跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 9533 amending Law No. 9385 of 2005 on forests and the forestry service

颁布于 2006-05-15 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest service, forest management/forest conservation

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.9533, datë 15.5.2006 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, bëhen këto ndryshime: Neni 1 a) Në nenet 4 pika 4; 8 pikat 1 e 2; 16 pikat 5 e 8; 19 pika 3; 20 pika 12; 21 pikat 13 e 14; 25 pika 2; 26 pika 11; 27 pika 2; 35 pika 4; 36 pika 1; 40 pika 2; 42 pika 2, emërtimet “Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit” dhe “Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Pyjor” zëvendësohen me emërtimin “Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave”. b) Në nenet 5 pikat 3 e 4; 7 pika 2 shkronja “a”; 10; 11 pika 1; 12 pika 1; 15 pika 2; 16 pikat 1, 3 e 6; 18 pikat 2 e 3; 19 pika 2; 21 pikat 10 e 18; 23 pika 2; 25 pika 5; 26 pikat 6, 9 e 14; 31; 34 pika 2; 35 pika 3, emërtimet “Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit” dhe “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor” zëvendësohen me emërtimin “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave”. c) Në pikën 3 të nenit 13, emërtimi “Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit” zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. Neni 2 Në nenin 9 bëhen këto ndryshime: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është organi më i lartë administrativ i shërbimit pyjor. Drejtorët e drejtorive rajonale të shërbimit pyjor emërohen nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.”. b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe drejtoritë. rajonale të shërbimit pyjor, në varësi të saj, përgjigjen për sigurimin e mbrojtjes, për qeverisjen e qëndrueshme dhe kontrollin e miradministrimit të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar.”. Neni 3 Pika 12 e nenit 21 ndryshohet si më poshtë: “12. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave jep lejen për ushtrimin e veprimtarive në fondin pyjor, duke bashkërenduar punën me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka të drejtë të pajisë subjektet fizike e juridike me lejet përkatëse të ushtrimit të veprimtarive në fushën që mbulon.”. Neni 4 Pika 3 e nenit 40 ndryshohet si më poshtë: “3. Urdhri i Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave përbën titull ekzekutiv. Kundër urdhrit të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 30-ditor, bëhet ankim brenda 30 ditëve në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës.”. Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 9533 amending Law No. 9385 of 2005 on forests and the forestry service · Nelum