Law No. 8702 on the identification and registration of animals and livestock farms
颁布于 1998-10-01 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Livestock
- 关键词
- registration, marking/identification, animal production
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.8702, datë 1.12.2000 PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Neni 1 Qëllimi i këtij ligji është: a) disiplinimi i lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual; b) regjistrimi i fermave blegtorale dhe pajisja e tyre me numër të veçantë regjistrimi; c) shkëmbimi i shpejtë dhe i saktë i të dhënave për vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore; ç) rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucionit përgjegjës shtetëror dhe pronarëve të fermave blegtorale. Neni 2 Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: "Identifikim" është vendosja e numrave dallues individualë, sipas një kodi të përcaktuar. "Kafshë për identifikim" janë speciet e kafshëve bujqësore të gjedhit, të buajve dhe të njëthundrakëve. "Fermë blegtorale" është njësia prodhuese që mbarështon një numër të caktuar kafshësh prodhimi dhe/ose për punë bujqësore. "Kartelë individuale" është certifikata me të dhënat individuale, gjenealogjike dhe veterinare të kafshëve. Neni 3 Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit organizon dhe kontrollon zbatimin e programit të identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale. Përgjegjës për realizimin dhe kontrollin e këtij programi janë shërbimi zooteknik dhe shërbimi veterinar në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit. Organet e qeverisjes vendore dhe ato të Ministrisë së Rendit Publik bashkëpunojnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga ky ligj, sipas rregullave që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 4 Shpenzimet për identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale mbulohen nga Buxheti i Shtetit, nga projekte dhe donatorë. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit përcakton radhën e identifikimit të kafshëve sipas specieve dhe shtrirjes në territor të regjistrimit të fermave. Këshilli i Ministrave përcakton tarifat e shërbimeve për fermerët dhe autoritetin që do të mbajë Regjistrin Kombëtar të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve dhe Fermave Blegtorale. Neni 5 Pronari i gjedhëve, buajve dhe njëthundrakëve është i detyruar të kryejë matrikullimin e kafshëve në pronësi. Nga pronari i fermës blegtorale mbahet regjistri i lëvizjes së blegtorisë, në të cilin përfshihen gjendja, lindjet, ngordhjet, therjet, blerjet dhe shitjet. Identifikimi i fermave blegtorale bëhet nga shërbimi zooteknik dhe shërbimi veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit në rrethe. Për çdo lëvizje të kafshëve të identifikuara njoftohet autoriteti që mban Regjistrin Kombëtar të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve dhe Fermave Blegtorale. Lëvizja e kafshëve të identifikuara nga një pronar te tjetri, për prodhim, punë ose therje, shoqërohet me kartelën individuale që lëshohet nga ky autoritet. Neni 6 Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit përcakton me rregullore: a) kodin e identifikimit i cili nuk duhet të kalojë 14 karaktere; modelin e matrikullit dhe përbërjen e tij; c) modelin e regjistrit të fermës dhe të kartelës përkatëse të kafshëve; ç) kohën më të përshtatshme për regjistrimin e viçave të lindur; d) rregullat e identifikimit për kafshët e importuara; dh) numrin minimal të kafshëve për t'u quajtur fermë blegtorale; e) mënyrën e plotësimit dhe të lëvizjes së kartelës individuale. Neni 7 Organet shtetërore të kontrollit janë: Inspektorati Zooteknik që funksionon në bazë të ligjit nr.7627, datë 21.10.1992 "Për shërbimin zooteknik" dhe Inspektorati Veterinar, që funksionon në bazë të ligjit nr.7674, datë 23.2.1993 "Për shërbimin dhe inspektoratin veterinar" në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit. Neni 8 Kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme: a) Kundërshtimi për identifikimin e kafshëve dhe mosrespektimi i kohës së caktuar për matrikullimin e të lindurve. b) Lëvizja e kafshëve për therje, pa njoftuar autoritetin kompetent. c) Lëvizja e kafshëve të identifikuara te pronarë të tjerë pa kartelën individuale. ç) Mospasqyrimi i lëvizjeve të njoftuara në Regjistrin Kombëtar të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve dhe Fermave Blegtorale. Neni 9 Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji nga organet e kontrollit jepen gjoba, si më poshtë: a) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronja "a", "c" dhe "ç" nga Inspektorati Zooteknik jepen gjoba nga 5 000 deri në 10 000 lekë. b) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronja "b" nga Inspektorati Veterinar jepen gjoba nga 3 000 deri në 5 000 lekë. Neni 10 Procedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masës administrative bëhen në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative". Neni 11 Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit të nxjerrin aktet nënligjore përkatëse në zbatim të neneve 3, 4 dhe 6 të këtij ligji. Neni 12 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R I Skënder Gjinushi