Law No. 9822, dated 29 October 2007 on the accession of the Republic of Albania to the International Convention for the conservation of Atlantic tuna (ICCAT)
颁布于 2007-10-29 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Ligj Nr.9822, datë 29.10.2007 për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare për ruajtjen e peshkut ton të Atlantikut (ICCAT).
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- international cooperation, marine fisheries, marine fishes, protection of species, fishery management and conservation, ratification, aquatic animals, biodiversity
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
LIGJ Nr.9822, datë 29.10.2007 PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT (ICCAT) Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT). Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5507, datë 6.11.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi KONVENTA NDËRKOMBËTARE PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT Hyrje Qeveritë, përfaqësuesit e autorizuar të të cilave kanë nënshkruar, duke marrë në konsideratë interesat e tyre të përbashkëta mbi popullimet e peshkut ton dhe peshqve të tjerë të ngjashëm me peshkun ton që gjenden në oqeanin Atlantik dhe duke dashur të bashkëpunojnë për mirëmbajtjen e popullatave të këtyre peshqve në nivele që do të lejonin zëniet maksimale të qëndrueshme për ushqim dhe qëllime të tjera, vendosën të lidhin një Konventë për Ruajtjen e Peshkut Ton dhe peshqve të ngjashëm me të në oqeanin Atlantik dhe për këtë qëllim kanë rënë dakord si vijon: Neni 1 Zona në të cilën do të zbatohet kjo Konventë, këtu e referuar si “Zona e Konventës”, do të përfshijë të gjitha ujërat e oqeanit Atlantik, duke përfshirë detet fqinje. Neni 2 Në këtë Konventë asgjë nuk do të cenojë të drejtat, kërkesat ose këndvështrimet e asnjë Pale Kontraktuese në lidhje me kufijtë e ujërave territoriale ose shtrirjen e juridiksionit mbi peshkimin nën ligjin ndërkombëtar. Neni 3 1. Palët Kontraktuese bien dakord të krijojnë dhe të mbështesin një Komision që do të njihet si Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut, këtu i referuar si “Komisioni”, që do zbatojë objektivat e paraqitur në këtë Konventë. 2. Secila nga Palët Kontraktuese do të përfaqësohet në Komision nga jo më shumë se tre delegatë. Këta delegatë mund të asistohen nga ekspertë dhe këshilltarë. 3. Përveç rasteve kur shprehet ndryshe në këtë Konventë, vendimet e Komisionit do të merren nga një shumicë e Palëve Kontraktuese, ku secila Palë Kontraktuese ka një votë. Dy të tretat e Palëve Kontraktuese do të përbëjnë një të katërtën. 4. Komisioni do të zhvillojë një takim periodik një herë në dy vjet. Një takim i veçantë mund të zhvillohet në çdo kohë me kërkesë të një shumice të Palëve Kontraktuese ose me vendim të Këshillit, ashtu siç është vendosur në nenin 5. 5. Në takimin e tij të parë dhe më tej në çdo takim periodik, Komisioni do të zgjedhë përmes anëtarëve të tij një kryetar, një nënkryetar të parë dhe një nënkryetar të dytë, i cili nuk do të rizgjidhet më shumë se një herë. 6. Takimet e Komisionit dhe të organeve nën varësinë e tij do të jenë publike, përveç rasteve kur Komisioni vendos ndryshe. 7. Gjuhët zyrtare të Komisionit do të jenë anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. 8. Komisioni do të ketë autoritetin për të adaptuar ato rregulla të procedurës dhe rregullore financiare, që janë të nevojshme për të zbatuar funksionet e tij. 9. Komisioni do të paraqesë një raport te Palët Kontraktuese, çdo dy vjet, mbi punën e tij dhe konkluzionet dhe, gjithashtu do të njoftojë çdo Palë Kontraktuese, në çdo kohë që kërkohet, mbi çdo çështje që lidhet me objektivat e Konventës. Neni 4 1. Me qëllim që të zbatohen objektivat e kësaj Konvente, Komisioni do të jetë përgjegjës për studimin e popullatave të peshkut ton dhe të peshqve të ngjashëm me të (format e skumerit me përjashtim të familjeve trichiuridae dhe gempylidae dhe skumerët e rinj) dhe atyre specieve të tjera të peshqve të shfrytëzuar në peshkimin e tonit në zonën e Konventës, që nuk janë nën ekzaminim nga ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare për peshkim. Këto studime do të përfshijnë kërkimin mbi mbipopullimin, biometrinë dhe ekologjinë e peshqve, oqeanografinë e mjedisit të tyre dhe efektet mbi faktorët njerëzorë dhe natyrorë mbi mbipopullimin e tyre. Komisioni, në zbatim të këtyre përgjegjësive, do të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur shërbimet shkencore dhe teknike, si dhe informacion nga agjenci zyrtare të Palëve Kontraktuese dhe të nënndarjeve të tyre politike, si dhe mund të përdorë kur duhet shërbimet e disponueshme dhe informacionin e çdo institucioni publik apo privat, organizate ose individi dhe mund të ndërmarrë brenda kufizimeve të buxhetit të tij të pavarur kërkime për të plotësuar punën kërkimore të bërë nga qeveritë, institucionet kombëtare ose organizata të tjera ndërkombëtare. 2. Zbatimi i kushteve në paragrafin 1 të këtij neni do të përfshijë: a) mbledhjen dhe analizimin e informacionit statistikor, të lidhura me kushtet aktuale dhe tendencat e burimeve peshkore të tonit në zonën e Konventës; b) studimin dhe vlerësimin e informacionit në lidhje me masat dhe metodat që sigurojnë mirëmbajtjen e popullatave të peshkut ton dhe të peshqve, që janë të ngjashëm me peshkun ton në zonën e Konventës, në nivele të cilat do të lejojnë zënien maksimale të qëndrueshme dhe të cilat do të sigurojnë një shfrytëzim efektiv të këtyre peshqve në mënyrë të qëndrueshme me këtë zënie; c) studimet e rekomanduara dhe hetime te Palët Kontraktuese; d) publikimet ose raportet propaganduese të konkluzioneve të tyre dhe informacionet statistikore, biologjike dhe informacione të tjera shkencore, lidhur me peshkimin e tonit në zonën e Konventës. Neni 5 1. Brenda Komisionit është krijuar një Këshill i cili do të përbëhet nga kryetari dhe nënkryetari i Komisionit, së bashku me përfaqësuesit jo më pak se katër dhe jo më shumë se tetë të Palëve Kontraktuese. Palët Kontraktuese të përfaqësuara në Këshill do të zgjidhen në çdo takim periodik të Komisionit. Megjithatë, nëse ndonjëherë numri i Palëve Kontraktuese i kalon dyzet, Komisioni mund të zgjedhë dy Palë Kontraktuese shtesë për t’u përfaqësuar në Këshill. Palët Kontraktuese që përbëjnë kombësinë e kryetarit dhe nënkryetarit nuk do të zgjidhen në Këshill. Në zgjedhjet e Këshillit, Komisioni do t’i japë përparësi interesave gjeografike të peshkimit dhe të përpunimit të peshkut ton të Palëve Kontraktuese, si dhe të drejtës së barabartë të Palëve Kontraktuese për të qenë të përfaqësuara në Këshill. 2. Këshilli do të realizojë ato funksione që i janë caktuar atij nga Konventa ose janë përcaktuar nga Komisioni dhe do të mblidhet së paku një herë në periudhën ndërmjet takimeve periodike të Komisionit. Midis takimeve të Komisionit, Këshilli do të marrë vendimet e nevojshme mbi detyrat që do të realizohen nga stafi dhe do të nxjerrë udhëzime të nevojshme për sekretariatin ekzekutiv. Vendimet e Këshillit do të merren në përputhje me rregullat e vendosura nga Komisioni. Neni 6 Për të zbatuar objektivat e kësaj Konvente, Komisioni mund të krijojë panelet mbi bazën e llojeve, grupet e llojeve ose zonat gjeografike. Çdo panel në këto raste: a) do të jetë përgjegjës për mbajtjen nën vëzhgim të specieve, grupit të specieve ose zonës gjeografike në fushën e veprimit të tij, dhe për mbledhjen e informacioneve shkencore dhe të tjera të lidhura me të; b) mund t’i propozojë Komisionit, mbi bazën e vëzhgimeve shkencore, rekomandime për veprime të përbashkëta nga Palët Kontraktuese; c) mund t’i rekomandojë Komisionit studime dhe vëzhgime të nevojshme për të marrë informacion lidhur me speciet, grupet e specieve ose zonave gjeografike, ashtu, si dhe koordinimin e programeve të vëzhgimeve nga Palët Kontraktuese. Neni 7 Komisioni do të caktojë një sekretariat ekzekutiv, i cili do të shërbejë sipas preferencave të Komisionit. Sekretariati Ekzekutiv, subjekti i atyre rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga Komisioni, do të ketë autoritet në lidhje me zgjedhjen dhe administrimin e stafit të Komisionit. Ai do të realizojë, gjithashtu, ndër të tjera, lëvizjet e brendshme, funksionet e mëposhtme që Komisioni mund të përshkruajë: a) koordinimi i programeve të vëzhgimit nga Palët Kontraktuese; b) përgatitja e vlerësimit të buxhetit për rishqyrtim nga Komisioni; c) autorizimi i disbursimit të fondeve në përputhje me buxhetin e Komisionit; d) kontabiliteti i fondeve të Komisionit; e) organizimi i bashkëpunimit me organizatat e referuara në nenin 11 të kësaj Konvente; f) përgatitja e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të nevojshme për të përmbushur qëllimet e Konventës, veçanërisht ato të dhëna që kanë të bëjnë me zënien aktuale dhe maksimale të qëndrueshme të stokut të peshkut ton; g) përgatitja për miratim nga Komisioni shkencor i raporteve administrative dhe të tjera të Komisionit dhe të organeve nën varësinë e tij. Neni 8 1. a) Mbi bazën e provave shkencore, Komisioni mund të përgatisë skema rekomandimesh për mbajtjen e popullatave të peshkut ton dhe të peshqve të tjerë të ngjashëm me të, që mund të merren në zonën e Konventës në nivele të cilat do të lejojnë zëniet maksimale të qëndrueshme. Këto rekomandime do të jenë të zbatueshme për Palët Kontraktuese sipas kushteve të parashtruara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni. b) Rekomandimet e referuara sa më sipër do të bëhen: i) me iniciativën e Komisionit, nëse nuk është krijuar një panel i përshtatshëm apo me miratimin e të paktën dy të tretave të Palëve Kontraktuese, nëse është krijuar një panel i duhur; ii) me propozimin e një paneli të përshtatshëm, nëse ky panel ka qenë i krijuar; iii) me propozimet e paneleve të përshtatshme, nëse rekomandimi në fjalë është i lidhur me më tepër se një zonë gjeografike, specie ose grup speciesh. 2. Secili nga rekomandimet e bëra në paragrafin 1 të këtij neni do të bëhet efektiv për të gjitha Palët Kontraktuese gjashtë muaj nga data e njoftimit nga Komisioni i transmetimit të rekomandimeve te Palët Kontraktuese, përveç rasteve të parashikuara në paragrafin 3 të këtij neni. 3. a) Nëse çdo Palë Kontraktuese në rastin e një rekomandimi të bërë në paragrafin 1 (b)(i) më sipër ose çdo anëtar i Palëve Kontraktuese të një paneli të përfshirë në rastin e një rekomandimi të bërë në paragrafin 1 (b) (ii) ose (iii) më sipër, i paraqet Komisionit një kundërshtim për këtë rekomandim brenda një periudhe gjashtëmujore të dhënë në paragrafin 2 më sipër, rekomandimi nuk do të bëhet efektiv edhe për gjashtëdhjetë ditë të tjera. b) Pas kësaj, çdo Palë tjetër Kontraktuese mund të paraqesë një kundërshtim përpara përfundimit të periudhës shtesë prej gjashtëdhjetë ditësh ose brenda dyzet e pesë ditëve nga data e njoftimit, kur është bërë një kundërshtim nga një tjetër Palë Kontraktuese brenda kësaj periudhe shtesë prej gjashtëdhjetë ditësh, cilado datë që është e mëvonshmja. c) Rekomandimet do të bëhen efektive në fund të periudhës së shtrirjes ose periudhat për kundërshtime, përveçse për ato Palë Kontraktuese që kanë paraqitur një kundërshtim. d) Megjithatë, nëse për një rekomandim është paraqitur një kundërshtim nga vetëm një ose më pak se një e katërta e Palëve Kontraktuese, në përputhje me nënparagrafët (a) dhe (b) të mësipërm, Komisioni do të njoftojë menjëherë Palën Kontraktuese ose Palët që tashmë kanë paraqitur këtë kundërshtim që ky nuk është më në fuqi. e) Në rastin e referuar në nënparagrafin (d) më sipër Pala ose Palët Kontraktuese të përfshira do të kenë një periudhë shtesë prej gjashtëdhjetë ditësh nga data e këtij njoftimi për të ripohuar kundërshtimin e tyre. Në mbarim të kësaj periudhe, rekomandimi do të bëhet efektiv, përveç rasteve kur ndonjë Palë Kontraktuese ka paraqitur një kundërshtim dhe e ka ripohuar atë brenda periudhës së shtyrjes. f) Nëse për një rekomandim është paraqitur një kundërshtim nga më tepër se një e katërta, por më pak se shumica e Palëve Kontraktuese, në përputhje me nënparagrafët (a) dhe (b) të mësipërm, rekomandimi do të bëhet efektiv për Palët Kontraktuese që nuk kanë paraqitur një kundërshtim lidhur me të. g) Nëse kundërshtimet janë paraqitur nga shumica e Palëve Kontraktuese, rekomandimi nuk do të bëhet efektiv. 4. Çdo Palë Kontraktuese që kundërshton një rekomandim mund në çdo kohë ta tërheqë këtë kundërshtim dhe rekomandimi do të bëhet efektiv në lidhje më atë Palë Kontraktuese menjëherë, nëse rekomandimi është tashmë efektiv ose në atë kohë që ai mund të bëhet efektiv sipas kushteve të këtij neni. 5. Komisioni do të njoftojë çdo Palë Kontraktuese menjëherë pas marrjes së çdo kundërshtimi dhe të çdo tërheqjeje të kundërshtimit, si dhe të hyrjeve në fuqi të çdo rekomandimi. Neni 9 1. Palët Kontraktuese kanë rënë dakord të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e kësaj Konvente. Çdo Palë Kontraktuese do t’i transmetojë Komisionit, çdo dy vjet ose në kohë të tjera që mund të kërkohet nga Komisioni, një deklaratë të veprimeve të marra nga ai për këto qëllime. 2. Palët Kontraktuese kanë rënë dakord: a) të japin, me kërkesën e Komisionit, çdo informacion të disponueshëm statistikor, biologjik, shkencor dhe të tjera që Komisionit i nevojiten për qëllimet e Konventës; b) kur agjencitë e tyre zyrtare nuk janë në gjendje të marrin dhe të japin këtë informacion, të lejojnë Komisionin përmes Palëve Kontraktuese, ta gjejnë atë vullnetarisht drejtpërdrejt nga kompanitë dhe peshkatarët individualë. 3. Palët Kontraktuese ndërmarrin të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën me synim adoptimin e masave efektive të përshtatshme për të siguruar zbatimin e klauzolave të kësaj Konvente dhe në veçanti për të ngritur një sistem ndërkombëtar të zbatimit për t’u aplikuar në zonën e Konventës, përveç deteve territoriale dhe ujërave të tjera, nëse ka ndonjë, në të cilin një shtet është autorizuar sipas ligjit ndërkombëtar të ushtrojë juridiksion mbi peshkimin. Neni 10 1. Komisioni do të adoptojë një buxhet për shpenzimet e përbashkëta të Komisionit për dy vjet, duke ndjekur çdo takim periodik. 2. Çdo Palë Kontraktuese do të kontribuojë për çdo vit në buxhetin e Komisionit me një shumë të barabartë me: a) 1000 US $ (një mijë dollarë amerikanë) për anëtarët e Komisionit. b) 1000 US $ (një mijë dollarë amerikanë) për çdo panel të anëtarësimit. c) Nëse buxheti i propozuar për shpenzimet e përbashkëta për çdo dy vjet e kalon të gjithë shumën e kontributeve për t’u bërë nga Palët Kontraktuese në pikat (a) dhe (b) të këtij paragrafi, një e treta e sasisë së kësaj shume do të kontribuohet nga Palët Kontraktuese në raport me kontributet e tyre të bëra në pikat (a) dhe (b) të këtij paragrafi. Për dy të tretat e mbetura, Komisioni do të përcaktojë mbi bazat e informacioneve të disponueshme të mëvonshme: i) totalin në peshën bruto të zënieve të tonit të Atlantikut dhe peshqve të ngjashëm me të dhe peshës neto të produkteve të ngrira të këtyre peshqve për çdo Palë Kontraktuese; ii) totalin e (i) për të gjitha Palët Kontraktuese. Çdo Palë Kontraktuese do të kontribuojë me pjesën e saj për dy të tretat e mbetura në të njëjtin raport në (i) ngarkimin e totalit në (ii). Kjo pjesë e buxhetit në këtë nënparagraf do të jetë e vendosur me marrëveshjen e të gjitha Palëve Kontraktuese të pranishme në votim. 3. Këshilli do të rishikojë gjysmën e dytë të buxhetit dyvjeçar në mbledhjen e rregullt ndërmjet mbledhjes së Komisionit dhe mbi bazën e zhvillimeve të tanishme dhe paraprirëse mund të autorizojë rishpërndarjen e sasive në buxhetin e Komisionit për vitin e dytë brenda buxhetit total të miratuar nga Komisioni. 4. Sekretariati ekzekutiv i Komisionit do të njoftojë çdo Palë Kontraktuese mbi vlerësimet vjetore. Kontributet duhet të paguhen në fillim të janarit të vitit për të cilin vlerësimet janë bërë. Kontributet që nuk janë marrë para fillimit të janarit të vitit të suksesshëm do të konsiderohen si shuma të papaguara. 5. Kontributet e buxhetit dyvjeçar do të jenë paguar në atë monedhë që mund të vendosë Komisioni. 6. Që në mbledhjen e parë, Komisioni do të miratojë buxhetin për bilancin e vitit të parë të funksioneve të Komisionit dhe për dyvjeçarin në vazhdim. Ai do të transmetojë menjëherë te Palët Kontraktuese kopje të këtyre buxheteve së bashku me shënimet për vlerësimet përkatëse për kontributin e parë vjetor. 7. Pas kësaj, brenda një periudhe kohore jo më pak se gjashtëdhjetë ditë përpara mbledhjes së rregullt të Komisionit, i cili paraprin dyvjeçarin, sekretariati ekzekutiv do të dërgojë te Palët Kontraktuese draftbuxhetin dyvjeçar së bashku me një skedë të vlerësimeve të propozuara. 8. Komisioni mund të pezullojë të drejtën e votës së çdo Pale Kontraktuese, kur kontributet e papaguara janë të barabarta ose e kalojnë shumën e detyrimit të tij për dy vitet paraardhëse. 9. Komisioni do të krijojë një fond kapital pune për të financuar veprimet e Komisionit përpara marrjes së kontributeve vjetore, dhe për çdo qëllim tjetër që Komisioni mund të përcaktojë. Komisioni do të përcaktojë nivelin e fondit, të vlerësojë parapagimet e nevojshme për vendosjen e tij dhe të adoptojë rregullore për të menaxhuar përdorimin e fondit. 10. Komisioni do të organizojë një kontroll financiar vjetor të pavarur të llogarive të Komisionit. Raportet e këtyre kontrolleve financiare do të rishikohen dhe miratohen nga Komisioni ose nga Këshilli në vitet kur nuk ka takime periodike të Komisionit. 11. Komisioni mund t’i pranojë kontributet, të ndryshme nga ato të parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni, për procedimin e punimeve të tij. Neni 11 1. Palët Kontraktuese kanë rënë dakord se duhet të ketë një marrëdhënie pune ndërmjet Komisionit dhe Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Për këtë qëllim, Komisioni do të hyjë në negociata me Organizatën e Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të përfundojë një marrëveshje sipas nenit 13 të Kushtetutës së Organizatës. Kjo marrëveshje duhet të parashikojë ndër të tjera, për Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, të caktojë një përfaqësues i cili do të marrë pjesë në të gjitha takimet e Komisionit dhe të organeve në varësinë e tij, por pa të drejtën e votës. 2. Palët Kontraktuese kanë rënë dakord që duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet Komisionit dhe komisioneve të tjera ndërkombëtare të peshkimit dhe organizatave shkencore, të cilat mund të kontribuojnë në punën e Komisionit. Komisioni mund të hyjë në marrëveshje me këto komisione dhe organizata. Komisioni mund të ftojë çdo organizatë të përshtatshme ndërkombëtare dhe çdo qeveri që është anëtare e Kombeve të Bashkuara apo të ndonjë agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara dhe që nuk është anëtare e Komisionit, për të dërguar vëzhgues në takimet e Komisionit dhe të organeve në varësinë e tij. Neni 12 1. Kjo Konventë do të mbetet në fuqi për 10 vjet dhe më vonë, derisa shumica e Palëve Kontraktuese bien dakord ta përfundojnë atë. 2. Në çdo kohë pas 10 vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Konvente, çdo Palë Kontraktuese mund të tërhiqet nga Konventa, më 31 dhjetor të çdo viti, duke përfshirë edhe vitin e dhjetë me anë të një njoftimi me shkrim të dorëheqjes së dhënë ose përpara 31 dhjetorit të vitit në vijim te Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. 3. Çdo Palë Kontraktuese mund të tërhiqet nga Konventa me efekt nga e njëjta datë 31 dhjetor, duke dhënë njoftim me shkrim të dorëheqjes tek Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, jo më vonë se 1 muaj nga data e marrjes së informacionit nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara që lidhet me çdo dorëheqje, por jo më vonë se 1 prilli i atij viti. Neni 13 1. Çdo Palë Kontraktuese ose Komisioni mund të propozojë amendamente për këtë Konventë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara do të transmetojë një kopje të certifikuar të tekstit të çdo amendamenti të propozuar te të gjitha Palët Kontraktuese. Çdo amendament që nuk përfshin detyrime të reja duhet të ketë efekt për të gjitha Palët Kontraktuese në ditën e tridhjetë pas pranimit të tij nga tre të katërtat e Palëve Kontraktuese. Çdo amendament që përfshin detyrimet e reja do të ketë efekt te çdo Palë Kontraktuese që e pranon amendamentin në ditën e nëntëdhjetë pas pranimit të tij nga tri të katërtat e Palëve Kontraktuese dhe më pas për çdo Palë Kontraktuese tjetër pas pranimit të tij. Çdo amendament i konsideruar nga një ose më shumë Palë Kontraktuese për të përfshirë detyrime të reja duhet të kërkohet që të përfshijë detyrimet e reja dhe duhet të ketë efektet përkatëse. Një qeveri e cila bëhet Palë Kontraktuese, pasi një amendament në këtë Konventë është hapur për pranim sipas klauzolave të këtij neni, duhet të hyjë në Konventë si e amenduar, kur ky amendament të hyjë në fuqi. 2. Amendamentet e propozuara do të depozitohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Njoftimet për pranimin e amendamenteve do të depozitohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara Neni 14 1. Kjo Konventë do të hapet për nënshkrim nga çdo qeveri, e cila është anëtare e Kombeve të Bashkuara ose te çdo agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara. Çdo qeveri e tillë e cila nuk nënshkruan Konventën mund të aderojë në të në çdo kohë. 2. Kjo Konventë do t’i nënshtrohet ratifikimit ose miratimit nga vendet nënshkruese e në përputhje me kushtetutat e tyre. Instrumentet e ratifikimit, miratimit ose aderimit do të depozitohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. 3. Kjo Konventë do të hyjë në fuqi pas depozitimit të instrumenteve të ratifikimit, miratimit apo aderimit nga 7 qeveri dhe do të hyjë në fuqi në lidhje me çdo qeveri, e cila depoziton më pas një instrument ratifikimi, miratimi apo aderimi në datën e atij depozitimi. Neni 15 Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara do të informojë të gjitha qeveritë e referuara në paragrafin 1 të nenit 14 në lidhje me depozitimet e instrumentit të ratifikimit, miratimit apo aderimit, hyrjen në fuqi të kësaj Konvente, propozimin e amendamenteve, njoftimet për pranimin e amendamenteve, hyrjen në fuqi të amendamenteve dhe njoftimet për dorëheqje. Neni 16 Origjinali i kësaj Konvente do të depozitohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të dërgojë kopje të vërtetuara te qeveritë e referuara në paragrafin 1 të nenit 14. Në dëshmi sa më sipër, përfaqësuesit e autorizuar posaçërisht nga qeveritë përkatëse kanë nënshkruar këtë Konventë. Bërë në Rio De Janeiro, më 14 maj 1966 në një kopje të vetme në gjuhën angleze, frënge dhe spanjolle, çdo version me të njëjtën fuqi. RREGULLAT E PROCEDURËS Rregulli 1 Përfaqësimi 1. Çdo vend anëtar i Komisionit do të përfaqësohet në Komision me jo më tepër se 3 delegatë. 2. Çdo vend anëtar do të informojë sekretarin ekzekutiv sa më shpejt që të jetë e mundur për emrat e delegatëve të tij në Komision dhe korrespondentët e tij, të përcaktuar në paragrafin 4 të këtij rregulli dhe për çdo ndryshim. 3. Në çdo takim të Komisionit, delegatët e çdo vendi anëtar do të autorizohen për t’u shoqëruar nga ekspertët dhe këshilltarët e tyre, emrat e të cilëve do t’i komunikohen sekretarit ekzekutiv para ose me fillimin e këtyre takimeve. 4. Çdo vend anëtar i Komisionit duhet të caktojë një korrespondent, i cili duhet të ketë përgjegjësi parësore për korrespondencë në emër të vendit të tij gjatë periudhave ndërmjet takimeve. Rregulli 2 Takimet periodike të Komisionit 1. Komisioni duhet të zhvillojë një takim periodik një herë në dy vjet, në atë datë dhe vend që do të përcaktohet nga Komisioni. 2. Njoftimi i zhvillimit të takimit periodik do të bëhet nga sekretari ekzekutiv te të gjitha vendet anëtare të Komisionit, tek Organizata e Bujqësisë dhe te çdo qeveri apo organizatë ndërkombëtare e ftuar nga komisioni për të dërguar vëzhgues në takim normalisht, jo më pak se 90 ditë para datës së vendosur për hapjen e mbledhjes. Rregulli 3 Takimet e veçanta të Komisionit 1. Takimet e veçanta të komisionit mund të zhvillohen në çdo kohë, me kërkesën e shumicës së vendeve anëtare të Komisionit ose me vendim të Këshillit. Data dhe vendi i takimit të veçantë do të caktohen nga Këshilli ose kryetari. 2. Njoftimi për zhvillimin e një takimi të veçantë do të bëhet nga sekretari ekzekutiv te të gjitha vendet anëtare të Komisionit, Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe te çdo qeveri apo organizatë ndërkombëtare, e ftuar nga komisioni për të dërguar vëzhgues në takim, normalisht jo më pak se 30 ditë para datës së vendosur për hapjen e takimit. Rregulli 4 Përfaqësuesi i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara Komisioni do të ftojë një përfaqësues të caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për të marrë pjesë në të gjitha takimet, por pa të drejtë vote. Ky përfaqësues mund të shoqërohet nga ekspertë dhe këshilltarë. Rregulli 5 Vëzhguesit Komisioni mund të ftojë organizatat ndërkombëtare dhe çdo qeveri ose agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara, e cila nuk është anëtare e Komisionit, për të dërguar vëzhgues në takimet e tij. Vëzhguesit, me autorizimin e kryetarit, mund të adresojnë takimin tek i cili ata janë të ftuar dhe të marrin pjesë në punimet e tij, por pa të drejtë vote. Rregulli 6 Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit 1. Në çdo takim periodik Komisioni do të zgjedhë nga vendet e ndryshme anëtare një kryetar dhe dy nënkryetarë që do të kenë zyrat për një periudhë duke filluar nga koha e kërkuar e qëndrimit ose shtyrjen e takimit periodik të komisionit dhe në përfundim të kohës së zgjedhur të takimit vijues periodik. 2. Kryetari dhe të dy nënkryetarët nuk mund të zgjidhen më tepër se dy mandate të njëpasnjëshme. 3. Në mungesë të kryetarit, nënkryetari i parë ose në mungesë të tij, nënkryetari i dytë duhet të ushtrojnë funksionet e kryetarit. Rregulli 7 Funksionet e kryetarit dhe nënkryetarit Kompetencat dhe detyrat e kryetarit janë: a) të deklarojë hapjen dhe mbylljen e çdo takimi të Komisionit dhe të Këshillit; b) të drejtojë diskutimet në takim dhe të sigurojë vëzhgimin e këtyre rregullave; c) të akordojë të drejtën për të folur dhe të kufizojë kohën e lejuar ndaj folësit; d) të vendosë rregullat e procedurës, duke u nënshtruar së drejtës së çdo delegati për të kërkuar që çdo vendim nga kryetari të paraqitet në Komision ose Këshill për vendim. T’i thërrasë për votim dhe të shpallë rezultatet; e) të nënshkruajë në emër të Komisionit ose Këshillit një raport për procedimet e çdo takimi të Komisionit ose Këshillit, për t’ua transmetuar anëtarëve të Komisionit; f) në përgjithësi të përmbushë çdo funksion që i është caktuar nga Komisioni ose nga Këshilli apo në Konventë. Rregulli 8 Axhenda 1. Sekretari ekzekutiv duhet të vendosë një axhendë provizore për çdo mbledhje të rregullt, në konsultim me kryetarin dhe t’i bashkëngjitet njoftimit të dhënë nga sekretari ekzekutiv në përputhje me rregullin 2, paragrafi 2. 2. Çdo propozim përmbledh: a) amendamentet e rregullave të procedurës; b) amendamentet e rregulloreve financiare; c) vendimet për të vendosur dhe modifikuar, (përveç anëtarësisë) panelet sipas nenit 6 të Konventës; d) rekomandimet sipas nenit 8, paragrafi 1 i Konventës; e) amendamentet e Konventës sipas nenit 8, paragrafi 1 i Konventës, me qëllim që të formojnë subjektin e vendimit nga Komisioni, duhet të jenë vendosur në axhendën provizore. Në rastin e takimeve periodike, çdo propozim i kësaj natyre duhet për më tepër të jetë diskutuar në një memorandum shpjegues të adresuar te vendet anëtare të paktën 60 ditë përpara datës së vendosur për hapjen e takimit. 3. Axhenda provizore për një takim të veçantë duhet të bëhet nga sekretari ekzekutiv në konsultim me kryetarin, mbi bazën e çështjeve të lidhura me qëllimet për të cilat është mbajtur takimi. Sekretari ekzekutiv duhet të qarkullojë këtë axhendë së bashku me njoftimin e dhënë nga ai në përputhje me nenin 3, paragrafi 2. Rregulli 9 Votimi 1. Çdo vend anëtar ka të drejtën e një vote. 2. Vendimet e Komisionit duhet të merren nga një shumicë e vendeve anëtare të Komisionit, përveç atyre që janë parashikuar në nenin 8, paragrafi 1 (b) (i) dhe neni 10, paragrafi 2 (c) të Kushtetutës. 3. Dy të tretat e anëtarëve të Komisionit duhet të përbëjnë një të katërtën e votimit. 4. Kryetari ose nënkryetari që vepron si kryetar nuk do të votojë, por mund të caktojë një tjetër delegat, ekspert ose këshilltar nga delegacioni i tij të votojë në vendin e tij. 5. Votat duhet të merren me ngritjen e dorës, regjistrim ose në mënyrë të fshehtë. 6. Një votë me regjistrim do të bëhet sipas kërkesës së një anëtari të Komisionit. Votimi me regjistrim do të drejtohet nëpërmjet regjistrimit sipas rendit alfabetik anglez të emrave të të gjithë anëtarëve të Komisionit që kanë të drejtën e votës. Emri i anëtarit të parë do të përcaktohet nga kryetari. 7. Çdo çështje do të vendoset me zgjedhje, nëse Komisioni e përcakton kështu. 8. Nëpërmjet takimeve të Komisionit, në rastet e nevojave të veçanta, votat mund të merren nëpërmjet postës ose mjeteve të tjera të komunikimit. Vota të tilla do të transmetohen nga kryetari i Komisionit nëpërmjet korrespondentëve të çdo vendi anëtar. 9. E drejta e votimit të çdo vendi anëtar të Komisionit mund të pezullohet nga komisioni nëse pagesat e papaguara të kontributit të atij vendi janë të njëjta ose e kalojnë shumën e detyrueshme për dy vite paraardhëse. Rregulli 10 Takimet publike dhe private Takimet e Komisionit do të jenë publike për sa kohë që Komisioni nuk vendos ndryshe. Rregulli 11 Këshilli 1. Këshilli do të përbëhet nga kryetari dhe nënkryetari i Komisionit së bashku me përfaqësuesit ose jo më pak se katër dhe jo më shumë se tetë vende anëtare të Komisionit. Përfaqësuesit e dy vendeve anëtare të ardhshme mund të zgjidhen në Këshill, nëse anëtarësimi i Komisionit i kalon 40 veta. Vendet anëtare nga të cilat e kanë kombësinë kryetari dhe nënkryetari, nuk do të zgjidhen në Këshill. Kryetari i Komisionit duhet të drejtojë takimet e Këshillit. 2. Në çdo takim të rregullt, Komisioni duhet të zgjedhë vendet anëtare të Komisionit për t’u përfaqësuar në Këshill, në përputhje me nenin 5, paragrafi 1 i Kushtetutës. 3. Këshilli do të takohet të paktën një herë midis mbledhjeve të rregullta të Komisionit dhe do të zhvillojë takime të tjera, nëse do të përcaktohen nga Komisioni. 4. Këshilli duhet të realizojë funksione të tilla siç janë caktuar nga Kushtetuta dhe funksione të tjera siç mund të caktohen nga Komisioni. 5. Rregullat e procedurës së zbatueshme për drejtimin e biznesit të Komisionit do të aplikohen mutadis mutandis në këshill, por ato duhet të plotësohen nga rregulla shtesë të adoptuara nga këshilli, duke iu nënshtruar konfirmimit nga Komisioni. Rregulli 12 Panelet 1. Krijimi i paneleve mbi bazën e specieve, grupeve të specieve ose të zonave gjeografike do të vendoset nga Komisioni. 2. Çdo vend anëtar që merr pjesë në ndonjë panel vendoset në nenin 6 të Kushtetutës, do të përfaqësohet mbi çdo panel nga delegatët ose zëvendësuesit e tyre, të cilët mund të asistohen nga ekspertë ose këshillues. 3. Paneli duhet të zhvillojë një takim periodik në lidhje me takimet periodike të Komisionit. Çdo takim tjetër i panelit mund të mbahet në një kohë e vend të tillë, siç mund të përcaktohet nga Komisioni. Çdo panel do të zgjedhë kryetarin e tij. 4. Anëtarësimi në panel do të përfshijë të gjitha vendet anëtare të cilat informojnë Komisionin në një takim periodik, për dëshirën e tyre, për t’u konsideruar si anëtarë të panelit. Ai duhet të rishikohet në çdo takim periodik të Komisionit. 5. Vendet që i bashkohen Komisionit në intervalin midis dy takimeve të tij periodike mund të bëhen anëtare të një ose më shumë paneleve, duke i shkruar më parë paraprakisht për njoftim kryetarit të Komisionit, i cili do të informojë vendet e tjera anëtare. Kryetari duhet të informojë në të njëjtën mënyrë Komisionin në takimin e parë periodik vijues lidhur me përfshirjen e dy anëtarëve të rinj te njëri ose më shumë paneleve. Përfshirja duhet të konsiderohet efektive në datën në të cilën kryetari është njoftuar, për sa kohë që nuk është shpallur shprehimisht një datë tjetër në njoftimin e mësipërm. 6. Asnjë vend anëtar nuk mund të largohet nga panelet përkatëse gjatë intervalit midis dy takimeve periodike të Komisionit. 7. Rregullat e procedurës të zbatueshme për drejtimin e biznesit të Komisionit do të aplikohen mutadis mutandis, përveçse në lidhje me zyrtarët, për një panel, por ato mund të plotësohen nga rregulla shtesë të procedurës ose nga ligje për drejtimin e takimit të tij dhe për ushtrimin e funksioneve të tij dhe detyrimeve të parashikuara në nenin 6 të Konventës. *Shënime: 1. Në takimin e dytë periodik të Këshillit (Madrid, nëntor-dhjetor 1972) u vendos të modifikohet rregulli 12 i rregullave të procedurës. Pikat 1,2,3,4 mbeten të pandryshuara, ndërsa janë shtuar pikat 5 dhe 6. Ju lutem vini re që te teksti i mëparshëm, pika 5 mbetet e pandryshuar por tashmë shfaqet si pika 7 (Raporti 2 vjeçar 1972-1973) pjesa I, shtojca I deri te shtojca IV. 2. Në takimin e tretë periodik (Paris, nëntor-dhjetor 1973), Komisioni ra dakord me konkluzionet e Këshillit (Raporti 2-vjeçar 1972-1973) pjesa II. Rregulli 13 Komitetet 1. Do të krijohet një komitet i përhershëm mbi financën dhe administrimin mbi të cilin çdo vend anëtar i Komisionit që mund të jetë përfaqësuar. Komiteti duhet ta këshillojë Komisionin mbi çështje lidhur me sekretariatin ekzekutiv dhe stafin e tij mbi buxhetin e Komisionit, mbi kohën dhe vendin e takimeve të Komisionit, mbi publikimet e Komisionit dhe mbi çështje të tilla, siç mund t’i jetë referuar atij nga Komisioni. Komiteti duhet të zgjedhë kryetarin e tij. 2. Do të krijohet një komitet i përhershëm mbi kërkimin dhe statistikën mbi çdo vend anëtar të Komisionit që mund të jetë përfaqësuar. Komiteti do të zhvillojë dhe rekomandojë politika dhe procedura të tilla në mbledhjen, analizimin dhe përpunimin, analizën dhe shpërndarjen e statistikave të peshkimit, për aq sa mund të jetë e nevojshme të sigurohet se Komisioni ka të disponueshme gjatë gjithë kohës statistika të plota, aktuale dhe ekuivalente mbi aktivitetet e peshkimit mbi zonën e Konventës. Komiteti do të mbajë nën vëzhgim të vazhdueshëm programet e kërkimit në zhvillim në zonën e Konventës, dhe do të zhvillojë dhe rekomandojë Komisionin kohë pas kohe ndryshime të tilla në programet ekzistuese ose programe të reja të tilla, siç mund të jenë kërkuar. Komiteti duhet të këshillojë Komisionin mbi çështje të tjera shkencore të tilla, siç mund t’i jenë referuar. Komiteti duhet të zgjedhë kryetarin e tij. 3. Komisioni mund të vendosë komitete të tjera, ashtu siç mund t’i konsiderojë të nevojshme. 4. Rregullat e procedurës të zbatueshme për drejtimin e biznesit të Komisionit do të aplikohen mutadis mutandis, përveçse në lidhje me zyrtarët, për këto komitete, por ato mund të plotësohen nga rregulla shtesë të procedurës ose nga ligje për drejtimin e takimit të tyre dhe për ushtrimin e funksioneve të tij dhe detyrave. Rregulli 14 Sekretariati ekzekutiv dhe stafi 1. Komisioni duhet të caktojë sekretariatin ekzekutiv dhe të vendosë kohëzgjatjen e tij, normën e rizgjedhjes dhe shpenzimet e udhëtimit për sekretariatin ekzekutiv dhe anëtarët e stafit dhe mund të përshtatë rregullore të tilla që mund të konsiderohen përkatësisht të dëshirueshme. 2. Sekretariati ekzekutiv duhet, nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Komisionit, të ushtrojë të gjitha funksionet e përcaktuara për të në Kushtetutë dhe këto rregulla, si dhe funksione të tjera, siç mund t’i caktohen atij herë pas here nga Komisioni ose këshilli. 3. Sekretariati ekzekutiv do të caktojë anëtarët e stafit, duke përfshirë sekretariatin, asistentë ekzekutivë dhe duhet të ketë autoritet mbi ta. 4. Sekretariati ekzekutiv ka të drejtën t’i delegojë sekretariatit asistentë ekzekutivë ose në mungesë të tij, anëtarëve më të vjetër të stafit kompetencën e tij, aq sa mund të çmohet e nevojshme për zbatimin efektiv të përgjegjësive të tij. Rregulli 15 Raportet dhe regjistrat 1. Çdo dy vjet Komisioni duhet të dërgojë një raport mbi punën e tij dhe konkluzionet te të gjitha vendet anëtare të Komisionit. 2. Në fund të çdo takimi, raporti i miratuar nga Komisioni duhet të transmetohet nëpërmjet sekretariatit ekzekutiv te të gjitha vendet anëtare të Komisionit, te FAO-ja dhe te çdo qeveri apo organizatë ndërkombëtare e ftuar për të dërguar vëzhgues në takim. 3. Këshilli, panelet dhe organet e tjera varëse, duhet që në fund të çdo takimi të adoptojnë një raport i cili do t’i dërgohet organeve të përfshira që i ka nën varësi. RREGULLORE FINANCIARE Rregullat në vijim do të rregullojnë administrimin financiar të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (këtu i referuar si Komisioni), i vendosur nën Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik (këtu e referuar si Konventa). Rregulli 1 Periudha financiare Periudha financiare e Komisionit do të jetë dy vite kalendarike në vijim të datës normale për takimin periodik të Komisionit, për aq kohë që nuk është vendosur ndryshe. Rregulli 2 Buxheti 1. Sekretariati ekzekutiv duhet të përgatisë dhe të paraqesë në takimet periodike të Komisionit vlerësimet e buxhetit për periudhën financiare në vazhdim. 2. Vlerësimet duhet të dërgohen nga sekretariati ekzekutiv tek anëtarët e Komisionit jo më vonë se 60 ditë brenda datës së vendosur për hapjen e takimit periodik të Komisionit në të cilin ato do të merren në konsideratë. Vlerësimet e buxhetit duhet të shoqërohen nga një informacion i tillë dhe shpjegime, siç mund të kërkohen nga Komisioni ose të çmohen të nevojshme nga sekretariati ekzekutiv. 3. Vlerësimet e buxhetit duhet të mbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet për periudhën financiare që përfaqësojnë dhe duhet të paraqiten në dollarë amerikanë. 4. Vlerësimet e buxhetit duhet të ndahen sipas funksionit në kapituj dhe kur është e nevojshme, në nëntë kapituj. Rregulli 3 Shumat e caktuara 1. Shumat e caktuara të votuara nga Komisioni për periudhën financiare në vazhdim duhet të përbëjnë një autorizim te sekretariati ekzekutiv për t’i bërë të mundshme detyrimet dhe pagesat për qëllimet për të cilat shumat e caktuara janë ndërtuar dhe deri në shumën e votuar. 2. Sekretariati ekzekutiv, gjithashtu mund të bëjë të mundur detyrimet kundrejt periudhave të ardhshme para se shumat e caktuara të jenë votuar, kur detyrime të tilla janë të nevojshme për funksionimin e vazhdueshëm efektiv të Komisionit, që sigurojnë që detyrime të tilla janë të kufizuara në kërkesa administrative të një natyre të vazhdueshme që nuk e kalojnë shkallën e kërkesave të tilla, siç janë autorizuar në buxhetin e periudhës financiare aktuale. 3. Shumat e caktuara duhet të jenë të disponueshme për detyrime gjatë periudhës financiare që i përkasin. Shumat e caktuara jo të detyrueshme në mbarim të periudhës financiare duhet të shtyhen dhe të përfshihen në buxhetin në periudhën tjetër financiare, për sa kohë që Komisioni nuk vendos ndryshe. 4. Transfertat brenda të njëjtit kapitull të buxhetit mund të bëhen efektive nga sekretariati ekzekutiv, i cili duhet t’i raportojë Komisionit ose këshillit. 5. Në rastet kur dalin nevoja të veçanta, transfertat nga një kapitull i buxhetit te një tjetër mund të bëhen efektive nga sekretariati ekzekutiv, pasi ka marrë miratimin e kryetarit të Komisionit dhe duhet të raportohen në Komision ose në këshill. Rregulli 4 Sigurimi i fondeve 1. Shumat e caktuara për një periudhë financiare duhet të financohen nga kontribute vjetore të bëra nga anëtarët e Komisionit, sipas nenit 10-2 (a dhe b) të Konventës dhe kontributet e bëra nga anëtarët e Komisionit sipas nenit 10-2 të Konventës. 2. Sapo Komisioni të ketë miratuar buxhetin për periudhën financiare, sekretariati ekzekutiv duhet të dërgojë kopjen përkatëse te të gjithë anëtarët e Komisionit, duke i njoftuar ata për vlerësimet e tyre vjetore gjatë periudhës financiare dhe duke i kërkuar atyre depozitimin e shumës korresponduese. 3. Kontributet e buxhetit duhet të jenë të pagueshme në atë monedhë që mund të vendosë Komisioni. 4. Anëtarët e rinj të Komisionit, anëtarësimi i të cilëve bëhet efektiv gjatë gjashtë muajve të parë të çdo viti, duhet të jenë të detyruar të paguajnë sasinë e plotë të kontributit vjetor për të cilin ata do të ishin kërkuar të paguanin, nëse do të ishin anëtarë të Komisionit kur vlerësimet janë bërë në nenin 10-2 të Konventës. 5. Anëtarët e rinj të Komisionit, anëtarësimi i të cilëve bëhet efektiv gjatë gjashtë muajve të fundit të çdo viti, duhet të jenë të detyruar të paguajnë gjysmën e sasisë së kontributit vjetor të referuar në paragrafin 4 të mësipërm. 6. Shumat e caktuara për një periudhë financiare, gjithashtu mund të financohen me kontribute vullnetare nga anëtarët e Komisionit ose nga burime të tjera, çdo e ardhur tjetër e përftuar e Komisionit. Rregulli 5 Fondet Për qëllime të kontabilitetit për shpenzimet e Komisionit do të vendoset një fond i përgjithshëm, një fond kapitali pune dhe një fond i besueshëm, i tillë që Komisioni mund të vendosë ta krijojë herë pas here. Rregulli 6 Fondi i përgjithshëm Paratë në vijim do të kreditohen nga fondi i përgjithshëm: a) kontribute vjetore nga anëtarët e Komisionit; b) çdo e ardhur tjetër e Komisionit; c) shumat e caktuara nga fondi kapital i punës. Rregulli 7 Fondi kapital i punës 1. Komisioni do të përcaktojë nivelin e fondit kapital të punës dhe do të vlerësojë përparësitë nga anëtarët e Komisionit, të nevojshme për mbajtjen e një fondi të tillë. 2. Anëtarët e Komisionit duhet të vlerësohen mbi të njëjtën bazë siç parashikohet në nenin 10-2 (c) të Konventës. 3. Anëtarët e rinj të Komisionit do të vlerësohen në një shumë të përcaktuar nga Komisioni. Derisa Komisioni të vendosë ndryshe, shuma për vlerësimet e anëtarëve të rinj do të konsiderohet si rritje në nivelin e fondit kapital të punës. 4. Fondi kapital i punës do të përdoret për të financuar veprime të Komisionit përpara marrjes së kontributeve vjetore, dhe për qëllime të tjera që Komisioni mund të përcaktojë. Shlyerjet nga fondi kapital i punës, të caktuara për të financuar veprime të Komisionit përpara marrjes së kontributeve vjetore, do të rimbursohen nga fondi i përgjithshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Rregulli 8 Fonde të besueshme Sekretariati ekzekutiv mund të pranojë në emër të Komisionit kontribute vullnetare, qoftë në para ose jo nga anëtarët e Komisionit ose nga burimet e tjera, me kusht që qëllimet për të cilat kontributet vullnetare të cilat janë bërë në përputhje me politikat, qëllimet dhe aktivitetet e Komisionit. Sekretariati ekzekutiv duhet të vendosë fonde të besueshme, kontribute të tilla vullnetare dhe do të raportojë përkatësisht te Komisioni ose te këshilli. Rregulli 9 Llogaritë Sekretari ekzekutiv duhet të mbajë llogari të tilla të nevojshme dhe të përgatisë llogari ndërmjetëse në fund të vitit të parë kalendarik të periudhës financiare, dhe llogari përfundimtare në fund të periudhës financiare. Që të dyja llogaritë ndërmjetëse dhe përfundimtare duhet të paraqiten në dollarë amerikanë dhe duhet të tregojnë: a) të ardhurat dhe shpenzimet e të gjitha fondeve; b) gjendjen e përkatësive, duke përfshirë: i) shumat fillestare të caktuara të buxhetit; ii) shumat e caktuara të modifikuara nga transfertat; iii) kreditë, nëse ka, veç shumave të caktuara të votuara nga Komisioni; iv) shumat e ngarkuara kundrejt këtyre shumave të caktuara dhe kredive të tjera; c) aktivi dhe pasivi i Komisionit. 3. Llogaritë e ndara duhet të mbahen për të gjitha fondet e besimit. 4. Sekretariati ekzekutiv duhet të dërgojë te kontrollorët financiarë llogaritë për çdo vit kalendarik jo më vonë se 90 ditë përpara në vijim të mbylljes së vitit kalendarik. Rregulli 10 Ruajtja e fondeve Sekretariati ekzekutiv duhet të përcaktojë bankën ose bankat në të cilat fondet e Komisionit do të mbahen dhe të raportohen të gjitha këto depozitime në Këshill. Rregulli 11 Investimi i fondeve 1. Sekretariati ekzekutiv mund të bëjë investime afatshkurtra të parave jo të nevojshme për kërkesa urgjente. Ai mund të bëjë investime afatgjata të parave duke qëndruar në kreditin e fondit të besimit, ashtu siç mund të jetë autorizuar nga Komisioni ose Këshilli. Interesat mbi investimin e parave të kreditit apo të fondit të besimit duhet të rriten në fonde të tilla besimi. 2. Sekretariati ekzekutiv duhet të raportojë periodikisht te Komisioni apo Këshilli në lidhje me investimet afatshkurtra dhe afatgjata. Rregulli 12 Auditimi i jashtëm 1. Komisioni duhet të caktojë një kontrollor financiar të jashtëm, i cili mund të ndryshohet vetëm nga Komisioni. 2. Kontrollori financiar duhet të realizojë një auditim të tillë, i cili mund të çmohet i nevojshëm për t’u verifikuar: i) se deklaratat financiare janë në përputhje me librat dhe regjistrat e Komisionit; ii) se transaksionet financiare të reflektuara në deklarata kanë qenë në përputhje me rregullat dhe rregulloret, kushtet e buxhetit dhe direktiva të tjera të zbatueshme; dhe iii) se paratë mbi depozitat dhe të disponueshme janë verifikuar nëpërmjet certifikatës së marrë drejtpërsëdrejti nga depozitimet e Komisionit ose nga llogaritë aktuale. 3. Subjekt i direktivave të Komisionit, kontrollori financiar duhet të jetë gjykatësi i vetëm si në pranimin në tërësi ose pjesërisht të certifikatave nga sekretari ekzekutiv dhe mund të vazhdojë për ekzaminime dhe verifikime të detajuara, sipas zgjedhjes së tij, të të gjitha regjistrave financiare, duke përfshirë ato të lidhura me furnizimet dhe pajisjet. 4. Kontrollori financiar dhe stafi i tij duhet të kenë akses të lirë në të gjitha kohët e përshtatshme te të gjithë librat e llogarisë dhe regjistrat të cilat janë, sipas opinionit të kontrollorit financiar, të nevojshme për realizimin e kontrollit financiar. Informacioni i klasifikuar në regjistrat e sekretariatit ekzekutiv si konfidencial, dhe i cili kërkohet për qëllime të kontrollit financiar, duhet të vihet në dispozicion për aplikim te sekretariati ekzekutiv. 5. Kontrollori financiar, përveç vërtetimit të llogarive, mund të bëjë vëzhgime të tilla që ai i çmon të nevojshme në lidhje me efiçencën e procedurave financiare, sistemin e kontabilitetit, kontrollet e brendshme financiare dhe në përgjithësi për pasojat financiare të praktikave administrative. Megjithatë, në asnjë rast, kontrollori financiar nuk duhet të përfshijë kriticizmin në raportin e tij të kontrollit financiar, pa i paraqitur më parë sekretariatit ekzekutiv një mundësi shpjegimi për kontrollorin financiar të çështjes nën vëzhgim. Kundërshtimet e kontrollit financiar të ndonjë zëri në llogari duhet t’i komunikohen menjëherë sekretariatit të përgjithshëm. 6. Kontrollori financiar duhet të përgatisë një raport mbi llogaritë e vërtetuara, dhe mbi ndonjë çështje mbi të cilat Komisioni me anë të një rezolute përkatëse mund që herë pas here të japë udhëzime specifike. 7. Kontrollori financiar duhet të dërgojë raportin e tij te Komisioni jo më vonë se gjashtë muaj në vazhdim të fundit të vitit kalendarik të cilit i përkasin llogaritë. BASHKËLIDHJA 1 MARRËVESHJA MBI SELINË NDËRMJET SHTETIT SPANJOLL DHE KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON ATLANTIK FRANCISCO FRANCO BAHAMONDE KREU I SHTETIT SPANJOLL GENERALISSIMO I USHTRIVE KOMBËTARE Ndërsa plotfuqishmëria e Spanjës, më 29 mars 1971 nënshkroi bashkërisht në Madrid me kryetarin e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, i caktuar përkatësisht për këtë qëllim, një Marrëveshje mbi selinë ndërmjet Shtetit Spanjoll dhe Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, tekstin e certifikuar nga i cili shprehet më poshtë: Shkëlqesia e Tij, Kreu Spanjoll i Shtetit dhe Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, duke dëshiruar të rregullojnë të drejtat, imunitetet dhe privilegjet e Selisë së Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, dhe nëpunësve të tij, në përputhje me vendimin e marrë në takimin e parë të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik të mbajtur në Romë, në periudhën 1-6 dhjetor 1969, në të cilin u vendos të krijohej selia e tij e përhershme në Madrid, dhe për qëllimin e kësaj të sigurojë mbrojtjen e Komisionit të lartpërmendur Ndërkombëtar në Spanjë. Kanë zgjedhur të lidhin një Marrëveshje për privilegjet dhe imunitetet dhe për këtë qëllim kanë caktuar si të plotfuqishëm: për Shkëlqesinë e Tij, Kreun Spanjoll të Shtetit H.E. Gabriel Fernandez de Valderrama y Moreno, nënsekretar i Punëve të Jashtme. Për Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut, kryetarin e tij H.E. Fernando Marcitllach Guazo, i cili, duke shkëmbyer instrumentet e tyre përkatëse të autoriteteve që u konstatuan të bëra rregullisht në origjinal dhe në mënyrën e duhur, kanë rënë dakord si më poshtë. Personaliteti juridik Neni 1 Qeveria Spanjolle njeh personalitetin juridik të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut dhe kapacitetin e tij për të lidhur kontrata, për të blerë dhe për të disponuar pasuri personale dhe pasuri të patundshme dhe të ndërmarrë veprime ligjore. Selia e përhershme e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik Neni 2 Selia e përhershme e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik përfshin ambientet e vendit, karakteristikat e të cilit duhet të bëhen të njohura për Qeverinë Spanjolle. Neni 3 Qeveria Spanjolle detyrohet të marrë të gjitha hapat e nevojshme për të lejuar përdorimin e atyre ndërtesave që përbëjnë Selinë e saj. Neni 4 1. Selia i nënshtrohet autoritetit të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Tonit Atlantik. 2. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik duhet të ketë kompetencën për të vendosur rregullat e procedurës për të përcaktuar normat për një funksionim të përshtatshëm, i cili do të jetë i zbatueshëm përmes selisë. 3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit të mëparshëm, Qeveria e Spanjës duhet ta bëjë të zbatueshëm për selinë e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, legjislacionin spanjoll, i cili është i zbatueshëm për selitë e misioneve të huaja. Neni 5 1. Ndërtesat e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik janë të padhunueshme. 2. Asnjë vendim gjyqësor, duke përfshirë sekuestrimin e pronës private, nuk do të zbatohet për këto ndërtesa pa autorizimin e sekretariatit ekzekutiv. 3. Pa cenuar rregullat e vendosura në këtë Marrëveshje, Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik nuk duhet të lejojë që selia e tij të shërbejë si azil për personat e kërkuar për vepra penale ose që janë kërkuar për kryerjen e një shkeljeje flagrante, ose kundrejt të cilit autoritetet spanjolle kanë ngritur një padi ligjore ose një urdhër për dëbim. 4. Në rastin, kur Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik do të vendosë zyra në Spanjë veç selisë së tij, padhunueshmëria duhet t’u akordohet atyre zyrave në të njëjtat kushte si në nënseksionin paraardhës, me kusht që aplikimi t’i drejtohet Qeverisë Spanjolle për autoritetin që t’i hapë ato. Neni 6 1. Qeveria Spanjolle garanton mbrojtjen e selisë. 2. Sipas kërkesës së sekretariatit ekzekutiv, autoritetet spanjolle duhet të sigurojnë mbështetje policore që mund të jetë kërkuar për të mbajtur rregull brenda selisë. Neni 7 1. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik mund të zbatojë për përdorim shërbimet e nevojshme publike. 2. Duke u nënshtruar dispozitave të nenit 9, Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik duhet të përfitojë nga çdo ulje që mund të ndodhë në pagesat e shërbimeve publike. 3. Nëse për arsye të forcave madhore duhet të ndodhë ndërprerje e plotë apo e pjesshme e shërbimeve të tilla, nevojat e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik duhet të plotësohen pavarësisht nga prioriteti i administratës spanjolle. Aksesi në Seli Neni 8 1. Autoritetet spanjolle kompetente nuk duhet të pengojnë kalimin për ose nga selia për persona që kanë funksione zyrtare për të përmbushur apo për persona të ftuar atje nga Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 2. Qeveria Spanjolle rezervon të drejtën për të shtyrë vizat e hyrjes dhe zhvleftësimin e tyre të mundshëm në ato raste në të cilat kjo duhet të jetë sipas legjislacionit në fuqi dhe të ndërmarrë autorizimin për ndonjë shpenzim dhe vonesë, hyrjen dhe qëndrimin në Spanjë të personave të mëposhtëm gjatë periudhave që ata janë jashtë funksionit të tyre ose që kryejnë misione për Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik: a) ata përfaqësues të shteteve anëtare, zëvendësit e tyre, këshilltarët, ekspertët dhe sekretarët që janë caktuar të jenë të pranishëm në takimet e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik apo të komiteteve të tij apo takime dhe konferenca të mbajtura nga Komisioni ose komitetet e tij; b) nëpunësit dhe ekspertët e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik ashtu, si dhe nëpunësit, përfaqësuesit dhe ekspertët e organizatave qeveritare apo joqeveritare, të pranuara nga Komisioni në bazë të marrëveshjeve konsultative; c) bashkëshortë në varësi dhe fëmijë të mitur ose persona të përmendur në nënseksionin paraardhës; d) të gjithë ata persona të cilët janë ftuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik apo sekretariati ekzekutiv, për arsye zyrtare. 3. Pa cenuar imunitetet e veçanta që duhet të gëzohen nga personat e referuar në seksionin 2, autoritetet spanjolle mund t’i detyrojnë ata për t’u larguar nga territori i Spanjës gjatë periudhave të tyre zyrtare që mund të abuzojnë me privilegjet e dhëna dhe të angazhohen në aktivitete jashtë funksioneve apo detyrave të tyre në lidhje me Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik dhe duke u nënshtruar kushteve të mëposhtme. 4. Çdo masë për qëllimin e detyrimit të personave të përmendur në seksionin 2 për të lënë territorin spanjoll duhet të miratohet më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Spanjolle. Përpara shtrirjes së një miratimi të tillë, kjo Ministri duhet të informojë autoritetet e mëposhtme. 5. Autoritetet e referuara janë: a) në rastin e një përfaqësuesi të një vendi anëtar apo të një anëtari të familjes së tij/saj, qeveria e po atij vendi anëtar; b) në rastin e një anëtari të komitetit ose të Komisionit apo të një familjari të tij/saj, kryetari i komitetit në fjalë; c) në rastin e personave të tjerë, sekretariati ekzekutiv i Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 6. Për më tepër, në rastet e atyre personave të përmendur në nënseksionet (a) dhe (b), seksioni 2 i këtij neni, kërkesa për t’u larguar nga territori i Spanjës duhet t’u komunikohet në mënyrë të ngjashme me ato që zbatohen në rastet e trupave diplomatike të akredituara në Qeverinë e Spanjës. 7. Është e kuptueshme se personat e specifikuar në seksionin 2 nuk do të përjashtohen nga aplikimi i periudhës prej 40 ditësh apo rregulloreve publike të shëndetit. Lehtësirat e komunikimit Neni 9 Qeveria e Spanjës duhet t’i akordojë Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik komunikacionet e tij postale, telefonike, telegrafike, radiotelegrafike dhe faksimile me të njëjtin trajtim që i akordohen qeverive të tjera dhe misioneve të tyre diplomatike në shkallë të njëjtë me prioritetin dhe tarifat, dhe normat mbi korrespondencën, telefonin, telegrafin dhe të tjera. Neni 10 1. Padhunueshmëria e korrespondencës zyrtare e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik është e garantuar. 2. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik duhet të autorizohet për të përdorur kode dhe për të marrë dhe dërguar korrespondencën nga postierë ose korrespondentë të cilët duhet të gëzojnë privilegje dhe imunitete të ngjashme me ato që gëzojnë postierët dhe korrespondentët diplomatikë. Në rastet e dyshimeve serioze dhe të justifikuara, autoritetet spanjolle mund që në prani të përfaqësuesve kompetentë të Komisionit të verifikojnë, nëse këto komunikime përmbajnë vetëm korrespondencë zyrtare. Pasuria, fondet dhe asetet Neni 11 Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik pasuritë e tij dhe asetet, kudo që janë vendosur, gëzojnë imunitet juridik, përveçse në shkallën në të cilën Komisioni mund të heqë dorë shprehimisht në një rast specifik ose duhet që kjo të lindë nga klauzolat e një kontrate. Megjithatë, është e kuptueshme që një dorëheqje e re duhet të kërkohet për ekzekutim. Neni 12 1. Pasuria dhe asetet e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, kudo që janë vendosur, përjashtohen nga kërkimi, konfiskimi, zotërimi dhe shpronësimi apo çdo formë tjetër e veprimeve ekzekutive, administrative dhe legjislative. 2. Arkivat e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik ose, në përgjithësi, të gjitha dokumentet që mbahen atje apo të lidhura me to janë të padhunueshme, kudo që ato mund të jenë vendosur. Neni 13 1. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik do të përjashtohet nga të gjitha taksat apo detyrime të tjera fiskale mbi pronësinë, ndërtimet apo përshtatjet e tokës apo ndërtesave në zotërim të tij. 2. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik do të përjashtohet nga të gjitha taksat direkte të vendosura nga shteti apo entitetet lokal mbi mallrat dhe të ardhurat e rritura të Komisionit dhe të lidhura direkt me përmbushjen e objektivave të tij. 3. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik do të përjashtohet nga të gjitha taksat ose detyrimet e çdo lloji mbi mallrat e importuara apo të eksportuara nga territori spanjoll nga Komisioni dhe të cilat janë apo kanë qenë të destinuara për objektivat e tij. Megjithatë, ky përjashtim nuk zbatohet për detyrimet e ndodhura në administrimin e doganës për shërbimet e kryera. 4. Objektet e importuara të çliruara nga detyrimet mund të mos cedohen dhe as të transferohen në territorin spanjoll, përveç rasteve të jashtëzakonshme dhe nën kushte të tilla siç mund të jenë përcaktuar nga marrëveshje të ndërsjella ndërmjet Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik dhe autoriteteve kompetente spanjolle. Në këto raste, të gjitha detyrimet e zbatueshme te të cilat objekte të tilla janë të detyrueshme, duhet të bëhen të pagueshme. Neni 14 1. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik mund të marrë dhe të zotërojë fonde dhe monedhë të huaj të të gjitha llojeve dhe të mbajë llogari në çdo lloj monedhe, gjithashtu mund të transferojë lirisht në një vend tjetër fondet dhe monedhat e huaja që ka në dispozicion në territorin spanjoll dhe anasjelltas. 2. Autoritetet kompetente spanjolle duhet të japin ndihmën dhe mbështetjen e tyre për Organizatën për shkëmbimin dhe operacionet e transfertave. Lehtësirat, privilegjet dhe imunitetet Neni 15 1. Gjatë pranisë së tyre në Spanjë në përmbushje të detyrave të besuara, kryetari dhe dy nënkryetarët e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, në takimet e Komisionit ose të komiteteve të tij, si dhe në ato takime që mund të bëjë Komisioni, duhet të gëzojnë lehtësira, privilegje dhe imunitete të ngjashme me ato të akorduara për personelin diplomatik të huaj apo të niveleve të krahasueshme të cilët janë anëtarë të misioneve diplomatike të përkohshme në Spanjë. 2. Këto lehtësira, privilegje dhe imunitete u jepen edhe grave dhe fëmijëve nën 21 vjeç, personave të përmendur më sipër, të cilët janë nën varësinë e tyre. Neni 16 1. Pa cenuar klauzolat e nenit 20 dhe 21, sekretariati ekzekutiv i Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, ashtu, si edhe zyrtari zëvendësues në mungesë të tij, së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre të mitur duhet të gëzojnë privilegje të veçanta, imunitete, përjashtime dhe lehtësira të cilat i akordohen përfaqësuesve diplomatikë sipas ligjit ndërkombëtar. 2. Nëse personat e referuar në paragrafin paraardhës dhe në nenin 15, 19 dhe 22 janë me kombësi spanjolle, ata duhet të gëzojnë imunitet juridik vetëm në lidhje me aktet e realizuara në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare brenda Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik Neni 17 Sekretariati ekzekutiv i Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik duhet të informojë Qeverinë Spanjolle, përmes departamentit të protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për emrat dhe rrethanat personale të personave të referuar në nenet 15, 16, 19 dhe 22, me qëllim që atyre t’u akordohen këto privilegje. Neni 18 Imunitetet e specifikuara në nenin 15 dhe 16 u jepen përfituesve të tyre në interes të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik dhe jo për avantazhe të tyre personale. Këto imunitete mund të refuzohen nga: Qeveria e shtetit në fjalë, në rastin e përfaqësuesve të tij dhe anëtarëve të familjes së tyre; nga Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik për anëtarët e komiteteve të tij dhe familjeve të tyre, ashtu, si dhe për sekretariatin ekzekutiv dhe anëtarët e familjes së tij; si dhe sekretariatin ekzekutiv për Komisionin e punësuar, të cituar në nenin 16 dhe për familjet e tyre. Nëpunësit dhe ekspertët Neni 19 Nëpunësit në kategorinë drejtuese dhe profesionale (siç janë vendosur në statutin e personelit të Kombeve të Bashkuara) të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik: a) duhet të gëzojnë imunitet juridik për ato veprime zyrtare që realizojnë, me përjashtim të nëpunësve me kombësi spanjolle; b) në lidhje me taksat mbi pagat dhe rrogat e marra nga Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, duhet të gëzojnë të njëjtat përjashtime, siç u janë akorduar në rrethana identike nëpunësve të Kombeve të Bashkuara; c) subjekt i klauzolave të nenit 20, ata duhet të përjashtohen, ashtu, si dhe fëmijët e tyre nga të gjitha detyrimet në lidhje me shërbimin ushtarak apo shërbime të tjera të detyrueshme në Spanjë; d) ata nuk duhet t’i nënshtrohen dhe as gratë, dhe fëmijët e tyre nën moshën 21 vjeç që janë nën varësinë e tyre, masave kufizuese lidhur me emigracionin apo formalitetet e policisë që aplikohen për të huajt, me kusht që ato duhet të sigurohen me dokumente të lëshuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, siç shprehet në nenin 24; e) ata duhet të gëzojnë të njëjtat lehtësira për shkëmbime të monedhave, siç u akordohen anëtarëve të misioneve diplomatike të akredituara në Qeverinë Spanjolle; f) gjatë periudhave të tensioneve ndërkombëtare ata duhet të kenë të drejtë, ashtu, si dhe bashkëshortët dhe fëmijët nën varësi nën moshën 21 vjeç, për lehtësira riatdhesimi, identike me ato për anëtarët e misioneve diplomatike të akredituara në Qeverinë Spanjolle; g) nëse janë rezidentë jashtë vendit në kohën e takimit, ata mund të importojnë në një rast të vetëm dhe të lirë nga detyrimet doganore, pajisje dhe sende personale me të cilat mund të krijojnë një ambient shtëpiak në Spanjë; h) ata mund të importojnë përkohësisht automjetet e tyre pa taksa doganore. Neni 20 Nëpunësit spanjollë të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik dhe fëmijët e tyre nuk përjashtohen nga shërbimi ushtarak apo çdo shërbim tjetër që mund të jetë i detyrueshëm në Spanjë. Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik mund të aplikojë sipas rastit për Qeverinë Spanjolle për një shtyrje në përputhje me rregulloren. Neni 21 Këto privilegje dhe imunitete u jepen punonjësve në interes të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik dhe jo me qëllim për të siguruar avantazhe personale për ta. Sekretariati ekzekutiv mund dhe duhet të refuzojë imunitetin e dhënë nëpunësve në të gjitha rastet, kur ai çmon se ky imunitet pengon procesin e drejtësisë dhe gjithmonë siguron se nuk janë cenuar interesat e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. Neni 22 1. Kur ekspertë të tjerë, përveç atyre të përmendur në nenet 15, 16 dhe 19 po realizojnë detyra në Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik apo zbatojnë misione, ose po udhëtojnë në emër të tij, ata duhet të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme për sa kohë që mund të jenë të nevojshme në përmbushje të detyrimeve të tyre: a) imunitete nga ndalimi personal apo madhësia e bagazheve personale, përveç rasteve kur kanë kryer një shkelje flagrante. Në këto raste, autoritetet spanjolle duhet të informojnë menjëherë sekretariatin ekzekutiv të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik për ndalimin apo embargon e bagazheve; b) imunitete kundrejt çdo veprimi ligjor i cili mund të jetë kryer kundër tyre për veprime që ata mund të kenë kryer për të zbatuar detyrat e tyre zyrtare (qoftë me gojë apo me shkrim), ata që janë të përfshirë duhet të vazhdojnë të gëzojnë këtë imunitet edhe pse nuk përmbushin më detyrat e tyre pranë Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, apo nuk u janë besuar më misione në emër të tij; c) ata duhet të pajisen me të njëjtat lehtësira për shkëmbimin e monedhave siç i gëzojnë zyrtarët e qeverive të huaja në misione zyrtare të përkohshme. 2. Sekretariati ekzekutiv i Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik mund dhe duhet t’i refuzojë ato imunitete të dhëna një eksperti, në rastet kur ai e çmon se duhet ta bëjë këtë pa cenuar interesat e Komisionit. Neni 23 Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik duhet të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet spanjolle, për miradministrimin e drejtësisë për të siguruar pajtueshmëri me rregulloret e policisë dhe për të parandaluar çdo abuzim që mund të lindë nga imunitetet dhe lehtësirat e vendosura në këtë Marrëveshje. Kartat e identitetit Neni 24 Departamenti i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë Spanjolle duhet të nxjerrë karta identiteti për personat e përfshirë në këtë Marrëveshje. Zgjidhja e ndryshimeve Neni 25 Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme, duhet të marrë masa për të siguruar zgjidhjen e përshtatshme të zënieve të peshkut ku janë përfshirë zyrtarë të Komisionit, të cilët për shkak të pozicionit të tyre zyrtar gëzojnë imunitet në rastet kur ky imunitet nuk është shpallur i pavlefshëm nga Komisioni. Neni 26 Çdo konflikt lidhur me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje apo të çdo marrëveshjeje tjetër shtesë e cila mund të vendoset, nëse nuk është zgjidhur me anë të negociatave ndërmjet palëve, duhet të dërgohet në një gjykatë prej tre gjyqtarësh për zgjidhjen përfundimtare. Një nga këta duhet të caktohet nga sekretariati ekzekutiv i Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik, një nga Ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë Spanjolle dhe i treti nga dy gjyqtarët e parë ose nëse ata nuk bien dakord, nga kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Neni 27 Kjo Marrëveshje duhet të hyjë në fuqi datën e shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit nga Spanja dhe të njoftimit të miratimit nga Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. Në dëshmi të kësaj një kopje origjinale është bërë në gjuhën spanjolle. Përkthimi zyrtar duhet të bëhet në gjuhën angleze dhe franceze. Bërë në Madrid, më 29 mars 1971. Për Qeverinë e Spanjës: GABRIEL FERNANDEZ DE VALDERRAMA Y MORENO. Për Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik: FERNANDO Marcitllach Guazo. SHTOJCA 1 Në lidhje me zbatimin e nenit 19, Qeveria Spanjolle duhet t’u japë nëpunësve dhe ekspertëve të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik privilegjet e mëposhtme të natyrës fiskale. Në lidhje me paragrafin (g) të nenit 19 dhe duke konsideruar se zyrtarët e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik mund të importojnë pajisjet e tyre dhe sendet personale, jo në kohën e mbërritjes së tyre në Spanjë, por më vonë, kur ata të kenë hyrje të përhershme, është zgjidhur që këta zyrtarë mund të importojnë këto pajisje dhe sende personale të liruar nga detyrimet dhe taksat e importit dhe të përjashtuar nga formalitetet e kontrollit të zbatueshme për tregtinë e huaj dhe shkëmbimet, qoftë në mbërritjen e tyre apo brenda një periudhe gjashtë mujore në vijim. Në raste të jashtëzakonshme, kur për arsye të forcave madhore nuk janë mundësuar këto importe brenda periudhës së përshkruar, autoritetet kompetente doganore mund ta zgjasin periudhën e përmendur gjashtëmujore. Përjashtimet doganore duhet të bëhen, nëse importet mbulojnë të gjitha ose pjesërisht pajisjet apo qoftë edhe pjesë të veçanta, megjithatë, me kusht që ky import të ketë efekt një herë të vetme. Është e kuptueshme se nëpunësit e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik nuk mund që për një periudhë prej një viti nga data e importit, të shesin apo të ofrojnë pajisjet e tyre apo sendet personale të cilat i kanë importuar të përjashtuar nga detyrimet doganore pa autorizimin e administratës doganore dhe pa i paguar detyrimet normalisht të kërkuara. Më pas, këto sende mund të disponohen nga pronari pa kufizime. Me qëllim që nëpunësit e Komisionit Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik të mund të përfitojnë nga këto masa, sekretariati ekzekutiv duhet të dërgojë te departamenti i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme një kërkesë për një hyrje të përjashtuar nga detyrimet doganore dhe të japë detajet e nevojshme dhe justifikimet. Për paragrafin (h) të nenit 19: a) Aplikimi mund të bëhet për importe të përkohshme të një automjeti të vetëm për person apo grup familjeje. Ky automjet mund të sigurohet me targa të huaja që nuk janë subjekt skadence apo me targa për turistë në Spanjë. Kjo e fundit mund të jepet në raste të jashtëzakonshme për automjetet që nuk janë marrë në Spanjë me regjistrim të përkohshëm në vendin e origjinës dhe në emër të nëpunësit. Në rastin kur një nëpunës mund të transferojë apo të rieksportojë automjetin e tij në kushte të vendosura në legjislacionin aktual të doganës mbi këtë çështje, këtyre zyrtarëve mund t’u lejohet importimi i përkohshëm i një automjeti të ri. b) Nëpunësit spanjollë të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik mund të përfitojnë nga kjo lehtësi vetëm nëse kanë qenë rezidentë më parë jashtë vendit dhe nëse kanë zotëruar automjete një vit përpara caktimit të tyre në Komision. Si rrjedhim, pasi të kenë parë dhe shqyrtuar 27 nenet që përbëjnë këtë Marrëveshje, si dhe shtojcat e saj, pasi të jetë dëgjuar Komisioni i Traktateve të Gjykatës Spanjolle, në përputhje me klauzolat e nenit 14 të ligjit të tij organik, unë i nënshkruari, miratojë dhe ratifikojë mbi bazën e instrumentit në fjalë, duke premtuar të plotësojë, vëzhgojë dhe sigurojë përputhje të saktë dhe pajtueshmëri me të gjitha palët e tij në përfundim të së cilës për të rritur vlerën dhe sigurinë, unë urdhëroj që ky instrument ratifikimi i nënshkruar prej meje, i vulosur e bashkëfirmosur nga Ministri i Punëve të Jashtme të shpallet i bërë në Madrid, më 22 dhjetor 1971. Francisko Franco Ministër i Punëve të Jashme Gregorio Lopez Bravo De Castro Kjo Marrëveshje ka hyrë në fuqi, më 28 tetor 1971, siç përcaktohet në nenin 27. (“Boletin Oficial Del Estado”, nr. 275, 17 nëntor 1971”) BASHKËLIDHJA 2 MARRËVESHJA NDËRMJET ORGANIZATËS SË BUJQËSISË DHE USHQIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA DHE KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON ATLANTIK Hyrje Ndërsa Kushtetuta e Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (këtu e quajtur FAO) siguron se Organizata mund të lidhë marrëveshje me organizata të tjera ndërqeveritare me aktivitete të ngjashme, me qëllim përcaktimin e metodave të bashkëpunimit; dhe ndërsa Konventa duke krijuar Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik (këtu e quajtur ICCAT) nxjerr si konkluzion të një marrëveshjeje ndërmjet ICCAT dhe FAO; FAO dhe ICCAT kanë rënë dakord si më poshtë: Neni 1 Qëllimi i Marrëveshjes Qëllimi i Marrëveshjes është të sigurojë bashkëpunim midis FAO-s dhe ICCAT-it nëpërmjet konsultimeve, koordinimin e përpjekjeve, ndihmës së ndërsjellë dhe veprimeve të përbashkëta në fushat e interesit të përbashkët, në përputhje me objektivat dhe parimet e FAO-s dhe ICCAT-it, në veçanti në lidhje me mbledhjen dhe analizimin e statistikave, vlerësimin e stokut dhe formulimin e masave të Ruajtjes dhe Menaxhimit mbi Peshkun ton dhe llojet e tjera të ngjashme të Oqeanit Atlantik. Neni 2 Përfaqësimi i ndërsjellë 1. ICCAT-i do të ftohet të dërgojë vëzhgues në sesionet e komitetit të FAO-s mbi peshkimin dhe organet e tij ndihmëse dhe në sesionet e Konferencës dhe këshillit dhe takime të tjera të FAO-s, kur ato kanë të bëjnë me çështje që lidhen me konservimin dhe menaxhimin e burimeve jetësore detare. 2. FAO-ja do të ftohet të dërgojë një përfaqësues në të gjitha takimet e ICCAT-it dhe organeve të tij ndihmëse. Ky përfaqësues i cili mund të jetë i shoqëruar nga ekspertë dhe këshilltarë, nuk do të ketë të drejtën e votës. Neni 3 Shkëmbimi i informacionit dhe i dokumentacionit 1. Duke u nënshtruar këtyre rregullimeve, siç mund të jenë të nevojshme për ruajtjen e materialit konfidencial, FAO-ja dhe ICCAT-i do të kujdesen për shkëmbimin e plotë të informacionit dhe të dokumenteve që kanë të bëjnë me çështje të interesave të përbashkëta. 2. Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s dhe sekretariati ekzekutiv i ICCAT-it apo përfaqësuesit e tyre të autorizuar, duhet që qoftë me kërkesën e njërës Palë të konsultohen me njëra-tjetrën në lidhje me klauzolat nga Pala tjetër të atij informacioni të veçantë që mund të jetë në interes të Palës tjetër. Neni 4 Bashkëpunimi dhe konsulenca FAO-ja dhe ICCAT-i kanë rënë dakord që me synim lehtësimin e arritjes efektive të objektivave të parashtruara në Kushtetutën e FAO-s dhe në Konventën e vendosur nga ICCAT-i, ato do të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën dhe do të konsultohen rregullisht me njëra-tjetrën në lidhje me çështje të interesave të përbashkëta. Në veçanti, çdo Palë duhet të informojë Palën tjetër në një fazë të hershme për çdo plan për zhvillimin e aktiviteteve të saj, kur kjo kërkohet për të siguruar koordinimin efektiv dhe për të shmangur mbivendosjen e përpjekjeve. Neni 5 Bashkëpunimi teknik 1. Kur është e dëshirueshme, ICCAT-i dhe FAO-ja mund të kërkojnë secila bashkëpunimin teknik të tjetrës, me synim promovimin e aktiviteteve në fushat e përfshirjes reciproke. 2. Çdo përpjekje duhet të bëhet për të plotësuar çdo kërkesë për bashkëpunimin teknik. Çdo bashkëpunim teknik i tillë duhet të sigurohet në mënyrë që të dyja Palët të jenë dakord. Neni 6 Veprimet e përbashkëta 1. ICCAT-i dhe FAO-ja mund që përmes organeve të tyre kompetente të lidhin marrëveshje të veçanta apo të marrin masa për veprime të përbashkëta, me qëllim arritjen e objektivave të interesit të përbashkët. 2. Këto marrëveshje apo masa duhet të përcaktojnë mënyrën dhe shtrirjen e pjesëmarrjes nga çdo Palë dhe duhet të specifikojnë angazhimet financiare, nëse ka, që secila duhet t’i marrë përsipër. 3. ICCAT-i dhe FAO-ja mund të krijojnë komitete të përbashkëta apo grupe pune për të shqyrtuar çështje të interesave të përbashkëta. Neni 7 Propozime për përfshirjen e pikave të axhendës Subjekt i konsultimeve paraprake që mund të jenë të nevojshme, ICCAT-i mund të propozojë përfshirjen e pikave në një axhendë të përkohshme të komitetit të FAO-s mbi peshkimin apo të organeve të tij plotësuese. FAO-ja mund të propozojë përfshirjen e temave në axhendën e përkohshme të takimeve të ICCAT it dhe të organeve të tij të tjerë. Propozimet për përfshirjen e temave duhet të shoqërohen me një memorandum shpjegues. Neni 8 Hyrja në fuqi Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi pas miratimit të saj nga këshilli i FAO-s dhe ICCAT-it, duke u nënshtruar konfirmimit nga konferenca e FAO-s. Neni 9 Modifikimi dhe denoncimi 1. Kjo Marrëveshje mund të amendohet me miratimin reciprok të Palëve. 2. Secila nga Palët mund ta përfundojë këtë Marrëveshje duke i bërë një njoftim me shkrim gjashtë muaj përpara Palës tjetër. Vërejtje 1. Në takimin e dytë periodik (Madrid, nëntor-dhjetor 1972), këshilli adoptoi tekstin e draft marrëveshjes dhe rekomandoi miratimin e tij nga Komisioni. (Raporti dyvjeçar 1972-1973, pjesa I. – Teksti i plotë i projektmarrëveshjes përfshihet në shtojcën 3 të këtij raporti.). 2. Komisioni, i informuar se drafti është adoptuar nga konferenca e FAO-s, vendosi në takimin e tretë periodik (Paris, nëntor-dhjetor 1973), gjithashtu, të miratojë Marrëveshjen. (Raporti dyvjeçar 1972-1973, pjesa III). BASHKËLIDHJA 4 KONFERENCA E TË PLOTFUQISHMEVE TË SHTETEVE PALË TË KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON ATLANTIK (Paris, 9-10 korrik 1984) AKTI PËRFUNDIMTAR 1. Me ftesën e Qeverisë së Republikës së Francës u mbajt në Paris, më 9 dhe 10 korrik 1984 një konferencë e shteteve në Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 2. Shtetet e mëposhtme ishin të pranishme në Konferencë: Angola, Benin, Brazil, Kanada, Kuba, Franca, Gana, Bregu i Fildishtë, Japonia, Republika e Koresë, Maroku, Portugalia, Sao Tome dhe Principe, Senegal, Afrika e Jugut, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Uruguaj, Rusia, Venezuela. 3. Komuniteti Ekonomik Europian, i ftuar si vëzhgues dhe Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e Kombeve të Bashkuara ishin të pranishëm në konferencë dhe morën pjesë në procedurat. 4. Konferenca përdori si bazë për diskutimet e saj raportin përfundimtar të takimit të tetë periodik të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik të mbajtur në Madrid në periudhën 9-15 nëntor 1983. 5. Konferenca ra dakord mbi protokollin bashkëngjitur në lidhje me modifikimet e neneve 14, 15 dhe 16 të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 6. Konferenca ra gjithashtu dakord se klauzolat e nenit 14, paragrafi 4 i përfshirë në protokollin e lartpërmendur, me hyrjen e tyre në fuqi do të jetë i zbatueshëm për Komunitetin Ekonomik Europian me mirëkuptimin se Komuniteti Ekonomik Europian do të ketë të drejta dhe detyrime të vetëm të njërës palë, veçanërisht në lidhje me votimin dhe kontributin në buxhetin e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 7. Konferenca ka mbajtur shënim shpjegimet e ofruara nga përfaqësuesit japonezë lidhur me problemet e natyrës procedurale të cilat nuk ishin zgjidhur gjatë takimit. Megjithatë përfaqësuesi, me frymën e kompromisit, nuk kundërshtoi konsensusin e arritur në Konferencë me qëllim për të siguruar hyrjen e hershme të Komunitetit Ekonomik Europian në Komisionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 8. Konferenca iu kërkoi qeverive të Palëve Kontraktuese në Konventën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik të procedojë në zbatimin e procedurave të brendshme të nevojshme për miratim, ratifikim apo pranim të protokollit, në mënyrë që të sigurojë hyrjen e tij në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur. Bërë në Paris, më 10 korrik 1984. Palët nënshkruese: *ANGOLA S. Makiadi Benin* L.Nagnonhou Brazil A.Amado KANADA M.Hunter KEPI I FILDISHTE K.Douabi KUBA A. Alonso SPANJA L.Casanova FRANCA F.Renuard * Lista e Palëve nënshkruese siç paraqitet në origjinal: GANA J.Q.Cleland JAPONIA S. Akiyama REPUBLIKA E KORESË J.S.Choo MAROKU A.El Jai PORTUGALIA J.G. Boavida SAO TOME & PRINCIPE G.Posser da Costa SENEGAL B.C.Dioh AFRIKA E JUGUT H.A.Hanekom URUGUAJ U. W.Perez USA C.J.Blondin RUSIA Y.Vialov VENEZUELA F.Alvino PROTOKOLL 1. Nenet 14, 15 dhe 16 të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik modifikohen si më poshtë: Neni 14 1. Kjo Konventë do të hapet për nënshkrim nga qeveria e çdo shteti, i cili është anëtar i Kombeve të Bashkuara apo të ndonjë agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara. Çdo qeveri e cila nuk e nënshkruan këtë Konventë mund t’i bashkohet asaj në çdo kohë. 2. Kjo Konventë duhet t’i nënshtrohet ratifikimit apo miratimit me vende nënshkruese në përputhje me kushtetutat e tyre. Instrumentet e ratifikimit, miratimit apo pranimit duhet të depozitohen pranë drejtorit të përgjithshëm të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. 3. Kjo Konventë do të hyjë në fuqi pas depozitimit të instrumenteve të ratifikimit, miratimit apo pranimit nga shtatë qeveritë dhe do të hyjë në fuqi në lidhje me çdo qeveri, e cila më pas depoziton një instrument ratifikimi, miratimi apo pranimi në datën e këtyre depozitimeve. 4. Kjo Konventë do të hapet për nënshkrim apo për pranim nga çdo organizatë ndërqeveritare ekonomike e integrimit, e krijuar nga shtetet që i kanë transferuar kompetencat mbi çështjet e rregulluara nga kjo Kushtetutë, duke përfshirë kompetencat për të hyrë në marrëveshje në lidhje me ato çështje. 5. Pas depozitimit të instrumenteve të tij të konfirmimit formal ose aderimit, çdo organizatë e referuar në paragrafin 4 do të jetë një Palë Kontraktuese, duke pasur të njëjtat të drejta dhe detyrime në lidhje me klauzolat e Konventës, si dhe palët e tjera Kontraktuese. Referencat në tekstin e Konventës për termin “Shtet” në nenin 19, paragrafi 3, dhe për termin “Qeveri” në hyrjen dhe në nenin 12, paragrafi 1, duhet të interpretohen në këtë mënyrë. 6. Kur një organizatë e referuar në paragrafin 4 bëhet një palë kontraktuese e kësaj Konvente, shtetet anëtare të kësaj organizate dhe ato të cilat i bashkohen në të ardhmen nuk do të jenë më palë e Kushtetutës; ata duhet të transmetojnë një njoftim të shkruar për këtë qëllim te Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Neni 15 Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara duhet të informojë të gjitha qeveritë që iu është referuar në paragrafin 1 të nenit 14 dhe të gjitha organizatat e referuara në paragrafin 4 të të njëjtit nen të depozitimit të instrumenteve të ratifikimit, miratimit, konfirmimit formal mbi aderimin, hyrjen në fuqi të kësaj Konvente, propozimet për amendamente, njoftime për pranimin e amendamenteve, hyrjen në fuqi të amendamenteve dhe njoftime të tërheqjes. Neni 16 1. Kopja origjinale e kësaj Konvente do të dërgohet pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, i cili do të dërgojë kopje të vërtetuara të saj te qeveritë e referuara në paragrafin 1 të nenit 14 dhe të organizatave të referuara në paragrafin 4 të të njëjtit nen. 2. Origjinali i protokollit, tekstet në gjuhën angleze, frënge dhe spanjolle të cilat janë autentikisht të njëjtë, duhet të depozitohen pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Ai duhet të hapet për nënshkrim në Romë deri, më 10 shtator 1984. Megjithatë, Palët Kontraktuese të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik që nuk e kanë nënshkruar protokollin në atë datë, mund të depozitojnë instrumentet e tyre të pranimit në çdo kohë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara duhet të dërgojë një kopje të vërtetuar të këtij protokolli te të gjitha Palët Kontraktuese të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik. 3. Ky protokoll duhet të hyjë në fuqi pas dërgimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara të instrumenteve të miratimit, ratifikimit apo pranimit të të gjitha Palëve Kontraktuese. Në lidhje me këtë, klauzolat e vendosura në fjalinë e fundit të paragrafit 1 të nenit 13 të Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton Atlantik do të aplikohet mutatis mutandis. Data e hyrjes në fuqi duhet të jetë dita e tridhjetë pas depozitimit të instrumentit të fundit. Bërë në Paris, më 10 korrik 1984. Vërejtje Ky protokoll hyn në fuqi sipas kushteve të nenit 3 më sipër, “pas dërgimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara të instrumenteve të miratimit, ratifikimit apo pranimit të të gjitha Palëve Kontraktuese.”