跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Law No. 9219 amending and supplementing Law No. 7875 of 1994 on hunting and protection of wildlife

颁布于 2004-04-08 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
法令
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
hunting/capture, management/conservation, offences/penalties

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. LIGJ Nr.9219, datë 8.4.2004 PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7875, DATË 23.11.1994 "PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË" Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.7875, datë 23.11.1994 "Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", bëhen këto shtesa e ndryshime: Neni 1 Neni 5 ndryshohet si më poshtë: "Neni 5 Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave ngrihet Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë, për të lehtësuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore. Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë ka për detyrë: a) miratimin e programeve për zhvillimin e faunës së egër dhe të veprimtarisë së gjuetisë; b) miratimin e planeve vjetore të mbarështimit të faunës së egër; c) miratimin e projekteve për zhvillimin e faunës së egër; ç) miratimin e kalendarit të gjuetisë; d) kontrollin e kryerjes së detyrave nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor për ruajtjen e faunës së egër dhe realizimin e veprimtarisë së gjuetisë. Përbërja dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.". Neni 2 Në paragrafin e parë të nenit 7, pas fjalëve "pavarësisht nga pronësia" shtohen fjalët "publike ose private". Neni 3 Në nenin 8 shtohet shkronja "c" me këtë përmbajtje: "c) zona të rezervuara për gjueti''. Neni 4 Në nenin 9 bëhen këto ndryshime: 1. Në paragrafin e parë fjalët "rezervatet e gjuetisë" zëvendësohen me fjalët "zonat e rezervuara për gjueti". 2. Paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë: "Miratimi i këtyre zonave bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Pyjeve dhe Kullotave.". Neni 5 Pas nenit 9 shtohet neni 9/1 me këtë përmbajtje: "Neni 9/1 Të drejtat e pronësisë mbi fondin e gjuetisë ushtrohen pa cenuar funksionet ekologjike dhe të zhvillimit të faunës së egër. Të drejtat dhe detyrimet e pronarëve privatë e publikë dhe të shoqatave të gjuetarëve për administrimin e fondit të gjuetisë dhe kryerjen e veprimtarisë së gjuetisë sportive e turistike përcaktohen me rregullore të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.". Neni 6 Në paragrafin e dytë të nenit 11, emërtimi "Komitetin e Ruajtjes e të Mbrojtjes së Mjedisit" zëvendësohet me emërtimin “Ministrinë e Mjedisit”. Neni 7 Në nenin 12, emërtimi "Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave" zëvendësohet me emërtimin "Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë". Neni 8 Neni 14 ndryshohet si më poshtë: "Neni 14 Për ruajtjen, administrimin dhe rritjen e faunës së egër, shteti nxit investimet private në pjesë të fondit kombëtar të gjuetisë, në pronësi publike e private, për mbarështimin e faunës së egër, për argëtim, çlodhje, gjueti dhe për veprimtari biznesi, pa cenuar vlerat dhe funksionet e tyre. Dhënia në përdorim e pjesëve të fondit publik të gjuetisë, për qëllimet e caktuara në paragrafin e parë të këtij neni, bëhet vetëm në bazë të rregullave dhe të procedurave, të përcaktuara nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.". Neni 9 Neni 22 shfuqizohet. Neni 10 Neni 23 ndryshohet si më poshtë: "Neni 23 Personat juridikë ose fizikë nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë e mbarështimit të faunës së egër ose dhe të gjuetisë sportive e turistike, përveç atyre që zotërojnë të drejtat e siguruara nga ky ligj dhe që janë të pajisur me lejet përkatëse. Të drejtat, që sigurohen nga leja e ushtrimit të veprimtarisë, nuk mund të transferohen ose t'u jepen personave të tjerë. Pronarët e tokës private lejojnë ushtrimin e gjuetisë sportive e turistike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe me aktet e tjera nënligjore. Marrëdhëniet dhe rregullat e ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë në pronën private caktohen me rregullore të veçantë të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit. Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave është autoriteti që lëshon lejet vjetore të gjuetisë.". Neni 11 Neni 26 ndryshohet si më poshtë: "Neni 26 Veprimtaria e gjuetisë ushtrohet nga shtetasi që: a) ka mbushur moshën 18 vjeç; b) ka kaluar testin e hartuar sipas rregullave të caktuara nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit; c) është pajisur me lejen për ushtrimin e gjuetisë; ç) është anëtar i shoqatave të gjuetarëve; d) përmbush detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për armët””. Neni 12 Paragrafi i dytë i nenit 28 ndryshohet si më poshtë: “Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, për arsye të veçanta ekologjike, për specie që paraqesin rrezik zhdukjeje ose që janë të kërcënuara për t'u zhdukur, në gjendje ekologjike të rënduar dhe në raste fatkeqësish natyrore, ndalon veprimtarinë e gjuetisë në të gjithë territorin e vendit ose në disa zona të caktuara.". Neni 13 Pas nenit 29 shtohet neni 29/1 me këtë përmbajtje: "Neni 29/1 Pas përfundimit të sezonit të gjuetisë, nga organet e rendit publik, në bashkëpunim me ato pyjore, bëhet, detyrimisht, vulosja e armëve të gjahut, të cilat zhvulosen para fillimit të sezonit pasardhës, kur përdoruesit kanë shlyer taksat dhe tarifat e caktuara dhe kur nuk kanë shkelur dispozitat ligjore, që rregullojnë mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë. Procedurat e vulosjes së armëve përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Rendit Publik dhe të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.". Neni 14 Neni 31 ndryshohet si më poshtë: "Neni 31 Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth drejton, organizon, kontrollon dhe përgjigjet për mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj në të gjithë fondin e gjuetisë. Personat juridikë dhe fizikë, që kanë në pronësi pjesë të sipërfaqeve që ndodhen brenda fondit të gjuetisë, mund t'i administrojnë dhe përdorin këto sipërfaqe vetëm sipas kërkesave të planit të mbarështimit të faunës së egër dhe në rastet kur rritja e kafshëve dhe e shpendëve të egra bëhet prej tyre. Ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e gjuetisë ose të lejojnë kryerjen e kësaj veprimtarie (në pronat e tyre private) nga personat e tjerë, pa lejen e organeve të shërbimit pyjor.". Neni 15 Neni 36 ndryshohet si më poshtë: "Neni 36 Organet e shërbimit pyjor, Policia e Shtetit, policia bashkiake dhe komunale, Inspektorati i Mjedisit dhe organet tatimore e doganore kanë të drejtë të pezullojnë e të bllokojnë veprimtarinë e subjekteve juridike dhe fizike, që kryejnë veprimtari gjuetie, përpunojnë e tregtojnë lloje ose prodhime të faunës së egër (lëkurë, pendë, mish, vezë, trofe ose dhe specie të gjalla apo të vrara), nëse ata nuk janë të pajisur me lejen përkatëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave dhe kur veprimtaritë e biznesit janë të licencuara nga organet përgjegjëse, si dhe bëjnë sekuestrimin e mjeteve, të armëve të gjahut, të specieve të vrara dhe të trofeve.". Neni 16 Në nenin 38 shtohet shkronja "l" me këtë përmbajtje: "l) për vrasjen, kapjen tregtimin ose mbajtjen e llojeve të faunës së egër, të përcaktuara si të rralla ose në rrezik zhdukjeje, të kërcënuara ose të mbrojtura rreptësisht, vendoset gjobë në vlerën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë dhe në rast përsëritjeje vlera e saj pesëfishohet.". Neni 17 Neni 39 ndryshohet si më poshtë: "Neni 39 Vendimi për kundërvajtjet administrative merret në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të procesverbalit. Kundërvajtësi ka të drejtën e ankimimit, brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, te Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Pyjeve dhe i Kullotave dhe më pas ka të drejtën t'i drejtohet gjykatës, sipas procedurave të parashikuara në ligjin "Për kundërvajtjet administrative".". Neni 18 Neni 40 ndryshohet si më poshtë: "Neni 40 Shkelja e dispozitave të këtij ligji, kur pasojat materiale janë të rënda dhe përbëjnë rrezik ekologjik për mjedisin rrethues dhe jetën e kafshëve e të shpendëve të egra, përbën vepër penale dhe dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal. Mjetet dhe gjithçka tjetër, që shërbejnë për kryerjen e kundërvajtjeve administrative ose të veprës penale dhe çdo përfitim pasuror, i arritur nëpërmjet kundërvajtjes administrative, sekuestrohen dhe kalojnë për llogari të organeve të shërbimit pyjor.". Neni 19 Neni 42 ndryshohet si më poshtë: "Neni 42 Ngarkohen Këshilli i Ministrave, në zbatim të neneve 10 dhe 28 dhe ministritë përkatëse, në zbatim të neneve 5, 9/1, 10, 14, 16, 23 26 dhe 29/1, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.". Neni 20 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.4222, datë 5.5.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Law No. 9219 amending and supplementing Law No. 7875 of 1994 on hunting and protection of wildlife · Nelum