跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 9868 amending and supplementing Law No. 8906 of 2002 on protected areas

颁布于 2008-02-04 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
protected area, ecosystem conservation

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.9868, datë 4.2.2008 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8906, DATË 6.6.2002 “PËR ZONAT E MBROJTURA” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3, pas pikës 19 shtohen pikat si më poshtë: “20. “Ruajtja” nënkupton ndërmarrjen e një sërë masash, për të mbajtur ose rivendosur në një status të favorshëm habitatet natyrore dhe popullatat e llojeve të florës dhe faunës së egër. 21. “Habitatet natyrore” janë sipërfaqet tokësore ose detare, të dallueshme për nga tiparet gjeografike, abiotike dhe biotike, natyrore ose gjysmënatyrore. 22. “Tipa habitati natyror, me interes për komunitetin europian” janë ata tipa, që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe plotësojnë njërën nga kushtet e mëposhtme: i) janë në rrezik zhdukjeje në shtrirjen e tyre natyrore; ii) kanë një shtrirje të vogël natyrore, si pasojë e regresit të tyre ose të sipërfaqes së tyre të kufizuar; iii) përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të karakteristikave tipike të rajoneve biogjeografike, alpine dhe mesdhetare. 23. “Tipat përparësorë të habitateve natyrore” janë habitate natyrore, me interes për komunitetin europian, në rrezik zhdukjeje, të cilat ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, për ruajtjen e të cilave Republika e Shqipërisë ka përgjegjësi të veçantë. 24. “Habitat i një lloji” është një mjedis, që përcaktohet nga faktorë specifikë, biotikë dhe abiotikë, ku lloji jeton në çdo fazë të ciklit biologjik të tij. 25 “Lloje me interes për komunitetin europian” janë lloje që, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, plotësojnë njërën nga kushtet e mëposhtme: i) janë të rrezikuara, me përjashtim të atyre llojeve, shtrirja natyrore e të cilave është e parëndësishme në territor; ii) janë të prekshme, që do të thotë se ka të ngjarë të bëhen pjesë e kategorive “të rrezikuara” në një të ardhme të afërt, nëse faktorët shkaktarë vazhdojnë të veprojnë; iii) janë të rralla, që do të thotë se janë lloje me numër të kufizuar, të cilat, edhe pse për çastin nuk janë të rrezikuara apo të prekshme, ndodhen në situatë kritike; iv) janë endemike dhe kërkojnë vëmendje të posaçme për shkak të natyrës së veçantë të habitatit të tyre dhe/ose ndikimit të mundshëm të shfrytëzimit në habitatin përkatës dhe/ose ndikimit të mundshëm të shfrytëzimit të tyre mbi statusin e ruajtjes. 26. “Lloje përparësore” janë llojet me interes për komunitetin europian, të rrezikuara, për ruajtjen e të cilave Republika e Shqipërisë, për sa i përket shtrirjes së tyre natyrore, ka përgjegjësi të veçantë. 27. “Zonë” është sipërfaqja e përcaktuar gjeografikisht, shtrirja e së cilës përshkruhet me hollësi. 28. “Zonë me interes për komunitetin europian” është zona, rajoni apo rajonet biogjeografike, të cilave ajo u përket, që ndikojnë dukshëm në mirëmbajtjen apo rivendosjen e tipit të habitatit natyror, me interes për komunitetin europian, ose të llojeve, me interes për komunitetin europian, në një status ruajtjeje të favorshëm, ose që ndikon dukshëm në ruajtjen e diversitetit biologjik, brenda rajonit apo rajoneve biogjeografike në fjalë. Për llojet shtazore, që gjenden në sipërfaqe të gjera, zonat me interes për komunitetin europian përputhen me vendet brenda shtrirjes natyrore të këtyre llojeve, duke përfaqësuar faktorë fizikë ose biologjikë, thelbësorë për jetën dhe riprodhimin e tyre. 29. “Zona të veçanta ruajtjeje” janë zona me rëndësi për komunitetin europian, të përcaktuara të tilla nga Republika e Shqipërisë me një akt normativ, administrativ ose kontraktual, ku përcaktohen masat e nevojshme ruajtëse për mbajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje të habitateve natyrore ose të popullatave të llojeve, për të cilat është përcaktuar zona.”. Neni 2 Në nenin 4 pika 3 shfuqizohet. Neni 3 Pas nenit 4 shtohen nenet 4/1, 4/2, 4/3 e 4/4 me këtë përmbajtje: “Neni 4/1 Kriteret Për shpalljen zonë e mbrojtur, territori duhet të plotësojë, të paktën, njërën prej kritereve të mëposhtme: a) të ketë diversitet të lartë të llojeve dhe/ose të habitateve; b) të ketë dendësi të ulët të llojeve dhe/ose habitateve; c) të ketë përfaqësueshmëri; ç) të ketë minimumin kritik të madhësisë së ekosistemit; d) të ketë natyralitet, trashëgimi dhe integritet; dh) të ketë vlera shkencore; e) të karakterizohet nga prekshmëria ekologjike/llojet e prekshme; ë) të karakterizohet nga papërsëritshmëria/llojet endemike; f) të mos rrezikohet nga ndërhyrjet e veprimtarive njerëzore; g) të ketë mundësi për ruajtjen e jetës së egër. Neni 4/2 Zonimi i territorit të zonës së mbrojtur 1. Territori i zonës së mbrojtur ndahet në nënzona, sipas rëndësisë së habitateve dhe të ekosistemeve që bëjnë pjesë në to. 2. Zonimi i brendshëm mund të përmbajë zonën qendrore, zonën e rekreacionit, zonën e përdorimit tradicional, zonën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe nënzona të tjera që i përshtaten territorit. Ministri përgjegjës për mjedisin përcakton, me udhëzim, kërkesat dhe mënyrën e zonimit të territorit të një zone të mbrojtur. 3. Zonimi përputh shkallën e mbrojtjes me veçoritë e nënzonës, duke mbajtur parasysh natyrën e zonës, llojet e veprimtarive njerëzore që zhvillohen në të dhe ndikimin e tyre në natyrë. 4. Vendimi i Këshillit te Ministrave, që shpall zonën e mbrojtur, përcakton emërtimin, sipërfaqen dhe shkallën e mbrojtjes së nënzonave të saj. Neni 4/3 Përcaktimi i zonave të veçanta të ruajtjes 1. Zonat ku strehohen tipat e habitateve natyrore, me interes për komunitetin europian dhe të habitateve te llojeve, me interes për këtë komunitet, shpallen zona të veçanta ruajtjeje. Këto zona janë pjesë e rrjetit ekologjik kombëtar dhe mund të përfshijnë edhe zona të mbrojtura brenda rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura, si dhe ekosisteme, habitate e peizazhe jashtë këtij rrjeti. 2. Vlerësimi i rëndësisë së zonave për çdo habitat natyror, përfshirë tipat e habitateve natyrore përparësore dhe llojet përparësore, kryhet sipas këtyre kritereve: A. Kriteret e vlerësimit të zonës për një tip të caktuar habitati natyror, me interes për komunitetin europian: a) shkalla e përfaqësueshmërisë së tipit të habitatit natyror në zonën përkatëse; b) sipërfaqja e zonës së mbuluar nga tipi i habitatit natyror në raport me sipërfaqen e përgjithshme, të mbuluar nga ai tip habitati natyror, brenda territorit kombëtar; c) shkalla e ruajtjes së strukturës dhe funksioneve të tipit të habitatit natyror në fjalë dhe mundësitë e ripërtëritjes; ç) vlerësimi global i vlerës së zonës për ruajtjen e tipit përkatës të habitatit natyror. B. Kriteret e vlerësimit të zonës për një lloj, me interes për komunitetin europian: a) madhësia dhe dendësia e popullatës së llojit të pranishëm në zonë në raport me popullatat e pranishme brenda territorit kombëtar; b) shkalla e ruajtjes së tipareve të habitatit, të cilat janë të rëndësishme për llojin në fjalë dhe mundësitë e ripërtëritjes; c) shkalla e izolimit të popullatës së pranishme në zonë në raport me shtrirjen natyrore të llojit; ç) vlerësimi global i vlerës së vendit për ruajtjen e llojit përkatës. 3. Në bazë të kritereve, të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni dhe të të dhënave përkatëse shkencore, ministri përgjegjës për mjedisin miraton listën e zonave shqiptare, duke përcaktuar tipat e habitateve natyrore, me interes për komunitetin europian dhe llojet, me interes për këtë komunitet, autoktone për territorin shqiptar e që ndodhen në zonë. Në listë identifikohen ato zona, ku gjenden një ose ose disa tipa habitatesh natyrore përparësore ose lloje përparësore. 4. Për llojet e kafshëve, që gjenden në sipërfaqe të gjera, zonat përputhen me vendet brenda shpërndarjes natyrore të këtyre llojeve dhe përfaqësojnë faktorët fizikë dhe biologjikë, thelbësorë për jetën dhe riprodhimin e tyre. Për llojet ujore, që gjenden në sipërfaqe të gjëra, zonat propozohen vetëm në rastet kur janë qartësisht të identifikueshme dhe përfaqësojnë faktorët fizikë dhe biologjikë, të domosdoshëm për jetën dhe riprodhimin e tyre. 5. Lista dhe të dhënat përkatëse për çdo zonë i dërgohen Komisionit Europian. Të dhënat përfshijnë hartën e zonës, emrin, vendndodhjen, shtrirjen dhe të dhëna të tjera, si rezultat i zbatimit të kritereve të përmendura në pikën 2 të këtij neni. Të dhënat paraqiten në formatin e miratuar prej komisionit. 6. Rregullat për shpalljen e zonave të veçanta të ruajtjes miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 4/4 Menaxhimi i zonave të veçanta të ruajtjes 1. Për zonat e veçanta të ruajtjes, ministria përgjegjëse për mjedisin merr masa mbrojtëse, ku përfshihen planet menaxhuese, të hartuara për zonat ose të integruara në plane të tjera zhvillimi, si dhe masa juridike, administrative ose kontraktuale, në përputhje me kërkesat ekologjike të tipave të habitateve natyrore, me interes për komunitetin europian dhe të llojeve me interes për këtë komunitet. 2. Për të shmangur shkatërrimin e habitateve natyrore dhe të habitateve të llojeve në zonat e veçanta të ruajtjes, si dhe shqetësimin e llojeve, për të cilat këto zona janë përcaktuar, ministria përgjegjëse për mjedisin u kërkon personave fizikë e juridikë, veprimtaria e të cilëve ndikon negativisht në zonë, të zbatojnë kërkesat e përcaktuara në lejen mjedisore. 3. Çdo plan ose projekt, që mund të ndikojë në zonë, i nënshtrohet procedurave ligjore të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Ministria përgjegjëse për mjedisin pranon planin ose projektin, vetëm pasi sigurohet se ai nuk ndikon negativisht ne integritetin e zonës, si dhe pasi ka marrë mendimin e publikut. 4. Për planin ose projektin, që do të zbatohet për nevoja të ngutshme me interes publik parësor, ministria përgjegjëse për mjedisin i kërkon zbatuesit marrjen e masave kompensuese, që sigurojnë respektimin e ruajtjes së përgjithshme dhe vë në dijeni për to edhe Komisionin Europian. 5. Kur është e nevojshme, në kuadër të planifikimit të përdorimit të tokës, ministria përgjegjëse për mjedisin u kërkon hartuesve dhe zbatuesve të planifikimit të tokës menaxhimin e veçorive të peizazhit, me rendësi të veçantë për florën dhe faunën e egër. 6. Ministria përgjegjëse për mjedisin mbikëqyr statusin e ruajtjes së habitateve natyrore dhe të llojeve, duke u kushtuar kujdes të veçantë habitateve natyrore përparësore dhe llojeve përparësore, si dhe nxit kërkimet dhe punën shkencore, duke pasur parasysh kërkesat e këtij neni.”. Neni 4 Në titullin e nenit 9, fjalët “(Zonë e menaxhimit të habitateve dhe llojeve)” zëvendësohen me fjalët “(Park natyror)”. Neni 5 Pas nenit 11 shtohet neni 11/1 me këtë përmbajtje: “Neni 11/1 Parqet natyrore rajonale 1. Përveç zonave të mbrojtura, me karakter kombëtar, që përfshihen në rrjetin përfaqësues të zonave të mbrojtura, këshillat e qarqeve, për nevoja të komunitetit, mund të shpallin parqe natyrore rajonale mjedise, që janë pronë e tyre e që kanë vlera natyrore, të tilla si pyje, kullota, rezervuarë, ligatina etj. 2. Parqet natyrore rajonale sigurojnë një përdorim të qëndrueshëm të territorit dhe zhvillimin e veprimtarive, që i përshtaten karakterit të zonës. 3. Procedurat e propozimit e të miratimit dhe rregullat e administrimit të parqeve natyrore rajonale miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin.”. Neni 6 Në nenin 13 pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Shpallja e një zone të mbrojtur dhe zonimi i saj bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin, pas marrjes së mendimit të institucioneve të specializuara dhe të organeve të qeverisjes vendore, të cilat kanë marrë, paraprakisht, mendimin e pronarëve privatë, pronat e të cilëve do të përfshihen në zonën e mbrojtur.”. Neni 7 Në nenin 14 pika 1 shkronja “a” ndryshohet si më poshtë: “a) argumentimi për krijimin e zonës së mbrojtur mbështet objektivat e planit të administrimit të rrjetit përfaqësues të këtyre zonave, epërsitë dhe mangësitë e krijimit të zonës, zonimin e saj, si dhe shkallët e mbrojtjes, të propozuara për secilën zonë.”. Neni 8 Në nenin 23 pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Autoriteti shtetëror, që ngarkohet për administrimin e një zone të mbrojtur dhe administrata e zonës së mbrojtur caktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e zonës së mbrojtur.”. Neni 9 Në nenin 23 pika 4 shfuqizohet. Neni 10 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 9868 amending and supplementing Law No. 8906 of 2002 on protected areas · Nelum