Law No. 9667 amending and supplementing Law No. 7796 of 1994 on the mineral resources of Albania
颁布于 2006-12-29 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Mineral resources
- 关键词
- mining, pollution control
- 类别
- metals-base, metals-precious, minerals-critical
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ Nr.9667, datë 29.12.2006 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994 “LIGJI MINERAR I SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Minierave” zëvendësohet me emërtimin “Struktura përgjegjëse në ministrinë që mbulon veprimtarinë minerare.”. Neni 2 Në fund të nenit 3 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Monitorim postminerar” nënkupton një proces për vëzhgimin dhe kontrollin e ndryshimit të parametrave fiziografikë, kimikë, gjeoteknikë, si dhe për vlerësimin e efekteve të mundshme të shfrytëzimit minerar, pas mbylljes ose braktisjes së një miniere.”. Neni 3 Paragrafi i dytë i nenit 16 ndryshohet si më poshtë: “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është enti i specializuar, i cili siguron asistencë teknike për ministrinë, nëpërmjet oponencave, monitorimeve dhe veprimtarive të tjera, që kanë lidhje me këtë ligj.”. Neni 4 Neni 20 ndryshohet si më poshtë: “Neni 20 Veprimtaria minerare, në tërësi, që lidhet me projektimin, vlerësimin, këshillimin, monitorimin dhe drejtimin teknik të shoqërive, kryhet nga specialistë të pajisur me leje nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.”. Neni 5 Në nenin 99, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje: “c. zonat minerare, veprimtaria minerare e të cilave vlerësohet e përfunduar apo e braktisur, kalojnë në procesin e monitorimit postminerar. Mënyra dhe kriteret për realizimin e këtij procesi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Jozefina Topalli (Çoba)