Law No. 9626 supplementing Law No. 9072 of 2003 on the power sector
颁布于 2006-10-16 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy
- 关键词
- energy conservation/energy production, hydropower generation, renewable energy, institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ Nr.9626, datë 16.10.2006 PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa: Neni 1 Pas pikës 35 të nenit 2 shtohet pika 35/1 me këtë përmbajtje: “35/1. Shkëmbimi dhe shitja e energjisë elektrike, në kuptim të këtij ligji, është marrëdhënia juridike midis palëve, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil.”. Neni 2 Pas shkronjës “k” të nenit 8 shtohet shkronja “l” me këtë përmbajtje: “1) miraton rregullat dhe procedurat, sipas të cilave bëhen shkëmbimi dhe shitja e energjisë elektrike te furnizuesit vendas e të huaj, kur e kërkon situata energjetike.”. Neni 3 Pas nenit 65 shtohet neni 65/1 me këtë përmbajtje: “Neni 65/1 Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregullat dhe procedurat, sipas të cilave bëhen shkëmbimi dhe shitja e energjisë elektrike për shoqëritë publike që kryejnë këto veprime.”. Neni 4 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARE Jozefina Topalli (Çoba)