跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 9261 amending and supplementing Law No. 7796 of 1994 on the mineral resources of Albania

颁布于 2004-07-22 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Mineral resources
关键词
mining, soil rehabilitation, authorization/permit
类别
metals-base, metals-precious, minerals-critical

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. ““Mineral” nënkupton çdo substancë të dobishme, në gjendje të ngurtë, të lëngët ose të gaztë, që ndodhet në trajtë natyrore, mbi tokë ose nën tokë, në ujë ose nën ujë, në sterilet e minierave të shfrytëzuara apo në dambat e fabrikave të pasurimit, skorjet e metalurgjisë së zezë dhe me ngjyrë, të formuar prej proceseve gjeologjike, duke përjashtuar naftën, në gjendje të lëngët, gazin natyror, në gjendje të gaztë dhe ujin, por duke përfshirë rërën, gurët, shkëmbinjtë, zhavorrin dhe argjilat. Rërat, zhavoret, zhurët trajtohen, sipas këtij ligji, në rastet kur nuk përfshihen në përcaktimet e bëra në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore””.

  2. 2. Pas emërimit “Mineral” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: ““Veprimtari minerare” nënkupton të gjitha punët, që lidhen me kërkimin, zbulimin, zhvillimin, shfrytëzimin, përpunimin, tregtimin e produkteve minerare, si dhe kujdesin, mirëmbajtjen, monitorimin ose mbylljen e minierave, duke pasur parasysh edhe rehabilitimin e mjedisit.”. Neni 3 Në fund të nenit 10 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në zonat e shpallura nga Këshilli i Ministrave si “gjeomonumente dhe terrene me vlera të veçanta natyrore”, e drejta minerare jepet me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 4 Paragrafi i dytë i nenit 16 ndryshohet si më poshtë: “Instituti i Teknologjisë së Nxjerrjes dhe Përpunimit të Mineraleve është institucion i specializuar shkencor që siguron, për ministrinë e linjës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Minierave, asistencë teknike, nëpërmjet projekteve, monitorimeve dhe veprimtarive të tjera për politikat dhe veprimtaritë minerare, që kanë lidhje me këtë ligj.”. Neni 5 Titulli i kapitullit VI “NDËRMARRJET MINERARE SHTETËRORE” ndryshohet në “SHOQËRITË QË USHTROJNË VEPRIMTARI MINERARE”. Neni 6 Neni 18 ndryshohet si më poshtë: “Neni 18 Veprimtaritë minerare që lidhen me projektimin, administrimin, kërkim-zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ushtrohen nga shoqëritë tregtare, persona juridikë, me përjashtim të rasteve që parashikohen në nenet 66 dhe 69 të këtij ligji.”. Neni 7 Neni 19 ndryshohet si më poshtë: “Neni 19 Shoqëritë koncesionare, të përfshira në veprimtaritë minerare, u nënshtrohen dispozitave të këtij ligji.”. Neni 8 Neni 20 ndryshohet si më poshtë: “Neni 20 Veprimtaria minerare, në tërësi, që lidhet me projektimin, vlerësimin, konsulencën, monitorimin dhe drejtimin teknik të shoqërive kryhet nga specialistë, të pajisur me leje nga ministri përkatës, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.”. Neni 9 Në nenin 40, shprehja “ekuivalenti në lekë i 300 frangave zvicerane” bëhet “30 000 lekë”. Neni 10 Në fund të paragrafit të dytë të nenit 47, pas fjalës “specifikohen” hiqen fjalët “prej tij” dhe shtohen “ në rregulloren e miratuar prej tij.”. Neni 11 Në nenin 48, pas fjalëve “një e tërë” shtohet shprehja “e përcaktuar në hapësirë, sipas 3 koordinatave.”. Neni 12 Në nenin 50, shprehja “ekuivalentin në lekë të 3 000 dhe, në vlerë maksimale, ekuivalentin në lekë të 10 000 frangave zvicerane për një km2”, bëhet “300 000 lekë dhe, në vlerën maksimale, 1 000 000 lekë për një km2”. Neni 13 Në fund të shkronjës “c” të nenit 52, pas fjalëve “për shfrytëzim” shtohen fjalët “pasi të kenë marrë lejet përkatëse për veprimtari të tilla, në përputhje me legjislacionin shqiptar”. Neni 14 Në nenin 63 shprehja “ekuivalenti në lekë i 100 frangave zvicerane” zëvendësohet me “10 000 lekë”. Neni 15 Në shkronjën “b” të nenit 69 shprehja “e cila duhet të paraqitet së paku tridhjetë ditë përpara mbarimit të periudhës së mëparshme” hiqet. Neni 16 Në nenin 73 shprehja “në lekë sa ekuivalenti prej 1500 frangave zvicerane” zëvendësohet me “150 000 lekë”. Neni 17 Pas nenit 74, shtohet neni 74/l me këtë përmbajtje: “Neni 74/1 Paragrafët dy dhe tre të nenit 47, nenet 53, 54, 55, 56, 57, 58, 60, 61 dhe 62 zbatohen edhe për mineralet e grupit të katërt, ndërsa neni 59 zbatohet për një afat së paku prej 30 ditësh.”. Neni 18 Në nenin 102, shprehja “prej ekuivalentit në lekë të 100 frangave zvicerane” zëvendësohet me “30 000 lekë”. Neni 19 Në nenin 105, shprehja “jo më pak se ekuivalenti në lekë i 50 000 frangave zvicerane dhe jo më shumë se ekuivalenti në lekë i 500 000 frangave zvicerane për çdo shkelje” zëvendësohet me “jo më pak se 500 000 lekë dhe jo më shumë se 5 000 000 lekë për çdo shkelje”. Neni 20 Neni 106 ndryshohet si më poshtë: “Neni 106

  3. 1. Shkeljet e mëposhtme përbëjnë kundërvajtje administrative dhe Drejtoria e Përgjithshme e Minierave ka të drejtë të vendosë gjobat, si më poshtë: a) kur, pas dhënies së lejes, vërehet se në kërkesën për leje minerare ka të dhëna dokumentare- financiare të pasakta, gjoba është 100 000 lekë; b) kur kryhen shkelje të detyrimeve, që janë përcaktuar në lejen minerare, gjoba është 50 000 lekë; c) kur në mënyrë të pajustifikueshme, ulet prodhimi në një zonë minerare të lejuar, gjoba është nga 10 000 lekë deri në 50 000 lekë; ç) kur kryhen shkelje të tjera të ligjit minerar, gjoba është nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë.

  4. 2. Në rast përsëritjeje të shkeljeve të përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç” dhe kur shoqëria mbyll ose ndalon punën në një minierë për njëqind e tetëdhjetë ditë rresht, subjektit i hiqet leja minerare. Kundërvajtësit kanë të drejtë të ankohen te ministri përkatës brenda 1 muaji nga data e vënies së gjobës.”. Neni 21 Pas nenit 106 shtohet neni 106/1 me këtë përmbajtje: “Neni 106/1 Kundër vendimit të ministrit subjekti ka të drejtën e ankimit, sipas ligjit “Për kundërvajtjet administrative””. Neni 22 Në tabelën “Grupi i katërt” “Mineralet dhe materialet e ndërtimit”, shtohen edhe fjalët “ranoret, konglomeratet, traktolitet dhe bazaltet”. Neni 23 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYETARI Servet Pëllumbi

Law No. 9261 amending and supplementing Law No. 7796 of 1994 on the mineral resources of Albania · Nelum