跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 9769 of 2007 amending and supplementing Law No. 8977 of 2002 on the tariff system in the Republic of Albania

颁布于 2007-07-09 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Mineral resources
关键词
fishing charge, packaging/labelling, taxes, mining, fees/royalties
类别
metals-base, metals-precious, minerals-critical

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 5.1. Për mjetet me 10 ose më shumë vite përdorimi: a) autoveturat 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë; b) mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgona dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave, me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 128 000 (njëqind e njëzet e tetë mijë) lekë; c) autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 160 000 (njëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë; ç) traktorët rrugorë (koka tërheqëse): 64 000 (gjashtëdhjetë e katër mijë) lekë.

  2. 5.2. Për mjetet me më pak se 10 vite përdorimi: a) autoveturat 40 000 (dyzet mijë) lekë; b) mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgona dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave, me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë; c) autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë; ç) traktorët rrugorë (koka tërheqëse): 48 000 (dyzet e tetë mijë) lekë.

  3. 5.3. Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme: Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit; - “Taksa fikse” për çdo autoveturë me benzinë është 20 000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë. - “Cilindrata e motorit” është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm3). - “Koeficientët e viteve të përdorimit” janë si më poshtë: i) deri në 2 vite nga data e prodhimit: 0,0016; ii) mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit: 0,0024; iii) mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit: 0,0029; iv) mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit: 0,0032; v) mbi 10 vite nga data e prodhimit: 0,0048. Me “vite përdorimi” kuptojmë diferencën ndërmjet vitit, kur mjeti hyn për qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitin e prodhimit.”. Neni 3 Në nenin 10 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: a) Në shkronjën “a” nënpikat “i” dhe “ii” ndryshohen si më poshtë: “i) anijet e shërbimeve portuale në porte; ii) anijet luftarake.”. b) Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje: “d) anijet, që nuk kryejnë veprime tregtare, përjashtohen vetëm nga pagesa e taksës së anijes.”. 2. Në pikën 4, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje: “dh) automjetet e huaja përjashtohen nga pagesa e taksës së qarkullimit për 60 ditë qëndrimi në vit në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe paguajnë vetëm 1 euro në çastin e daljes. Për çdo ditë qëndrimi mbi këtë periudhë, taksa e qarkullimit llogaritet sipas lidhjes 4, që i bashkëlidhet këtij ligji.”. Neni 4 Lidhja nr.1 “Niveli i taksave portuale në Republikën e Shqipërisë”, që i bashkëlidhet ligjit, zëvendësohet me lidhjen, me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij ligji. Neni 5 Pikat 7, 8 e 9 të lidhjes nr.2 “Taksat për shërbimet konsullore” ndryshohen si më poshtë: “7. Për shtetasit e huaj, që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike, nëpërmjet shoqërive turistike, taksa e vizës është sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 1 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikave tokësore dhe ujore të kalimit kufitar dhe jo më shumë se 10 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ajror. 8. Për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, taksa e hyrjes është sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 1 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikave tokësore dhe ujore të kalimit kufitar dhe jo më shumë se 10 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ajror. 9. Për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë, që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike, taksa e hyrjes është sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 1 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikave tokësore dhe ujore të kalimit kufitar dhe jo më shumë se 10 euro, për ata që hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ajror.”. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5398, datë 16.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu LIDHJA 1 NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Lloji i taksave Portuale Për çdo ton neto të Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve për regjistrit të anijeve një muaj për një vit Taksë e anijes: EURO EURO Për anije që kanë tonazh deri në 50 NRT 10 30 Për anije që kanë tonazh nga 51 NRT deri 0,5 1 në 500 NRT Për anijet mbi 501 NRT 1,0 2 Për anijet traget, pasagjerë dhe Ro-Ro 1,50 5 Për anijet turistike, sportive, jahte 0,10 Krujzera 0,4 Taksë feneri: 0,1 për të gjitha anijet Taksë për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, kapitanerisë së porteve dhe autoritetet e tjera: Për të gjitha anijet pa përjashtim 0,40 Taksat portuale paguhen para nisjes së anijes nga porti. Anijet e huaja i paguajnë taksat portuale në valutë lirisht të konvertueshme, kurse anijet e personave juridikë ose fizikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë paguajnë në valutë ose në lekë.

Law No. 9769 of 2007 amending and supplementing Law No. 8977 of 2002 on the tariff system in the Republic of Albania · Nelum