë aktivë.  Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Qark (QOECQ) dhe Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Bashki (QOECB) janë aktivizuar në funksion, përkatësisht të KMCQ-së dhe KMCB-së për menaxhimin e emergjencës. 17. Në varësi nga nevojat, i propozon KNEC-së kërkesat për asistencë ndërkombëtare për emergjencën me ekipe, mallra ushqimore dhe joushqimore, asistencë teknike, makineri, pajisje, në vlerë monetare dhe në ekspertë për shërbime të ndryshme. 18. Nëpërmjet EMEC-së, drejton të gjithë operacionet e strukturave qendrore dhe ndërkombëtare në mbështetje të drejtuesve të operacioneve në qark dhe bashki. 19. Përgatit raporte për situatën, kërkesa për ndihmë dhe draft-aktesh të ndryshme, komunikon me median e publikun dhe inspekton direkt operacionet në terren. Etapa IV: Dalja nga situata Njoftimi për këtë etapë, bëhet nga i njëjti autoritet që ka njoftuar fillimin e etapës I, II ose III. - Në etapën IV, “dalja nga situata”, mund të kalohet: - Menjëherë pas etapës së I ose të II dhe pa kaluar situatën e fatkeqësisë Nga etapa III kur një ngjarje ka ndodhur realisht. - Etapa IV paraqet situatën normale, kur nuk ekziston më kërcënim i drejtpërdrejtë. - Në çdo rast dalja nga situata bëhet kur: - Është bërë vlerësimi i plotë i situatës. - Kërcënimi i fatkeqësisë është zvogëluar. - Operacionet e ndihmës kanë dhënë rezultatet e duhura. - Nevojat më imediate janë plotësuar. Etapa IV: Dalja nga Situata. Kontrolli Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së ndjek etapën IV “Daljen nga Situata”. përfundimit të aktivitetit 1. Komunikon me Prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive të prekura. 2. Verifikon që informacioni dhe këshillat e duhura i janë transmetuar publikut nëpërmjet mjeteve të informimit publik. 3. Informon të gjitha institucionet dhe strukturat operacionale rreth gjendjes “Dalja nga Situata”. 4. Informon institucionet dhe strukturat monitoruese dhe informuese/njoftuese rreth gjendjes “Dalja nga Situata”. 5. Harton Raporte Përfundimtare të Situatës dhe i shpërndan në të gjitha institucionet dhe ministritë përkatëse dhe sipas rastit tek Prefektët e qarqeve dhe bashkive të prekura. 6. Përgatit informacion përmbledhëse, për njoftimin e Etapës “Dalja nga situata”, për median, donatorët, OKB-në, BE-në, BB-në, KKSH-në dhe përfaqësuesit e OJF-ve. 7. Mbledh të gjitha të dhënat, raportet, hartat, dhe korrespondencën duke i vendosur ato 96 Përgjigja ndaj emergjencës përmes 4 etapave në dosjet përkatëse nën datën/numrin dhe titullin përkatës. 8. Siguron rikthimin e QKOEC-së në gjendjen normale të punës me kapacitet të plotë. 9. Kthen çdo pajisje të marrë hua nga institucionet dhe strukturat e tjera. 10. Kontrollon që mjetet e transportit të AKMC-së të jenë kthyer në vendin e parkimit, kutitë e pajisjeve të punës të jenë plotësuar me materialet shtesë dhe nëse është e nevojshme të jenë kryer shërbimet shtesë të riparimit dhe furnizimi me karburant. 11. Kërkon inventarin e gjendjes financiare dhe mbledhjen e faturave përkatëse. 12. Kontrollon mjetet e komunikimit, rishikimin e numrave të telefonave celularë, nëse është e nevojshme pajisjet e ndriçimit etj. 13. I kërkon DPRMSH-së të kontrollojë dhe të plotësojë nivelin e rezervës Materiale të Shtetit. Fig. 17. Kalimi nëpër etapat e fazës së përgjigjes në raste të ndryshme

  150. 4.4 Rolet dhe përgjegjësitë gjatë fazës së përgjigjes në nivel qarku dhe bashkie Menjëherë pas informimit rreth ndonjë situate emergjente, ose ngjarjeve të mundshme të cilat mund të shkaktojnë një emergjence në nivel qarku ose vendor, prefektët, strukturat e planifikimit dhe mbrojtjes civile dhe/ose kryetarët e bashkive do të ndërmarrin veprimet e duhura në mbështetje dhe plotësim të nevojave të fazës së përgjigjes. Prefekti i qarkut Kontrolli i përfundimit të aktivitetit 1. Verifikojnë dhe japin informacion QKOEC-së për ngjarje të mundshme rreziku që mund të çojnë në situata emergjente (Etapa I. Alarmi për rritjen e gatishmërisë). 2. Sigurojnë raporte të vazhdueshme me gojë dhe me shkrim rreth zhvillimit të situatës. (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë) 3. Mbledh KMCQ-në dhe aktivizon QOECQ-në (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë) 4. Cakton DOQ-në (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë) 5. Harton Raporte Ditore për Situatën dhe i raporton në mënyrë të vazhdueshme QKOEC-së (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë dhe Etapa III. Aktivizimi) 6. Detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e veçanta të paraqitura në këtë plan për nivelin e qarkut Bashkia 1. Jep informacion për prefektin, QOECQ-nëRreziku ose direkt në QKOEC rreth ngjarjeve të mundshme të rrezikut (Etapa I. Alarmi për rritjen e gatishmërisë) 2. Mbledh KMCB-në dhe aktivizon QOECB-në (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë) 3. Harton raporte të situatës me shkrim për prefektin, QOECQ-në ose direkt për QKOEC (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë dhe Etapa III. Aktivizimi). 4. Cakton DOB-në (Etapa II. Vendosja e gjendjes së Gatishmërisë) 5. Ndjek detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e veçanta të planifikuara në këtë plan për bashkitë.

  151. 4.5 Burimet dhe kapacitetet kombëtare për përgjigjen në situatat e emergjencave civile Ministritë e linjës, institucionet e tjera, strukturat shtetërore dhe aktorët e tjerë joqeveritarë zotërojnë kapacitete të ndryshme, të cilat duhet të vihen në eficiencë nëse ndodh një emergjencë civile. Strukturat operacionale të mbrojtjes civile të dërgojnë në AKMC në muajin janar të çdo viti “Kapacitet Operacionale për përballimin e Emergjencave Civile” të përditësuara dhe të cilat do të shërbejnë për përgjigjet ndaj emergjencave.

  152. 4.6 Detyrat dhe aktivitetet kryesore të fazës së përgjigjes Etapa III: Etapa IV: Dalja nga situata 97 Përgjigja ndaj emergjencave civile krijon një situatë të aktivizimit të njëkohshëm, në të cilën drejtuesit dhe koordinatorët duhet të njihen plotësisht, ndërsa emergjenca vazhdon. Komunikimi dhe koordinimi efektiv ka një rëndësi kyç në ecurinë e aktiviteteve në fazën e Përgjigjes.

  153. 4.6.1 Rolet dhe Përgjegjësitë për aktivitetet e fazës së përgjigjes. 98 99 100 101 Koordinimi i Përgjithshëm: Emergjenca të shkallës më të ulët Koordinimi i përgjithshëm i përgjigjes kombëtare dhe ndërkombëtare, në varësi të shkallës së emergjencës është nën përgjegjësinë e KMC-së ose të ministrit përgjegjës për Mbrojtjen Civile. Koordinimi i Përgjithshëm: Emergjenca të shkallës më të lartë Bashkërendimi i përgjithshëm i përgjigjes kombëtare dhe ndërkombëtare është nën përgjegjësinë e KNEC-së, që mbështetet dhe këshillohet nga AKMC-ja. KNEC-ja, ka rol koordinues me ministritë e linjës, institucionet dhe strukturat monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe strukturat operacionale. DQO dhe KNEC mbështeten nga grupi i UN OCHA, ekipi e UNDAC (UN Disaster Assessment and Coordination – ekipi e Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Fatkeqësisë) dhe ekipi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (MMCBE) ky i fundit i integruar ose jo në UNDAC. Aktivizimi dhe koordinimi i Strukturave Operacionale të nivelit vendor Aktivizimi i forcave operacionale në nivel bashkie, bëhet nga kryetari i bashkisë, ndërsa bashkërendimi i strukturave të Policisë së Shtetit (PSH), Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Forcave të Armatosura (FA) dhe Shërbimit të Urgjencës Mjekësore (SHUM) në nivel qarku dhe i strukturave që vijnë në ndihmë, janë përgjegjësi e Prefektit, i cili këshillohet nga KMCQ-ja. Aktivizimi dhe bashkërendimi i Strukturave Operacionale Aktive dhe Strukturave Operacionale Mbështetëse Shtetërore Në rast se nuk janë mobilizuar ende, Drejtuesi Qendror i Operacionit u kërkon institucioneve përkatës, aktivizimin e Strukturave Operacionale Aktive dhe Strukturave Operacionale Mbështetëse Shtetërore. Bashkërendimi i aktiviteteve të FA, PSH, MZSH, SHUM etj., është përgjegjësi e DQO-së dhe mbështetet nga Ekipi i Menaxhimit të Emergjencës Civile. Operacionet e Kërkim-Shpëtimit (SAR – Search and Rescue) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA emërohet Koordinator Kombëtar i Kërkim Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Koordinatori Kombëtar i SAR drejton operacionet e kërkim-shpëtimit përmes Qendrës Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit. Përveç strukturave të FA, struktura mbështetëse të SAR jashtë sistemit të FA janë: Forcat, mjetet dhe pajisjet e tjera në dispozicion të strukturave të Ministrisë së Brendshme, MZSH-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera), Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministritë e tjera të linjës, si dhe struktura të tjera publike dhe private në vend (peshkimi, alpinizmi, KKSH-ja, shoqata ajrore private, etj.). Grupet kombëtare të Kërkim-Shpëtimit mund të mbështeten nga grupet e kërkim-shpëtimit ndërkombëtare dhe mund të bashkërendohen nga Ekipi i UNDAC dhe/ose i MMCBE, në rast se ky i fundit është prezent. Grupet ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit preferohen të jenë të akredituara nga INSARAG (Grupi Ndërkombëtar Këshillues i Kërkim-Shpëtimit) dhe t’i prezantohen Drejtuesit Qendror të Operacionit, nëpërmjet UNDAC-së, ekipit të MMCBE-së ose AKMC-së. Vlerësimi i Nevojave: Emergjencat e shkallës më të ulët Koordinimi për vlerësimin e nevojave për emergjenca civile vendore ose rajonale, është nën përgjegjësinë e bashkisë të prekur, të mbështetur nga Prefekti i Qarkut që koordinon degët territoriale dhe kapacitete të tjera në qark, sipas nevojës. Në përputhje me rrethanat, AKMC-ja mbështet koordinimin dhe sigurimin e angazhimit të ministrive të linjës, për infrastrukturat dhe asetet që janë prekur. Në procesin e vlerësimit të nevojave mund të përfshihen KKSH, subjektet private të prekura, OJF të specializuara dhe kapacitete të tjera joqeveritare dhe private. Vlerësimi i Nevojave: Emergjenca të Shkallës më të lartë Koordinimi për Vlerësimin e Nevojave është nën përgjegjësinë e KNEC, nëpërmjet Grupeve të Përbashkëta të Vlerësimit, të cilat mbështeten drejtpërsëdrejti nga AKMC-ja dhe nga grupe specialistësh nga ministritë e linjës, institucionet dhe institutet duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Brendshme dhe nga personel tjetër shtesë duke përfshirë punonjësit e institucionit të Prefektit, bashkive, KKSH-ja dhe kapacitete të OJF-ve të specializuara dhe kapacitete të tjera joqeveritare dhe private. Për vlerësimin e nevojave për ndërhyrje në asetet e subjekteve private me qëllim mundësimin e vazhdimësisë së veprimtarisë së tyre, këto të fundit të bashkëpunojnë me bashkitë, Prefektin e qarkut ku ushtrojnë veprimtarinë dhe AKMC, për lejimin e hyrjes së grupeve përkatëse të punës si edhe për të vendosur në dispozicion të vlerësimit të nevojave, të kapaciteteve që disponojnë. Grupet e përbashkëta të vlerësimit Grupet e përbashkëta të vlerësimit nën përgjegjësinë e KNEC-së, drejtohen nga specialistë të AKMC-së ose të Ministrive dhe institucioneve përkatëse në varësi të natyrës dhe shkallës së fatkeqësisë. Specialistët mund të jenë nga MM-ja, MSHMS-ja, MBZHR-ja, MIE, MTM-ja, MB-ja, apo nga institucione të specializuar në varësi të tyre. Në këto grupe mund të përfshihen ekspertë nga KKSH-ja dhe subjekte joqeveritare/private. Vlerësimi i dëmeve (në aspektin e dëmtimeve të infrastrukturës dhe objekteve të ndërtimit) Vlerësimi i dëmeve në infrastrukturë dhe ndërtesa për emergjencat shkallës së ulët, sipas rastit, është përgjegjësi e bashkisë në koordinim me Prefektin e Qarkut. Për infrastrukturën dhe asetet në administrim të ministrive, institucioneve të tjera qendrore dhe subjekteve private, ato janë vetë përgjegjëse kryesore për vlerësimin e dëmeve. 102 Në rastet e emergjencave të shkallës më të lartë, përgjegjësia kryesore për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë dhe objektet e ndërtimit është e pronarëve apo administratorëve të tyre të cilët do të mbështeten, sipas nevojës, nga grupet e përbashkëta të vlerësimit.

  154. 4.6.2. Shpërndarja dhe transmetimi i informacionit publik Informimi i publikut është element thelbësor i njoftimit të hershëm, parapërgatitjes dhe këshillimit të komunitetit. Informimi i publikut mund të luajë rol të rëndësishëm në shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pasurisë së tyre në raste emergjencash civile. Qartësia, korrektësia dhe shpejtësia e dhënies së informacionit është mjaft e rëndësishme në raste të emergjencave civile, e cila sigurohet në nivel qendror nëpërmjet njoftimeve periodike të QKOEC-së (sektorit të informacionit) dhe njëkohësisht nga autoritetet e drejtimit të operacioneve në nivele të ndryshme (në nivel qarku apo bashkie). Ato që përcjellin mesazhet (zëdhënësit) duhet të jenë të trajnuar në mënyrë adekuate për konferenca mediatike dhe mesazhet në mediat sociale duhet të jenë të sakta, të kontrolluara dhe në kohë reale. Platformat ekzistuese duhet të përdoren aty ku është e mundur, duke përfshirë radiostacionet, televizionin, faqet e internetit dhe mediat sociale dhe burime shtesë joteknologjike si objektet e kultit, automjetet shëtitëse me altoparlantë dhe angazhimi derë më derë.

  155. 4.6.3 Çështjet financiare Mbështetja financiare e emergjencës në të gjitha nivelet shtetërore. Fondet për emergjencë mund të aktivizohen duke përdorur burimet në vijim: - Fondi për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Mbrojtjen Civile në buxhetin e Bashkive. - Fondi për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Mbrojtjen Civile në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe AKMC-së. - Fondi për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Mbrojtjen Civile në buxhetin e Ministrive të linjës. - Rialokimin e buxheteve të Ministrive të Linjës. -· Fondin Rezervë të Këshillit të Ministrave. Roli drejtues për mbështetjen financiare në emergjencat kombëtare me shpallje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore merret nga Këshilli i Ministrave me kërkesë të KNEC. Mbështetje dhe këshilla jepen nga MM, MFE dhe ministri të tjera përkatëse në varësi të natyrës së emergjencës civile. Situatat e emergjencave civile sjellin ndikime financiare afatgjata e afatshkurtra, të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë që një përgjigje të konsiderohet efektive. Për këtë arsye, kostot e mundshme duhet të planifikohen paraprakisht me kujdes në të gjitha nivelet. Problemet financiare të fazës së përgjigjes mund të renditen si vijon: Problemet e menjëhershme financiare: Në mënyrë që të kenë pavarësi në veprime, të gjitha strukturat të cilat kanë përgjegjësi dhe detyrime për menaxhimin e situatave të emergjencave civile, duhet të jenë në gjendje të veprojnë menjëherë dhe në çdo kohë. Është absolutisht e nevojshme që strukturat të kenë mundësi për të siguruar cash (monedha) të mjaftueshme për të ndërmarrë vlerësimin dhe përgjigjen e parë. Duhet të merren të gjitha masat që pajisjet, mjetet e transportit, nafta dhe kostot e komunikimit që parashikohen të nevojshme, të jenë të disponueshme dhe të bëhen paraprakisht të përdorshme nga të gjitha institucionet dhe strukturat e përfshira në emergjencat civile, në mënyrë që të lejojnë personelin e tyre të lëvizë në rajonin e prekur dhe të fillojë menjëherë punë. Problemet financiare dytësore: Ndërkohë që situata e emergjencës civile zhvillohet, problemet financiare rriten dhe bëhen afatgjata. Këto përfshijnë kostot për orët shtesë të personelit, kostot për sigurimin dhe vënien në funksionim të pajisjeve të specializuara dhe të mjeteve të transportit, si dhe kostot për sigurimin e vendstrehimeve të sigurta apo asistencën mjekësore dhe atë humanitare në përgjithësi, për ata që janë prekur nga situata e emergjencës civile. Këto shpenzime të konsiderueshme do të përbëjnë probleme afatgjata buxhetore dhe duhet të planifikohen nëpërmjet planeve, projekteve, preventivave, dhe të vlerësohen së bashku nga niveli qendror e vendor. Problemet financiare tretësore: Si shtesë e kostove, në përgjigje të nevojave për situatën e emergjencës civile, edhe pse ende në fazën e përgjigjes, fillojnë të dalin në pah ndërlikimet financiare tretësore. Në më të shumtën e rasteve këto janë të lidhura me përpjekjet për stabilizimin e situatës para fillimit të fazës së 103 rimëkëmbjes. Këto mund të përfshijnë kostot për riparimin e ndërtesave të dëmtuara apo të infrastrukturës, rikonstruksionin e shërbimeve bazë, si: të ujit të pijshëm, të energjisë elektrike dhe sigurimin e strehimeve të sigurta për një periudhë afatgjatë për ata të cilët mund të mos jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre. Gjatë fazës së përgjigjes, masat në vijim duhet të jenë planifikuar paraprakisht dhe të jenë të aplikueshme për të gjitha strukturat dhe shërbimet e përfshira në zgjidhjen e çështjeve të emergjencave civile: - Të jenë miratuar aktet ligjore dhe nënligjore të nevojshme të cilat sigurojnë plotësisht aktivizimin e menjëhershëm të kapaciteteve të domosdoshme për përgjigjen, në nivelin vendor, qarku dhe qendror sikurse kërkesat për asistencë ndërkombëtare. Këto të fundit duhet të përfshijnë dhe trajtojnë plotësisht edhe mobilizimin, dislokimin dhe dhënien të asistencës ndërkombëtare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë duke përmbushur standardet përkatëse Evropiane dhe ndërkombëtare. - Mbajtja e një rezerve të mjaftueshme në cash për t’u përdorur për vlerësimet e menjëhershme të situatës dhe përgjigjen e menjëhershme ndaj situatës emergjente. - Në të gjitha strukturat përgjegjëse duhet të ekzistojnë plane dhe marrëveshje në mënyrë që të mbulojnë automatikisht kostot për marrjen e mjeteve të transportit, shoferëve dhe karburantit, për të mundësuar vlerësimet e menjëhershme të situatës dhe përgjigjen e menjëhershme ndaj situatës emergjente. - Duhet të ekzistojnë lehtësira, në mënyrë që personeli i emergjencave civile të jetë në gjendje të kërkojë rimbursimin e shpenzimeve, për të mbuluar shpenzimet e bëra në fazën e parë të përgjigjes së menjëhershme. - Kontrata të lidhura paraprakisht ose marrëveshje duhet të jenë bërë që në kohë të qetë dhe të vihen në veprim në kohën e emergjencave civile. Këto marrëveshje bëjnë të mundur lejimin e shërbimeve, si për shembull, atë të makinerive të rënda që të kërkohen urgjentisht tek kontraktorët dhe pagesa të bëhet në një fazë të mëvonshme, siç parashikohet në marrëveshje. - Është e nevojshme të parashikohen kostot e mundshme të përgjigjes ndaj emergjencës civile, duke marrë për bazë përvojat e kaluara dhe stërvitjet simuluese dhe të përfshihen në planifikimet e buxhetit të strukturave dhe të shërbimeve të interesuara, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor. Duke u bazuar në këto vlerësime, një përqindje e buxhetit vjetor duhet të veçohet për përgjigjen ndaj emergjencave civile për secilën nga institucionet dhe strukturat sikurse edhe strukturat operacionale në të tre nivelet. Akses i shpejtë/i lehtësuar në këto burime financiare buxhetore duhet të garantohet nëpërmjet procedurave të brendshme, duke krijuar mekanizma lehtësues të çeljes së fondit të emergjencës, për përdorimin në mënyrë sa më fleksibël në kohë emergjence.

  156. 4.6.4 Asistenca ndërkombëtare Kërkesa për asistencë ndërkombëtare për përballimin e emergjencave civile në Republikën e Shqipërisë bëhet vetëm në rastet kur vlerësohet se dëmet dhe nevojat nuk mund të përballohen nëpërmjet burimeve dhe kapaciteteve kombëtare. Vendimi për apel për asistencë nga vendet e huaja ose organizmat ndërkombëtarë jashtë vendit merret nga KNEC-ja në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe nga KMC-ja në rastet e emergjencave të tjera. Në të dy rastet, përkatësisht KNEC dhe KMC vendosin pas shqyrtimit të propozimit të argumentuar të MM. Në të gjitha rastet, procedurat e apelit për asistencë ndërkombëtare ndiqen nga MEPJ në bashkëpunim me MM. Asistenca ndërkombëtare mund të kërkohet ose të ofrohet, si kontribut financiar, donacion në natyrë (artikuj ushqimorë dhe industrialë, barna dhe pajisje mjekësore etj.), ose si shërbime të veçanta (ekipe kërkim-shpëtimi, ekipe të menaxhimit të logjistikës etj.), asistencë teknike, makineri, pajisje. Ajo mund të konsistojë edhe në ekspertë, të cilët mund të thirren për të shërbyer në shtetet e prekura nga një emergjencë, në një ekip vlerësimi dhe/ose koordinimi. 104 Kërkesat për asistencën ndërkombëtare përcaktohen nga KNEC-ja dhe DQO-ja me mbështetjen e AKMC-së kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Në emergjencat e tjera kërkesa për asistencë drejtuar KMC-së kryhet nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile bazuar në argumentimin përkatës të AKMC-së. KNEC-ja/MM sigurojnë agjencitë donatore për mënyrën e përdorimit të asistencës së akorduar dhe hartimin e raporteve të kërkuara në bazë të termave dhe kushteve bashkëngjitur asistencës së dhënë. Në vend mund të vijë papritmas edhe asistencë e pakërkuar, e cila duhet menaxhuar në mënyrë korrekte, në po të njëjtën mënyrë si edhe asistenca e kërkuar, në rast se është e nevojshme. “Refuzimi” i asistencës ndërkombëtare bëhet në rastet kur është e papërshtatshme, e padëshirueshme ose është e panevojshme për shkak se me kapacitetet që disponohen, është i mundur përballimi i situatës së krijuar. Vendimi për “refuzimin” e asistencës, në rastet e shpalljes dhe në atë të mos shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, merren përkatësisht nga KNEC dhe KMC, të këshilluara nga ministri përgjegjës për Mbrojtjen Civile në bashkëpunim me MEPJ bazuar në argumentimin përkatës të AKMC-së. Koordinimi efektiv i ndihmës ndërkombëtare është ngarkesë shumë e madhe për sistemin kombëtar të MC gjatë përgjigjes për përballimin e situatës së emergjencës. Ndihmë në këtë proces bashkërendues mund të kërkohet nga grupet e vlerësimit të emergjencave të Kombeve të Bashkuara (UNDAC), me qendër në Gjenevë. UNDAC-u mund të aktivizojë një grup me menaxherë me përvojë për emergjencat, të cilët vendosen në gatishmëri dhe, nëse është e nevojshme, vijnë brenda 24 orëve në Shqipëri. Roli i UNDAC-ut është të japë ndihmë dhe të mbështetë agjencinë e menaxhimit të emergjencave civile të një vendi për bashkërendimin e aktiviteteve të grupeve të kërkim-shpëtimit dhe të menaxhimit të asistencës ndërkombëtare. Kërkesa për një grup të UNDAC-ut mund të bëhet nëpërmjet Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Krahas UNDAC, për koordinimin e asistencës ndërkombëtare shërben edhe ekipi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (MMCBE) i cili mund të jetë i integruar ose jo në UNDAC.

  157. 4.6.5 Doganat, emigracioni dhe karantina Në rast se është drejtuar apel për asistencë ndërkombëtare, shërbimet doganore dhe ato kufitare shqiptare duhet të njoftohen dhe të këshillohen menjëherë. Lehtësimi i procedurave të hyrjes së personelit të ndihmës në territorin shqiptar përbën një nga përparësitë e domosdoshme. Në veçanti, duhet të përbëjë përparësi hyrja e shpejtë me procedura të lehtësuara e grupeve të kërkim-shpëtimit, e pajisjeve të tyre të shpëtimit dhe e qenve të kërkimit. Përveç kësaj duhet të aplikohen sistemi i taksave dhe heqja e disa tarifave doganore për të gjithë ndihmën e vendosur me shenjë “Asistencë humanitare” ose e marrë “Për qëllim lehtësimin e fatkeqësisë”. Për këtë do të shfrytëzohet legjislacioni në fuqi sikurse edhe parashikimet e marrëveshjeve përkatëse ndërkombëtare. DQO i mbështetur nga ekipi i menaxhimit të emergjencave është përgjegjës për të gjitha aspektet e Mbështetjes së Vendit Pritës (Host Nation Support/HNS), konkretisht me sigurimin e informacionit në lidhje me asistencën ndërkombëtare në pritje për trajtimin në dogana dhe kalimin e kufirit, për të bërë të mundur lehtësimin e këtij procesi. Informacioni do të përmbajë sa më shumë detaje që të jetë e mundur, për llojin, sasinë, burimin, mjetet/mënyrat e transportit, pikat e hyrjes dhe kohën e mundshme të arritjes. Në rastet e emergjencave me mosshpallje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përgjegjëse për HNS është AKMC-ja e mbështetur nga MM-ja. Në rast se nga Shqipëria është kërkuar ardhja dhe ka mbërritur grupi i UNDAC-ut dhe/ose MMCBE, nga autoritetet duhet të sigurohet e gjithë ndihma dhe mbështetja shtesë për realizmin me sukses të misionit të tyre. Në rast emergjence në vendet fqinjë mund të kemi një dyndje të shpërngulurish nga trojet e tyre, për këtë arsye shërbimi doganor, kufitar, i karantinës dhe i emigracionit (nëse lejohen për të 105 hyrë) duhet të jenë të përgatitur për të pritur/përcjellë njerëzit dhe gjënë e gjallë të tyre në territorin shqiptar. Zakonisht, mekanizmi ngrihet kur alokohet ndihmë e huaj për vendet që mund të jenë prekur nga një fatkeqësi e madhe dhe që kanë nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare nga subjektet ushtarake dhe civile. Strukturat operacionale në nivel qendror mund të nxjerrin mësime të vyera dhe të zbatojnë mësimet e nxjerra në procedurat dhe sistemet e tyre vendase nga përgjigjet ndërkombëtare në vendet që janë prekur nga një fatkeqësi e madhe dhe që kanë marrë asistencë ndërkombëtare nga subjektet ushtarake dhe civile.

  158. 4.7 Raportimi Raportimi është një element kryesor i komunikimit në menaxhimin të situatave emergjente. Raportimi realizohet për zyrën e Drejtuesit të Operacionit dhe brenda Qendrave Operacionale të Emergjencave. Shumë persona kanë stilin e tyre të veçantë të raportimit dhe komunikimit. Kjo është e pranueshme për sa kohë që ndiqen hapat e duhura raportimit. Raportimet dhe vlerësimet e brendshme Me qëllim që të kemi një proces raportimi të njësuar/unifikuar, nevojiten formularë standardë të raportimeve për situatën, dëmet dhe nevojat si më poshtë: I. Formulari i njoftimit të parë. II. Raporti i të dhënave të para për fatkeqësinë. III. Kërkesë për ministritë e linjës në rast emergjence. Formularët e vlerësimit të menjëhershëm të nevojave dhe dëmeve janë mjete praktike, nëpërmjet të cilave merret informacion për nevojat e menjëhershme dhe dëmet e shkaktuara, për plotësimin e të cilit duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive të gjitha autoritetet përkatëse. Formulari i raportit të të dhënave të para për fatkeqësinë duhet të përgatitet nga grupet e përbashkëta të vlerësimit. Sidoqoftë, para kësaj, çdo kontribut i mundshëm i mëparshëm i prefektit dhe i autoriteteve të bashkisë, duke përdorur të njëjtin format, është i mjaft i rëndësishëm. Në situata të tejskajshme, mund të bëhen ndërhyrje të menjëhershme paraprake (si: evakuim në masë i popullsisë, operacione kërkim-shpëtimi, dhënie e ndihmës mjekësore dhe aktivitete të tjera parësore) përpara ose gjatë kryerjes së vlerësimit të nevojave. Vlerësime të tjera pasuese do të bëhen duke përdorur të njëjtën metodologji dhe mënyrë pune, por më të detajuar në bazë të informacioneve të grumbulluara. Krahas vlerësimeve dhe raportimeve të brendshme, e rëndësishme është qenia në gjendje e stafit të AKMC-së për përdorimin e informacionit të grumbulluar nga raportime për hartimin e kërkesave, dhe raporteve përkatës për organizmat ndërkombëtarë sikurse janë: - Kërkesë për asistencë ndërkombëtare drejtuar ERCC, EADRCC dhe UN. - Raport i situatës (situation report/sit rep) për ERCC dhe EADRCC. Lista e mëposhtme e kontrollit (II MARCH) ndihmon Drejtuesit e Operacionit dhe personat përgjegjës që merren me raportimin: Tabela 10. Formati i raportimit II MARCH Elementi Pyetjet dhe aspektet kryesore për t’u marrë në konsideratë Veprimi Informacioni (Information) I Çfarë, ku, kur, si, sa, pasojat, çfarë mund të ndodhë? Periudha kohore dhe historiku (nëse ka), raportimi i fakteve kryesore Qëllimi (Intent) I Pse jemi këtu, çfarë po mundohemi të arrijmë? Qëllimi strategjik dhe objektivat, strategjia e përbashkët e punës 106 Elementi Pyetjet dhe aspektet kryesore për t’u marrë në konsideratë Veprimi Metoda (Method) Si do ta realizojmë qëllimin? M Komanda, kontrolli dhe masat e koordinimit, politikat dhe planet taktike dhe operacionale, planet e kontingjencës Administrimi (Administration) Çfarë nevojitet për një zbatim efektiv, efikas dhe të sigurt? A Identifikimi i drejtuesve, përcaktimi i detyrave, afatet kohore, regjistrat e vendimeve, pajisjet, kodi i veshjes, pajisjet e mbrojtjes personale (PMP), mirëqenia, ushqimet, logjistika Vlerësimi i riskut (Risk Assessment) Cilat janë risqet përkatëse dhe çfarë masash nevojiten për zbutjen e tyre? Vlerësimet e riskut (dinamike dhe analitike) duhet të ndahen për të pasur një kuptim R të përbashkët rreth riskut. Risqet duhet të zvogëlohen në nivelin më të ulët të mundshëm duke marrë masa parandaluese, sipas prioritetit. Të merret në konsideratë hierarkia e kontrolleve. Të merren në konsideratë kontrollet e vendimeve Komunikimet (Communication) Si do të nisin dhe ruhen komunikimet me të gjithë partnerët dhe palët e interesuara? C Kodet me radio, mjetet e tjera të komunikimit, njohuritë mbi komunikimet ndërinstitucionale, vlerësimi i informacionit, administrimi i mediave dhe strategjia e përbashkët për median Çështjet humanitare (Humanitarian issues) Çfarë asistence humanitare mund të nevojitet dhe cilat janë çështjet e lidhura me të H drejtat e njeriut që mund të lindin nga kjo ngjarje dhe nga përgjigja ndaj saj? Kërkesa për asistencë humanitare, ndarja dhe zbulimi i informacionit, ndikimet e mundshme tek të drejtat e njeriut Raportimi duhet të jetë i qartë, i saktë dhe i përditësuar, bazuar në informacionet faktike të mbledhura. - Të garantohet se të gjithë pjesëtarët e stafit janë të vëmendshëm dhe nuk janë të hutuar (të përdoret një vend i qetë ose hapësirë pushimi). - Të mbahet një ton i qetë, por preciz, si dhe të krijohet mundësia për komente dhe pyetje. - Të konfirmohet se të gjithë i kuptojnë informacionet e dhëna dhe veprimet e tyre. Të ndahet informacioni i dhënë në pjesë të menaxhueshme, nëse është e nevojshme. - Të përdoret një tabelë e bardhë, letër, prezantime, objekte ndihmëse. - Konfirmimi-Diskutimi-Pyetje dhe përgjigje!

  159. 4.7.1 Përmbledhja Përmbledhja përfshin formate të ndryshme dhe është thelbësore për mbledhjen e informacionit, të mësuarit, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe për rritjen e sigurisë. Tabela 11. Formate për mbledhjen e informacionit Pas përfundimit të një detyre ose aktiviteti, individët ose ekipet mund të bëjnë Përmbledhja e përmbledhje për menaxherët e emergjencave ose mbikëqyrësit duke u dhënë kështu menjëhershme informacionet përkatëse. Kjo mund të realizohet gjatë një emergjence. Një përmbledhje e strukturuar që realizohet menjëherë pas një emergjence me të gjithë pjesëtarët e stafit. Përmbledhja Duhet të zbatohet për emergjencat dhe brenda QOEC-së. për rastet madhore Duhet të koordinohet nga menaxheri i emergjencave dhe të gjithë pjesëtarët e stafit kanë mundësinë të japin komente dhe ide. Duhet të mbahen shënim vëzhgimet. 107 Përmbledhja Një përmbledhje formale është një ngjarje e organizuar në një datë të mëvonshme, pas formale/Shqyrtimi emergjencës. pas veprimeve Ajo pasqyron strategjinë, aftësinë, operacionet dhe aspektet teknike. (After Action Zakonisht, gjatë kësaj përmbledhjeje marrin pjesë shumë agjenci. Review/AAR) Mund të ketë një veprim pas një shqyrtimi pas veprimeve (AAR). Koordinohet nga nëpunësi përkatës për mirëqenien. Garanton trajtimin e emergjencave kritike. Përmbledhja për mirëqenien Rikujton të gjithë pjesëtarët e stafit rreth ambienteve dhe mekanizmave të mirëqenies. Stafi duhet të inkurajohet që të përdorë ambientet e mirëqenies dhe të angazhohet me stafin e trajnuar. Aftësitë ndërpersonale janë të rëndësishme gjatë përmbledhjes pasi mund të ketë aspekte të ndjeshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për emergjenca traumatike që përfshijnë shumë agjenci. Zakonisht, formati i përmbledhjes mund të ndjekë pikat në vijim: I. Cilat ishin aspektet pozitive? Pse konsiderohen pozitive? II. Cilat aspekte kanë nevojë për përmirësim? Pse? III. Si mund të përmirësohemi? Çfarë duhet bërë? IV. Veprimet dhe afatet kohore!

  160. 4.7.2 Shqyrtimet pas veprimeve Shqyrtimet pas veprimeve (AAR) janë një pjesë thelbësore e vazhdimësisë së planifikimit të gatishmërisë gjatë emergjencave, e cila mbështet përgjigjen efektive ndaj krizave dhe fatkeqësive. AAR-të ndihmojnë agjencitë që të analizojnë mënyrën e funksionimit të personelit dhe burimeve gjatë një ushtrimi, stërvitjeje ose emergjence reale. Mësimet e nxjerra mund të përdoren për të zhvilluar dhe përmirësuar në mënyrë proaktive planet dhe procedurat e menaxhimit të emergjencave dhe fatkeqësive, të cilat do të garantojnë sigurinë e personelit, publikut dhe komuniteteve. Në vijim jepet informacion i përmbledhur për aspekte bazë që duhen konsideruar.

  161. 4.7.3 Rishikimi AKMC, strukturat e mbrojtjes civile në ministritë e linjës, institucionet dhe strukturat monitoruese dhe informuese/njoftuese, strukturat operacionale, sektorët e planifikimit dhe mbrojtjes civile dhe KMC në nivel qarku dhe strukturat e planifikimit dhe mbrojtjes civile dhe KMC në bashki janë përgjegjës për të bërë rishikimin e plotë të veprimeve të planëzuara dhe të realizuara në fund të çdo situate emergjence civile/fatkeqësie. Rishikimi duhet të përfshijë kontributet e të gjithë protagonistëve duke përfshirë popullsinë e prekur dhe organizatat e ndryshme aktive dhe të interesuara. Aspekt i rëndësishëm i rishikimit është të parashikojë në mënyrë të saktë veprimet që duhen ndërmarrë për t’u realizuar në të ardhmen. Rishikimi mund të nxjerrë probleme të qarta se si duhet vepruar dhe hapat që duhet të ndërmerren nga strukturat përkatëse për të parandaluar dhe për të lehtësuar pasojat në ngjarje të tilla në të ardhmen dhe për të përmirësuar fazën e gatishmërisë. Rishikimi mund të ndjekë një format të përshtatshëm për raportim, të jetë sa më i kuptueshëm dhe të marrë parasysh këto çështje: - Ndikimin dhe përshtatshmërinë e çdo mase parandaluese dhe lehtësuese të planit të emergjencave civile që është ndërmarrë. - Efektivitetin e masave të gatishmërisë dhe të përgjigjes të planeve të emergjencave civile gjatë ngjarjes. - Efektivitetin e procedurave të komunikimit. - Veprimet dhe efektivitetin e aktivizimit të Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile. - Efektivitetin e procedurave të paralajmërimit të hershëm dhe të informimit publik. - Efektivitetin e masave për bashkërendimin e strukturave të mbrojtjes civile në nivel qendror, qarku dhe bashkie duke përfshirë marrjen dhe analizimin e informacionit, vendimmarrjen, dhënien dhe shpërndarjen e informacionit me institucionet dhe strukturat e interesuara si edhe publikun e gjerë. - Kryerjen efektive të roleve dhe të përgjegjësive të identifikuara nga strukturat përkatëse. 108 - Mbledhjen efektive të kapaciteteve në nivel bashkie dhe qarku dhe përdorimin e tyre gjatë fazës së përgjigjes. - Rrjedhën e informacionit dhe efektivitetin e koordinimit në nivel qendror, qarku dhe vendor. - Shpejtësinë dhe efektivitetin e operacioneve të përgjigjes për: kërkim-shpëtimin, menaxhimin e viktimave në masë, evakuimin, sigurimin e akseve rrugore të sigurta, pastrimin e rrugëve dhe transportin dhe sigurimin e shërbimeve publike bazë. - Efektivitetin e veprimeve për dhënien e ndihmës shëndetësore në rastet e emergjencave civile, për vendstrehimet e përkohshme të sigurta, asistencën ushqimore dhe joushqimore. - Efektivitetin e veprimeve në sigurimin dhe marrjen e asistencës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me organizmat ndërkombëtarë. - Ndikimin dhe vlerësimin e programeve të trajnimit në forcimin e kapaciteteve të përgjigjes ndaj emergjencës. - Vlerësimet dhe informacionin si dhe sigurimin e burimeve për rikthimin në gjendje normale. - Faktorë të tjerë shtesë, të ardhur si rezultat i situatës së emergjencës civile. - Prezantimin e rishikimit të planit të veprimeve në KTK.

  162. 4.7.4 Vlerësimi Vlerësimi i jashtëm ose i brendshëm duhet të marrë parasysh të njëjtat çështje si dhe rishikimi i brendshëm, por mund të kërkohet që vlerësimi të japë një analizë më të hollësishme të ndërmarrë nga vlerësues të specializuar në fushën e mbrojtjes civile, por që, domosdoshmërisht, të mos kenë qenë drejtpërdrejt të përfshirë në operacionet e përgjigjes konkrete që po vlerësohet. Grupi i vlerësimit do të punojë sipas termave të veçantë të referencës së miratuar dhe do t’u raportojë instancave përkatëse të cilat kanë nisur vlerësimin.

  163. 4.7.5 Faza vijuese Çështjet ose rekomandimet mbi të cilat është rënë dakord gjatë rishikimit dhe vlerësimit të një situate emergjente, ndiqen në vazhdimësi nga AKMC-ja dhe strukturat e tjera të Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, nëpërmjet hapave në vazhdim: - Shtesa apo ndryshime, rishikime ose përgjithësime të PKEC-së si dhe në planet për emergjencat civile të niveleve të ndryshme (në nivel qarku, bashkie). - Shtesa apo ndryshime për masat ekzistuese dhe masat e reja që do të përfshihen në: - Parandalim dhe lehtësim. - Gatishmëri. - Përgjigje. - Rimëkëmbje. - Ndryshime në strukturën e forcave operacionale të sistemit të mbrojtjes civile. - Rishikim i çështjeve të veçanta brenda sistemit të mbrojtjes civile, si për shembull: njoftimi i hershëm (paralajmërimi), ndërgjegjësimi publik, rolet dhe përgjegjësitë parësore, mekanizmat e koordinimit, lidhjet me mekanizmat e përgjigjes ndërkombëtare dhe aktivitetet trajnuese. - Faktorë të veçantë për t’u përfshirë në planet e zhvillimit në nivel qendror, qarku dhe vendor, duke përfshirë dhe ata faktorë që kanë mbështetjen ndërkombëtare. 109 FAZA E PËRGJIGJES 4.8.Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e përgjigjes Emri i M/A/I Ministria e Mbrojtjes – Forcat e Armatosura (FA) Roli kryesor Përgjegjësitë Angazhohet sipas kërkesës në zonat e  Harton plane specifike masash për të gjitha strukturat e varësisë. prekura nga rreziqet natyrore dhe të tjera.  Faza e përgjigjes për FA fillon nga momenti kur ndodh një ngjarje e papritur që ka shkaktuar dëmtime në njerëz dhe materiale, ose një ngjarje e ngadaltë që Koordinon aktivitetin me gjithë është në zhvillim e sipër. strukturat operacionale dhe vë në  Kjo fazë fillon me kërkesën e AKMC-së, për aktivizimin e strukturave operacionale, për përballimin e emergjencës civile, me qëllim likuidimin e pasojave të dispozicion personelin ushtarak dhe shkaktuara nga emergjenca/fatkeqësia, për shpëtimin e jetës së njerëzve, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në zonën e prekur. pajisjet e nevojshme.  Pas marrjes së kërkesës nga AKMC-ja, angazhohen kapacitetet operacionale të FA për përballimin e situatës së shkaktuar nga fatkeqësia.  Aktivizohen menjëherë forcat dhe mjetet në zonën e fatkeqësisë, sipas planeve të përgatitura më parë.  Bëhet vlerësimi i situatës rast pas rasti dhe informohet MM/SHPFA dhe AKMC-ja çdo ditë. Informacioni përmban të dhëna për forcat dhe mjetet e angazhuara në operacion, volumin e punimeve të kryera etj.  Koordinohet me autoritetet civile, AKMC-ja dhe strukturat tjera pjesëmarrëse për evidentimin e kapaciteteve pjesëmarrëse në operacion si dhe ecurinë e situatës.  Evidentohet nëpërmjet strukturave të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak lista e organizmave jo qeveritare pjesëmarrëse në operacione të ndryshme.  FA kontribuon në eskortimin (shoqërimin) e asistencës humanitare të ardhur nga vende të ndryshme, nga pikat hyrëse kufitare deri në zonën e përgjegjësisë.  Sipas nevojës bëhet aktivizimi i zyrës HNS pranë QBO në FA për lehtësimin e kalimit të trupave ushtarake me kapacitete operacionale brenda kufirit të RSH apo ato të kalimit tranzit. Në rastet e emergjencave/fatkeqësive, FA:  Merr pjesë në kërkim-shpëtimin, evakuimin, trajtimin e popullsisë së dëmtuar dhe rikthimin në zonat e tyre të banimit pas qetësimit të situatës, në bashkëpunim me ministritë e tjera dhe organet e pushtetit vendor.  Për bashkërendimin e dhënies së ndihmës në det, nëpërmjet rojës bregdetare, QNOD në raste të aksidenteve detare, përmes shërbimit SAR. Për bashkërendimin e dhënies së ndihmës, në raste të aksidenteve ajrore dhe detare nëpërmjet QKKSH, në bashkëpunim me institucionet e tjera, përmes shërbimit SAR.  Në rastet e emergjencave civile të shkaktuara nga aksidentet ose veprime të qëllimshme me përdorimin e lëndëve kimike, biologjike e radioaktive, bashkëpunon me ministritë dhe agjencitë shtetërore përkatëse, duke angazhuar repartet e specializuara për:  Zbulimin dhe identifikimin e materialeve të përdorura.  Marrjen e mostrave dhe transportin e sigurt pranë institucioneve për analizimin e tyre.  Izolimin e zonës, bllokimin e rrjedhjes së materialeve.  Mbështetjen e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe strukturave të tjera të shërbimit shëndetësor në trajtimin e personave dhe të viktimave të infektuara si edhe në dhënien e ndihmës mjekësore. Në rastet e emergjencave të tjera, FARSH, siguron dhe vë në dispozicion:  Grupe të kërkim–shpëtimit për të gjitha llojet e operacioneve;  Mjete të nevojshme të transportit masiv. 110  Mjete të transportit ajror.  Mjete gërmimi dhe transportimi të materialeve.  Mjete dhe forca për shuarjen e zjarreve.  Logjistikë tjetër të nevojshme për të ndihmuar në operacionet e zhbllokimit të rrugëve nga dëbora, ndërtimin e urave metalike tip Baily, heqjen dhe shkatërrimin e masiveve shkëmborë etj..  Kryen operacione EOD për pastrimin e Hot-Spoteve, heqjen dhe asgjësim në vend të municioneve të ndryshme të gjetura.  Ndihmon me rrjetin e saj të informacionit dhe të telekomunikimit. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit Roli kryesor Përgjegjësitë Siguron lëvrimin e mallrave rezervë të grupit B25 të nevojshme në rastet kur:  Është shpallur gjendje e fatkeqësisë natyrore. DPRMSH është institucion qendror, që  Si rezultat i kohëzgjatjes së emergjencës civile, mallrat rezervë të grupit B janë prekur deri në limitin minimal. administron rezervat materiale të shtetit Siguron lëvrimin e mallrave rezervë të grupit C26 të cilat krijohen për të ndërhyrë, në  Kur shpallet gjendje e fatkeqësisë natyrore ose me kërkesë të prefektit të qarkut. mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e  Kur, për kohëzgjatje të emergjencës civile vendore ose rajonale, vlerësohet i pamundur përballimi i situatës së krijuar me mallrat ndihmë humanitare. Në këto raste veprohet me nismën e kryetarit të bashkisë dhe me kërkesë të prefektit të qarkut. vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës  Kur, si rezultat i fatkeqësive apo aksidenteve të paparashikuara, rrezikohet ose kërcënohet jeta e pjesëtarëve të disa familjeve. civile, dhe për dhënien e ndihmave  Për realizimin e detyrave, për përballimin e emergjencave civile të strukturave operacionale, aktive dhe mbështetëse, si dhe të grupeve të vullnetarëve, me kërkesë të prefektit të qarkut. humanitare.  Kur ndihma do të shërbejë si masë urgjente mbështetëse, paraprake.  Kur vlerësohet e nevojshme nga strukturat operacionale aktive të qarkut për riparimin e infrastrukturës jetike në zonat e dëmtuara. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme - Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit Roli kryesor Përgjegjësitë Reagimi menjëhershëm i Shërbimit të  Reagimi menjëhershëm i shërbimit të MZSH së me forca dhe mjete për ndërhyrje për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin. MZSH së me forca dhe mjete për  Bashkëpunimi me strukturat e tjera operacionale dhe të ndihmës së shpejtë sipas kontekstit të situatave të krijuara. ndërhyrje për fikjen e zjarrit/shpëtimin.  Mbështetja me forca dhe mjete nga strukturat e bashkisë dhe subjektet private.  Ndihma nga shërbimet e MZSH-ve të bashkive fqinje, strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura. 25 Mallra të Grupit B sipas VKM nr. 1128, datë 5.8.2008, “Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore” janë mjete të vogla lundrimi, automjete të tonazhit të ulët nën 10 ton dhe karburante 26 Mallra të Grupit C janë mjedise strehimi të përkohshëm, mallra ushqimore dhe jo ushqimore, pajisje elektroshtëpiake dhe ushqim për kafshët 111  Siguron aksesin në zonat e zjarrit për automjetet e zjarrfikësve.  Siguron mundësi për furnizim me ujë të makinave zjarrfikëse dhe personelit. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme – Policia e Shtetit Roli kryesor Përgjegjësitë  Kërkim-shpëtim.  Dhënie e ndihmës së parë.  Evakuim popullsie dhe sigurim i zonës së prekur.  Sigurim i strehimeve provizore për popullsinë e evakuuar.  Regjistrim i popullsisë së lëvizur nga vendbanimet e përhershme, regjistrimin e personave të vdekur, të humbur dhe të zhdukur.  Ruajtje dhe izolim i zonës.  Ruajtje e rendit dhe e qetësisë.  Garantim i qarkullimit normal në akset rrugore. Ofron shërbime emergjente për  Ruajtje dhe kontroll i kufijve. mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe  Lehtësira kufitare për asistencën ndërkombëtare. garanton sigurinë publike.  Ri-bashkime familjare.  Bashkëpunim në veprimet e mëtejshme hetimore.  Shoqërim i mjeteve të evakuimit dhe të emergjencës si edhe i asistencës ndërkombëtare.  Vënie në dispozicion të operacioneve në zonat e dëmtuara, të mjeteve, materialeve dhe burimeve njerëzore.  Ndihmë në informim dhe radio komunikim.  Organizim shërbimi të përforcuar në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, si dhe në pikat e kalimit kufitar, porte, aeroporte si dhe në institucione qendrore.  Garantim i kushteve normale për ekipet e huaja të ndihmës dhe mediat që ushtrojnë aktivitetin në zonën e dëmtuar.  Sigurim dhe dërgim në destinacion, si dhe shpërndarja e artikujve ushqimorë dhe të artikujve të tjerë të ndihmës.  Kujdesi për garantimin e shërbimeve dhe të nevojave bazë të popullsisë së dëmtuar.  Krijimi i strukturave të përkohshme në marrjen dhe përpunimin e informacioneve. Emri i M/A/I Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) Roli kryesor Përgjegjësitë Përgjegjëse për ndihmën e parë Nëpërmjet strukturave të saj të varësisë, MSHMS siguron shërbimet bazë për popullatën në zonat e prekura në rastet e emergjencave civile. mjekësore të të dëmtuarve, evakuimin Detyrat kryesore të saj janë: dhe monitorimin e kushteve higjienike në  Zhvillon dhe zbaton komunikimet e riskut dhe mesazhet e shëndetit publik në rastet e fatkeqësive. bashkëpunim me ministritë e linjës.  Menaxhon personat e lënduar. Pasi vlerësohet situata, personat e lënduar klasifikohen dhe në bazë të gjendjes së tyre mund të trajtohen direkt në vendngjarje, në spitalin më të afërt bashkiak, rajonal ose privat, në spitalet e specializuara në Tiranë ose edhe jashtë shtetit sipas mundësive.  Siguron transportin me autoambulancë. Të gjitha ambulancat e sistemit të urgjencës mjekësore, të institucioneve të tjera shëndetësore publike dhe private duhet të vihen në dispozicion të MSHMS në raste emergjencash civile.  Siguron garantimin e transportit tokësor dhe ajror të personave të dëmtuar.  Siguron vijueshmërisë së trajtimit të të sëmurëve kronikë.  Siguron ngritjen e ekipeve me punonjës të shëndetit mendor (psikologë, punonjës socialë, psikiatër)  Sigurimi i shërbimeve të Shëndetit Publik (ISHP). 112 Gjithashtu MSHMS në raste emergjencash  Ofron kujdes mjekësor për viktimat e infektuara nga pandemia.  Verifikon barnat e importuara/të prodhuara në vend në ambientet e importuesit/prodhuesit vendas, ose në magazinat e Drejtorisë së Rezervave Materiale të Shtetit.  Monitoron kushtet e ruajtjes e të shpërndarjes së barnave në destinacionet e përcaktuara nga MSHMS, dhe mënyrën e përdorimit të barnave nga popullata në zonat e prekura.  Siguron parandalimin e sëmundjeve infektive.  Mbështet operacionet e kërkim-shpëtimit për personat nën rrënoja, të humbur ose të zhdukur.  Menaxhon operacionet e evakuimit të pacientëve nga spitalet e dëmtuara dhe evakuimin e të dëmtuarve në spitale të tjera jashtë zonës së dëmtuar.  Siguron garantimin e pajisjeve shëndetësore shtesë dhe gjakut rezervë.  Siguron trajtimin e viktimave të infektuara.  Kontrollon cilësinë e ujit të pijshëm dhe të përdorimit familjar si dhe trajtimin etj.  Siguron furnizimin ritmik me ushqime të pacientëve.  Siguron kontrollin dhe ruajtjen e higjienës shëndetësore.  Siguron trajtimin e zonave të ndotura.  Siguron dhënien e asistencës për strukturat që trajtojnë popullsinë e strehuar në vendstrehime kolektive të përkohshme.  Siguron krijimin e ekipeve shëndetësore të emergjencës.  Siguron shpalljen e gjendjes së karantinës shëndetësore.  Nëpërmjet institucioneve dhe strukturave të saj në varësi, ajo luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e aspekteve mjekësore të asistencës ndërkombëtare dhe të HNS në përgjithësi. Mbrojtja Sociale (Shërbimi Social Shtetëror/Rajonal)  Siguron Shërbimet Sociale dhe mbështetjen e grupeve më të cenueshme gjatë gjithë fazës së përgjigjes.  Ofron ndihmën e parë mjekësore për të lënduarit nën autoritetin e saj.  Ndihmon në evakuimin e personave nga institucionet dhe qendrat e përkujdesjes shoqërore për kategoritë në nevojë. Monitoron kushtet sanitare dhe higjienike në vendstrehimet e përkohshme të këtyre personave.  Siguron që fondet të jenë në dispozicion dhe të ofrojnë ndihmë sociale për personat e traumatizuar.  Identifikon dhe angazhon OJF-të për mbështetje në zonat e prekura, bazuar në një listë të përgatitur paraprakisht.  Së bashku me organet e qeverisjes vendore përkujdeset për regjistrimin dhe trajtimin e personave që do të strehohen në familje të tjera.  Kontribuon në ri-bashkimin e familjeve. Gjatë zbatimit të detyrave të tyre, MSHMS bashkëpunon ngushtë me:  MM për sigurimin e ekipeve mjekësore, spitaleve dhe klinikave ushtarake, të përhershme ose të përkohshme, transportin e pacientëve, aplikimin e karantinës, trajtimin e viktimave, transportin ajror dhe tokësor, furnizimin me ushqime shtesë si edhe gjatë emergjencave nga armët e shkatërrimit në masë, për trajtimin e personave të kontaminuar.  KKSH dhe organizata të tjera vullnetare për ofrimin e ndihmës dhe trajtimit të parë mjekësor, si dhe për kujdesin e mëtejshëm shëndetësor të të lënduarve. Bashkëpunimi me KKSH është gjithashtu i rëndësishëm për sjelljen në Shqipëri të ekipeve mjekësore ndërkombëtare, shpërndarjen e ushqimit dhe prokurimin e medikamenteve nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës humanitare.  Bashkitë dhe Prefektin e qarkut për identifikimin dhe regjistrimin e pacientëve që kanë nevojë për evakuim jashtë zonave të prekura nga fatkeqësia.  MB për ruajtjen e zonave të infektuara, garantimin e transportit të shpejtë emergjent, ruajtjen e sigurisë në spitale dhe klinika gjatë emergjencave dhe për 113 trajtimin mjekësor të personave të ndaluar.  MEPJ për identifikimin dhe trajtimin e personave të dëmtuar apo viktimave shtetas të huaj, si dhe për lehtësimin e hyrjes në Shqipëri të ekipeve ndërkombëtare të ndihmës mjekësore dhe spitaleve fushore. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Spitalore Universitare (QSUT) “Nënë Tereza” Roli kryesor Përgjegjësitë  Në kushtet e një fatkeqësie, QSUT aktivizon planin e saj të emergjencave dhe Grupin e Përgatitjes së Përgjigjes për Emergjencat, duke u siguruar që çdo gjë është optimale dhe funksionale (zona e dekontaminimit; zona e pretriazhit; zona e triazhit; zona e pacientëve; zona e familjarëve; zona e medias; zona e morgut; sigurimi stafit të dedikuar).  QSUT ka një kapacitet total prej 1391 shtretërish.  Raporton në institucionet përkatëse mbi numrin e rasteve nëpërmjet Tabelave të Përshkrimit të Punës dhe Formularëve Standardë.  Vlerëson/përcakton modelin e traumës/shërbimeve thelbësore që nevojiten, p.sh. djegie, pediatrike.  Raporton nivelin e alarmit të spitalit. Përgjegjëse për sigurimin e shërbimit  Njofton partnerët e spitalit për aktivizimin e planeve të tyre kur nevojitet. shëndetësor në raste emergjencash.  Rishikon shërbimet e planifikuara (operacione, konsulenca) për të mundësuar shtyrjen/anulimin e tyre.  Vendos në gjendje të plotë alarmi të urgjencës, reanimacionit, sallave të operimit dhe shërbimeve mbështetëse.  Redukton dhënien e shërbimeve diagnostikuese (laboratorët, radiologjia, ....) vetëm për rastet urgjente.  Ri konfirmon numrin e viktimave. Emri i M/A/I MSHMS – Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) Roli kryesor Përgjegjësitë  Kryen vlerësim të situatës emergjente në lidhje kontrollin e sëmundjeve infektive në mbikëqyrjen epidemiologjike të sëmundjeve infektive e të faktorëve të rrezikut. Identifikon hapat dhe masat e nevojshme për t’u ndërmarrë për të ruajtur shëndetin  Përcakton në bashkëpunim me strukturat e tjera të vlerësimit mjedisor tërësinë e masave në shëndetin mjedisor duke monitoruar dhe vlerësuar ndikimin e mjedisit në shëndet, mbikëqyrjen e normave higjieno-shëndetësore. publik dhe ndikimet në mjedis në zbatim të normave të shëndetit dhe higjienës.  Në varësi të emergjencës së krijuar vlerëson sëmundjet e parandalueshme me vaksinë dhe mbulesën vaksinale sipas kalendarit kombëtar.  Mbështetur në llojin e emergjencës vlerëson dhe mbikëqyr gjithashtu situatën epidemiologjike të sëmundjeve joinfektive dhe faktorëve të riskut që sjell emergjenca. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) Roli kryesor Përgjegjësitë QKUM është institucioni përgjegjës për  Siguron, sipas nevojave, transferimin e pacientëve në institucione që ofrojnë ndjekje shëndetësore dhe rehabilitim, kur është e nevojshme të arrihet rikuperimi zhvillimin e sistemit të shërbimit të maksimal për pacientët. urgjencës mjekësore, nëpërmjet  Siguron shërbim të urgjencës mjekësore për të gjithë pacientët që kërkojnë shërbime urgjence. planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe  Siguron që shërbimi i urgjencave mjekësore, gjatë fatkeqësive dhe situatave të dëmtimeve në masë, është i aftë të ofrojë shërbim në një zonë të caktuar. 114 bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje. Emri i M/A/I Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) Roli kryesor Përgjegjësitë  Përmes AKU, Sektorit të veterinarisë, Përgjegjësi të përgjithshme të MBZHR. AKVMB, ISUV dhe strukturave  Mbrojtja e shëndetit të shtetasve nga përdorimi i ushqimeve. përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve  Mbrojtja e kafshëve nga sëmundjet dhe parandalimi i përhapjes së tyre. është përgjegjëse për menaxhimin e  Njohja e vazhdueshme e situatës fitosanitare në kulturat bujqësore në shkallë kombëtare si dhe mbrojtja e tyre. emergjencave që kanë lidhje me  Mirëmbajtja, monitorimi dhe vënia në gatishmëri e sistemit të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, pritave, argjinaturave dhe sistemeve të pompimit. sëmundjet e kafshëve dhe bimëve, për  Inspektimi i kushteve optimale të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të produkteve ushqimore, blegtorale dhe bujqësore. planet e emergjencës, sigurimin e  Ushtrimi i kontrollit në vendkalimet kufitare, për parandalimin e transmetimit të sëmundjeve në bimë dhe në kafshë. gjurmueshmërisë së kafshëve të sëmura  Nëpërmjet institucioneve të saj vartëse, MBZHR-ja luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e asistencës ndërkombëtare dhe HNS-së në përgjithësi në lidhje dhe garantimin e mospërhapjes së me artikujt ushqimorë dhe masat e sigurisë ushqimore. sëmundjeve tek njerëzit, deri në çrrënjosjen e plotë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  Ndërmerr veprime me qëllim  AKU kryen kontrollet zyrtare sipas planit vjetor me bazë risku dhe marrjes së mostrave (të miratuar). mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe  AKU, referuar njoftimeve alerte ndërmerr veprime të menjëhershme për menaxhimin e krizave në fushën e sigurisë ushqimore me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve materiale, minimizimin e riskut nëpërmjet kontrolleve zyrtare dhe masave urgjente. kryesisht në rastet e përmbytjeve.  AKU bashkëpunon me aktorë të tjerë si Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor (AREB) etj. për të ndjekur gjurmueshmërinë dhe minimizuar riskun. Gjithashtu, bashkëpunon edhe me qeverisjen vendore, Agjencinë Rajonale të Mjedisit për asgjësimin e produkteve ushqimore, ushqimit për kafshë dhe inputeve bujqësore. Struktura Përgjegjëse për Veterinarinë në MBZHR (SPV):  Drejtoria Veterinare është përgjegjëse për menaxhimin e krizave në rast të shfaqje sëmundjesh.  Në raste krizash për sëmundje endemike, drejtoria fut në fuqi planet e kontigjencës  Me urdhër të ministrit krijohet Qendra Kombëtare e Krizës, që menaxhon krizën. Menaxhimi i kësaj njësie bëhet në nivel Zëvendës Ministri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB)  AKVMB është përgjegjës për veprimet në terren për kontrollin dhe çrrënjosjen e situatës së rrezikut.  Zyrat rajonale të AKVMB janë përgjegjës për zbatimin e masave në zonën e krizës, eliminimin e kadavrave, ripopullimin e fermave me kafshë të reja.  Kryen vaksinime dhe gjurmime për sëmundjet të cilat përfshihen në programet e kontrollit të sëmundjeve për të ruajtur shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve nga sëmundjet zoonotike.  Zbaton planet e kontigjencës për të gjitha masat e veprimit të autoritetit kompetent dhe fermave për të siguruar kontrollin e sëmundjes, mospërhapjen e saj deri në çrrënjosjen e plotë. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) ISUV është përgjegjës për njoftimin e hershëm. 115 Struktura përgjegjëse për Mbrojtjen e Bimëve  Njofton autoritetin kompetent (sektorin përgjegjës për mbrojtjen e bimëve në ministri),  Informon dhe këshillon fermerët për masat e duhura dhe siguron gjurmueshmërinë e përdorimit të një PMB-je nëse është mbajtur në regjistër nga fermeri. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit (DUK)  Të gjithë drejtuesit dhe specialistët e strukturave qendrore dhe në nivel lokal, në varësi të saj, ndërmarrin veprime të menjëhershme për të minimizuar dëmtimet në vlera materiale dhe njerëz duke operuar dhe bashkëpunuar me aktorë tjerë si pushteti vendor dhe specialistë të fushës në sektorin shtetëror dhe privat. Roli shtesë  Ushtrimi i kontrollit në vendkalimet kufitare, për parandalimin e transmetimit të sëmundjeve në bimë dhe në kafshë.  Mirëmbajtja, monitorimi dhe vënia në gatishmëri e sistemit të kanalizimeve, pritave, argjinaturave dhe sistemeve të pompimit.  AKU nëpërmjet njoftimeve publike informon konsumatorin për riskun e produktit të hedhur në treg me orientimet përkatëse, në funksion të menaxhimit të krizës dhe emergjencës. Emri i M/A/I Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Roli kryesor Përgjegjësitë  Siguron shërbimet bazë për popullsinë.  Angazhon institucionet dhe strukturat monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe strukturat operacionale mbështetëse.  Siguron akses në zonat e  Në rastet e dëmtimit të infrastrukturës rrugore, merr masa të menjëhershme për krijimin e rrugëkalimeve të përkohshëm ose urave të përkohshme me qëllim dëmtuara/rrezikuara dhe bashkëpunon të realizimit të nevojave bazë të popullsisë. me ministritë e linjës dhe strukturat  Bashkërendon veprimtaritë e operatorëve të komunikimit për garantimin e komunikimit me zonat e dëmtuara dhe të të gjitha subjekteve të përfshira në operacionale. operacionet e përgjigjes. Garanton komunikimin me tarifa të ulëta për këto struktura në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës mjekësore.  Përgjigjet për angazhimin, menaxhimin e mjeteve të transportit për evakuim dhe transport mallrash deri në magazinimin e tyre, në bashkëpunim me MM, MB, organet e pushtetit vendor dhe biznesin privat.  Në rastet e aksidenteve të rënda tokësore, ajrore e detare dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e vështira, bashkëpunon me MM dhe MB.  Përgjigjet për funksionimin normal të porteve dhe të strukturave të ngarkim- shkarkimit, përpunimin e mjeteve detare të ndihmave me procedurë të përshpejtuar (e ndihmuar nga MFE dhe MEPJ, garantimin e qarkullimit të mjeteve që dërgojnë në destinacion ndihmat (në bashkëpunim me MB).  Luan rol parësor, në bashkëpunim me MM-në dhe MB-në, në rastet e aksidenteve ajrore si dhe në zbatimin e veprimeve dhe të procedurave në bazë të normave dhe të konventave ndërkombëtare dhe përgjigjet për informimin e agjencive dhe të shoqërive të transportit ajror për kapacitetet dhe regjimet e fluturimeve të avionëve dhe menaxhimin e procedurave në aeroporte.  Luan rol parësor në paralajmërimin, lehtësimin, përballimin e emergjencave civile të shkaktuara nga aksidentet në sistemin e industrisë, në sistemin e minierave dhe në atë të energjetikës si dhe bashkëpunon në rastet e emergjencave civile të shkaktuara nga fatkeqësi të tjera.  Organizon sistemin e lajmërimit dhe të ndërhyrjes së strukturave të gatshme në aksidentet industriale të lidhura me shpërthime eksplozivi, çlirime gazrash helmuese, rrjedhje të reaktivëve kimikë të rrezikshëm për banorët, gjënë e gjallë dhe mjedisin.  Bashkëpunon me strukturat e gatshme të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit, shërbimin e urgjencës mjekësore dhe organizon teknikisht ndërhyrjen e strukturave operacionale.  Në rastet e aksidenteve të ndodhura në miniera, rrëshqitjeve masive të tokës si dhe fundosjeve tektonike, vepron me grupet e saj vlerësuese dhe avaroshpëtuese.  Siguron shërbimet bazë për popullsinë, si ujë, energji elektrike, lëndë djegëse etj.  Menaxhon sistemin e prodhimit, të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike, të menaxhimit dhe të ruajtjes së objekteve të veçanta, menaxhon sistemin e shkarkimeve masive nga hidrocentralet dhe garanton prodhim të pandërprerë të energjisë elektrike.  Siguron mbështetjen dhe organizon vlerësimin e dëmeve dhe të qëndrueshmërisë në objektet e banimit, në infrastruktura dhe objekte publike. 116  Miraton planet për ndërtimet me karakter të përkohshëm. Këshillon dhe jep ndihmesën e saj në menaxhimin e mbetjeve urbane në raste të emergjencave civile.  Bashkëpunon me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucione të tjera për sigurimin e sipërfaqeve të nevojshme për varreza masive, në rastet kur, si rezultat i fatkeqësive të mëdha, do të kemi viktima në masë.  Në bashkëpunim me MBZHR, përcakton rrezikshmërinë e baseneve, për devijimin e shtretërve të lumenjve, si dhe ato që lidhen me digat e mëdha për t’u mbrojtur nga rreziku i shpërthimit të digave dhe dambave.  Në kuadër të QNOD-së, në rastet e aksidenteve në det, bashkëpunon me MM, MB sikurse edhe me MSHMS, për operacionet e dhënies së shpejtë, të ndihmës mjekësore, akomodimin dhe dërgimin në destinacion të personave të dëmtuar dhe viktimave.  Përgjigjet për angazhimin, menaxhimin e mjeteve të transportit për evakuim dhe transport mallrash deri në magazinimin e tyre, në bashkëpunim me MM-në.  MIE ka një rol kryesor në Transportin Emergjent (Ajror dhe Detar) për marrjen/pranimin sikurse për dërgimin e asistencës ndërkombëtare. Nëpërmjet institucioneve dhe strukturave të saj në varësi, ajo luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e asistencës ndërkombëtare dhe në procedurat e përgjithshme të HNS. Emri i M/A/I MIE – Instituti i Ndërtimit Roli kryesor Përgjegjësitë  Vlerëson objektet ndërtimore dhe infrastrukturat e dëmtuara nga fatkeqësitë. Ndërmerr veprime në sektorin e  Vlerëson sigurinë e objekteve të banimit dhe shërbimeve nëse ato janë të banueshme ose jo, pas një fatkeqësie. ndërtimit, për të garantuar sigurinë  Ndërmerr veprime për të garantuar sigurinë publike dhe për të përmbushur nevojat themelore të jetesës së njerëzve të prekur. publike dhe për të përmbushur nevojat themelore të jetesës së njerëzve të prekur.  Merr pjesë në Task-Forcën e përbërë nga inxhinierë, në bashkëpunim me UPT-në, duke qenë e pranishme në kohë reale në identifikimin dhe vlerësimin e dëmtimeve të strukturave dhe sugjerimin/marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, rikonstruksionin dhe përforcimin e tyre. Emri i M/A/I MIE – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) Roli kryesor Përgjegjësitë  Merr masa për ndërhyrjen në raste avarish në miniera me anë të burimeve njerëzore dhe mjeteve të posaçme nëpërmjet grupeve të saj avaro-shpëtues për të siguruar jetën e njerëzve. Në raste aksidentesh/ emergjencash  Bashkëpunon me struktura të gatshme të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit, shërbimin e urgjencës mjekësore, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe organizon ndërhyn me ekipe shpëtimi dhe teknikisht ndërhyrjen e strukturave operacionale. organizon ndërhyrjen e strukturave  Ndërhyn në aksidente industriale dhe në infrastrukturën nëntokësore (miniera) me ekipe speciale të trajnuar të shpëtimit dhe pajisjet e nevojshme. operacionale.  Ndërhyn në aksidente industriale të shkaktuara nga lëndë plasëse, në struktura industriale, me ekipet speciale të trajnuar të shpëtimit dhe pajisjet e nevojshme.  Koordinon me strukturat operacionale në rastet emergjencave të shkaktuara nga lëndë kimike, të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve dhe ndotjen e mjedisit.  Koordinon me strukturat e zjarrfikësve e shpëtimit, dhe ato shëndetësore dhe të Policisë së Shtetit për organizimin dhe realizimin e ndërhyrjeve specifike. Emri i M/A/I MIE – Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) Roli kryesor Përgjegjësitë Ofron agjencive të tjera vlerësime për Gjatë emergjencave, nën koordinimin e KNEC/KMC, SHGJSH bashkëpunon me AKMC-në dhe institucione të tjera duke siguruar informacion të përditësuar gjeologjinë, ujin dhe burimet. duke kryer studime gjeologo-Inxhinierike, gjeologjike dhe hidrogjeologjike (burimet e ujërave nëntokësore, etj.) Emri i M/A/I MIE – Qendra për Grumbullimin dhe Trajtimin e Kimikateve të Rrezikshme (QGTKR) Roli kryesor Përgjegjësitë Merr gjithë masat e nevojshme për  QGTKRR merr të gjitha masat për të reaguar në rast emergjence duke mundësuar protokollet e saj për rrjedhjet kimike. 117 mbrojtjen e popullsisë dhe mjedisit në  QGTKRR bashkëpunon me institucione qendrore dhe lokale për realizmin me sukses të veprimtarisë. rastet e rrjedhjes të kimikateve.  QGTKRR informon AKMC-në dhe publikun për rreziqet eminente nga një situatë emergjente e vazhdueshme. Emri i M/A/I Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) Roli kryesor Përgjegjësitë  Bazuar në parashikimet e institucioneve monitoruese dhe parashikuese dhe në bashkëpunim me AKMC-në, përgatit dërgon për miratim aktet përkatëse ligjore për ndërprerjen e procesit mësimor dhe mbylljen e përkohshme të institucioneve arsimore.  Siguron procesin mësimor me zhvendosjen e nxënësve dhe mësuesve në shkolla më të afërta për të vazhduar ndjekjen e procesit mësimor, duke siguruar transport, ngritjen e qendrave të përkohshme mësimore ose zhvillimin e mësimit online.  Bashkëpunon me MSHMS, MB dhe MM në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore përmes angazhimit të universiteteve/programeve të mjekësisë.  Bashkëpunon me MB-në, MM-në, MIE dhe sektorin privat për organizimin e transportit dhe evakuimit të nxënësve dhe studentëve gjatë emergjencave civile. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, AKMC-ja dhe bashkinë është përgjegjës për regjistrimin e nxënësve dhe studentëve të evakuuar dhe dorëzimin e tyre Siguron vazhdueshmërinë e procesit tek familjet e tyre. mësimor dhe në bashkëpunim me ministritë e linjës ndihmon komunitetet e  Bashkëpunon me MSHMS për ndihmën e parë, transportin e studentëve në spitale dhe ofron ambiente të përshtatshme sanitare për strehimin e personave në shkolla dhe konvikte studentore dhe për angazhimin e ekipeve të studentëve në shërbimet e kujdesit shëndetësor. prekura nga fatkeqësia.  Bashkëpunon me MB, MM, MBZHR, institucionin e prefektit dhe pushtetin vendor, duke angazhuar staf të specializuar, studentë dhe staf tjetër në detyrat e vlerësimit dhe detyra të tjera që lidhen me emergjencat civile.  Gjatë emergjencave ndihmon dhe koordinon në evakuimin e nxënësve dhe studenteve nga konviktet. Ndihmon në evakuimin e materialeve të rëndësishme nga institucionet arsimore (objekte me vlerë kulturore), objekte monumentale. Angazhohet për formimin dhe vënien në dispozicion të një ekipi ekspertësh për operacione specifike të kërkim-shpëtimit.  Në raste emergjente, MAS dhe të gjitha institucionet arsimore në varësi të saj, vendosin në dispozicionin gjithë infrastrukturën e nevojshme, përfshirë ambientet sportive, për qëllime strehimi të përkohshëm për personat e evakuuar. Emri i M/A/I Universiteti Politeknik i Tiranës – Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) Roli kryesor Përgjegjësitë Siguron informacion për vlerësimin  Përmes AKMC-së jep informacion në kohë reale për të gjitha strukturat e emergjencave civile, ministritë si dhe organet e qeverisjes vendore për aktivitetin meteorologjik, hidrologjik, sizmik dhe gjeologjik në territorin e vendit. afatshkurtër të rrezikut në kohë reale në mbështetje të fazës së përgjigjes.  Përmes AKMC-së jep informacion për grupet e terrenit, mbi ecurinë e ngjarjes, në mënyrë që institucionet përgjegjëse dhe publiku të jenë të përgatitur ndaj risqeve dhe rreziqeve natyrore deri në qetësimin e situatës. Emri i M/A/I Universiteti Tiranës – Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) Roli kryesor Përgjegjësitë  Informon në kohën e duhur Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR), rreth rezultateve të matjeve dhe analizave të kryera gjatë emergjencës radiologjike lokale. IFBZ vendos në dispozicion kapacitetet e  Siguron shërbime për monitorimin e situatave emergjente gjatë aksidenteve radiologjike lokale me burime të rrezatimit jonizues, nëpërmjet skuadrës së saj të reduktuara teknike dhe njerëzore emergjencave (3 - 4 punonjës). për monitorimin radiologjik gjatë  Siguron informacion nga Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Rrezatimeve (stacionet e monitorimit të fuqisë së dozës në ajër në 6 qytete). aksidenteve radiologjike lokale.  Siguron matjen e fuqisë së dozës në ajër dhe dozën personale të punonjësve të përfshirë në përgjigjen ndaj një aksidenti radiologjik lokal me burime të rrezatimit jonizues.  Siguron matjen e fuqisë së dozës në ambientin kufizues me aksidentin radiologjik. 118 Emri i M/A/I Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Roli kryesor Përgjegjësitë Siguron angazhimin e plotë dhe në kohë  Luan rol parësor në vlerësimin paraprak të situatave që bëhen shkak për të kaluar në një emergjencë mjedisore të përmasave të mëdha, me pasoja për mjedisin të të gjitha kapaciteteve të MTM-së dhe në përgjithësi, jetën e shtetasve, gjënë e gjallë, pronën private dhe publike dhe trashëgiminë kulturore. institucioneve dhe strukturave të varësisë  Angazhon institucione dhe struktura monitoruese dhe informuese/njoftuese dhe struktura operacionale aktive dhe mbështetëse, dhe, nëse është e nevojshme, për përballimin e emergjencave civile. ekipe dhe struktura të specializuara ndërkombëtare në bazë të konventave dhe të marrëveshjeve dypalëshe.  Siguron asistencën teknike dhe mbështetje të përgjithshme për grupet e ndërhyrjes.  Udhëzon drejtuesit e strukturave qendrore në nivel lokal në varësi të saj, për angazhimin e tyre në përballimin e emergjencave civile në nivel lokal.  Siguron informacion dhe mbështetje për turistët dhe zonat turistike gjatë situatës emergjente. Bashkërendon aktivitetet me:  MB-në dhe organet e vetëqeverisjes vendore, për evakuim të menjëhershëm.  MSHMS-në, për përgatitjen dhe ndërhyrjen e strukturave shëndetësore.  MIE-në, në rast të aksidenteve industriale dhe të atyre me prani lëndësh të rrezikshme, hidrokarburesh.  MM-në, për rastet e rreziqeve nga shpërthimet, lëndët helmuese të veprimit në masë.  MM-në, MSHMS-në dhe Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet për prani të rënduar radioaktiviteti.  MIE-në, MM-në dhe MB-në dhe organet e vetëqeverisjes vendore, për ndotje masive të mjedisit në ujërat dhe brigjet e detit Adriatik dhe Jon.  MIE-në, në rastet e ndotjeve masive nga mbetjet urbane.  MFE-në për rastet kur shkak për ndotjen e mjedisit bëhen importimi/eksportimi, transporti, magazinimi dhe përdorimi i materialeve të rrezikshme. Emri i M/A/I Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) Roli kryesor Përgjegjësitë  Menaxhimi i fondeve buxhetore.  Rishikon buxhetin bazuar në nevojat specifike për emergjencat civile.  Menaxhon të ardhurat në buxhetin qendror, të dhëna në formën e granteve apo kredive.  Parandalon importin, eksportit, kalimit transit, depozitimit, prodhimit, tregtimit të materialeve dhe produkteve të ndaluara.  Krijon kushtet, lehtëson dhe përshpejton procedurat doganore për mallra, materiale, grupe, individë, si dhe pajisjet e tyre, kur vërtetohet se ardhja e tyre është në funksion të përballimit të emergjencave civile.  Favorizon dhe mbështet krijimin dhe përdorimin me efikasitet të bazës së duhur materiale për rastet e emergjencave civile, nëpërmjet lehtësimit të procedurave doganore dhe tatimore. Menaxhon asetet financiare të  Parashikon dhe ndërhyn në buxhetin vjetor të planifikuar, me synim gjetjen e fondeve të nevojshme për përballimin e detyrave shtesë që rrjedhin nga emergjencës në nivel qendror. aktivitetet e institucioneve në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.  Programon dhe ndryshon buxhetin vjetor në funksion të realizimit të shpejtë të investimeve bazë për kthimin në normalitet të aktivitetit jetësor në zonat e dëmtuara.  Merr masat parandaluese në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Shqipërisë, për të garantuar stabilitet në inflacion dhe për të parandaluar kolapse financiare.  Organizon dhe angazhon grupe të personave të papunë në punët publike gjatë një situate të emergjencës civile dhe gjen fonde në dispozicion për t'i paguar ato.  Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lehtëson marrjen dhe dhënien e asistencës ndërkombëtare.  Nëpërmjet institucioneve dhe strukturave të varësisë lehtëson procedurat e përgjithshme të HNS-së. 119 Emri i M/A/I Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) Roli kryesor Përgjegjësitë  Menaxhon apelin për asistencë ndërkombëtare në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen civile dhe AKMC-në.  Koordinohet dhe mbështet Ministrinë përgjegjëse për Mbrojtjen Civile për kërkesën e specifikuar për nevojat për asistencë ndërkombëtare, për raportet  Koordinon ndihmën dhe udhëheq periodike të situatës për Qendrën Evropiane të Koordinimit të Përgjigjes Emergjente (EERCC), për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për procesin e marrëveshjeve me vendet e Fatkeqësitë (EADRCC), pranimin si edhe koordinimin e asistencës së ofruar. tjera në sektorin e mbrojtjes civile.  Mundëson pajisjen me dokumente dhe procedura të përshpejtuara vizash, për punonjësit e emergjencave të grupeve ndërkombëtare dhe pajisjet e tyre, nëse  Aktivizon mekanizmin për akses të vijnë në territorin e RSH. shpejtë të ekipeve të huaja të emergjencave civile në Shqipëri.  Ndihmon në hyrjen pa pengesë dhe të përshpejtuar të ndihmave humanitare.  Kontakton me ambasadat e huaja për evidentimin, trajtimin dhe rikthimin në vendet e tyre të të huajve që, gjatë fatkeqësive të ndodhura në Shqipëri, dëmtohen ose ndërrojnë jetë. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Roli kryesor Përgjegjësitë Zbaton masat e parashikuara në Planin e  Aktivizon masat e parashikuara në Planin e Emergjencave të institucionit. Emergjencave të institucionit dhe siguron  Siguron evakuimin e të burgosurve dhe personelit të burgjeve nga zonat e ndikuara nga emergjencat civile. evakuimin e të burgosurve dhe personelit  Ndihmon forcat operacionale të SAR në organizimin dhe ndërmarrjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në ndërtesat e dëmtuara të sistemit të burgjeve. të burgjeve nga zonat e ndikuara nga  Organizon aspekte të sigurisë dhe verifikon kontrollin e të burgosurve në zonat e evakuimit. emergjencat civile.  Zbaton Planin e Emergjencave dhe Evakuimit të Burgjeve (të miratuar me Urdhër Ministri). Emri i M/A/I Ministria e Kulturës (MK) Roli kryesor Përgjegjësitë Aktivizon strukturat përgjegjëse për  Angazhon strukturat përkatëse në Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e varësisë, për realizimin e planeve apo rregulloreve përkatëse, me qëllim mbrojtjen e trashëgiminë kulturore në zbatimin e trashëgimisë kulturore, mjedisit dhe të jetës së njeriut. planeve dhe rregulloreve që synojnë  Vlerëson menjëherë dëmin për të përcaktuar humbjet, shkallën e dëmtimit të pasurive kulturore, sipas formularëve të vlerësimit për pasuritë kulturore të mbrojtjen e vendeve dhe objekteve paluajtshme dhe të luajtshme, pjesë përbërëse të procedurave të emergjencës civile. kulturore.  Planifikon masat dhe realizon ndërhyrjet emergjente në pasuritë kulturore brenda zonave të riskut nëpërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Emri i M/A/I Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) Roli kryesor Përgjegjësitë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Në rast përmbytjesh të mëdha, AMBU, së bashku me organet e tjera të menaxhimit dhe administrimit të burimeve ujore, në bashkëpunim me strukturat dhe Ujore (AMBU), institucioni përgjegjës për organet përgjegjëse për mbrojtjen civile, urdhërojnë ekzekutimin e punimeve të emergjencës, duke kërkuar nga përdoruesit e ujit të gjitha pajisjet dhe materialet e menaxhimin e integruar të burimeve nevojshme për këtë qëllim. ujore në Republikën e Shqipërisë si dhe përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e Planeve të Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet për basenet ujore, referuar legjislacionit në fuqi. Emri i M/A/I Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) 120 Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë Kapacitete humane/vullnetare të KKSH.  Merr pjesë në strukturat e ngritura nga qeveria për menaxhimin e emergjencave. KKSH ka gjithsej 39 degë të ngritura me  Reagon menjëherë me shpërndarjen e ndihmave materiale nga gjendja e mallrave stok për të ndihmuar familjet më të prekura në nevojë. Koordinon marrjen 30 ekipe vullnetaresh me rreth 2500 dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, joushqimore dhe medikamenteve që i janë dhënë Kryqit të Kuq. vullnetarë. të trajnuar për:  Mbështet operacionet e kërkim shpëtimit dhe të evakuimit.  Ndihmën e parë bazë dhe të avancuar.  Ofron promovimin për shëndetin, higjienën, dhe dhurimin vullnetar të gjakut.  Ndërgjegjësimin për risqet.  Ofron mbështetje për strehimet e përkohshme ose afatgjata, duke përfshirë dhënien e ndihmës së parë dhe të avancuar dhe suportin psikosocial për një  Shpërndarjen e ndihmave humanitare. periudhë prej 6 muajsh deri në 1 vit.  Mbështetjen psiko-sociale.  Mbështet në gjurmimin e personave të humbur dhe rivendosjen e lidhjeve familjare në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.  Promovimin e shëndetit dhe higjienën.  Mbështet në njoftimin e qytetarëve për rrezikun e pritshëm me fokus të veçantë në grupet më të cenueshme.  Vlerat humanitare.  Mbështet autoritetet qendrore dhe ato vendore në vlerësimin e nevojave dhe të dëmeve nga fatkeqësitë.  Komunikimin dhe rrjetet sociale.  Mbështet autoritetet vendore në dhënien e ndihmës sociale dhe mbështetjen psikosociale/zvogëlimin e panikut. Ka kapacitete logjistike: 1 magazinë  Mbështet shërbimin shëndetësor parësor sidomos në emergjencat e shkallës së lartë dhe atyre ku nevojitet menaxhimi i të dëmtuarve/viktimave në masë. qendrore në Tiranë dhe 3 rajonale (Shkodër, Fier dhe Korçë), 4 kamionë dhe  Lëshon apel për ndihmë në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Gjenevë për të marrë ndihma materiale dhe financiare kur nevojat e komunitetit/popullatës janë më të mëdha se kapacitetet e shoqatës në vend. 8 makina, stok gjendje në mallra për të ndihmuar me ndihma 2000 familje: çadra, batanije, ushqime, kite higjienike dhe enë kuzhine. Emri i M/A/I Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile (QVEC) Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile  Mbështet me ekipe të pajisura në operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënoja, në evakuimin dhe shpëtimin në rast përmbytje, në shuarjen e zjarreve në pyje, (QVEC) është një OJF e themeluar në në qendrat e banuara dhe objekte industriale. vitin 2013 me kapacitete dhe aftësi të  Mbështet në ribashkimet familjare. ndryshme për përballimin e emergjencave  Mbështet autoritetet vendore në dhënien e ndihmës sociale dhe mbështetjen psikosociale, si dhe zvogëlimin e panikut. civile të cilat janë vendosur në dispozicion  Përgatit kërkesën për asistencë ndërkombëtare nga partnerët e huaj me të cilët QVEC ka binjakëzim dhe bashkëpunim. të operacioneve të përgjigjes ndaj fatkeqësive në vend sikurse edhe në fatkeqësi madhore jashtë vendit. 121 Seksioni 5 Rimëkëmbja 5. Rimëkëmbja Rivendosja ose përmirësimi i mjeteve të jetesës dhe të shëndetit, aseteve ekonomike, fizike, shoqërore, kulturore dhe mjedisore, sistemeve dhe aktiviteteve të një komuniteti Rimëkëmbja ose shoqërie të prekur nga fatkeqësitë, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konceptit “rindërto më mirë” / “ndërto në mënyrë të qëndrueshme”, për të shmangur ose zvogëluar riskun e fatkeqësive të ardhshme Kalimi nga faza e përgjigjes ndaj fatkeqësive te faza e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë Aktivitetet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë duhet të fillojnë ndërkohë që vijojnë përpjekjet për përgjigje me qëllim mbrojtjen e jetës dhe të pronës. Vendimet e marra gjatë fazës së përgjigjes do të kenë ndikim te planifikimi i rimëkëmbjes nga fatkeqësitë. Shpeshherë, përgjigja ndaj fatkeqësive fokusohet te parimet e ngushta të mbrojtjes së jetës, pronës dhe mjedisit, ndërsa funksioni i rimëkëmbjes karakterizohet nga një grup kompleks çështjesh që mund të kenë efekte afatgjata tek komuniteti27.

  164. 5.1 Parimet udhëzuese të rimëkëmbjes Parimet në vijim përfaqësojnë parimet më të mira ndërkombëtare për maksimizimin e suksesit të përpjekjeve për rimëkëmbje. I. Fuqizimi i individëve dhe familjeve. Rimëkëmbja e suksesshme nis me aftësinë e individëve dhe familjeve për të rifituar ose ruajtur mirëqenien e tyre fizike, emocionale, sociale dhe ekonomike. Duhet të ketë burime të disponueshme për individët dhe familjet, si trajnime dhe njoftime rreth shërbimeve publike, të cilat fokusohen në rritjen e aftësisë ripërtëritëse përpara, gjatë dhe pas një fatkeqësie. Burimet e përshtatshme duhet të ndahen në mënyrë të barabartë sipas moshës, seksit, gjinisë, përkatësisë etnike, besimit fetar, orientimit seksual apo aftësisë së kufizuar. II. Lidershipi dhe udhëheqësit vendorë. Për të pasur një rimëkëmbje të suksesshme nevojitet lidership i qartë, me role dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuara në nivel vendor, qarku dhe qendror. Veprimet e rimëkëmbjes duhet të koordinohen gjithashtu sa më shumë të jetë e mundur në nivel vendor, pasi udhëheqësit vendorë i njohin më shumë se kushdo tjetër sfidat dhe kapacitetet unike të komuniteteve të tyre. III. Planifikimi i rimëkëmbjes përpara fatkeqësive. Shpejtësia dhe efikasiteti i operacioneve të rimëkëmbjes, si dhe shkalla dhe niveli i ndikimeve nga fatkeqësitë, mund të përmirësohen përmes planifikimit të rimëkëmbjes përpara fatkeqësive. Planifikimi i rimëkëmbjes përpara fatkeqësive mund të ndihmojë në identifikimin e ndikimeve të mundshme, si dhe në zhvillimin e masave për trajtimin e këtyre ndikimeve përmes ngritjes së kapaciteteve, kodeve të ndërtimit, edukimit të komunitetit etj. 27 Banka Aziatike për Zhvillim. Rekomandime për mënyrën e kalimit nga faza e përgjigjes te faza e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë (Recommendations for Dealing with the Transition from Disaster Response to Recovery) (2008). 122 IV. Partneritetet e angazhuara dhe përfshirja. Rimëkëmbja nga fatkeqësitë kërkon përpjekje të koordinuara nga të gjitha nivelet e qeverisë, sektori privat, OJF-të dhe madje edhe nga qytetarët. Përfshirja nënkupton të punuarit me grupet e advokimit ose individët me aftësi të kufizuara, të moshuarit, fëmijët apo grupet e tjera të popullsisë, të cilat kanë qenë historikisht të cenueshme, me qëllim që të garantohet se veprimet e rimëkëmbjes do të pasqyrojnë sfidat unike me të cilat përballen këto grupe në një fatkeqësi. Këto partneritete, të krijuara përpara një fatkeqësie, ndihmojnë për të garantuar se komunikimi gjatë procesit të rimëkëmbjes është i qartë, konsistent, efikas, i aksesueshëm dhe i përshtatshëm në aspektin kulturor. V. Bashkimi i përpjekjeve. Rimëkëmbja është më e suksesshme kur vjen si produkt i një përpjekjeje të koordinuar ndërmjet të gjitha niveleve të qeverisë dhe grupeve të interesit. Një agjenci e vetme, më konkretisht AKMC-ja, shërben si pikë kontakti për të shfrytëzuar ekspertizën dhe burimet e ministrive dhe të partnerëve të tjerë në nivel qendror për të garantuar prioritetet e përbashkëta të rimëkëmbjes dhe koordinimin e përpjekjeve për arritjen e këtyre objektivave. VI. Afati kohor dhe fleksibiliteti. Për të pasur një rimëkëmbje të suksesshme nevojitet një afat kohor dhe fleksibilitet për koordinimin dhe realizimin në mënyrë efikase të aktiviteteve të rimëkëmbjes dhe ofrimin e asistencës. Procesi prioritizon në mënyrë strategjike vendimet për rimëkëmbje dhe nxit koordinimin ndërmjet grupeve të interesit për të trajtuar sfidat e mundshme, për të rritur besimin, si dhe për të garantuar se planet dhe praktikat janë të përshtatshme për të përmbushur nevojat e paparashikuara. VII. Aftësia ripërtëritëse dhe qëndrueshmëria. Komunitetet duhet të fokusohen jo vetëm në kthimin e kushteve të para fatkeqësisë, por edhe në parimin e “rindërtimit më të fortë”. Planifikimi i rimëkëmbjes afatgjatë duhet të përfshijë strategjitë e lehtësimit dhe gatishmërisë me qëllim rritjen e aftësisë ripërtëritëse. Rimëkëmbja duhet të fokusohet gjithashtu në rritjen e kapaciteteve brenda komuniteteve të prekura për të mundësuar që udhëheqësit, strukturat operacionale dhe qytetarët në përgjithësi të përballen me sfidat e fatkeqësisë së ardhshme, duke garantuar kështu aftësinë ripërtëritëse të komunitetit. VIII. Rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale. Krahas rindërtimit të një ekonomie dhe infrastrukture më të fortë, është po aq e rëndësishme që përpjekjet për rimëkëmbje të fokusohen në fuqizimin e individëve. Nevojat e lidhura me shëndetin emocional të personave të prekur nuk mund të anashkalohen dhe nuk duhet të anashkalohen. Për të plotësuar dhe trajtuar nevojat psikologjike të qytetarëve do të nevojitet një përpjekje e koordinuar ndërmjet një sërë grupesh interesi. Duke trajtuar këto nevoja, individët mund të menaxhojnë në mënyrë më të suksesshme rimëkëmbjen e aspekteve të tjera të jetëve dhe mjeteve të tyre të jetesës. 123 Fig. 18. Periudhat e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë Periudha e rimëkëmbjes afatshkurtër Shpeshherë, periudha e rimëkëmbjes afatshkurtër shfaqet njëkohësisht me aktivitetet e përgjigjes. Gjatë kësaj kohe, përpjekjet për rimëkëmbje fokusohen në stabilizimin e aksesit në nevojat kritike, si ushqimi, uji, strehimi dhe infrastruktura kritike. Zakonisht, riparimet e infrastrukturës kritike janë zgjidhje të përkohshme për të rifilluar sistemet derisa të mund të realizohen ndërhyrje më të përhershme. Rihapja e bizneseve, shpeshherë bëhet me kufizime. Shpeshherë, periudha e rimëkëmbjes afatshkurtër zgjat disa ditë nga shfaqja e një fatkeqësie. Periudha e rimëkëmbjes afatmesme Gjatë periudhës së rimëkëmbjes afatmesme, popullsia e prekur është më e qëndrueshme. Kanë nisur përpjekjet për të rikthyer infrastrukturën kritike dhe bizneset ashtu siç ishin përpara fatkeqësisë. Zgjidhjet afatshkurtra ndaj dëmeve po zëvendësohen me riparime më të përhershme. Periudha e rimëkëmbjes afatmesme mund të zgjasë disa javë deri në disa muaj pas një fatkeqësie. Periudha e rimëkëmbjes afatgjatë Periudha e rimëkëmbjes afatgjatë mund të zgjasë disa muaj deri në disa vite pas një fatkeqësie. Gjatë kësaj faze, komunitetet synojnë të zbatojnë parimin e “rindërtimit më të fortë”. Mësimet e nxjerra nga fatkeqësia e fundit zbatohen në komunitet dhe përfshihen në strategjitë e rizhvillimit ekonomik. Identifikohen dhe zbatohen mundësitë për të forcuar infrastrukturën me qëllim lehtësimin e fatkeqësive të ardhshme, si dhe ndërmerren përpjekje për të përgatitur individët për ngjarje të ngjashme. 124 Gjatë rimëkëmbjes afatgjatë duhet t’i jepet një vëmendje e konsiderueshme zhvillimit të komunitetit. Komunitetet e prekura nga fatkeqësitë duhet të shmangin rindërtimin me të njëjtat lloje materialesh, përdorimin e metodave të njëjta të ndërtimit dhe ndërtimin në të njëjtat vendndodhje që rezultuan të cenueshme gjatë fatkeqësisë madhore. Në këtë mënyrë, rimëkëmbja afatgjatë ecën paralelisht me fazën e lehtësimit, pasi duhet të zbatohen kodet e përmirësuara të ndërtimit dhe ligjet e planifikimit. Faktorët për t’u marrë në konsideratë gjatë rimëkëmbjes - Shpeshherë, aktivitetet e rimëkëmbjes fillojnë ndërkohë që vijojnë operacionet e përgjigjes. - Procesi i rimëkëmbjes mund të zgjasë disa javë dhe madje vite. - Do të duhet të merren vendime të shpejta rreth godinave thelbësore të shërbimeve publike (ku përfshihen ambientet shëndetësore dhe shkollat), të cilat mund të jenë dëmtuar rëndë ose shkatërruar. - Ndërtesat, të cilat nuk mund të riparohen, duhet të shkatërrohen dhe të merren në konsideratë objekte zëvendësuese të përkohshme ose të përhershme. - Do të duhet të merren vendime të shpejta lidhur me strehimin e sigurt të popullsive të prekura. - Operacionet e rimëkëmbjes duhet të ofrojnë barazi dhe akses për të gjithë personat në komunitetin e prekur. - Me shumë mundësi, për të arritur rimëkëmbjen nga emergjencat në shkallë të gjerë do të nevojitet asistencë ndërkombëtare. - Dëmet ndaj industrisë ose bujqësisë mund të kenë ndikime të thella në ekonomi dhe në rimëkëmbjen afatgjatë. - Rimëkëmbja është një mundësi për përmirësim. Gjatë rimëkëmbjes së tyre, komunitetet duhet të marrin në konsideratë mënyrat se si mund të zbatojnë parimin e “rindërtimit më të fortë”. Eliminimi ose zvogëlimi i rrezikut parësor Për të garantuar se risku i lindur nga rreziku parësor që ka shkaktuar situatën e emergjencës civile nuk ekziston më ose është ulur në nivele të sigurta dhe se nuk ka tregues të kthimit të menjëhershëm në nivelet e mëparshme të intensitetit, nevojiten vlerësime dhe informacione të sakta teknike. Në varësi të rrezikut në fjalë, institutet shqiptare, si Instituti i Gjeoshkencave, kanë role të rëndësishme në vlerësimin e riskut, si dhe ndikim në operacionet e rimëkëmbjes. Ky informacion plotësohet nga vëzhgimet dhe të dhënat e përpiluara dhe të analizuara nga autoritetet e mbrojtjes civile në zonat e prekura, në kuadër të rolit të tyre koordinues. Këtu përfshihen informacionet rreth: Thellësisë së lumenjve, kanaleve dhe rrjedhave të sipërme ujore. - Shpejtësisë së erës dhe modeleve të drejtimit në nivel vendor. - Niveleve të reshjeve në nivel vendor. - Luhatjeve të temperaturave në nivel vendor. - Aktivitetit sizmik. - Monitorimit të instalimeve lokale që mund të jenë të rrezikuara. Stabilizimi i riskut të rreziqeve dytësore Stabilizimi i rreziqeve përkatëse dytësore është thelbësor për të garantuar sigurinë e aktiviteteve të rimëkëmbjes. Nevojiten vlerësime dhe këshilla specifike teknike nga institucionet që kanë kompetenca të specializuara për të vlerësuar rreziqet dytësore. Këto institucione të specializuara përfshijnë: Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (menaxhimi i ujit dhe ujitja dhe shërbimet veterinare). - Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (pyjet dhe kullotat). - Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (rrugët, hekurudhat, aviacioni civil, transporti detar, sistemet e minierave, prodhimi dhe transmetimi i energjisë). 125 - Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (monitorimi i sëmundjeve dhe risqeve shëndetësore, sistemet e kujdesit shëndetësor). Kur vlerësohet se është zhdukur risku i rreziqeve dytësore që janë shfaqur, atëherë mund të realizohen procedurat për kthimin e sigurt dhe të rregullt të popullsisë në zonën e prekur. Masat në vijim do të duhet të merren përpara kthimit të publikut. Procedurat për kthimin e sigurt ose rikthimin e aksesit normal Bazuar në rolin e tyre koordinues, strukturat e mbrojtjes civile në nivel qarku dhe bashkie, me ndihmën e AKMC-së, dhe nën koordinimin e përgjithshëm të KMC/MM apo/edhe çdo institucioni/strukture tjetër përgjegjëse, kur faza e rimëkëmbjes pason atë të përgjigjes me shpallje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të ndërmarrin një sërë veprimesh gjatë kthimit të popullsisë në zonën e prekur ose gjatë rikthimit të aksesit normal në këtë zonë. Këto veprime janë: Kontrollet e parametrave të sigurisë. Përpara kthimit të popullsisë në zonën e prekur nga fatkeqësia, ndërmerren veprime për kontrollin e çdo pjese të kësaj zone. Këtu përfshihen kontrollet e: rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike, vrima të pashënuara në tokë, sistemeve të tubacioneve dhe të kanaleve të ujërave të zeza, gjendjes së materialeve të rrezikshme, nivelit dhe shpejtësisë së rrjedhjes së ujërave, vatrave dhe burimeve të rrezikshme e të mundshme të zjarrit dhe çështje të tjera të lidhura me sigurinë. Hyrje-dalje të sigurta. Kjo nënkupton garantimin e hyrjeve dhe të daljeve të sigurta për qytetarët në zonat e prekura. Këtu përfshihet; rrethimi, bllokimi dhe vendosja e sinjaleve lajmëruese në drejtimet dhe zonat e rrezikshme dhe klasifikimi i qëndrueshmërisë së ndërtesave të prekura. Sigurimi i zonave të sigurta për kthimin e popullsisë. Sa më shpejt të jetë e mundur duhet të bëhet largimi në kohë i mbeturinave, i materialeve të rrezikshme ose të dëmshme, zhbllokimi i rrugëve si dhe heqja e çdo materiali që mund të bëhet shkak për lindjen e një rreziku dytësor ose të një dukurie tjetër rreziku. Sigurimi i strehimeve provizore. Sigurimi i strehimeve të përkohshme, të sigurta (mundësisht disa alternativa) për ata që nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre brenda një periudhe të shkurtër. Informimi publik. Shpërndarja e udhëzimeve të qarta për publikun në lidhje me kthimin në vendbanimet e përhershme, duke përfshirë edhe udhëzime specifike për grupet e popullsisë të cilat cilësohen si parësore. Dhënia e udhëzimeve për zonat dhe rrugët e kthimit dhe, nëse është e mundur, për mënyrat e kthimit. Informacion paralajmërues. Shpërndarja e paralajmërimeve institucionale për publikun, duke përfshirë informacionin rreth rreziqeve të shkallës së ulët që mbeten ende evidente, për instalimet e pariparuara, pengesat në rrugë, praninë e materialeve të rrezikshme, rrezikun nga rrjedhjet e ujërave, burimet dhe rreziqet e mundshme nga zjarri dhe çështje të tjera të sigurisë. Shëndeti publik: Dhënia e këshillave të nevojshme për publikun në lidhje me çështjet e shëndetit, burimet dhe cilësinë e ujit të pijshëm, gatishmërinë e ndërtesave të shërbimit shëndetësor parësor etj. Grupet më të cenueshme: Dhënia e ndihmës për grupet më të cenueshme, p.sh., për familjet me një prind ose familjet e mëdha, ata që janë larg shtëpisë ose familjes së tyre, familjet e pafavorizuara financiarisht, komunitetet e margjinalizuara dhe të përjashtuara nga shoqëria, duke përfshirë minoritetet dhe anëtarët e komunitetit LGBTQI+, gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Shërbimet publike. Ndërgjegjësimi për informimin publik, ndihmën, vendet e regjistrimit dhe të shpërndarjes së ndihmës, informacioni në lidhje me ndihmën humanitare. Lidhjet familjare. Sigurimi i informacionit për të mbështetur autoritetet vendore, PSH dhe KKSH-në në lidhje me gjetjen e personave të zhdukur dhe rivendosjen e lidhjeve familjare. Rivendosja e shërbimeve publike thelbësore Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, bazuar në vlerësimin e dëmeve të kryer gjatë fazës së përgjigjes dhe referuar fushës së tyre të përgjegjësive 126 shtetërore, janë përgjegjëse për të garantuar rivendosjen e plotë të të gjitha shërbimeve kryesore publike. Kjo kërkon riparime urgjente, të përkohshme ose të përhershme, të cilat janë të nevojshme për të rikthyer në funksion të plotë: - Tubacionet e furnizimit me ujë të pijshëm. - Nxjerrjen e rezervave së ujit, impiantet e trajtimit, rezervuarët dhe kanalet. - Impiantet e shkarkimit dhe trajtimit të ujërave të zeza. - Furnizimin me energji elektrike për përdorim shtëpiak dhe industrial. - Tubacionet e furnizimit të gazit. - Lidhjet e telekomunikacionit. - Qarkullimin rrugor. Strukturat e shkatërruara dhe të dëmtuara Strukturat dhe objektet e shkatërruara, si dhe strukturat dhe objektet e dëmtuara që nuk mund të riparohen menjëherë, janë sfida të pashmangshme në fazën e rimëkëmbjes. Kjo do të thotë se një pjesë e popullsisë nuk do të jetë në gjendje t’i kthehet menjëherë jetës normale në shtëpi apo në vendin e punës. Gjithashtu, paraqet vështirësi kthimi në normalitet i sipërfaqeve të shkatërruara mjedisore, si sipërfaqet e shkatërruara nga zjarri apo sipërfaqet e tokave bujqësore të rrëmbyera nga ujërat e përmbytjeve ose të mbuluara me aluvione. Niveli shumë i ulët i sigurimit të ndërtesave në Shqipëri nënkupton që, pas ndodhjes së një emergjence civile, si rezultat i së cilës dëmtohen një numër i madh banesash, banorët e dëmtuar janë në varësi vetëm të asistencës shtetërore ose të asaj humanitare. Hapat e mëposhtëm janë të nevojshëm në fazën e rimëkëmbjes, krahas menaxhimit të situatës në të gjitha nivelet nën koordinimin e KMC/MM, AKMC-së apo/edhe çdo institucioni/strukture tjetër përgjegjëse: I. Këshillimi. Të garantohet ofrimi i informacionit dhe këshillimit përkatës për familjet që nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre ose në zonat e tyre të banimit. II. Strehimi. Të garantohet ofrimi i burimeve të nevojshme për strehim të menjëhershëm dhe në vazhdimësi të popullsisë deri në gjetjen e një strehimi të përhershëm. III. Asistenca. Sigurimi i asistencës së vazhdueshme derisa banorët, grupet apo komuniteti i prekur të jenë në gjendje të fitojnë një masë sigurie dhe besimi në vetvete. IV. Rindërtimi. Sigurimi i të gjitha hapësirave të mundshme për gjetjen e materialeve të ndërtimit dhe të shërbimeve, atje ku rindërtimi ose ndërtimi i pjesshëm është i mundur. V. Shembja. Sigurimi i kushteve të tilla që ndërtesat e dëmtuara apo pjesërisht të shkatërruara që përbëjnë rrezik, të mund të bëhen të sigurta apo të shemben fare, nëse është e nevojshme. VI. Zhvendosja. Në rastet kur kthimi nuk është i mundur, të garantohet sigurimi i të gjitha mjeteve të mundshme për të zhvendosur familjet në një vendbanim më të përshtatshëm dhe të sigurt nga të njëjtat shkaqe rreziku ose rreziqe që mund të shkaktojnë emergjenca civile të ngjashme me to. VII. Kompensimi. Sigurimi i kushteve të barabarta për qytetarët, grupet apo komunitetin e prekur, për të ndihmuar dhe për të bërë të mundur përfaqësimin me efektivitet gjatë kërkesave të tyre për ndihmë humanitare apo kompensime nga shteti, nëse një gjë e tillë aplikohet. 127 FAZA E RIMËKËMBJES

  165. 5.2. Ministria/Agjencia/Institucioni (M/A/I) – Rolet dhe përgjegjësitë e organizatës në fazën e rimëkëmbjes Emri i M/A/I Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e varësisë Roli kryesor Përgjegjësitë  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel kombëtar dhe në nivel komuniteti.  Ndihmon, sipas kërkesës, në zhvendosjen e materialeve, burimeve dhe personelit për të mbështetur operacionet e rimëkëmbjes.  Ofron kapacitetet dhe aftësitë e saj  Mbështet restaurimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, sipas nevojës. për operacionet e fazës së  Ofron mbështetje për ngritjen e strukturave të përkohshme ose të përhershme për të mundësuar strehimin në masë të popullsisë. rimëkëmbjes.  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në strukturat dhe burimet ushtarake.  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në  Koordinohet me ministritë e tjera sipas nevojës për të realizuar riparime emergjente në infrastrukturën kritike. strukturat dhe asetet e MM, si edhe  Mbikëqyr riparimet afatshkurtra në strukturat dhe burimet ushtarake të prekura. realizon planifikimin dhe zbatimin e  Zbaton restaurimin afatmesëm të strukturave dhe burimeve ushtarake. rimëkëmbjes sipas parimit “për të  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar struktura dhe burime ushtarake më të forta”. rindërtuar struktura dhe burime ushtarake më të forta”. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit Roli kryesor Përgjegjësitë DPRMSH është institucion qendror, që Siguron lëvrimin e mallrave rezervë të grupit C: administron rezervat materiale të shtetit  Kur vlerësohet e nevojshme nga strukturat operacionale aktive të qarkut për riparimin e infrastrukturës jetike në zonat e dëmtuara. të cilat krijohen për të ndërhyrë, në  Kur është e domosdoshme për institucionet e rehabilitimit dhe të përkujdesjes shoqërore, si dhe për grupet e vullnetarëve, pjesëmarrës në përballimin mënyrë operative, për mbrojtjen e e emergjencës. popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, dhe për dhënien e ndihmave humanitare. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme - Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Roli kryesor Përgjegjësitë  Vlerëson dëmet dhe humbjet e  Fillon veprimet emergjente për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve kryesore të shuarjes së zjarrit dhe shpëtimit gjatë gjithë fazës së rimëkëmbjes. shkaktuara nga fatkeqësia në  Vlerëson dhe raporton dëmtimet ndaj burimeve të shuarjes së zjarrit dhe shpëtimit (p.sh., stacionet e zjarrfikësve, aparatet, stacionet e monitorimit, kapacitetet e MZSH sikurse siguron sistemin e komunikimit me radio etj.). rimëkëmbjen përfundimtare të tyre.  Prioritizon dhe realizon riparime afatshkurtra të dëmtimeve të burimeve të shuarjes së zjarrit dhe shpëtimit.  Integron mësimet e nxjerra nga  Zhvillon strategjinë e rimëkëmbjes afatmesme dhe afatgjatë për burimet e dëmtuara të shuarjes së zjarrit dhe shpëtimit.  Ndihmon organet e hetimit rreth shkaqeve të fillimit të zjarrit (skenari i zjarrit). 128 menaxhimi i emergjencës në planet  Rishikon performancën e sistemit të paralajmërimit të hershëm të zjarrit dhe shpëtimit. dhe programet përkatëse të MZSH. Emri i M/A/I Ministria e Brendshme – Policia e Shtetit Roli kryesor Përgjegjësitë  Garanton vazhdimësinë e sigurisë dhe mbrojtjes publike.  Garanton sigurinë në strehimet e përkohshme për popullsinë e evakuuar. Ofron shërbime në mbështetje të  Mbron ndërtesat e dëmtuara kundër vjedhjes ose pengon hyrjen në strukturat e pasigurta. operacioneve dhe veprimtarive të tjera  Ndihmon evakuimin dhe pengon hyrjen e personave në zonën e fatkeqësisë. të  Siguron mbrojtje sipas nevojës për ekipet e punonjësve të huaj të ndihmës dhe mediave që veprojnë në zonat e dëmtuara. fazës së rimëkëmbjes.  Koordinohet me Ministrinë e Brendshme dhe institucionet e tjera për zbatimin e sistemit të regjistrimit të personave të zhvendosur, të lënduar, të vdekur ose të zhdukur.  Ndihmon në kalimin tranzit të ekipeve ndërkombëtare të ndihmës përmes strukturave ndërkufitare. Emri i M/A/I Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel qendror si dhe në nivel vendor. MSHMS në dispozicion të  Vlerëson dhe monitoron shëndetin publik, mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe parandalimin e lëndimeve të komunitetit të prekur, për të identifikuar dhe operacioneve të fazës së zbutur problemet shëndetësore. rimëkëmbjes.  Vlerëson dhe monitoron ndikimet e lidhura me fatkeqësitë në institucionet e kujdesit shëndetësor (spitalet, klinikat, shtëpitë e të moshuarve, qendrat  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në për mbështetjen e jetesës, bankat e gjakut, qendrat e dializës, qendrat për trajtimin e abuzimit me substancat, qendrat e kontrollit të helmimit, klinikat strukturat dhe asetet e MSHMS si mjekësore dhe dentare). edhe realizon planifikimin dhe  Ofron asistencë teknike (staf udhëzues, ekspertë të zhvillimit të kurrikulës, ekspertë të fushave përkatëse, staf profesional) për ndërgjegjësimin mbi zbatimin e rimëkëmbjes sipas parimit rreziqet e lidhura me rimëkëmbjen. “për të rindërtuar struktura dhe  Vlerëson ndikimet strukturore, funksionale dhe operacionale të lidhura me fatkeqësinë në qendrat e përkujdesjes të shërbimeve sociale në varësi të burime shëndetësore më të forta”. Shërbimit Social Shtetëror, qendrat që ofrojnë kujdes për fëmijët, qendrat e të moshuarve, qendrat e zhvillimit dhe shërbimet e dhunës në familje dhe  Analizon performancën e MSHMS viktimave të trafikimit. gjatë menaxhimit të emergjencës dhe  Vlerëson dhe monitoron ndikimet e lidhura me fatkeqësinë tek individët në rrezik (fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat e pastrehë, i integron mësimet e nxjerra në personat me aftësi të kufizuara dhe personat e tjerë që mund të kenë nevoja për akses dhe nevoja funksionale shtesë, personat me çrregullime të planet dhe programet përkatëse. lindura të shëndetit mendor, personat me aftësi të kufizuar gjuhësore, grupe të tjera të pambuluara të popullsisë).  Identifikon nevojat e shërbimeve sociale të lidhura me fatkeqësinë, të cilat nuk mund të përmbushen nga burimet në komunitet për shkak të fatkeqësisë.  Koordinohet, sipas nevojës, me Institutin e Shëndetit Publik për marrjen e ekspertizës lidhur me çështjet epidemiologjike dhe ato të shëndetit publik gjatë fazës së rimëkëmbjes.  Siguron mbështetje në strukturat/strehimore të popullatës së evakuuar.  Kryen autopsi dhe varrosje të viktimave.  Mban një furnizim të vazhdueshëm të ushqimit për pacientët.  Ofron ndihmë sociale për njerëzit e goditur nga trauma pas fatkeqësisë.  Siguron vazhdimin e trajtimit afatgjatë për personat e dëmtuar. 129  Siguron mbështetje psikologjike për personat e traumatizuar. Emri i M/A/I MSHMS – Qendra Spitalore Universitare (QSUT) “Nënë Tereza” Roli kryesor Përgjegjësitë  Rifillon menaxhimin normal të shërbimeve të spitalit dhe kujdeset për ofrimin e shërbimit sa më cilësor ndaj pacientit.  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e saj  Redukton gradualisht personelin vullnetar/personelin shtesë. në dispozicion të operacioneve të  Vlerëson performancën e treguar në fazën e përgjigjes. fazës së rimëkëmbjes.  Përgatit raportet përfundimtare.  Vlerëson infrastrukturën dhe nevojat  Vijon ndjekjen dhe mbështetjen e stafit/pacientëve/familjarëve të pacientëve me sektorin psikosocial. pas përfundimit të situatës së  Vlerëson infrastrukturën dhe nevojat pas përfundimit të situatës së emergjencës. emergjencës.  Vlerëson kërkesat e shërbimeve për nevojat mbi medikamentet dhe normalizimin e situatës. Emri i M/A/I MSHMS – Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) Roli kryesor Përgjegjësitë  Koordinohet, sipas nevojës, me MSHMS për marrjen e ekspertizës lidhur me çështjet epidemiologjike dhe ato të shëndetit publik gjatë fazës së rimëkëmbjes.  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e  Vlerëson ndikimet strukturore, funksionale dhe operacionale të lidhura me fatkeqësinë në programet dhe objektet e shëndetit psikologjik. ISHP në dispozicion të operacioneve  Vlerëson nevojat, ofron asistencë teknike dhe identifikon praktikat më të mira, duke përfshirë ato për parandalimin. të fazës së rimëkëmbjes.  Mundëson lidhjen e specialistëve me burimet.  Vlerëson ndikimet strukturore,  Zhvillon strategji, duke përfshirë strategjitë me bazë popullatën, për të adresuar vlerësimin e vazhdueshëm, mbikëqyrjen dhe nevojat për trajtimin funksionale dhe operacionale të afatgjatë të shëndetit psikologjik. lidhura me fatkeqësinë si dhe harton  Zhvillon dhe shpërndan mesazhe të vazhdueshme dhe udhëzime për strategjitë e menaxhimit dhe uljes së stresit. planet për adresimin e problemeve të  Vlerëson mjedisin për të përcaktuar nëse kushtet pas fatkeqësisë natyrore mund të shkaktojnë efekte negative në shëndetin publik. lidhura me shëndetin publik.  Ofron asistencë teknike (të dhëna dhe modele shkencore) dhe trajnime për shëndetin mjedisor.  Kryen analizën e cilësisë së ujit të pijshëm. Emri i M/A/I Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel qendror dhe në nivel vendor. MBZHR në dispozicion të  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në bujqësi, blegtori dhe burime të tjera natyrore. operacioneve të fazës së  Jep udhëzime për riparimet afatshkurtra dhe afatmesme të nevojshme për të rimëkëmbur bujqësinë, blegtorinë dhe burimet natyrore. rimëkëmbjes.  Koordinohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të menaxhuar zonat e infektuara si rezultat i fatkeqësisë, të cilat paraqesin rrezik  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në për bimët, kafshët dhe njerëzit. strukturat dhe asetet e MBZHR si  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar një bujqësi dhe burime natyrore më të forta”. edhe realizon planifikimin dhe  Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit do të kryejë investime në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet duke përdorur fondet e zbatimin e rimëkëmbjes sipas parimit shtetit dhe/ose ato të përftuara nga ndihma e donatorëve. “për të rindërtuar një bujqësi dhe  Administron kompensimin për fermat e prekura nga humbja e kafshëve, me qëllim ripopullimin e tyre në përputhje me ligjin nr. 10465/2011 “Për burime natyrore më të forta”. shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr. 408/2013 “Për dëmshpërblimin për kafshët e eliminuara”, dhe Urdhrin vjetor të Ministrit  Analizon performancën e MBZHR “Për miratimin e fondit financiar për shërbimin veterinar”. 130 gjatë menaxhimit të emergjencës dhe  AKU në OB ku konstatohen mangësi dhe lihen detyra, kryen ri kontrolle për verifikimin e plotësimit të detyrave të lëna nga kontrolli paraardhës.  AKU harton planin kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe marrjes së mostrave, për vitin pasardhës bazuar në metodologjinë e i integron mësimet e nxjerra në profilizimit të riskut, që lidhet me aktivitet e OB dhe faktorët e tjerë ndikues nëpërmjet një sistemi pikëzimi, ku sipas vlerësimit të riskut për çdo OB planet dhe programet përkatëse. bazuar edhe në historikun e tij përcaktohet frekuenca e inspektimit, e cila rritet për subjektet në të cilat janë konstatuar mangësi. Roli shtesë  AKU pas menaxhimit dhe minimizimit të riskut informon konsumatorët mbi ecurinë e situatës dhe gjendjen aktuale.  AKU përgatit materiale ndërgjegjësuese për publikim në faqen zyrtare të autoritetit, me qëllim informimin e konsumatorit, OB etj.  AKU në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit zhvillon fushata sensibilizuese për sigurinë ushqimore në shkolla. Emri i M/A/I Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel kombëtar dhe në nivel komuniteti. MIE në dispozicion të operacioneve  Vlerëson dëmet e infrastrukturave kryesore. Këtu përfshihen rrugët, urat, hidrocentralet dhe rezervuarët, digat, sistemet e prodhimit dhe transmetimit të fazës së rimëkëmbjes. të energjisë, sistemet e ujit dhe ujërave të përdorura, si dhe zona të tjera që konsiderohen përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në  Monitoron dhe eliminon pasojat e aksidenteve në miniera ose të shkaktuara nga çlirimi i hidrokarbureve. strukturat dhe asetet e MIE dhe në  Koordinohet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për vlerësimin e ndotjes dhe masat e nevojshme për të trajtuar kontaminimin. infrastrukturë edhe realizon  Prioritizon infrastrukturën e dëmtuar me qëllim realizimin e riparimeve emergjente afatshkurtra. planifikimin dhe zbatimin e  Koordinohet sipas nevojës me Ministrinë e Mbrojtjes për përdorimin e burimeve ushtarake në realizimin e riparimeve emergjente të infrastrukturës rimëkëmbjes sipas parimit “për të kritike. rindërtuar infrastrukturë më të  Jep udhëzime për riparimet afatmesme për infrastrukturën kritike. fortë”.  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar infrastrukturë më të fortë” brenda vendit.  Në bashkëpunim me institucione të  Koordinohet me institucione të ndryshme shkencore për hartimin e projekteve zhvillimore, si dhe për përcaktimin e standardeve dhe kritereve që do ndryshme shkencore harton projekte të ulin kërcënimet nga fatkeqësitë në të ardhmen bazuar në situatën aktuale të emergjencës. zhvillimore, si dhe përcakton standarde dhe kritere që do të zvogëlojnë riqet nga fatkeqësitë në të ardhmen bazuar në situatën aktuale të emergjencës. Emri i M/A/I MIE – Instituti i Ndërtimit Roli kryesor Përgjegjësitë Vendos në dispozicion kapacitetet  Mbështet vlerësimet e objekteve dhe infrastrukturës së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore. teknike dhe ekspertizën e kërkuar për  Identifikon masat e nevojshme për të zvogëluar risqet ndaj infrastrukturës nga fatkeqësitë në të ardhmen. rindërtimin dhe përforcimin e  Përgatit Oponenca Teknike ose akt-ekspertiza të detajuara për rindërtimin dhe përforcimin e objekteve. objekteve. Emri i M/A/I MIE – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në veprimtaritë minerare dhe ndërtimet e punimeve nëntokësore të veprave energjetike. AKSEM në dispozicion të  Monitoron dhe eliminon pasojat e mbetura të aksidenteve në miniera ose të shkaktuara nga çlirimi i hidrokarbureve. 131 operacioneve të fazës së  Koordinohet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për vlerësimin e ndotjes së mbetur dhe masat e nevojshme për të trajtuar kontaminimin. rimëkëmbjes.  Jep udhëzime për riparimet e infrastrukturës minerare dhe ndërtimet e punimeve nëntokësore të veprave energjetike.  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në infrastrukturën e minierave dhe jep udhëzime për riparimet e tyre sikurse masat në ndërtimet e punimeve nëntokësore të veprave energjetike. Emri i M/A/I MIE – Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) Roli kryesor Përgjegjësitë Vendos në dispozicion ekspertizën dhe  Siguron ekspertizën e kërkuar për rimëkëmbjen, në përputhje me fushën e përgjegjësisë shtetërore, nën koordinimin e KMC/MM, AKMC -së apo/edhe çfarëdo institucioni/strukture tjetër përgjegjëse. jep asistencën e kërkuar për rimëkëmbjen.  Merr pjesë në grupe pune për vlerësimin e dëmeve dhe të humbjeve të fatkeqësive;  Jep asistencën e nevojshme teknike për fazën e rimëkëmbjes. Emri i M/A/I Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) Roli kryesor Përgjegjësitë  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel qendror dhe në nivel vendor.  Vlerëson ndikimet në institucionet arsimore dhe nëpërmjet implementimit të programeve zbavitëse kujdeset për mirëqenien psikosociale të nxënësve.  Ndihmon në ofrimin e mbështetjes për operacionet afatgjata të strehimit duke përdorur objektet arsimore dhe sportive.  Zhvillon strategji për minimizimin e ndërprerjeve në shërbimet arsimore, ku përfshihen vendndodhjet alternative mësimore dhe realizimin e procesit mësimor në mënyrë virtuale. Mbështet operacionet dhe veprimtaritë  Koordinohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të garantuar vënien në dispozicion të burimeve të mbështetjes psikologjike dhe e tjera gjatë fazës së rimëkëmbjes. emocionale për nxënësit dhe studentët, familjet dhe kujdestarët.  Nën koordinimin e KMC/MM, AKMC-së ose të çfarëdo institucionit/strukture tjetër përgjegjëse dhe në bashkëpunim me MIE jep udhëzime për veprimet e menjëhershme emergjente për të mbrojtur dhe riparuar objektet arsimore të dëmtuara.  Prioritizon projektet afatmesme të riparimit dhe restaurimit të ambienteve arsimore dhe zbavitëse.  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar ambiente arsimore dhe zbavitëse më të forta”. Emri i M/A/I Universiteti Politeknik i Tiranës – Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në  Vlerëson dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia dhe përmirëson sistemin e integruar të monitorimit për të tre rrjetet (hidrologjik, meteorologjik dhe strukturat dhe asetet e IGJEO si sizmik), me qëllim rritjen e aftësisë ripërtëritëse dhe qëndrueshmërisë së tyre. edhe nevojat për rehabilitimin e  Siguron në mënyrë të vazhdueshme informacionet dhe njohuritë për rreziqet natyrore, të cilat do të shërbejnë për hartimin dhe rishikimin e sistemeve të monitorimit. dokumenteve të vlerësimit të riskut të fatkeqësive dhe të planeve të emergjencave civile. Emri i M/A/I Universiteti Tiranës – Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos në dispozicion të fazës së  Nëpërmjet skuadrave të emergjencës, IFBZ-ja do të mbështesë instalimet ku ka ndodhur emergjenca për zbutjen e pasojave të aksidentit dhe kthimin 132 rimëkëmbjes kapacitetet dhe aftësitë në gjendjen normale. e IFBZ.  Kryen një proces analize për marrjen e reagimeve për mësimet e nxjerra nga emergjenca reale.  Kryen analizën e përgjigjes ndaj emergjencës me qëllim përmirësimin në të ardhmen. Emri i M/A/I Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e  Koordinohet me MIE për vlerësimin e ndotjes dhe masat e nevojshme për të trajtuar kontaminimin. MIE në dispozicion të operacioneve  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel qendror dhe në nivel vendor. të fazës së rimëkëmbjes.  Vlerëson ndikimet në mjedis, pyje dhe kullota dhe sektorin e turizmit.  Jep udhëzime për riparimet  Ndihmon në ofrimin e mbështetjes për operacionet afatshkurtra dhe afatmesme të strehimit duke përdorur objektet turistike dhe ambientet hoteliere. afatshkurtra dhe afatmesme të  Jep udhëzime për riparimet afatshkurtra dhe afatmesme të nevojshme për monitorimin e cilësisë së ujërave, për të rimëkëmbur mjedisin, pyjet dhe nevojshme për monitorimin e cilësisë kullotat dhe sektorin e turizmit. së ujërave, për të rimëkëmbur mjedisin, pyjet dhe kullotat dhe sektorin e turizmit. Emri i M/A/I Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) Roli kryesor Përgjegjësitë  Krijon kushtet e duhura për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave dhe regjimit doganor për mallrat, materialet, grupet, individët dhe pajisjet e  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e tyre, kur ka prova se mbërritja e tyre është në mbështetje të aktiviteteve të rimëkëmbjes. MFE në dispozicion të operacioneve  Lehtëson heqjen e barrierave doganore ose tatimore që mund të lehtësojnë ose rrisin efikasitetin e aktiviteteve të rimëkëmbjes. të fazës së rimëkëmbjes.  Parashikon dhe ndërhyn në buxhetin e planifikuar vjetor për të vënë në dispozicion fondet në mbështetje të aktiviteteve të rimëkëmbjes.  Parashikon, ndërhyn dhe modifikon  Harton dhe modifikon buxhetin vjetor për zbatimin e shpejtë të investimeve bazë, me qëllim kthimin në normalitet të veprimtarisë njerëzore. buxhetin e planifikuar vjetor për të  Miraton masa specifike që mundësojnë bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Shqipërisë për të garantuar stabilitetin e inflacionit dhe për të vënë në dispozicion fondet në shmangur kolapset e mundshme financiare. mbështetje të aktiviteteve të  Rishikon dhe identifikon nevojat dhe prioritetet e objekteve dhe infrastrukturave publike të dëmtuara dhe identifikon fondet kombëtare të rimëkëmbjes. disponueshme për mbështetje.  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë  Koordinohet me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të marrë fonde nga donatorë të huaj. për të “rindërtuar ekonomi më të  Vendos masa mbështetëse për riaktivizimin e kompanive private të dëmtuara gjatë të gjithë fazës së rimëkëmbjes. forta” për komunitetet e prekura.  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar ekonomi më të forta” për komunitetet e prekura.  Identifikon dhe përfshin individë të papunë në punët publike gjatë rimëkëmbjes. Emri i M/A/I Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) Roli kryesor Përgjegjësitë Mbështet veprimtaritë e ndryshme të  Kryen në koordinim me MM dhe sipas rastit, edhe me ministritë e tjera kërkesa të specifikuara për nevojat për asistencë ndërkombëtare për fazës së rimëkëmbjes të lidhura me rimëkëmbjen. fushën e përgjegjësisë shtetërore të  Koordinohet dhe mbështet Ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen civile për përmbushjen e kërkesave për raportet periodike të progresit që mund të 133 MEPJ. kërkohen nga qendrat e koordinimit, të cilat mbështesin asistencën ndërkombëtare gjatë procesit të rimëkëmbjes afatshkurtër dhe afatmesme. Emri i M/A/I Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Roli kryesor Përgjegjësitë Menaxhon vlerësimin e dëmeve të  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë në degët territoriale (IEVP-të). shkaktuara nga fatkeqësitë sikurse  Jep udhëzime për veprimet afatshkurtra për të mbrojtur dhe riparuar objektet e dëmtuara të IEVP-ve. riparimin dhe vazhdimin e veprimtarisë  Prioritizon projektet afatmesme të riparimit dhe restaurimit të IEVP-ve. dhe funksionimin normal të IEVP-ve. Emri i M/A/I Ministria e Kulturës (MK) Roli kryesor Përgjegjësitë  Vendos kapacitetet dhe aftësitë e MK  Merr pjesë në vlerësimet e dëmeve në nivel qendror dhe në nivel vendor. në dispozicion të operacioneve të  Vlerëson ndikimet në zonat dhe burimet kulturore dhe historike. fazës së rimëkëmbjes.  Jep udhëzime për masat emergjente afatshkurtra që kanë si qëllim ruajtjen e zonave dhe burimeve kulturore dhe historike, në bashkëpunim me  Vlerëson ndikimet e fatkeqësisë në Institutin e Ndërtimit. zonat dhe burimet kulturore dhe  Zhvillon strategji për rehabilitimin dhe restaurimin e zonave dhe burimeve kulturore dhe historike. historike si edhe realizon planifikimin  Angazhohet në digjitalizimin e muzeve të prekur, me qëllim mbrojtjen e dokumenteve historike për të ardhmen. dhe zbatimin e rimëkëmbjes sipas  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar zona dhe burime kulturore dhe historike më të forta”, për aq sa është e mundur. parimit “rindërto zona dhe burime kulturore dhe historike më të forta”. Emri i M/A/I Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) Roli kryesor Përgjegjësitë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve AMBU, së bashku me organet e tjera të menaxhimit dhe administrimit të burimeve ujore, në bashkëpunim me strukturat dhe organet e qeverisjes Ujore (AMBU), institucioni përgjegjës vendore, janë përgjegjëse për parandalimin, përballimin dhe për rehabilitimin e gjendjes së shkaktuar nga përmbytjet. për menaxhimin e integruar të  Kryen vlerësimin e infrastrukturës në pronësi dhe përdorim të Agjencisë. burimeve ujore në Republikën e  Koordinohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas nevojës, lidhur me riparimet e përkohshme emergjente të infrastrukturës në pronësi Shqipërisë si dhe përgjegjëse për dhe përdorim të AMBU. hartimin dhe zbatimin e Planeve të  Koordinohet me inxhinierë dhe ekspertë nga Agjencia, MIE dhe MSHMS, sipas rastit, për të identifikuar riparimet afatmesme të nevojshme për të Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet rivendosur funksionimin e infrastrukturës kritike të AMBU. për basenet ujore, referuar legjislacionit  Merr pjesë në planifikimin afatgjatë për të “rindërtuar infrastruktura më të forta” në pronësi të AMBU. në fuqi. Emri i M/A/I Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë KKSH-ja është organizatë mbështetëse  Organizon aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese për komunitetet për të mbështetur zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë shëndetin publik, çështjet për ndërgjegjësimin dhe rimëkëmbjen mjedisore dhe temat e tjera të lidhura me rimëkëmbjen nga fatkeqësitë. nga fatkeqësitë.  Ofron mbështetjen për familjet më të prekura për një periudhë deri në një vit, duke përfshirë mbështetje me ndihma materiale, ndihmë psikosociale dhe promocionin për shëndetin dhe higjienën. 134 Emri i M/A/I Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile (QVEC) Roli kryesor Kapacitetet dhe aftësitë QVEC është një OJF me kapacitete  Mbështet me ekipe të pajisura në operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënoja, në evakuimin dhe shpëtimin në rast përmbytje, në shuarjen e zjarreve në dhe aftësi të ndryshme për pyje, në qendrat e banuara dhe objekte industriale. rimëkëmbjen.  Mbështet në ribashkimet familjare.  Mbështet autoritetet vendore në dhënien e ndihmës sociale dhe mbështetjen psikosociale, si dhe zvogëlimin e panikut.  Përgatit kërkesën për asistencë ndërkombëtare nga partnerët e huaj me të cilët QVEC ka binjakëzim dhe bashkëpunim. 135

  166. 5.3 Organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe jofitimprurese OJF-të janë organizata vullnetare, të besimit/fetare, komunitare ose organizata filantropike që koordinojnë dhe bashkëpunojnë për të ndihmuar në përgjigjen dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësitë. Mbështetja e OJF-ve ofrohet përmes një game të gjerë organizatash, duke filluar nga organizatat e vogla komunitare deri te donatorët e mëdhenj ndërkombëtarë. OJF-të luajnë një rol madhor në të gjitha fazat e një fatkeqësie përmes advokimit, asistencës teknike të ekspertëve, ngritjes së kapaciteteve, financimit dhe burimeve të tjera. - OJF-të mund të përfshijnë: - Organizatat e besimit/fetare. - Organizatat komunitare. - Organizatat e kontrollit, mirëqenies ose shpëtimit të kafshëve - Organizatat e biznesit. - Organizatat mjedisore. - Organizatat kulturore. - Organizatat profesionale. - Organizatat e kërkimeve universitare dhe akademike. Sektori privat Sektori privat luan një rol kritik në rritjen e besimit të publikut në përpjekjet për rimëkëmbje menjëherë pas një fatkeqësie. Kur bizneset dhe industria lokale janë funksionale, komuniteti rimëkëmbet më me shpejtësi duke ruajtur vendet e punës, mallrat dhe shërbimet, si dhe aksesin në infrastrukturën private. Shpeshherë, infrastruktura kritike, si uji, gazi dhe energjia elektrike, menaxhohet pjesërisht ose plotësisht nga ndërmarrjet private. Është thelbësore që ministritë dhe institucionet qendrore, duke përfshirë AKMC-në, të ruajnë komunikimin dhe koordinimin me këta subjekte private dhe t’i asistojnë në procesin e rimëkëmbjes, në nivelin maksimal që e lejon ligji. Një aspekt shumë i rëndësishëm i aftësisë ripërtëritëse të sektorit privat është ruajtja e vazhdimësisë së tyre, krahas të gjithë sektorëve qeveritarë, në mënyrë sa më praktike dhe të sigurt që të jetë e mundur, ndërkohë që përgatiten për të përballuar dhe për t’u rimëkëmbur nga ndikimet e goditjeve dhe rreziqeve. Për këtë nevojitet një SMVV e cila është shpjeguar në seksionin 3.7. “Vazhdimësia e veprimtarisë dhe shërbimeve”. Individët dhe familjet dhe ekonomitë familjare Individët dhe familjet kanë një rol kyç jo vetëm në rimëkëmbjen e tyre, por edhe në rimëkëmbjen e komunitetit. Një nga veprimet kryesore që mund të ndërmarrin individët dhe familjet për të lehtësuar rimëkëmbjen është të zhvillojnë një plan dhe paketë për fatkeqësitë. Duke përgatitur anëtarët e familjes rreth hapave që duhen marrë përpara, gjatë dhe pas një fatkeqësie, si dhe duke i nxitur ata që të grumbullojnë rezerva të ujit, ushqimit, baterive dhe produkteve të tjera, individët mund të zvogëlojnë ndikimin e fatkeqësive të mundshme në familjet e tyre, çka zvogëlon gjithashtu ndikimin në komunitetet e tyre. Planifikimi dhe gatishmëria para fatkeqësisë duhet të fokusohet në “përgatitjen për t’u rimëkëmbur” ose në përgatitjen e individëve rreth asaj që do të nevojitet pas një fatkeqësie. Kjo duhet të përfshijë evakuimin, strehimet e emergjencës ose kalimin e periudhave të gjata në shtëpitë e tyre me akses të kufizuar ose pa akses në produktet dhe shërbimet thelbësore. Dhënia e mesazheve për publikun pas një fatkeqësie duhet të fokusohet te siguria dhe fuqizimi i veprimeve individuale për të mbështetur rimëkëmbjen e komunitetit. Planifikuesit e emergjencave duhet të pranojnë faktin se segmente të caktuara të popullsisë/grupe më të cenueshme vuajnë në mënyrë joproporcionale gjatë fatkeqësive. Këto grupe përfshijnë familje të pafavorizuara financiarisht, komunitete të margjinalizuara dhe të përjashtuara nga shoqëria, duke përfshirë minoritetet dhe anëtarët e komunitetit LGBTQI+, gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Asistenca ndërkombëtare 136 Përmasa e një fatkeqësie dhe kompleksiteti i rimëkëmbjes së saj mund të kërkojnë asistencën e organizatave ose donatorëve ndërkombëtarë. Koordinimi i asistencës ndërkombëtare në fazën e rimëkëmbjes (duke supozuar se gjendja e fatkeqësisë natyrore ka përfunduar), duke përfshirë përgatitjen e kërkesës së specifikuar për nevojat për asistencë ndërkombëtare, është përgjegjësi e KMC ose e Ministrisë përgjegjëse për Mbrojtjen Civile, në koordinim me MEPJ dhe, sipas rastit, edhe me ministritë e tjera. Në Republikën e Shqipërisë janë në fuqi një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ndërinstitucionale, në kuptim të Ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në fushën e mbrojtjes civile të cilat jepen të detajuara në shtojcat e këtij dokumenti. Ministria përgjegjëse për Mbrojtjen Civile në koordinim me MEPJ do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e raporteve periodike të progresit për qendrat e koordinimit, përkatësisht EERCC dhe EADRCC, të cilat mund të mbështesin asistencën ndërkombëtare gjatë procesit të rimëkëmbjes. MEPJ do të punojë gjithashtu me AKMC-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, sipas nevojës, për të garantuar se burimeve ndërkombëtare u jepet mbështetja e duhur për të operuar në Shqipëri. Seksioni 6 Trajnimi dhe zhvillimi 6. Trajnimi dhe zhvillimi

  167. 6.1 Përmbledhje Trajnimi dhe zhvillimi janë koncepte tejet të gjera dhe një nga aspektet më të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë janë specifikat e tyre. Trajnimi mund të realizohet në nivel personal, profesional dhe akademik, si dhe në ekipe, departamente dhe agjenci. Trajnimi dhe zhvillimi në partneritet inkurajohet fort dhe zakonisht është efikas nga pikëpamja e kostos. Kur merret në konsideratë një plan disavjeçar i trajnimeve dhe ushtrimeve, duhet të identifikohet një institucion i qartë përgjegjës, i cili për Shqipërinë do të jetë AKMC-ja. Qëllimi i Planit disavjeçar të trajnimeve dhe ushtrimeve (PDTU) është të ofrojnë një dokument udhëzues/PSV për t’u zbatuar nga AKMC-ja. Ky plan është një dokument në ndryshim të vazhdueshëm, i cili do të përditësohet dhe përpunohet çdo vit. Plani disavjeçar i trajnimeve dhe ushtrimeve ofron një udhërrëfyes për t’u ndjekur nga AKMC-ja dhe agjencitë partnere për realizimin e prioriteteve të parashikuara në ligjin nr. 45/2019. Gjithashtu, plani përcakton identifikimin e aftësive kryesore të synuara, të lidhura me prioritetet, si dhe trajnimet dhe ushtrimet që do të ndihmojnë agjencitë t’i përftojnë ose validojnë këto aftësi. Plani disavjeçar i trajnimeve dhe ushtrimeve përfshin modelin e kalendarit të trajnimeve dhe ushtrimeve, i cili parashikon aktivitetet e propozuara. Ai përfaqëson zhvillimin natyral të trajnimeve dhe ushtrimeve që duhet të realizohen në përputhje me qasjen e “shtyllave kryesore”.

  168. 6.1.1 Koordinimi AKMC është përgjegjëse sipas ligjit nr. 45/2019, për trajnimet dhe ushtrimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen civile. AKMC-ja përgatit programin e trajnimit të strukturave të mbrojtjes civile, në nivel qendror dhe vendor28. 28 Programi i trajnimit në fuqi është miratuar me urdhër nr. 446, datë 29.3.2023, të ministrit të Mbrojtjes, “Për miratimin e ‘Programit të trajnimit për mbrojtjen civile për strukturat shtetërore, subjektet private dhe vullnetarët’”. 137

  169. 6.1.2 Cikli i zhvillimit Bazuar në statusin aktual të AKMC-së dhe të partnerëve të saj strategjikë, PDTU duhet të zhvillohet nga ana funksionale dhe të bazohet në objektiva SMART (specifikë, të matshëm, të arritshëm, realistë dhe të bazuara në kohë ose sipas tipit të tyre). Evidencat janë dhënë nga dokumenti i Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror dhe nga Raporti i Vlerësimit të Kapaciteteve të Sistemit të Menaxhimit të Riskut nga Fatkeqësitë. Agjencitë janë në dijeni të kohëzgjatjes aktuale të trajnimit në lidhje me fazat e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj emergjencave. Njohja është elementi kyç në koordinimin e treguesve bazë të kapacitetit dhe aftësisë së strukturave operacionale dhe të institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile.

  170. 6.2 Planifikimi kombëtar Për të garantuar një zbatim realist, ndarja gjeo-administrative mundëson që AKMC-ja të zbatojë një plan vjetor të trajnimeve, ushtrimeve dhe stërvitjeve. Duhet t’i kushtohet vëmendje shpeshtësisë së rrezikut, vlerësimeve të riskut, emergjencave të përsëritura dhe mbi të gjitha, zhvillimit profesional të stafit. Ushtrimet

  171. 6.2.1 Ushtrimet e bazuara në diskutime Ushtrimet e bazuara në diskutime përdoren zakonisht si pikënisje në qasjen e shtyllave kryesore, për ciklin, grupin dhe gamën e ushtrimeve. Ushtrimet e bazuara në diskutime përfshijnë: - Seminaret. - Punëtoritë (workshopet). - Ushtrimet në tavolinë (Table Top Exercise/TTX). - Lojërat. Zakonisht, këto lloje ushtrimesh e vënë theksin te planet, politikat, marrëveshjet për ndihmë të ndërsjellë (MNN) dhe procedurat ekzistuese. Për rrjedhojë, ato janë instrumente të jashtëzakonshme për të familjarizuar institucionet, strukturat dhe stafin me aftësitë aktuale ose të parashikuara sipas juridiksionit. Ushtrimet e bazuara në diskutime fokusohen zakonisht në çështjet e orientuara drejt politikave strategjike ndërsa ushtrimet e bazuara në operacione fokusohen më tepër në çështjet e lidhura me përgjigjen taktike. Zakonisht, moderatorët dhe/ose prezantuesit udhëheqin diskutimin dhe mbajnë pjesëmarrësit në rrugën e duhur, duke përmbushur njëkohësisht edhe objektivat e ushtrimit.

  172. 6.2.2 Seminaret Në përgjithësi, seminaret përdoren për të orientuar pjesëmarrësit ose për të ofruar një përmbledhje të autoriteteve, strategjive, planeve, politikave, procedurave, protokolleve, burimeve të përgjigjes apo të koncepteve dhe ideve. Seminaret ofrojnë një pikënisje të mirë për juridiksionet që po zhvillojnë ose që po bëjnë ndryshime madhore në planet dhe procedurat e tyre. Ato kanë karakteristikat në vijim: - Diskutime joformale të udhëhequra nga drejtuesi i seminarit. - Falë portretizimit të ngjarjeve në kohë reale, nuk kufizohen në kohë. - Mjedis me nivel të ulët stresi ku përdoren një sërë teknikash udhëzuese, si leksionet, prezantimet në multi-media, diskutimet në panele, diskutimet e rasteve studimore, dëshmitë e ekspertëve dhe instrumentet e mbështetjes së vendimeve. - Efikasitet i faktuar përmes grupeve të vogla dhe të mëdha.

  173. 6.2.3 Punëtoritë (workshopet) Punëtoritë përfaqësojnë nivelin e dytë të ushtrimeve në qasjen e shtyllave kryesore. Edhe pse janë të ngjashme me seminaret, punëtoritë ndryshojnë në dy aspekte të rëndësishme: ndërveprimi i pjesëmarrësve është më i lartë dhe fokusi është në arritjen apo zhvillimin e një produkti (si p.sh. të një plani apo politike). Punëtoritë mundësojnë një forum ideal për aspektet në vijim: 138 - Krijimin e ekipeve. - Mbledhjen ose ndarjen e informacionit. - Arritjen e konsensusit. - Marrjen e perspektivave të reja ose të ndryshme. - Zgjidhjen e problemeve të çështjeve komplekse. - Testimin e ideve, proceseve ose procedurave të reja. - Trajnimin e grupeve në aktivitete të koordinuara. - Krahas zhvillimit të ushtrimeve, punëtoritë janë më të dobishme në arritjen e aspekteve të caktuara të projektimit të ushtrimeve, të tilla si: - Përcaktimi i elementeve të vlerësimit dhe standardeve të performancës. - Përcaktimi i objektivave të programit apo ushtrimit. - Zhvillimi i skenarit të ushtrimit dhe renditja e ngjarjeve kyçe. Një punëtori mund të përdoret për të hartuar procedura të reja standarde të veprimit (PSV), Planet për Emergjencat Civile, marrëveshjet për ndihmë të ndërsjellë (MNN), Planet disavjeçare të ushtrimeve dhe Planet e Përmirësimit (PM). Për të qenë efektive, punëtoritë duhet të fokusohen te një çështje specifike, si dhe duhet të përcaktohet qartë rezultati ose objektivi i dëshiruar. Ekzistojnë një sërë temash dhe objektivash të mundshme, të cilat janë me rëndësi, por të gjitha punëtoritë karakterizohen nga aspektet e përbashkëta në vijim: - Efikasitet përmes grupeve të vogla dhe të mëdha. - Moderator dhe seanca të punës në grupe. - Objektiva të orientuar drejt një produkti të identifikueshëm. - Informacioni përcillet përmes teknikave të ndryshme udhëzuese. - Falë portretizimit të ngjarjeve në kohë reale, nuk kufizohen në kohë. - Mjedis me nivel të ulët stresi. - Forum që nuk ka si qëllim të përcaktojë fajin. - Diskutime plenare të udhëhequra nga drejtuesi i mbledhjes së punës.

  174. 6.2.4 Ushtrimet në tavolinë (Table Top Exercise - TTX) Ushtrimet simuluese përfshijnë pjesëtarët e stafit të nivelit të lartë, nëpunësit e zgjedhur ose të emëruar, apo pjesëtarët e tjerë kryesorë të stafit në një ambient joformal, për të diskutuar situata të simuluara. Ky lloj ushtrimi ka si synim të nxisë diskutimin rreth çështjeve të ndryshme lidhur me një situatë hipotetike. Ai mund të përdoret për të vlerësuar planet, politikat dhe procedurat ose për të vlerësuar llojet e sistemeve të nevojshme për të drejtuar parandalimin, përgjigjen dhe rimëkëmbjen nga një emergjencë e caktuar. Zakonisht, ushtrimet simuluese synojnë të lehtësojnë të kuptuarit e koncepteve, identifikimin e pikave të forta dhe mangësive dhe/ose ndryshimin e sjelljes. Pjesëmarrësit nxiten që të diskutojnë çështjet në detaje dhe të zhvillojnë vendime përmes zgjidhjes së problemeve me një ritëm të ngadaltë dhe jo përmes vendimmarrjes së shpejtë dhe spontane që ndodh në kushtet e emergjencave reale ose të simuluara. Ndryshe nga ushtrimet e bazuara në operacione dhe lojërat, të cilat kanë një shtrirje dhe kosto më të lartë, ushtrimet në tavolinë mund të jenë instrumente efektive nga pikëpamja e kostos kur përdoren së bashku me ushtrime më komplekse. Efikasiteti i TTX-ve varet nga përfshirja energjike e pjesëmarrësve, si dhe nga vlerësimi i tyre lidhur me rishikimet e rekomanduara në politikat, procedurat dhe planet aktuale. Metodat e ushtrimeve në tavolinë ndahen në dy kategori: bazë dhe të avancuara. Në një TTX bazë, vendngjarja e përcaktuar nga materialet e skenarit mbetet konstante. Kjo metodë përshkruan një ngjarje apo incident të lidhur me një emergjencë dhe i sjell pjesëmarrësit e diskutimit deri në momentin aktual të simuluar. Aktorët përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre për të zgjidhur një listë problemesh të paraqitura nga moderatori. Problemet diskutohen në grup dhe zakonisht bihet dakord për një zgjidhje, e cila më pas prezantohet në mënyrë të përmbledhur nga drejtuesi. Në një TTX të avancuar, loja fokusohet në dhënien e mesazheve të caktuara për aktorët, të cilat ndryshojnë skenarin origjinal. Moderatori i ushtrimit zakonisht i prezanton problemet një e nga një, në formën e një mesazhi të shkruar, telefonatave të simuluara, videove 139 ose formave të tjera. Pjesëmarrësit diskutojnë çështjet e ngritura nga problemi, duke përdorur planet dhe procedurat e përshtatshme. Karakteristikat e ushtrimeve në tavolinë mund të përfshijnë: - Arritjen e objektivave të kufizuara ose specifike. - Vlerësimin e koordinimit ndërinstitucional. - Realizimin e një rasti të caktuar studimor. - Shqyrtimin e kontingjencave të stafit. - Familjarizimin e nëpunësve të lartë me një situatë. - Pjesëmarrjen në ndarjen e informacionit. - Praktikimin e zgjidhjes së problemeve në grup. - Testimin e interpretimit të mesazheve në grup.

  175. 6.2.5 Stërvitjet e bazuara në operacione Stërvitjet e bazuara në operacione përdoren për të validuar planet, politikat, marrëveshjet dhe procedurat e konkretizuara në ushtrimet e bazuara në diskutime. Stërvitjet e bazuara në operacione përfshijnë: - Stërvitjet e specialitetit (Drills). - Stërvitje funksionale (FE). - Stërvitje në shkallë të gjerë (FSX). Ato mund të qartësojnë rolet dhe përgjegjësitë, të identifikojnë mangësitë në burimet e nevojshme për zbatimin e planeve dhe procedurave, si dhe të përmirësojnë performancën individuale dhe në ekip. Ushtrimet e bazuara në operacione karakterizohen nga përgjigja reale, mobilizimi i aparaturave dhe burimeve, si dhe nga angazhimi i stafit, zakonisht në periudha të gjata kohore.

  176. 6.2.6 Stërvitjet e specialitetit (drills) Një stërvitje specialiteti është një aktivitet i koordinuar dhe i mbikëqyrur, i cili në përgjithësi përdoret për të testuar një operacion ose funksion të caktuar në një agjenci të vetme. Zakonisht, stërvitjet e specialitetit përdoren për të dhënë trajnime rreth pajisjeve të reja, për të zhvilluar ose testuar politikat ose procedurat e reja, apo për të praktikuar dhe ruajtur aftësitë aktuale. Karakteristikat tipike përfshijnë: - Një fokus të ngushtë, i cili matet në përputhje me standardet e përcaktuara. - Komente të menjëhershme. - Performancë të izoluar. - Mjedis realist.

  177. 6.2.7 Stërvitjet funksionale (Functional Exercise - FE) Stërvitjet funksionale janë projektuar për të testuar dhe vlerësuar aftësi individuale, një sërë funksionesh apo aktivitetesh brenda një funksioni, ose grupeve të pavarura të funksioneve. Në përgjithësi, stërvitjet funksionale fokusohen në testimin e planeve, politikave, procedurave, si dhe stafin e drejtimit dhe kontrollit të Sistemit të Menaxhimit të Emergjencave Civile. Në përgjithësi, incidentet projektohen përmes një skenari të stërvitjes, i cili përmban përditësime të ngjarjeve që nxisin aktivitetin në nivel drejtues. Simulohet lëvizja e stafit dhe pajisjeve. Objektivi i stërvitjeve funksionale është të ekzekutojë plane dhe procedura specifike, si dhe të zbatojë politikat, planet dhe procedurat e krijuara, në kushtet e emergjencës, brenda ekipeve të caktuara funksionale ose nga ekipe të caktuara funksionale. Një stërvitje funksionale simulon realitetin e operacioneve në një hapësirë funksionale duke prezantuar probleme komplekse dhe realiste që kërkojnë përgjigje të shpejta dhe efektive nga stafi i trajnuar, në një mjedis tejet stresues. Karakteristikat e një stërvitje funksionale përfshijnë: - Vlerësimin e QOEC-ve, zyrave qendrore dhe stafit. - Vlerësimin e funksioneve. - Shqyrtimin e marrëdhënieve ndërmjet juridiksioneve. - Matjen e përshtatshmërisë së burimeve. - Fuqizimin e politikave dhe procedurave të krijuara. 140

  178. 6.2.8 Stërvitjet në shkallë të gjerë (Full Scale Exercise - FSX) Këto janë stërvitje ndërinstitucionale, të cilat përfshijnë shumë juridiksione dhe të cilat testojnë shumë aspekte të përgjigjes dhe rimëkëmbjes nga emergjencat. Ato përfshijnë shumë struktura operacionale që operojnë nën Drejtuesin e Operacionit për t’iu përgjigjur dhe për t’u rimëkëmbur me efektivitet dhe efikasitet nga një emergjencë. Një FSX fokusohet në zbatimin dhe analizimin e planeve, politikave dhe procedurave të zhvilluara gjatë ushtrimeve të bazuara në diskutime dhe të rafinuara në ushtrimet e mëparshme dhe më të vogla të bazuara në operacione. Ngjarjet projektohen përmes një skenari të shkruar të stërvitjes, me fleksibilitet për të mundësuar përditësime që nxisin aktivitetet. Ajo realizohet në kohë reale dhe në një mjedis stresues që i ngjason shumë një emergjence reale. Strukturat operacionale dhe burimet mobilizohen dhe alokohen në vendngjarjen ku ndërmerren veprimet, njësoj sikur të kishte ndodhur një emergjencë reale (me përjashtime të vogla). FSX simulon realitetin e operacioneve në disa hapësira funksionale ose gjeografike duke prezantuar probleme komplekse dhe realiste që kërkojnë një qasje të të menduarit kritik, zgjidhje të shpejtë të problemeve, si dhe përgjigje efektive nga stafi i trajnuar, në një mjedis tejet stresues. Subjektet e tjera të cilat nuk përfshihen në stërvitje, por që do të përfshiheshin në një emergjencë reale, duhet të udhëzohen që të mos përgjigjen. Një FSX ofron një mundësi për të ekzekutuar planet, procedurat dhe PSV-të në përgjigje të një emergjence të simuluar, në një mjedis tejet stresues. Karakteristikat e zakonshme të një FSX përfshijnë: -Aktivizimin e stafit dhe pajisjeve. -Alokimin e burimeve dhe stafit. -Analizimin e memorandumeve të mirëkuptimit (MM), PSV-ve, planeve, politikave dhe procedurave. - Vlerësimin e kapaciteteve të pajisjeve. - Vlerësimin e bashkëpunimit ndërmjet juridiksioneve. - Vlerësimin e performancës organizative dhe individuale. - Demonstrimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. - Përdorimin në praktikë të sistemeve të informimit të publikut. - Testimin e sistemeve dhe procedurave të komunikimit. Niveli i mbështetjes që nevojitet për të realizuar një FSX është më i lartë se ai që nevojitet për lloje të tjera stërvitjesh. Zakonisht, vendndodhja e stërvitjes ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe logjistikë komplekse. Pjesëmarrësit dhe vullnetarët duhet të furnizohen me ujë dhe ushqim. Duhet të monitorohen çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me përdorimin e objekteve dhe efekteve speciale.

  179. 6.3 Zhvillimi personal Në vijim jepen disa faqe interneti me informacion për rritjen e njohurive dhe të kapaciteteve si për ekspertët që janë të angazhuar me sistemin e mbrojtjes civile në nivel qendror ose lokal ashtu edhe për grupet e tjera të interesit. -Akademia e Lidershipit Humanitar https://www.humanitarianleadershipacademy.org/new-online-course-disaster- risk-reduction- management/ - Kampusi i hapur i mësimit i Bankës Botërore https://olc.worldbank.org/search?search_api_views_fulltext=disaster - Mësimi i hapur i Organizatës Botërore të Shëndetësisë https://openwho.org/courses?q=emergency - Kurset online të Iniciativës Humanitare të Universitetit të Harvardit https://hhi.harvard.edu/online-education - Kurset online të Institutit të Menaxhimit të Emergjencave në SHBA (nevojitet adresa postare në SHBA) https://training.fema.gov/is/ 141 - Burimet e planifikimit të emergjencave në Mbretërinë e Bashkuar https://www.epcresilience.com/insight - Disaster Ready (Online learning) www.disasterready.org - Prevention Web https://www.preventionweb.net/community/academic-programmes https://www.preventionweb.net/community/training https://www.undrr.org/event-type/training?node_type&page=%2C%2C%2C%2C%2C%2C %2C%2C%2C%2C%2C1 - Bashkimi Evropian https://civil-protection-knowledge-network.europa.eu/system/files/2021-12/UCPM- Training-Programme-Factsheet_final.pdf https://ec.europa.eu/echo/files/civil_protection/civil/prote/pdfdocs/Training %20brochure.pdf 7. Mirëmbajtja e planit PKEC është një dokument në ndryshim të vazhdueshëm dhe do të rishikohet rregullisht për të vlerësuar përputhshmërinë e tij me legjislacionin dhe politikat ekzistuese dhe ato të reja, me kushtet në zhvillim, si dhe me përvojën e fituar nga përdorimi i tij. Rishikimet për të vlerësuar efektivitetin e PKEC-së do të kryhen së paku një herë në 3 vjet. AKMC-ja do të koordinojë dhe mbikëqyrë procesin e rishikimit dhe mirëmbajtjes së PKEC- së. Procesi i rishikimit përfshin zhvillimin ose përditësimin e dokumenteve të nevojshme për realizimin e shërbimeve kritike. Përditësimet e konsiderueshme të PKEC-së do të shqyrtohen dhe miratohen përmes procesit të rishikimit ndërinstitucional. PKEC-ja do të rishikohet në mënyrë që: I. Të garantojë se vazhdon të përputhet me kontekstin e ZRF dhe MC në vend dhe mbështet siç duhet të katër fazat e menaxhimit të emergjencave civile. II. Të garantojë se merr në konsideratë në mënyrë të përshtatshme organizimin e ministrive, institucioneve, agjencive dhe strukturave përgjegjëse në të tre nivelet e sistemit të MC në vend. III. Të përditësohen proceset bazuar në ndryshimet e risqeve dhe elementëve përbërës të tyre duke marrë parasysh edhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. IV. Të përfshijë reflektimet nga mësimet e nxjerra dhe praktikat efektive nga operacionet e përditshme, ushtrimet dhe fatkeqësitë reale. V. Të reflektohet Vlerësimi i Riskut në nivel qendror, Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe ecuria e përpjekjeve kombëtare për zvogëlimin e riskut. VI. Të reflektohen ndryshimet në sistemin e paralajmërimit të hershëm dhe të tjera zhvillime relevante në nivelin teknik dhe shkencor. VII. Të përshtatet me ndryshimet ligjore dhe të politikave në fushën e ZRF dhe MC por edhe në legjislacionin dhe politikat e tjera sektoriale dhe ndërsektoriale të lidhura dhe me ndikim në to. VIII. Të përshtatet me ndryshimet organizative të të gjithë sektorëve të tjerë me ndikim në ZRF dhe MC. IX. Të përshtatet me ndryshimet në politikat dhe praktikat e lidhura me fushën e ZRF dhe MC në nivelin ndërkombëtar. X. Të përditësohet me ndryshimet në ndarjen administrativo-territoriale të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë. Gjatë rishikimit të zbatimit të PKEC-së, AKMC-ja do të marrë në konsideratë praktikat efektive dhe mësimet e nxjerra nga ushtrimet, stërvitjet dhe fatkeqësitë, si dhe proceset dhe teknologjitë e reja. Praktikat efektive përshijnë planifikimin e vazhdimësisë, i cili garanton vazhdimësinë e zbatimit të masave që përmban PKEC-ja, pavarësisht rrezikut. Proceset dhe teknologjitë e reja duhet t’i mundësojnë Shqipërisë që të përshtatet në mënyrë efikase ndaj risqeve në zhvillim dhe të përdorë të dhënat në lidhje me vendndodhjen, kontekstin dhe ndërvarësitë për të lejuar një koordinim efektiv në të gjitha nivelet e përgjigjes. 142 8. Shtojcat ANEKSI A: Rreziqet dhe risqet në Shqipëri. Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e emergjencave civile A.1. Tërmetet A.1.1. Risku nga tërmetet Shqipëria është një vend sizmikisht aktiv. Shumica e tërmeteve që ndodhin në vend konsiderohen tërmete mikro (1,0 < M ≤ 3,0), të vogla (3,0 < M ≤ 5,0) ose mesatare (5,0 < M ≤ 7,0), ndërsa ngjarjet e tërmeteve të mëdha (M > 7,0) kanë qenë të rralla gjatë 100 viteve të fundit. Megjithatë, faktorët kryesorë të riskut për Shqipërinë nuk janë madhësia e tërmeteve. Në fakt, faktorët e riskut përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimin e objekteve në mënyrë të jashtëligjshme ose të parregulluar. Gjithashtu, ka munguar përforcimi i duhur i ndërtesave, duke përfshirë këtu monumentet e kulturës dhe veprave infrastrukturore, të dëmtuara nga tërmetet pararendës në mënyrë që ato të përballojnë ngjarjet sizmike në të ardhmen. Koha kalon dhe shumë nga 362 digat e mëdha (me lartësi mbi 15 metra) në vend kanë mirëmbajtje të kufizuar, çka rrit riskun për popullsinë që ndodhet në rrjedhën e poshtme të digave. Një pjesë e konsiderueshme e pasurive kulturore dhe qendrave historike ndodhen në zona që konsiderohen të cenueshëm ndaj tërmeteve. Rimëkëmbja nga pasojat e një tërmeti ndërlikohet ndjeshëm nga niveli i ulët i sigurimeve dhe aftësia e kufizuar e personave të varfër ekonomikisht. Tërmeti i vitit 2019, me magnitudë të regjistruar prej 6.4 të shkallës Rihter, ishte tërmeti më i fortë në Shqipëri në 40 vitet e fundit. Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur, mbi 913 të plagosur, shkatërrimin apo dëmtimin e rëndë të 11 490 shtëpive ose ndërtesave dhe dëmtime të 83 475 ndërtesave të tjera, si dhe një dëm total të përllogaritur prej 843.9 milionë euro. Nga vlerësimi rezulton se efekti total i fatkeqësisë në 11 bashkitë ishte në 985.1 milionë euro (121.21 miliardë lekë) ndërsa nevojat totale të rimëkëmbjes ishin 1. 076.15 miliardë EUR (132.4 miliardë lekë) 29. IGJEO është përgjegjës për krijimin dhe shpërndarjen në kohë reale të informacionit mbi tërmetet, brenda territorit shqiptar dhe rreth tij, ngritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të arkivit kombëtare përkatëse, ndërmarrjen e studimeve specifike dhe përgjithësuese. Gjithashtu, është përgjegjës për vlerësimin e rrezikut sizmik në nivel qendror dhe mbështet në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për menaxhimin e Riskut Sizmik, me anë të aktiviteteve operacionale dhe kërkimore-shkencore në kuadër të parapërgatitjes, lehtësimit dhe përgjigjes. Monitorimi dhe regjistrimi i aktivitetit sizmik brenda territorit të Shqipërisë dhe rreth saj sikurse shpërndarja e vazhdueshme dhe thuajse në kohë reale e informacionit për ngjarjet sizmike është përgjegjësi e Departamentit të Sizmologjisë në IGJEO. Për qëllimin e vlerësimit të riskut në nivel qendror, skenarët parësor llogaritës të riskut janë mbështetur në vlerat e rrezikut sizmik probabilitar (vlerat e PGA-ve) që prodhojnë hartat e IGJEO për periudha përsëritëse 95 dhe 475 vjet. Tabelat më poshtë janë marrë nga dokumenti i vlerësimit të riskut nga tërmetet në nivel qendror. Tabela 12. Nxitimi PGA i pritshëm (në % të g, g=9.81 cm/s2) sipas periudhave karakteristike të përsëritjes Skenari Burimi Sizmik RP-50 RP-100 RP-200 RP-475 RP-1000 Max Mexp ScE-01 Shkodër 9.8 15.8 23.5 36.0 49.3 6.8 ScE-02 Lezhë 10.5 16.1 22.6 32.0 41.4 6.2 ScE-03 Tirana 8.3 13.1 19.2 29.2 39.0 6.0 ScE-04 Durrës 8.2 16.1 26.6 44.5 65.0 6.8 ScE-05 Berat 10.6 16.1 23.4 35.4 48.8 6.8 29 Albania Post Disaster Needs Assessment. 143 Skenari Burimi Sizmik RP-50 RP-100 RP-200 RP-475 RP-1000 Max Mexp ScE-06 Vlorë 10.8 18.8 28.3 44.5 62.5 6.8 ScE-07 Himarë 9.4 15.1 23.0 35.4 48.7 6.6 ScE-08 Tepelenë 12.5 18.5 26.6 39.8 54.0 6.8 ScE-09 Sarandë 13.0 18.9 26.7 39.7 53.6 6.6 ScE-10 Elbasan 13.9 20.5 29.7 44.5 59.9 6.8 ScE-11 Dibër 17.5 24.4 32.8 47.0 61.6 6.2 ScE-12 Pogradec 11.7 17.9 25.9 39.6 54.4 6.9 ScE-13 Kukës 14.0 20.3 28.2 39.9 52.8 5.7 ScE-14 Leskovik 6.4 9.3 13.4 19.1 25.5 6.3 ScE-15 Petrovac 4.0 6.8 10.8 18.0 26.6 7.2 Tabela 13. Shpërndarja e dëmtimit (L-dëm i lehtë; M-dëm i mesëm; H-dëm i rëndë; C-Shembje) Skenari RP-50 RP-100 RP-200 L M H C L M H C L M H C Shkodër 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 4.10% 0.49% 0.18% 0.01% 4.16% 1.83% 1.08% 0.04% Lezhë 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 1.05% 0.07% 0.02% 0.00% Tiranë 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.50% 0.05% 0.03% 0.00% 7.29% 1.57% 0.93% 0.04% Durrës 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 4.64% 0.41% 0.16% 0.01% 8.04% 3.27% 2.04% 0.08% Berat 0.43% 0.02% 0.01% 0.00% 7.89% 0.61% 0.21% 0.01% 16.53% 3.08% 1.38% 0.04% Vlorë 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 12.65% 1.50% 0.58% 0.02% 16.61% 6.93% 5.39% 0.23% Himarë 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.67% 0.04% 0.02% 0.00% Tepelenë 0.13% 0.01% 0.00% 0.00% 0.70% 0.06% 0.02% 0.00% 1.75% 0.34% 0.17% 0.01% Sarandë 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.00% 0.12% 0.01% 0.00% 0.00% Kukës 0.05% 0.01% 0.00% 0.00% 0.24% 0.06% 0.04% 0.00% 0.40% 0.14% 0.12% 0.01% Dibër 1.45% 0.47% 0.31% 0.02% 1.46% 0.82% 0.82% 0.05% 1.57% 0.89% 1.63% 0.11% Liqeni i 0.59% 0.03% 0.01% 0.00% 3.00% 0.39% 0.15% 0.01% 4.91% 1.31% 0.81% 0.03% Ohrit Elbasan 0.10% 0.01% 0.00% 0.00% 0.64% 0.08% 0.04% 0.00% 1.21% 0.25% 0.16% 0.01% Skenari RP-475 RP-1000 L M H C L M H C Shkodër 3.89% 2.06% 4.08% 0.32% 4.81% 2.00% 6.28% 0.74% Lezhë 2.76% 0.33% 0.13% 0.00% 5.47% 0.97% 0.51% 0.01% Tiranë 8.78% 4.23% 3.78% 0.17% 11.39% 5.23% 7.83% 0.45% Durrës 11.97% 6.09% 10.04% 0.68% 10.67% 6.81% 16.88% 1.27% Berat 28.68% 9.39% 7.94% 0.33% 30.55% 14.25% 20.71% 1.28% Vlorë 24.21% 9.92% 15.53% 1.08% 26.92% 11.63% 29.15% 2.71% Himarë 1.04% 0.26% 0.11% 0.00% 3.11% 0.69% 0.58% 0.02% Tepelenë 5.78% 1.06% 1.00% 0.05% 10.46% 1.87% 2.02% 0.11% Sarandë 0.44% 0.06% 0.02% 0.00% 1.14% 0.22% 0.13% 0.00% Kukës 0.71% 0.23% 0.30% 0.02% 1.13% 0.37% 0.57% 0.03% Dibër 2.69% 0.98% 3.00% 0.31% 5.08% 1.30% 3.88% 0.42% Liqeni i Ohrit 6.97% 2.39% 3.03% 0.19% 11.34% 3.17% 5.69% 0.46% Elbasan 4.34% 0.89% 0.85% 0.03% 11.96% 2.14% 2.08% 0.07% Tabela 14. Kosto ekonomike Skenari RP-50 RP-100 RP-200 RP-475 RP-1000 Shkodër - € 146,812,786 € 439,026,238 € 950,050,092 € 1,369,466,054 Lezhë - - € 26,060,103 € 86,939,150 € 230,693,739 Tiranë - € 21,238,905 € 773,932,443 € 1,918,554,794 € 3,047,153,775 Durrës - € 140,364,515 € 759,139,392 € 2,851,068,199 € 4,484,238,936 Berat € 6,451,081 € 161,008,086 € 691,528,476 € 2,677,475,219 € 5,460,891,265 Vlorë - € 399,646,600 € 1,606,018,250 € 3,696,587,128 € 6,428,665,642 Himarë - - € 5,324,931 € 23,580,608 € 126,376,968 Tepelenë € 3,497,457 € 15,375,382 € 53,631,096 € 225,200,636 € 436,413,048 Sarandë - - € 1,329,416 € 6,956,708 € 23,396,844 Kukës € 1,408,693 € 13,511,185 € 33,992,300 € 80,697,972 € 147,143,314 Dibër € 138,298,026 € 261,198,901 € 395,901,133 € 671,042,922 € 895,461,726 Liqeni i Ohrit € 13,765,612 € 102,374,132 € 334,862,068 € 835,395,756 € 1,398,883,238 Elbasan € 1,765,459 € 20,418,978 € 71,562,828 € 309,856,954 € 993,483,641 144 5 5 4 3 3 2 1 1 1 1 1 1 Fig. 19. Risku i tërmeteve në qarqet e Shqipërisë A.1.2. Karakteristikat kryesore të tërmeteve - Në përgjithësi, tërmetet bien pa paralajmërim, por mund të pasohen nga një seri lëkundjesh të tjera, shtrirja kohore e të cilave mund të zgjatë për orë, ditë ose javë të tëra. - Lëkundjet pasuese (pasgoditjet) janë të një shkalle më të vogël se e para, por mund të shkaktojnë ndikim të madh, veçanërisht tek strukturat që janë dëmtuar tashmë. - Tërmetet godasin nga thellësi të ndryshme dhe kanë kah lëvizjeje horizontal, vertikal ose të kombinuar. - Magnituda e një tërmeti nuk tregon intensitetin (efektin sipërfaqësor) e tij në një vend të caktuar. - Dëmtimet e shkaktuara nga tërmetet varen nga shumë faktorë. Këtu përfshihet në radhë të parë magnituda, thellësia e vatrës, karakteristikat e truallit ku mbështeten objektet, cilësia e strukturave të prekura, intensiteti dhe numri i pasgoditjeve që shoqërojnë goditjen kryesore, efektet dytësore që shfaqen në truall etj. - Numri i viktimave nga tërmetet varet shumë nga aftësia ripërtëritëse e objekteve të ndërtimit ndaj goditjeve sizmike si dhe nga koha lokale në të cilën ndodh goditja. Koha në të cilën ndodh tërmeti, d.m.th.. të qenët ditë ose natë përcakton numrin e njerëzve brenda ose jashtë objekteve në atë çast dhe, si rezultat, përcakton dhe cenueshmërisë ndaj efekteve të shembjes strukturore. - Edhe efektet dytësore mund të çojnë në pasoja serioze. Këtu përfshihen: rrëshqitjet e tokës ose tipa të tjerë të mungesës së qëndrueshmërisë së tokës, dalja në sipërfaqe e thyerjeve tektonike, lëngëzimi i trojeve të shkrifëta të pakonsoliduara, përmbytjet që vijnë si rezultat i strukturave të dëmtuara ujëmbajtëse, shkarkimit të mbetjeve toksike dhe materialeve të rrezikshme nga zonat industriale, dhe valët e baticës të drejtuara nga tërmeti të njohura si cunami. etj. - Shkatërrimi i papritur i një dige kryesore nga goditjet sizmike do të sillte pasoja katastrofike për komunitetet që jetojnë afër saj. A.1.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit Një ngjarje sizmike është e pamundur të parandalohet apo parashikohet, por në zonat me rrezik të lartë mund të merren masa për të kufizuar efektet më negative që lidhen me cenimin e jetës dhe të pasurisë. - Investimet, bashkërendimi dhe fushatat e ndërgjegjësimit të institucioneve dhe të publikut të gjerë kanë si pasojë lehtësimin dhe zvogëlimin e riskut. - Përmirësimet, pranimi dhe zbatimi i kodeve dhe i standardeve të ndërtimit për të përballuar lëkundjet sizmike zvogëlojnë dëmet në njerëz dhe në pasurinë private dhe publike. Masat 145 parandaluese dhe përgatitore zvogëlojnë, gjithashtu, edhe dëmtimet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike, të cilat janë shumë të rëndësishme për fazën e përgjigjes dhe të rimëkëmbjes. - Ndërtimet e reja të objekteve të një rëndësie të veçantë (siç janë spitalet) në zonat e rrezikuara nga goditjet sizmike duhet të bëhen në mënyrë të tillë që ato të përballojnë goditje më të forta sizmike sesa kërkohet nga kodet standarde dhe një gjë e tillë është investim që ia vlen. Ky investim është më i lirë sesa përmirësimi i strukturave ekzistuese. - Sensibilizimi i institucioneve në nivel vendor dhe qendror është i rëndësishëm për të sjellë së bashku aktorët e ndryshëm, për të ndërgjegjësuar dhe për të zhvilluar strategji për zbatimin e eurokodeve. - Objektet e rëndësishme të infrastrukturës kritike dhe publike që paraqesin rrezik, si diga, ura, është e rëndësishme të mirëmbahen të paktën në nivelin e standardeve origjinale duke kërkuar rrugë dhe mënyra për të siguruar kushtet më të larta të mirëmbajtjes tek to, studimet për qëndrueshmërinë e tyre ndaj risqeve, dhe duke bërë edhe përmirësime pa vonesa të strukturave të tyre. Masa të fazës së parandalimit/lehtësimit për tërmetet, gjenden në kapitullin 11 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut nga tërmetet në nivel qendror. A.1.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë - I përgjithësi, në rastet e tërmeteve ose të goditjeve sizmike, paralajmërimi në kohë nuk është i mundur, por mund të bëhen përgatitje të veçanta në zonat e identifikuara si zona me rrezik të lartë sizmik. - Ndërgjegjësimi i publikut për atë çfarë duhet bërë në momentet e para të tërmeteve ose të goditjeve sizmike është shumë i rëndësishëm për shpëtimin e jetës. Për këtë qëllim duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për informimin e publikut dhe institucionet përkatëse. - Duhet të zhvillohet planifikimi i emergjencave civile në nivel bashkie, qarku dhe qendror për çdo institucion dhe strukturë përkatëse, pasi një gjë e tillë është e lidhur drejtpërdrejt me koordinimin e përgjithshëm, me mobilizimin e burimeve nëpërmjet Planit Kombëtar për Emergjencat Civile në Republikën e Shqipërisë. - Planet për emergjencat civile duhet të praktikohen nëpërmjet ushtrimeve simuluese dhe stërvitjeve në terren. - Të gjitha kontaktet e strukturave të mbrojtjes civile, linjat e komunikimit, rolet dhe përgjegjësitë duhet të qartësohen, të përditësohen dhe të testohen në bazë të planeve për emergjencat civile për të siguruar një përgjigje efektive të vazhdueshme. A.1.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes - Veprimet e menjëhershme të kërkim–shpëtimit ndërmerren kryesisht nga komuniteti i prekur, ku pjesa më e madhe e njerëzve shpëtohen nga familjaret, të afërmit ose fqinjët. - Trajtimi i menjëhershëm mjekësor i të plagosurve do të jetë mjaft i domosdoshëm në rast të një tërmeti. Një fatkeqësi e përmasave të mëdha do të kërkojë një plan për trajtimin e viktimave në masë, për të bërë të mundur trajtimin në zonën e prekur dhe, nëse është e nevojshme, edhe evakuimin për trajtim mjekësor jashtë saj. - Vlerësimi i shpejtë rreth dëmeve, humbjeve, dhe nevojave. - Nëse njerëzit mbeten brenda strukturave të dëmtuara, duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur operacione profesionale kërkim-shpëtimi, duke pasur parasysh se 24–48 orët e para janë “orët e arta”, kohë gjatë së cilës mund të shpëtohen pjesa më e madhe e njerëzve. - I varësi të shumë faktorëve, duke përfshirë edhe temperaturat, operacionet e kërkim- shpëtimit mund të vazhdojnë në mënyrë të suksesshme për deri në 65 ose më shumë orë pas ngjarjes. Përveç shembujve ekstremë nga fatkeqësi të mëdha, numri i të mbijetuarve që shpëtohen pas katër ose pesë ditësh është jashtë mase i vogël, megjithëse shpëtimi në këtë kohë mund të jetë ende i mundur. 146 - Nëse është shkaktuar një dëmtim struktural i konsiderueshëm dhe nëse një numër i madh njerëzish kanë mbetur brenda, mund të kërkohet edhe asistenca ndërkombëtare për operacionet e kërkim-shpëtimit. - Ardhja e ekipeve të kërkim-shpëtimit do të shkaktojë një ngarkesë të konsiderueshme mbi infrastrukturën e transportit ajror dhe rrugor si dhe kërkon angazhime e përpjekje për t’i shpërndarë dhe për t’i dërguar ato në zonat e prekura sa më shpejt që të jetë e mundur. - Ekipet dhe modulet ndërkombëtare për operacionet e kërkim-shpëtimit ndonjëherë vijnë të pajisura me spitale fushore. Spitalet fushore mund të ofrohen, gjithashtu, edhe si asistencë ndërkombëtare. - Edhe gjatë përgjigjes së menjëhershme mjekësore dhe SAR, duhet të vlerësohen gjithashtu risqet dytësore dhe vlerësimi strukturor i ndërtesave të shërbimeve publike (si spitale, shkolla, ndërtesa administratash etj.) nevojitet për të përcaktuar nëse ato mund të funksionojnë në mënyrë të sigurt. - Vlerësimi i vazhdueshëm për nevojat për aksesin në ujë të pijshëm të sigurt, strehim të sigurt, furnizim me ushqime dhe artikuj të tjerë joushqimorë si dhe regjistrimin dhe gjurmimin e personave të zhdukur. - Mbështetja logjistike është shumë e rëndësishme për një përgjigje të suksesshme. Rrjeti rrugor, aeroporti, komunikimi dhe infrastruktura tjetër duhet të vihen në funksion sa më shpejt dhe sa më mirë që të jetë e mundur pavarësisht kufizimeve. - Gjatë ngjarjeve të rënda mund të shfaqen probleme specifike, si për shembull, problemi i qindra ose edhe mijëra të vdekurve në një situatë traumatike. Lidhur me planin e viktimave masive mund të ndërmerren hapa specifikë për të menaxhuar efektivisht në një mënyrë të ndjeshme një situatë e tillë. A.1.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes - Shërbimet publike thelbësore, duke përfshirë ujin e pijshëm, ujërat e zeza, aksesin në rrugë dhe furnizimin me energji elektrike duhet të bëhen të sigurta dhe të restaurohen si bazë mbi të cilën do të fillojë rimëkëmbja. - Vendime të shpejta duhet të merren, gjithashtu, në lidhje me ndërtesat kryesore të shërbimeve publike (duke përfshirë objektet shëndetësore dhe shkollat), të cilat mund të jenë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Ndërtesat që nuk mund të riparohen, duhet të prishen plotësisht dhe të merren në konsideratë zëvendësime të përkohshme ose të përhershme. - Vendime të shpejta duhet të merren, gjithashtu, edhe në lidhje me strehimin e sigurt për popullsinë e prekur. Strehimi i përkohshëm, si për shembull, çadrat, mund të jenë të përshtatshme për një periudhë afatshkurtër, por nuk janë të përshtatshme për një periudhë afatmesme në klimë më të ftohtë. - Një emergjencë e përmasave të mëdha në përgjithësi shoqërohet nga asistenca ndërkombëtare dhe nga një mbështetje e mundshme financiare. Është shumë e rëndësishme të bashkërendohen në mënyrë efektive donacionet kundrejt nevojave prioritare dhe që të ketë një informacion të plotë në mënyrë që të jemi në gjendje të refuzojmë donacione ose oferta jo të përshtatshme mbështetjeje. - Ndërtesat industriale dhe objektet bujqësore mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar. Rivendosja e këtyre burimeve është pjesë thelbësore e rimëkëmbjes ekonomike dhe e punësimit të komunitetit. Mund të nevojiten qasje inovative shtesë për të rifilluar ekonominë lokale dhe nëse është e nevojshme të zëvendësohen llojet tradicionale të punësimit, të cilat mund të mos jenë përsëri të mundshme. - Një tërmet i fuqishëm i lë efektet e tij për një brez ose dhe për më tepër dhe rajoni i prekur do të ketë nevojë për mbështetjen ndërkombëtare për një afat më të gjatë derisa të vazhdojë të bazohet në forcat e tij. Planifikimi për rimëkëmbje duhet ta reflektojë këtë gjë. - Së fundmi, rimëkëmbja është mundësi për lehtësimin dhe parandalimin. Pavarësisht presioneve të mëdha për të siguruar strehim dhe shërbime sa më shpejt të jetë e mundur, ky proces duhet konsiderojë parimin Rindërto Më Mirë (Build Back Better). 147 A.2. Përmbytjet, vërshimet e ujit dhe çarjet e digave A.2.1. Risku nga përmbytjet, vërshimet e ujit dhe çarjet e digave Sistemi hidrografik i Shqipërisë përbëhet nga 11 lumenj kryesorë me 152 degë dhe përrenj të mëdhenj. Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në shtatë basene ujore kryesore administrative, si më poshtë: - Baseni ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër. - Baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë. - Baseni ujor Ishëm, me qendër në Durrës. - Baseni ujor Erzen, me qendër në Tiranë. - Baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan. - Baseni ujor Seman, me qendër në Fier. - Baseni ujor Vjosa, me qendër në Vlorë. Në dokumentin e vlerësimit të riskut nga përmbytjet në nivel qendror, u konsideruan skenarët e mëposhtëm të përmbytjeve për një probabilitet mesatar 1% ose periudhë kthimi prej 100 vitesh: - Përmbytjet nga Lumenjtë. - Përmbytjet nga detet. - Përmbytjet nga çarja e digave. - Përmbytjet nga mosfunksionimi i hidrovorëve. Stuhitë gjatë dimrit dhe thatësirat gjatë verës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Shqipëri, siç tregohet nga tendencat e dy dekadave të fundit. Edhe pse 130,000 hektarë të vendit mbulohen nga masat e mbrojtjes nga përmbytjet, shumë prej këtyre masave janë zbatuar pas përmbytjeve katastrofike të periudhës 1962–1963. Risku nga përmbytjet në Shqipëri ndikohet nga një sërë faktorësh, ku përfshihen sasitë e mëdha dhe intensiteti i reshjeve, shpyllëzimi dhe ndryshimet e tjera në mbulesën bimore në zonat ujëmbledhëse, grumbullimi i mbetjeve urbane dhe të ndërtimit në zonat ujëmbledhëse, urbanizimi i zonave pranë brigjeve të lumenjve, si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike në nivelet e parashikuara të temperaturave ekstreme dhe reshjeve. Për më tepër, duhen ruajtur masat e mbrojtjes nga përmbytjet. Shumica e përmbytjeve ndodhin në Ultësirën Perëndimore, ku zona të gjera përmbyten periodikisht, afër grykëderdhjes së lumenjve. Kohëzgjatja e përmbytjeve mund të jetë shumë e gjatë për shkak të pranisë së kënetave dhe ligatinave që janë rikuperuar në të kaluarën, këto zona thahen vazhdimisht përmes përdorimit të hidrovorëve. Çdo masë për zbutjen e përmbytjeve duhet të përcaktohet brenda kuadrit të përgjithshëm të Planit të Menaxhimit të basenit Lumor, duke përfshirë vlerësimin e ndikimeve të mundshme që projektet e treta investuese mund të favorizojnë shfaqjen e përmbytjeve brenda pellgut. Në shkallë vendi, nuk është e mundur të parashikohet ose rekomandohet ndonjë masë specifike për zbutjen e përmbytjeve siç duhet të përcaktohet sipas karakteristikave specifike të pellgut të lumit, si fizike ashtu edhe socio-ekonomike. Përmbytjet bregdetare janë një kategori kryesore në Shqipëri për shkak të ndikimeve të larta në zonat turistike përgjatë brigjeve dhe pranisë së zonave të gjera të ulëta të destinuara për bujqësi që mund të përmbyten lehtësisht. Përmbytjet mund të shkaktohen nga mosfunksionimi ose hapja e papritur e shkarkuesve të digës,, veçanërisht kur ka një mbivendosje të shkarkimeve me pikun e një përmbytjeje. Risku i çarjes së digave është ndarë në dy kategori: Risku nga çarja e digave të përdorura për Energji pasi ato janë edhe digat më të mëdha. Dhe risku i shkaktuar nga çarja e digave bujqësore dhe ato që përdoren për furnizim me ujë. Shumë prej digave bujqësore janë ndërtuar kohë më parë dhe projektet e rehabilitimit të tyre po zbatohen me ngadalë. Një vlerësim i 626 digave tregoi se 410 diga ose 65% e tyre shfaqnin probleme teknike të konsiderueshme. Shqipëria zotëron afërsisht 144 diga hidroenergjetike të mesme dhe të vogla, megjithatë shumica e tyre kanë një kapacitet energjie më të ulët se 10 MW. Sa i përket digave për energji, në vendin tonë 148 aktualisht ka 24 diga të mëdha nga të cilat 6 diga të mëdha janë pjesë e kaskadës së lumit Drin që përdoret nga KESH, 3 diga janë pjesë e kaskadës së lumit Devoll. 4 diga janë pjesë e kaskadës së lumit Mat dhe Fan. Hidrovorët janë projektuar për të kulluar tokat bujqësore në mënyrë që gjatë reshjeve të dendura të mbjellat të mos arrijnë në pikën e tharjes. Kapaciteti i hidrovorit është projektuar për të hequr një intensitet reshjesh me kohëzgjatje 3-5 ditë me një periudhë kthimi prej 20 vjetësh. Në ditët e sotme toka e punueshme është e urbanizuar dhe kushtet kanë ndryshuar, prandaj është e nevojshme që kapaciteti i të gjitha hidrovorëve të rishikohet në bazë të një vlerësimi të riskut nga përmbytjet. Ky vlerësim i riskut nga përmbytjet do të jetë objekt i pushtetit vendor. Një nga shkaqet e përmbytjeve është se shumica e argjinaturave dhe masave të tjera strukturore hidraulike të ndërtuara në të kaluarën janë projektuar bazuar në një periudhë kthimi 50-vjeçare, që do të thotë se përmbytjet me një periudhë më të gjatë kthimi mund të jenë një fatkeqësi sepse hidrovorët nuk janë në gjendje për të evakuuar vëllimet e mëdha të ujit. Për më tepër, pamjaftueshmëria në mirëmbajtjen e infrastrukturës, duke përfshirë përkeqësimin e sistemeve të digave dhe kanaleve kulluese dhe hidrovorët e mirëmbajtura keq, rrisin ashpërsinë e ndikimeve të përmbytjeve. Është vlerësuar se ka një numër të konsiderueshëm të ndërtimeve të jashtëligjshme në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. IGJEO është institucioni kryesor që zbulon, monitoron, analizon, parashikon, shpërndan dhe komunikon në kohë informacionin rreth rrezikut nga përmbytjet. Shërbimet hidrometeorologjike në Shqipëri ofrohen nga IGJEO, Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe shërbimi meteorologjik i “Albcontrol” (e njohur më parë si Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror). Fig. 20. Zonat me risk të mundshëm të konsiderueshëm nga Fig. 21. Harta e rrezikut nga përmbytjet me përmbytjet (APSFR) të identifikuara në Shqipëri periudhë kthimi 1 herë në 100-vjet Niveli i riskut nga përmbytjet lumore për çdo qark për përmbytjen nga lumenjtë me periudhë kthimi 1 në 100 vjet (Gjasat – I rrallë) jepet më poshtë. 149 Tabela 15. Vlera e ndikimit për të gjithë sektorët Shkum Erzeni Drin-Buna Ndikimi- Vjosa Semani Semani bini Shkumbini Ishmi Mati APSFR APSFR Nënsektorët APSFR 3 APSFR 5 APSFR 8 APSFR APSFR 2 APSFR 3 APSFR 2 3 4,5,6 9&10 Rezultati i popullsisë 1.365 7.016 7.386 2 12 4.744 1.436 331 23.860 Rezultatet e bujqësisë 252 88 40 9 37 48 40 51 574 Infrastruktura kritike 3.203 12.313 13.828 0 28 7.811 2.119 504 17.395 Rezultati i mjedisit natyror dhe 56 9 0 0 19 3 8 12 261 ekosistemeve Rezultati i Trashëgimisë 0 0 3 0 2 0 0 0 3 Kulturore Ndikimi total Katastrofik Katastrofik Katastrofik I ulët Mesatar I lartë Mesatar Mesatar Katastrofik Bazuar në nivelin e riskut të vlerësuar për çdo APSFR, është vlerësuar dhe risku në nivel qarku. Për çdo qark, atij i caktohet niveli më i lartë i riskut i përfaqësuar nga APSFR që bie brenda qarkut ose në afërsi/kufijtë e tij. Harta më poshtë tregon riskun nga përmbytjet për çdo qark. 150 Fig. 22. Risku nga përmbytjet në nivel qarku 6 6 6 6 5 3 3 3 3 1 1 1 Fig. 23. Risku i përmbytjes në qarqet e Shqipërisë 151 6 5 5 4 4 3 2 2 1 1 0.5 0.5 Fig. 24. Risku i çarjes së digave për prodhim energjie në qarqet e Shqipërisë 5 3 3 3 3 1 1 1 1 1 1 1 Fig. 25. Risku i çarjes së digave bujqësore në qarqet e Shqipërisë A.2.2. Karakteristikat kryesore të përmbytjeve, vërshimeve të ujit dhe çarjes së digave - Përmbytjet e shpejta ndodhin në një kohë të shpejtë, ato janë shkatërruese dhe gjithçka mund të ndodhë vetëm në pak orë. -Viktimat në njerëz dhe dëmet në përmbytjet e shpejta shpesh lidhen më shumë me shpejtësinë e rrjedhës së ujit, masën e mbetjeve të ngurta dhe shkatërrimin e masave parandaluese, më tepër sesa nga thellësia e ujit të grumbulluar si rezultat i përmbytjeve. - Sidoqoftë, nëse uji i grumbulluar nga përmbytjet mbulon një sipërfaqe më të madhe, ndikimi fillestar mund të jetë më i vogël, por një thellësi më e madhe e ujit mund të këtë ndikim shumë të madh mbi jetët njerëzore, mbi pronën e tyre dhe do të marrë më shumë kohë për t’u rimëkëmbur. - Edhe me plane të suksesshme evakuimi, ujërat e përmbytjeve që qëndrojnë për një kohë të gjatë i lënë njerëzit të shkëputur nga shtëpitë (në varësi të asistencës) dhe shkaktojnë humbje në gjënë e gjallë, dëme në të mbjella, si dhe sjellin dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë. 152 - Shiu i dendur i zgjatur dhe planifikimi i bazuar në përvojën e ngjarjeve të mëparshme lejojnë paralajmërimin e hershëm efektiv të disa llojeve të përmbytjeve dhe ngjarjeve në shkallë më të madhe. - Në rastin e digave ujëmbledhëse, sipas situatës, duhet të merren vendime për të hapur portat të cilat shoqërohen me përmbytje lokale, gjë që është më e lehtë se shkatërrimi katastrofik i strukturës ujëmbajtëse. Në këto raste, monitorimi i kujdesshëm, analiza dhe marrja e masave në kohë janë shumë të rëndësishme. - Sëmundjet e shkaktuara nga uji janë një risk i lidhur me përmbytjet, për shkak të kontaminimit të furnizimit me ujë të pijshëm që nuk është gjithmonë i dukshëm. - Ngjarjet e vazhdueshme të përmbytjeve shkaktojnë degradim mjedisor dhe margjinalizim ekonomik të popullsisë. Disa zona të tilla mund të bëhen të papërshtatshme për vijueshmërinë e banimit, prandaj duhet të merren parasysh zgjidhje të tjera përtej mbrojtjes nga përmbytjet, sikurse është zhvendosja. - Në rastin e Shqipërisë, risku më i madh nga përmbytjet paraqitet nga përmbytjet lumore të ultësirës perëndimore, sepse janë të shpeshta dhe me ndikim të madh socio-ekonomik. Në vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror janë analizuar: Përmbytjet nga lumenjtë; Stuhitë dhe përmbytjet bregdetare; Çarja/shkatërrimi i digave dhe mosfunksionimi i hidrovorëve. Dy të fundit nuk mund të konsiderohen si përmbytje natyrore për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose veprimeve të kryera nga njeriu. - Përmbytjet e shpejta në zonat malore dhe përmbytjet përgjatë degëve nuk janë marrë parasysh në vlerësimin e riskut në nivel qendror me argumentin se në përgjithësi ngjarjet ndikojnë në shkallën lokale. Pavarësisht ndikimeve lokale, kohëzgjatjes së shkurtër të ngjarjeve, numrit të kufizuar të dëmeve dhe dokumentacionit të pakët të disponueshëm, ekziston një nënvlerësim i përgjithshëm i këtij lloji përmbytjesh. Pasojat negative mund të jenë të rënda për sa i përket dëmtimeve strukturore dhe humbjeve të jetëve për shkak të shpejtësive të larta të ujit dhe rritjes së menjëhershme të niveleve të ujit, kështu që në nivel qendror pasojat negative mund të jenë relevante. A.2.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/ lehtësimit - Përmbytjet e shpejta shpesh lidhen me ndryshimin klimaterik, degradimin mjedisor dhe urbanizmin në rritje. - Përmbytjet e shpejta mund të shkaktohen nga mosmirëmbajtja e kanaleve dytësore ose tretësore, nga mirëmbajtja jo ashtu siç duhet e digave, pritave, argjinaturave etj. - Veprat kryesore ekzistuese të mbrojtjes nga përmbytjet, si rezultat i prurjeve të mëdha mund të vendosen në një presion më të madh sesa ishte parashikuar, duke çuar në përmbytje, prishje dhe efekte më të mëdha që shkaktojnë probleme dytësore dhe tretësore në zonat që nuk kanë përvojë në mbrojtjen nga përmbytjet ose përballimin e tyre. - Digat e larta përfaqësojnë rrezik specifik të përmbytjeve nëpërmjet çarjes. Veprime të kufizuara mund të ndërmerren për të parandaluar çarjen si rezultat i një tronditjeje të madhe sizmike nëpërmjet mirëmbajtjes dhe riparimit të strukturës dhe menaxhimit të rrjedhës së ujit të cilat ulin presionin mbi strukturën ekzistuese. - Menaxhimi i pellgjeve ujore, kanaleve, lumenjve dhe strukturave të lidhura me ujin shpesh ndahet ndërmjet shumë institucioneve dhe strukturave. Bashkërendimi dhe vendimmarrja kolegjiale në nivel vendor, qarku dhe qendror është e domosdoshme për të ofruar tregues të matshëm gjatë shfaqjes së problemeve dhe, nga ana tjetër, shkëmbimi i informacionit dhe paralajmërimi i hershëm efektiv, luajnë rol shumë të rëndësishëm për të ulur ndikimin, madje edhe për të parandaluar ujërat e grumbulluara në nivele më të larta. - Zonat pa përvojë në lidhje me problemet e përmbytjeve tani po bëhen më të rrezikshme. Planifikimi, përdorimi i tokës dhe sjellja e njerëzve duhet të reflektojnë realitetet e jetës në një zonë tanimë të rrezikuar nga përmbytjet, dhe ngjarjet e përmbytjeve duhet të konsiderohen si me gjasa ose të mundshme, në vend që thjesht të mos merren parasysh. 153 - Masa të fazës së parandalimit/lehtësimit për përmbytjet, vërshimet e ujit dhe çarjen e digave, gjenden në seksionet 2.8.1, 2.8.2, 4.2 dhe 4.3 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.2.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë - Informacioni i koordinuar, sistemi i paralajmërimit i vendosur më parë dhe plani i informimit publik janë shumë të rëndësishëm për të shpëtuar jetën dhe pronën në zonat me risk të lartë. - Publiku dhe institucionet duhet të jenë të ndërgjegjshëm për një plan evakuimi nëse do të jetë e nevojshme dhe për zonat e identifikuara të strehimit të sigurt. - Plane specifike për evakuimin e shpejtë të popullsisë që jeton poshtë digave të mëdha janë masa shumë të rëndësishme sigurie. - Planifikimi duhet të përfshijë si përparësi, ofrimin e shërbimeve bazë publike duke përfshirë ujin dhe shërbimin shëndetësor parësor. Publiku duhet të këshillohet të konsumojë ujë të pastër ose ta ziejë atë 10 minuta para përdorimit dhe të mos inkurajojë fëmijët të luajnë në ujërat e përmbytjes. - Shërbimet dytësore dhe tretësore të kujdesit shëndetësor duhet të kenë plane gatishmërie duke marrë në konsideratë një numër të rritur pacientësh si rezultat i efekteve të përmbytjeve si dhe për sigurimin e sistemeve alternative të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për një kohë të caktuar. - Në varësi të kushteve dhe të situatave të paparashikuara, në nivel vendor duhet të mbahen inventarë për makina të larta, barka të përshtatshme shpëtimi dhe pajisje të tilla, si mushama shiu, pompa dhe depozita uji, të cilat mund të përdoren gjatë situatave të përmbytjeve. - Kontaktet me shërbimin më të afërt ose më të përshtatshëm të kërkim-shpëtimit duhet të mbahen të përditësuar dhe kontaktet të njihen me njëri-tjetrin dhe vendndodhjet në rrezik, duke përfshirë hartat e përbashkëta dhe informacione të tjera. - Masa të fazës së gatishmërisë për përmbytjet, vërshimet e ujit dhe çarjen e digave, gjenden në seksionet 2.8.3 dhe 2.8.4 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.2.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes - Nevoja e menjëhershme është evakuimi në kohë dhe i organizuar i popullsisë së prekur ose të cenuar për në zona të sigurta dhe, nëse është e nevojshme, dërgimi i tyre në strehime të sigurta. - Dhënia dhe marrja e informacionit për popullsinë e prekur është mjaft e rëndësishme në këtë fazë. Personat e zhdukur duhet të identifikohen me emër dhe vendndodhja e tyre e fundit duhet të jetë e saktësuar. Nëse është e nevojshme, duhet të ndërmerren operacione kërkim- shpëtimi sa më shpejt të jetë e mundur. - Furnizimi me pajisje për strehim, ujë të pijshëm, racione ushqimi, batanije dhe rroba të ngrohta do të nevojiten shumë shpejt për popullsinë e prekur. Në këtë kuadër duhet të përcaktohet një plan shpërndarjeje dhe kritere të qarta për të gjithë. - Vlerësimi i mjedisit dhe ndikimi i tij mbi shëndetin duhet të bëhet menjëherë duke përfshirë zonat dhe burime të tjera të kontaminuara dhe publiku duhet të informohet sa më mirë të jetë e mundur për risqet dhe faktorët që duhet të mbahen parasysh gjatë procesit të kthimit të tyre në shtëpi. - Në këtë periudhë mund të jetë ende e nevojshme të ofrohen furnizime të përkohshme me ujë (duke përfshirë dhe furnizimet me autobote e cisterna) për një periudhë afatshkurtër për popullsinë e prekur, edhe kur ata janë kthyer në shtëpi. A.2.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes - Dëmtimi fizik i ndërtesave dhe i infrastrukturës duhet të vlerësohet dhe të analizohet si bazë për rimëkëmbjen. Strukturat e dëmtuara ujëmbajtëse dhe të mbrojtjes nga përmbytja duhet të riparohen sipas standardeve të reja, mundësisht sipas eurokodeve, në mënyrë që të përballojnë një përmbytje edhe më të madhe në të ardhmen. 154 - Vetëm pasi zona të konsiderohet e mbrojtur dhe e sigurt nga struktura të tilla, mund të fillojë rikonstruksioni dhe rehabilitimi i shtëpive dhe i ndërtesave publike. - Rehabilitimi është një mundësi për të përmirësuar funksionet fizike dhe strukturore të ndërtesave. Ndërtimi i mureve mbajtëse dhe i argjinaturave pritëse mund të ulë rastet e përmbytjeve serioze. - Përmbytjes duhet t’i bëhet një rishikim në nivelin vendor, duke nxjerrë në pah shkaqet, qofshin ato natyrore ose njerëzore, si dhe për mënyrën e drejtimit dhe të zhvillimit të operacioneve për përballimin e emergjencës. - Përfundimet që do të dalin gjatë rishikimit, do të çojnë drejtpërdrejt në iniciativa për parandalimin dhe lehtësimin e situatave, duke përfshirë identifikimin më të mirë të përgjegjësive për mirëmbajtjen e kanaleve kullues, të hidrovorëve dhe, në përgjithësi, të masave mbrojtëse dhe parandaluese. A.3. Rrëshqitjet e tokës, reshjet e dëborës dhe ortekët A.3.1. Risku nga rrëshqitjet e tokës, reshjet e dëborës dhe ortekët Rreziqet rëndesore ose gravitacionale përfshijnë rrëshqitjet e tokës, rëniet e shkëmbinjve dhe ortekët e borës. Këto rreziqe mund të ndodhin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe gjithashtu të pavarura nga llojet e tjera të rrezikut si për shembull aktiviteti sizmik. Terreni malor, konfigurimi gjeologjik i tokës dhe reshjet vjetore në Shqipëri çojnë në rritjen e riskut nga rreziqet gravitacionale. Ndryshimet klimatike dhe risku hidrometeorologjik kontribuojnë në mundësinë e rreziqeve gravitacionale. Rrëshqitjet mund të klasifikohen në kategori të ndryshme sipas llojit të lëvizjes. Modelet tipike të lëvizjes përfshijnë: rrëshqitje, rrjedhje, përmbysje, rënie të lirë. Shpejtësia e rrëshqitjes së masës ndikohet nga lloji i lëvizjes. Shumë vende rrëshqitjesh tregojnë një kombinim të llojeve të lëvizjes. Zonat me densitet të lartë popullsie dhe ndërtesash, si dhe me zhvillim të shpejtë për aktivitet ekonomik dhe/ose turizëm janë shpesh të ekspozuara ndaj rrëshqitjeve të tokës apo edhe efekteve dytësore të tyre, si rrjedhjet e dherave/të ngurtave ose erozioni sipërfaqësor. Ngjarjet më të mëdha të rrëshqitjeve të ndodhura në Shqipëri në vitet e fundit janë: - Rrëshqitja e Moglicës (1977, Korçë) - shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, që shkatërruan më shumë se 50 shtëpi. - Në qytetin e Gjirokastrës (2008) - ndodhi një humbje qëndrueshmërie për shkak të ndërtimeve të realizuara në afërsi. Rrëshqitja vrau 3 persona dhe shkatërroi 1 ndërtesë. - Në 2009 në Synej, Kavajë – rrëshqitja e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, dëmtoi 8 shtëpi, rrugë dhe infrastruktura të tjera. - Në 2013 në Ngraçie, Mallakastër – rrëshqitja e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, shkatërroi 12 shtëpi, rrugë dhe infrastruktura të tjera. Një sërë rrëshqitjesh në dekadat e fundit janë të lidhura edhe me aktivitetin ndërtimor kryesisht për hidrocentrale dhe lidhje të reja autostradash. Kështu, për shembull, rrëshqitja e dheut pranë digës së Fierzës dhe rrëshqitjes së Ragamit përgjatë liqenit të Vaut të Dejës si dhe rrëshqitja e dheut përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Kukës. Shumë prej zonave dhe pasurive të shumta kulturore dhe historike të vendit, ku përfshihen kalatë, monumentet dhe zonat arkeologjike, janë veçanërisht të cenueshme ndaj këtyre rreziqeve gravitacionale. Faktorët e riskut për lëvizjet gravitacionale rriten si pasojë e shpyllëzimit dhe dëmtimit të sipërfaqeve të bimësisë, ndërtimeve të papërgjegjshme, dëmtimeve të zonave malore, dëmtimeve dhe devijimeve të shtretërve të lumenjve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore. Ortekët e borës, të ngjashme me rrëshqitjet e tokës, i përkasin rreziqeve rëndesore. Një ortek bore karakterizohet nga lëvizja e shpejtë e një mase dëbore në zbritje. Ekzistojnë lloje të ndryshme të ortekëve të borës në varësi të kushteve të borës dhe erës në zonën e lëshimit. Ortekët e borës që janë për t’u konsideruar janë në Alpet Shqiptare veçanërisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit ku reshjet e dendura të borës ndodhin rregullisht në dimër. Për 155 shkak të mungesës së sistemeve automatike të monitorimit të lartësisë së borës, ka pak të dhëna në dispozicion për modelimin e ortekëve të borës. Në dimrin e vitit 1985 gjatë periudhës janar-shkurt reshjet e forta të borës çuan në lëshimin e një numri të madh ortekësh në rrethet Tropojë, Kukës, Dibër, Pukë, Shkodër dhe Mat. Në total u shkaktuar 68 viktima, 135 u plagosën dhe 1604 shtëpi u shkatërruan. Rrjeti i rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe linjat e shpërndarjes së energjisë dhe telefonit u prekën ndjeshëm. Rivendosja e shërbimit të infrastrukturës zgjati shumë javë. IGJEO është caktuar si institucioni kryesor për monitorimin dhe paralajmërimin kombëtar të rreziqeve natyrore, duke përfshirë atë të rreziqeve gravitacionale. IGJEO mbështetet nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, i cili realizon hulumtime rreth eliminimit të pasojave dhe mban një bazë të dhënash për ngjarjet e lidhura me lëvizjet gravitacionale. Nuk ka rrëshqitje Risk i ulët Risk i mesëm Risk i lartë Risk shumë i lartë Fig. 26. Harta e ndjeshmërisë ndaj rrëshqitjeve e Shqipërisë (nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar) 156 Risk i ulët Risk mesatar Risk i lartë Risk shumë i lartë Fig. 27. Harta e ndjeshmërisë së ortekëve të Shqipërisë 157 Fig. 28. Ekspozimi i qarqeve ndaj rrëshqitjeve (majtas) dhe ortekëve (djathtas) 4 4 3 3 3 3 3 2 2 1 1 0 Fig. 29. Risku i rrëshqitjeve të tokës në qarqet e Shqipërisë 158 5 5 4 3 1 1 1 1 0 0 0 0 Fig. 30. Risku i ortekëve në qarqet e Shqipërisë A.3.2. Karakteristikat kryesore të rrëshqitjeve të tokës, reshjeve të dëborës dhe ortekëve Rrëshqitjet e tokës mund të shoqërojnë shira të dendur ose të pasojnë thatësira, tërmete ose shpërthime vullkanike. Zonat më të rrezikuara nga rrëshqitjet përfshijnë: - terrene të pjerrëta, duke përfshirë zonat në fund të kanioneve. - toka e djegur më parë nga zjarret. - toka që është modifikuar për shkak të aktivitetit njerëzor, si shpyllëzimi ose ndërtimi. - kanalet përgjatë një përroi ose lumi. - çdo zonë ku është e drejtuar rrjedhja sipërfaqësore ose toka është shumë e ngopur. - Rrëshqitjet e tokës mund të shkaktojnë vdekshmëri të lartë dhe lëndime nga uji dhe mbeturinat që rrjedhin me shpejtësi. Shkaku më i zakonshëm i vdekjes në një rrëshqitje toke është trauma ose mbytja nga bllokimi. - Tubacionet e prishura të rrymës elektrike, ujit, gazit ose ujërave të zeza mund të rezultojnë gjithashtu në lëndime ose sëmundje në popullatën e prekur, si sëmundje të shkaktuara nga uji, goditje elektrike ose çarje nga rënia e mbeturinave. Njerëzit e prekur nga rrëshqitjet mund të kenë gjithashtu efekte afatshkurtra dhe afatgjata të shëndetit mendor për shkak të humbjes së familjes, pronës, gjësë së gjallë ose të prodhimeve bujqësore. - Rrëshqitjet e tokës gjithashtu mund të ndikojnë shumë në sistemin shëndetësor dhe shërbimet thelbësore, si uji, rryma apo linjat e komunikimit. - Dëbora e madhe ka të ngjarë të ndodhë në zona të caktuara të vendit në bazë të stinës. Parashikimi afatshkurtër është përgjithësisht i mundur nëpërmjet raporteve standarde të parashikimit të motit dhe raporteve meteorologjike. - Megjithatë, ndryshimet e shpejta të motit mund të jenë të paparashikueshme, veçanërisht në lidhje me shpejtësinë dhe drejtimin e erës, të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitje të shpejta të thella të borës, edhe me reshje relativisht të lehta në zonën e prekur. - Efektet parësore ndihen te rrugët dhe te mjetet e komunikimit, të cilat izolojnë në mënyrë të shpejtë komunitetet. Vetëm 10 cm dëborë mund të ndalojë trafikun normal dhe veçanërisht në rajonet malore ky bllokim pengon edhe shërbimet e emergjencës. Një depozitim prej 25 deri në 30 cm dëborë mund të bllokojë plotësisht trafikun normal. Linjat e energjisë elektrike dhe të telefonit, transmetuesit dhe lidhjet e tjera të komunikimit mund të preken në mënyrë po aq të shpejtë. 159 - Ndikimi është zakonisht afatshkurtër, pa pasoja të mëdha ekonomike mbi popullsinë. Sidoqoftë, kushtet atmosferike të ftohta dhe bora e madhe mund të vazhdojnë për ditë, madje për javë të tëra, kështu që popullsia është e detyruar të qëndrojë brenda derisa të kalojë gjendja e rrezikshme. Një bllokim prej 30 ditësh konsiderohet kritik për planifikimin e emergjencave civile, kohë pas së cilës rezervat e komunitetit në ushqime do të mbarojnë. - Stuhitë e ftohta dhe temperaturat që shkaktojnë ngrica, mund të kenë efekt shkatërrues mbi linjat e energjisë elektrike dhe mund t’i bëjnë rrugët të pakalueshme dhe /ose të rrezikshme. - Temperaturat shumë të ulëta mund të shkaktojnë ngrirjen dhe dëmtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe atyre të ujërave të zeza, të ndikojnë negativisht në funksionimin e automjeteve rrugore me naftë si edhe të shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme në bujqësi dhe blegtori. - Efektet dytësore lidhen me përmbytje të shpejta pas një shkrirjeje të shpejtë ose ngrirjeje të mëvonshme që rëndojnë kalueshmërinë në rrugë si dhe bllokimin e komunikimit. - Kur trashësia e borës është më tepër se 30 cm, si dhe kur ekzistojnë edhe disa parametra të tjerë, ortekët përbëjnë rrezik specifik në shpate të pjerrëta. Forca e tyre është e menjëhershme dhe është tej mase shkatërruese për jetën dhe pasurinë. - I rastin e Shqipërisë, reshjet e dendura të borës janë karakteristike për Alpet Shqiptare dhe për rajonet malore qendrore dhe jugore. Është një fenomen i rrallë në ultësirën perëndimore dhe përgjatë pjesës jugperëndimore të bregdetit shqiptar. Risku më i lartë për reshje të dendura bore është nga nëntori deri në fund të marsit. Ortekët ndodhin shpesh edhe në Shqipëri. A.3.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit - Kufizimi apo edhe largimi i popullsive nga zonat me histori rrëshqitjesh dheu. - Kufizimi i llojeve të caktuara të përdorimit të tokës ku është në pyetje stabiliteti i shpatit. - Ndërkohë që reshjet e mëdha të dëborës nuk mund të parandalohen, ortekët mund të parashikohen me një farë saktësie dhe të parandalohen. Një gjë e tillë kërkon një punë shumë të specializuar që përfshin monitorim të vazhdueshëm dhe mjete të tjera duke përfshirë shpërthime të kontrolluara për të ulur grumbullimin e rrezikshëm të dëborës në zonat e cenueshme. - Sensibilizimi i popullatës për rëndësinë e ruajtjes së një rezerve me artikuj ushqimorë që nuk prishen, sigurimin e ngrohjes dhe të strehimit, duke pasur rroba të ngrohta, batanije dhe ujë të pijshëm. Popullsia duhet të dekurajohet sa më shumë që të jetë e mundur që të mos udhëtojë jashtë zonës gjatë reshjeve të shumta të dëborës. - Në rastet e reshjeve të mëdha të dëborës duhet të mirëmbahet një burim informacioni, si për shembull, një stacion lokal radioje, për ta këshilluar popullsinë për situatën dhe për mënyrën si do të kërkohet asistenca nëse është e nevojshme. - Masa të fazës së parandalimit/lehtësimit për rrëshqitjet e tokës, reshjet e dëborës dhe ortekët, gjenden në seksionet 5.3 dhe 5.4 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.3.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë - Instalimi në rrëshqitet me risk të konsiderueshëm i sistemeve të paralajmërimit të hershëm bazuar në monitorimin e kushteve të tokës si sforcimi në shkëmbinj dhe tokë, zhvendosja e shpatit dhe nivelet e ujërave nëntokësore. - Paralajmërimi në kohë për rrëshqitjen është zakonisht i mundur, prandaj edhe popullsisë duhet t’i jepet alarmi menjëherë nëpërmjet një sistemi standard dhe praktik. - Duhet të ketë plane specifike për rastet e dëborës së madhe dhe bllokimeve për shkak të saj të cilat bëjnë të detyrueshme mbylljen e shkollave dhe të shërbimeve të tjera jothelbësore. - Duhet të bëhet paraprakisht, sa të jetë e mundur, identifikimi i njerëzve dhe i familjeve të cilat janë më të cenueshme ndaj motit të keq, duke përfshirë familjet e të moshuarve dhe të të izoluarve. - Duhet të përpilohen plane të veçanta për përforcimin e shërbimeve bazë, si për shembull të ndërtesave ku ofrohen shërbime mjekësore, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e funksionalitetit/veprimtarisë së këtyre shërbimeve në një situatë të tillë dhe të sigurohet ngrohje, 160 furnizim i pavarur me energji dhe karburant, ndriçim, ushqime, ujë të pijshëm dhe personel të mjaftueshëm në punë dhe në gatishmëri. - Në nivelin vendor dhe të qarkut duhet të bëhet dhe të mbahet një inventar i mjeteve të pastrimit të dëborës, i makinave të ndryshme me kalueshmëri të lartë me goma ose zinxhirë që përdoren për transport në raste emergjente, dhe i pajisjeve të tjera të rëndësishme. Pikat e kontakteve duhet të njihen me njëri tjetrin dhe të jenë përgatitur kontrata paraprake me subjekte private, nëse do të jetë e nevojshme. - Kontaktet me shërbimin më të afërt ose më të përshtatshëm SAR duhet të mbahen të përditësuara dhe kontaktet të njihen me njëri-tjetrin dhe vendndodhjet në rrezik, duke përfshirë hartat e përbashkëta dhe informacione të tjera. - Duhet të përgatiten, gjithashtu, edhe planet e gatishmërisë për të ofruar asistencë të një shkallë të gjerë nëse kushtet e vështira vazhdojnë. Këtu mund të përfshihen racionet ushqimore dhe lloje të tjera asistence, strehim për ata që kanë lënë shtëpitë e tyre si rezultat i situatës së krijuar. - Planet për emergjencat civile duhet të mbështeten në hartëzimin dhe zoonimin e zonave me risk nga rrëshqitjet e tokës, dëbora e madhe dhe ortekët, për të ndihmuar gatishmërinë e komuniteteve të cenueshme dhe përcaktimin e rrugëve të aksesit. A.3.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes - Nevoja e menjëhershme është dhënia e informacionit në kohë reale për t’u siguruar se e gjithë popullsia në rrezik është e vetëdijshme për situatën, dhe të inkurajohet dhe të ndihmohet për të shkuar ose për të qëndruar në një objekt strehimi të sigurt. Në rastin e reshjeve të mëdha të dëborës së menjëhershme, ortekëve dhe rrëshqitjeve masive, mund të jetë e nevojshme të hapen strehime të përkohshme të sigurta. - Në këtë fazë, shkëmbimi i informacionit me popullsinë është shumë i rëndësishëm. Personat e zhdukur duhet të identifikohen me emra dhe të saktësohet, gjithashtu, vendndodhja e tyre e fundit dhe, nëse është e nevojshme, të ndërmerren operacionet e kërkim-shpëtimit sa më shpejt të jetë e mundur. - Ekziston një risk specifik për njerëzit e bllokuar në automjete, të cilët duhet të shpëtohen nga ekipe kompetente dhe të pajisura siç duhet të kërkim-shpëtimit, të cilët duhet të dërgohen në vende strehimi të sigurta, të identifikuara më parë, ku ata mund të qëndrojnë derisa risku të zvogëlohet. - Lidhjet e shkëputura të transportit janë me përparësi për t’u rihapur. Mund të vendosen kufizime në llojet e automjeteve në qarkullim për të favorizuar makineritë për pastrimin e dëborës, makinat e shërbimeve emergjente dhe makinat që përdoren për furnizimin me artikuj që nevojiten për situatën e emergjencës. - Nëse reshjet vazhdojnë të shtrihen në kohë, sigurimi i strehimit, furnizimit me ujë të pijshëm, racione ushqimore, batanije dhe mundësisht edhe me veshje të ngrohta, do të nevojitet menjëherë për popullsinë që është transferuar në vendstrehimet e përkohshme dhe, gjithnjë e më shumë, për familjet që janë izoluar në shtëpitë e tyre. - Pas një kohe të shkurtër, institucionet që karakterizohen nga një densitet i lartë popullsie, si për shembull spitale dhe shtëpi kolektive, do të kërkojnë gjithashtu asistencë shtesë, pasi funksionimi i tyre i plotë është thelbësor pavarësisht izolimit të mundshëm nga aksesi në rrugë dhe shërbimet. - Në çdo kohë, një sistem ngrohjeje i dështuar, mungesa e karburantit ose e energjisë elektrike, mund ta bënë një pjesë të popullsisë tej mase të cenueshme ndaj të ftohtit dhe izolimit. Situata duhet të monitorohet dhe rishikohet vazhdimisht dhe, aty ku është e nevojshme, të ndërmerren veprime të shpejta. - Shpesh është më e lehtë të evakuohen dhe të asistohen njerëzit në një strehim të sigurt kolektiv, kur mundësia për të arritur ato individuale bëhet problematike ose e paparashikuar. A.3.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes 161 - Shkalla e dëmtimit fizik të ndërtesave dhe infrastrukturës mund të jetë shumë e lartë në rastet e rrëshqitjeve masive të tokës dhe ortekëve ndërkohë që përgjithësisht nuk është shumë serioze në rastet e reshjeve të mëdha të dëborës. Më të prekshme nga dëbora e madhe janë rrjetet e furnizimit me energji, instalimet e ujit të pijshëm, të ujërave të zeza dhe sipërfaqet e rrugëve të cilat mund të dëmtohen seriozisht nga veprimet e shpeshta të ngrirjes dhe të shkrirjes. - Përmbytjet dytësore nga shkrirja e shpejtë e dëborës përbëjnë një faktor të menjëhershëm që duhet të merret në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes dhe mund të përfaqësojnë një ngjarje të dytë emergjente. - Efektet domino të shkaktuara nga rrëshqitjet masive apo ortekët duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos kur ato lidhen me dëmtime në infrastrukturën kritike që mund të përbëjnë gjithashtu një shkak për risqe të tjera shtesë. - Për këtë arsye, është thelbësor sigurimi i informacionit për popullsinë nëpërmjet të njëjtave mjete komunikimi, si radio lokale, që janë përdorur edhe gjatë fazës së përgjigjes. - Rivendosja e lidhjeve ekzistuese të komunikimit dhe të transportit është përparësi absolute dhe një mundësi për të forcuar sistemet dhe për të lehtësuar efektet e reshjeve të mëdha në të ardhmen. - Duhet të bëhet një rishikim i plotë në nivel vendor, qarku dhe qendror në lidhje me situatën e reshjeve, planet dhe veprimet e strukturave si dhe cilësinë e operacioneve të ndërmarra në fazën e përgjigjes. A.4. Zjarret masive/zjarret në pyje A.4.1. Risku nga zjarret masive/zjarret në pyje Të dhënat zyrtare nga viti 1990 deri në vitin 2021 tregojnë se zjarret kanë qenë vazhdimisht të pranishme në Shqipëri duke ndikuar në përbërjen dhe strukturën e burimeve pyjore në vend. Mesatarisht 385 zjarre ndodhin çdo vit në vend duke djegur një sipërfaqe pyjore prej 2340 ha. Sipërfaqja totale pyjore e djegur gjatë periudhës 1990-2020 është 67861 ha dhe sipërfaqja vjetore e djegur varion nga 17 ha në 2014 në 30856 ha në 2007. Vetëm në 2 vite sipërfaqja pyjore e djegur ka qenë nën 100 ha/vit, ndërsa në shumicën e viteve ajo ka qenë më e madhe duke u luhatur nga 153 ha/vit në 1995 deri në 30856 ha në vitin 2007 dhe vetëm në 6 vite pas vitit 2000, ka qenë më e lartë se mesatarja shumëvjeçare (2340 ha). Zjarret paraqesin një kërcënim serioz për burimet natyrore dhe asetet dhe për këtë arsye kërcënimi nga zjarri duhet të merret seriozisht. Zjarret janë të përhapura nga veriu në jug, duke prekur pyje, kullota, ullishte, pemishte, vreshta dhe objekte të ndryshme. Shumica e këtyre burimeve dhe aseteve humbasin në vlerë, veçanërisht kur digjen nga zjarre me intensitet të lartë. Për këtë arsye risku i zjarrit përcaktohet si ndikim i kombinuar i mundësisë së ndodhjes se një zjarri, ndikimit të tij dhe ndjeshmërisë së aseteve të ndryshme ndaj zjarrit. Rreziku nga zjarret klasifikohet “i lartë” nga instrumenti “Think Hazard” i Strukturës Globale për Zvogëlimin dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë. Ky klasifikim nënkupton se ekziston një probabilitet më i lartë se 50% në nivel vjetor që kushtet atmosferike të mbështesin zjarret masive të konsiderueshme, të cilat mund të çojnë në humbje të jetës dhe pasurisë. Risku nga zjarret mund të rritet edhe më tej si pasojë e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, si dhe nga zjarret antropogjene, zjarrvëniet apo zjarret e ndezura qëllimisht nga njerëzit për qëllime të djegies së mbetjeve ose për qëllime bujqësore në zonat ku zjarri përhapet me lehtësi. Faktorët e riskut në Shqipëri rriten pasi aktualisht nuk ka një udhëzues për zvogëlimin e riskut nga zjarret masive për qëllime planifikimi në nivel vendor dhe qendror, nuk ka një sistem mbarështetëror për mbikëqyrjen/sinjalizimin e zjarreve masive që të mundësojë ndërhyrjen në kohë, si dhe mungojnë fondet për trajnimin dhe pajisjet për zjarrfikësit. Së fundi, aktualisht ekziston një ndërgjegjësim i kufizuar i qytetarëve për riskun e zjarreve (në pyje) në përgjithësi. Zonat historike dhe kulturore përballen me një risk më të lartë si pasojë e kufizimeve të instalimit të sistemeve të sinjalizimit të zjarrit dhe tymit në këto zona. Për më tepër, rrugët e ngushta lidhëse dhe zonat e thella malore vështirësojnë aksesin e strukturave operacionale. 162 Instituti i Gjeoshkencave është përgjegjës edhe për monitorimin dhe llogaritjen e parametrave të Indeksit të Motit për Zjarret. Gjatë stinës së thatë, Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore e IGJEO-s, publikon çdo ditë Buletinin e Rrezikut të Zjarreve në Pyje. Bera DibëDurrë Elbasa Fier KorçëKukës Lezhë Vlorë Tiranë Gjirokastë Shkodër t r s n r Fig. 31. Numri i zjarreve sipas qarqeve dhe shkaqeve në vitin 2021 5 3 3 3 3 3 1 1 1 1 1 1 Fig. 32. Risku i zjarreve masive në qarqet e Shqipërisë A.4.2. Karakteristikat kryesore të zjarreve masive/zjarreve në pyje - Zjarret në pyje dhe kullota shpesh janë ngjarje të një shkalle më të vogël, në krahasim me ato që kanë ndikim dramatik mbi jetën dhe pronën. Përjashtim bëjnë zjarret që mbulojnë sipërfaqe të mëdha shkurresh ose pyje ku përfshihen edhe zona të banuara, pasi këto të fundit mund të shkaktojnë shkatërrim në një zonë të gjerë. - Shkaqet kryesore të zjarreve vijnë nga njerëzit, duke përfshirë neglizhencën, aktivitetet bujqësore të kontrolluara jo ashtu siç duhet, si për shembull djegien e kullotave, aksidentet dhe vëniet e qëllimshme të zjarrit. 163 - Si rezultat, zonat specifike të riskut janë lehtësisht të identifikueshme, ndërkohë që parandalimi, lehtësimi, mbrojtja dhe parapërgatitja janë të mundura dhe mund të kenë efekte të ndjeshme për zvogëlimin e riskut. - Në rastet e zjarreve që përfshijnë sipërfaqe të tëra, është shumë e vështirë për t’u kontrolluar, qofshin këto zjarre të shkaktuara nga njerëzit ose zjarre natyrore dhe drejtimi dhe forca e erës janë faktorë të veçantë në paparashikueshmërinë e tyre. - I Shqipëri rreziku më i madh i zjarreve të pyjeve është evident në fund të pranverës dhe gjatë periudhave të verave të thata. Që prej 1992-së, rreziku i zjarreve të pyjeve në Shqipëri është rritur në mënyrë të konsiderueshme, si në shpeshtësi, ashtu edhe në përmasa të zonave të prekura. A.4.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit /lehtësimit - Faktorët e parandalimit, si fushatat e ndërgjegjësimit publik dhe institucional, mund të kenë ndikim të rëndësishëm në zvogëlimin e riskut. Këto fushata duhet të ndërmerren në nivel qendror, nivel qarku dhe bashkie, të përshtatura sipas risqeve specifike në zonën përkatëse. - Publiku dhe institucionet duhet të jenë të ndërgjegjshëm për legjislacionin ekzistues, që ndalon ndezjen e zjarreve në zonat me rrezik të lartë dhe rregullat duhet të jepen si mesazhe të thjeshta. - Një sistem serioz vëzhgimi dhe patrullimi ndihmon në ndërgjegjësimin, informimin dhe zbatimin e legjislacionit. - Nevojiten ndryshime në praktikat bujqësore për sa u përket rreziqeve në rritje. Alternativa, opsione dhe udhëzime janë të nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin për mos-djegien e kullotave në periudhat kur rrezikshmëria e përhapjes dhe e daljes jashtë kontrollit është e lartë. - Masa të fazës së parandalimit/lehtësimit për zjarret masive/zjarret në pyje, gjenden në seksionet 3.6.1-3.6.3 dhe në kapitullin 5 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.4.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë - Përforcimi dhe zbatimi i masave ekzistuese të mbrojtjes, si për shembull, barrierat për parandalimin e zjarrit, kullat për monitorimin e pyjeve dhe një situatë vëzhgimi dhe patrullimi i përforcuar për pyjet, është çelësi për mbrojtjen e sipërfaqeve të mëdha nga zjarret. - Mbështetja dhe përforcimi i një rrjeti të përhershëm ekzistues të mbikëqyrje-sinjalizimit (me disa kulla vrojtimi) jep këtë përgjigje thelbësore të hershme. - Investimet dhe trajnimi në përdorimin e pajisjeve teknike të shuarjes së zjarrit mund të ofrojnë një përgjigje efektive të hershme përpara se situata e zjarreve të dalë jashtë kontrollit njerëzor. - Masa të fazës së gatishmërisë gjenden në seksionin 3.6.4.1 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.4.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes - Shpejtësia e përgjigjes është faktori kryesor në parandalimin e përhapjes së një zjarri të vogël në një pyll ose të zjarrit në shkurre, për të mos marrë përmasat e një emergjence civile të madhe. - Drejtimi i zjarrit është shumë i paparashikuar dhe e gjithë popullsia vendëse ose e përkohshme në çdo rast duhet të përgatitet për t’u evakuuar. Evakuimi duhet të kryhet mundësisht sipas planeve ekzistuese dhe të testuara për emergjencat. - Duhet të identifikohen dhe të paracaktohen zonat e sigurta për evakuimin së bashku me rrugët e sigurta për të shkuar në ato zona në skenarin ekzistues ose të mundshëm të ndryshimit të drejtimit të zjarrit. - Publiku dhe institucionet duhet të mbahen të mirinformuara nëpërmjet mjeteve të duhura (si për shembull, stacioneve lokale të radiove) dhe duhet të lejohen ose të inkurajohen të kthehen në shtëpitë e tyre kur situata të jetë përsëri absolutisht e sigurt. - Në emergjencat e zjarreve të një madhësie të konsiderueshme mund të kërkohet asistencë ndërkombëtare për shuarjen e zjarrit, si për shembull ekipe të fuqishëm zjarrfikës, helikopterë dhe avionë zjarrfikës të fuqishëm të prodhuar posaçërisht për këtë qëllim, veçanërisht nga vendet fqinje. 164 - Masa të fazës së përgjigjes gjenden në seksionin 3.6.4.2 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.4.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes - Dëmtimet në lidhjet e transportit, të energjisë elektrike dhe të telekomunikacioneve duhet të jenë me përparësi për t’u rregulluar, sapo situata të jetë e sigurt për të bërë një gjë të tillë. - Situata duhet të monitorohet nga afër për shpërthime të papritura të vatrave të zjarrit fillestar ose të zjarreve dytësore, që ndodhin nga i njëjti shkak fillestar ose nga materialet djegëse që zhvendosen nga era. - Kthimi i situatës në normalitet sjell mundësi për të mësuar nga një rishikim i plotë i shkaqeve dhe ndikimit të asaj çfarë ndodhi, duke analizuar kohën e duhur dhe përshtatshmërinë e paralajmërimit të hershëm dhe përgjigjes. - Një rishikim i plotë siguron përmirësime të mundshme në përgjigje por edhe në parandalim dhe lehtësim. - Humbja ekonomike që vjen si rezultat i zjarrit, duhet të paraqitet e krahasuar me koston e mundshme të lehtësimit kundrejt një ngjarjeje të përsëritur, si mjet për të kërkuar investime për parandalimin. - Etapa e menjëhershme e pasngjarjes, mund të paraqesë një mundësi për të aplikuar për burime shtesë për parandalimin, lehtësimin dhe mbrojtjen. A.5. Aksidentet teknologjike A.5.1. Risku nga aksidentet teknologjike Vlerësimi i vitit 2023 i Riskut Teknologjik (Industrial) në Shqipëri, ka marrë në konsideratë efektin dhe pasojat konkrete të fatkeqësive teknologjike të ndodhura në vend gjatë dy-tre dekadave të fundit sikurse janë shpërthimi i municioneve në 15.3.2008, në impiantin e demontimit të municioneve në Gërdec, afër Tiranës; rrjedhjet e hidrokarbureve në 22.5.2012, në ngarkimin e anijeve me naftë bruto në Portin e hidrokarbureve “Vlora-1”; zjarri në datën 17.12.2006, në depozitat e naftës në Shëngjin; lëkundjet e forta të tokës dhe dëmtimet e rënda në banesa në periudhën 2012–2016 në zonën e vendburimit të naftës Patos-Marinëz, Fier; aksidentet e shumta të shoqëruara edhe me fatalitete dhe dëmtime prone nga shpërthimet e bombolave të gazit të lëngshëm të naftës (GLN); aksidentet e shumta të shoqëruara me fatalitete të shumta në sektorin e energjisë elektrike, rreziqet potenciale nga stoqet e substancave kimike të rrezikshme, etj. Në pjesën më të madhe, rreziku teknologjik dhe risqet përkatëse lidhen drejtpërdrejt me aktivitetet që i referohen infrastrukturës kritike si në fushën e energjisë, transportit, telekomunikacionit, furnizimit me ujë, etj. Në Shqipëri rreziqet teknologjike janë përgjithësisht me ndikim të konsiderueshëm, por mundësia e shfaqjes konsiderohet e ulët ose shumë e ulët. Si rreziqe teknologjike në botën moderne ato mund të shihen si ngjarje Hi-Lo, që do të thotë ngjarje me ndikim të lartë (High) dhe probabilitet të ulët (Low). Në të kaluarën, deri në fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, Shqipëria kishte një aktivitet të rëndësishëm industrial/teknologjik, duke përfshirë sektorë të rëndësishëm industrialë si: sektori minerar; sektori i naftës; sektori i energjisë elektrike; sektori industrial kimik; sektori industrial ushtarak; sektori i industrisë ushqimore dhe agro-ushqimore etj. Gjatë periudhës 1990–2000 rënia e aktivitetit industrial solli degradimin e sistemeve të instaluara teknologjike, sepse një pjesë e madhe e industrisë e ndërpreu aktivitetin e saj dhe një pjesë e konsiderueshme e kësaj industrie ishte e shkatërruar. Në dokumentin “Raporti mbi Vlerësimin e Rrezikut Teknologjik (Industrial) dhe Riskut Teknologjik në Shqipëri”, është bërë një profil gjithëpërfshirës i çdo rreziku teknologjik (industrial), duke theksuar “Zonat e prirura nga rreziku”, karakteristikat e rreziqet, si dhe vizatimi i hartave të besueshme të intensitetit të rrezikut teknologjik (industrial). Në analizën dhe vlerësimin e rreziqeve teknologjike, është konsideruar se ky është rreziku që vjen nga kushtet teknologjike ose industriale, duke përfshirë aksidentet, procedurat e rrezikshme, dështimet e infrastrukturës ose aktivitetet specifike njerëzore, rrethanat që mund të shkaktojë humbje 165 ekonomike, vdekje, lëndime, sëmundje ose efekte të tjera shëndetësore, dëmtim të pronës, humbje të shërbimeve dhe mjeteve të jetesës, ose dëme mjedisore. Profili gjithëpërfshirës dhe karakteristikat e përgjithshme të çdo rreziku teknologjik (industrial) në Shqipëri, janë trajtuar në mënyrë specifike për profilin e rreziqeve teknologjike tek: - Instalimet dhe pajisjet në industrinë e kërkimit, prodhimit, përpunimit (rafinimit), transporti dhe tregtimi i naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre (karburanteve). - Impiantet dhe instalimet në industrinë e prodhimit, transportit, përdorimit dhe magazinimit të substancave të rrezikshme industriale/kimike. - Miniera dhe instalime në industrinë minerare, në kërkimin (zbulimin) dhe shfrytëzimin e minierave dhe pasurimin dhe përpunimin e mineraleve. - Pajisjet dhe instalimet e rrjeteve të furnizimit me ujë dhe shpërndarjes. - Instalimet industriale për prodhimin, transportin dhe ruajtjen e municioneve/eksplozivëve ushtarakë. - Pajisjet dhe instalimet e përdorimit, trajtimit, magazinimit të përkohshëm dhe transportit të materialeve bërthamore/radioaktive. - Infrastruktura e telekomunikacionit. - Infrastruktura e prodhimit/prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike. - Impiantet e prodhimit dhe instalimet në agroindustri. Bazuar në vlerësimin e profilit të rrezikut teknologjik në aktivitete dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë, janë kryer analiza konkrete në lidhje me zonat e ekspozuara (zonat teknologjike me prirje ndaj rrezikut) të shoqëruara me hartimin e hartave të besueshme (të mundshme) të rrezikut teknologjik. Në përfundim të këtyre analizave dhe vlerësimeve është kryer analiza teknologjike e riskut (skenarët e vlerësimit të riskut teknologjik) si dhe matricat dhe diagrami i riskut teknologjik. Skenarët për vlerësimin e riskut teknologjik (industrial) referohen në 6 raste të aktiviteteve teknologjike/industriale si vijon: Skenari 1: Terminali Bregdetar i depozitave të hidrokarbureve, Porto Romano, Durrës. Skenari 2: Vendburimi i prodhimit të naftës Patos Marinëz, Fier, (Kompania: “Bankers Petroleum” Ltd.). Skenari 3: Autocisternë me GLN - BLEVE në zonën urbane. Skenari 4: “Qendra e grumbullimit dhe trajtimit të kimikateve”, Elbasan. Skenari 5: Fabrika e pasurimit të kromit, Bulqizë dhe damba e depozitimit të sterileve të mineraleve, Bulqizë. Skenari 6: Dështimi i furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë për më shumë se 48 orë. 166 Fig. 33. Harta e vendndodhjes së fabrikave të pasurimit dhe dambave të mbetjeve nga fabrikat e pasurimit në Republikën e Shqipërisë. 167 Fig. 34. Harta e rrezikut teknologjik në vendndodhjet e landfilleve të substancave kimike të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë. 168 Fig. 35. Harta e rreziqeve teknologjike që kanë të bëjnë me Hot-Spotet që lidhen me substancat kimike dhe lëndë të tjera me përmbajtje radioaktive, apo mbetje të lëndëve të tjera teknologjike (Burimi Shtabi i Përgjithshëm i FA). 169 Fig. 36. Harta e rreziqeve teknologjike që kanë të bëjnë me poligonet e asgjësimit të municioneve me vendndodhje në territorin Shqiptar (Burimi FARSH). 170 Fig. 37. Harta e riskut teknologjik për Shqipërinë. Shkalla 1:400 000 171 5 5 5 5 3 3 3 3 3 3 3 3 Fig. 38. Risku teknologjik në qarqet e Shqipërisë A.5.2. Karakteristikat kryesore të riskut teknologjik - Situatat emergjente teknologjike (industriale) mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme në objektet industriale, si për shembull: në miniera, rafineri, depozita të karburanteve dhe të materialeve të rrezikshme, në tubacione ose në instalime të ndryshme, në komplekse industriale ku përdoren lëndë të cilat, në gjendje të lirë ose në kombinim me njëra-tjetrën, mund të shkaktojnë zjarre, ndotje, shpërthime etj. ose nga një efekt dytësor i një fatkeqësie natyrore, si për shembull: një goditje sizmike, rrëshqitje dheu ose përmbytje serioze. - Risqet teknologjike janë shqetësime për emergjencat mjedisore dhe për emergjencat e mundshme civile. - Përfshirja e një rreziku teknologjik brenda një situate ekzistuese të një fatkeqësie natyrore mund të krijojë mjedis shumë të pafavorshëm për fazën e përgjigjes. - Kërcënimi i drejtpërdrejtë mund të marrë formën e zjarreve, shpërthimeve, ujit të kontaminuar rëndë, rrëzimit të ndërtesave, prishjes së minierave ose ndërtesave të tjera të ngjashme dhe çlirimit të gazeve helmuese. - Kufizimet ekonomike mund të mos lejojnë riaftësimin dhe përmirësimin e sigurisë së objekteve ekzistuese industriale, por parapërgatitja dhe organizimi për mbrojtjen dhe përballimin mund të lehtësojnë në mënyrë të ndjeshme efektet e një emergjence të një natyre të tillë. - I Shqipëri, megjithëse prodhimi industrial i vendit ka rënë ndjeshëm që prej vitit 1991, ka masa të konsiderueshme materialesh të rrezikshme që vazhdojnë të ruhen ende, si dhe lëndë e produkte që mbahen në kushte të papërshtatshme, sikundër ka edhe subjekte të reja, aktiviteti i të cilave përbën rrezik potencial. A.5.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/ lehtësimit - Identifikimi i zonave të riskut në nivel qendror dhe vendor është i rëndësishëm për të planifikuar masat e nevojshme. - Brenda këtyre zonave, planifikimi në nivelin qendror dhe vendor i emergjencave, duke përfshirë sistemin e paralajmërimit të hershëm publik dhe planet e evakuimit mund të jenë të paçmueshme nëse ndodh një ngjarje. - Informacionet përkatëse rreth riskut teknologjik (industrial) duhet të përfshihen edhe në skenarët e tjerë të planifikimit emergjent në nivel vendor, qarku apo qendror për ngjarjet sizmike, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet, pasi ato mund të shoqërohen me efekte serioze dytësore të një natyre teknologjike të cilat nuk duhet të dalin si surpriza gjatë fazës së përgjigjes. - Planet e veprimit për riaftësimin ose sigurimin e instalimeve ndihmon për t’i dhënë përparësi instalimeve sipas riskut që ato paraqesin për popullatën dhe mjedisin. Pavarësisht burimeve të kufizuara, në këtë mënyrë, të paktën kërcënimet më të mëdha mund të zvogëlohen një nga një, siç e lejon financimi. 172 - Masa të fazës së parandalimit/lehtësimit për aksidentet teknologjike (industriale), gjenden në seksionet 6.1–6.3 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.5.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë - Përballimi drejtpërdrejt i fatkeqësive teknologjike është një punë shumë e specializuar të cilën mund ta bëjnë vetëm njësi të kualifikuara ose me përvojë. - Përveç evakuimit të planifikuar të popullsisë, mund të shfaqen edhe efekte të tjera që mund të mos jenë parashikuar. Parashikimi i efekteve dytësore të mundshme në basenet ujore dhe atmosferë duhet të jetë bazë për planifikimin e ndikimit maksimal të fatkeqësisë. Mjaft institucione dhe struktura mund të përfshihen në garantimin e sigurisë së popullsisë dhe të mjedisit. Në këtë drejtim, koordinimi i mirë i përgjigjes është shumë i rëndësishëm. - Nevojat shëndetësore mund të jenë shumë specifike dhe planifikimi i skenarit duhet të përfshijë inpute dhe burime specifike të kujdesit shëndetësor si për parandalimin ashtu edhe për trajtimin. - Për skenarë ekstremë mund të kërkohet edhe asistenca e ekspertëve ndërkombëtarë nëpërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara “Për mjedisin” (United Nations Environment Programme/UNEP) përmes UNDAC-ut. - Masa të fazës së gatishmërisë për aksidentet teknologjike (industriale), gjenden në seksionin 6.3 të dokumentit përkatës të vlerësimit të riskut në nivel qendror. A.5.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes - Evakuimi i menjëhershëm i popullsisë së prekur dhe i popullsisë që ka gjasa të preket, është shumë i rëndësishëm. Sistemet e paralajmërimit dhe të informacionit publik duhet të mirëmbahen dhe të funksionojnë gjatë gjithë ngjarjes. - Inspektoratet dhe policitë përkatëse duhet të jenë të pranishme gjatë vlerësimit dhe përballimit të situatës së krijuar. - Sipas situatës, mund të nevojiten ekipe shumë të specializuar të kërkim-shpëtimit për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nga fatkeqësia. - Duhet të merret parasysh evakuimi i shpejtë për në objektet shëndetësore i personave që kanë nevojë për trajtime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë djegiet ose komplikacione të tjera të cilat janë planifikuar në mënyrë specifike. - Kërkohet vlerësim i menjëhershëm teknologjik për të përcaktuar efektet reale dhe efektet e mundshme, duke përfshirë edhe ndotjen e gjerë të mjedisit. - Shkaku fillestar i ngjarjes duhet të stabilizohet dhe të bëhet i sigurt ose më i sigurt se përpara ndodhjes së fatkeqësisë. Duhet të shmanget skenari i përsëritjes. - Duhet të minimizohen efektet dytësore, duke synuar koordinimin më të mirë të mundshëm të strukturave dhe të institucioneve të përfshira. - Shërbimi shëndetësor dhe shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit mund të kërkojnë mbështetje shtesë të menjëhershme. Burimet e mundshme të mbështetjes duhet të jenë elementë kyç në planet për emergjencat civile në nivel vendor, qarku dhe qendror. A.5.6. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes - Popullsia e evakuuar duhet të mbahet e informuar mbi risqet derisa kthimi të jetë i sigurt. Këtu përfshihen risqe, si ai i furnizimit me ujë të kontaminuar. - Sipas situatës, mund të ketë raste kur një popullsi e ka pasur të pamundur të kthehet në mënyrë të sigurt në shtëpi dhe, në këto raste, duhet të parashikohen masa alternative të përshtatshme për të. - Është shumë e rëndësishme të vlerësohen ndikimet mjedisore në shkallë më të gjerë, ndikimet afatgjata mjedisore dhe ndikimet mbi kafshët e egra, gjënë e gjallë, burimet ujore dhe të mbjellat. - Mund të ketë mundësi për lehtësim për zonën e prekur dhe zona të ngjashme gjatë operacioneve të rimëkëmbjes Ndërtimi i mureve mbajtëse të lira ose digave, mbyllja e dyshemeve dhe ujëmbledhësve prej betoni, si dhe kontrolli dhe riparimi i elementëve ekzistues të sigurisë të 173 dëmtuar dhe dakordësimi për treguesit për paralajmërimin e hershëm mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në parandalimin e një ngjarjeje të përsëritur. A.6. Sëmundjet infektive A.6.1. Risku nga sëmundjet infektive Sëmundjet infektive përfshijnë mikroorganizmat që shkaktojnë ose që janë të lidhura me sëmundjet te njerëzit, kafshët dhe bimët. Këto mund të vijnë nga sëmundjet që shfaqen në mënyrë natyrore ose nga sëmundjet e sjella në mënyrë të qëllimshme apo të paqëllimshme nga njeriu dhe shkaktojnë humbje të konsiderueshme të jetës, florës ose faunës, si dhe humbje të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Rreziqet biologjike mund të vijnë gjithashtu edhe nga fatkeqësitë e papritura, si tërmetet ose përmbytjet. Globalizimi i transportit dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike në modelet e vektorëve (si lëvizja e kafshëve ose insekteve që transmetojnë sëmundjet) mund të rrisin ndjeshëm rrezikun në Shqipëri, çka do të kërkojë vigjilencë të vazhdueshme epidemiologjike. Risku rritet nga mungesa e imunitetit të njerëzve, bimëve dhe kafshëve ndaj mikroorganizmave të sëmundjeve të reja dhe virulente, mungesës së praktikave të lidhura me ujin dhe higjienën, kufizimeve në kapacitetet aktuale laboratorike dhe të mbikëqyrjes, urbanizimit të paplanifikuar, transportit më të shpejtë të njerëzve dhe kafshëve në mbarë botën, përhapjes së informacioneve të pasakta ose qëllimisht të gabuara rreth risqeve biologjike dhe burimeve të ulëta socio-ekonomike. Pandemia e COVID-19 rezultoi në më tepër se 280000 raste dhe në mbi 3400 humbje jete në Shqipëri. Kjo pandemi shkaktoi humbje të konsiderueshme ekonomike në Shqipëri dhe në mbarë botën. Nga ana tjetër, ekziston edhe kërcënimi i terrorizmit biologjik, i cili kërkon gatishmëri për identifikimin efektiv laboratorik të patogjenëve të terrorit dhe ekzistencën e protokolleve të komunikimit të shpejtë për publikun. 5 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Fig. 39. Risku biologjik në qarqet e Shqipërisë A.6.2. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e parandalimit/lehtësimit Parandalimi i sëmundjeve duhet të jetë prioritet dhe është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të rinj e të vjetër. Parandalimi i sëmundjeve duhet të edukohet që në moshë të re në 174 shkolla apo ambiente të përbashkëta dhe të mbahet e izoluar. Këputja e zinxhirit të infeksionit ose ndërprerja e fazave të zinxhirit është çelësi për Parandalimin dhe Kontrollin e suksesshëm të Infeksionit. Patogjeni Pritësi i Habitati ndjeshëm Porta Porta Hyrëse dalëse Mjetet e transmeti mit Fig. 40. Cikli i infeksionit Hallka Shembull i ndërprerjes (këputjes) të ciklit të infeksionit Përdorimi sipas përshkrimit të antibiotikëve zvogëlon mundësinë që patogjeni të bëhet Patogjeni rezistent ndaj trajtimit Kërkesat e rregullta për pastrim ose dekontaminim do të zvogëlojnë numrin e patogjenëve të pranishëm në mjedis dhe në pajisje që përdorim çdo ditë. Habitati Izolimi ose distancimi, mbajtja larg nga të tjerët kur një person është i infektuar, zvogëlon mundësinë që patogjeni të gjejë një pritës (habitat) të ri. Mbulimi i hundës dhe gojës kur kolliteni ose teshtini zvogëlon shanset e përhapjes së infeksioneve të frymëmarrjes. Porta dalëse Të kesh ambiente të dedikuara tualeti zvogëlon shanset e përhapjes së infeksioneve gastrointestinale. Higjiena e duarve largon shumë patogjenë dhe i ndalon ata të lëvizin midis njerëzve. Mjetet e transmetimit Ventilimi i ambienteve ndihmon në uljen e përqendrimit të disa patogjenëve të tillë si viruset që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. Maskat kirurgjikale për fytyrën dhe mbrojtja e syve zvogëlojnë rrezikun e hyrjes së patogjenëve në trup përmes membranave të mukozës. Porta Hyrëse Sigurohuni që plagët të jenë të mbuluara dhe përdorni vetëm pajisje të brendshme, si kateter, kur është absolutisht e nevojshme. Vaksinimi ndihmon në luftimin e infeksionit dhe parandalimin e sëmundjeve dhe Pritësi i ndjeshëm vdekjeve. Shembujt e dhënë në tabelë mund të përdoren nga individët në ambientet e përbashkëta, nga komunitetet dhe kur është e nevojshme, në shkallë kombëtare. Të gjitha etapat e mësipërme u përdorën si strategji parandaluese dhe zbutëse gjatë pandemisë globale. Fushatat e vazhdueshme dhe sezonale të edukimit publik dhe ndërgjegjësimit nga agjencitë përkatëse janë thelbësore. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është 175 institucioni i specializuar për një risk të tillë, mbrojtja civile e suksesshme kërkon një qasje gjithëpërfshirëse të disa institucioneve dhe komunitetit. A.6.3. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e gatishmërisë Në përgjithësi, gatishmëria për sëmundjet infektive nënkupton sigurimin e aftësive të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Për më tepër, gatishmëria përfshin zbatimin e planeve për një përhapje të sëmundjes infektive me procedura të qarta standardesh veprimi (PSV) për atë që duhet bërë, kur duhet bërë, kush e bën atë dhe çfarë burimesh duhen përdorur. Planet dhe PSV-të duhet të ushtrohen dhe testohen me trajnime dhe ushtrime si pjesë e një përqasje gjithëpërfshirëse të disa institucioneve dhe komunitetit. Një listë veprimesh për fazën e gatishmërisë (e mbikëqyrur nga MSHMS) përbëhet nga: - Monitorimi në nivel vendor, qarku dhe qendror. - Parashikimi dhe modelimi. - Paralajmërimi dhe njoftimi i hershëm. - Planifikimi, testimi dhe ushtrimi i planeve për emergjencat civile. - Forcimi i institucioneve shëndetësore dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor. - Sigurimi që zinxhiri i furnizimit shëndetësor dhe mjekësor është adekuat dhe i disponueshëm për nevoja në rritje të menjëhershme nëse kërkohet. - Sigurimi që të dhënat e mbikëqyrjes dhe monitorimit shëndetësor të përfshihen në vendimmarrje. A.6.4. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e përgjigjes Në fazën e Përgjigjes, MSHMS do të aktivizojë planet dhe PSV dhe padyshim që do të kërkojë ndihmën e ministrive, agjencive dhe organizatave të tjera, aktive në vend. - Në mënyrë sa më praktike të jetë e mundur, masat e mëtejshme parandaluese do të mbeten të aktivizuara për të frenuar dhe kontrolluar shpërndarjen e sëmundjes infektive që është në proces. - Faktorë që duhen konsideruar janë: - Mobilizimi i shpejtë i punonjësve shëndetësorë, ilaçeve dhe furnizimeve të specializuara mund të kufizojë vuajtjet e të prekurve dhe të ngadalësojë ose ndalojë përhapjen e sëmundjes. - Koordinimi me autoritetet shëndetësore vendase dhe ndërkombëtare, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe partnerët e tjerë si OJF-ve për të siguruar ilaçe dhe furnizime, madje edhe objekte dhe staf të përkohshëm për të trajtuar rritjen e të infektuarve. - Sigurimi i pajisjeve dhe furnizimeve mbrojtëse për të kufizuar ekspozimin e punonjësve shëndetësorë, së bashku me mbështetjen për sa më shumë punonjës shëndetësorë nga listat e urgjencës për të rritur sistemin lokal shëndetësor. - Në bashkërendim me MSHMS, autoritetet lokale dhe pjesëtarë të përzgjedhur të komunitetit angazhohen në gjurmimin e personave të infektuar dhe krijimin e një baze të dhënash me kontaktet e tyre. Më pas kërkohet fokusim në shtrirjen dhe edukimin e komunitetit për të mësuar udhëzimet e praktikave të mira ndërkombëtare për ruajtjen e higjienës (si p.sh. WASH – Water, Sanitation and Hygene30) dhe për të ofruar informacione dhe mjete të tjera të përshtatshme për parandalimin e sëmundjeve infektive. Gjithashtu në këtë fazë duhen mbështetur përpjekjet për rritjen e imunizimit nëse ekziston një vaksinë. - MSHMS-ja do të vazhdojë të mbledhë, gjurmojë dhe menaxhojë të dhënat e shpërndarjes të sëmundjes infektive për të siguruar vendimmarrje të bazuar në riskun aktual. A.6.5. Faktorët që duhet të merren në konsideratë në fazën e rimëkëmbjes Praktikat e mira të mbrojtjes civile diktojnë që rimëkëmbja, ose të paktën planifikimi për rimëkëmbje, duhet të fillojë në fazën e përgjigjes. Sa i përket sëmundjeve infektive, MSHMS-ja do të udhëheqë dhe koordinojë procesin e rimëkëmbjes i cili mund të përcaktohet nga një sërë faktorësh duke përfshirë: 30 https://www.unicef.org/wash. 176 - Afatet dhe kohëzgjatjen e përhapjes së sëmundjes infektive. - Numrin e individëve të prekur. - Infrastrukturën dhe burimet shëndetësore. A.7. Ndryshimet klimatike si një faktor për shfaqjen e rreziqeve Ndryshimet klimatike në Shqipëri janë njohur si një faktor kryesor që do të kontribuojë në shpeshtësinë dhe shkallën e rreziqeve dhe risqeve. Shqipëria, duke qenë një vend që nuk bën pjesë në Shtojcën I të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK), ka zhvilluar një inventar të emetimeve antropogjene sipas burimeve dhe përthithjeve nga përthithësit e gazeve me efekt serrë (GES) të emetuara në atmosferë ose të përthithura nga atmosfera që prej vitit 1990, në kuadër të Komunikimeve të saj Kombëtare (KK) për Ndryshimet Klimatike. Me mbështetjen e UNDP-së, është hartuar tashmë Komunikimi i Katërt Kombëtar. Klima e Shqipërisë është tipike mesdhetare. Vendi karakterizohet nga dimri i butë me reshje të shumta dhe vera e nxehtë dhe e thatë. Bazuar në relievin e territoreve të saj dhe të distancës nga deti, territori i Shqipërisë ndahen në katër zona klimatike: Zona mesdhetare fushore, zona mesdhetare kodrinore, zona mesdhetare paramalore dhe zona mesdhetare malore. Të gjitha studimet ekzistuese të realizuara në kuadër të skenarëve të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (PNNK), tregojnë se temperatura në Shqipëri ka gjasa të rritet. Vëzhgimet reale të marra pas vitit 2000 kanë treguar se vlerat e arritura ishin të barabarta me vlerat që ishin projektuar për t’u arritur në vitin 2020. Kërcënimi nga ndryshimet klimatike parashikohet të ketë pasoja negative për shumicën e risqeve dhe rreziqeve kryesore të identifikuara në Shqipëri. Parashikimet për rritjen e temperaturës tregojnë se temperatura mesatare vjetore në Shqipëri do të rritet me 1,3°C deri në 2,2°C brenda vitit 2050 dhe me 1,2°C deri në 4,4°C brenda vitit 2100. Parashikohet se kjo rritje do të çojë në rritje të numrit dhe kohëzgjatjes së valëve të të nxehtit dhe që temperatura mesatare gjatë verës të arrijë rreth 27°C brenda vitit 2100. Niveli i përgjithshëm i reshjeve parashikohet të ulet me 2,1% deri në 4,3% brenda vitit 2050. Megjithatë, parashikohet që në Shqipëri mund të ketë rritje të nivelit të reshjeve gjatë muajve të dimrit. Kjo do të çojë në rritjen e shpeshtësisë dhe intensitetit të fatkeqësive të lidhura me motin, në rritjen e numrit të përmbytjeve gjatë dimrit, pranverës dhe vjeshtës, si dhe në rritjen e shpeshtësisë së thatësirave gjatë muajve të verës. Rritja e nivelit të detit do të rrisë cenueshmërinë e zonave përgjatë bregdetit ndaj përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit të akuifereve bregdetare. Si rezultat i rritjes së nivelit të detit, parashikohet të rritet niveli i lumenjve në pjesët e poshtme të baseneve dhe të ulet shpejtësia e rrymës së ujit. Në total, deri në vitin 2030, rreth 1082,45 km 2 (32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3,76% e sipërfaqes totale të vendit) do të preken nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve. Sasi të konsiderueshme të tokave të punueshme do të zhduken dhe nuk do të përdoren më si pasojë e përmbytjeve dhe rritjes së kripësisë. Shumica e habitateve bregdetare, si dunat e rërës, ligatinat e ujërave të ëmbla dhe të kripura, kënetat dhe lagunat do të zhduken ose do të dëmtohen akoma më shumë. Bregdeti i Adriatikut do të zhvendoset në brendësi të vendit dhe do të intensifikohet erozioni bregdetar, pasi zhvendosja e ligatinave bregdetare dhe habitateve të tjera në brendësi të vendit do të pengohet nga argjinaturat dhe skemat e kullimit të ndërtuara në kuadër të punimeve për rehabilitimin e ligatinave gjatë viteve 50’-60’ të shekullit të kaluar. Me qëllim marrjen e masave ndaj efektit të erozionit në zonën bregdetare të vendit tonë nevojitet intensifikimi i bashkëpunimit të strukturave institucionale në nivel qendror dhe vendor, si dhe realizimi i një studimi të detajuar mbi ecurinë e këtij efekti gjatë viteve të fundit apo zonat më të prekura dhe të rrezikuara, në mënyrë që të planifikohen dhe një sërë masash për parandalimin e tij. Në lidhje me ndryshimet klimatike që prekin zonën bregdetare, është e nevojshme të ketë reflektime të vazhdueshme dhe përmirësim të strategjive për përshtatjen e zonës bregdetare ndaj 177 këtyre ndryshimeve, duke realizuar një ndarje të qartë mes pjesës urbane, zonat natyrore që nuk janë prekur nga veprimtaria ndërtimore, zonat e mbrojtura natyrore, tokat bujqësore etj.., si dhe evidentimi i metodologjive për ndërveprimin mes zonave natyrore dhe zonave të urbanizuara, të ndërtuara, të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike. Sigurimi i fondeve për realizmin e ndërhyrjeve për mbrojtjen e zonës bregdetare nga ndryshimet klimatike dhe erozioni, që vjen nga rritja e shpejtë e nivelit të detit, përbën një nga sfidat kryesore për çdo institucion apo aktor tjetër të angazhuar në këtë drejtim. Për këtë qëllim sugjerohet përgatitja e një aplikacioni për përdorim të përgjithshëm, që do të evidentonte zonat e rrezikuara dhe zonat më të prekura nga erozioni, Ky aplikacion do të mundësonte përfshirje të gjerë të publikut, në diskutimet që prekin zhvillimet bregdetare, mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, duke qenë se preken direkt nga këto ndryshime. Përfshirja e shoqërisë civile është një faktor suksesi dhe garancie për zbatimin e strategjive të ndërmarra dhe ndërhyrjeve në terren. E rëndësishme është shpërndarja e informacionit mbi risqet që lidhen me ndryshimet klimatike ndaj të cilave është e ekspozuar popullsia lokale, në mënyrë që të sigurohet një bashkëpunim më i gjerë, veçanërisht gjatë fazave të planifikimit territorial. Forcimi i bashkëpunimit me vendet e tjera të prekura nga fenomenet e mësipërme është gjithashtu element i rëndësishëm. Në funksion të situatës emergjente, duhet të zhvillohen strategji përshtatjeje ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike në zonat bregdetare., të cilat duhet të jenë në raport dhe me ndryshimet ligjore përkatëse. Pra nevoja për ndryshime ligjore është domosdoshmëri, në mënyrë që të mos bëhet pengesë për implementimin e strategjive. Aneksi B: Marrëveshjet ndërkombëtare Nr. Titulli i Marrëveshjes Akti miratues Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe 1 Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, nënshkruar në 17.6.1991 Ligj nr. 8520, datë 30.7.1999, “Për ratifikimin e Marrëveshje ndërmjet Programit Botëror të Ushqimit “marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Republikës 2 të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë së Shqipërisë të Shqipërisë dhe Programit Botëror të nënshkruar në 6.5.1999, në Tiranë Ushqimit të Kombeve të Bashkuara” Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Rendit 3 Publik të Republikës së Greqisë, “Për bashkëpunimin midis shërbimeve zjarrfikëse të tyre dhe kompetencave që kanë ato në këtë fushë”, nënshkruar në 27.5.2006 Ligj nr. 10268, datë 2.4.2010, “Për ratifikimin e Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Republikës së Austrisë “Mbi ndihmën e ndërsjellët në 4 Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për rast të katastrofave ose fatkeqësive të mëdha”, ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose nënshkruar në 27.1.2010 fatkeqësish të mëdha” Ligj nr. 10732, datë 10.2.2011, “Për aderimin e Marrëveshje midis qeverive të vendeve pjesëmarrëse të Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) “Mbi ndërmjet qeverive të vendeve pjesëmarrëse të bashkëpunimin në ndihmën dhe përgjigjen ndaj Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi 5 situatave emergjente në fushën e fatkeqësive natyrore (BEDZ) për bashkëpunimin në ndihmën dhe dhe ato të shkaktuara nga dora e njeriut”, nënshkruar përgjigjen ndaj emergjencave të fatkeqësive në 15.4.1998 natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe në protokollin shtesë të saj” 6 Memorandum Mirëkuptimi “Për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike” midis Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë Kombëtare të 178 Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Republikës së Kroacisë, nënshkruar në shkurt 2010 Ligj nr. 51/2012, datë 10.5.2012, “Për Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Ministrave të Republikës së 7 Kroacisë “Për ndihmë reciproke, në rast të fatkeqësive Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së dhe aksidenteve të mëdha”, nënshkruar në 7.10.2011 Kroacisë për ndihmë të ndërsjellë, në rast të fatkeqësive dhe aksidenteve të mëdha” Ligj nr.135/2014, datë 9.10.2014, “Për Memorandum Mirëkuptimi për kuadrin institucional të ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit Iniciativës për Gatishmërinë dhe Parandalimin e 8 për kuadrin institucional të Iniciativës për Katastrofave për Evropën Juglindore, nënshkruar në Gatishmërinë dhe Parandalimin e Katastrofave 28.11.2013 për Evropën Juglindore” Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë – Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe 9 Ministrisë së Brendshme – Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbimin e Shpëtimit nga Zjarri të Republikës Çeke “Mbi bashkëpunimin në fushën e përgatitjes dhe zbutjes të fatkeqësive”, nënshkruar në 13.10.2015 VKM nr. 500, datë 6.7.2016, “Për miratimin e Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak spitalor të Republikës së Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran 10 Shën Gjonit të Jerusalemit të Rhodes dhe Maltës”, Ushtarak nënshkruar në 15 qershor 2016 Spitalor të Shën Gjonit të Jerusalemit të Rhodes dhe Maltës” VKM nr. 522, datë 4.7.2018, “Për miratimin e Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit 11 “Për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në të Zi, emergjenca”, nënshkruar në 3.7.2018 për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në emergjenca” VKM nr. 629, datë 25.9.2019, “Për miratimin e Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të dhe Hercegovinës dhe Qeverive të vendeve të tjera Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Qeverive të anëtare të Iniciativës së Gatishmërisë dhe Parandalimit vendeve të tjera anëtare të Iniciativës së të Fatkeqësive për Evropën Juglindore mbi 12 Gatishmërisë dhe Parandalimit të Fatkeqësive Marrëveshjet e Vendit Pritës për sekretariatin e për Evropën Juglindore mbi Iniciativës së Gatishmërisë dhe Parandalimit të Marrëveshjet e Vendit Pritës për Sekretariatin e Fatkeqësive për Evropën Juglindore, nënshkruar në Iniciativës së Gatishmërisë dhe Parandalimit të 20.9.2018 Fatkeqësive për Evropën Juglindore” VKM nr. 896, datë 18.11.2020, “Për miratimin e Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së 13 Kosovës, për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë, Republikës së Kosovës, për bashkëpunim dhe në raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive tjera, nënshkruar në 2.10.2020 natyrore dhe të fatkeqësive të tjera” “Marrëveshje mbi bashkëpunimin për mbrojtjen ndaj katastrofave në Ballkanin Perëndimor” midis VKM nr. 684, datë 26.10.2022, “Për miratimin e 14 Republikës së Shqipërisë, Republikës së Serbisë dhe marrëveshjes mbi bashkëpunimin për mbrojtjen Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkruar në ndaj katastrofave në Ballkanin perëndimor” 29.7.2021 Plan Bashkëveprimi Operacional në fushën e Mbrojtjes Civile midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile 15 dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Kosovë, nënshkruar në 28.11.2021 Plan Bashkëveprimi Operacional në fushën e Mbrojtjes Civile midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile 16 dhe Drejtorisë së Shpëtimit dhe Mbrojtjes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të zi, nënshkruar në 4.7.2022 179 “Plan Operacional në fushën e Mbrojtjes Civile midis Republikës së Shqipërisë, Republikës së Serbisë dhe 17 Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkruar në 2.9.2022 Marrëveshje, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, njëra Ligj nr. 7/2023, datë 2.2.2023, “Për ratifikimin e palë, dhe, Bashkimit Evropian, pala tjetër, për marrëveshjes ndërmjet Republikës së 18 pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Mekanizmit Shqipërisë, njëra palë, dhe Bashkimit Evropian, të Mbrojtjes Civile të Bashkimit, nënshkruar në pala tjetër, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në 18.11.2022 Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit” Aneksi C: Marrëveshjet kombëtare Nr. Titulli i Aktit Memorandum Bashkëpunimi midis Organit Kombëtar të Investigimeve të Incidenteve dhe Aksidenteve Ajrore në Aviacionin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së 1 Përgjithshme të Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë lidhur me bashkëpunimin dhe asistencën në rastin e një incidenti/aksidenti të rendë në fushën e aviacionit civil, nënshkruar në 7.2.2012 Marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Qendrës Vullnetare 2 të Emergjencave Civile “Për një partneritet në fushën e parapërgatitjes dhe përgjigjes ndaj emergjencave civile”, nënshkruar në 16.3.2015 Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Epoka” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të 3 Emergjencave Civile, nënshkruar në 21.4.2015 Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), 4 Universiteti Politeknik i Tiranës “Për bashkëpunimin, komunikimin, dhe shkëmbimin e të dhënave, me qëllim përmirësimin e parashikimit, Paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit”, nënshkruar në 26.3.2019 Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi “Për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë”, 5 ndërmjet AKMC-së dhe Aeroportit Tirana, International, nënshkruar në 15.10.2020 Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Marin Barleti” dhe Agjencisë Kombëtare të 6 Mbrojtjes Civile, nënshkruar në 17.3.2021 Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi “Për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë në 7 Mbrojtjen Civile” ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, nënshkruar në 13.4.2021 Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Polis” dhe AKMC -së, nënshkruar në 8 2.12.2021 Marrëveshje Ndërinstitucionale Operacionale ndërmjet AKMC -së dhe UPT në kuadër të zbatimit të Programit Pronews për dhënien në përdorim dhe funksionim nga IGJEO, të rrjetit të 9 stacioneve automatike të motit (Server dhe stacionet hidro-metereologjike të rehabilituara), nënshkruar në 12.12.2021 Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Agjencisë 10 Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nënshkruar në 14.12.2021 Aneksi D: Kuadri ligjor për mbrojtjen civile Nr. Akti ligjor, numër, datë 1 Ligj nr. 45/2019, datë 18.7.2019, “Për mbrojtjen civile” 180 2 Ligj nr. 152, datë 21.12.2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” VKM nr. 741, datë 20.11.2019, “Për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë 3 Kombëtare të Mbrojtjes Civile” VKM nr. 747, datë 20.11.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të 4 Mbrojtjes Civile” 5 Akt normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” Ligj nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 16.12.2019, të 6 Këshillit të Ministrave, ‘Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore’” Urdhër Kryeministri nr. 27, datë 3.2.2020, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së 7 Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile” VKM nr. 923, datë 25.11.2020, “Për funksionimin e organizimin e Komitetit të Mbrojtjes 8 Civile dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të institucioneve dhe të strukturave të sistemit të mbrojtjes civile” VKM nr. 1020, datë 16.12.2020, “Për përbërjen, funksionimin dhe detyrat e Komisionit 9 Teknik Këshillimor për zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive” VKM nr. 1162, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e procedurave dhe të afateve për pajisjen 10 me vërtetim për riskun të subjekteve, të cilat kërkojnë të pajisen me leje zhvillimi/ndërtimi” VKM nr. 158, datë 17.3.2021, “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për shpalljen e 11 gjendjes së fatkeqësisë natyrore” Urdhër i ministrit të Mbrojtjes nr. 881, datë 25.6.2021, “Për miratimin e Rregullores për 12 metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në nivel qendror dhe vendor” Urdhër Kryeministri nr. 57, datë 29.6.2021, “Për ngritjen grupit ndërinstitucional dhe grupit 13 teknik ndërinstitucional të punës për përgatitjen e projektit të Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë” Urdhër Kryeministri nr. 58, datë 29.6.2021, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional dhe 14 grupit teknik ndërinstitucional të punës për përgatitjen e projektit të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile” Urdhër Kryeministri nr. 59, datë 29.6.2021, “Për ngritjen dhe funksionim e grupit 15 ndërinstitucional të punës për kryerjen e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror” VKM nr. 412, datë 8.7.2021, “Për miratimin e flamurit, stemës dhe uniformës së Agjencisë 16 Kombëtare të Mbrojtjes Civile” VKM nr. 414, datë 8.7.2021, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të 17 përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile”, i ndryshuar me VKM nr. 290, datë 17.5.2023 Urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nr. 97, datë 8.7.2021, “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Sekretariatit Teknik të grupit 18 ndërinstitucional dhe grupit teknik ndërinstitucional të punës për hartimin e projektit të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile” VKM nr. 431, datë 15.7.2021, “Për përbërjen dhe detyrat e njësive organizative që kanë në 19 kompetencë të tyre çështjet e mbrojtjes civile në ministritë e linjës” VKM nr. 594, datë 13.10.2021, “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve 20 private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre” 181 VKM nr. 667, datë 10.11.2021, “Për trajtimin e vullnetarëve për angazhimin e tyre në 21 aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive” VKM nr. 775, datë 15.12.2021, “Për miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe 22 mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive” VKM nr. 345, datë 26.5.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të 23 të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë” VKM nr. 53, datë 1.2.2023, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të 24 fondeve për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si edhe në veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile” VKM nr. 94, datë 22.2.2023, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut 25 nga Fatkeqësitë 2023–2030 dhe planit të veprimit” VKM nr. 168, datë 24.3.2023, “Për miratimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel 26 qendror” Urdhër i Ministrit të Mbrojtjes nr. 446, datë 29.3.2023, “Për miratimin e programit të 27 trajnimit për mbrojtjen civile për strukturat shtetërore, subjektet private dhe vullnetarët” Ministria e Mbrojtjes (MM) - Forcat e Armatosura (FA) Ligj nr. 72/2015, “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”. Ligj nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligj nr. 103/2014, “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. Ligj nr. 10435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”. Ligj nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. VKM nr. 103, datë 10.2.2016, “Për miratimin e planit të mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e materiale të vendit gjatë periudhës për të cilën kërkohet vendosja e masave të jashtëzakonshme”. VKM nr. 729, datë 13.11.2019 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe Planit të Veprimit të tij”. VKM nr. 742, datë 16.10.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit”. Urdhër i Ministrit të Mbrojtjes nr. 87 (2021) “Për ri-aktivizimin, përdorimin, komandën dhe kontrollin e FA në mbështetje të autoriteteve civile për krizat dhe emergjenca civile”. Manual i NATO për Menaxhimin e Krizave. Rregullore e organizimit dhe funksionimit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, miratuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes nr. 1284, datë 18.6.2013. Ministria e Mbrojtjes – Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) Ligj nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, i ndryshuar. VKM nr. 1128, datë 5.8.2008, “Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore”, i ndryshuar. Ministria e Brendshme (MB) - Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (DPMZSH) Ligj nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”. VKM nr. 632, datë 29.7.2020, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”. 182 Ministria e Brendshme (MB) – Policia e Shtetit (PSH) Ligj nr. 108/2014, datë 31.7.2014, “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar. VKM nr. 750, datë 16.9.2015, “Për miratimin e rregullores së Policisë së Shtetit”, i ndryshuar. “Procedura standarde për klasifikimin e ngjarjeve, marrjen, evidentimin, vlerësimin dhe transmetimin e informacionit në strukturat e Policisë së Shtetit dhe jashtë saj” miratuar me urdhër nr. 74, datë 19.1.2021, të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Procedura Standarde e Punës “Për menaxhimin e strukturave të policisë së shtetit në rastet e ngjarjeve kritike dhe emergjencave civile’’ miratuar me Urdhër nr. 1418, datë 2.12.2022, të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit (kjo procedurë është në proces përmirësimi). Procedura standarde nr. 370, datë 15.4.2016, ‘’Për menaxhimin policor të çështjes’’. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) Ligj nr. 10138, datë 11.5.2009, “Për shëndetin publik”, i ndryshuar. Ligj nr. 10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligj nr. 147/2014, “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”. Ligj nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar” i ndryshuar. Ligj nr. 9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligj nr. 9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligj nr. 105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar. Ligj nr. 138/2014, “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë”. Ligj nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”. Ligj nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, i ndryshuar. Ligj nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. Ligj nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. VKM nr. 276, datë 12.5.2021, “Për miratimin e planit kombëtar për personat me aftësi të kufizuara, 2021–2025”. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) Ligj nr. 8681, datë 2.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, i ndryshuar. Ligji nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, i ndryshuar Ligj nr. 8691, datë 16.11.2000, “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, i ndryshuar. Ligj nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, i ndryshuar. Ligj nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për Ushqimin”, i ndryshuar. Ligj nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar. Ligj nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Ligj nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”. Ligj nr. 105/2016, datë 27.10.2016, “Për Mbrojtjen e Bimëve”, i ndryshuar. Ligj nr. 17/2020 datë 17.2.2020, “Për Produktet Plehëruese”. VKM nr. 708, datë 9.9.2020, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”. VKM nr. 532, datë 11.9.2018, “Për miratimin e rregullave për tregtimin, transportin, ruajtjen dhe magazinimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve”. VKM nr. 434, datë 11.7.2018, “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”. VKM nr. 760, datë 16.9.2015, “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë përgjatë zinxhirit ushqimor”. 183 Urdhër ministri nr. 327, datë 22.11.2012, “Për miratimin rregullores “Mbi monitorimin e zoonozave dhe agjentëve zoonotike”. Urdhër ministri nr. 273, datë 23.9.2020, “Për miratimin e rregullores “Mbi masat e kontrollit të salmonelës dhe agjentëve të tjerë zoonotikë”. Udhëzim ministri nr. 20, datë 25.11.2010, “Për zbatimin e programeve paraprake të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe Pikave Kritike të Kontrollit (HACCP) në stabilimente ushqimore”. Udhëzim ministri nr. 21, datë 25.11.2010, “Mbi kërkesat specifike të higjienës dhe kontrollet zyrtare për produktet me origjinë shtazore”, i ndryshuar. Udhëzim ministri nr. 22, datë 25.11.2010, “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimor”. Udhëzim ministri nr. 25, datë 25.11.2010, “Për kushtet higjienike dhe kontrollet për molusqet e gjalla bivalvore, peshkun dhe produktet e peshkimit”, i ndryshuar. Udhëzim ministri nr. 15, datë 9.9.2021, “Mbi kriteret mikrobiologjike për produktet ushqimore”. VKM nr. 408, datë 8.5.2013, “Për dëmshpërblimin për kafshët e eliminuara”, i ndryshuar VKM nr. 317, datë 9.5.2019, “Për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve si dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit”, të ndryshuar. Urdhër ministri nr. 411, datë 20.9.2022, “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për gripin e shpendëve”. Urdhër ministri nr. 412, datë 20.9.2022, “Për miratimin e Programit Kombëtar për mbikëqyrjen e sëmundjes së Gripit të Shpendëve”. Urdhër ministri nr. 163/1, datë 20.4.2021, “Për miratimin e Planit të Kontigjencës së sëmundjes së Dermatozës Nodulare”. Urdhër ministri nr. 10390/1 prot., datë 24.11.2020, “Për miratimin e Planit të Kontigjencës “Për sëmundjen e murtajës afrikane të derrave në Republikën e Shqipërisë”. Urdhër ministri nr. 59/1, datë 8.1.2009 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për sëmundjen e Aftës Epizootike”. Urdhër ministri nr. 671/1, datë 16.2.2009, “Për miratimin e Planit të Kontigjencës së Murtajës Klasike të derrave”. Urdhër ministrit nr. 113, datë 15.3.2022, “Për miratimin e rregullores për masat mbrojtëse kundër dëmtuesve të bimëve”, të ndryshuar. VKM nr. 147, datë 18.3.2004, “Për miratimin e rregullores për sigurinë e digave dhe të dambave”. Udhëzim nr. 248 datë 28.1.2000, i ministrit të Punëve Publike, Ministrit të Bujqësisë, Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Rendit Publik dhe Ministrit të Pushtetit Lokal “Për hartimin e planit të alarmit evakuimit dhe ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme si pasojë e prishjes së digave dhe dambave”. Udhëzim ministri nr. 12, datë 30.12.2019, “Për rregullat dhe kriteret teknike për mirëmbajtjen dhe funksionimin e infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit”. Urdhër ministri nr. 697, datë 30.12.2019, “Për miratimin e regjistrave të drejtorive të ujitjes dhe të kullimit, bashkive dhe organizatave të përdoruesve të ujit”. Urdhër ministri nr. 370, datë 11.6.2019, “Për miratimin e statutit tip të Organizatës së Përdoruesve të Ujit”. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Ligj nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar. Ligj nr. 8741/2001, “Për sigurinë në punë dhe në veprimtarinë minerare”, i ndryshuar. Ligj nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. 184 Ligj nr. 32/2016, “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion”. Ligj nr. 135/2016, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë, emergjencat dhe shpëtimin në veprimtaritë minerare dhe në punimet nëntokësore në veprat hidroenergjitike”. Ligj nr. 118/2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”. Ligj nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar. Ligj nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar. MIE – Instituti i Ndërtimit (IN) Ligj nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar. Urdhër i Ministrit të Punëve Publike dhe Turizmit nr. 225, datë 29.6.2004, “Për krijimin e Institutit e Ndërtimit”. MIE – Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) Ligj nr. 111/2015, “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”. VKM nr. 329, datë 16.5.2012, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”. (Bazuar në kuadrin ligjor, Këshilli Teknik Shkencor i SHGJSH ka miratuar një projekt (VIII- 1) që rregullon ndërhyrjet e SHGJSH-së gjatë emergjencave civile.) MIE – Qendra për Grumbullimin dhe Trajtimin e Kimikateve të Rrezikshme (QGTKR) VKM nr. 843 datë 14.10.2015, “Për mbylljen e Ndërmarrjes së Furnizimit Industri-Miniera dhe krijimin e Qendrës së Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme”. MIE – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) VKM nr. 214, datë 20.4.2018, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera”. Ministria Arsimit dhe Sportit (MAS) Ligj nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Ligj nr. 69/2012, “Për arsimin para-universitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”. Ligj nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”. Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) VKM nr. 700, datë 21.11.2018, “Për miratimin e rregullores “Për përgatitjen dhe reagimin në rast emergjence radiologjike për mbrojtjen e punonjësve dhe të publikut”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) Ligj nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar. Ligj nr. 81, datë 4.5.2017, “Për zonat e mbrojtura”. Ligj nr. 93 datë 27.7.2015, “Për turizmin”, i ndryshuar. Ligj nr. 57/2020, “Për pyjet”. Ligj nr. 162, datë 4.12.2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar. VKM nr. 290, datë 30.4.2004, “Për miratimin e strategjisë kombëtare të menaxhimit të zjarreve në pyje dhe kullota”. VKM nr. 847, datë 29.11.2007, “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të mjedisit”. VKM nr. 1080, datë 22.12.2010, “Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe në kullota, si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve”. VKM nr. 570, datë 17.7.2019, “Për krijimin organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve”, i ndryshuar. VKM nr. 466, datë 3.7.2019, “Për miratimin e dokumentit strategjik dhe të planeve kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”. VKM nr. 418, datë 27.5.2020, “Për miratimin e dokumentit të politikave strategjike dhe të planit kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve, 2020–2035”. 185 VKM nr. 1186, datë 24.12.2020, “Për miratimin e listës së objekteve me rëndësi ekonomike e strategjike, pranë të cilave ngrihen stacionet e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) Ligj nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ligj nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar. • Ligj Vjetor i Buxhetit. • VKM nr. 414, datë 8.7.2021, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile”, i ndryshuar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) Ligj nr. 8372, datë 9.7.1998, “Për ushtrimin e funksioneve konsullore nga përfaqësitë diplomatike ose konsullore”. Ligj nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”. Ligj nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”. Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) Ligj nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar. Ligj nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. Ligj nr. 9397, datë 12.5.2005, “Për shërbimin e kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve”. Ministria e Kulturës (MK) Ligj nr. 27/2018, datë 17.5.2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”; Ligj nr. 10352, datë 6.12.2010, “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar. VKM nr. 420, datë 15.6.2022, “Për marrjen e masave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e fatkeqësive natyrore dhe konflikteve të armatosura”. VKM nr. 1099, datë 24.12.2020, “Për miratimin e mënyrave të trajtimit, normave teknike, kritereve dhe modeleve të ndërhyrjeve në fushën e ruajtjes së pasurive kulturore”. VKM nr. 1125, datë 30.12.2020, “Për miratimin e rregullave të projektimit, zbatimit të punimeve të ndërhyrjeve ruajtëse e mbrojtëse në pasuritë kulturore materiale, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të tyre”. Urdhër i Ministrit të Kulturës nr. 410, datë 9.7.2019, “Për ngritjen dhe funksionin e Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile”, ndryshuar me urdhrin nr. 20, datë 19.1.2021. Planet për përgatitje për emergjencat civile, të Ministrisë së Kulturës dhe 28 institucioneve dhe strukturave të varësisë, hartuar në vitin 2019. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) Ligj nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, i ndryshuar. VKM nr. 1015 datë 16.12.2020, “Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare të menaxhimit të burimeve ujore, të planeve të menaxhimit të baseneve ujore dhe planeve të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet”. Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) Ligj nr. 7864, datë 29.9.1994, “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”, i ndryshuar. Aneksi E: Kapacitetet operacionale – model raportimi Një plan për emergjencat civile ekziston për të mbyllur boshllëkun/hendekun midis nevojave dhe burimeve. Këto të fundit mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme. - Personeli (fuqia punëtore): menaxherët dhe reaguesit e emergjencave. - Automjete: makina zjarrfikëse, ambulanca, helikopterë, etj. - Pajisje: prozhektorë, çadra, pompa uji, gjeneratorë, post komanda, etj. - Furnizime dhe materiale të konsumit: karburant, ilaçe, pajisje mjekësore, ushqim, batanije, etj. 186 - Komunikimet: radiot, radio dore, telefonat portabël, komunikimet satelitore, intranet, etj. - Ambientet: qendrat komanduese/operacionale, qendrat mjekësore, stacionet e zjarrfikësve, ambulancat, etj. Tabela e mëposhtme e kapaciteteve është pjesërisht e bazuar në modelin e PKEC të vitit 2004 dhe është vendosur këtu për qëllime orientuese për të kërkuar informacion për kapacitetet nga ministritë, agjencitë dhe institucionet. Tabela 16. Kapacitetet më të rëndësishme shtetërore për përgjigjen ndaj Emergjencave Civile në Shqipëri Institucioni, struktura, Sasia dhe/ose organizata Specialiteti Kapaciteti specifikat kryesore Ekipet apo grupet speciale për fazën e përgjigjes ndaj Emergjencave Civile Baza Mbështetëse e Për kërkim-shpëtimin për tërmetet Grupe Emergjencave Civile Për kërkim-shpëtimin për përmbytjet Grupe Ministria e Mbrojtjes Për kërkim-shpëtimin për zjarret Grupe Për ndotjet kimike/SAR Grupe Për kërkim-shpëtimin për terrene malore Grupe Për hapjen e rrugëve nga bora dhe Grupe rrëshqitjet e dherave Shërbimi i kërkim-shpëtimit i Shërbimi kombëtar i kërkim-shpëtimit  Persona. Forcave Ajrore për transportin ajror  Helikopterë (dhe Ministria e Mbrojtjes kapacitetet transportuese përkatëse) Batalioni i Operacioneve Për kërkim-shpëtimin për aksidentet Grupe Speciale detare dhe ajrore FLD Kërkim- shpëtim në det dhe ujërat e  Motobarka (kapacitetet Ministria e Mbrojtjes brendshëm dhe specifikat e tjera).  Zhytës Batalioni i mbrojtjes kundër- Për shpëtimin në raste të mundshme të Grupe kimike, bakteriologjike dhe fatkeqësive kimike, bakteriologjike dhe nukleare. nukleare Ministria e Mbrojtjes Spitali Universitar i Traumës Për urgjencë kirurgjikale (secili i përbërë Grupe (Spitali Ushtarak, Tiranë) nga një kirurg, një traumatolog, një Ministria e Mbrojtjes reanimator dhe tre ndihmës të tyre) Për sëmundjet infektive (përbëhet nga një Grupe infeksionist, një epidemiolog, një higjenist dhe dy ndihmës) Brigada e Reagimit të Shpejtë Për kërkim-shpëtim jo të specializuar. Grupe Regjimenti Komando Për kërkim-shpëtim jo të specializuar Ministria e Mbrojtjes Instituti i Fizikës Bërthamore Për zbulimin e radioaktivitetit Grupe të Zbatuar Shërbime teknike të specializuara. Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoritë Rajonale të Autoritetit Specialistë Zhvillimit Rural Kombëtar të Ushqimit Ministria e Infrastrukturës dhe Për inspektim në miniera Specialistë Energjisë Për përgjigjen në raste të emergjencave Specialistë (KESH) në furnizimin me energji elektrike Për inspektimin e karburanteve Specialistë Ministria e Turizmit dhe Për sigurinë e mjedisit Specialistë Mjedisit Për rehabilitimin dhe mbrojtjen e Specialistë mjedisit Spitali Universitar i Traumës Për laborator kimik të specializuar Specialistë (Spitali Ushtarak, Tiranë) Ministria e Mbrojtjes Kapacitete transporti dhe pajisjesh speciale. Ministria e Infrastrukturës dhe Kapacitete transporti hekurudhor  Lokomotiva (dhe 187 Energjisë kapacitetet), Vagonë pasagjerësh (dhe kapacitetet).  Vagonë mallrash (dhe kapacitetet). Transport uji të pijshëm Autobote, automjete të tjera dhe kapacitetet (m3/automjet) Transport mbeturinash (fekalesh) Autobote dhe kapacitetet (m3 ose ton /automjet) Për saldim dhe prerje Pajisje dhe kapacitetet Për lëvizje dherash Fadroma dhe makineri të tjera për zhvendosje dherash (dhe kapacitetet, specifikat) Baza Mbështetëse e Kapacitet transportues (për njerëz) Kamionë (dhe kapaciteti- Emergjencave Civile njerëz/kamionë) Ministria e Mbrojtjes Kapacitet transportues (për mallra) Kamionë (dhe ton/kamion, specifika të tjera) Automjete të rënda për transport Kamionë (dhe mallrash dhe inertesh ton/kamion, specifika të tjera) Automjete vetëshkarkues për transport Kamionë (dhe mallrash dhe inertesh ton/kamion, specifika të tjera) Për lëvizje/shtyrje materialesh, dherash  Kamionë (dhe në distancë të shkurtër ton/kamion, specifika të tjera).  Buldozerë dhe makineri të tjera (dhe kapacitetet përkatëse të tyre (m3 dhe specifika të tjera)) Për pastrimin e rrugëve nga dëbora Makineri dhe pajisje (kapacitetet dhe specifika të tjera) Moto-barka  Pjesëtarët e ekipit/modulit (dhe kapacitetet dhe specifika të tjera).  Kapacitetet në njerëz dhe/ ose mallra (dhe kapacitetet dhe specifika të tjera) Për fikjen e zjarrit Kamionë zjarrfikës (dhe specifikat kryesore) Për prodhim energjie elektrike Gjeneratorë (dhe kapacitetet (kw) dhe specifikat të tjera)) Për de-kontaminim Automjete dhe pajisje (kapacitetet dhe specifikat e tjera) Për saldim dhe prerje Mjetet dhe pajisjet Brigada e Xhenios, Për ndërtime, riparime etj. Specialistë Ministria e Mbrojtjes Transport materialesh (vetëshkarkues) Kamionë (dhe ton/kamionë dhe specifikat të tjera) Për ngarkim materialesh, lëvizje dherash Ekskavatorë, buldozerë dhe makineri të tjera ((dhe kapacitetet e tyre përkatëse (m3) dhe specifika të tjera)) Për ngarkim shkarkim. Vinça, pirunë, automjete të tjera (dhe kapacitetet e tyre përkatëse (m3) dhe specifikat të tjera) Brigada e Reagimit të Shpejtë Për transport njerëzish/ dhe mallrash  Ekipe. Ministria e Mbrojtjes 188  Automjete (dhe kapacitetet, specifikat e tjera).  Pajisje (dhe kapacitetet, specifikat e tjera) Batalioni i mbrojtjes k/kimike, Për dekontaminim Automjete, mjete, pajisje bakteriologjike dhe nukleare, (dhe kapacitetet, specifika Ministria e Mbrojtjes të tjera) Drejtoria e Përgjithshme e Transport materialesh Kamionë (dhe kapacitetet, Rezervave Materiale të Shtetit specifika të tjera) Kryqi i Kuq Shqiptar Kamionë dhe Transport ton/kamionë të ndarë sipas vendndodhjes së tyre në secilën prej degëve Shërbime ndihme Baza Mbështetëse e Për operacione të ndryshme Persona Emergjencave Civile, Për trajtim shëndetësor Spital fushor dhe specifikat Ministria e Mbrojtjes ( shtretër, dhoma trajtimi) Për furnizim me ujë të pijshëm  Autobote dhe m3/autobot apo kamion.  Pompa dhe kapaciteti i tyre (m3/orë).  Automjete, pajisje, materiale dhe specifikat e tyre përkatëse Për pastrim uji Impiante dhe kapaciteti i tyre (l /orë) Për prodhim buke Njësi furrë buke dhe kapaciteti i tyre (kg bukë/ditë) Për përgatitje/gatim ushqimi  Kuzhina fushore dhe kapaciteti i tyre (racione /ditë).  Kamionë kuzhinë dhe kapacitetet e tyre (racione /ditë).  Të tjera Për strehim masiv  Çadra, kapacitetet, specifikat e tjera.  Ekspertë për kampingje, ekspertiza e tyre Për higjienë personale Dushe fushore (gjithsej numri i personave/ditë) Ministria e Shëndetësisë dhe Transport me Helikopter Helikopterë (dhe Mbrojtjes Sociale kapacitetet dhe specifikat e tyre) Për ndërhyrje kirurgjikale Grupe/module dhe specifika Për transport me autoambulancë (Tirana) Autoambulanca dhe personel shoqërues Për shtrime në rast emergjence Shtretër në dispozicion për situata emergjente (të ndarë sipas spitaleve) Shërbimi i MZSH-së Për fikjen e zjarrit  Mjete zjarrfikëse dhe automjete të tjera dhe specifikat e tyre.  Pajisje zjarrfikëse dhe specifikat e tyre.  Materiale zjarrfikëse dhe specifikat e tyre. Për ngjitje në lartësi me shkallë Autoshkallë, lartësia përkatëse dhe pesha maksimale 189 Për kërkim shpëtim  Automjete SAR dhe specifikat e tyre kryesore.  Mjete SAR dhe specifikat e tyre. Për transport të dëmtuarish nga ekipet  Autoambulanca dhe SAR si edhe persona të lënduar specifikat e tyre kryesore.  Automjete të tjera, pajisje dhe specifikat e tyre. Personel zjarrfikës Zjarrfikës Drejtoria e Përgjithshme e Për strehim të përkohshëm në objekte të Sipërfaqet e ambienteve Rezervave Materiale të Shtetit përhershme (m2) dhe kapacitetet përkatëse strehuese Çadra Sasia, kapacitetet dhe specifikat e tjera Hapësira për magazinime për materiale të Kapacitete në m2 dhe m3 ngurta Hapësira për magazinime karburante Vendndodhjet dhe kapacitetet përkatëse magazinuese (ton) Kryqi i Kuq Shqiptar Racione Ushqimore Për persona, për 1 muaj Mbështetje për strehim të përkohshëm Për persona Hapësira për magazinime stoqesh me M2 dhe m3 ushqime dhe materialesh jo ushqimore sipas standardeve Rivendosja e lidhjeve familjare Nëpërmjet shërbimit të gjurmimit të lidhur me sistemin ndërkombëtar të gjurmimit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK apo ICRC) Kapacitete komunikimi brenda agjencisë dhe ndërmjet agjencive AKMC-ja Forcat e Armatosura Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Policia e Shtetit Ministria e Financës dhe Ekonomisë Kryqi i Kuq Shqiptar Operatorët privatë të komunikimit 190

National plan for civil emergencies · Nelum