跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 9776 supplementing Law No. 9072 on the power sector

颁布于 2007-07-12 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Energy
关键词
energy conservation/energy production, hydropower generation, renewable energy, institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Ndërtimi i linjave tregtare të interkonjeksionit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kur plotësohen kushtet e mëposhtme: a) ndërtimi i linjës nuk cenon qëndrueshmërinë dhe sigurinë e operimit të sistemit elektroenergjetik kombëtar; b) linja tregtare e interkonjeksionit është në pronësi të një subjekti, person ligjërisht i ndarë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit; c) të gjitha shpenzimet për ndërtimin dhe lidhjen e linjës me sistemin e transmetimit përballohen nga vetë investitori; ç) asnjë pjesë e kostove, kapitale dhe operacionale, të linjës tregtare të interkonjeksionit nuk përfshihet në kostot e Operatorit të Sistemit të Transmetimit; d) investitori bie dakord që 20 për qind e kapacitetit të linjës tregtare të interkonjeksionit të shfrytëzohet për përdorim publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

  2. 2. Këshilli i Ministrave, përpara miratimit të linjave tregtare të interkonjeksionit, merr mendimin e Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

  3. 3. Afati i shfrytëzimit të linjës tregtare të interkonjeksionit nga investitori është 20 vjet. Pas mbarimit të këtij afati, asetet kalojnë në pronësi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

  4. 4. Operimi i linjave tregtare të interkonjeksionit bëhet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sipas dispozitave të kodit të funksionimit të rrjetit dhe rregullave të tregut.

  5. 5. Mirëmbajtja e linjave tregtare të interkonjeksionit është përgjegjësi e investitorit privat gjatë gjithë kohës që ai ka në pronësi këtë linjë.

  6. 6. Kapaciteti i linjës së interkonjeksionit, që shfrytëzohet për interes publik, sipas shkronjës "d" të pikës 1 të këtij neni, shpërndahet në përputhje me rregullat e miratuara nga ERE.". Neni 3 Në nenin 41, pas shkronjës "ç" shtohet shkronja "d" me këtë përmbajtje: "d) operimi i linjave tregtare të interkonjeksionit.". Neni 4 Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë kriteret dhe procedurat e zbatimit dhe të miratimit të ndërtimit të një linje tregtare interkonjeksioni. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Jozefina Topalli (Çoba) REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ Nr.9777, datë 16.7.2007 PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE PËR PROGRAMIN VJETOR RAJONAL CARDS 2006 TË ASISTENCËS KOMUNITARE, PËR AUTORITETET TATIMORE DHE DOGANORE TË BALLKANIT PERËNDIMOR" Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Neni 1 Ratifikohet "Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane për programin vjetor rajonal CARDS 2006 të asistencës komunitare, për autoritetet tatimore dhe doganore të Ballkanit Perëndimor". Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYETARI Fatos Beja

Law No. 9776 supplementing Law No. 9072 on the power sector · Nelum