Law No. 8977 of 2002 on tariff system in the Republic of Albania
颁布于 2002-12-12 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Mineral resources
- 关键词
- fishing charge, taxes, mining, fees/royalties
- 类别
- metals-base, metals-precious, minerals-critical
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. "Taksapagues" është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili është i detyruar te paguaje një nga taksat kombëtare, te përcaktuara ne këtë ligj .
2. "Takse" janë taksat kombëtare, te vendosura me këtë ligj.
3. " Agjent i taksave" është personi, i cili, sipas kërkesave te këtij ligji, është përgjegjës për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin ne llogarite e Buxhetit te Shtetit te te ardhurave nga taksat kombëtare. Neni 4 Llojet e taksave kombëtare Taksat kombëtare janë:
1. Taksat portuale.
2. Taksat për shërbimet konsullore.
3. Taksa vjetore e tonazhit te mjeteve për aks.
4. Taksa e qarkullimit te automjeteve te huaja.
5. Taksa e importimit te automjeteve te përdorura.
6. Taksa e pajisjes me leje drejtimi për drejtim automjeti.
7. Taksa e përdorimit te aparateve radiotelevizive.
8. Taksa e përdorimit te numrit telefonik.
9. Taksa për veprime e shërbime nga administrata gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
10. Taksa e regjistrimit ne arsimin e larte.
11. Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve.
12. Taksa vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive. 13. Taksa e kalimit me avion te kufirit shtetëror te Republikës se Shqipërisë.
14. Taksa e pajisjes se personave me pasaporte lundrimi.
15. Taksa për ushtrimin e veprimtarisë se peshkimit.
16. Taksa e akteve dhe e pullës. 17. Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre ne aeroport.
18. Taksa për mbikalimet ajrore te avionëve mbi territorin e Republikës se Shqipërisë.
19. Taksa e rentës minerare. 20. Taksa e kalimit te se drejtës se pronësisë për pasurinë e luajtshme (automjetet). 21. Taksa e rrugës Durrës-Kukës: a) mbitaksa për importet e taksueshme; b) taksa për konsumin e karburanteve; c) taksa vjetore nga tatimpaguesit e regjistruar ne TVSH.
22. Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin.
23. Taksa për ambalazhet plastike te lëngjeve (bidonë, shishe plastike e kuti te plastifikuara te te gjitha formave dhe përmasave), te mbushura, te prodhuara ne vend dhe te importuara, për produktet: ujë, pije freskuese, lëngje frutash e perimesh, qumësht dhe nënproduktet e tij, vajra ushqimore, vajra lubrifikante dhe detergjente. Neni 5 Niveli i taksave kombëtare Niveli i taksave kombëtare te përmendura ne nenin 4 është:
1. Taksat portuale paguhen nga anijet, te cilat kryejnë veprimtari tregtare, sa here qe prekin portet dhe radar e Republikës se Shqipërisë, sipas lidhjes nr .1, qe i bashkëlidhet këtij ligji, dhe qe është pjese përbërëse e tij . Veprim tregtar i anijes quhet ngarkimi ose shkarkimi i mallrave, zbarkimi dhe imbarkimi i udhëtarëve për transport. Nuk quhen veprime tregtare: a) riparimi ose dokimi i anijeve; b) zbarkimi i personave te transportuar nga anija, te cilët ndiqen nga autoritetet përkatëse ligjore; c) zbarkimi ose imbarkimi i pjesëtarëve te ekuipazhit te anijeve dhe te personave te sëmurë dhe te vdekur; ç) ngarkimi ose shkarkimi i mallrave te përfaqësive te trupit diplomatik te akredituar ne Republikën e Shqipërisë dhe te përfaqësive tona diplomatike jashtë vendit; d) furnizimi i anijeve me ujë te pijshëm, sende ushqimore, karburante e lubrifikante, materiale e pjese ndërrimi etj. ; dh) ndalesat ne porte te anijeve për shkak te kohës se keqe, avarive te ndryshme dhe veprimeve ne ndihme te tyre nga anijet e tjera; e) hyrja ne porte pa ngarkese e anijeve te personave fizike e juridike, te regjistruar ne Republikën e Shqipërisë.
2. Taksat për shërbimet konsullore caktohen sipas lidhjes nr .2, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
3. Taksa vjetore e tonazhit te mjeteve për aks caktohet sipas lidhjes nr .3, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
4. Taksa e qarkullimit te automjeteve te huaja caktohet sipas lidhjes nr .4, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
5. Taksa e importimit te automjeteve te përdorura caktohet: 5.1. Për mjetet e prodhuara deri me 31 dhjetor 1995: a) për autoveturat: 60 000 (gjashtëdhjetë mije) leke; b) për mjetet e tjera për transportin e jo me shume se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete te tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri ne 5 tone: 80 000 (tetëdhjetë mije) leke; c) për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshe mbajtje mbi 5 tone: 100000 (njëqind mije) leke; ç) Për traktorët rrugore (kokat tërheqëse) 40000 (dyzetë mije) leke. 5.2. për mjetet e prodhuara nga data 1 janar 1996: a) për autoveturat: 40000 (dyzet mije) leke; b) për mjetet e tjera për transportin e jo me shume se 10 personave, mikrobusë, furgone dhe mjete te tjera për transportimin e mallrave me peshe mbajtje deri ne 5 tone: 50 000 (pesëdhjete mije) leke; c) për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tone: 50 000 (pesëdhjete mije) leke; ç) për traktorët rrugore (kokat tërheqëse) 30 000 (tridhjete mije) leke.
6. Taksat e pajisjes me leje drejtimi për drejtimin e automjeteve caktohen: a) për lejedrejtimi te kategorisë A 3 000 (tre mije) leke; b) për lejedrejtimi te kategorisë B 4500 (katërmijë e pesëqind) leke; c) për lejedrejtimi te kategorisë C 2000 (dy mije) leke; ç) për lejedrejtimi te kategorisë D 3 000 (tre mije) leke; d) për lejedrejtimi te kategorive BE, CE dhe DE 3 000 (tre mije) leke.
7. Taksa e përdorimit te aparaturave radioteleviziv nga çdo përdorues caktohet: a) për marrësit radiofonike 100 (njëqind ) leke ne vit; b) për marrësit televizive 400 (katërqind) leke ne vit. Kjo takse llogaritet dhe paguhet nga përdoruesit familjare vetëm për një marres radioteleviziv, pavarësisht nga numri i aparateve qe kane ne familje. Për përdoruesit e tjerë jo familjare kjo takse paguhet për çdo aparat marres.
8. Taksa për përdorimin e numrit telefonik. a) për telefoninë kabllore paguhet nga çdo zotërues ne masën 200 (dyqind) leke ne vit; b) për telefoninë celulare me kontrate paguhet nga çdo zotërues ne masën 400 (katërqind) leke ne vit; c) për telefoninë celulare me parapagim (karte) paguhet nga çdo zotërues ne masën 700 (shtatëqind) leke, vetëm ne çastin e shitjes se numrit.
9. Taksat për veprime e shërbime nga administratat: gjyqësore, e Ministrisë se Drejtësisë, prokurorisë, noterisë dhe Zyrës se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme caktohen sipas lidhjes nr .5, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
10. Taksa e regjistrimit ne arsimin e larte është 200 leke për çdo vit shkollor.
11. Taksat për shërbimet e radiokomunikacioneve caktohen sipas lidhjes nr .6, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
12. Taksat vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive caktohen sipas lidhjes nr.9, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
13. Taksa e kalimit me avion te kufirit shtetëror te Republikës se Shqipërisë caktohet: a) për shtetasit e huaj 10 EURO për çdo kalim ose kundervlefta ne 10 EURO e monedhave te huaja, te konvertueshme; b) për shtetasit shqiptare 1 000 (një mije) leke për çdo kalim. 14. taksa e pajisjes me pasaporte lundrimi caktohet 750 (shtatëqind e pesëdhjete) leke për çdo person..
15. Taksa e ushtrimit te veprimtarisë se peshkimit caktohet sipas lidhjes nr. 7, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
16 — Taksa e akteve dhe e pullës caktohet sipas lidhjes nr. 5, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe
16. Taksa e akteve dhe e pullës caktohet sipas lidhjes nr. 5, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij .
17. Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre ne aeroport caktohet sipas lidhjes nr.8, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij.
18. Taksa e mbikalimeve ajrore te avionëve mbi territorin e Republikës se Shqipërisë llogaritet ne baze te njësisë "unit rate", e cila caktohet çdo vit nga Eurokontrolli.
19. Taksa e rentës minerare caktohet sipas ligjit nr.7796, date 17.2.1994 "Ligji minerar i Shqipërisë " .
20. Taksa e kalimit te se drejtës se pronësisë për pasurinë e luajtshme (automjete) është ne masën 2 për qind te vlerës se pasurisë se kaluar dhe paguhet ne çastin e kryerjes se aktit te kalimit te pronësisë. Për mjetet e prodhuara deri ne dhjete vjet nga çasti i kalimit te pronësisë, taksa është 2 për qind e vlerës, por jo me pak se 10 000 (dhjete mije) leke, ndërsa për mjetet e prodhuara mbi dhjete vjet nga çasti i kalimit te pronësisë, taksa është 2 për qind e vlerës, por jo me pak se 5 000 (pese mije) leke.
21. Taksa e rrugës Durrës-Kukës: a) mbitaksa për importet e taksueshme caktohet ne masën 1 për qind për te gjitha mallrat e importuara, te taksueshme; b) taksa mbi konsumin e karburantit caktohet ne masën 3 leke për litër për gazoilin, benzinën dhe benzolin, te cilat janë importuar ose prodhuar ne vend; c) taksa vjetore për tatimpaguesit e regjistruar ne TVSH caktohet ne masën 30 000 (tridhjete mije) leke ne vit.
22. Taksa e karbonit caktohet ne masën 0,5 leke për litër për benzinën dhe benzolin dhe l(një) lek për litër për gazoilin. Kjo takse zbatohet si për karburantet e importuara, ashtu edhe për ato te prodhuara ne vend.
23. Taksa për ambalazhin plastik te lëngjeve caktohet ne masën: a) 2 leke për cope për ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra; b) 1 lek për cope për ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose me pak se 1,5 litra. Neni 6 Agjentet e taksave Sipas llojit te taksave kombëtare, agjentet qe ngarkohen me vjeljen e tyre janë:
1. Për taksat portuale ngarkohet kapitaneria e porteve, e cila i vjel këto taksa drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjencive detare, shtetërore ose private. .
2. Për taksat e shërbimeve konsullore ngarkohen Ministria e Punëve te Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik:
3. Për taksen vjetore te tonazhit te mjeteve për aks ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë se Rendit Publik, nëpërmjet degëve ne rrethe, kontrollon pagimin e kësaj takse nga zotëruesit e mjeteve.
4. Për taksen e qarkullimit te automjeteve te huaja ngarkohen degët e doganave ne pikat e kalimit kufitar .
5. Për taksen e importimit te automjeteve te përdorura ngarkohen degët e doganave ne Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave.
6. Për taksen e pajisjes me lejedrejtimi për drejtim automjeti ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor .
7. Për taksen për përdorimin e aparateve radiotelevizive ngarkohen zyrat e pagesës se energjisë elektrike. Zyrat e pagesës se energjisë elektrike transferojnë ne llogarinë e degëve te tatimeve shumat e arkëtuara nga kjo takse.
8. Për taksen për përdorimin e numrit telefonik ngarkohen operatoret përkatës, qe veprojnë ne Republikën e Shqipërisë.
9. Për taksen për kryerjen e veprimeve e te shërbimeve administrative ne: gjykata, Ministrinë e Drejtësisë, prokurori, noteri dhe Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ngarkohen administratat përkatëse te këtyre institucioneve.
10. Për taksen për regjistrimin ne arsimin e larte ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera te larta.
11. Për taksen për shërbimet e radiokomunikacioneve ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacionit (ERT).
12. Për taksen vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT).
13. Për taksen e kalimit me avion te kufirit shtetëror te Republikës se Shqipërisë ngarkohen organet doganore.
14. Për taksen për pajisjen e personave me pasaporte lundrimi ngarkohet Kapitaneria e Porteve.
15. Për taksen e ushtrimit te veprimtarisë se peshkimit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit.
16. Për taksen e akteve dhe te pullës ngarkohen zyrat e gjendjes civile.
17. Për taksen për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre ne aeroport ngarkohet Drejtoria e përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet Albtransportit.
18. Për taksen e mbikalimeve ajrore mbi territorin e Republikës se Shqipërisë ngarkohet Drejtoria e përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare te Trafikut Ajror (ANTA). Te ardhurat nga taksat, sipas pikave 17 dhe 18 te këtij neni: taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre ne aeroport dhe taksa e mbikalimeve ajrore te avionëve mbi territorin e Republikës se Shqipërisë, përdoren kryesisht për mirëmbajtjen dhe modernizimin e aeroportit te Rinasit ose te aeroporteve te tjera.
19. Për vjeljen e taksës se rentës minerare ngarkohen organet tatimore.
20. Për taksen për kalimin e te drejtës se pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjetet) ngarkohet Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor .
21. Për taksen e rrugës Durrës- Kukës : a) Për mbitaksën e importeve te taksueshme ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve te saj; b) Për taksen e konsumit te karburantit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve te saj për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për prodhuesit vendas te benzinës, gazoilit dhe benzolit; c) Për taksen vjetore nga tatimpaguesit e regjistruar ne TVSH ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve te saj. Te ardhurat nga taksat e rrugës Durrës-Kukës përdoren vetëm për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. Fondet e papërdorura brenda vitit mbarten ne vitet pasardhëse.
22. Për vjeljen e taksës se karbonit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve te saj, për karburantin e importuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve te saj, për karburantin e prodhuar ne vend.
23. Për vjeljen e taksës se ambalazheve plastike te lëngjeve te importuara ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve te saj; për ambalazhet plastike te lëngjeve te prodhuara ne vend ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve te saj. Neni 7 Transferimi i te ardhurave nga taksat kombëtare ne Buxhetin e Shtetit Taksa vjetore është e menjëhershme dhe paguhet brenda tremujorit te pare te vitit ne vazhdim. Agjentet e taksave janë te detyruar t'i transferojnë taksat e vjelura ne Buxhetin e Shtetit, brenda datës 30 te muajit, ne te cilin janë arkëtuar taksat. Kur detyrimi për pagimin e taksave vjetore për here te pare lind ne 6-mujorin e pare paguhet 100 për qind e taksës, ndërsa kur ky detyrim lind ne 6-mujorin e dyte paguhet 50 për qind e masës se këtyre taksave. Neni 8 Taksat qe vilen nëpërmjet pullës dhe biletave Taksat kombëtare qe vilen nëpërmjet pullës janë si me poshtë a) taksat për shërbimet konsullore; b) taksa vjetore e tonazhit për aks te mjeteve; c) taksat me karakter administrativ për veprimet gjyqe prokurorisë, noterisë e te Zyrës se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme; ç) taksat e akteve te gjendjes civile.
2. Taksa kombëtare qe vilet nëpërmjet biletës se taksës është taksa e kalimit me avion te kufirit shtetëror te Republikës se Shqipërisë. Neni 9 Komisionet qe përfitojnë agjentet e taksave Taksat arkëtohen nga agjentet e taksave, te përcaktuar ne nenin 6 te këtij ligji. Këto taksa transferohen te gjitha sipas tarifave te përcaktuara ne nenin 5 te këtij ligji ne llogarite e te ardhurave tatimore te Buxhetit te Shtetit. Për shërbimin qe kryejnë, agjenteve te taksave u jepet komisioni përkatës ne rruge buxhetore. Ky komision llogaritet ne përqindje mbi masën e taksave qe kane arkëtuar dhe kane transferuar ne Buxhetin e Shtetit. Masa ne përqindje e komisionit është si me poshtë:
1. Për taksat portuale (kapitanerisë se porteve) 4 për qind;
2. Për taksat për shërbimet konsullore 3 për qind;
3. Për taksen vjetore te tonazhit te mjeteve për aks 22 për qind; e cila ndahet: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor 22 për qind; Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë se Rendit Publik 2 për qind;
4. Për taksen e qarkullimit te automjeteve te huaja 3 për qind;
5. Për taksen për importimin e automjeteve te përdorura 0 për qind;
6. Për taksen për pajisje me leje drejtimi për drejtim automjeti 5 për qind;
7. Për taksen për përdorimin e aparateve radiotelevizive 5 për qind;
8. Për taksen për përdorimin e numrit telefonik 5 për qind;
9. Për taksat për veprimet e shërbimit nga administrata gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme 5 për qind; Nga kjo: a) Për organet gjyqësore dhe zyrat e Regjistrimit te 2 për qind; Pasurive te Paluajtshme b) Për noteritë 0 për qind; c) Për subjektet, te autorizuara nga ligji nr.8002, date 27.9.1995 “Për përdorimin dhe administrimin e pullave te taksave”, për shitjen e pullave te taksës", 3 për qind;
10. Për taksen e regjistrimit ne arsimin e larte 2 për qind;
11. Për taksen e shërbimit te radiokomunikacioneve 5 për qind;
12. Për taksen vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive. 5 për qind;
13. Për taksen për kalimin me avion te kufirit shtetëror te Republikës se Shqipërisë 3 për qind;
14. Për taksen për pajisjen me pasaporte lundrimi 0 për qind;
15. Për taksen për ushtrimin e veprimtarisë se peshkimit 5 për qind;
16. Për taksen e akteve dhe te pullës 5 për qind;
17. Për taksen për ulje-ngritjen e avionëve dhe për qëndrimin e 3 për qind; tyre ne aeroport
18. Nga te ardhurat e vjela nga taksat e mbikalimeve ajrore te avionëve ne territorin e Republikës se Shqipërisë, përqindja qe do t'i jepet Agjencisë Kombëtare te Trafikut Ajror është: 80 për qind; Nga kjo përqindje jo me pak se 70 për qind është për investime.
19. Për taksen e rentës minerare (Royalty) 0 për qind;
20. Për taksen e kalimit te se drejtës se pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjetet) 8 për qind;
21. Për taksen e rrugës Durrës-Kukës 0 për qind;
22. Për taksen e karbonit 0 për qind;
23. Për taksen e ambalazhit plastik te lëngjeve 0 për qind; Komisionet e përfituara përdoren:
1. Ne formën e shpërblimit mbi pagën për vështirësi ne pune deri ne masën 20 për qind te pagës për punonjësit qe shërbejnë si agjente tatimore. Punonjësit qe përfitojnë këto shpërblime, përcaktohen nga drejtuesit e subjekteve.
2. Ne formën e pagës, për rastet kur merren punonjës te rinj, për përballimin e vjeljes se taksave. 3. për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve te punës, si dhe përballimin e shpenzimeve për vjeljen e taksave. Neni 10 Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare
1. Përjashtohen nga pagimi i taksave portuale: a) Anijet qe transportojnë ndihma humanitare ne Republikën e Shqipërisë: i. anijet e shërbimeve detare ne porte; ii. anijet luftarake, spitalore, kabull mbajtëse, si dhe anijet baze dhe ato qe u shërbejnë atyre për zonat e kërkimit e te shfrytëzimit te naftës ne det. b) për anijet qe prekin Portin e Durrësit, taksat portuale zbatohen ne masën 1 00 për qind, kurse për anijet qe prekin portet e Vlorës, Sarandës, Shëngjinit dhe piken e benzinësjellësit ne Vlore, taksat portuale zbatohen ne masën 20 për qind me te ulëta. c) për anijet e personave fizike dhe juridike, te regjistruar ne Republikën e Shqipërisë, taksat portuale zbatohen: i) me 50 për qind zbritje për anijet me flamur shqiptar; ii) me 20 për qind zbritje për anijet me flamur te huaj. ç) Anijet me flamur shqiptar te personave fizike ose juridike, te regjistruar ne Republikën e Shqipërisë, qe kryejnë transport te brendshëm detar dhe peshkim, paguajnë taksen e anijes një here, ne prekjen e pare te çdo porti shqiptar dhe nuk paguajnë ne hyrjet pasuese, gjate vitit kalendarik.
2. Përjashtohen nga pagimi i taksave konsullore: a) personat qe janë pajisur me pasaporte diplomatike dhe shërbimi; b) personat e organizatave bamirëse dhe filantropike; c) punonjësit e Kryqit te Kuq dhe te Ligës Ndërkombëtare te Kryqit te Kuq; ç) shtetasit e huaj me kombësi shqiptare; d) shtetasit me dy nënshtetësi, shqiptare dhe te huaj; dh) personat qe shoqërojnë mjete me ndihma humanitare ne baze te marrëveshjeve ose te dërguara nga organizatat bamirëse, institucionet e ndryshme, individë te veçante, ose qeveritë e huaja; e) rastet e vdekjeve te shtetasve shqiptare jashtë shtetit; ë) ne rastet e kërkuara nga autoritetet e larta zyrtare te huaja, nëse garantohet parimi i reciprocitetit.
3. Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore te tonazhit për aks: a) mjetet ne pronësi te ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, qe gëzojnë statusin diplomatik, te akredituara ne Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit; b) automjetet ne pronësi te personave fizike ose juridike, te cilët deklarojnë brenda muajit janar te vitit ne vazhdim se nuk do te qarkullojnë gjate këtij viti kalendarik dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimeve te Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit te automjetit.
4. Përjashtohen nga taksa e qarkullimit te automjeteve te huaja: a) automjetet e huaja, qe sjellin ndihma humanitare falas; b) mjetet qe qarkullojnë me lejekalimi pa pagese te taksave rrugore, mbi bazën e reciprocitetit; c) mjetet e përfaqësive diplomatike e te shoqatave bamirëse.
5. Përjashtohen nga pagimi i taksës për aparatet radiotelevizive te gjitha institucionet shkollore dhe konviktet shtetërore te shkollave, si dhe institucionet shëndetësore shtetërore.
6. Përjashtohen nga pagimi i taksës për pajisjet me lejedrejtimi për drejtim automjeti, personeli i misioneve diplomatike te akredituara ne Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit. .
7. Nga pagimi i taksës për shërbimet e radiokomunikacioneve përjashtohen: a) përfaqësitë diplomatike te akredituara ne Republikën e Shqipërisë; b) organizatat bamirëse dhe filantropike te regjistruara ne vendin tone;
8. Nga pagimi i taksës se kalimit me avion te kufirit te Republikës se Shqipërisë përjashtohen: a) personat qe janë te pajisur me pasaporte diplomatike e shërbimi, si dhe anëtarët e delegacioneve te huaja presidenciale e qeveritare; b) personat e organizatave bamirëse e filantropike; c) punonjësit e Kryqit te Kuq, te Ligës Ndërkombëtare te Kryqit te Kuq dhe misionaret e Nene Terezës; ç) anëtarët e familjeve te përfaqësuesve diplomatike, te akredituar ne Republikën e Shqipërisë, qe jetojnë bashkërisht; d) anëtarët e personelit te misionit diplomatik, te akredituar ne Republikën e Shqipërisë, qe punojnë ne shërbimin administrativ dhe teknik te misionit, si dhe anëtarët e familjeve te tyre; dh) personeli i avionit dhe personeli i shoqërive ajrore, ne baze te reciprocitetit; e) fëmijët e pajisur me gjysmebilete për shtetasit shqiptare, qe shkojnë me shërbim jashtë shtetit, pagesa do te përballohet nga institucioni ose ndërmarrja, e cila i dërgon me shërbim.
9. Përjashtohen nga pagimi i taksës ,se akteve dhe te pullës: a) veprimet zyrtare, qe kërkohen nga autoritetet e huaja, ne baze reciprociteti; b) regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe shënimet ne regjistrat e gjendjes civile.
10. Përjashtohen nga pagimi i taksës për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre ne aeroport: a) avionët qe transportojnë ndihma humanitare, shtetërore dhe shoqëritë bamirëse; b) avionët qe kryejnë detyra teknike për kalibrim pajisjesh lundruese, për llogari te Drejtorisë se Aviacionit Civil, si dhe avionët spitalore e te kërkim-shpëtimit; c) avionët ushtarake, qe nuk kryejnë veprime tregtare (transport udhëtarësh e ngarkim- shkarkim mallrash); ç) avionët ushtarake, qe vijnë ne Shqipëri, ne kuadër te dërgimit te ndihmave humanitare falas për vendin tone; d) avionët, qe vijnë për te marre ose për te sjelle delegacione te larta shtetërore, te kryesuara nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri ose delegacione te larta ushtarake.
11. Përjashtohen nga pagimi i taksave te mbikalimeve ajrore ne territorin e Republikës se Shqipërisë avionët ushtarake . Neni 11 Kundërvajtjet administrative Përbejnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme: a) mospagimi i taksave kombëtare nga personat e detyruar për t'i paguar; b) falsifikimi i te dhënave dhe i dokumentacioneve baze për llogaritjen e tyre nga personat qe duhet te paguajnë taksa; c) mosllogarjtja ose mostransferimi ne Buxhetin e Shtetit, ne mënyrë korrekte dhe ne kohen e duhur, i taksave kombëtare nga agjentet e taksave; ç) mosmbajtja ne mënyrë korrekte e regjistrimeve te taksave te arkëtuara nga agjentet e taksave; d) mosdhënia nga agjentet për organet tatimore e te dhënave te kërkuara për llogaritjet e taksave. Neni 12 Dënimet
1. Shkeljet e parashikuara ne nenin 11 te këtij ligji, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobe si me poshtë: a) për shkeljet sipas shkronjave "a" dhe "b" te nenit 11, personat qe nuk kane paguar taksat dënohen me gjobe 5 mije deri ne 20 mije leke dhe vjeljen ne mase te plote te saj; b) për shkeljet sipas shkronjës "c" te nenit 11, agjentet e taksave dënohen me gjobe te barabarte me shumën e taksës se pallogaritur ose te patransferuar ne Buxhetin e Shtetit, si dhe me vjeljen ne mase te plote te saj . c) për shkeljet sipas shkronjës "ç" te nenit 11, agjentet e taksave dënohen me gjobe 10 mije deri ne 50 mije leke; ç) për shkeljet sipas shkronjës "d" te nenit 11, agjentet e taksave dënohen me gjobe 50 mije leke.
2. Procedurat e ankimit dhe te ekzekutimit te masave administrative bëhen ne përputhje me ligjin nr.8560, date 22.12.1999 "Për procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë". Neni 13 Shfuqizimet Ligji nr. 8435, date 28.12.1998 "Për sistemin e taksave ne Republikën e Shqipërisë", me ndryshimet përkatëse, shfuqizohet. Neni 14 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare Shpallur me dekretin nr. 3610, date 20.12.2002 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu Lidhja nr . NIYELI I TAKSAVE PORTUALE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE Ne EURO Lloji i taksave Për çdo ton neto te Gjithsej për çdo anije regjistrit te anijeve
1. Taksa portuale: a) Për anije qe ngarkojnë e shkarkojnë mallra te përgjithshme 0,4 b) Për anije qe ngarkojnë e shkarkojnë mallra te lëngshme 0,6 c) Për anijet target RO/RO dhe te udhëtarëve 0,35 d) Për anijet sportive, jahte: - Deri 30TRN 15 - Nga 31 deri 70 TRN 30
2. Takse feneri: - për anijet deri ne 200 TRN 0,10 - për anijet nga 201 deri 500 TRN 20 - për anijet mbi 501 TRN 50
3. Takse për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, kapitanerisë se porteve dhe autoritetet e tjera : - për anijet deri ne 200 TRN 0,25 - për anijet nga 201 deri 500 100 TRN - për anijet nga 501 deri 2000 180 TRN - për anijet nga 2001 deri 210 4000 TRN - për anijet mbi 4001 TRN 300
4. Anijet qe ngarkojnë ujë për eksport ne pikat jashtë porteve, paguajnë taksa portuale gjithsej ne masën 300 EURO për çdo rast furnizimi.
5. Anijet e huaja i paguajnë taksat portuale ne valute lirisht te konvertueshme, kurse anijet e personave juridike o fizike te regjistruar ne Republikën e Shqipërisë paguajnë ne valute ose ne leke ne raport me realizimin e te ardhurave.
6. Taksat portuale paguhen ne prekjen e pare te çdo porti shqiptar, pavarësisht se anija do te shkoje për veprime tregtare dhe ne porte te tjera shqiptare ne te njëjtin reis. Lidhja nr. 2 T AKSAT PER SHERBIMET KONSULLORE
1. Taksat për lëshimin e vilave dhe dokumenteve te udhëtimit:
1. Për lëshimin e pasaportave te udhëtimit : 2000 leke
2. Për lëshimin e pasaportave te udhëtimit nga përfaqësitë 50 EURO
3. Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë 15 EURO
4. Për leje kalimi 200 leke
5. Leje kalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 EURO
6. Taksa e vizës për shtetasit e huaj Reciprocitet
7. Taksa e vizës për shtetasit e huaj qe hyjnë ne territorin e Republikës se Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike reciprocitet, por jo me shume se 10 EURO.
8. Taksa e hyrjes ne territorin e Republikës se Shqipërisë për shtetasit e huaj, qe nuk kane nevoje për vize, do te jete sipas parimit te reciprocitetit, por jo me shume se 10 EURO.
9. Taksa e hyrjes se shtetasve te huaj qe nuk kane nevoje për vize dhe qe hyjnë ne territorin e Republikës se Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike, reciprocitet, por jo me shume se 10 EURO. Kjo takse nuk zbatohet për periudhën 1 maj- 1 nëntor .
10. Turistet individuale një ditore dhe ata te organizuar ne grupe turistike një ditore nuk paguajnë takse vize ose takse hyrjeje. II. Taksat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:
1. Certifikate te çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptare 30 EURO
2. Certifikate te çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj Reciprocitet
3. Vërtetime te çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptare 30 EURO
4. Vërtetime te çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj Reciprocitet
5. Verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë 10 EURO
6. Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptare nga Ministria e Punëve te Jashtme 200 leke
7. Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë për shtetasit shqiptare 30 EURO
8. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj Reciprocitet III .Taksat për lëshimin e përpilimin e akteve te tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë
1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve kontratave, garancive dhe prokurave te posaçme nga përfaqësitë 20 EURO/ faqe
2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve 20 EURO/ faqe .
3. Përkthimi i dokumenteve 10 EURO/ faqe Shënim: Me termin përfaqësi kuptohet përfaqësia diplomatike ose konsullore jashtë shtetit. Taksa mund te arkëtohet edhe ne dollarë ose ne monedhën e vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimit. Lidhja nr. 3 TAKSAT VJETORE TE TONAZHIT PER AKS TE MJETEVE Nr. Tipi i mjetit Masa e taksës për një aks ne leke
1. Autoveture dhe mikrobus me me shume se (4 + 1 ) dhe me me pak 5 000 ose e barabarte me (8 + 1) vende
2. Autobus me me pak ose i barabarte me (32 + 1) vende 10 000
3. Autobus me me pak ose i barabarte me (42 + 1) vende 13 000
4. Autobus me me shume se (42 + 1) vende 15 000
5. Furgon dhe kamionçine me peshe maksimale te autorizuar me te 5 000 vogël ose te barabarte me 3 tone
6. Furgon dhe kamion me peshe maksimale te autorizuar mbi 3 dhe deri 10 000 ose te barabarte me 3,5 tone
7. Kamion me peshe maksimale te autorizuar mbi 3,5 dhe deri ose te 15 000 barabarte me 7,5 tone
8. Kamion me peshe maksimale te autorizuar mbi 7,5 dhe deri se te 18 000 barabarte me 18 tone
9. Kamion me peshe maksimale te autorizuar mbi 18 tone 23 000
10. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj.) 15 000 Me peshe maksimale te autorizuar me te vogël ose te barabarte me 7,5 tone
11. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadrome etj.) me 18 000 Peshe maksimale te autorizuar mbi 7,5 tone
12. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshe maksimale te 20 000 autorizuar deri ose te barabarte me 7,5 tone
13. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshe maksimale te 24 000 autorizuar mbi 7,5 dhe deri ose te barabarte me 18 tone ,
14. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshe maksimale te 30 000 autorizuar mbi 18 tone
15. Rimorkio me peshe maksimale te autorizuar me te vogël ose te 7 500 barabarte me 7 tone
16. Rimorkio me peshe maksimale te autorizuar mbi 7 tone 10 000 Shënim: Vlerat e taksave ne tabelën e mësipërme janë vetëm për një aks. Pagesa e plote e taksës do te jete sa vlera e taksës për një aks shumëzuar me numrin e akseve. Lidhja nr. 4 TAKSA E QARKULLIMIT TE AUTOMJETEVE TE HUAJA ne EURO
1. Për veturat e udhëtarëve për çdo dite apo pjese te ditës 1
2. Për mikrobusët 2
3. Për autobusët për udhëtarë për çdo km ne token shqiptare (Kjo takse nuk mund te jete me e vogël se 5 EURO për çdo dite) 0,002 4. për kamionët e rimorkiot e kamionëve për çdo ton/km ne token shqiptare (Kjo takse nuk mund te jete me e vogël se 8 EURO për çdo dite). 0,02
5. Kur automjetet kalojnë pa ngarkese paguajnë 50% te taksës. Lidhja nr. 5 TAKSA PER VEPRIMET DHE SHERBIMET QE KRYHEN NGA ADMINISTRATA GJYQESORE, MINISTRIA E DREJTESISE, NOTERIA, ZYRAT E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME, PROKURORIA DHE ZYRAT E GJENDJES CIVILE A. Taksa për veprime e shërbime qe kryhen nga administrata Masa e taksës ne % gjyqësore e prokuroria: ne leke
1. Për regjistrimin e personave fizike e juridike private (shtetas shqiptare) 1 000
2. Për regjistrimin e personave juridike private (shtetas te huaj) 4 500
3. Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaporte për jashtë shtetit 100
4. Për lëshimin nga gjykata te çdo kopje vendimi e çdo dokumenti qe kërkohet nga te interesuarit 100
5. Për lëshimin e dëshmisë se penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore 100
6. Për legalizimin e akteve te noterisë nga Ministria e Drejtësisë 100
7. Kërkesë padi qe paraqiten ne gjykate: a) për pension ushqimor - b) për vërtetim fakti 100 c) padi për zgjidhje martese 1 500 ç) padi për pavlefshmëri te veprimeve juridike 1 500 d) padi te rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore si dhe për shkaktim demi i. me vlefte deri 100 000 leke 1 500 ii. me vlefte mbi 100000 leke 1% dh) padi për pjesëtim pasurie 1 500 e) padi për kthim ne pune - B. Takse për veprime qe kryhen nga përmbaruesi gjyqësor:
1. Për vënien ne ekzekutim te vendimeve e titujve te tjerë ekzekutive me objekt te pavleftesueshem 750
2. Për vënien ne ekzekutim te vendimeve e titujve te tjerë ekzekutive me objekt te vleftesueshem: a) kundrejt shtetasve 3% b) kundrejt personave juridike 7%
3. Për lajmërimet dhe veprimet e tjera te përmbaruesit gjyqësor 100
4. Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor te çdo lloj akti ose dokumenti te kërkuar nga te interesuarit 100
5. Për vënien ne ekzekutim te vendimeve me objekt - pension ushqimor C. Taksat për veprimet qe kryhen nga zyrat noteriale:
1. Përpilimi i testamenteve me akte noteriale 450
2. Përpilimi i testamenteve alografe (me vërtetim firme) 200
3. Prokura (redaktim): a) te përgjithshme 150 b) te posaçme 150
4. Për lëshimin e kopjeve, shkurtime e pjese te akteve te 150 depozituara ne zyrën noteriale
5. Vërtetim se kopjet ose shkurtimet e dokumenteve janë te njëjta 150 me origjinalin
6. Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie me origjinalin 100
7. Kontrata për kalim pronësie te pasurisë se luajtshme 700
8. Kontrata për kalim pronësie te pasurisë se paluajtshme 1 000
9. Redaktimi i akteve noteriale te ndryshme 150
10. Njoftim dhe kujtese noteriale ose akte te tjera jashtëgjyqësore 150
11. Legalizimi nënshkrimit te shtetasve ne akte te ndryshme 100
12. Depozitimi i kapitalit themelor për themelimin e një shoqërie ne baze te ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 "Për shoqëritë 300 tregtare"
13. Pranimi për ruajtje te dokumenteve te personave fizike dhe juridike ne zyrat noteriale 300
14. Vërtetimi i qenies se një personi dhe qëndrimi i tij ne një vend te 150 caktuar
15. Veprime te tjera noteriale 100 Ç. Taksat për veprimet qe kryhen nga zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme:
1. Kërkesa për regjistrimin e pronësisë te pasurisë se paluajtshme 300
2. Kërkesa për regjistrimin e pjesëtimit, ndarjes ose bashkimit te pasurisë 300 se paluajtshme
3. Kërkesa për përgatitjen e dokumenteve për ne gjykate ose organ tjetër 150 administrativ
4. Kërkesa për regjistrimin për kalim pronësie, qiraje, nenqiraje 300
5. Kërkesa për regjistrim hipoteke ligjore 150
6. Kërkesa për regjistrim përfshirje hipoteke ligjore 150
7. Kërkesa për regjistrim përfshirjen e një vendimi gjykate a te një akti administrativ 150
8. Kërkesa për regjistrim servituti, marrëveshjeje kufizuese 150
9. Kërkesa për regjistrim për fshirjen e një servituti, marrëveshjeje 150 kufizuese
10. Regjistrimi i kërkesave për heqjen dore nga te drejtat pasurore mbi 100 pasurinë e paluajtshme
11. Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë e 300 paluajtshme me trashëgimi
12. Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike mbi pasurinë 300 paluajtshme nga personat fizike dhe juridike me banim jashtë shtetit
13. Për lëshimin e certifikatave te pasurisë 100
14. Për lëshimin e çdo kopjeje te certifikatës se pasurisë 50
15. Për lëshimin e çdo akti te te interesuarve për veprimet hipotekare 50 D. Taksa e akteve dhe e pullës :
1. Për lëshimin e certifikatave te gjendjes civile 50
2. Për lëshimin e pasaportave për brenda vendit 100
3. Për marrjen e çdo akti te emetuar ose te zhdukur te gjendjes civile, si dhe për korrigjimet e tyre, 50
4. Për regjistrimin e dhënies se shtetësisë 700
5. Për regjistrimin e lënies se shtetësisë 700
6. Për regjistrimin e vendimit te ndërrimit te emrit ose mbiemrit 700
7. Për çdo lidhje martese 600 Lidhja nr. 6 TAKSAT PER SHERBIMET E RADIOKOMUNIKACIONIT Pjesa A Taksat për shërbimet private te radiokomunikacionit I. Shërbimi aeronautikë:
1. Stacion baze ne toke 10 000 leke ne vit
2. Stacion i lëvizshëm ne toke 7 500 leke ne vit
3. Stacion portativ ne toke 5 000 leke ne vit
4. Terminal satelitor ne avion 40 000 leke ne vit
5. Radarët dhe pajisjet e radionavigacionit aeronautit 3 000 leke ne vit Për çdo pajisje
6. Stacionet e avionit me aftësi ngritëse Deri ne 3 200 kg 5 000 leke ne vit Mbi 3 200 kg deri ne 14 000 kg 40 000 leke ne vit Mbi 14 000 kg 80 000 leke ne vit II. Shërbimi detar
1. Stacion bregdetar 10 000 leke ne vit Për çdo stacion baze
2. Radarë dhe pajisje radionavigimi 2 500 leke ne vit Për çdo pajisje
3. Radio për operacione portuale 1 500 leke ne vit Për çdo radio
4. Stacion baze ne anije (HF, VHF,UHF) 5 000 leke ne vit Për çdo radio
5. Stacion portativ (VHF) ne anije 1 000 leke ne vit Për çdo radio
6. Terminal satelitor ne anije INMARSAT 3 000 leke ne vit III. Shërbimi satelitor:
1. Stacioni tokësor fiks: - analog me gjerësi brezi deri ne 100 kHz 150 000 leke ne vit - me gjerësi brezi deri mbi 100 deri ne 1 MHz 500 000 leke ne vit - me gjerësi brezi mbi 1 MHz 1 200 000 leke ne vit - dixhital me kapacitet deri ne 64 kbps 25 000 leke ne vit Deri ne 2 Mb/s 75 000 leke ne vit Mbi 2 Mb/s deri ne 8 Mb/s 300 000 leke ne vit Mbi 8 Mb/s 700 000 leke ne vit
2. Stacion tokësor i transportueshem (ne automjete) 800 000 leke ne vit
3. Stacion portativ VSAT (çante, valixhe) 30 000 leke ne vit
4. Stacion tokësor i transportueshem me afat qëndrimi deri ne 60 000 leke ne vit një muaj ne vendin tone
5. Stacion portativ VSAT (çante, valixhe) me afat qëndrimi 15 000 leke ne vit deri ne 6 muaj ne vendin tone IV. Shërbimi i lëvizshëm ne toke:
1. Shërbim i lëvizshëm (PMR), ne brezin 146 MHz deri ne 470 MHz A. Sisteme dupleks e gjysmedupleks me gjerësi kanali deri 12,5 Khz : Zona e shërbimit Lidhje midis dy Lidhje stacioni fiks stacioneve përsëritës me stacion te lëvizshëm dhe/ose stacion i lëvizshëm me stacion te lëvizshëm deri ne 10 km 15 000 leke ne vit 10 000 leke ne vit mbi 10 deri ne 30 km 25 000 leke ne vit 20 000 leke ne vit mbi 30 deri ne 50 km 55 000 leke ne vit 40 000 leke ne vit mbi 50 km 80 000 leke ne vit 65 000 leke ne vit Ky nivel taksash zbatohet për sisteme qe kane deri ne 10 stacione te lëvizshme. B. Për sisteme te njëjta me ato te pikës 1.A, por me numër me te madh stacionesh te lëvizshme, zbatohen taksat e mëposhtme: -për sistem me 11 deri ne 25 stacione taksës përkatëse te pikës 1.A i shtohet po ajo vlere ne koefiçent reduktimi 0,8 -për sistem me 26 deri ne 40 stacione taksës se mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A, me Koefiçent reduktimi 0,6 -për sistemin qe ka mbi 40 stacione taksës se mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi.0,4 C. Për sistemet me gjerësi kanali 25 kHz taksa e llogaritur si ne 1.A dhe 1.B te shumëzohet me koeficientin 1,5 Ç. Për sistemet simplekse zbatohen taksat përkatëse te pikave 1.A dhe 1.B me koefiçent reduktimi 0,5
2. Sistem "trunk" kombëtar - l00 000 leke ne vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz - 150000 leke ne vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz
3. Sistemi "trunk” rajonal - 30 000 leke ne vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz - 40 000 leke ne vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz
4. Sistem TETRA - 50 000 leke ne vit për sistem kombëtar për çdo kanal 25 kHz - 20 000 leke ne vit për sistem rajonal për çdo kanal 25 kHz V. Shërbimi fiks për operatoret e telekomunikacioneve: Lidhje dydrejtimëshe: Sistem ne brezin deri 80 MHz 80 000 leke ne vit për çdo kanal 3 kHz Sistem ne brezin 80 deri ne 500 MHz 40 000 leke ne vit për çdo kanal 25 kHz Sistem ne brezin 500 deri ne 1000 MHz 25 000 leke ne vit për çdo kanal 200 kHz 50 000 leke ne vit për çdo kanal mbi 200 kHz. Sistem ne brezin mbi 1000 MHz a) analog: për çdo kanal me gjerësi deri ne 1 MHz 30 000 leke ne vit për çdo kanal me gjerësi deri ne 10 MHz 40 000 leke ne vit për çdo kanal me gjerësi mbi 10 MHz 60 000 leke ne vit b) dixhital: për kapacitet deri ne 128 kb/s 50 000 leke ne vit për kapacitet deri ne 2 Mb/s 20 000 leke ne vit për kapacitet deri ne 8 Mb/s 30 000 leke ne vit për kapacitet deri ne 34Mbs 40 000 leke ne vit për kapacitet mbi 34 Mb/s 50 000 leke ne vit Shënim : Me lokal do te kuptohet mbulimi i territorit ne nivel rrethi. Me rajonal do te kuptohet mbulimi i territorit te disa rretheve. Me kombëtar do te kuptohet mbulimi i 50% te territorit shqiptar . Pjesa B Taksat për shërbimet publike te radiokomunikacioneve
1. Shërbimi fiks tokësor -Për përdorim joekskluziv te frekuencave: Sistem analog (radio-rele) 3 000 leke ne vit për çdo kanal telefonik 3 kHz Sistem dixhital (radio-rele) 1 500 leke ne vit për çdo kanal telefonik 64 kHz Sistem dixhital (radio-rele) 20 000 leke ne vit për çdo link 2 Mbit/sek Sisteme radio te telefonisë rurale 1 000 leke ne vit për çdo kanal telefonik -Për përdorim ekskluziv te frekuencave ne nivel kombëtar: Ne brezin UHF 100 000 leke ne vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi te përdorur Ne brezin 1-5 Ghz 60 000 leke ne vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi te përdorur Ne brezin 5-11 Ghz 40 000 leke ne vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi te përdorur Ne brezin mbi 11 Ghz 20 000 leke ne vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi te përdorur
2. Shërbim fiks satelitor: Sistem analog 5 000 leke ne vit për çdo kanal telefonik 3 kHz Sistem dixhital 3 000 leke ne vit për çdo kanal telefonik 64 kHz
3. Shërbim i lajmërimit te personit (Pager): Lidhje ndërmjet stacioneve fikse (baze-përsëritës) 40 000 leke ne vit për çdo hop radio Për çdo stacion baze 30 000 leke ne vit
4. Shërbim i lëvizshëm telefonik (GSM) 150 000 leke ne vit për çdo kanal 200 kHz
5. Shërbim internet Lidhje me sistem satelitor 10 000 leke ne vit për çdo njësi 64 kb/s Lidhje me sistem radio-rele 1 500 leke ne vit për çdo njësi 64 kb/s
6. Shërbim telefonik satelitor (GMPCS) 4 000 EURO ne vit Lidhja nr. 7 TAKSA VJETORE PER USHTRIMIN E VEPRIMTARISE SE PESHKIMIT Leke ne vit I. Peshkimi detar (për 1 anije)
1. Peshkimi detar fundor: -anije 160-200 HP 40000 -anije 201-410 HP 50000 -anije mbi 410 HP 80000
2. Peshkimi pellagjik me tratavolante: -anije 160-200 HP 20000 -anije 201-410 HP 30000 -anije mbi 410 HP 40 000
3. Peshkimi pellagjik me rrethime: -anije 80-200 HP 10 000 -anije 201-410 HP 20000 -anije mbi 410HP 30000
4. Peshkimi pellagjik dhe fundor: -anije 160-200 HP 40000 -anije 201-410 HP 60000 -anije mbi 410 HP 90000
5. Peshkimi me mjete selektike dhe trata fundore: -anije 40 -80 HP 15 000 -anije 81-160 HP 25000 -anije 161-200 HP 40000 -anije 201-410 HP 50000 -anije mbi 410 HP 80000
6. Peshkimi i molusqeve bivalvore (i autorizuar) II. Peshkimi artizanal me mjete te lehta:
1 .Peshkimi ne bregdet (për një sanall dhe me motor deri ne 40HP) 7 000
2. Peshkimi ne lagunat bregdetare: -ne lagune (1 lundror) 10000 -ne dajlanë (1 peshkatar) 12 000
3. Peshkimi ne ujera te brendshme: -aktiv (1 lundror) 5 000 -ne dajlanë e prita (1 peshkatar) 8 000
4. Grumbullimi i molusqeve bivalvore me mjete te lehta (gabie) për 1(një) peshkatar 20000 III. Peshkimi sportiv ne det me mjete lundruese (për 1 mjet) 40 000 IV. Akuakultura:
1. Kultivimi i midhjeve për një impiant 10 000
2. Kultivimi i peshqve me impiante ne det, ne liqene, ne rezervuare 1 000
3. Akuakulture me impiante ne toke 10000 Shënim: Për anijet e huaja qe do te marrin licence peshkimi ne ujerat tona territoriale, taksa e lejes se ushtrimit te veprimtarisë do te jete sa dyfishi i anijeve shqiptare. Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit (Drejtoria e Peshkimit), qe do te peshkojnë për qëllime studimore e shkencore. Lidhja nr. 8 NIYELI I TAKSAVE PER ULJEN DHE NGRITJEN E AVIONEVE DHE QENDRIMIN E TYRE
1. Taksat për ulje-ngritje te avionit: EURO Për avionë deri ne 1 ton 25 mbi 1 deri ne 2 tone 35 mbi 2 deri ne 6 tone 70 mbi 6 deri ne 10 tone 120 mbi 10 deri ne 20 tone 200 mbi 20 deri ne 30 tone 300 mbi 30 deri ne 45 tone 400 mbi 45 deri ne 60 tone 550 mbi 60 deri ne 80 tone 650 mbi 80 deri ne 100 tone 700 mbi 100 deri ne 120 tone 800 mbi 120 tone 900
2. Taksat e qëndrimit ne aeroport: (3 deri ne 24 ore) deri ne 1 ton 8 mbi 1 deri ne 2 tone 12 mbi 2 deri ne 6 tone 35 mbi 6 deri ne 10 tone 40 mbi 10 deri ne 20 tone 60 mbi 20 deri ne 30 tone 80 mbi 30 deri ne 45 tone 100 mbi 45 deri ne 60 tone 130 mbi 60 deri ne 80 tone 140 mbi 80 deri ne 100 tone 150 mbi 100 deri ne120 tone 170 mbi 120 tone e lart 200 -Pesha baze për pagesën e taksave te mësipërme do te konsiderohet pesha maksimale e ngritjes se avionit (MTOW). -Kur fluturimet kryhen ditët e diela, festa zyrtare, fetare si dhe jashtë orarit te punës se aeroportit, me përjashtim te avionëve te linjave te rregullta, taksave te mësipërme u behet një shtese 50 për qind. -Ne rast se avioni qe është ngritur nga aeroporti detyrohet te ri ulet, për shkaqe te kushteve atmosferike ose defekteve, taksat për uljen e përsëritur do te jene 50 për qind me te ulëta. Lidhja nr .9 T AKSAT VJETORE PER SHERBIMET E TRANSMETIMEVE RADIO E TELEVIZIVE Për transmetuesit ose përsëritësit televizive analoge tokësore, radio FM tokësore, radio AM te operatoreve private radio e televizive, kombëtare e vendore:
1. Për çdo transmetues ose përsëritës televiziv analogjik tokësor a) me fuqi te rrezatuar deri ne 10W 1 500 leke ne vit b) me fuqi te rrezatuar deri ne 100W 6 000 leke ne vit c) me fuqi te rrezatuar deri ne 1000W 24 000 leke ne vit ç) me fuqi te rrezatuar deri ne 10000W 48000 leke ne vit d) me fuqi te rrezatuar mbi 10000W 60 000 teke ne vit
2. Për çdo transmetues ose përsëritës radio FM tokësore a) me fuqi te rrezatuar deri ne 10W 300 teke ne vit b) me fuqi te rrezatuar deri ne 100 W 1 200 teke ne vit c) me fuqi te rrezatuar deri ne 1000W 4 800 teke ne vit ç) me fuqi te rrezatuar deri ne 10000W 9 600 teke ne vit d) me fuqi te rrezatuar mbi 10000W 12 000 teke ne vit
3. Ne qofte se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.9, 1.d, 2b, 2c, 29, 2d, mbulon mbi gjysmën e qytetit te Tiranes, atehere taksa e llogaritur ne këto pika shumëzohet me koeficientin 5.
4. Ne qofte se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.9, 1.d, 2b, 2c, 29, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi mbi 100000 banore, atehere taksa e llogaritur ne këto pika shumëzohet me koeficientin 2.
5. Ne qofte se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.9, 1.d, 2b, 2c, 29, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi 50 000 deri ne 100 000 banore, atehere taksa e llogaritur ne këto pika shumëzohet me koeficientin 1,5 .
6. Ne qofte se transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.9, 1.d, 2b, 2c, 29, 2d, mbulojnë dy ose me shume qytete te cituara ne pikat 3,4,5, atehere taksa e llogaritur ne këto pika shumëzohet vetëm një here me koeficientin me te larte .
7. Për çdo transmetues AM 200 000 leke ne vit. Operatoret radio dhe/ose televizive te ritransmetimit te programeve te huaja me përsëritës te licencuar nga KKRT-ja paguajnë vetëm 20 për qind te taksave te përcaktuara me sipër .